Surah Al-Mumenoon - Albanian Translation by Hassan Nahi
قَدۡ أَفۡلَحَ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ
Me te vertete, jane te shpetuar besimtaret
Surah Al-Mumenoon, Verse 1
ٱلَّذِينَ هُمۡ فِي صَلَاتِهِمۡ خَٰشِعُونَ
te cilet jane te perulur ne namazin e tyre
Surah Al-Mumenoon, Verse 2
وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَنِ ٱللَّغۡوِ مُعۡرِضُونَ
te cilet shmangen nga fjalet e kota
Surah Al-Mumenoon, Verse 3
وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِلزَّكَوٰةِ فَٰعِلُونَ
te cilet japin zekatin
Surah Al-Mumenoon, Verse 4
وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِفُرُوجِهِمۡ حَٰفِظُونَ
te cilet e ruajne nderin e tyre (nga marredheniet e jashteligjshme)
Surah Al-Mumenoon, Verse 5
إِلَّا عَلَىٰٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ أَوۡ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ فَإِنَّهُمۡ غَيۡرُ مَلُومِينَ
pervecse me grate e tyre ose me skllavet qe kane ne zoterim dhe, per kete, nuk jane fajtore
Surah Al-Mumenoon, Verse 6
فَمَنِ ٱبۡتَغَىٰ وَرَآءَ ذَٰلِكَ فَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡعَادُونَ
ndersa ata qe kerkojne pertej kesaj, pikerisht ata jane shkeles (te kufijve)
Surah Al-Mumenoon, Verse 7
وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِأَمَٰنَٰتِهِمۡ وَعَهۡدِهِمۡ رَٰعُونَ
te cilet u permbahen amaneteve dhe detyrimeve te marra
Surah Al-Mumenoon, Verse 8
وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَوَٰتِهِمۡ يُحَافِظُونَ
dhe te cilet i kryejne rregullisht faljet
Surah Al-Mumenoon, Verse 9
أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡوَٰرِثُونَ
Pikerisht ata do te jene trashegimtaret
Surah Al-Mumenoon, Verse 10
ٱلَّذِينَ يَرِثُونَ ٱلۡفِرۡدَوۡسَ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ
qe do ta trashegojne Firdeusin, ku do te qendrojne perjetesisht
Surah Al-Mumenoon, Verse 11
وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ مِن سُلَٰلَةٖ مِّن طِينٖ
Me te vertete, Ne e kemi krijuar njeriun prej palces se baltes
Surah Al-Mumenoon, Verse 12
ثُمَّ جَعَلۡنَٰهُ نُطۡفَةٗ فِي قَرَارٖ مَّكِينٖ
e pastaj, e beme ate pike fare dhe e vume ne nje vend te sigurt (miter)
Surah Al-Mumenoon, Verse 13
ثُمَّ خَلَقۡنَا ٱلنُّطۡفَةَ عَلَقَةٗ فَخَلَقۡنَا ٱلۡعَلَقَةَ مُضۡغَةٗ فَخَلَقۡنَا ٱلۡمُضۡغَةَ عِظَٰمٗا فَكَسَوۡنَا ٱلۡعِظَٰمَ لَحۡمٗا ثُمَّ أَنشَأۡنَٰهُ خَلۡقًا ءَاخَرَۚ فَتَبَارَكَ ٱللَّهُ أَحۡسَنُ ٱلۡخَٰلِقِينَ
E mandej, piken e fares e beme drocke gjaku, e pastaj e beme copez mishi pa forme; mandej, me ate mish beme eshtrat, pastaj i veshem eshtrat me mish dhe pastaj e beme ate (njeriun) krijese tjeter (duke i futur shpirtin). Qofte lartesuar Allahu, Krijuesi me i persosur
Surah Al-Mumenoon, Verse 14
ثُمَّ إِنَّكُم بَعۡدَ ذَٰلِكَ لَمَيِّتُونَ
Mandej, pas kesaj ju do te vdisni
Surah Al-Mumenoon, Verse 15
ثُمَّ إِنَّكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ تُبۡعَثُونَ
pastaj, ju me siguri qe do te ringjalleni ne Diten e Kiametit
Surah Al-Mumenoon, Verse 16
وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا فَوۡقَكُمۡ سَبۡعَ طَرَآئِقَ وَمَا كُنَّا عَنِ ٱلۡخَلۡقِ غَٰفِلِينَ
Ne kemi krijuar mbi ju shtate qiej dhe nuk jemi te pakujdesshem ndaj krijesave Tona
Surah Al-Mumenoon, Verse 17
وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءَۢ بِقَدَرٖ فَأَسۡكَنَّـٰهُ فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَإِنَّا عَلَىٰ ذَهَابِۭ بِهِۦ لَقَٰدِرُونَ
