UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Al-Hajj - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱتَّقُواْ رَبَّكُمۡۚ إِنَّ زَلۡزَلَةَ ٱلسَّاعَةِ شَيۡءٌ عَظِيمٞ

O njerëz, druajuni (dënimit) Zotit tuaj! Me të vërtetë, dridhja e Ditës së Kijametit, është ngjarje e madhe
Surah Al-Hajj, Verse 1


يَوۡمَ تَرَوۡنَهَا تَذۡهَلُ كُلُّ مُرۡضِعَةٍ عَمَّآ أَرۡضَعَتۡ وَتَضَعُ كُلُّ ذَاتِ حَمۡلٍ حَمۡلَهَا وَتَرَى ٱلنَّاسَ سُكَٰرَىٰ وَمَا هُم بِسُكَٰرَىٰ وَلَٰكِنَّ عَذَابَ ٱللَّهِ شَدِيدٞ

(Atë) ditë kur do ta shihni atë, çdo mendeshë (grua që është duke i dhënë gji fëmijës), do të shkujdeset ndaj tij (do ta flakë atë) dhe çdo grua shtatzënë do ta hedh frytin e vet (prej barkut) dhe do t’i shohë njerëzit si të dehur e ata nuk janë të dehur, por dënimi i Perëndisë është i ashpër
Surah Al-Hajj, Verse 2


وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يُجَٰدِلُ فِي ٱللَّهِ بِغَيۡرِ عِلۡمٖ وَيَتَّبِعُ كُلَّ شَيۡطَٰنٖ مَّرِيدٖ

Ka disa njerëz që polemizojnë për Perëndinë – pa kurrfarë dijenie dhe ndjekin rrugën e çdo djalli rrebel
Surah Al-Hajj, Verse 3


كُتِبَ عَلَيۡهِ أَنَّهُۥ مَن تَوَلَّاهُ فَأَنَّهُۥ يُضِلُّهُۥ وَيَهۡدِيهِ إِلَىٰ عَذَابِ ٱلسَّعِيرِ

e është caktuar për të (djallin), se ai që e bën mik atë (djallin), e shmangë (nga rruga e drejtë) atë, e sjell atë në ënimin e zjarrit
Surah Al-Hajj, Verse 4


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِن كُنتُمۡ فِي رَيۡبٖ مِّنَ ٱلۡبَعۡثِ فَإِنَّا خَلَقۡنَٰكُم مِّن تُرَابٖ ثُمَّ مِن نُّطۡفَةٖ ثُمَّ مِنۡ عَلَقَةٖ ثُمَّ مِن مُّضۡغَةٖ مُّخَلَّقَةٖ وَغَيۡرِ مُخَلَّقَةٖ لِّنُبَيِّنَ لَكُمۡۚ وَنُقِرُّ فِي ٱلۡأَرۡحَامِ مَا نَشَآءُ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗى ثُمَّ نُخۡرِجُكُمۡ طِفۡلٗا ثُمَّ لِتَبۡلُغُوٓاْ أَشُدَّكُمۡۖ وَمِنكُم مَّن يُتَوَفَّىٰ وَمِنكُم مَّن يُرَدُّ إِلَىٰٓ أَرۡذَلِ ٱلۡعُمُرِ لِكَيۡلَا يَعۡلَمَ مِنۢ بَعۡدِ عِلۡمٖ شَيۡـٔٗاۚ وَتَرَى ٱلۡأَرۡضَ هَامِدَةٗ فَإِذَآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡهَا ٱلۡمَآءَ ٱهۡتَزَّتۡ وَرَبَتۡ وَأَنۢبَتَتۡ مِن كُلِّ زَوۡجِۭ بَهِيجٖ

O njerëz, nëse ju dyshoni në ringjalljen (pas vdekjes), dinie se Na ju kemi krijuar juve prej dheut (Ademin), pastaj prej pikës së farës, (spermës) pastaj prej droçkave të gjakut, pastaj prej (copëzës) mishit (embrionit) me formë të plotë ose jo të plotë, për t’ju treguar juve (fuqinë Tonë). Dhe Na, e mbajmë në mitër atë që duam deri në kohën e caktuar. Andaj, ju nxjerrim juve si fëmijë; e pas kësaj, do të arrini ju (fuqinë) më të madhe. Disa nga ju vdesin e disa ngelin deri në kufirin më të ulët të jetës, që mos dijë asgjë nga ajo që ka ditur më parë. Dhe, ti, e sheh tokën e thatë, e kur Ne lëshojmë ujin (të reshurat) në të, ajo lëkundet dhe gufon dhe mbijnë (rritën) gjithfarë lloj bimësh të mrekullueshme
Surah Al-Hajj, Verse 5


ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡحَقُّ وَأَنَّهُۥ يُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَأَنَّهُۥ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

meqë Perëndia ekziston, dhe Ai është – i pushtetshëm për t’i ngjallë të vdekurit, dhe Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë
Surah Al-Hajj, Verse 6


وَأَنَّ ٱلسَّاعَةَ ءَاتِيَةٞ لَّا رَيۡبَ فِيهَا وَأَنَّ ٱللَّهَ يَبۡعَثُ مَن فِي ٱلۡقُبُورِ

dhe, nga se, me të vërtetë, Dita e Kijametit do të vijë. Për të, s’ka dyshim dhe që, në të vërtetë, Perëndia, do t’i ringjallë ata që janë në varre
Surah Al-Hajj, Verse 7


وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يُجَٰدِلُ فِي ٱللَّهِ بِغَيۡرِ عِلۡمٖ وَلَا هُدٗى وَلَا كِتَٰبٖ مُّنِيرٖ

Ka disa njerëz që polemizojnë për Perëndinë – pa kurrfarë dijenie, dhe pa kurrfarë baze dhe pa Libër të shenjtë
Surah Al-Hajj, Verse 8


