Surah Ibrahim - Albanian Translation by Hassan Nahi
الٓرۚ كِتَٰبٌ أَنزَلۡنَٰهُ إِلَيۡكَ لِتُخۡرِجَ ٱلنَّاسَ مِنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ بِإِذۡنِ رَبِّهِمۡ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَمِيدِ
Elif Lam Ra. Kete Liber ta kemi shpallur ty (o Muhamed), per t’i nxjerre njerezit, me lejen e Zotit te tyre, nga erresira ne drite, ne rrugen e te Plotfuqishmit, te Denjit per cdo lavd
Surah Ibrahim, Verse 1
ٱللَّهِ ٱلَّذِي لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ وَوَيۡلٞ لِّلۡكَٰفِرِينَ مِنۡ عَذَابٖ شَدِيدٍ
Allahut, te Cilit i perket gjithcka qe gjendet ne qiej dhe ne Toke. Mjere mohuesit per denimin e tmerrshem (qe i pret)
Surah Ibrahim, Verse 2
ٱلَّذِينَ يَسۡتَحِبُّونَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا عَلَى ٱلۡأٓخِرَةِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَيَبۡغُونَهَا عِوَجًاۚ أُوْلَـٰٓئِكَ فِي ضَلَٰلِۭ بَعِيدٖ
Mjere ata qe jeten e kesaj bote e duan me shume se ate te botes tjeter, qe largojne njerezit nga rruga e Allahut dhe deshirojne ta shtremberojne ate! Ata jane ne humbje te madhe
Surah Ibrahim, Verse 3
وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن رَّسُولٍ إِلَّا بِلِسَانِ قَوۡمِهِۦ لِيُبَيِّنَ لَهُمۡۖ فَيُضِلُّ ٱللَّهُ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ
Ne nuk kemi cuar asnje te derguar, pervecse ne gjuhen e popullit te tij, per t’u shpjeguar atyre (shpalljet e Zotit). Allahu e shpie ne humbje ke te doje dhe e udhezon ne rruge te drejte ke te doje. Ai eshte i Plotfuqishmi dhe i Urti
Surah Ibrahim, Verse 4
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَآ أَنۡ أَخۡرِجۡ قَوۡمَكَ مِنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ وَذَكِّرۡهُم بِأَيَّىٰمِ ٱللَّهِۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّكُلِّ صَبَّارٖ شَكُورٖ
Ne e derguam Musain me shenjat Tona (dhe i thame): “Nxirre popullin tend nga erresira ne drite dhe perkujtoju atyre ditet e Allahut[158]!” Vertet, ne kete ka shenja per cdo njeri qe eshte i durueshem dhe falenderues
Surah Ibrahim, Verse 5
وَإِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوۡمِهِ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَةَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ إِذۡ أَنجَىٰكُم مِّنۡ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ يَسُومُونَكُمۡ سُوٓءَ ٱلۡعَذَابِ وَيُذَبِّحُونَ أَبۡنَآءَكُمۡ وَيَسۡتَحۡيُونَ نِسَآءَكُمۡۚ وَفِي ذَٰلِكُم بَلَآءٞ مِّن رَّبِّكُمۡ عَظِيمٞ
(Kujto) kur Musai i tha popullit te vet: “Kujtoni dhuntine qe ju dha Allahu, kur ju shpetoi nga populli i Faraonit, qe ju mundonte me torturat me te renda, duke vrare djemte tuaj e duke jua lene gjalle femrat. Kjo ka qene nje sprove e madhe per ju nga Zoti juaj
Surah Ibrahim, Verse 6
وَإِذۡ تَأَذَّنَ رَبُّكُمۡ لَئِن شَكَرۡتُمۡ لَأَزِيدَنَّكُمۡۖ وَلَئِن كَفَرۡتُمۡ إِنَّ عَذَابِي لَشَدِيدٞ
(Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nese tregoheni mirenjohes, Une do t’jua shtoj edhe me shume begatite e Mia; por, nese ju mohoni miresite e Mia, (atehere dijeni se) denimi Im eshte i rende”
Surah Ibrahim, Verse 7
وَقَالَ مُوسَىٰٓ إِن تَكۡفُرُوٓاْ أَنتُمۡ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا فَإِنَّ ٱللَّهَ لَغَنِيٌّ حَمِيدٌ
Dhe Musai tha: “Nese mohoni ju dhe te gjithe ata qe jane ne Toke, (dijeni se) Allahu eshte vertet i Vetemjaftueshem dhe plot lavdi.”
Surah Ibrahim, Verse 8
أَلَمۡ يَأۡتِكُمۡ نَبَؤُاْ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكُمۡ قَوۡمِ نُوحٖ وَعَادٖ وَثَمُودَ وَٱلَّذِينَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡ لَا يَعۡلَمُهُمۡ إِلَّا ٱللَّهُۚ جَآءَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَرَدُّوٓاْ أَيۡدِيَهُمۡ فِيٓ أَفۡوَٰهِهِمۡ وَقَالُوٓاْ إِنَّا كَفَرۡنَا بِمَآ أُرۡسِلۡتُم بِهِۦ وَإِنَّا لَفِي شَكّٖ مِّمَّا تَدۡعُونَنَآ إِلَيۡهِ مُرِيبٖ
A nuk ju ka ardhur lajmi per ata qe kane qene para jush: per popullin e Nuhut, fiset Ad e Themud dhe per ata pas tyre? Vetem Allahu i di ata! Te derguarit e tyre u sollen shenja te qarta, por ata vinin duart ne goje (me tallje) dhe thoshin: “Ne nuk besojme ne mesazhin tuaj. Ne kemi dyshim te madh ndaj asaj qe na therrisni ju”
Surah Ibrahim, Verse 9
۞قَالَتۡ رُسُلُهُمۡ أَفِي ٱللَّهِ شَكّٞ فَاطِرِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ يَدۡعُوكُمۡ لِيَغۡفِرَ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمۡ وَيُؤَخِّرَكُمۡ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗىۚ قَالُوٓاْ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا تُرِيدُونَ أَن تَصُدُّونَا عَمَّا كَانَ يَعۡبُدُ ءَابَآؤُنَا فَأۡتُونَا بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ
Te derguarit e tyre u thane: “Valle, a mund te dyshohet ne Allahun, Krijuesin e qiejve dhe te Tokes?! Ai ju therret juve per t’ju falur disa gjynahe tuajat dhe qe t’ju lere deri ne afatin e caktuar”. Ata thane: “Ju jeni vetem njerez si ne. Ju deshironi te na shmangni nga ajo qe kane adhuruar te paret tane. Andaj, na sillni prova te dukshme!”
Surah Ibrahim, Verse 10
قَالَتۡ لَهُمۡ رُسُلُهُمۡ إِن نَّحۡنُ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَمُنُّ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦۖ وَمَا كَانَ لَنَآ أَن نَّأۡتِيَكُم بِسُلۡطَٰنٍ إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ
Te derguarit e tyre u thane: “Ne jemi vetem njerez si ju, por Allahu ia dhuron hirin e Tij kujt te doje prej roberve te Vet, ne nuk mund t’ju sjellim prova pa urdhrin e Allahut. Besimtaret le te mbeshteten vetem tek Allahu
Surah Ibrahim, Verse 11
وَمَا لَنَآ أَلَّا نَتَوَكَّلَ عَلَى ٱللَّهِ وَقَدۡ هَدَىٰنَا سُبُلَنَاۚ وَلَنَصۡبِرَنَّ عَلَىٰ مَآ ءَاذَيۡتُمُونَاۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُتَوَكِّلُونَ
E perse te mos mbeshtetemi tek Allahu, kur Ai tashme na ka treguar rrugen e drejte, ne te cilen po ecim? Ne do t’i durojme perndjekjet tuaja e ata qe besojne, le te shpresojne vetem tek Allahu!”
Surah Ibrahim, Verse 12
وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِرُسُلِهِمۡ لَنُخۡرِجَنَّكُم مِّنۡ أَرۡضِنَآ أَوۡ لَتَعُودُنَّ فِي مِلَّتِنَاۖ فَأَوۡحَىٰٓ إِلَيۡهِمۡ رَبُّهُمۡ لَنُهۡلِكَنَّ ٱلظَّـٰلِمِينَ
Mohuesit u thane te derguarve te tyre: “Ne do t’ju debojme nga vendi yne ose do te ktheheni ne fene tone!” Atehere, Zoti u shpalli (te derguarve te Vet): “Ne do t’i zhdukim keqberesit
Surah Ibrahim, Verse 13
وَلَنُسۡكِنَنَّكُمُ ٱلۡأَرۡضَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡۚ ذَٰلِكَ لِمَنۡ خَافَ مَقَامِي وَخَافَ وَعِيدِ
e pas tyre do t’ju vendosim ne token e tyre. Kjo eshte per ata qe kane frike nga qendrimi para Meje (per gjykim) dhe i tremben premtimit (denimit) Tim.”
Surah Ibrahim, Verse 14
وَٱسۡتَفۡتَحُواْ وَخَابَ كُلُّ جَبَّارٍ عَنِيدٖ
Dhe (te derguarit) kerkuan ndihme (nga Allahu), kurse kokefortet kryelarte u shkaterruan
Surah Ibrahim, Verse 15
مِّن وَرَآئِهِۦ جَهَنَّمُ وَيُسۡقَىٰ مِن مَّآءٖ صَدِيدٖ
Pas tyre eshte Xhehenemi, ku do te pine uje te qelbur
Surah Ibrahim, Verse 16
يَتَجَرَّعُهُۥ وَلَا يَكَادُ يُسِيغُهُۥ وَيَأۡتِيهِ ٱلۡمَوۡتُ مِن كُلِّ مَكَانٖ وَمَا هُوَ بِمَيِّتٖۖ وَمِن وَرَآئِهِۦ عَذَابٌ غَلِيظٞ
te cilin do ta gjerbin e nuk do te mund ta gelltisin. Vdekja do t’u vije atyre nga te gjitha anet, por nuk do te vdesin. Ata i pret nje denim i rende
Surah Ibrahim, Verse 17
مَّثَلُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِرَبِّهِمۡۖ أَعۡمَٰلُهُمۡ كَرَمَادٍ ٱشۡتَدَّتۡ بِهِ ٱلرِّيحُ فِي يَوۡمٍ عَاصِفٖۖ لَّا يَقۡدِرُونَ مِمَّا كَسَبُواْ عَلَىٰ شَيۡءٖۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلضَّلَٰلُ ٱلۡبَعِيدُ
Vepra e atyre, qe nuk besojne Zotin e tyre, i shembellen hirit, te cilin e shperndan era ne nje dite te stuhishme. Ata nuk do te kene asnje dobi nga veprat qe kane punuar. Kjo eshte humbja e madhe
Surah Ibrahim, Verse 18
أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّۚ إِن يَشَأۡ يُذۡهِبۡكُمۡ وَيَأۡتِ بِخَلۡقٖ جَدِيدٖ
Valle, a nuk sheh ti se si Allahu ka krijuar me urtesi qiejt dhe Token? Nese deshiron, Ai mund t’ju zhduke ju dhe te sjelle nje popull te ri
Surah Ibrahim, Verse 19
وَمَا ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ بِعَزِيزٖ
kjo nuk eshte pune e rende per Allahun Fuqiplote
Surah Ibrahim, Verse 20
وَبَرَزُواْ لِلَّهِ جَمِيعٗا فَقَالَ ٱلضُّعَفَـٰٓؤُاْ لِلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُوٓاْ إِنَّا كُنَّا لَكُمۡ تَبَعٗا فَهَلۡ أَنتُم مُّغۡنُونَ عَنَّا مِنۡ عَذَابِ ٱللَّهِ مِن شَيۡءٖۚ قَالُواْ لَوۡ هَدَىٰنَا ٱللَّهُ لَهَدَيۡنَٰكُمۡۖ سَوَآءٌ عَلَيۡنَآ أَجَزِعۡنَآ أَمۡ صَبَرۡنَا مَا لَنَا مِن مَّحِيصٖ
Te gjithe do te dalin para Allahut. (Atehere), ata qe kane qene te perulur, do t’u thone atyre qe kane qene kryelarte: “Ne kemi qene ithtaret tuaj. A do te mund te lehtesoni ju prej nesh dicka nga denimi i Allahut?” Ata do te thone: “Sikur te na kishte udhezuar Allahu ne rrugen e drejte, edhe ne do t’ju kishim udhezuar ju. Renkojme apo durojme, per ne njesoj eshte, nuk do te kete shpetim.”
Surah Ibrahim, Verse 21
وَقَالَ ٱلشَّيۡطَٰنُ لَمَّا قُضِيَ ٱلۡأَمۡرُ إِنَّ ٱللَّهَ وَعَدَكُمۡ وَعۡدَ ٱلۡحَقِّ وَوَعَدتُّكُمۡ فَأَخۡلَفۡتُكُمۡۖ وَمَا كَانَ لِيَ عَلَيۡكُم مِّن سُلۡطَٰنٍ إِلَّآ أَن دَعَوۡتُكُمۡ فَٱسۡتَجَبۡتُمۡ لِيۖ فَلَا تَلُومُونِي وَلُومُوٓاْ أَنفُسَكُمۖ مَّآ أَنَا۠ بِمُصۡرِخِكُمۡ وَمَآ أَنتُم بِمُصۡرِخِيَّ إِنِّي كَفَرۡتُ بِمَآ أَشۡرَكۡتُمُونِ مِن قَبۡلُۗ إِنَّ ٱلظَّـٰلِمِينَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ
Dhe, kur te marre fund puna, djalli do te thote: “Vertet, Allahu ju beri nje premtim te vertete. Edhe une ju premtova, por ju mashtrova. Une nuk kam pasur kurrfare pushteti mbi ju. Une thjesht ju thirra e ju m’u pergjigjet. Prandaj, mos me qortoni mua, por qortoni veten! Une nuk jam shpetimtari juaj e as ju nuk jeni shpetimtaret e mi. Une tani e mohoj qe me bete ortak me Allahun (ne adhurim).” Vertet, keqberesit do te kene nje denim te dhembshem
Surah Ibrahim, Verse 22
وَأُدۡخِلَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا بِإِذۡنِ رَبِّهِمۡۖ تَحِيَّتُهُمۡ فِيهَا سَلَٰمٌ
Ndersa ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, do te pranohen ne kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenj dhe ku, me lejen e Zotit te tyre, do te banojne perhere. Atje do te pershendeten me fjalen: “Selam!”
Surah Ibrahim, Verse 23
أَلَمۡ تَرَ كَيۡفَ ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا كَلِمَةٗ طَيِّبَةٗ كَشَجَرَةٖ طَيِّبَةٍ أَصۡلُهَا ثَابِتٞ وَفَرۡعُهَا فِي ٱلسَّمَآءِ
Valle, a nuk e sheh se si Allahu e perqas fjalen e mire me pemen e mire, e cila rrenjen e ka te forte ne toke, kurse deget nga qielli
Surah Ibrahim, Verse 24
تُؤۡتِيٓ أُكُلَهَا كُلَّ حِينِۭ بِإِذۡنِ رَبِّهَاۗ وَيَضۡرِبُ ٱللَّهُ ٱلۡأَمۡثَالَ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ
Me lejen e Zotit te saj (pema) jep fruta ne cdo kohe. Allahu u tregon shembuj njerezve, qe t’ua vene veshin
Surah Ibrahim, Verse 25
وَمَثَلُ كَلِمَةٍ خَبِيثَةٖ كَشَجَرَةٍ خَبِيثَةٍ ٱجۡتُثَّتۡ مِن فَوۡقِ ٱلۡأَرۡضِ مَا لَهَا مِن قَرَارٖ
Fjala e keqe eshte si pema e keqe me rrenje te shkulura, e paqendrueshme per ekzistence
Surah Ibrahim, Verse 26
يُثَبِّتُ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱلۡقَوۡلِ ٱلثَّابِتِ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِۖ وَيُضِلُّ ٱللَّهُ ٱلظَّـٰلِمِينَۚ وَيَفۡعَلُ ٱللَّهُ مَا يَشَآءُ
Allahu i forcon besimtaret me fjale te qendrueshme ne kete bote dhe ne boten tjeter, kurse keqberesit i shpie ne humbje; Allahu ben c’te doje
Surah Ibrahim, Verse 27
۞أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ بَدَّلُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ كُفۡرٗا وَأَحَلُّواْ قَوۡمَهُمۡ دَارَ ٱلۡبَوَارِ
Valle, a nuk i sheh ata qe dhuntine e Allahut e kane nderruar me mohim dhe e kane sjelle popullin e tyre ne Shtepine e shkaterrimit
Surah Ibrahim, Verse 28
جَهَنَّمَ يَصۡلَوۡنَهَاۖ وَبِئۡسَ ٱلۡقَرَارُ
Ata do te digjen ne Xhehenem. Eh, sa vendbanim i tmerrshem eshte ai
Surah Ibrahim, Verse 29
وَجَعَلُواْ لِلَّهِ أَندَادٗا لِّيُضِلُّواْ عَن سَبِيلِهِۦۗ قُلۡ تَمَتَّعُواْ فَإِنَّ مَصِيرَكُمۡ إِلَى ٱلنَّارِ
Ata kane trilluar zota te rreme si ortake te Allahut per t’i larguar (njerezit) nga rruga e Tij. Thuaj: “Kenaquni, se perfundimi juaj eshte ne zjarr!”
Surah Ibrahim, Verse 30
قُل لِّعِبَادِيَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ يُقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُنفِقُواْ مِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ سِرّٗا وَعَلَانِيَةٗ مِّن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَ يَوۡمٞ لَّا بَيۡعٞ فِيهِ وَلَا خِلَٰلٌ
Thuaju roberve te Mi, te cilet besojne: Le te falin namazin dhe le te japin fshehurazi dhe haptazi nga ajo qe ua kemi dhene Ne, para se te arrije dita ne te cilen s’ka as tregti, as miqesi
Surah Ibrahim, Verse 31
ٱللَّهُ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَأَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَخۡرَجَ بِهِۦ مِنَ ٱلثَّمَرَٰتِ رِزۡقٗا لَّكُمۡۖ وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلۡفُلۡكَ لِتَجۡرِيَ فِي ٱلۡبَحۡرِ بِأَمۡرِهِۦۖ وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلۡأَنۡهَٰرَ
Allahu eshte Ai qe ka krijuar qiejt dhe Token. Ai leshon uje nga qielli e nepermjet tij nxjerr fruta si ushqim per ju. Ai i ka vene ne sherbimin tuaj anijet, qe me lejen e Tij, ju te lundroni me ato neper dete. Ai i ka krijuar lumenjte per dobine tuaj
Surah Ibrahim, Verse 32
وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَ دَآئِبَيۡنِۖ وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ
e po ashtu edhe Diellin dhe Henen, qe levizin vazhdimisht. Ai ka vene ne sherbimin tuaj naten dhe diten
Surah Ibrahim, Verse 33
وَءَاتَىٰكُم مِّن كُلِّ مَا سَأَلۡتُمُوهُۚ وَإِن تَعُدُّواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ لَا تُحۡصُوهَآۗ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَظَلُومٞ كَفَّارٞ
Ai ju jep gjithcka qe i kerkoni. Edhe nese perpiqeni t’i numeroni dhuntite e Allahut, nuk do te mund t’i numeroni dot. Njeriu eshte vertet i padrejte dhe mosmirenjohes
Surah Ibrahim, Verse 34
وَإِذۡ قَالَ إِبۡرَٰهِيمُ رَبِّ ٱجۡعَلۡ هَٰذَا ٱلۡبَلَدَ ءَامِنٗا وَٱجۡنُبۡنِي وَبَنِيَّ أَن نَّعۡبُدَ ٱلۡأَصۡنَامَ
(Kujtoje) kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, beje te sigurt kete qytet[159] dhe me ruaj mua dhe pasardhesit e mi nga adhurimi i idhujve
Surah Ibrahim, Verse 35
رَبِّ إِنَّهُنَّ أَضۡلَلۡنَ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلنَّاسِۖ فَمَن تَبِعَنِي فَإِنَّهُۥ مِنِّيۖ وَمَنۡ عَصَانِي فَإِنَّكَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ
O Zoti im, ata kane shmangur shume njerez (nga rruga e drejte). Ai qe me pason mua, eshte i fese sime; ndersa per ate qe me kundershton mua, Ti, me te vertete, je Fales dhe Meshireplote
Surah Ibrahim, Verse 36
رَّبَّنَآ إِنِّيٓ أَسۡكَنتُ مِن ذُرِّيَّتِي بِوَادٍ غَيۡرِ ذِي زَرۡعٍ عِندَ بَيۡتِكَ ٱلۡمُحَرَّمِ رَبَّنَا لِيُقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ فَٱجۡعَلۡ أَفۡـِٔدَةٗ مِّنَ ٱلنَّاسِ تَهۡوِيٓ إِلَيۡهِمۡ وَٱرۡزُقۡهُم مِّنَ ٱلثَّمَرَٰتِ لَعَلَّهُمۡ يَشۡكُرُونَ
O Zoti yne, une kam vendosur disa nga pasardhesit e mi, ne nje lugine qe nuk mbillet, afer Shtepise Tende te Shenjte, qe te falin namazin. Prandaj, bej qe zemrat e njerezve te ndiejne dashamiresi per ata dhe jepu fruta, me qellim qe ata te te falenderojne
Surah Ibrahim, Verse 37
رَبَّنَآ إِنَّكَ تَعۡلَمُ مَا نُخۡفِي وَمَا نُعۡلِنُۗ وَمَا يَخۡفَىٰ عَلَى ٱللَّهِ مِن شَيۡءٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا فِي ٱلسَّمَآءِ
O Zoti yne, Ti e di vertet cfare fshehim e cfare shfaqim haptazi. Allahut nuk i fshihet asgje, as ne Toke, as ne qiell
Surah Ibrahim, Verse 38
ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي وَهَبَ لِي عَلَى ٱلۡكِبَرِ إِسۡمَٰعِيلَ وَإِسۡحَٰقَۚ إِنَّ رَبِّي لَسَمِيعُ ٱلدُّعَآءِ
Qofte lavderuar Allahu, i cili ne pleqeri me dhuroi Ismailin dhe Is’hakun! Vertet, Zoti im i degjon lutjet
Surah Ibrahim, Verse 39
رَبِّ ٱجۡعَلۡنِي مُقِيمَ ٱلصَّلَوٰةِ وَمِن ذُرِّيَّتِيۚ رَبَّنَا وَتَقَبَّلۡ دُعَآءِ
O Zoti im, bej qe une dhe pasardhesit e mi te kryejme perhere namazin! O Zoti yne, na i prano lutjet
Surah Ibrahim, Verse 40
رَبَّنَا ٱغۡفِرۡ لِي وَلِوَٰلِدَيَّ وَلِلۡمُؤۡمِنِينَ يَوۡمَ يَقُومُ ٱلۡحِسَابُ
O Zoti yne, me fal mua, prinderit e mi dhe besimtaret ne Diten, kur do te jepet llogari!”
Surah Ibrahim, Verse 41
وَلَا تَحۡسَبَنَّ ٱللَّهَ غَٰفِلًا عَمَّا يَعۡمَلُ ٱلظَّـٰلِمُونَۚ إِنَّمَا يُؤَخِّرُهُمۡ لِيَوۡمٖ تَشۡخَصُ فِيهِ ٱلۡأَبۡصَٰرُ
Mos mendo kurrsesi qe Allahu nuk e veren ate qe bejne keqberesit! Ai vetem ua shtyn (denimin) deri ne Diten, kur syte e tyre do te zgurdullohen (nga tmerret qe do te shohin)
Surah Ibrahim, Verse 42
مُهۡطِعِينَ مُقۡنِعِي رُءُوسِهِمۡ لَا يَرۡتَدُّ إِلَيۡهِمۡ طَرۡفُهُمۡۖ وَأَفۡـِٔدَتُهُمۡ هَوَآءٞ
dhe, duke vrapuar me koke lart, nuk do te mund t’i levizin syte, ndersa zemrat e tyre do te jene te zbrazeta (nga tmerri)
Surah Ibrahim, Verse 43
وَأَنذِرِ ٱلنَّاسَ يَوۡمَ يَأۡتِيهِمُ ٱلۡعَذَابُ فَيَقُولُ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ رَبَّنَآ أَخِّرۡنَآ إِلَىٰٓ أَجَلٖ قَرِيبٖ نُّجِبۡ دَعۡوَتَكَ وَنَتَّبِعِ ٱلرُّسُلَۗ أَوَلَمۡ تَكُونُوٓاْ أَقۡسَمۡتُم مِّن قَبۡلُ مَا لَكُم مِّن زَوَالٖ
Ti (o Muhamed) paralajmeroji njerezit per Diten qe atyre do t’u vije denimi e keqberesit do te thone: “O Zoti yne, na ler edhe per pak kohe! Ne do t’i pergjigjemi thirrjes Tende dhe do t’i pasojme te derguarit!” Por atyre do t’u thuhet: “Valle, a nuk betoheshit me pare se s’do te kishte zhdukje per ju
Surah Ibrahim, Verse 44
وَسَكَنتُمۡ فِي مَسَٰكِنِ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ وَتَبَيَّنَ لَكُمۡ كَيۡفَ فَعَلۡنَا بِهِمۡ وَضَرَبۡنَا لَكُمُ ٱلۡأَمۡثَالَ
Ju banuat ne vendbanimet e atyre qe e kishin ngarkuar veten me gjynahe dhe e kishit te qarte se si kishim vepruar me ta. Dhe Ne ju kishim treguar shume shembuj.”
Surah Ibrahim, Verse 45
وَقَدۡ مَكَرُواْ مَكۡرَهُمۡ وَعِندَ ٱللَّهِ مَكۡرُهُمۡ وَإِن كَانَ مَكۡرُهُمۡ لِتَزُولَ مِنۡهُ ٱلۡجِبَالُ
Ata kurdisin dredhite e tyre, por Allahu i di dredhite e tyre. Edhe sikur prej dredhive te tyre te shembeshin malet, ata nuk do t’ia dalin mbane
Surah Ibrahim, Verse 46
فَلَا تَحۡسَبَنَّ ٱللَّهَ مُخۡلِفَ وَعۡدِهِۦ رُسُلَهُۥٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٞ ذُو ٱنتِقَامٖ
As mos mendo se Allahu nuk do t’ua mbaje premtimin e Vet te derguarve. Allahu eshte vertet i Plotfuqishem dhe i Zoti per shpagim
Surah Ibrahim, Verse 47
يَوۡمَ تُبَدَّلُ ٱلۡأَرۡضُ غَيۡرَ ٱلۡأَرۡضِ وَٱلسَّمَٰوَٰتُۖ وَبَرَزُواْ لِلَّهِ ٱلۡوَٰحِدِ ٱلۡقَهَّارِ
Diten, kur Toka do te nderrohet me toke tjeter, por edhe qiejt, te gjithe do te dalin para te Vetmit dhe Ngadhenjyesit Allah
Surah Ibrahim, Verse 48
وَتَرَى ٱلۡمُجۡرِمِينَ يَوۡمَئِذٖ مُّقَرَّنِينَ فِي ٱلۡأَصۡفَادِ
Dhe ate dite do t’i shohesh keqberesit te lidhur ne pranga
Surah Ibrahim, Verse 49
سَرَابِيلُهُم مِّن قَطِرَانٖ وَتَغۡشَىٰ وُجُوهَهُمُ ٱلنَّارُ
rrobat do t’i kene prej katrani e zjarri do t’ua mbeshtjelle fytyrat
Surah Ibrahim, Verse 50
لِيَجۡزِيَ ٱللَّهُ كُلَّ نَفۡسٖ مَّا كَسَبَتۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ
(Keshtu do te jete) ne menyre qe Allahu te shperbleje cilindo per ate qe ka punuar. Allahu eshte vertet i shpejte ne llogari
Surah Ibrahim, Verse 51
هَٰذَا بَلَٰغٞ لِّلنَّاسِ وَلِيُنذَرُواْ بِهِۦ وَلِيَعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَا هُوَ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞ وَلِيَذَّكَّرَ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ
Ky (Kuran) eshte shpallje e qarte per njerezit, me qellim qe ata te marrin paralajmerim nepermjet tij, qe ta dine se Allahu eshte Nje Zot i Vetem dhe qe te keshillohen njerezit e mencur
Surah Ibrahim, Verse 52