Ne zbresim uje nga qielli me mase te caktuar, pastaj e depozitojme ate ne Toke. Por, nese deshirojme, Ne jemi ne gjendje ta heqim ate teresisht
Surah Al-Mumenoon, Verse 18
فَأَنشَأۡنَا لَكُم بِهِۦ جَنَّـٰتٖ مِّن نَّخِيلٖ وَأَعۡنَٰبٖ لَّكُمۡ فِيهَا فَوَٰكِهُ كَثِيرَةٞ وَمِنۡهَا تَأۡكُلُونَ
Nepermjet tij (ujit), Ne bejme per ju kopshte hurmash dhe rrushi, ku ka shume fruta per te ngrene
Surah Al-Mumenoon, Verse 19
وَشَجَرَةٗ تَخۡرُجُ مِن طُورِ سَيۡنَآءَ تَنۢبُتُ بِٱلدُّهۡنِ وَصِبۡغٖ لِّلۡأٓكِلِينَ
si dhe pemen[217] qe rritet ne malin e Sinait e qe u jep vaj dhe melmese, atyre qe e hane
Surah Al-Mumenoon, Verse 20
وَإِنَّ لَكُمۡ فِي ٱلۡأَنۡعَٰمِ لَعِبۡرَةٗۖ نُّسۡقِيكُم مِّمَّا فِي بُطُونِهَا وَلَكُمۡ فِيهَا مَنَٰفِعُ كَثِيرَةٞ وَمِنۡهَا تَأۡكُلُونَ
Vertet, edhe te bagetite per ju ka shenja (per te medituar): ju pini ate qe gjendet ne barkun e tyre, hani mishin e tyre, nxirrni shume dobi te tjera
Surah Al-Mumenoon, Verse 21
وَعَلَيۡهَا وَعَلَى ٱلۡفُلۡكِ تُحۡمَلُونَ
dhe udhetoni me ato, ashtu sic udhetoni me anije
Surah Al-Mumenoon, Verse 22
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ فَقَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓۚ أَفَلَا تَتَّقُونَ
Ne e derguam Nuhun te populli i tij dhe ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjeter te vertete pervec Tij, valle, a nuk keni frike (prej Tij)?”
Surah Al-Mumenoon, Verse 23
فَقَالَ ٱلۡمَلَؤُاْ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦ مَا هَٰذَآ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ يُرِيدُ أَن يَتَفَضَّلَ عَلَيۡكُمۡ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَأَنزَلَ مَلَـٰٓئِكَةٗ مَّا سَمِعۡنَا بِهَٰذَا فِيٓ ءَابَآئِنَا ٱلۡأَوَّلِينَ
Por paria e popullit te tij, qe nuk besonte, tha: “Ky eshte vecse njeri si ju e do vetem te madherohet mbi ju. Sikur te kishte dashur Allahu, do te dergonte engjej; nuk kemi degjuar dicka te tille nga te paret tane te lashte
Surah Al-Mumenoon, Verse 24
إِنۡ هُوَ إِلَّا رَجُلُۢ بِهِۦ جِنَّةٞ فَتَرَبَّصُواْ بِهِۦ حَتَّىٰ حِينٖ
ai eshte njeri i marre, andaj lereni ate njefare kohe!”
Surah Al-Mumenoon, Verse 25
قَالَ رَبِّ ٱنصُرۡنِي بِمَا كَذَّبُونِ
(Nuhu) tha: “O Zoti im, me ndihmo, sepse ata me quajne per genjeshtar!”
Surah Al-Mumenoon, Verse 26
فَأَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡهِ أَنِ ٱصۡنَعِ ٱلۡفُلۡكَ بِأَعۡيُنِنَا وَوَحۡيِنَا فَإِذَا جَآءَ أَمۡرُنَا وَفَارَ ٱلتَّنُّورُ فَٱسۡلُكۡ فِيهَا مِن كُلّٖ زَوۡجَيۡنِ ٱثۡنَيۡنِ وَأَهۡلَكَ إِلَّا مَن سَبَقَ عَلَيۡهِ ٱلۡقَوۡلُ مِنۡهُمۡۖ وَلَا تُخَٰطِبۡنِي فِي ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ إِنَّهُم مُّغۡرَقُونَ
Dhe Ne i shpallem atij: “Nderto anijen nen Syte (mbikeqyrjen) dhe frymezimin Tone e, kur te vije urdhri Yne e te vershoje uji nga furra, ngarko ne anije prej cdo lloj gjallese nga nje cift dhe familjen tende, pervec atyre qe jane denuar te humbasin, dhe mos M’u drejto per ata qe kane bere te keqija se ata, me te vertete, do te fundosen
Surah Al-Mumenoon, Verse 27
فَإِذَا ٱسۡتَوَيۡتَ أَنتَ وَمَن مَّعَكَ عَلَى ٱلۡفُلۡكِ فَقُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي نَجَّىٰنَا مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّـٰلِمِينَ
Kur te hipesh ne barke ti dhe ata qe jane me ty, thuaj: “Qofte lavderuar Allahu, i cili na shpetoi prej popullit keqberes”
Surah Al-Mumenoon, Verse 28
وَقُل رَّبِّ أَنزِلۡنِي مُنزَلٗا مُّبَارَكٗا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡمُنزِلِينَ
Dhe thuaj: “Zoti im, me zbarko ne vend te bekuar, se Ti je me i miri per te na zbarkuar.”
Surah Al-Mumenoon, Verse 29
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ وَإِن كُنَّا لَمُبۡتَلِينَ
Sigurisht qe keto ishin shenja. Ne te vertete, jemi Ne qe i veme ne prove (njerezit)
Surah Al-Mumenoon, Verse 30
ثُمَّ أَنشَأۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِمۡ قَرۡنًا ءَاخَرِينَ
Pas tyre, Ne krijuam nje brez tjeter
Surah Al-Mumenoon, Verse 31
فَأَرۡسَلۡنَا فِيهِمۡ رَسُولٗا مِّنۡهُمۡ أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓۚ أَفَلَا تَتَّقُونَ
Atyre u cuam nje te derguar nga gjiri i tyre, qe u tha: “Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjeter, pervec Tij! Valle a nuk frikesoheni?!”
Surah Al-Mumenoon, Verse 32
وَقَالَ ٱلۡمَلَأُ مِن قَوۡمِهِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِلِقَآءِ ٱلۡأٓخِرَةِ وَأَتۡرَفۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا مَا هَٰذَآ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ يَأۡكُلُ مِمَّا تَأۡكُلُونَ مِنۡهُ وَيَشۡرَبُ مِمَّا تَشۡرَبُونَ
Por paria e popullit te tij, e cila nuk besonte dhe e mohonte takimin ne boten tjeter dhe, se ciles, i kishim dhene te mira ne kete bote, tha: “Ky eshte vetem njeri si ju, ha nga ato qe hani edhe ju dhe pi nga ato qe pini edhe ju
Surah Al-Mumenoon, Verse 33
وَلَئِنۡ أَطَعۡتُم بَشَرٗا مِّثۡلَكُمۡ إِنَّكُمۡ إِذٗا لَّخَٰسِرُونَ
Nese ju i bindeni nje njeriu si ju, me siguri, do te jeni te humbur
Surah Al-Mumenoon, Verse 34
أَيَعِدُكُمۡ أَنَّكُمۡ إِذَا مِتُّمۡ وَكُنتُمۡ تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَنَّكُم مُّخۡرَجُونَ
A ju premton ai qe, kur te vdisni e te beheni pluhur dhe eshtra, do te ringjalleni vertet
Surah Al-Mumenoon, Verse 35
۞هَيۡهَاتَ هَيۡهَاتَ لِمَا تُوعَدُونَ
Sa premtim qesharak qe eshte
Surah Al-Mumenoon, Verse 36
إِنۡ هِيَ إِلَّا حَيَاتُنَا ٱلدُّنۡيَا نَمُوتُ وَنَحۡيَا وَمَا نَحۡنُ بِمَبۡعُوثِينَ
Nuk ka jete tjeter pervec jetes se kesaj bote, ne jetojme e vdesim e nuk do te ringjallemi me
Surah Al-Mumenoon, Verse 37
إِنۡ هُوَ إِلَّا رَجُلٌ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗا وَمَا نَحۡنُ لَهُۥ بِمُؤۡمِنِينَ
Ai eshte vetem nje njeri qe trillon genjeshtra per Allahun, prandaj nuk i besojme atij.”
Surah Al-Mumenoon, Verse 38
قَالَ رَبِّ ٱنصُرۡنِي بِمَا كَذَّبُونِ
(I derguari) tha: “O Zoti im, me ndihmo, sepse ata me akuzojne se genjej!”
Surah Al-Mumenoon, Verse 39
قَالَ عَمَّا قَلِيلٖ لَّيُصۡبِحُنَّ نَٰدِمِينَ
(Allahu) tha: “Se shpejti do te pendohen!”
Surah Al-Mumenoon, Verse 40
فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّيۡحَةُ بِٱلۡحَقِّ فَجَعَلۡنَٰهُمۡ غُثَآءٗۚ فَبُعۡدٗا لِّلۡقَوۡمِ ٱلظَّـٰلِمِينَ
E, me te drejte i kaploi ata nje ze i tmerrshem dhe Ne i beme si gjethe te fishkura. Larg qofte (nga meshira e Allahut) populli keqberes
Surah Al-Mumenoon, Verse 41
ثُمَّ أَنشَأۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِمۡ قُرُونًا ءَاخَرِينَ
Pas tyre, Ne krijuam brezni te reja
Surah Al-Mumenoon, Verse 42
مَا تَسۡبِقُ مِنۡ أُمَّةٍ أَجَلَهَا وَمَا يَسۡتَـٔۡخِرُونَ
Asnje popull nuk mund ta shpejtoje apo ta ngadalesoje kohen e caktuar per te
Surah Al-Mumenoon, Verse 43
ثُمَّ أَرۡسَلۡنَا رُسُلَنَا تَتۡرَاۖ كُلَّ مَا جَآءَ أُمَّةٗ رَّسُولُهَا كَذَّبُوهُۖ فَأَتۡبَعۡنَا بَعۡضَهُم بَعۡضٗا وَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَحَادِيثَۚ فَبُعۡدٗا لِّقَوۡمٖ لَّا يُؤۡمِنُونَ
Ne i kemi nisur te derguarit Tane njeri pas tjetrit. Sa here qe nje i derguar i shkonte ndonje populli, ate e quanin genjeshtar! Prandaj Ne i kemi bere ata (popuj) te ndjekin njeri-tjetrin (ne shkaterrim) dhe i kemi bere histori qe rrefehen. Qofte larg (nga meshira e Allahut) populli qe nuk beson
Surah Al-Mumenoon, Verse 44
ثُمَّ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ وَأَخَاهُ هَٰرُونَ بِـَٔايَٰتِنَا وَسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٍ
Pastaj derguam Musain dhe vellane e tij, Harunin, me mrekullite Tona dhe autoritet te qarte
Surah Al-Mumenoon, Verse 45
إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِۦ فَٱسۡتَكۡبَرُواْ وَكَانُواْ قَوۡمًا عَالِينَ
te Faraoni dhe paria e tij, por ata ishin njerez arrogante dhe nuk i pranuan
Surah Al-Mumenoon, Verse 46
فَقَالُوٓاْ أَنُؤۡمِنُ لِبَشَرَيۡنِ مِثۡلِنَا وَقَوۡمُهُمَا لَنَا عَٰبِدُونَ
Ata thane: “Valle a t’u besojme dy njerezve qe jane si ne, nderkohe qe populli i tyre na sherben neve?!”
Surah Al-Mumenoon, Verse 47
فَكَذَّبُوهُمَا فَكَانُواْ مِنَ ٱلۡمُهۡلَكِينَ
Keshtu, ata te dy[218] i shpallen per genjeshtare, andaj ishin nga te shkaterruarit
Surah Al-Mumenoon, Verse 48
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ لَعَلَّهُمۡ يَهۡتَدُونَ
Ne te vertete, Ne i dhame Librin (Teuratin) Musait, qe ata te udhezohen ne rruge te drejte
Surah Al-Mumenoon, Verse 49
وَجَعَلۡنَا ٱبۡنَ مَرۡيَمَ وَأُمَّهُۥٓ ءَايَةٗ وَءَاوَيۡنَٰهُمَآ إِلَىٰ رَبۡوَةٖ ذَاتِ قَرَارٖ وَمَعِينٖ
Ne e beme birin e Merjemes dhe nenen e tij mrekulli per njerezimin dhe i strehuam rreze nje kodre te qete me burime uji
Surah Al-Mumenoon, Verse 50
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلرُّسُلُ كُلُواْ مِنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَٱعۡمَلُواْ صَٰلِحًاۖ إِنِّي بِمَا تَعۡمَلُونَ عَلِيمٞ
O te derguar! Hani nga te lejuarat dhe beni vepra te mira! Vertet, Une e di mire cfare beni ju
Surah Al-Mumenoon, Verse 51
وَإِنَّ هَٰذِهِۦٓ أُمَّتُكُمۡ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ وَأَنَا۠ رَبُّكُمۡ فَٱتَّقُونِ
Vertet, kjo feja juaj eshte nje fe e vetme, ndersa Une jam Zoti juaj, andaj frikesohuni prej Meje
Surah Al-Mumenoon, Verse 52
فَتَقَطَّعُوٓاْ أَمۡرَهُم بَيۡنَهُمۡ زُبُرٗاۖ كُلُّ حِزۡبِۭ بِمَا لَدَيۡهِمۡ فَرِحُونَ
Por ata (popuj ku u cuan te derguarit) u ndane ne grupe ne ceshtje te fese se tyre. Cdo grup ishte i kenaqur me ate qe kishte
Surah Al-Mumenoon, Verse 53
فَذَرۡهُمۡ فِي غَمۡرَتِهِمۡ حَتَّىٰ حِينٍ
andaj, leri ata ne padijen e tyre per njefare kohe
Surah Al-Mumenoon, Verse 54
أَيَحۡسَبُونَ أَنَّمَا نُمِدُّهُم بِهِۦ مِن مَّالٖ وَبَنِينَ
A mos mendojne ata qe Ne, duke u ardhur ne ndihme me pasuri dhe djem
Surah Al-Mumenoon, Verse 55
نُسَارِعُ لَهُمۡ فِي ٱلۡخَيۡرَٰتِۚ بَل لَّا يَشۡعُرُونَ
po nxitojme drejt tyre me te mira?! Kurrsesi, por ata nuk jane te vetedijshem (per kete)
Surah Al-Mumenoon, Verse 56
إِنَّ ٱلَّذِينَ هُم مِّنۡ خَشۡيَةِ رَبِّهِم مُّشۡفِقُونَ
Me te vertete, ata qe dridhen nga frika e Zotit te tyre
Surah Al-Mumenoon, Verse 57
وَٱلَّذِينَ هُم بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ يُؤۡمِنُونَ
qe besojne ne shpalljet e Zotit te tyre
Surah Al-Mumenoon, Verse 58
وَٱلَّذِينَ هُم بِرَبِّهِمۡ لَا يُشۡرِكُونَ
qe nuk i shoqerojne asgje (ne adhurim) Zotit te tyre
Surah Al-Mumenoon, Verse 59
وَٱلَّذِينَ يُؤۡتُونَ مَآ ءَاتَواْ وَّقُلُوبُهُمۡ وَجِلَةٌ أَنَّهُمۡ إِلَىٰ رَبِّهِمۡ رَٰجِعُونَ
dhe qe, kur japin ate qe japin, zemrat e tyre i kane plot frike, ngaqe do te kthehen te Zoti i tyre
Surah Al-Mumenoon, Verse 60
أُوْلَـٰٓئِكَ يُسَٰرِعُونَ فِي ٱلۡخَيۡرَٰتِ وَهُمۡ لَهَا سَٰبِقُونَ
ata nxitojne te bejne vepra te mira dhe per keto pune jane te paret
Surah Al-Mumenoon, Verse 61
وَلَا نُكَلِّفُ نَفۡسًا إِلَّا وُسۡعَهَاۚ وَلَدَيۡنَا كِتَٰبٞ يَنطِقُ بِٱلۡحَقِّ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ
Ne nuk ngarkojme askend pertej mundesive te tij; te Ne eshte Libri qe flet te verteten dhe askujt nuk do t’i behet padrejtesi
Surah Al-Mumenoon, Verse 62
بَلۡ قُلُوبُهُمۡ فِي غَمۡرَةٖ مِّنۡ هَٰذَا وَلَهُمۡ أَعۡمَٰلٞ مِّن دُونِ ذَٰلِكَ هُمۡ لَهَا عَٰمِلُونَ
Por zemrat e tyre[219] jane mosperfillese ndaj ketij (Kurani). Ata kane pune te tjera me te keqija se keto e te cilat po vazhdojne t’i bejne
Surah Al-Mumenoon, Verse 63
حَتَّىٰٓ إِذَآ أَخَذۡنَا مُتۡرَفِيهِم بِٱلۡعَذَابِ إِذَا هُمۡ يَجۡـَٔرُونَ
Por kur i denuam pasaniket e tyre (ne betejen e Bedrit), atehere ata vajtonin
Surah Al-Mumenoon, Verse 64
لَا تَجۡـَٔرُواْ ٱلۡيَوۡمَۖ إِنَّكُم مِّنَّا لَا تُنصَرُونَ
(U thuhet): “Mos u lutni sot! Ju nuk do te keni ndihme prej Nesh
Surah Al-Mumenoon, Verse 65
قَدۡ كَانَتۡ ءَايَٰتِي تُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فَكُنتُمۡ عَلَىٰٓ أَعۡقَٰبِكُمۡ تَنكِصُونَ
Juve ju jane lexuar vargjet e Mia, por ju terhiqeshit mbrapa
Surah Al-Mumenoon, Verse 66
مُسۡتَكۡبِرِينَ بِهِۦ سَٰمِرٗا تَهۡجُرُونَ
me kryelartesi! Ju flisnit kotesi per te (Kuranin), si dikush qe rrefen naten perralla.”
Surah Al-Mumenoon, Verse 67
أَفَلَمۡ يَدَّبَّرُواْ ٱلۡقَوۡلَ أَمۡ جَآءَهُم مَّا لَمۡ يَأۡتِ ءَابَآءَهُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Valle, a nuk kane medituar ata mbi Fjalen (Kuranin) apo atyre u ka ardhur ajo qe nuk u kishte ardhur te pareve te tyre
Surah Al-Mumenoon, Verse 68
أَمۡ لَمۡ يَعۡرِفُواْ رَسُولَهُمۡ فَهُمۡ لَهُۥ مُنكِرُونَ
Apo ata nuk e kane njohur te Derguarin e tyre, prandaj e mohojne ate
Surah Al-Mumenoon, Verse 69
أَمۡ يَقُولُونَ بِهِۦ جِنَّةُۢۚ بَلۡ جَآءَهُم بِٱلۡحَقِّ وَأَكۡثَرُهُمۡ لِلۡحَقِّ كَٰرِهُونَ
Apo thone: “Ai eshte i cmendur”? Jo, ai ua sjell te Verteten atyre, por shumica prej tyre e urrejne te Verteten
Surah Al-Mumenoon, Verse 70
وَلَوِ ٱتَّبَعَ ٱلۡحَقُّ أَهۡوَآءَهُمۡ لَفَسَدَتِ ٱلسَّمَٰوَٰتُ وَٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهِنَّۚ بَلۡ أَتَيۡنَٰهُم بِذِكۡرِهِمۡ فَهُمۡ عَن ذِكۡرِهِم مُّعۡرِضُونَ
Sikur e Verteta te ishte sipas deshirave te tyre, atehere do te shkaterroheshin qiejt dhe Toka dhe gjithcka qe gjendet ne to. Ne u kemi derguar atyre Keshillen (Kuranin), por ata shmangen nga ajo
Surah Al-Mumenoon, Verse 71
أَمۡ تَسۡـَٔلُهُمۡ خَرۡجٗا فَخَرَاجُ رَبِّكَ خَيۡرٞۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلرَّـٰزِقِينَ
A po kerkon shperblim prej tyre? Shperblimi i Zotit tend eshte me i mire. Ai eshte me i miri i furnizuesve
Surah Al-Mumenoon, Verse 72
وَإِنَّكَ لَتَدۡعُوهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ
Ti i fton ata ne rrugen e drejte
Surah Al-Mumenoon, Verse 73
وَإِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ عَنِ ٱلصِّرَٰطِ لَنَٰكِبُونَ
por ata qe nuk besojne jeten tjeter, shmangen nga rruga e drejte
Surah Al-Mumenoon, Verse 74
۞وَلَوۡ رَحِمۡنَٰهُمۡ وَكَشَفۡنَا مَا بِهِم مِّن ضُرّٖ لَّلَجُّواْ فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ
Sikur Ne t’i meshironim ata dhe t’ua largonim fatkeqesite, serish ata do te endeshin te hutuar ne humbjen dhe mosbesimin e tyre
Surah Al-Mumenoon, Verse 75
وَلَقَدۡ أَخَذۡنَٰهُم بِٱلۡعَذَابِ فَمَا ٱسۡتَكَانُواْ لِرَبِّهِمۡ وَمَا يَتَضَرَّعُونَ
Ne i denuam ata njehere, por ata nuk iu perulen Zotit te tyre e as nuk i drejtuan lutje
Surah Al-Mumenoon, Verse 76
حَتَّىٰٓ إِذَا فَتَحۡنَا عَلَيۡهِم بَابٗا ذَا عَذَابٖ شَدِيدٍ إِذَا هُمۡ فِيهِ مُبۡلِسُونَ
Dhe, kur u hapim atyre deren e nje denimi te madh, atehere zhyten ne deshperim
Surah Al-Mumenoon, Verse 77
وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَنشَأَ لَكُمُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَٱلۡأَفۡـِٔدَةَۚ قَلِيلٗا مَّا تَشۡكُرُونَ
Eshte Ai qe jua ka krijuar degjimin, shikimin dhe zemren. Eh, sa pak qe e falenderoni ju
Surah Al-Mumenoon, Verse 78
وَهُوَ ٱلَّذِي ذَرَأَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَإِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ
Eshte Ai qe ju ka sjelle ne Toke dhe para Tij do te mblidheni te gjithe
Surah Al-Mumenoon, Verse 79
وَهُوَ ٱلَّذِي يُحۡيِۦ وَيُمِيتُ وَلَهُ ٱخۡتِلَٰفُ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ
Eshte Ai qe jep jete dhe vdekje dhe Atij i perket nderrimi i dites dhe i nates. Valle, a nuk kuptoni
Surah Al-Mumenoon, Verse 80
بَلۡ قَالُواْ مِثۡلَ مَا قَالَ ٱلۡأَوَّلُونَ
Por ata thone, ashtu sic kane thene te meparshmit
Surah Al-Mumenoon, Verse 81
قَالُوٓاْ أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ
Ata pyesin: “Valle, pasi te vdesim e te behemi eshtra e dhe, vertet do te ringjallemi
Surah Al-Mumenoon, Verse 82
لَقَدۡ وُعِدۡنَا نَحۡنُ وَءَابَآؤُنَا هَٰذَا مِن قَبۡلُ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Kjo na eshte premtuar neve dhe te pareve tane, por keto jane vetem perralla te popujve te lashte.”
Surah Al-Mumenoon, Verse 83
قُل لِّمَنِ ٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهَآ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ
Thuaj: “E kujt eshte Toka dhe gjithcka qe gjendet ne te, nese e dini?”
Surah Al-Mumenoon, Verse 84
سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ
Ata do te thone: “Te Allahut!” E ti thuaju: “Valle, a nuk po ia vini veshin?”
Surah Al-Mumenoon, Verse 85
قُلۡ مَن رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ ٱلسَّبۡعِ وَرَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ
Thuaj: “Kush eshte Zoti i shtate qiejve dhe Zoti i Fronit Madheshtor?”
Surah Al-Mumenoon, Verse 86
سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَتَّقُونَ
Ata do te thone: “Allahu!” E ti thuaju: “Valle, a nuk keni frike ju?”
Surah Al-Mumenoon, Verse 87
قُلۡ مَنۢ بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُوَ يُجِيرُ وَلَا يُجَارُ عَلَيۡهِ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ
Thuaj: “Kush eshte Ai qe ka ne dore pushtetin mbi cdo gje, i Cili mbron, por prej Tij nuk mund te mbrohet askush, nese e dini?”
Surah Al-Mumenoon, Verse 88
سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ فَأَنَّىٰ تُسۡحَرُونَ
Ata thone: “Allahu.” E ti thuaju: “Atehere, perse magjepseni”
Surah Al-Mumenoon, Verse 89
بَلۡ أَتَيۡنَٰهُم بِٱلۡحَقِّ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ
Ja! Ne ua kemi zbuluar atyre te Verteten, por ata jane genjeshtare
Surah Al-Mumenoon, Verse 90
مَا ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ مِن وَلَدٖ وَمَا كَانَ مَعَهُۥ مِنۡ إِلَٰهٍۚ إِذٗا لَّذَهَبَ كُلُّ إِلَٰهِۭ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلَا بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ
Allahu nuk ka zgjedhur per Vete ndonje bir dhe pervec Atij s’ka asnje zot tjeter, perndryshe cdo zot do te merrte ate qe ka krijuar dhe do te ngriheshin njeri mbi tjetrin. Qofte i lartesuar Ai nga shpifjet e tyre
Surah Al-Mumenoon, Verse 91
عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ
Ai di te padukshmen dhe ate qe shihet. Ai eshte shume lart mbi zotat qe ia quajne Atij per shok
Surah Al-Mumenoon, Verse 92
قُل رَّبِّ إِمَّا تُرِيَنِّي مَا يُوعَدُونَ
Thuaj (o Muhamed): “O Zoti im, sikur te ma tregoje denimin qe u ke premtuar atyre
Surah Al-Mumenoon, Verse 93
رَبِّ فَلَا تَجۡعَلۡنِي فِي ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّـٰلِمِينَ
atehere, o Zoti im, mos me ler mua me popullin keqberes!”
Surah Al-Mumenoon, Verse 94
وَإِنَّا عَلَىٰٓ أَن نُّرِيَكَ مَا نَعِدُهُمۡ لَقَٰدِرُونَ
Dhe, me te vertete, Ne jemi ne gjendje te te tregojme ty, cfare u kemi premtuar atyre
Surah Al-Mumenoon, Verse 95
ٱدۡفَعۡ بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُ ٱلسَّيِّئَةَۚ نَحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَصِفُونَ
Largoje te keqen me ate qe eshte me e mira. Ne i dime mire shpifjet e tyre
Surah Al-Mumenoon, Verse 96
وَقُل رَّبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنۡ هَمَزَٰتِ ٱلشَّيَٰطِينِ
Dhe thuaj: “O Zoti im, kerkoj te me mbrosh nga nxitjet e djajve
Surah Al-Mumenoon, Verse 97
وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَن يَحۡضُرُونِ
dhe tek Ti mbeshtetem, o Zoti im, qe te mos i kem prane meje.”
Surah Al-Mumenoon, Verse 98
حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَ أَحَدَهُمُ ٱلۡمَوۡتُ قَالَ رَبِّ ٱرۡجِعُونِ
Kur i vjen vdekja ndonjerit prej tyre (jobesimtareve), ai thote: “O Zoti im, me kthe
Surah Al-Mumenoon, Verse 99
لَعَلِّيٓ أَعۡمَلُ صَٰلِحٗا فِيمَا تَرَكۡتُۚ كَلَّآۚ إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَآئِلُهَاۖ وَمِن وَرَآئِهِم بَرۡزَخٌ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ
qe te bej vepra te mira ne boten qe kam lene!” Kurrsesi! Me te vertete, kjo eshte nje fjale te cilen ai (kot) e thote! Prapa (vdekjes se) tyre do te kete nje (kohe) ndarese[222], deri ne diten kur do te ringjallen
Surah Al-Mumenoon, Verse 100
فَإِذَا نُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَلَآ أَنسَابَ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ وَلَا يَتَسَآءَلُونَ
Kur te fryhet ne Sur (Diten e Ringjalljes), atehere, midis tyre nuk do te kete lidhje farefisnore dhe ata as qe do te pyesin per njeri-tjetrin
Surah Al-Mumenoon, Verse 101
فَمَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ
Ata, qe u rendohet peshorja (e puneve te mira), jane te shpetuar
Surah Al-Mumenoon, Verse 102
وَمَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فِي جَهَنَّمَ خَٰلِدُونَ
Sa per ata qe do te kene peshore te lehta, mu ata do te jene (njerezit) qe kane humbur vetveten, duke qendruar perhere ne Xhehenem
Surah Al-Mumenoon, Verse 103
تَلۡفَحُ وُجُوهَهُمُ ٱلنَّارُ وَهُمۡ فِيهَا كَٰلِحُونَ
Zjarri do t’ua percelloje fytyrat dhe buzet (aq sa do t’u duken dhembet)
Surah Al-Mumenoon, Verse 104
أَلَمۡ تَكُنۡ ءَايَٰتِي تُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فَكُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ
(Dhe atyre do t’u thuhet): “Valle, a nuk ju lexoheshin Shpalljet Tona dhe i quanit ato genjeshtra?!”
Surah Al-Mumenoon, Verse 105
قَالُواْ رَبَّنَا غَلَبَتۡ عَلَيۡنَا شِقۡوَتُنَا وَكُنَّا قَوۡمٗا ضَآلِّينَ
Ata do te thone: “O Zoti yne, ne na mposhti e keqja (tekat dhe deshira) jone dhe ishim nje popull i humbur
Surah Al-Mumenoon, Verse 106
رَبَّنَآ أَخۡرِجۡنَا مِنۡهَا فَإِنۡ عُدۡنَا فَإِنَّا ظَٰلِمُونَ
O Zoti yne, nxirrna prej Xhehenemit e, nese kthehemi prape tek e keqja, atehere jemi keqberes te vertete.”
Surah Al-Mumenoon, Verse 107
قَالَ ٱخۡسَـُٔواْ فِيهَا وَلَا تُكَلِّمُونِ
Ai do t’u thote: “Rrini aty te perbuzur dhe mos Me flisni asgje!”
Surah Al-Mumenoon, Verse 108
إِنَّهُۥ كَانَ فَرِيقٞ مِّنۡ عِبَادِي يَقُولُونَ رَبَّنَآ ءَامَنَّا فَٱغۡفِرۡ لَنَا وَٱرۡحَمۡنَا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلرَّـٰحِمِينَ
Mes roberve te Mi, ishte nje grup i cili thoshte: “O Zoti yne, ne kemi besuar, andaj na fal dhe na meshiro! Ti je me i miri i meshiruesve!”
Surah Al-Mumenoon, Verse 109
فَٱتَّخَذۡتُمُوهُمۡ سِخۡرِيًّا حَتَّىٰٓ أَنسَوۡكُمۡ ذِكۡرِي وَكُنتُم مِّنۡهُمۡ تَضۡحَكُونَ
Por ju (o jobesimtare) i keni talluar ata (aq shume), sa ju bene te me harronit Mua se permenduri, e perhere i perqeshnit ata
Surah Al-Mumenoon, Verse 110
إِنِّي جَزَيۡتُهُمُ ٱلۡيَوۡمَ بِمَا صَبَرُوٓاْ أَنَّهُمۡ هُمُ ٱلۡفَآئِزُونَ
Une i kam shperblyer ata sot per durimin e tyre e ata, me te vertete, jane te shpetuar
Surah Al-Mumenoon, Verse 111
قَٰلَ كَمۡ لَبِثۡتُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ عَدَدَ سِنِينَ
Ai do t’u thote (jobesimtareve): “Sa vjet keni qendruar ne Toke?”
Surah Al-Mumenoon, Verse 112
قَالُواْ لَبِثۡنَا يَوۡمًا أَوۡ بَعۡضَ يَوۡمٖ فَسۡـَٔلِ ٱلۡعَآدِّينَ
Ata do te pergjigjen: “Kemi qendruar nje dite ose nje pjese dite. Pyesni ata qe i kane numeruar!”
Surah Al-Mumenoon, Verse 113
قَٰلَ إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا قَلِيلٗاۖ لَّوۡ أَنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ
Ai do te thote: “Keni qendruar shume pak. Eh, sikur ta kishit ditur
Surah Al-Mumenoon, Verse 114
أَفَحَسِبۡتُمۡ أَنَّمَا خَلَقۡنَٰكُمۡ عَبَثٗا وَأَنَّكُمۡ إِلَيۡنَا لَا تُرۡجَعُونَ
Mos valle, keni menduar qe Ne ju kemi krijuar kot dhe qe nuk do te ktheheshit te Ne (per t’ju gjykuar)?!”
Surah Al-Mumenoon, Verse 115
فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡحَقُّۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡكَرِيمِ
I lartesuar eshte Allahu, Sundimtari i Vertete! S’ka zot tjeter te vertete, pervec Atij, Zotit te Fronit Madheshtor
Surah Al-Mumenoon, Verse 116
وَمَن يَدۡعُ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ لَا بُرۡهَٰنَ لَهُۥ بِهِۦ فَإِنَّمَا حِسَابُهُۥ عِندَ رَبِّهِۦٓۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلۡكَٰفِرُونَ
Ai qe pos Allahut, adhuron zot tjeter, duke mos pasur kurrfare prove per kete, me siguri do te jape llogari vetem te Zoti i tij. Me te vertete, nuk ka shpetim per mohuesit
Surah Al-Mumenoon, Verse 117
وَقُل رَّبِّ ٱغۡفِرۡ وَٱرۡحَمۡ وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلرَّـٰحِمِينَ
Dhe thuaj (o Muhamed!): “O Zoti im, fal dhe meshiro, se Ti je me i miri i meshiruesve!”
Surah Al-Mumenoon, Verse 118