ثَانِيَ عِطۡفِهِۦ لِيُضِلَّ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۖ لَهُۥ فِي ٱلدُّنۡيَا خِزۡيٞۖ وَنُذِيقُهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ عَذَابَ ٱلۡحَرِيقِ

duke e shtrembëruar kokën, që të shmanget nga rruga e Perëndisë, Ai në këtë botë ka poshtërim, e Ne, në Ditën e Kijametit do t’i japim atij që të shijojë dënimin e flakës
Surah Al-Hajj, Verse 9


ذَٰلِكَ بِمَا قَدَّمَتۡ يَدَاكَ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَيۡسَ بِظَلَّـٰمٖ لِّلۡعَبِيدِ

“Kjo është, ngase kësaj, i kanë prirë duart tuaja, dhe se, Perëndia, në të vërtetë, nuk është i padrejtë ndaj robërve të Tij”
Surah Al-Hajj, Verse 10


وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَعۡبُدُ ٱللَّهَ عَلَىٰ حَرۡفٖۖ فَإِنۡ أَصَابَهُۥ خَيۡرٌ ٱطۡمَأَنَّ بِهِۦۖ وَإِنۡ أَصَابَتۡهُ فِتۡنَةٌ ٱنقَلَبَ عَلَىٰ وَجۡهِهِۦ خَسِرَ ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةَۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡخُسۡرَانُ ٱلۡمُبِينُ

Dhe, ka njerëz që e adhurojnë Perëndinë sipas laverdisë e interesit, që – nëse e përcjellë fati, ai qetësohet, e nëse e goditë fatkeqësia, ai kthehet në mohim; e kështu, e humbë këtë botë dhe tjetrën. Kjo, në të vërtetë, është humbje e qartë
Surah Al-Hajj, Verse 11


يَدۡعُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُۥ وَمَا لَا يَنفَعُهُۥۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلضَّلَٰلُ ٱلۡبَعِيدُ

(Të atillët) i luten, pos Perëndisë, edhe atyreve, të cilët nuk mund t’u sjellin ndonjë dëm, e as nuk mund t’u sjellin ndonjë dobi. Kjo, me të vërtetë, është devijim i madh
Surah Al-Hajj, Verse 12


يَدۡعُواْ لَمَن ضَرُّهُۥٓ أَقۡرَبُ مِن نَّفۡعِهِۦۚ لَبِئۡسَ ٱلۡمَوۡلَىٰ وَلَبِئۡسَ ٱلۡعَشِيرُ

(të atillët) i luten asaj, dëmi i së cilës është më i afërt se dobia. Sa ndihmës i keq që është ai, e sa njerëz të këqinj – janë adhuruesit e tyre
Surah Al-Hajj, Verse 13


إِنَّ ٱللَّهَ يُدۡخِلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَفۡعَلُ مَا يُرِيدُ

Me të vërtetë, Perëndia, i shpie ata, që besojnë dhe punojnë vepra të mira – në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Me të vërtetë, Perëndia punon çka të dojë
Surah Al-Hajj, Verse 14


مَن كَانَ يَظُنُّ أَن لَّن يَنصُرَهُ ٱللَّهُ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِ فَلۡيَمۡدُدۡ بِسَبَبٍ إِلَى ٱلسَّمَآءِ ثُمَّ لۡيَقۡطَعۡ فَلۡيَنظُرۡ هَلۡ يُذۡهِبَنَّ كَيۡدُهُۥ مَا يَغِيظُ

Kush mendon, se Perëndia nuk do të ndihmojë (Muhammedin) në këtë botë dhe në botën tjetër, le të përgatitë një litar (lartë – në tavan të shtëpisë për t’u varrë) dhe le të mendon a ia largon veprimi i tij hidhërimin (për atë vërtetë të Perëndisë ndaj Profetit)
Surah Al-Hajj, Verse 15


وَكَذَٰلِكَ أَنزَلۡنَٰهُ ءَايَٰتِۭ بَيِّنَٰتٖ وَأَنَّ ٱللَّهَ يَهۡدِي مَن يُرِيدُ

Dhe, kështu, Na, ia kemi shpallur atij argumentet e qarta (Kur’anin) dhe Perëndia, me të vërtetë, e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë
Surah Al-Hajj, Verse 16


إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَٱلَّذِينَ هَادُواْ وَٱلصَّـٰبِـِٔينَ وَٱلنَّصَٰرَىٰ وَٱلۡمَجُوسَ وَٱلَّذِينَ أَشۡرَكُوٓاْ إِنَّ ٱللَّهَ يَفۡصِلُ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ

Me të vërtetë, ata që kanë besuar, dhe Hebrënjtë, Sabi’inët, të krishterët, Mexhust (adhuruesit e zjarrit) dhe ata që i bëjnë shok Atij, do t’i gjykojë drejtë Perëndia – në mes tyre, në Ditën e Kijametit. Me të vërtetë, Perëndia është dëshmitar për çdo gjë
Surah Al-Hajj, Verse 17


أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يَسۡجُدُۤ لَهُۥۤ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ وَٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ وَٱلنُّجُومُ وَٱلۡجِبَالُ وَٱلشَّجَرُ وَٱلدَّوَآبُّ وَكَثِيرٞ مِّنَ ٱلنَّاسِۖ وَكَثِيرٌ حَقَّ عَلَيۡهِ ٱلۡعَذَابُۗ وَمَن يُهِنِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن مُّكۡرِمٍۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَفۡعَلُ مَا يَشَآءُ۩

A nuk po sheh ti, se, me të vërtetë, Perëndisë i bëjnë sexhde: ata që gjenden në qiej dhe ata që gjenden në Tokë, edhe Dielli edhe hëna, edhe yjët, edhe malet, edhe drunjtë edhe shtazët dhe shumë nga njerëzit, por shumë (njerëz) meritojnë dënimin. E, kë ta poshtërojë Perëndia, atë askush nuk mund ta bëjë të nderuar. Perëndia, me të vërtetë, punon çka të dojë
Surah Al-Hajj, Verse 18


۞هَٰذَانِ خَصۡمَانِ ٱخۡتَصَمُواْ فِي رَبِّهِمۡۖ فَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ قُطِّعَتۡ لَهُمۡ ثِيَابٞ مِّن نَّارٖ يُصَبُّ مِن فَوۡقِ رُءُوسِهِمُ ٱلۡحَمِيمُ

Këto dy tabore kundërshtarësh, grinden për Zotin e tyre. Ata që nuk kanë besuar, kanë rroba të prera prej zjarrit, e nëpër kokat e tyre do të hedhet ujë i vluar
Surah Al-Hajj, Verse 19


يُصۡهَرُ بِهِۦ مَا فِي بُطُونِهِمۡ وَٱلۡجُلُودُ

do të shkrihen me të (me atë ujë) rropulitë (organet e brendshme) dhe lëkura
Surah Al-Hajj, Verse 20


وَلَهُم مَّقَٰمِعُ مِنۡ حَدِيدٖ

dhe për ta ka kamxhikë prej hekuri
Surah Al-Hajj, Verse 21


كُلَّمَآ أَرَادُوٓاْ أَن يَخۡرُجُواْ مِنۡهَا مِنۡ غَمٍّ أُعِيدُواْ فِيهَا وَذُوقُواْ عَذَابَ ٱلۡحَرِيقِ

Sa herë që përpiqen të dalin nga ai (zjarri), për shkak të brengosjes, do të kthehen në të (duke i rrahur me kamxhikë) dhe (u thuhet atyre): “Shijoni dënimin me djegëje të tmerrshme!”
Surah Al-Hajj, Verse 22


إِنَّ ٱللَّهَ يُدۡخِلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ يُحَلَّوۡنَ فِيهَا مِنۡ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٖ وَلُؤۡلُؤٗاۖ وَلِبَاسُهُمۡ فِيهَا حَرِيرٞ

Me të vërtetë, Perëndia, i shpie ata, që besojnë dhe punojnë vepra të mira – në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata, do të stolisen me bylyzykë të artë dhe inxhi, e rrobat e tyre në të (xhennet), do të jenë prej mëndafshi
Surah Al-Hajj, Verse 23


وَهُدُوٓاْ إِلَى ٱلطَّيِّبِ مِنَ ٱلۡقَوۡلِ وَهُدُوٓاْ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡحَمِيدِ

Ata janë udhëzuar (në këtë jetë) kah fjala e mirë dhe janë udhëzuar në rrugën e Falenderuesit (Perëndisë)
Surah Al-Hajj, Verse 24


إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ ٱلَّذِي جَعَلۡنَٰهُ لِلنَّاسِ سَوَآءً ٱلۡعَٰكِفُ فِيهِ وَٱلۡبَادِۚ وَمَن يُرِدۡ فِيهِ بِإِلۡحَادِۭ بِظُلۡمٖ نُّذِقۡهُ مِنۡ عَذَابٍ أَلِيمٖ

Me të vërtetë, ata që nuk besojnë dhe pengojnë njerëzit nga rruga e Perëndisë dhe Mesxhidil-haramit, të cilin Ne e kemi bërë të njëjtë për të gjithë njerëzit, si për vendasin ashtu edhe për atë që vie nga tjetër vend (vizitori), e kush synon të bëjë në të ndonjë shmangie me të keqe, Na do t’i japim të shijojë dënimin e dhembshëm
Surah Al-Hajj, Verse 25


وَإِذۡ بَوَّأۡنَا لِإِبۡرَٰهِيمَ مَكَانَ ٱلۡبَيۡتِ أَن لَّا تُشۡرِكۡ بِي شَيۡـٔٗا وَطَهِّرۡ بَيۡتِيَ لِلطَّآئِفِينَ وَٱلۡقَآئِمِينَ وَٱلرُّكَّعِ ٱلسُّجُودِ

(Kujtoje, o Muhammed!) kur Na i patëm përgatitur Ibrahimit vendin e faltorës (duke i thënë): “Mos më përshkruaj Mua shok asgjë, dhe pastroje Shtëpinë Time për ata që e vizitojnë, që rrinë aty dhe që bëjnë namaz
Surah Al-Hajj, Verse 26


وَأَذِّن فِي ٱلنَّاسِ بِٱلۡحَجِّ يَأۡتُوكَ رِجَالٗا وَعَلَىٰ كُلِّ ضَامِرٖ يَأۡتِينَ مِن كُلِّ فَجٍّ عَمِيقٖ

dhe ftoi njerëzit në haxhillëk, do të vijnë ata ty – në këmbë dhe (duke shaluar) në çfarëdo deve; duke ardhur prej të gjitha viseve të largëta
Surah Al-Hajj, Verse 27


لِّيَشۡهَدُواْ مَنَٰفِعَ لَهُمۡ وَيَذۡكُرُواْ ٱسۡمَ ٱللَّهِ فِيٓ أَيَّامٖ مَّعۡلُومَٰتٍ عَلَىٰ مَا رَزَقَهُم مِّنۢ بَهِيمَةِ ٱلۡأَنۡعَٰمِۖ فَكُلُواْ مِنۡهَا وَأَطۡعِمُواْ ٱلۡبَآئِسَ ٱلۡفَقِيرَ

që të prezentojnë në dobitë e tyre dhe të përmendin emrin e Perëndisë në ditët e njohura (të therrjes së kurbanit) – të shtazëve me të cilat i ka furnizuar Ai. E, hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër
Surah Al-Hajj, Verse 28


ثُمَّ لۡيَقۡضُواْ تَفَثَهُمۡ وَلۡيُوفُواْ نُذُورَهُمۡ وَلۡيَطَّوَّفُواْ بِٱلۡبَيۡتِ ٱلۡعَتِيقِ

Pastaj, le të heqin ndotësirat nga trupi i tyre dhe le t’i kryejnë zotimet e tyre dhe le të vizitojnë (le të sillen rreth e rrotull) Faltorës së lashtë (të nderuar)
Surah Al-Hajj, Verse 29


ذَٰلِكَۖ وَمَن يُعَظِّمۡ حُرُمَٰتِ ٱللَّهِ فَهُوَ خَيۡرٞ لَّهُۥ عِندَ رَبِّهِۦۗ وَأُحِلَّتۡ لَكُمُ ٱلۡأَنۡعَٰمُ إِلَّا مَا يُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡۖ فَٱجۡتَنِبُواْ ٱلرِّجۡسَ مِنَ ٱلۡأَوۡثَٰنِ وَٱجۡتَنِبُواْ قَوۡلَ ٱلزُّورِ

Këto (janë dispozitat). E, kush respekton dispozitat e Perëndisë, kjo është më mirë për të, te Zoti i tij, - e juve u janë lejuar (ngrënia) e kafshëve, përpos që u janë thënë juve (se janë të ndaluara). Andaj largohuni prej ndotësisë së idhujve dhe largohuni prej fjalëve të rrejshme
Surah Al-Hajj, Verse 30


حُنَفَآءَ لِلَّهِ غَيۡرَ مُشۡرِكِينَ بِهِۦۚ وَمَن يُشۡرِكۡ بِٱللَّهِ فَكَأَنَّمَا خَرَّ مِنَ ٱلسَّمَآءِ فَتَخۡطَفُهُ ٱلطَّيۡرُ أَوۡ تَهۡوِي بِهِ ٱلرِّيحُ فِي مَكَانٖ سَحِيقٖ

duke iu përulur Perëndisë, e duke mos i bërë (asgjë) shok Atij. Kush i bën shok Perëndisë, ai i ngjanë atij që bie nga qielli e që e rrëmben zogu ose që stuhia e erës e ka hedhur në vende të largëta
Surah Al-Hajj, Verse 31


ذَٰلِكَۖ وَمَن يُعَظِّمۡ شَعَـٰٓئِرَ ٱللَّهِ فَإِنَّهَا مِن تَقۡوَى ٱلۡقُلُوبِ

Po, kështu është kjo. E, kush respekton dispozitat e Perëndisë (kurbanin), ky (respektim) është prej zemrave të tyre që i druajnë Perëndisë
Surah Al-Hajj, Verse 32


لَكُمۡ فِيهَا مَنَٰفِعُ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗى ثُمَّ مَحِلُّهَآ إِلَى ٱلۡبَيۡتِ ٱلۡعَتِيقِ

Ju keni nga ato (kafshët) dobi deri në kohë të caktuar; pastaj, vendi i tyre (i therrjes) është te Faltorja e lashtë
Surah Al-Hajj, Verse 33


وَلِكُلِّ أُمَّةٖ جَعَلۡنَا مَنسَكٗا لِّيَذۡكُرُواْ ٱسۡمَ ٱللَّهِ عَلَىٰ مَا رَزَقَهُم مِّنۢ بَهِيمَةِ ٱلۡأَنۡعَٰمِۗ فَإِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞ فَلَهُۥٓ أَسۡلِمُواْۗ وَبَشِّرِ ٱلۡمُخۡبِتِينَ

Për çdo popull (fetar), Na kemi caktuar vend të therrjes së kurbanit, që të përmendin emrin e Perëndisë (kur therrin kafshën), të cilën ua ka dhuruar Ai. Zoti juaj është një Zot, dhe Atij përuljuni (bëhuni muslimanë) dhe sihariqojë të përulurit
Surah Al-Hajj, Verse 34


ٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَجِلَتۡ قُلُوبُهُمۡ وَٱلصَّـٰبِرِينَ عَلَىٰ مَآ أَصَابَهُمۡ وَٱلۡمُقِيمِي ٱلصَّلَوٰةِ وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ

ata, zemrat e të cilëve – kur përmendet Perëndia frikësohen, dhe (sihariqoji) të durueshmit (në çdo veprim) që i godasin ata, dhe ata që bëjnë namaz dhe që ndajnë nga ajo, me çka i kemi furnizuar Ne – ata
Surah Al-Hajj, Verse 35


وَٱلۡبُدۡنَ جَعَلۡنَٰهَا لَكُم مِّن شَعَـٰٓئِرِ ٱللَّهِ لَكُمۡ فِيهَا خَيۡرٞۖ فَٱذۡكُرُواْ ٱسۡمَ ٱللَّهِ عَلَيۡهَا صَوَآفَّۖ فَإِذَا وَجَبَتۡ جُنُوبُهَا فَكُلُواْ مِنۡهَا وَأَطۡعِمُواْ ٱلۡقَانِعَ وَٱلۡمُعۡتَرَّۚ كَذَٰلِكَ سَخَّرۡنَٰهَا لَكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

Dhe (therrjen) e deves e kemi bërë për ju (njërën) nga dispozitat e Perëndisë, dhe ju keni dobi nga ato; andaj, përmendeni emrin e Perëndisë mbi ato (gjatë therrjes), duke u radhitur në këmbë, e kur të bien në tokë (pasi t’i therrni), hani nga to, dhe ushqeni edhe atë që nuk lypë, edhe atë që lypë; kështu i mei nënshtruar Ne ato për ju, për t’u bërë ju falenderues
Surah Al-Hajj, Verse 36


لَن يَنَالَ ٱللَّهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَآؤُهَا وَلَٰكِن يَنَالُهُ ٱلتَّقۡوَىٰ مِنكُمۡۚ كَذَٰلِكَ سَخَّرَهَا لَكُمۡ لِتُكَبِّرُواْ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَىٰكُمۡۗ وَبَشِّرِ ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Te Perëndia nuk arrin as mishi i tyre as gjaku i tyre, por te Ai arrin vepra e mirë – e bërë nga ju, kështu Ai – ua ka nënshtruar juve ato, për ta madhëruar ju Perëndinë, që ju ka udhëzuar (në rrugën e drejtë). Dhe, sihariqoji bamirësit
Surah Al-Hajj, Verse 37


۞إِنَّ ٱللَّهَ يُدَٰفِعُ عَنِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ خَوَّانٖ كَفُورٍ

Perëndia, me të vërtetë, i mbron ata që bindshëm besojnë, Perëndia nuk don asnjë tradhëtar, mohues
Surah Al-Hajj, Verse 38


أُذِنَ لِلَّذِينَ يُقَٰتَلُونَ بِأَنَّهُمۡ ظُلِمُواْۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ نَصۡرِهِمۡ لَقَدِيرٌ

U lejohet (lufta) atyre që janë të sulmuar, ngase ju është bërë zullum atyre – dhe Perëndia, me të vërtetë, është i fuqishëm që t’u ndihmojë
Surah Al-Hajj, Verse 39


ٱلَّذِينَ أُخۡرِجُواْ مِن دِيَٰرِهِم بِغَيۡرِ حَقٍّ إِلَّآ أَن يَقُولُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُۗ وَلَوۡلَا دَفۡعُ ٱللَّهِ ٱلنَّاسَ بَعۡضَهُم بِبَعۡضٖ لَّهُدِّمَتۡ صَوَٰمِعُ وَبِيَعٞ وَصَلَوَٰتٞ وَمَسَٰجِدُ يُذۡكَرُ فِيهَا ٱسۡمُ ٱللَّهِ كَثِيرٗاۗ وَلَيَنصُرَنَّ ٱللَّهُ مَن يَنصُرُهُۥٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ

atyre që janë dëbuar nga vatra e tyre padrejtësisht, vetëm për shkak se thanë: “Zoti ynë është Perëndia. Dhe, sikur Perëndia të mos prapsonte (të keqen) nga një pjesë e njerëzve, nga pjesa tjetër, do të shkatërroheshin manastiret (faltoret e vogla), kishat, sinagoget dhe xhamitë, në të cilat, përmendet shumë emri i Perëndisë. Me të vërtetë, Perëndia e ndihmon atë, i cili ndihmon Ate (fenë islame). Perëndia, me të vërtetë, është i fortë dhe i fuqishëm (u jep pushtet e fuqi)
Surah Al-Hajj, Verse 40


ٱلَّذِينَ إِن مَّكَّنَّـٰهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ أَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُاْ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَمَرُواْ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَنَهَوۡاْ عَنِ ٱلۡمُنكَرِۗ وَلِلَّهِ عَٰقِبَةُ ٱلۡأُمُورِ

atyre, të cilëve, nëse u japim pushtet në Tokë – kryejnë namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë atë që është e mbrapshtë. Dhe, te Perëndia është fundi i çdo gjëje
Surah Al-Hajj, Verse 41


وَإِن يُكَذِّبُوكَ فَقَدۡ كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَعَادٞ وَثَمُودُ

E, nëse ata ty të konsiderojnë për gënjeshtar, - madje edhe para teje i kanë quajtur gënjeshtarë (pejgamberët e vet): populli i Nuhut, edhe Adi, edhe Themudi
Surah Al-Hajj, Verse 42


وَقَوۡمُ إِبۡرَٰهِيمَ وَقَوۡمُ لُوطٖ

dhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit
Surah Al-Hajj, Verse 43


وَأَصۡحَٰبُ مَدۡيَنَۖ وَكُذِّبَ مُوسَىٰۖ فَأَمۡلَيۡتُ لِلۡكَٰفِرِينَ ثُمَّ أَخَذۡتُهُمۡۖ فَكَيۡفَ كَانَ نَكِيرِ

dhe banorët e Medjenit; dhe Musai është konsideruar për gënjeshtar, dhe Unë u kam dhënë afat mohuesve; pastaj i kam dënuar ata, dhe çfarë ka qenë dënimi Ynë
Surah Al-Hajj, Verse 44


فَكَأَيِّن مِّن قَرۡيَةٍ أَهۡلَكۡنَٰهَا وَهِيَ ظَالِمَةٞ فَهِيَ خَاوِيَةٌ عَلَىٰ عُرُوشِهَا وَبِئۡرٖ مُّعَطَّلَةٖ وَقَصۡرٖ مَّشِيدٍ

E, sa e sa vendbanime i kemi shkatërruar Ne, banorët e të cilëve ishin mëkatarë, dhe mbi kulmet e tyre u rrëzuan muret, dhe sa puse mbetën të braktisura, dhe sa pallate të larta të shkretëruara
Surah Al-Hajj, Verse 45


أَفَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَتَكُونَ لَهُمۡ قُلُوبٞ يَعۡقِلُونَ بِهَآ أَوۡ ءَاذَانٞ يَسۡمَعُونَ بِهَاۖ فَإِنَّهَا لَا تَعۡمَى ٱلۡأَبۡصَٰرُ وَلَٰكِن تَعۡمَى ٱلۡقُلُوبُ ٱلَّتِي فِي ٱلصُّدُورِ

Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë e të kenë zemra me të cilat të kuptojnë dhe vesh që të dëgjojnë? Me të vërtetë, nuk i kanë sytë e verbër (në këto gjëra), por u janë të verbëra zemrat e tyre, që i kanë në krahëror
Surah Al-Hajj, Verse 46


وَيَسۡتَعۡجِلُونَكَ بِٱلۡعَذَابِ وَلَن يُخۡلِفَ ٱللَّهُ وَعۡدَهُۥۚ وَإِنَّ يَوۡمًا عِندَ رَبِّكَ كَأَلۡفِ سَنَةٖ مِّمَّا تَعُدُّونَ

Dhe, ata të nxisin ty (që t’ju vijë tyre) dënimi, e Perëndia kurrsesi nuk e then premtimin e Vet. Me të vërtetë, një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas numrimit tuaj (në këtë jetë)
Surah Al-Hajj, Verse 47


وَكَأَيِّن مِّن قَرۡيَةٍ أَمۡلَيۡتُ لَهَا وَهِيَ ظَالِمَةٞ ثُمَّ أَخَذۡتُهَا وَإِلَيَّ ٱلۡمَصِيرُ

Sa e sa vendbanime, të cilave u kam shtyer Unë dënimin duke qenë ata zullumqarë – e prapëseprapë i kam dënuar. E, tek Unë kthehet çdo gjë
Surah Al-Hajj, Verse 48


قُلۡ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّمَآ أَنَا۠ لَكُمۡ نَذِيرٞ مُّبِينٞ

Thuaj (o Muhammed): “O njerëz, unë jam për ju vetëm paralajmërues i qartë!”
Surah Al-Hajj, Verse 49


فَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَرِزۡقٞ كَرِيمٞ

Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, për ta ka falje dhe dhunti fisnike
Surah Al-Hajj, Verse 50


وَٱلَّذِينَ سَعَوۡاْ فِيٓ ءَايَٰتِنَا مُعَٰجِزِينَ أُوْلَـٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَحِيمِ

e ata që përpiqen t’i mohojnë argumentet Tona, duke supozuar se nuk do të mund t’i dënojmë, janë banorë të xhehennemit
Surah Al-Hajj, Verse 51


وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ مِن رَّسُولٖ وَلَا نَبِيٍّ إِلَّآ إِذَا تَمَنَّىٰٓ أَلۡقَى ٱلشَّيۡطَٰنُ فِيٓ أُمۡنِيَّتِهِۦ فَيَنسَخُ ٱللَّهُ مَا يُلۡقِي ٱلشَّيۡطَٰنُ ثُمَّ يُحۡكِمُ ٱللَّهُ ءَايَٰتِهِۦۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ

Dhe, Ne, nuk kemi dërguar para teje, asnjë të dërguar, e asnjë pejgamberë – që kur dëshironte ai (i dërguari), djalli të mos hedhte ndonjë (parashikim) në dëshirën e tij; e Perëndia largonte atë që e hedhte djalli, e pastaj i forconte argumentet e Veta. Perëndia është i Plotëdijëshëm dhe i Gjithëdijshëm
Surah Al-Hajj, Verse 52


لِّيَجۡعَلَ مَا يُلۡقِي ٱلشَّيۡطَٰنُ فِتۡنَةٗ لِّلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ وَٱلۡقَاسِيَةِ قُلُوبُهُمۡۗ وَإِنَّ ٱلظَّـٰلِمِينَ لَفِي شِقَاقِۭ بَعِيدٖ

(Perëndia don) të bëjë atë që e hedhë djalli, sprovë për ata, zemrat e të cilëve janë të sëmura dhe për ata, zemrat e të cilëve janë të egra. Me të vërtetë, zullumqarët janë në përçarje të madhe
Surah Al-Hajj, Verse 53


وَلِيَعۡلَمَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ أَنَّهُ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَيُؤۡمِنُواْ بِهِۦ فَتُخۡبِتَ لَهُۥ قُلُوبُهُمۡۗ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهَادِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ

dhe (Perëndia don që) të dinë ata, të cilëve u është dhënë dijenia, se ai (Kur’ani), është e Vërteta nga Zoti yt, e që ta besojnë atë dhe që zemrat e tyre të priren në të. Me të vërtetë, Perëndia i udhëzon besimtarët në rrugën e drejtë
Surah Al-Hajj, Verse 54


وَلَا يَزَالُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي مِرۡيَةٖ مِّنۡهُ حَتَّىٰ تَأۡتِيَهُمُ ٱلسَّاعَةُ بَغۡتَةً أَوۡ يَأۡتِيَهُمۡ عَذَابُ يَوۡمٍ عَقِيمٍ

E, ata që mohojnë, vazhdojnë të dyshojnë në të (Kur’an), derisa të mos u arrijë atyre çasti i papritur (vdekja), ose (derisa të mos arrijë dënimi i tyre) në Ditën e fundit
Surah Al-Hajj, Verse 55


ٱلۡمُلۡكُ يَوۡمَئِذٖ لِّلَّهِ يَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡۚ فَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ فِي جَنَّـٰتِ ٱلنَّعِيمِ

I tërë pushteti, atë ditë i përket Perëndisë. Ai do të gjykojë në mes tyre: ata që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, do të gjenden në kopshtet e dhuntive
Surah Al-Hajj, Verse 56


وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا فَأُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٞ مُّهِينٞ

e ata që nuk besojnë dhe i përgënjeshtrojnë ajetet Tona, për ta ka dënim të poshtëruar
Surah Al-Hajj, Verse 57


وَٱلَّذِينَ هَاجَرُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ ثُمَّ قُتِلُوٓاْ أَوۡ مَاتُواْ لَيَرۡزُقَنَّهُمُ ٱللَّهُ رِزۡقًا حَسَنٗاۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهُوَ خَيۡرُ ٱلرَّـٰزِقِينَ

