UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Ash-Shura - Albanian Translation by Hassan Nahi


حمٓ

Ha, Mim
Surah Ash-Shura, Verse 1


عٓسٓقٓ

Ajn, Sin, Kaf
Surah Ash-Shura, Verse 2


كَذَٰلِكَ يُوحِيٓ إِلَيۡكَ وَإِلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكَ ٱللَّهُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

Keshtu Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti, te frymezon ty (o Muhamed), ashtu sic i ka frymezuar edhe ata para teje
Surah Ash-Shura, Verse 3


لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡعَظِيمُ

Atij i perket gjithcka qe gjendet ne qiej dhe gjithcka qe gjendet ne Toke. Ai eshte i Larti, i Madherishmi
Surah Ash-Shura, Verse 4


تَكَادُ ٱلسَّمَٰوَٰتُ يَتَفَطَّرۡنَ مِن فَوۡقِهِنَّۚ وَٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ يُسَبِّحُونَ بِحَمۡدِ رَبِّهِمۡ وَيَسۡتَغۡفِرُونَ لِمَن فِي ٱلۡأَرۡضِۗ أَلَآ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ

Qiejt gati sa nuk cahen nga siper (prej madheshtise se Allahut), nderkohe qe engjejt lavderojne e falenderojne Zotin e tyre dhe kerkojne falje per ata qe jane ne Toke. Me te vertete qe Allahu eshte Falesi dhe Meshireploti
Surah Ash-Shura, Verse 5


وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَ ٱللَّهُ حَفِيظٌ عَلَيۡهِمۡ وَمَآ أَنتَ عَلَيۡهِم بِوَكِيلٖ

Allahu eshte Mbikeqyres mbi ata qe zgjedhin mbrojtes pervec Tij, ndersa ti (o Muhamed) nuk je kujdestar i tyre
Surah Ash-Shura, Verse 6


وَكَذَٰلِكَ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ قُرۡءَانًا عَرَبِيّٗا لِّتُنذِرَ أُمَّ ٱلۡقُرَىٰ وَمَنۡ حَوۡلَهَا وَتُنذِرَ يَوۡمَ ٱلۡجَمۡعِ لَا رَيۡبَ فِيهِۚ فَرِيقٞ فِي ٱلۡجَنَّةِ وَفَرِيقٞ فِي ٱلسَّعِيرِ

Dhe keshtu pra, Ne te kemi shpallur ty nje Kuran ne gjuhen arabe, per te paralajmeruar popullin e Mekes dhe ata rreth saj; per t’i paralajmeruar ata per Diten, e cila do te vije me siguri: kur te gjithe njerezit do te tubohen, disa ne Xhenet e disa ne Xhehenem
Surah Ash-Shura, Verse 7


وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَجَعَلَهُمۡ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ وَلَٰكِن يُدۡخِلُ مَن يَشَآءُ فِي رَحۡمَتِهِۦۚ وَٱلظَّـٰلِمُونَ مَا لَهُم مِّن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٍ

Sikur te donte Allahu, do t’i kishte bere te gjithe te nje besimi, por Ai pranon ne meshiren e Vet ke te doje, kurse mohuesit nuk kane as mbrojtes, as ndihmes
Surah Ash-Shura, Verse 8


أَمِ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَۖ فَٱللَّهُ هُوَ ٱلۡوَلِيُّ وَهُوَ يُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

Valle, a mos zgjedhin ata mbrojtes tjeter, pervec Atij?! Sigurisht, vetem Allahu eshte Mbrojtesi. Ai i ngjall te vdekurit dhe eshte i Fuqishem per cdo gje
Surah Ash-Shura, Verse 9


وَمَا ٱخۡتَلَفۡتُمۡ فِيهِ مِن شَيۡءٖ فَحُكۡمُهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبِّي عَلَيۡهِ تَوَكَّلۡتُ وَإِلَيۡهِ أُنِيبُ

Per cfaredo gjeje qe ju te diskutoni, fjala e fundit i perket Allahut. Ky eshte Allahu, Zoti im. Une tek Ai mbeshtetem dhe tek Ai kthehem i penduar
Surah Ash-Shura, Verse 10


فَاطِرُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ جَعَلَ لَكُم مِّنۡ أَنفُسِكُمۡ أَزۡوَٰجٗا وَمِنَ ٱلۡأَنۡعَٰمِ أَزۡوَٰجٗا يَذۡرَؤُكُمۡ فِيهِۚ لَيۡسَ كَمِثۡلِهِۦ شَيۡءٞۖ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ

Krijues i qiejve dhe i Tokes, Ai ju ka dhene bashkeshorte nga vetja juaj per t’ju shumuar, si dhe bageti ne cifte. Asgje nuk i shembellen Atij. Ai i degjon te gjitha dhe i sheh te gjitha
Surah Ash-Shura, Verse 11


لَهُۥ مَقَالِيدُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُۚ إِنَّهُۥ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ

Tek Ai jane celesat e qiejve dhe te Tokes. Ai ia zgjeron mjetet e jeteses kujt te doje, por edhe ia pakeson kujt te doje. Vertet, Ai eshte i Gjithedijshem per cdo gje
Surah Ash-Shura, Verse 12


۞شَرَعَ لَكُم مِّنَ ٱلدِّينِ مَا وَصَّىٰ بِهِۦ نُوحٗا وَٱلَّذِيٓ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ وَمَا وَصَّيۡنَا بِهِۦٓ إِبۡرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ وَعِيسَىٰٓۖ أَنۡ أَقِيمُواْ ٱلدِّينَ وَلَا تَتَفَرَّقُواْ فِيهِۚ كَبُرَ عَلَى ٱلۡمُشۡرِكِينَ مَا تَدۡعُوهُمۡ إِلَيۡهِۚ ٱللَّهُ يَجۡتَبِيٓ إِلَيۡهِ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِيٓ إِلَيۡهِ مَن يُنِيبُ

Ai ka urdheruar per ju ate Fe, te cilen ta zbuloi ty (o Muhamed) dhe qe pati urdheruar per Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, duke thene: “Qendroni ne fene e drejte dhe mos u percani ne te!” Por per idhujtaret eshte e rende ajo, ne te cilen po i fton ti. Allahu zgjedh per kete fe ke te doje dhe udhezon drejt saj kedo qe kthehet tek Ai me pendim
Surah Ash-Shura, Verse 13


وَمَا تَفَرَّقُوٓاْ إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلۡعِلۡمُ بَغۡيَۢا بَيۡنَهُمۡۚ وَلَوۡلَا كَلِمَةٞ سَبَقَتۡ مِن رَّبِّكَ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗى لَّقُضِيَ بَيۡنَهُمۡۚ وَإِنَّ ٱلَّذِينَ أُورِثُواْ ٱلۡكِتَٰبَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡ لَفِي شَكّٖ مِّنۡهُ مُرِيبٖ

Sidoqofte, ata[291] u percane midis tyre prej smires, vetem pasi u erdhi dijenia. Dhe, sikur te mos kishte paraprire fjala e Zotit tend (per shtyrjen e denimit) deri ne nje afat te caktuar, ata do te gjykoheshin menjehere. Edhe ata[292] qe trasheguan Librin me pas, dyshojne thelle ne te
Surah Ash-Shura, Verse 14


فَلِذَٰلِكَ فَٱدۡعُۖ وَٱسۡتَقِمۡ كَمَآ أُمِرۡتَۖ وَلَا تَتَّبِعۡ أَهۡوَآءَهُمۡۖ وَقُلۡ ءَامَنتُ بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ مِن كِتَٰبٖۖ وَأُمِرۡتُ لِأَعۡدِلَ بَيۡنَكُمُۖ ٱللَّهُ رَبُّنَا وَرَبُّكُمۡۖ لَنَآ أَعۡمَٰلُنَا وَلَكُمۡ أَعۡمَٰلُكُمۡۖ لَا حُجَّةَ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَكُمُۖ ٱللَّهُ يَجۡمَعُ بَيۡنَنَاۖ وَإِلَيۡهِ ٱلۡمَصِيرُ

Andaj, ti thirru dhe behu kembengules, ashtu sic je urdheruar, mos i ndiq epshet e tyre dhe thuaj: “Une besoj cdo liber qe e ka shpallur Allahu dhe jam urdheruar qe te gjykoj drejt midis jush; Allahu eshte Zoti yne dhe Zoti juaj. Veprat tona jane per ne, e veprat tuaja jane per ju. Midis nesh dhe jush nuk ka kurrfare mosmarreveshjeje. Allahu do te na tuboje te gjitheve dhe tek Ai do te kthehemi te gjithe”
Surah Ash-Shura, Verse 15


وَٱلَّذِينَ يُحَآجُّونَ فِي ٱللَّهِ مِنۢ بَعۡدِ مَا ٱسۡتُجِيبَ لَهُۥ حُجَّتُهُمۡ دَاحِضَةٌ عِندَ رَبِّهِمۡ وَعَلَيۡهِمۡ غَضَبٞ وَلَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدٌ

Sa per ata qe polemizojne rreth Allahut, pasi i jane pergjigjur Atij, arsyetimet e tyre do te jene te pavlefshme te Zoti i tyre, mbi ata do te bjere zemerimi i Tij e do te denohen ashper
Surah Ash-Shura, Verse 16


ٱللَّهُ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ وَٱلۡمِيزَانَۗ وَمَا يُدۡرِيكَ لَعَلَّ ٱلسَّاعَةَ قَرِيبٞ

Allahu eshte Ai qe e ka shpallur Librin me vertetesi dhe drejtesi. E si do ta dije ti qe ndoshta Dita e Kiametit eshte afer
Surah Ash-Shura, Verse 17


يَسۡتَعۡجِلُ بِهَا ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِهَاۖ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مُشۡفِقُونَ مِنۡهَا وَيَعۡلَمُونَ أَنَّهَا ٱلۡحَقُّۗ أَلَآ إِنَّ ٱلَّذِينَ يُمَارُونَ فِي ٱلسَّاعَةِ لَفِي ضَلَٰلِۭ بَعِيدٍ

Kiametin kerkojne ta shpejtojne ata qe nuk besojne ne te, kurse ata qe besojne, kane frike nga ai dhe e dine se eshte plotesisht i vertete. Pa dyshim, ata qe kundershtojne per Diten e Kiametit, jane ne nje gabim shume te madh
Surah Ash-Shura, Verse 18


ٱللَّهُ لَطِيفُۢ بِعِبَادِهِۦ يَرۡزُقُ مَن يَشَآءُۖ وَهُوَ ٱلۡقَوِيُّ ٱلۡعَزِيزُ

Allahu eshte i Mire me roberit e Vet dhe i jep begati kujt te doje; Ai eshte i Plotfuqishem dhe i Pushtetshem
Surah Ash-Shura, Verse 19


مَن كَانَ يُرِيدُ حَرۡثَ ٱلۡأٓخِرَةِ نَزِدۡ لَهُۥ فِي حَرۡثِهِۦۖ وَمَن كَانَ يُرِيدُ حَرۡثَ ٱلدُّنۡيَا نُؤۡتِهِۦ مِنۡهَا وَمَا لَهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِن نَّصِيبٍ

Atij qe deshiron shperblim ne jeten tjeter, Ne do t’ia shtojme ate. Ndersa atij qe deshiron shperblim ne kete jete, Ne do t’i japim pjese prej saj, por ai nuk do te kete pjese ne jeten tjeter
Surah Ash-Shura, Verse 20


أَمۡ لَهُمۡ شُرَكَـٰٓؤُاْ شَرَعُواْ لَهُم مِّنَ ٱلدِّينِ مَا لَمۡ يَأۡذَنۢ بِهِ ٱللَّهُۚ وَلَوۡلَا كَلِمَةُ ٱلۡفَصۡلِ لَقُضِيَ بَيۡنَهُمۡۗ وَإِنَّ ٱلظَّـٰلِمِينَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

A kane ata idhuj, te cilet u kane caktuar nje fe qe nuk e ka lejuar Allahu?! Sikur te mos kishte qene Fjala e vendimit te meparshem, ata do te ishin gjykuar menjehere. Per keqberesit eshte pergatitur nje denim i dhembshem
Surah Ash-Shura, Verse 21


تَرَى ٱلظَّـٰلِمِينَ مُشۡفِقِينَ مِمَّا كَسَبُواْ وَهُوَ وَاقِعُۢ بِهِمۡۗ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ فِي رَوۡضَاتِ ٱلۡجَنَّاتِۖ لَهُم مَّا يَشَآءُونَ عِندَ رَبِّهِمۡۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَضۡلُ ٱلۡكَبِيرُ

Ate Dite ti do t’i shohesh keqberesit se si tmerrohen per ate qe kane fituar, nderkohe qe ndeshkimi Yne do t’i godase me siguri. Ndersa ata qe kane besuar dhe bere vepra te mira, do te jene ne kopshtet e mrekullueshme te Xheneteve. Ata do te kene te Zoti i tyre cfare te duan; kjo eshte dhurata e madhe
Surah Ash-Shura, Verse 22


ذَٰلِكَ ٱلَّذِي يُبَشِّرُ ٱللَّهُ عِبَادَهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِۗ قُل لَّآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ أَجۡرًا إِلَّا ٱلۡمَوَدَّةَ فِي ٱلۡقُرۡبَىٰۗ وَمَن يَقۡتَرِفۡ حَسَنَةٗ نَّزِدۡ لَهُۥ فِيهَا حُسۡنًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ شَكُورٌ

Keshtu i gezon Allahu roberit e Vet, qe kane besuar dhe qe kane bere vepra te mira. Thuaju: “Per kete nuk kerkoj kurrfare shperblimi tjeter prej jush, pervec respektit (per mua) per hir te farefisnise (qe kemi).” Atij qe ben veper te mire, Ne do t’ia shtojme shperblimin. Allahu, me te vertete, eshte Fales dhe Mirenjohes
Surah Ash-Shura, Verse 23


أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗاۖ فَإِن يَشَإِ ٱللَّهُ يَخۡتِمۡ عَلَىٰ قَلۡبِكَۗ وَيَمۡحُ ٱللَّهُ ٱلۡبَٰطِلَ وَيُحِقُّ ٱلۡحَقَّ بِكَلِمَٰتِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

A thone ata: “Ai (Muhamedi a.s.) trillon genjeshtra per Allahun”?! Po te donte Allahu, do ta vuloste zemren tende! Allahu e shkaterron te paverteten dhe e forcon te verteten me fjalet e Veta. Ai e di mire c’ka ne zemrat e tyre
Surah Ash-Shura, Verse 24


وَهُوَ ٱلَّذِي يَقۡبَلُ ٱلتَّوۡبَةَ عَنۡ عِبَادِهِۦ وَيَعۡفُواْ عَنِ ٱلسَّيِّـَٔاتِ وَيَعۡلَمُ مَا تَفۡعَلُونَ

Ai e pranon pendimin e roberve te Vet, i fal gjynahet dhe i di te gjitha cfare punoni ju
Surah Ash-Shura, Verse 25


وَيَسۡتَجِيبُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ وَيَزِيدُهُم مِّن فَضۡلِهِۦۚ وَٱلۡكَٰفِرُونَ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدٞ

Ai u pergjigjet lutjeve te atyre qe besojne dhe bejne vepra te mira e u jep edhe me teper prej dhuntise se Vet, kurse per mohuesit do te kete denim te ashper
Surah Ash-Shura, Verse 26


۞وَلَوۡ بَسَطَ ٱللَّهُ ٱلرِّزۡقَ لِعِبَادِهِۦ لَبَغَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَٰكِن يُنَزِّلُ بِقَدَرٖ مَّا يَشَآءُۚ إِنَّهُۥ بِعِبَادِهِۦ خَبِيرُۢ بَصِيرٞ

Sikur Allahu t’i shtonte mjetet e jeteses per roberit e Vet, ata do ta mbushnin Token me mbrapshti. Por Ai u jep me mase, sa deshiron, sepse Ai i njeh dhe i sheh mire roberit e Vet
Surah Ash-Shura, Verse 27


وَهُوَ ٱلَّذِي يُنَزِّلُ ٱلۡغَيۡثَ مِنۢ بَعۡدِ مَا قَنَطُواْ وَيَنشُرُ رَحۡمَتَهُۥۚ وَهُوَ ٱلۡوَلِيُّ ٱلۡحَمِيدُ

Eshte Ai qe e zbret shiun, kur ata kane humbur cdo shprese dhe perhap meshiren e Vet; Ai eshte Mbrojtesi i vertete dhe i Denji per falenderim
Surah Ash-Shura, Verse 28


وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦ خَلۡقُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَثَّ فِيهِمَا مِن دَآبَّةٖۚ وَهُوَ عَلَىٰ جَمۡعِهِمۡ إِذَا يَشَآءُ قَدِيرٞ

Nje prej shenjave te Tij eshte krijimi i qiejve dhe i Tokes dhe i qenieve te gjalla, qe ka shperndare neper to; Ai eshte i Fuqishem t’i tuboje ata kur te doje
Surah Ash-Shura, Verse 29


وَمَآ أَصَٰبَكُم مِّن مُّصِيبَةٖ فَبِمَا كَسَبَتۡ أَيۡدِيكُمۡ وَيَعۡفُواْ عَن كَثِيرٖ

Cfaredo fatkeqesie qe ju godet, eshte si pasoje e asaj qe keni bere vete; por Ai fal shume
Surah Ash-Shura, Verse 30


وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٖ

Ne kete Toke ju nuk mund t’i shpetoni Atij, sepse, vec Allahut, nuk ka tjeter mbrojtes apo ndihmes per ju
Surah Ash-Shura, Verse 31


وَمِنۡ ءَايَٰتِهِ ٱلۡجَوَارِ فِي ٱلۡبَحۡرِ كَٱلۡأَعۡلَٰمِ

Nje prej shenjave te Tij jane anijet e medha qe lundrojne ne det – si malet
Surah Ash-Shura, Verse 32


إِن يَشَأۡ يُسۡكِنِ ٱلرِّيحَ فَيَظۡلَلۡنَ رَوَاكِدَ عَلَىٰ ظَهۡرِهِۦٓۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّكُلِّ صَبَّارٖ شَكُورٍ

Nese Ai do, e qeteson eren dhe ato mbesin te palevizshme ne siperfaqen e tij (detit). Ketu ka shenja per cdokend qe eshte i durueshem dhe mirenjohes
Surah Ash-Shura, Verse 33


أَوۡ يُوبِقۡهُنَّ بِمَا كَسَبُواْ وَيَعۡفُ عَن كَثِيرٖ

Ose, Ai mund t’i fundose anijet, per shkak te gjynaheve qe kane bere ata[293]. Sidoqofte, Ai fal shume
Surah Ash-Shura, Verse 34


وَيَعۡلَمَ ٱلَّذِينَ يُجَٰدِلُونَ فِيٓ ءَايَٰتِنَا مَا لَهُم مِّن مَّحِيصٖ

Le ta dine ata qe vene ne dyshim shenjat Tona, se nuk kane ku t’i shmangen denimit Tone
Surah Ash-Shura, Verse 35


فَمَآ أُوتِيتُم مِّن شَيۡءٖ فَمَتَٰعُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۚ وَمَا عِندَ ٱللَّهِ خَيۡرٞ وَأَبۡقَىٰ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَلَىٰ رَبِّهِمۡ يَتَوَكَّلُونَ

Cdo gje qe ju eshte dhene juve, eshte vetem kenaqesi ne jeten e kesaj bote. Por shperblimi i Allahut eshte me i mire dhe me i perhershem per ata qe besojne dhe mbeshteten te Zoti i tyre
Surah Ash-Shura, Verse 36


وَٱلَّذِينَ يَجۡتَنِبُونَ كَبَـٰٓئِرَ ٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡفَوَٰحِشَ وَإِذَا مَا غَضِبُواْ هُمۡ يَغۡفِرُونَ

per ata qe ruhen prej gjynaheve te medha e mbrapshtive dhe qe, kur i zemeron dikush, falin
Surah Ash-Shura, Verse 37


وَٱلَّذِينَ ٱسۡتَجَابُواْ لِرَبِّهِمۡ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَأَمۡرُهُمۡ شُورَىٰ بَيۡنَهُمۡ وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ

per ata qe i pergjigjen thirrjes se Zotit te tyre, e falin namazin rregullisht dhe keshillohen per punet e veta me njeri-tjetrin; per ata qe ndajne lemoshe prej asaj qe u kemi dhene Ne
Surah Ash-Shura, Verse 38


وَٱلَّذِينَ إِذَآ أَصَابَهُمُ ٱلۡبَغۡيُ هُمۡ يَنتَصِرُونَ

dhe per ata qe, kur i godet ndonje padrejtesi e madhe, i bejne qendrese dhe marrin hak
Surah Ash-Shura, Verse 39


وَجَزَـٰٓؤُاْ سَيِّئَةٖ سَيِّئَةٞ مِّثۡلُهَاۖ فَمَنۡ عَفَا وَأَصۡلَحَ فَأَجۡرُهُۥ عَلَى ٱللَّهِۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلظَّـٰلِمِينَ

Shperblimi per te keqen eshte i njejte me ate te keqe. Por, ate qe fal dhe pajton, e pret shperblimi i Allahut. Ai, ne te vertete, nuk i do te padrejtet
Surah Ash-Shura, Verse 40


وَلَمَنِ ٱنتَصَرَ بَعۡدَ ظُلۡمِهِۦ فَأُوْلَـٰٓئِكَ مَا عَلَيۡهِم مِّن سَبِيلٍ

Per ate qe pergjigjet, kur i eshte bere nje padrejtesi, nuk ka kurrfare qortimi ndaj tij
Surah Ash-Shura, Verse 41


إِنَّمَا ٱلسَّبِيلُ عَلَى ٱلَّذِينَ يَظۡلِمُونَ ٱلنَّاسَ وَيَبۡغُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّۚ أُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

Qortim ka vetem kunder atyre qe u bejne keq njerezve dhe qe pa te drejte mbjellin ngaterresa ne Toke; per ata ka denim te dhembshem
Surah Ash-Shura, Verse 42


وَلَمَن صَبَرَ وَغَفَرَ إِنَّ ذَٰلِكَ لَمِنۡ عَزۡمِ ٱلۡأُمُورِ

Kushdo qe duron dhe fal, ta dije se, ne te vertete, keto jane nga veprimet me te virtytshme
Surah Ash-Shura, Verse 43


وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن وَلِيّٖ مِّنۢ بَعۡدِهِۦۗ وَتَرَى ٱلظَّـٰلِمِينَ لَمَّا رَأَوُاْ ٱلۡعَذَابَ يَقُولُونَ هَلۡ إِلَىٰ مَرَدّٖ مِّن سَبِيلٖ

Per ate qe Allahu e shpie ne humbje, nuk ka mbrojtes tjeter pervec Tij. Ti do te shohesh se si keqberesit, kur ta shohin denimin, do te thone: “A ka ndonje rruge per t’u kthyer?”
Surah Ash-Shura, Verse 44


وَتَرَىٰهُمۡ يُعۡرَضُونَ عَلَيۡهَا خَٰشِعِينَ مِنَ ٱلذُّلِّ يَنظُرُونَ مِن طَرۡفٍ خَفِيّٖۗ وَقَالَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّ ٱلۡخَٰسِرِينَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ وَأَهۡلِيهِمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ أَلَآ إِنَّ ٱلظَّـٰلِمِينَ فِي عَذَابٖ مُّقِيمٖ

Ti do t’i shohesh se si do te ballafaqohen me zjarrin te perulur nga poshterimi dhe duke pare tinezisht me bisht te syrit. Ata qe kane besuar do te thone: “Me te vertete qe humbesit jane ata qe kane humbur vetveten dhe familjen e tyre ne Diten e Kiametit”. Me te vertete, keqberesit do te vuajne nje denim te perhershem
Surah Ash-Shura, Verse 45


وَمَا كَانَ لَهُم مِّنۡ أَوۡلِيَآءَ يَنصُرُونَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِۗ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن سَبِيلٍ

Ata nuk do te kene asnje mbrojtes qe do t’i ndihmoje, ne vend Allahut. Per ate qe Allahu e shpie ne humbje, s’ka kurrfare rruge (shpetimi)
Surah Ash-Shura, Verse 46


ٱسۡتَجِيبُواْ لِرَبِّكُم مِّن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَ يَوۡمٞ لَّا مَرَدَّ لَهُۥ مِنَ ٱللَّهِۚ مَا لَكُم مِّن مَّلۡجَإٖ يَوۡمَئِذٖ وَمَا لَكُم مِّن نَّكِيرٖ

Pergjigjuni thirrjes se Zotit tuaj, para se te vije Dita, te cilen Allahu nuk e kthen me. Ate Dite ju nuk do te keni kurrfare strehimi dhe nuk do te mund te mohoni
Surah Ash-Shura, Verse 47


فَإِنۡ أَعۡرَضُواْ فَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ عَلَيۡهِمۡ حَفِيظًاۖ إِنۡ عَلَيۡكَ إِلَّا ٱلۡبَلَٰغُۗ وَإِنَّآ إِذَآ أَذَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ مِنَّا رَحۡمَةٗ فَرِحَ بِهَاۖ وَإِن تُصِبۡهُمۡ سَيِّئَةُۢ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيهِمۡ فَإِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ كَفُورٞ

Nese ata kthejne kurrizin, dije se Ne nuk te kemi derguar ty (o Muhamed), si roje per ata. Detyra jote eshte vetem qe te kumtosh. Kur Ne i japim njeriut te shijoje meshiren Tone, Ai i gezohet asaj. Por, nese ate e godet ndonje e keqe per shkak te asaj qe kane bere duart e tij, atehere, ai behet mosmirenjohes i vertete
Surah Ash-Shura, Verse 48


لِّلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُۚ يَهَبُ لِمَن يَشَآءُ إِنَٰثٗا وَيَهَبُ لِمَن يَشَآءُ ٱلذُّكُورَ

I Allahut eshte pushteti mbi qiejt dhe Token. Ai krijon cfare te doje. Ai i dhuron vajza kujt te doje e djem kujt te doje
Surah Ash-Shura, Verse 49


أَوۡ يُزَوِّجُهُمۡ ذُكۡرَانٗا وَإِنَٰثٗاۖ وَيَجۡعَلُ مَن يَشَآءُ عَقِيمًاۚ إِنَّهُۥ عَلِيمٞ قَدِيرٞ

Disave u dhuron te dyja gjinite: djem e vajza; e, ke te doje e le pa femije. Vertet, Ai eshte i Gjithedijshem dhe i Fuqishem
Surah Ash-Shura, Verse 50


۞وَمَا كَانَ لِبَشَرٍ أَن يُكَلِّمَهُ ٱللَّهُ إِلَّا وَحۡيًا أَوۡ مِن وَرَآيِٕ حِجَابٍ أَوۡ يُرۡسِلَ رَسُولٗا فَيُوحِيَ بِإِذۡنِهِۦ مَا يَشَآءُۚ إِنَّهُۥ عَلِيٌّ حَكِيمٞ

Asnje njeriu nuk i eshte dhene t’i flase Allahu, pervecse me ane te Frymezimit ose pas perdes, ose me anen e nje Kumtuesi (Engjelli) te derguar me lejen e Tij, per te shpallur vullnetin e Tij. Ai, me te vertete, eshte i Larte dhe i Urte
Surah Ash-Shura, Verse 51


وَكَذَٰلِكَ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ رُوحٗا مِّنۡ أَمۡرِنَاۚ مَا كُنتَ تَدۡرِي مَا ٱلۡكِتَٰبُ وَلَا ٱلۡإِيمَٰنُ وَلَٰكِن جَعَلۡنَٰهُ نُورٗا نَّهۡدِي بِهِۦ مَن نَّشَآءُ مِنۡ عِبَادِنَاۚ وَإِنَّكَ لَتَهۡدِيٓ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ

Dhe keshtu, Ne te kemi derguar ty Shpallje me urdhrin dhe vullnetin Tone. Ti me pare nuk e ke ditur se cfare eshte Libri e as c’eshte besimi. Por ate (Kuranin), Ne e beme drite, me ane te se ciles udhezojme ke te duam nga roberit Tane. Ti, me te vertete, udhezon ne rrugen e drejte
Surah Ash-Shura, Verse 52


صِرَٰطِ ٱللَّهِ ٱلَّذِي لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ أَلَآ إِلَى ٱللَّهِ تَصِيرُ ٱلۡأُمُورُ

(ne) rrugen e Allahut, te Cilit i perket gjithcka qe ndodhet ne qiej dhe gjithcka qe ndodhet ne Toke. Dhe vertet, tek Allahu kthehen te gjitha ceshtjet
Surah Ash-Shura, Verse 53


Author: Hassan Nahi


<< Surah 41
>> Surah 43

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai