UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Al-Ankaboot - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi


الٓمٓ

Elif, Lám, Mîm
Surah Al-Ankaboot, Verse 1


أَحَسِبَ ٱلنَّاسُ أَن يُتۡرَكُوٓاْ أَن يَقُولُوٓاْ ءَامَنَّا وَهُمۡ لَا يُفۡتَنُونَ

mendojnë njerëzit se do të lihen (të qetë) nëse thonë: “Na kemi besuar! E që ata nuk do të vihen në sprovë
Surah Al-Ankaboot, Verse 2


وَلَقَدۡ فَتَنَّا ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۖ فَلَيَعۡلَمَنَّ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ صَدَقُواْ وَلَيَعۡلَمَنَّ ٱلۡكَٰذِبِينَ

E, me të vërtetë, Ne i kemi sjellë në sprovë, ata që kanë qenë para tyre, e Perëndia do të tregojë për ata që thonë të vërtetëen dhe për ata që gënjejnë
Surah Al-Ankaboot, Verse 3


أَمۡ حَسِبَ ٱلَّذِينَ يَعۡمَلُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ أَن يَسۡبِقُونَاۚ سَآءَ مَا يَحۡكُمُونَ

A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqia – se do t’i shpëtojnë (dënimit Tonë)? Sa keq po gjykojnë ata
Surah Al-Ankaboot, Verse 4


مَن كَانَ يَرۡجُواْ لِقَآءَ ٱللَّهِ فَإِنَّ أَجَلَ ٱللَّهِ لَأٓتٖۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ

Kush shpreson takimin te Perëndia – me të vërtetë do të arrijë Dita e caktuar. E Ai, i dëgjon dhe i di të gjitha
Surah Al-Ankaboot, Verse 5


وَمَن جَٰهَدَ فَإِنَّمَا يُجَٰهِدُ لِنَفۡسِهِۦٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَغَنِيٌّ عَنِ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Kush përpiqet (në rrugën e Perëndisë), përpiqet vetëm për të mirën e vetvetes, se Perëndia, me të vërtetë, është i pavarur prej çdo gjëje
Surah Al-Ankaboot, Verse 6


وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ لَنُكَفِّرَنَّ عَنۡهُمۡ سَيِّـَٔاتِهِمۡ وَلَنَجۡزِيَنَّهُمۡ أَحۡسَنَ ٱلَّذِي كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

E, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, me siguri do t’u shlyejmë të këqiat e tyre dhe do t’i shpërblejmë ata më mirë se punën që kanë bërë
Surah Al-Ankaboot, Verse 7


وَوَصَّيۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ بِوَٰلِدَيۡهِ حُسۡنٗاۖ وَإِن جَٰهَدَاكَ لِتُشۡرِكَ بِي مَا لَيۡسَ لَكَ بِهِۦ عِلۡمٞ فَلَا تُطِعۡهُمَآۚ إِلَيَّ مَرۡجِعُكُمۡ فَأُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

Na e kemi obliguar çdo njeri, që t’u bëjë mirë prindërve të vet. Por nëse ata të nxisin ty që të më bësh Mua shok, për të cilin ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo ata. Tek Unë do të ktheheni ju, e do t’ju lajmëroj Unë juve për atë që keni punuar
Surah Al-Ankaboot, Verse 8


وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ لَنُدۡخِلَنَّهُمۡ فِي ٱلصَّـٰلِحِينَ

Dhe ata që kanë besuar dhe kanë bërë punë të mira, me siguri do t’i radhisim në mesin e të mirëve
Surah Al-Ankaboot, Verse 9


وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ فَإِذَآ أُوذِيَ فِي ٱللَّهِ جَعَلَ فِتۡنَةَ ٱلنَّاسِ كَعَذَابِ ٱللَّهِۖ وَلَئِن جَآءَ نَصۡرٞ مِّن رَّبِّكَ لَيَقُولُنَّ إِنَّا كُنَّا مَعَكُمۡۚ أَوَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِأَعۡلَمَ بِمَا فِي صُدُورِ ٱلۡعَٰلَمِينَ

E, ka disa njerëz që thonë: “Na besojmë Perëndinë”. E, kur të sillet në shqetësim për Perëndinë, ai e konsideron sprovimin e njeriut – ashtu si dënimin e Perëndisë. E, kur të vijë ndihma prej Zotit tënd, ata, me siguri – do të thonë: “Na kemi qenë me ju”. Vallë! A nuk e di Perëndia më së miri se ç’ka në zemrat e çdokujt
Surah Al-Ankaboot, Verse 10


وَلَيَعۡلَمَنَّ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَلَيَعۡلَمَنَّ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ

Perëndia, me siguri, do t’i tregojë ata që kanë besuar, dhe do t’i tregojë hipokritët
Surah Al-Ankaboot, Verse 11


وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّبِعُواْ سَبِيلَنَا وَلۡنَحۡمِلۡ خَطَٰيَٰكُمۡ وَمَا هُم بِحَٰمِلِينَ مِنۡ خَطَٰيَٰهُم مِّن شَيۡءٍۖ إِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ

Dhe mohuesit u thonë besimtarëve: “Ndiqni rrugën tonë, e ne do t’i bartim gabimet tuaja!” Por, ata nuk janë bartës të asnjë gabiti të tyre, ata, me të vërtetë, janë gënjeshtarë
Surah Al-Ankaboot, Verse 12


وَلَيَحۡمِلُنَّ أَثۡقَالَهُمۡ وَأَثۡقَالٗا مَّعَ أَثۡقَالِهِمۡۖ وَلَيُسۡـَٔلُنَّ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ عَمَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ

Ata (mohuesit), do t’i bartin brengat e veta dhe bashkë me bregat e tyre, edhe brengat tjera – dhe ata, me të vërtetë, do të pyetën Ditën e Kijametit për atë që trillonin
Surah Al-Ankaboot, Verse 13


وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ فَلَبِثَ فِيهِمۡ أَلۡفَ سَنَةٍ إِلَّا خَمۡسِينَ عَامٗا فَأَخَذَهُمُ ٱلطُّوفَانُ وَهُمۡ ظَٰلِمُونَ

Ne e kemi dërguar Nuhun te populli i tij – e ai qëndroi në mesin e tyre një mijë pa pesëdhjetë vjetë, e i përfshiu ata përmbytja (nga uji), meqë ishin zullumqarë
Surah Al-Ankaboot, Verse 14


فَأَنجَيۡنَٰهُ وَأَصۡحَٰبَ ٱلسَّفِينَةِ وَجَعَلۡنَٰهَآ ءَايَةٗ لِّلۡعَٰلَمِينَ

Dhe Ne, e shpëtuam atë dhe ata që u gjenden në barkë, dhe e bëmë dokument (të fuqisë Sonë) për të gjithë
Surah Al-Ankaboot, Verse 15


وَإِبۡرَٰهِيمَ إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱتَّقُوهُۖ ذَٰلِكُمۡ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

Dhe (kujtoje) Ibrahimin kur i pat thënë popullit të vet: “Adhuronie Perëndinë dhe druajuni Atij. Kjo është më së miri për ju, nëse e dini
Surah Al-Ankaboot, Verse 16


إِنَّمَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَوۡثَٰنٗا وَتَخۡلُقُونَ إِفۡكًاۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَا يَمۡلِكُونَ لَكُمۡ رِزۡقٗا فَٱبۡتَغُواْ عِندَ ٱللَّهِ ٱلرِّزۡقَ وَٱعۡبُدُوهُ وَٱشۡكُرُواْ لَهُۥٓۖ إِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ

Ju, pos Perëndisë, me të vërtetë, po adhuroni idhuj dhe po shpifni gënjeshtra. Me të vërtetë, ata që po i adhuroni ju pos Perëndisë, nuk kanë pushtet t’ju furnizojnë juve, andaj, te Perëndia kërkoni furnizimin dhe adhuronie Atë dhe falenderohuni Atij. Tek Ai do të ktheheni
Surah Al-Ankaboot, Verse 17


وَإِن تُكَذِّبُواْ فَقَدۡ كَذَّبَ أُمَمٞ مِّن قَبۡلِكُمۡۖ وَمَا عَلَى ٱلرَّسُولِ إِلَّا ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ

E, nëse ju më konsideroni për gënjeshtar, madje edhe popujt e mëparshëm i kanë konsideruar për gënjeshtar (pejgamberët e vet). E, pejgamberi është i obliguar vetëm që të shpall qartazi
Surah Al-Ankaboot, Verse 18


أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ كَيۡفَ يُبۡدِئُ ٱللَّهُ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥٓۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ

Vallë, a nuk vërejtën ata se si Perëndia i zu fill krijesat prej asgjëje, e pastaj përsëri i kthen në jetë (pas vdekjes). Kjo, me të vërtetë, për Perëndinë është lehtë
Surah Al-Ankaboot, Verse 19


قُلۡ سِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱنظُرُواْ كَيۡفَ بَدَأَ ٱلۡخَلۡقَۚ ثُمَّ ٱللَّهُ يُنشِئُ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأٓخِرَةَۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

Thuaj: “Udhëtoni nëpër Tokë (Botë) dhe shikoni se si i ka zënë Ai fillin krijesave (prej asgjëje), e pastaj Perëndia u jep gjallëri për të dytën herë. Me të vërtetë, Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë
Surah Al-Ankaboot, Verse 20


يُعَذِّبُ مَن يَشَآءُ وَيَرۡحَمُ مَن يَشَآءُۖ وَإِلَيۡهِ تُقۡلَبُونَ

Ai ndëshkon atë që don Ai dhe e mëshiron kë të dojë Ai, dhe te Ai do të ktheheni
Surah Al-Ankaboot, Verse 21


وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا فِي ٱلسَّمَآءِۖ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٖ

Ndëshkimit të Tij nuk mund t’i shpëtoni as në Tokë as në qiell, e pos Perëndisë, nuk keni as mbrojtës as ndihmës
Surah Al-Ankaboot, Verse 22


وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَلِقَآئِهِۦٓ أُوْلَـٰٓئِكَ يَئِسُواْ مِن رَّحۡمَتِي وَأُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

E, ata që mohojnë ajetet e Perëndisë dhe takimin e Tij, të atillët e kanë humbur shpresën në mëshirën Time dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm”
Surah Al-Ankaboot, Verse 23


فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوۡمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُواْ ٱقۡتُلُوهُ أَوۡ حَرِّقُوهُ فَأَنجَىٰهُ ٱللَّهُ مِنَ ٱلنَّارِۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

E, populli i tij, nuk patën kurrfarë përgjegje, përveç se thanë: “Mbyteni atë ose digjeni!” – por, Perëndia e shpëtoi atë nga zjarri. Këto janë, në të vërtetë argumente për popullin që beson
Surah Al-Ankaboot, Verse 24


وَقَالَ إِنَّمَا ٱتَّخَذۡتُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ أَوۡثَٰنٗا مَّوَدَّةَ بَيۡنِكُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ ثُمَّ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ يَكۡفُرُ بَعۡضُكُم بِبَعۡضٖ وَيَلۡعَنُ بَعۡضُكُم بَعۡضٗا وَمَأۡوَىٰكُمُ ٱلنَّارُ وَمَا لَكُم مِّن نَّـٰصِرِينَ

Dhe, (Ibrahimi) tha: “Ju, me të vërtetë, keni marrë, pos Perëndisë, (adhurimin) e idhujve, për shkak të dashurisë në mes jush – në këtë jetë. E, në Ditën e Kijametit do ta mohoni njëri-tjetrin. Dhe strehimorja juaj është zjarri. Dhe s’ka për ju kurrfarë ndihmësi
Surah Al-Ankaboot, Verse 25


۞فَـَٔامَنَ لَهُۥ لُوطٞۘ وَقَالَ إِنِّي مُهَاجِرٌ إِلَىٰ رَبِّيٓۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

E, Luti i besoi atij (Ibrahimit) dhe (Ibrahimi) tha: “Unë do të emigrojë te Zoti im; me të vërtetë, Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm
Surah Al-Ankaboot, Verse 26


وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ إِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ وَجَعَلۡنَا فِي ذُرِّيَّتِهِ ٱلنُّبُوَّةَ وَٱلۡكِتَٰبَ وَءَاتَيۡنَٰهُ أَجۡرَهُۥ فِي ٱلدُّنۡيَاۖ وَإِنَّهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ لَمِنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ

Dhe, Ne ia kemi dhuruar Is’hakun dhe Jakubin dhe pasardhësve të tij u kemi dhënë profetninë dhe Librin, e i kemi dhënë atij shpërblimin në këtë botë. Me të vërtetë, ai edhe në jetën tjetër, do të jetë prej njerëzve të mirë
Surah Al-Ankaboot, Verse 27


وَلُوطًا إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ إِنَّكُمۡ لَتَأۡتُونَ ٱلۡفَٰحِشَةَ مَا سَبَقَكُم بِهَا مِنۡ أَحَدٖ مِّنَ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Dhe, (kujtoje), Lutin, kur i tha popullit të vet: “Ju, me të vërtetë, bëni so marrëzirash çfarë askush para jush nuk ka bërë në botë
Surah Al-Ankaboot, Verse 28


أَئِنَّكُمۡ لَتَأۡتُونَ ٱلرِّجَالَ وَتَقۡطَعُونَ ٱلسَّبِيلَ وَتَأۡتُونَ فِي نَادِيكُمُ ٱلۡمُنكَرَۖ فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوۡمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُواْ ٱئۡتِنَا بِعَذَابِ ٱللَّهِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّـٰدِقِينَ

bëni marrëdhënie (seksuale) me meshkuj, pengoni (ndërpreni) rrugët (me të këqia) dhe në tubimet tuaja bëni punët më të ndyta”. E, populli i tij, nuk patën kurrfarë përgjegje, përveç se thanë: “Hajt, sillna dënimin e Perëndisë nëse thua të vërtetën!”
Surah Al-Ankaboot, Verse 29


قَالَ رَبِّ ٱنصُرۡنِي عَلَى ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡمُفۡسِدِينَ

Tha (Luti): “O Zoti im, më ndihmo kundër popullit ngatërrestarë!”
Surah Al-Ankaboot, Verse 30


وَلَمَّا جَآءَتۡ رُسُلُنَآ إِبۡرَٰهِيمَ بِٱلۡبُشۡرَىٰ قَالُوٓاْ إِنَّا مُهۡلِكُوٓاْ أَهۡلِ هَٰذِهِ ٱلۡقَرۡيَةِۖ إِنَّ أَهۡلَهَا كَانُواْ ظَٰلِمِينَ

Dhe, kur të dërguarit Tonë (engjëjt), i sollën sihariq Ibrahimit, thanë: “Na do t’i zhdikim banorët e këtij vendbanimi, sepse, banorët e tij janë zullumqarë”
Surah Al-Ankaboot, Verse 31


قَالَ إِنَّ فِيهَا لُوطٗاۚ قَالُواْ نَحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَن فِيهَاۖ لَنُنَجِّيَنَّهُۥ وَأَهۡلَهُۥٓ إِلَّا ٱمۡرَأَتَهُۥ كَانَتۡ مِنَ ٱلۡغَٰبِرِينَ

Tha (Ibrahimi): “Me të vërtetë, në mesin e tyre është Luti”. Ata thanë: “Na e dimë mirë atë që është në mesin e tyre, - Na do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përpos gruas së tij, ajo do të jetë me ata që janë për dënim”
Surah Al-Ankaboot, Verse 32


وَلَمَّآ أَن جَآءَتۡ رُسُلُنَا لُوطٗا سِيٓءَ بِهِمۡ وَضَاقَ بِهِمۡ ذَرۡعٗاۖ وَقَالُواْ لَا تَخَفۡ وَلَا تَحۡزَنۡ إِنَّا مُنَجُّوكَ وَأَهۡلَكَ إِلَّا ٱمۡرَأَتَكَ كَانَتۡ مِنَ ٱلۡغَٰبِرِينَ

E, kur të dërguarit Tonë, i erdhën Lutit, u shqetësua ai për ardhjen e tyre e u shtangua. Dhe ata i thanë: “Mos u friko dhe mos u brengos! Na do të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, pos gruas tënde. Ajo do të jetë me ata që janë për dënim
Surah Al-Ankaboot, Verse 33


إِنَّا مُنزِلُونَ عَلَىٰٓ أَهۡلِ هَٰذِهِ ٱلۡقَرۡيَةِ رِجۡزٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ بِمَا كَانُواْ يَفۡسُقُونَ

E, me të vërtetë, mbi banorët e këtij vendbanimi, do të lëshojmë dënimin nga qielli, ngase ata janë të korruptuar
Surah Al-Ankaboot, Verse 34


وَلَقَد تَّرَكۡنَا مِنۡهَآ ءَايَةَۢ بَيِّنَةٗ لِّقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ

Dhe, prej tij kemi lënë një dokument të dukshëm për popullin që mendon
Surah Al-Ankaboot, Verse 35


وَإِلَىٰ مَدۡيَنَ أَخَاهُمۡ شُعَيۡبٗا فَقَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱرۡجُواْ ٱلۡيَوۡمَ ٱلۡأٓخِرَ وَلَا تَعۡثَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُفۡسِدِينَ

(I kemi dërguar) edhe Medjenit vëllaun e tij Shuajbin, e ai ka thënë: “O populli im, adhuronie Perëndinë, shpresoni në Ditën e Kijametit (shpëtimin) dhe mos bëni keq në tokë, si ngatërrestarë!”
Surah Al-Ankaboot, Verse 36


فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلرَّجۡفَةُ فَأَصۡبَحُواْ فِي دَارِهِمۡ جَٰثِمِينَ

Por, ata, e përgënjeshtruan atë, e i goditi ata tërmet i tmerrshëm dhe ata gdhinë në shtëpitë e tyre të vdekur e të gjunjëzuar
Surah Al-Ankaboot, Verse 37


وَعَادٗا وَثَمُودَاْ وَقَد تَّبَيَّنَ لَكُم مِّن مَّسَٰكِنِهِمۡۖ وَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَعۡمَٰلَهُمۡ فَصَدَّهُمۡ عَنِ ٱلسَّبِيلِ وَكَانُواْ مُسۡتَبۡصِرِينَ

(Dhe kujtoje) Adin dhe Themudin, e ju e kishit të qartë (çka ka ndodhur) me shtëpitë e tyre. Atyre, djalli ua ka zbukuruar veprat e tyre, e madje i ka shmangur nga rruga e drejtë, edhe pse kanë qenë largpamës
Surah Al-Ankaboot, Verse 38


وَقَٰرُونَ وَفِرۡعَوۡنَ وَهَٰمَٰنَۖ وَلَقَدۡ جَآءَهُم مُّوسَىٰ بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَٱسۡتَكۡبَرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا كَانُواْ سَٰبِقِينَ

Dhe, (kujtoje) Karunin dhe Faraonin dhe Hamanin! Me të vërtetë, atyre u ka ardhur Musai me dokumente të qarta, e që ata u mendjemadhësuan në Tokë dhe nuk i shpëtuan dënimit
Surah Al-Ankaboot, Verse 39


فَكُلًّا أَخَذۡنَا بِذَنۢبِهِۦۖ فَمِنۡهُم مَّنۡ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِ حَاصِبٗا وَمِنۡهُم مَّنۡ أَخَذَتۡهُ ٱلصَّيۡحَةُ وَمِنۡهُم مَّنۡ خَسَفۡنَا بِهِ ٱلۡأَرۡضَ وَمِنۡهُم مَّنۡ أَغۡرَقۡنَاۚ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيَظۡلِمَهُمۡ وَلَٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ

Ne të gjithë i kemi dënuar për mëkatin e vet. Ne, disave u kemi dërguar fortunën dhe disa të tjerë i ka goditur zëri i tmerrshëm, ndërsa disa prej tyre i kemi sharruar në tokë; e disa prej tyre i kemi fundosë në ujë. E, Perëndia nuk u ka bërë atyre zullum, por ata vetes i kanë bërë zullum
Surah Al-Ankaboot, Verse 40


مَثَلُ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَوۡلِيَآءَ كَمَثَلِ ٱلۡعَنكَبُوتِ ٱتَّخَذَتۡ بَيۡتٗاۖ وَإِنَّ أَوۡهَنَ ٱلۡبُيُوتِ لَبَيۡتُ ٱلۡعَنكَبُوتِۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ

Shembulli i atyre që kanë marrë ndihmës, pos Perëndisë, - është si shembulli i marimangës, e cila ka ndërtuar për vete shtëpinë (për t’u ruajtur), e shtëpia më e dobët është rrjeti i marimangës. Sikur ta dinin (këtë) ata
Surah Al-Ankaboot, Verse 41


إِنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ مِن شَيۡءٖۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

Me të vërtetë, Perëndia i di (të gjitha) ato që i adhurojnë ata, pos Atij; Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm
Surah Al-Ankaboot, Verse 42


