Surah At-Takathur - Albanian Translation by Sherif Ahmeti
أَلۡهَىٰكُمُ ٱلتَّكَاثُرُ
Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurirë, të fëmijve, të pozitës)
Surah At-Takathur, Verse 1
حَتَّىٰ زُرۡتُمُ ٱلۡمَقَابِرَ
Derisa të mos vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni)
Surah At-Takathur, Verse 2
كَلَّا سَوۡفَ تَعۡلَمُونَ
Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë
Surah At-Takathur, Verse 3
ثُمَّ كَلَّا سَوۡفَ تَعۡلَمُونَ
Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni
Surah At-Takathur, Verse 4
كَلَّا لَوۡ تَعۡلَمُونَ عِلۡمَ ٱلۡيَقِينِ
Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu)
Surah At-Takathur, Verse 5
لَتَرَوُنَّ ٱلۡجَحِيمَ
Ju pa tjetër do ta shihni Xhehennemin
Surah At-Takathur, Verse 6
ثُمَّ لَتَرَوُنَّهَا عَيۡنَ ٱلۡيَقِينِ
Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht
Surah At-Takathur, Verse 7
ثُمَّ لَتُسۡـَٔلُنَّ يَوۡمَئِذٍ عَنِ ٱلنَّعِيمِ
Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjas)
Surah At-Takathur, Verse 8