Dhe ata, që kanë emigruar në rrugën e Perëndisë, e kanë rënë dëshmorë, apo kanë vdekur, me siguri do t’i furnizojë Perëndia me shpërblim të mirë. Dhe, me të vërtetë, Perëndia është furnizuesi (dhuruesi) më i mirë
Surah Al-Hajj, Verse 58


لَيُدۡخِلَنَّهُم مُّدۡخَلٗا يَرۡضَوۡنَهُۥۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَعَلِيمٌ حَلِيمٞ

Ai do t’i shpie ata, në vendin ku, me të vërtetë, do të jenë të kënaqur! Perëndia me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i butë
Surah Al-Hajj, Verse 59


۞ذَٰلِكَۖ وَمَنۡ عَاقَبَ بِمِثۡلِ مَا عُوقِبَ بِهِۦ ثُمَّ بُغِيَ عَلَيۡهِ لَيَنصُرَنَّهُ ٱللَّهُۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفُورٞ

Po, kështu është kjo! Kush dënon aq sa është dëmtuar ai me të, e pastaj përsëri i bëhet zullum atij, Perëndia, me siguri, do ta ndihmojë atë. Me të vërtetë, Perëndia është shlyes i mëkateve dhe falës
Surah Al-Hajj, Verse 60


ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ يُولِجُ ٱلَّيۡلَ فِي ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِي ٱلَّيۡلِ وَأَنَّ ٱللَّهَ سَمِيعُۢ بَصِيرٞ

Po, kështu është kjo! E, Perëndia, me të vërtetë, e shtie natën në ditë, e ditën në natë (e ndërron gjatësinë në mes tyre), dhe Perëndia, i dëgjon dhe i sheh të gjitha
Surah Al-Hajj, Verse 61


ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ هُوَ ٱلۡبَٰطِلُ وَأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡكَبِيرُ

Po, kështu është kjo! Që Perëndia, me të vërtetë, është Ai, që ekziston, e që, të gjitha ato që ata i adhurojnë, përpos Tij, janë të paekzistueshme. Dhe, padyshim, Perëndia është i lartësuar dhe i madh
Surah Al-Hajj, Verse 62


أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَتُصۡبِحُ ٱلۡأَرۡضُ مُخۡضَرَّةًۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَطِيفٌ خَبِيرٞ

A nuk sheh ti se Perëndia lëshon shiun nga qielli, e toka gjelbërohet. Me të vërtetë, Perëndia është i butë dhe i dijshëm për çdo gjë
Surah Al-Hajj, Verse 63


لَّهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهُوَ ٱلۡغَنِيُّ ٱلۡحَمِيدُ

të Tija janë gjithë çka ka në qiej dhe gjithë ç’ka në Tokë! Me të vërtetë, Perëndia nuk ka nevojë për asgjë, dhe vetëm Ai është i denjë për falenderim
Surah Al-Hajj, Verse 64


أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ سَخَّرَ لَكُم مَّا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَٱلۡفُلۡكَ تَجۡرِي فِي ٱلۡبَحۡرِ بِأَمۡرِهِۦ وَيُمۡسِكُ ٱلسَّمَآءَ أَن تَقَعَ عَلَى ٱلۡأَرۡضِ إِلَّا بِإِذۡنِهِۦٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِٱلنَّاسِ لَرَءُوفٞ رَّحِيمٞ

A nuk sheh ti, se Perëndia, me të vërtetë, ka bërë për ju ato që janë në Tokë. Dhe, anijen që lundron nëpër det, me urdhërin e Tij. Dhe Ai mban qiellin që të mos bie në Tokë, vetëm me lejen e Tij. Me të vërtetë, Perëndia është i butë dhe mëshirues për njerëzit
Surah Al-Hajj, Verse 65


وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَحۡيَاكُمۡ ثُمَّ يُمِيتُكُمۡ ثُمَّ يُحۡيِيكُمۡۗ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَكَفُورٞ

Ai, ju jep jetë, dh pastaj do t’ju bëjë të vdekur, e pastaj do t’ju ringjallë. Me të vërtetë, njeriu (mohues) është jomirënjohës
Surah Al-Hajj, Verse 66


لِّكُلِّ أُمَّةٖ جَعَلۡنَا مَنسَكًا هُمۡ نَاسِكُوهُۖ فَلَا يُنَٰزِعُنَّكَ فِي ٱلۡأَمۡرِۚ وَٱدۡعُ إِلَىٰ رَبِّكَۖ إِنَّكَ لَعَلَىٰ هُدٗى مُّسۡتَقِيمٖ

Na, për çdo popull kemi hartuar dispozita fetare, e ata shkojnë sipas tyre, dhe mos lejo, kurrsesi që të bëjnë polëmikë me ty, - për atë çështje. Dhe thirri ti (ata) te Zoti yt! Ti, me të vërtetë, je në rrugën e drejtë
Surah Al-Hajj, Verse 67


وَإِن جَٰدَلُوكَ فَقُلِ ٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا تَعۡمَلُونَ

E, nëse ata grinden me ty, thuaju: “Perëndia di më së miri atë që e punoni ju”
Surah Al-Hajj, Verse 68


ٱللَّهُ يَحۡكُمُ بَيۡنَكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كُنتُمۡ فِيهِ تَخۡتَلِفُونَ

Perëndia, do të gjykojë në mesh jush – në Ditën e Kijametit, për konfliktet që keni pasur
Surah Al-Hajj, Verse 69


أَلَمۡ تَعۡلَمۡ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّ ذَٰلِكَ فِي كِتَٰبٍۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ

A nuk din ti, se Perëndisë – i është e njohur çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, të gjitha këto, për Perëndinë janë lehtë
Surah Al-Hajj, Verse 70


وَيَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَمۡ يُنَزِّلۡ بِهِۦ سُلۡطَٰنٗا وَمَا لَيۡسَ لَهُم بِهِۦ عِلۡمٞۗ وَمَا لِلظَّـٰلِمِينَ مِن نَّصِيرٖ

Dhe, adhurojnë përpos Perëndisë – (atë), të cilën, Ai nuk u ka dërguar atyre asnjë argument, dhe për atë, që ata nuk kanë kurrfarë dijenie. E, zullumqarët, nuk kanë kurrfarë ndihmësi
Surah Al-Hajj, Verse 71


وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٖ تَعۡرِفُ فِي وُجُوهِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلۡمُنكَرَۖ يَكَادُونَ يَسۡطُونَ بِٱلَّذِينَ يَتۡلُونَ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتِنَاۗ قُلۡ أَفَأُنَبِّئُكُم بِشَرّٖ مِّن ذَٰلِكُمُۚ ٱلنَّارُ وَعَدَهَا ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ

E, kur t’ju lexohen atyre ajetet Tona të qarta, ti, do të vërejsh në fytyrat e atyre që nuk besojnë – pakënaqësinë e madhe; ata duan të vërsulen ndaj atyre, që i lexojnë ajetet Tona. Thuaj: “A doni t’ju tregoj juve se çka është më e keqe se ajo? – Zjarri! Perëndia, ua ka premtuar atyre që nuk besojnë. E, sa vendbanim i shëmtuar që është ai!”
Surah Al-Hajj, Verse 72


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ضُرِبَ مَثَلٞ فَٱسۡتَمِعُواْ لَهُۥٓۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَن يَخۡلُقُواْ ذُبَابٗا وَلَوِ ٱجۡتَمَعُواْ لَهُۥۖ وَإِن يَسۡلُبۡهُمُ ٱلذُّبَابُ شَيۡـٔٗا لَّا يَسۡتَنقِذُوهُ مِنۡهُۚ ضَعُفَ ٱلطَّالِبُ وَٱلۡمَطۡلُوبُ

O njerëz, ja një shembull, e dëgjojeni atë: “Ata, të cilët, përpos Perëndisë, i adhuroni ju, nuk mund të krijojnë – kurrsesi asnjë mizë, madje – edhe nëse tubohen për këtë (krijimin e mizës). E, nëse miza, u merr atyre diçka, nuk do të mund ta marrin (ata) nga ajo. I dobët është adhuruesi (i tjetërkujt, pos Perëndisë), por edhe i adhuruari – (pos Perëndisë)
Surah Al-Hajj, Verse 73


مَا قَدَرُواْ ٱللَّهَ حَقَّ قَدۡرِهِۦٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ

Ata, nuk e njohin Perëndinë sa duhet, e Perëndia, me të vërtetë, është i fortë dhe i fuqishëm
Surah Al-Hajj, Verse 74


ٱللَّهُ يَصۡطَفِي مِنَ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةِ رُسُلٗا وَمِنَ ٱلنَّاسِۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعُۢ بَصِيرٞ

Perëndia i zgjedh pejgamberët nga engjëjt dhe njerëzit; me të vërtetë, Perëndia i dëgjon dhe i sheh të gjitha
Surah Al-Hajj, Verse 75


يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡۚ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرۡجَعُ ٱلۡأُمُورُ

(Ai) di ç’ka para tyre dhe ç’ka pas tyre, dhe te Perëndia, kthehen të gjitha gjërat
Surah Al-Hajj, Verse 76


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱرۡكَعُواْ وَٱسۡجُدُواْۤ وَٱعۡبُدُواْ رَبَّكُمۡ وَٱفۡعَلُواْ ٱلۡخَيۡرَ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ۩

O besimtarë! Bëni ruqu, bëni sexhde, adhuronie Zotin tuaj, dhe punoni vepra të mira për të arritur shpëtimin
Surah Al-Hajj, Verse 77


وَجَٰهِدُواْ فِي ٱللَّهِ حَقَّ جِهَادِهِۦۚ هُوَ ٱجۡتَبَىٰكُمۡ وَمَا جَعَلَ عَلَيۡكُمۡ فِي ٱلدِّينِ مِنۡ حَرَجٖۚ مِّلَّةَ أَبِيكُمۡ إِبۡرَٰهِيمَۚ هُوَ سَمَّىٰكُمُ ٱلۡمُسۡلِمِينَ مِن قَبۡلُ وَفِي هَٰذَا لِيَكُونَ ٱلرَّسُولُ شَهِيدًا عَلَيۡكُمۡ وَتَكُونُواْ شُهَدَآءَ عَلَى ٱلنَّاسِۚ فَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱعۡتَصِمُواْ بِٱللَّهِ هُوَ مَوۡلَىٰكُمۡۖ فَنِعۡمَ ٱلۡمَوۡلَىٰ وَنِعۡمَ ٱلنَّصِيرُ

Dhe, luftoni në rrugën e Perëndisë, ashtu si duhet luftuar. Ai, ju ka zgjedhë dhe nuk ju ka bërë juve në fé kurrfarë vështirësie – ashtu si (ka qenë) në fenë e babës suaj, Ibrahimit. Ai (Perëndia), ju ka quajtur muslimanë – qysh më parë, por edhe në këtë (Kur’an), që pejgamberi të jetë dëshmitar i juaj, dhe që ju të jeni dëshmitar të njerëzve tjerë. Andaj, faleni namazin dhe jepni zeqatin dhe mbështetuni te Perëndia! Ai është mbrojtës i juaj. E, sa mbrojtës dhe ndihmës i mrekullueshëm është Ai
Surah Al-Hajj, Verse 78


Author: Hasan Efendi Nahi


<< Surah 21
>> Surah 23

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai