Surah Aal-e-Imran Verse 154 - Albanian Translation by Feti Mehdiu
Surah Aal-e-Imranثُمَّ أَنزَلَ عَلَيۡكُم مِّنۢ بَعۡدِ ٱلۡغَمِّ أَمَنَةٗ نُّعَاسٗا يَغۡشَىٰ طَآئِفَةٗ مِّنكُمۡۖ وَطَآئِفَةٞ قَدۡ أَهَمَّتۡهُمۡ أَنفُسُهُمۡ يَظُنُّونَ بِٱللَّهِ غَيۡرَ ٱلۡحَقِّ ظَنَّ ٱلۡجَٰهِلِيَّةِۖ يَقُولُونَ هَل لَّنَا مِنَ ٱلۡأَمۡرِ مِن شَيۡءٖۗ قُلۡ إِنَّ ٱلۡأَمۡرَ كُلَّهُۥ لِلَّهِۗ يُخۡفُونَ فِيٓ أَنفُسِهِم مَّا لَا يُبۡدُونَ لَكَۖ يَقُولُونَ لَوۡ كَانَ لَنَا مِنَ ٱلۡأَمۡرِ شَيۡءٞ مَّا قُتِلۡنَا هَٰهُنَاۗ قُل لَّوۡ كُنتُمۡ فِي بُيُوتِكُمۡ لَبَرَزَ ٱلَّذِينَ كُتِبَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقَتۡلُ إِلَىٰ مَضَاجِعِهِمۡۖ وَلِيَبۡتَلِيَ ٱللَّهُ مَا فِي صُدُورِكُمۡ وَلِيُمَحِّصَ مَا فِي قُلُوبِكُمۡۚ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ
Pastaj, pas dëshpërimit ju lëshoi qetësinë absolute, të përgjumshme, ashtu që disa prej jush i mori gjumi, kurse një grup tjetër kujdeseshin vetëm për vete, duke menduar për All-llahun gjëra që nuk janë të vërteta, si mendime të paganizmit dhe thoshin: “A kemi ne diçka nga çështja e premtuar”? Thuaj: “Të gjitha çështjet janë në dorë të All-llahut”. Ata fshehin në vete atë çka nuk ta tregojnë ty. Thonë: “Sikur të pyeteshin për çfarëdo qoftë nuk do të ishim vrarë këtu”. Thuaj: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, prapësepraë ata të cilët e kanë të caktuar të vriten, do të dilnin në pozitat e tyre, në mënyrë që All-llahu ta provonte atë se çka keni në krahërorët tuaj dhe për të hulumtuar se ç’keni në zemra, All-llahu e di ç’mbajnë krahërorët