وَتِلۡكَ ٱلۡأَمۡثَٰلُ نَضۡرِبُهَا لِلنَّاسِۖ وَمَا يَعۡقِلُهَآ إِلَّا ٱلۡعَٰلِمُونَ

Dhe, këta shembuj – Ne u paraqesim njerëzve, por këta nuk i kupton kush, pos dijetarëve
Surah Al-Ankaboot, Verse 43


خَلَقَ ٱللَّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ

Perëndia ka krijuar qiejt dhe Tokën me qëllim të plotë; në këtë, me të vërtetë, ka argument për besimtarët
Surah Al-Ankaboot, Verse 44


ٱتۡلُ مَآ أُوحِيَ إِلَيۡكَ مِنَ ٱلۡكِتَٰبِ وَأَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَۖ إِنَّ ٱلصَّلَوٰةَ تَنۡهَىٰ عَنِ ٱلۡفَحۡشَآءِ وَٱلۡمُنكَرِۗ وَلَذِكۡرُ ٱللَّهِ أَكۡبَرُۗ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا تَصۡنَعُونَ

Lexo Librin (Kur’anin) që të është shpallur ty dhe kryeje namazin! Namazi, me të vërtetë, të largon (pengon) nga korrupcioni dhe nga çdo vepër e shëmtuar. E, të përmendurit e Perëndisë është më e madhja (lutje)! – E, Perëndia di çka punoni ju
Surah Al-Ankaboot, Verse 45


۞وَلَا تُجَٰدِلُوٓاْ أَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ إِلَّا بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُ إِلَّا ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنۡهُمۡۖ وَقُولُوٓاْ ءَامَنَّا بِٱلَّذِيٓ أُنزِلَ إِلَيۡنَا وَأُنزِلَ إِلَيۡكُمۡ وَإِلَٰهُنَا وَإِلَٰهُكُمۡ وَٰحِدٞ وَنَحۡنُ لَهُۥ مُسۡلِمُونَ

Dhe, polemizoni me ithtarët e Librit në mënyrën më të bukur, por jo me zullumqarët e tyre. Dhe, thuani ju: “Na besojmë në atë që na është shpallur neve dhe në atë që u është shpallur juve. Edhe Zoti ynë edhe Zoti juaj është një – dhe na Atij i përulemi”
Surah Al-Ankaboot, Verse 46


وَكَذَٰلِكَ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَۚ فَٱلَّذِينَ ءَاتَيۡنَٰهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ يُؤۡمِنُونَ بِهِۦۖ وَمِنۡ هَـٰٓؤُلَآءِ مَن يُؤۡمِنُ بِهِۦۚ وَمَا يَجۡحَدُ بِـَٔايَٰتِنَآ إِلَّا ٱلۡكَٰفِرُونَ

Dhe, kështu Na ta kemi shpallur ty Librin (Kur’anin). E, atyre që u kemi shpallur Librin (Teuratin), besojnë në këtë (Kur’an). E, disa (nga Mekkasit) besojnë në të (Kur’an), e ajetet Tona i mohojnë vetëm mohuesit
Surah Al-Ankaboot, Verse 47


وَمَا كُنتَ تَتۡلُواْ مِن قَبۡلِهِۦ مِن كِتَٰبٖ وَلَا تَخُطُّهُۥ بِيَمِينِكَۖ إِذٗا لَّٱرۡتَابَ ٱلۡمُبۡطِلُونَ

Dhe ti – para (Kur’anit) nuk ke lexuar kurrfarë libri, e as që ke shkruar me dorën tënde, (se) atëherë, do të dyshonin të degjeneruarit
Surah Al-Ankaboot, Verse 48


بَلۡ هُوَ ءَايَٰتُۢ بَيِّنَٰتٞ فِي صُدُورِ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَۚ وَمَا يَجۡحَدُ بِـَٔايَٰتِنَآ إِلَّا ٱلظَّـٰلِمُونَ

Jo! Ai (Kur’ani) – është me argumente të qarta në zemrat e tyre që u është dhënë dija, e argumentet Tona i mohojnë vetëm zullumqarët –
Surah Al-Ankaboot, Verse 49


وَقَالُواْ لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡهِ ءَايَٰتٞ مِّن رَّبِّهِۦۚ قُلۡ إِنَّمَا ٱلۡأٓيَٰتُ عِندَ ٱللَّهِ وَإِنَّمَآ أَنَا۠ نَذِيرٞ مُّبِينٌ

dhe thonë: “Përse (Muhammedit) nuk i janë zbritur mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Mrekullitë janë vetëm te Perëndia, e unë jam vetëm paralajmërues i qartë”
Surah Al-Ankaboot, Verse 50


أَوَلَمۡ يَكۡفِهِمۡ أَنَّآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ يُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَرَحۡمَةٗ وَذِكۡرَىٰ لِقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

Vallë, a nuk u mjafton atyre që Ne ta kemi shpallur ty Librin, i cili u lexohet atyre? Me të vërtetë në te ka mëshirë dhe këshillë për popullin që beson
Surah Al-Ankaboot, Verse 51


قُلۡ كَفَىٰ بِٱللَّهِ بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡ شَهِيدٗاۖ يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۗ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱلۡبَٰطِلِ وَكَفَرُواْ بِٱللَّهِ أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ

Thuaj: “Mjafton Perëndia dëshmitar mes meje dhe jush. Ai di çka ka në qiej dhe në Tokë. E, ata që besojnë në idhuj (trillime), e nuk besojnë në Perëndinë, ata janë të humbur
Surah Al-Ankaboot, Verse 52


وَيَسۡتَعۡجِلُونَكَ بِٱلۡعَذَابِ وَلَوۡلَآ أَجَلٞ مُّسَمّٗى لَّجَآءَهُمُ ٱلۡعَذَابُۚ وَلَيَأۡتِيَنَّهُم بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

Dhe, ata kërkojnë prej teje shpejtimin e dënimit. E, sikur të mos ishte afati i caktuar, atyre do t’u kish arritur dënimi. Dhe, me siguri, atyre, do t’u vie papritmas e nuk do ta hetojnë
Surah Al-Ankaboot, Verse 53


يَسۡتَعۡجِلُونَكَ بِٱلۡعَذَابِ وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمُحِيطَةُۢ بِٱلۡكَٰفِرِينَ

Ata kërkojnë prej teje shpejtimin e dënimit; e, me të vërtetë, xhehennemi do t’i përfshijë të gjithë mohuesit –
Surah Al-Ankaboot, Verse 54


يَوۡمَ يَغۡشَىٰهُمُ ٱلۡعَذَابُ مِن فَوۡقِهِمۡ وَمِن تَحۡتِ أَرۡجُلِهِمۡ وَيَقُولُ ذُوقُواْ مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

në Ditën kur t’i kaplojë dënimi mbi ta dhe nën këmbët e tyre. Dhe, (engjëlli) thotë: “Shijoni dënimin për atë që keni bërë!”
Surah Al-Ankaboot, Verse 55


يَٰعِبَادِيَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّ أَرۡضِي وَٰسِعَةٞ فَإِيَّـٰيَ فَٱعۡبُدُونِ

O robërit e Mi që keni besuar, me të vërtetë, Toka Ime është e gjerë, andaj më adhuroni vetëm Mua
Surah Al-Ankaboot, Verse 56


كُلُّ نَفۡسٖ ذَآئِقَةُ ٱلۡمَوۡتِۖ ثُمَّ إِلَيۡنَا تُرۡجَعُونَ

Çdokush do të shijojë vdekjen dhe pastaj do të ktheheni tek Unë
Surah Al-Ankaboot, Verse 57


وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ لَنُبَوِّئَنَّهُم مِّنَ ٱلۡجَنَّةِ غُرَفٗا تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ نِعۡمَ أَجۡرُ ٱلۡعَٰمِلِينَ

Na, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do t’i vendosim në pallatet e xhennetit, nën të cilët rrjedhin lumenjtë, aty do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa i bukur është shpërblimi i punëtorëve
Surah Al-Ankaboot, Verse 58


ٱلَّذِينَ صَبَرُواْ وَعَلَىٰ رَبِّهِمۡ يَتَوَكَّلُونَ

të cilët kanë duruar dhe janë mbështetur te Zoti i tyre
Surah Al-Ankaboot, Verse 59


وَكَأَيِّن مِّن دَآبَّةٖ لَّا تَحۡمِلُ رِزۡقَهَا ٱللَّهُ يَرۡزُقُهَا وَإِيَّاكُمۡۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ

E, sa shtazë ka, të cilat nuk e bartin me vete furnizimin. Perëndia i furnizon ato dhe juve! Ai, i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha
Surah Al-Ankaboot, Verse 60


وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَسَخَّرَ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۖ فَأَنَّىٰ يُؤۡفَكُونَ

E, nëse i pyet ti ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe kush e nënshtroi Diellin e Hënën?” – ata, me siguri, do të thonë: “Perëndia!” E, kah po arratisen atëherë
Surah Al-Ankaboot, Verse 61


ٱللَّهُ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦ وَيَقۡدِرُ لَهُۥٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ

Perëndia, ia zgjëron furnizimin kujt të dojë nga robërit e Tij, e dikujt ia zvogëlon. Perëndia, me të vërtetë, është i dijshëm për çdo gjë
Surah Al-Ankaboot, Verse 62


وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّن نَّزَّلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَحۡيَا بِهِ ٱلۡأَرۡضَ مِنۢ بَعۡدِ مَوۡتِهَا لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۚ قُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡقِلُونَ

E, nëse ti i pyet ata: “Kush e ka zbritur ujin nga qielli, e me te e gjallëron tokën e shkretëruar?” Me siguri, do të thonë ata: “Perëndia!” Thuaj: “Falenderimi qoftë për Perëndinë!” Por, shumica e tyre nuk mendojnë
Surah Al-Ankaboot, Verse 63


وَمَا هَٰذِهِ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَآ إِلَّا لَهۡوٞ وَلَعِبٞۚ وَإِنَّ ٱلدَّارَ ٱلۡأٓخِرَةَ لَهِيَ ٱلۡحَيَوَانُۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ

Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër përveç se argëtim dhe lojë. E, me të vërtetë, jeta e botës tjetër është jetë. Sikur ta dinin ata këtë
Surah Al-Ankaboot, Verse 64


فَإِذَا رَكِبُواْ فِي ٱلۡفُلۡكِ دَعَوُاْ ٱللَّهَ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ فَلَمَّا نَجَّىٰهُمۡ إِلَى ٱلۡبَرِّ إِذَا هُمۡ يُشۡرِكُونَ

Kur të hipin në barkë, i lutën Perëndisë sinqerisht, e kur Ai t’i sjellë (shpëtojë) në tokë, përnjëherësh ata i bëjnë shok Atij
Surah Al-Ankaboot, Verse 65


لِيَكۡفُرُواْ بِمَآ ءَاتَيۡنَٰهُمۡ وَلِيَتَمَتَّعُواْۚ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ

për të mohuar atë që u kemi dhënë Ne dhe për t’u kënaqur. E, shpejt do ta dinë ata
Surah Al-Ankaboot, Verse 66


أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّا جَعَلۡنَا حَرَمًا ءَامِنٗا وَيُتَخَطَّفُ ٱلنَّاسُ مِنۡ حَوۡلِهِمۡۚ أَفَبِٱلۡبَٰطِلِ يُؤۡمِنُونَ وَبِنِعۡمَةِ ٱللَّهِ يَكۡفُرُونَ

Vallë, a nuk e vërejnë ata, se Ne e kemi bërë Haramin (Mekken) të sigurtë, kurse njerëzit rreth tij po grabiten (e mbytën)? E, vallë, a po besojnë ata në gjëra të kota, ndërsa dhuntinë e Perëndisë po e mohojnë
Surah Al-Ankaboot, Verse 67


وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوۡ كَذَّبَ بِٱلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُۥٓۚ أَلَيۡسَ فِي جَهَنَّمَ مَثۡوٗى لِّلۡكَٰفِرِينَ

Kush është zullumqar më i madh se ai që trillon gënjeshtra kundër Perëndisë ose mohon të vërtetën që i ka ardhur? Vallë, a nuk është xhehennemi vend për mohuesit
Surah Al-Ankaboot, Verse 68


وَٱلَّذِينَ جَٰهَدُواْ فِينَا لَنَهۡدِيَنَّهُمۡ سُبُلَنَاۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَمَعَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ

E, ata që luftojnë (përpiqen) për të mirat Tona, Na, me siguri do t’i udhëzojmë në rrugën Tonë. Perëndia, me të vërtetë, është me të mirët
Surah Al-Ankaboot, Verse 69


Author: Hasan Efendi Nahi


<< Surah 28
>> Surah 30

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai