Surah Ash-Shura Verse 21 - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi
Surah Ash-Shuraأَمۡ لَهُمۡ شُرَكَـٰٓؤُاْ شَرَعُواْ لَهُم مِّنَ ٱلدِّينِ مَا لَمۡ يَأۡذَنۢ بِهِ ٱللَّهُۚ وَلَوۡلَا كَلِمَةُ ٱلۡفَصۡلِ لَقُضِيَ بَيۡنَهُمۡۗ وَإِنَّ ٱلظَّـٰلِمِينَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ
Por ata, kanë shokë (udhëheqës të këqinj), të cilët u kanë përcaktuar (atyre) në fé aso dispozite, çfarë nuk ka lejuar Perëndia. Sikur të mos kishte qenë Fjala e vendimit të mëparshëm (që gjykimi do të shtyhet), ata madje do të ishin gjykuar. Me të vërtetë, për zullumqarët ka dënim të dhembshëm