Surah Ar-Rad - Albanian Translation by Feti Mehdiu
الٓمٓرۚ تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِۗ وَٱلَّذِيٓ أُنزِلَ إِلَيۡكَ مِن رَّبِّكَ ٱلۡحَقُّ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يُؤۡمِنُونَ
Alif Lam Mim Ra. Këto janë fakte të Librit! Edhe ajo që të shpallet nga Zoti yt është e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk besojnë
Surah Ar-Rad, Verse 1
ٱللَّهُ ٱلَّذِي رَفَعَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ بِغَيۡرِ عَمَدٖ تَرَوۡنَهَاۖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ وَسَخَّرَ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ كُلّٞ يَجۡرِي لِأَجَلٖ مُّسَمّٗىۚ يُدَبِّرُ ٱلۡأَمۡرَ يُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لَعَلَّكُم بِلِقَآءِ رَبِّكُمۡ تُوقِنُونَ
All-llahu është ai i cili ka ngritur qiejt pa asnjë shtyllë, i shihni, pastaj, mbisundoi me gjithësinë. Edhe Diellin edhe Hënën ua ka nënshtruar; secili lëviz deri në afat të caktuar, Ai rregullon tëra çështjet dhe në hollësi shpalon argumentet, ndoshta bindeni se keni për të dalë para Zotit tuaj
Surah Ar-Rad, Verse 2
وَهُوَ ٱلَّذِي مَدَّ ٱلۡأَرۡضَ وَجَعَلَ فِيهَا رَوَٰسِيَ وَأَنۡهَٰرٗاۖ وَمِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِ جَعَلَ فِيهَا زَوۡجَيۡنِ ٱثۡنَيۡنِۖ يُغۡشِي ٱلَّيۡلَ ٱلنَّهَارَۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ
Dhe Ai ka bërë tokën të rrafshët dhe në të ka bërë male edhe lumenj, dhe nga secili fryt ka krijuar dy çifte (të gjinisë së kundërt). Natën e mbulon me ditën. Në këtë, pa dyshim, ka argumente për njerëzit që mendojnë
Surah Ar-Rad, Verse 3
وَفِي ٱلۡأَرۡضِ قِطَعٞ مُّتَجَٰوِرَٰتٞ وَجَنَّـٰتٞ مِّنۡ أَعۡنَٰبٖ وَزَرۡعٞ وَنَخِيلٞ صِنۡوَانٞ وَغَيۡرُ صِنۡوَانٖ يُسۡقَىٰ بِمَآءٖ وَٰحِدٖ وَنُفَضِّلُ بَعۡضَهَا عَلَىٰ بَعۡضٖ فِي ٱلۡأُكُلِۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ
Në tokë ka vende që kufizohen njëri me tjetrin dhe ka kopshte me hardhi, edhe ara, pemë me shumë filiza, ujiten nga i njëjti ujë, por frutin e disave e pëlqejmë më shumë për të ngrënë se të disa tjerave. Në këtë ka, me të vërtetë, argumente për njerëzit që kanë mend
Surah Ar-Rad, Verse 4
۞وَإِن تَعۡجَبۡ فَعَجَبٞ قَوۡلُهُمۡ أَءِذَا كُنَّا تُرَٰبًا أَءِنَّا لَفِي خَلۡقٖ جَدِيدٍۗ أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِرَبِّهِمۡۖ وَأُوْلَـٰٓئِكَ ٱلۡأَغۡلَٰلُ فِيٓ أَعۡنَاقِهِمۡۖ وَأُوْلَـٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ
Dhe nëse çuditesh, ani, janë për çudi fjalët e tyre: “A thua, njëmend kur të bëhemi tokë, do të jemi sërish të krijuar”? Ata janë, të cilët nuk besojnë Zotin e tyre, dhe ata janë në qafat e të cilëve do të ketë zinxhirë dhe janë banorë të xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë
Surah Ar-Rad, Verse 5
وَيَسۡتَعۡجِلُونَكَ بِٱلسَّيِّئَةِ قَبۡلَ ٱلۡحَسَنَةِ وَقَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلِهِمُ ٱلۡمَثُلَٰتُۗ وَإِنَّ رَبَّكَ لَذُو مَغۡفِرَةٖ لِّلنَّاسِ عَلَىٰ ظُلۡمِهِمۡۖ وَإِنَّ رَبَّكَ لَشَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ
Ata prej teje më parë kërkojnë të keqen se sa të mirë, por asi shembujsh ka pasur edhe përpara atyre. Zoti yt ua falë njerëzve, përkundër mizorive të tyre, por Zoti yt, njëmend, edhe dënon ashpër
Surah Ar-Rad, Verse 6
وَيَقُولُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡهِ ءَايَةٞ مِّن رَّبِّهِۦٓۗ إِنَّمَآ أَنتَ مُنذِرٞۖ وَلِكُلِّ قَوۡمٍ هَادٍ
Dhe ata që nuk besojnë, thonë: “Pse nuk i dërgohet nga Zoti i tij një mrekulli”? Ti je vetëm qortues dhe çdo popull ka një udhërrëfyes
Surah Ar-Rad, Verse 7
ٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا تَحۡمِلُ كُلُّ أُنثَىٰ وَمَا تَغِيضُ ٱلۡأَرۡحَامُ وَمَا تَزۡدَادُۚ وَكُلُّ شَيۡءٍ عِندَهُۥ بِمِقۡدَارٍ
All-llahu e di se çka bartë çdo femër dhe se çka zvogëlohet e çka shtohet në mitrat e tyre, te Ai çdo send ka masë
Surah Ar-Rad, Verse 8
عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ ٱلۡكَبِيرُ ٱلۡمُتَعَالِ
Ai di botën e padukshme dhe të dukshmen, i madhi, i lartëmadhërishmi
Surah Ar-Rad, Verse 9
سَوَآءٞ مِّنكُم مَّنۡ أَسَرَّ ٱلۡقَوۡلَ وَمَن جَهَرَ بِهِۦ وَمَنۡ هُوَ مُسۡتَخۡفِۭ بِٱلَّيۡلِ وَسَارِبُۢ بِٱلنَّهَارِ
Te Ai jeni njëlloj: si ai që flet ngadalë si ai që flet me zë; edhe kush fshihet natën dhe kush ec ditën
Surah Ar-Rad, Verse 10
لَهُۥ مُعَقِّبَٰتٞ مِّنۢ بَيۡنِ يَدَيۡهِ وَمِنۡ خَلۡفِهِۦ يَحۡفَظُونَهُۥ مِنۡ أَمۡرِ ٱللَّهِۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُغَيِّرُ مَا بِقَوۡمٍ حَتَّىٰ يُغَيِّرُواْ مَا بِأَنفُسِهِمۡۗ وَإِذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِقَوۡمٖ سُوٓءٗا فَلَا مَرَدَّ لَهُۥۚ وَمَا لَهُم مِّن دُونِهِۦ مِن وَالٍ
Ai (njeriu) ka përcjellje, përpara atij dhe pas, atë e ruajnë me urdhër të All-llahut. All-llahu nuk e ndërron një popull deri sa ata vetveten nuk e ndërrojnë. Dhe kur All-llahu do, ta dënojë një popull, atë s’ka kush që e zmbraps; nuk kanë ata asnjë mbrojtës përveç Atij
Surah Ar-Rad, Verse 11
هُوَ ٱلَّذِي يُرِيكُمُ ٱلۡبَرۡقَ خَوۡفٗا وَطَمَعٗا وَيُنشِئُ ٱلسَّحَابَ ٱلثِّقَالَ
Ai është i cili ju shfaq vetëtimën për frikësim dhe kërshëri dhe krijon vranësira të mëdha (të dentura)
Surah Ar-Rad, Verse 12
وَيُسَبِّحُ ٱلرَّعۡدُ بِحَمۡدِهِۦ وَٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ مِنۡ خِيفَتِهِۦ وَيُرۡسِلُ ٱلصَّوَٰعِقَ فَيُصِيبُ بِهَا مَن يَشَآءُ وَهُمۡ يُجَٰدِلُونَ فِي ٱللَّهِ وَهُوَ شَدِيدُ ٱلۡمِحَالِ
Edhe murmurima e lartëson me lavdatën e vet Atë, edhe engjujt nga frika ndaj atij. Dhe dërgon rrufetë dhe me të godit kë të dojë, e ata prapë diskutojnë për All-llahun, por Ai është i fortë për çdo send
Surah Ar-Rad, Verse 13
لَهُۥ دَعۡوَةُ ٱلۡحَقِّۚ وَٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَسۡتَجِيبُونَ لَهُم بِشَيۡءٍ إِلَّا كَبَٰسِطِ كَفَّيۡهِ إِلَى ٱلۡمَآءِ لِيَبۡلُغَ فَاهُ وَمَا هُوَ بِبَٰلِغِهِۦۚ وَمَا دُعَآءُ ٱلۡكَٰفِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَٰلٖ
Vetëm Ai është i denjë për lutje! Kurse atyre, që në vend të Tij, u luten tjetërkujt, nuk do t’u përgjigjen fare, ashtu siç nuk do t’u arrijë as uji në gojën e tyre, të cilët vetëm shtrijnë duartë. Lutja e mosbesimtarëve është vetëm humbje
Surah Ar-Rad, Verse 14
وَلِلَّهِۤ يَسۡجُدُۤ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ طَوۡعٗا وَكَرۡهٗا وَظِلَٰلُهُم بِٱلۡغُدُوِّ وَٱلۡأٓصَالِ۩
All-llahut i bëjnë sexhde të gjithë që janë në qiej dhenë tokë, dashtë e pa dashtë, madje edhe hijet e tyre, në mëngjez dhe në mbrëmje
Surah Ar-Rad, Verse 15
قُلۡ مَن رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ قُلِ ٱللَّهُۚ قُلۡ أَفَٱتَّخَذۡتُم مِّن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَ لَا يَمۡلِكُونَ لِأَنفُسِهِمۡ نَفۡعٗا وَلَا ضَرّٗاۚ قُلۡ هَلۡ يَسۡتَوِي ٱلۡأَعۡمَىٰ وَٱلۡبَصِيرُ أَمۡ هَلۡ تَسۡتَوِي ٱلظُّلُمَٰتُ وَٱلنُّورُۗ أَمۡ جَعَلُواْ لِلَّهِ شُرَكَآءَ خَلَقُواْ كَخَلۡقِهِۦ فَتَشَٰبَهَ ٱلۡخَلۡقُ عَلَيۡهِمۡۚ قُلِ ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُوَ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّـٰرُ
Thuaj: “Kush është Zot i qiejve dhe i tokës?” Thuaj: “All-llahu!” Thuaj: “Apo merrni, pra, në vend të Atij tjetër mbrojtës që nuk munden t’i bëjnë vetvetes dobi e as dëm?” Thuaj: “A janë njëlloj i verbëri dhe ai që sheh, ose: a janë njëlloj terri dhe drita, apo i kanë bërëAll-llahut shokë ato që i krijojnë si krijesa të tij dhe krijimi u përngjan”. Thuaj: “All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është i vetmi ngadhnjimtar”
Surah Ar-Rad, Verse 16
أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَسَالَتۡ أَوۡدِيَةُۢ بِقَدَرِهَا فَٱحۡتَمَلَ ٱلسَّيۡلُ زَبَدٗا رَّابِيٗاۖ وَمِمَّا يُوقِدُونَ عَلَيۡهِ فِي ٱلنَّارِ ٱبۡتِغَآءَ حِلۡيَةٍ أَوۡ مَتَٰعٖ زَبَدٞ مِّثۡلُهُۥۚ كَذَٰلِكَ يَضۡرِبُ ٱللَّهُ ٱلۡحَقَّ وَٱلۡبَٰطِلَۚ فَأَمَّا ٱلزَّبَدُ فَيَذۡهَبُ جُفَآءٗۖ وَأَمَّا مَا يَنفَعُ ٱلنَّاسَ فَيَمۡكُثُ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ كَذَٰلِكَ يَضۡرِبُ ٱللَّهُ ٱلۡأَمۡثَالَ
Ai lëshon shiun nga qielli dhe lumenjtë me masë që rrjedhin shtretërve të tyre, kurse vërshimi bartë një shkumë që noton mbi sipërfaqe. Edhe në ato çka shkrijnë ata në zjarr, për të përfituar stoli ose mjete pune, ka gjithashtu shumë të ngjashme. Ashtu All-llahu i ballafaqon të vërtetën me të pavërtetën: shkuma hidhet, ndërsa ajo që është e dobishme për njerëzit mbetet në tokë. Ja, ashtu All-llahu u sjell shembujt
Surah Ar-Rad, Verse 17
لِلَّذِينَ ٱسۡتَجَابُواْ لِرَبِّهِمُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ وَٱلَّذِينَ لَمۡ يَسۡتَجِيبُواْ لَهُۥ لَوۡ أَنَّ لَهُم مَّا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا وَمِثۡلَهُۥ مَعَهُۥ لَٱفۡتَدَوۡاْ بِهِۦٓۚ أُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمۡ سُوٓءُ ٱلۡحِسَابِ وَمَأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمِهَادُ
Për ata që i përgjigjen Zotit të vet, ka shpërblim të mirë, kurse ata që nuk i përgjigjen – sikur të ishte e tyre gjithë çka ka në tokë, edhe aq më tepër, patën me e dhënë për kompensim. Ata i pret llogari e rëndë; vendbanim i tyre është xhehennemi, sa shtrojë e tmerrshme është
Surah Ar-Rad, Verse 18
۞أَفَمَن يَعۡلَمُ أَنَّمَآ أُنزِلَ إِلَيۡكَ مِن رَّبِّكَ ٱلۡحَقُّ كَمَنۡ هُوَ أَعۡمَىٰٓۚ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ
A mos është njëlloj ai që e di se ajo që të shpallet nga Zoti yt është e vërtetë sikur ai që është i verbër? Ndërkaq këshillën e pranojnë vetëm të mençurit
Surah Ar-Rad, Verse 19
ٱلَّذِينَ يُوفُونَ بِعَهۡدِ ٱللَّهِ وَلَا يَنقُضُونَ ٱلۡمِيثَٰقَ
Ata të cilët e zbatojnë besën e All-llahut dhe nuk e thejnë marrëveshjen
Surah Ar-Rad, Verse 20
وَٱلَّذِينَ يَصِلُونَ مَآ أَمَرَ ٱللَّهُ بِهِۦٓ أَن يُوصَلَ وَيَخۡشَوۡنَ رَبَّهُمۡ وَيَخَافُونَ سُوٓءَ ٱلۡحِسَابِ
Edhe ata të cilët respektojnë atë çka ka urdhëruar All-llahu, që të respektohet edhe i drojnë Zotit të tyre dhe i frikësohen llogarisë së rëndë
Surah Ar-Rad, Verse 21
وَٱلَّذِينَ صَبَرُواْ ٱبۡتِغَآءَ وَجۡهِ رَبِّهِمۡ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَأَنفَقُواْ مِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ سِرّٗا وَعَلَانِيَةٗ وَيَدۡرَءُونَ بِٱلۡحَسَنَةِ ٱلسَّيِّئَةَ أُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمۡ عُقۡبَى ٱلدَّارِ
Edhe ata të cilët durojnë për të arritur simpatinë e Zotit të tyre, dhe që kryejnë faljen, edhe nga ajo që u japim, shpërndajnë fshehtazi dhe haptazi, dhe të cilët të keqen e kthejnë me të mirë – ata do t’i presë përfundim i mirë
Surah Ar-Rad, Verse 22
جَنَّـٰتُ عَدۡنٖ يَدۡخُلُونَهَا وَمَن صَلَحَ مِنۡ ءَابَآئِهِمۡ وَأَزۡوَٰجِهِمۡ وَذُرِّيَّـٰتِهِمۡۖ وَٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ يَدۡخُلُونَ عَلَيۡهِم مِّن كُلِّ بَابٖ
Kopshte të Adënit ku do tëhyjnë ata edhe kush ka bërë mirë nga prindërit e tyre, edhe gratë e tyre, edhe farefisi i tyre; kurse nga të jgitha dyertë engjujt do të hyjnë te ata
Surah Ar-Rad, Verse 23
سَلَٰمٌ عَلَيۡكُم بِمَا صَبَرۡتُمۡۚ فَنِعۡمَ عُقۡبَى ٱلدَّارِ
“Paqa qoftë me ju, për atë që keni duruar! Po sa vendbanim i bukur!”
Surah Ar-Rad, Verse 24
وَٱلَّذِينَ يَنقُضُونَ عَهۡدَ ٱللَّهِ مِنۢ بَعۡدِ مِيثَٰقِهِۦ وَيَقۡطَعُونَ مَآ أَمَرَ ٱللَّهُ بِهِۦٓ أَن يُوصَلَ وَيُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ أُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمُ ٱللَّعۡنَةُ وَلَهُمۡ سُوٓءُ ٱلدَّارِ
kurse atë të cilët e thejnë besën e All-llahut, edhe pasi që seriozisht e kanë dhënë fjalën, dhe atë që ka urdhëruar All-llahu të respektohet e mënjanojnë dhe bëjnë trubullira në tokë; ata janë që i pret mallkimi dhe vendbanimi më i keq
Surah Ar-Rad, Verse 25
ٱللَّهُ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُۚ وَفَرِحُواْ بِٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَمَا ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا فِي ٱلۡأٓخِرَةِ إِلَّا مَتَٰعٞ
All-llahu kë të dojë e furnizon me shumicë ose ia shkurton. Atai gëzohen jetës në këtë botë, kurse jeta në këtë botë, krahasuar me botën tjetër, është vetëm një kënaqësi kalimtare
Surah Ar-Rad, Verse 26
وَيَقُولُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡهِ ءَايَةٞ مِّن رَّبِّهِۦۚ قُلۡ إِنَّ ٱللَّهَ يُضِلُّ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِيٓ إِلَيۡهِ مَنۡ أَنَابَ
Mosbesimtarët thonë: “Përse atij nuk i ka ardhur nga Zoti i tij ndonjë mrekulli?” Thuaj: “All-llahu e len të humbur kë të dojë dhe e përudhë në të drejtë atë që vazhdimisht i drejtohet”
Surah Ar-Rad, Verse 27
ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَتَطۡمَئِنُّ قُلُوبُهُم بِذِكۡرِ ٱللَّهِۗ أَلَا بِذِكۡرِ ٱللَّهِ تَطۡمَئِنُّ ٱلۡقُلُوبُ
Ata të cilët besojnë dhe zemrat e të cilëve, me përmendjen e All-llahut, qetësohen – kur përmendet All-llahu i qetësohen zemrat, apo jo
Surah Ar-Rad, Verse 28
ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ طُوبَىٰ لَهُمۡ وَحُسۡنُ مَـَٔابٖ
Ata që besojnë dh bëjnë vepra të mira, të lumtë ata, se i pret përfundim i bukur
Surah Ar-Rad, Verse 29
كَذَٰلِكَ أَرۡسَلۡنَٰكَ فِيٓ أُمَّةٖ قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلِهَآ أُمَمٞ لِّتَتۡلُوَاْ عَلَيۡهِمُ ٱلَّذِيٓ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ وَهُمۡ يَكۡفُرُونَ بِٱلرَّحۡمَٰنِۚ قُلۡ هُوَ رَبِّي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ عَلَيۡهِ تَوَكَّلۡتُ وَإِلَيۡهِ مَتَابِ
Dhe ashtu të kemi dërguar te një popull para të cilit ka pasë edhe tjerë popuj, t’ua lexosh se çka të shpallim, kurse ata mohojnë të gjithmëshirshmin. Thuaj, Ai është Zoti im, nuk ka Zot tjetër, përveç atij, te ti jam mbështetur dhe atij i drejtohem!”
Surah Ar-Rad, Verse 30
وَلَوۡ أَنَّ قُرۡءَانٗا سُيِّرَتۡ بِهِ ٱلۡجِبَالُ أَوۡ قُطِّعَتۡ بِهِ ٱلۡأَرۡضُ أَوۡ كُلِّمَ بِهِ ٱلۡمَوۡتَىٰۗ بَل لِّلَّهِ ٱلۡأَمۡرُ جَمِيعًاۗ أَفَلَمۡ يَاْيۡـَٔسِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَن لَّوۡ يَشَآءُ ٱللَّهُ لَهَدَى ٱلنَّاسَ جَمِيعٗاۗ وَلَا يَزَالُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ تُصِيبُهُم بِمَا صَنَعُواْ قَارِعَةٌ أَوۡ تَحُلُّ قَرِيبٗا مِّن دَارِهِمۡ حَتَّىٰ يَأۡتِيَ وَعۡدُ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُخۡلِفُ ٱلۡمِيعَادَ
Sikur të ishte një Kur’an me të cilin malet do të ishin dundur ose toka të ishte coptuar, ose të flisnin të vdekurit?! Jo, se të gjitha çështjet i takojnë All-llahut. A nuk e dinë besimtarët se All-llahu, sikur të kisht dashur, të gjithë njerëzit do t’i drejtonte në rrugë të drejtë. Kurse mosbesimtarët vazhdimisht do t’i godasë sulmi, fatkeqësia, ose do të ndodhë në afërsi të shtëpisë së tyre, për ate çka kanë bërë, deri sa të mbërrijë premtimi i All-llahut. All-llahu, me siguri, nuk e mohon premtimin
Surah Ar-Rad, Verse 31
وَلَقَدِ ٱسۡتُهۡزِئَ بِرُسُلٖ مِّن قَبۡلِكَ فَأَمۡلَيۡتُ لِلَّذِينَ كَفَرُواْ ثُمَّ أَخَذۡتُهُمۡۖ فَكَيۡفَ كَانَ عِقَابِ
Edhe përpara teje profetët i kanë tallur, prandaj unë atyre që nuk kanë besuar u kam lënë kohë, pastaj i gjykova me dënim, ani çfarë dënime se
Surah Ar-Rad, Verse 32
أَفَمَنۡ هُوَ قَآئِمٌ عَلَىٰ كُلِّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡۗ وَجَعَلُواْ لِلَّهِ شُرَكَآءَ قُلۡ سَمُّوهُمۡۚ أَمۡ تُنَبِّـُٔونَهُۥ بِمَا لَا يَعۡلَمُ فِي ٱلۡأَرۡضِ أَم بِظَٰهِرٖ مِّنَ ٱلۡقَوۡلِۗ بَلۡ زُيِّنَ لِلَّذِينَ كَفَرُواْ مَكۡرُهُمۡ وَصُدُّواْ عَنِ ٱلسَّبِيلِۗ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنۡ هَادٖ
Po kush është ai i cili vigjilon mbi secilin, se ç’bën? All-llahut i bëjnë shok: “Thuaj, “emërtoni ata!” A ju po e lajmëroni Ate, për atë çka nuk e di se ç’ka ka në tokë, apo vetëm flisni sa për sy e faqe? Atyre që nuk besojnë dredhitë e veta, u duken të mira, andaj e kanë devijuar rrugën. Dhe atë që All-llahu e lë në humbje, atë nuk e drejton dot kush
Surah Ar-Rad, Verse 33
لَّهُمۡ عَذَابٞ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَشَقُّۖ وَمَا لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن وَاقٖ
Ata në jetën e kësaj bote kanë dënim, por dënimi në botën tjetër, me siguri, është edhe më i rëndë. Ata nuk ka kush i mbron nga All-llahu
Surah Ar-Rad, Verse 34
۞مَّثَلُ ٱلۡجَنَّةِ ٱلَّتِي وُعِدَ ٱلۡمُتَّقُونَۖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ أُكُلُهَا دَآئِمٞ وَظِلُّهَاۚ تِلۡكَ عُقۡبَى ٱلَّذِينَ ٱتَّقَواْۚ وَّعُقۡبَى ٱلۡكَٰفِرِينَ ٱلنَّارُ
Atyre që frikësohen (nga All-llahu) u është premtuar asi parajsi me fryte dhe hije të përhershme ku do të rrjedhin edhe lumenj. Ai është shpërblim i atyre që frikësohen, ndërsa përfundim i mosbesimtarëve është zjarri
Surah Ar-Rad, Verse 35
وَٱلَّذِينَ ءَاتَيۡنَٰهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ يَفۡرَحُونَ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيۡكَۖ وَمِنَ ٱلۡأَحۡزَابِ مَن يُنكِرُ بَعۡضَهُۥۚ قُلۡ إِنَّمَآ أُمِرۡتُ أَنۡ أَعۡبُدَ ٱللَّهَ وَلَآ أُشۡرِكَ بِهِۦٓۚ إِلَيۡهِ أَدۡعُواْ وَإِلَيۡهِ مَـَٔابِ
Dhe ata të cilëve u kemi dhënë Librin, gëzohen për atë që të shpallet ty, por ka disa nga aleatët që pjesërisht e mohojnë. Thuaj, “Unë jam i urdhëruar që të adhuroj All-llahun dhe mos t’i bëj shok, unë tek Ai ju thërras dhe tek Ai do të kthehem”
Surah Ar-Rad, Verse 36
وَكَذَٰلِكَ أَنزَلۡنَٰهُ حُكۡمًا عَرَبِيّٗاۚ وَلَئِنِ ٱتَّبَعۡتَ أَهۡوَآءَهُم بَعۡدَ مَا جَآءَكَ مِنَ ٱلۡعِلۡمِ مَا لَكَ مِنَ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا وَاقٖ
Dhe ne ashtu e kemi shpallur atë (Kur’anin) urtësi në gjuhën arabe. Por nëse ti pason dëshirat e tyre, pasi që të ket ardhur dijenia (informata) nuk do të kesh mbrojtës e as ndihmës nga All-llahu
Surah Ar-Rad, Verse 37
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا رُسُلٗا مِّن قَبۡلِكَ وَجَعَلۡنَا لَهُمۡ أَزۡوَٰجٗا وَذُرِّيَّةٗۚ وَمَا كَانَ لِرَسُولٍ أَن يَأۡتِيَ بِـَٔايَةٍ إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۗ لِكُلِّ أَجَلٖ كِتَابٞ
Edhe përpara teje kemi dërguar profetë dhe u kemi dhënë gra edhe familje. Dhe asnjë profet nuk ka sjellë ndonjë mrekulli pa lejen e All-llahut. Çdo brez ka një libër
Surah Ar-Rad, Verse 38
يَمۡحُواْ ٱللَّهُ مَا يَشَآءُ وَيُثۡبِتُۖ وَعِندَهُۥٓ أُمُّ ٱلۡكِتَٰبِ
All-llahu fshinë çka të dojë dhe ngulit (përforcon) çka të dojë, te Ai është Libri amë (amëza)
Surah Ar-Rad, Verse 39
وَإِن مَّا نُرِيَنَّكَ بَعۡضَ ٱلَّذِي نَعِدُهُمۡ أَوۡ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِنَّمَا عَلَيۡكَ ٱلۡبَلَٰغُ وَعَلَيۡنَا ٱلۡحِسَابُ
Qoftë të të tregojmë ty diçka nga ajo që po u premtojmë qoftë të të marrim jetën, detyrajote është të kumtosh, kurse jona të kërkojmë llogari
Surah Ar-Rad, Verse 40
أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّا نَأۡتِي ٱلۡأَرۡضَ نَنقُصُهَا مِنۡ أَطۡرَافِهَاۚ وَٱللَّهُ يَحۡكُمُ لَا مُعَقِّبَ لِحُكۡمِهِۦۚ وَهُوَ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ
A nuk shohin ata se ne e ngushtojmë tokën nga të gjitha anët? All-llahu gjykon! Askush nuk mund t’ia thejë gjykimin, dhe ai është llogarishpejtë
Surah Ar-Rad, Verse 41
وَقَدۡ مَكَرَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ فَلِلَّهِ ٱلۡمَكۡرُ جَمِيعٗاۖ يَعۡلَمُ مَا تَكۡسِبُ كُلُّ نَفۡسٖۗ وَسَيَعۡلَمُ ٱلۡكُفَّـٰرُ لِمَنۡ عُقۡبَى ٱلدَّارِ
Kanë thurrur kurtha edhe ata para tyre, porse të tëra kurthat janë në dorët të All-llahut; Ai e di se çka meriton secili. Edhe mosbesimtarët do ta dinë se vendbanimi i kujt është më i mirë
Surah Ar-Rad, Verse 42
وَيَقُولُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَسۡتَ مُرۡسَلٗاۚ قُلۡ كَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدَۢا بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡ وَمَنۡ عِندَهُۥ عِلۡمُ ٱلۡكِتَٰبِ
Ata që nuk besojnë thonë: “Ti nuk je Profet!” Thuaj: “Për dëshmitarët ndërmjet nesh mjafton All-llahu dhe ai te i cili është dija e librit – kush ka libër”
Surah Ar-Rad, Verse 43