UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah An-Najm - Albanian Translation by Hassan Nahi


وَٱلنَّجۡمِ إِذَا هَوَىٰ

Betohem në yllin kur perëndon
Surah An-Najm, Verse 1


مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمۡ وَمَا غَوَىٰ

se shoku juaj (Muhamedi a.s.) nuk ka humbur e nuk ka devijuar
Surah An-Najm, Verse 2


وَمَا يَنطِقُ عَنِ ٱلۡهَوَىٰٓ

Ai nuk flet sipas qejfit të vet
Surah An-Najm, Verse 3


إِنۡ هُوَ إِلَّا وَحۡيٞ يُوحَىٰ

por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij
Surah An-Najm, Verse 4


عَلَّمَهُۥ شَدِيدُ ٱلۡقُوَىٰ

Atë ia ka mësuar atij një (engjëll) shumë i fuqishëm (Xhebraili)
Surah An-Najm, Verse 5


ذُو مِرَّةٖ فَٱسۡتَوَىٰ

mendjelartë, që iu paraqit qartë
Surah An-Najm, Verse 6


وَهُوَ بِٱلۡأُفُقِ ٱلۡأَعۡلَىٰ

në horizontin më të lartë
Surah An-Najm, Verse 7


ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّىٰ

Pastaj iu afrua e iu lëshua
Surah An-Najm, Verse 8


فَكَانَ قَابَ قَوۡسَيۡنِ أَوۡ أَدۡنَىٰ

sa largësia midis dy harqeve ose edhe më afër
Surah An-Najm, Verse 9


فَأَوۡحَىٰٓ إِلَىٰ عَبۡدِهِۦ مَآ أَوۡحَىٰ

e i shpalli robit të Allahut, atë që i shpalli
Surah An-Najm, Verse 10


مَا كَذَبَ ٱلۡفُؤَادُ مَا رَأَىٰٓ

Zemra (e Muhamedit) nuk gënjen për atë që ka parë
Surah An-Najm, Verse 11


أَفَتُمَٰرُونَهُۥ عَلَىٰ مَا يَرَىٰ

Vallë, a do ta kundërshtonit atë për çfarë ka parë
Surah An-Najm, Verse 12


وَلَقَدۡ رَءَاهُ نَزۡلَةً أُخۡرَىٰ

ndërkohë që ai e ka parë atë edhe një herë tjetër
Surah An-Najm, Verse 13


عِندَ سِدۡرَةِ ٱلۡمُنتَهَىٰ

te Sidretul Munteha-ja
Surah An-Najm, Verse 14


عِندَهَا جَنَّةُ ٱلۡمَأۡوَىٰٓ

ku ndodhet Xheneti i Strehimit
Surah An-Najm, Verse 15


إِذۡ يَغۡشَى ٱلسِّدۡرَةَ مَا يَغۡشَىٰ

Kur Sidrën çfarë nuk e mbulonte
Surah An-Najm, Verse 16


مَا زَاغَ ٱلۡبَصَرُ وَمَا طَغَىٰ

Shikimi i tij nuk u shmang dhe as nuk e kaloi masën
Surah An-Najm, Verse 17


لَقَدۡ رَأَىٰ مِنۡ ءَايَٰتِ رَبِّهِ ٱلۡكُبۡرَىٰٓ

por ai pa disa nga mrekullitë më madhështore të Zotit të tij
Surah An-Najm, Verse 18


أَفَرَءَيۡتُمُ ٱللَّـٰتَ وَٱلۡعُزَّىٰ

A e keni parë Latën dhe Uzzën
Surah An-Najm, Verse 19


وَمَنَوٰةَ ٱلثَّالِثَةَ ٱلۡأُخۡرَىٰٓ

Po Menatën,[339] të tretën, të fundit
Surah An-Najm, Verse 20


أَلَكُمُ ٱلذَّكَرُ وَلَهُ ٱلۡأُنثَىٰ

Vallë, për ju janë djemtë, ndërsa për Atë vajzat
Surah An-Najm, Verse 21


تِلۡكَ إِذٗا قِسۡمَةٞ ضِيزَىٰٓ

Kjo ndarje është e padrejtë
Surah An-Najm, Verse 22


إِنۡ هِيَ إِلَّآ أَسۡمَآءٞ سَمَّيۡتُمُوهَآ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلۡطَٰنٍۚ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَمَا تَهۡوَى ٱلۡأَنفُسُۖ وَلَقَدۡ جَآءَهُم مِّن رَّبِّهِمُ ٱلۡهُدَىٰٓ

Këta janë vetëm emra që ua keni ngjitur (idhujve) ju dhe të parët tuaj, kurse Allahu nuk ju ka dërguar për ata asnjë provë. Ata ndjekin vetëm hamendjet dhe atë që ua ka qejfi, ndonëse u ka ardhur prej Zotit të tyre udhëzimi (për rrugën e drejtë)
Surah An-Najm, Verse 23


أَمۡ لِلۡإِنسَٰنِ مَا تَمَنَّىٰ

A do të ketë njeriu gjithçka që dëshiron
Surah An-Najm, Verse 24


فَلِلَّهِ ٱلۡأٓخِرَةُ وَٱلۡأُولَىٰ

Vetëm Allahut i përkasin bota tjetër dhe kjo botë
Surah An-Najm, Verse 25


۞وَكَم مِّن مَّلَكٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ لَا تُغۡنِي شَفَٰعَتُهُمۡ شَيۡـًٔا إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ أَن يَأۡذَنَ ٱللَّهُ لِمَن يَشَآءُ وَيَرۡضَىٰٓ

Sa engjëj ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, veçse pasi të japë leje Allahu, për kë të dojë e të pëlqejë Vetë
Surah An-Najm, Verse 26


إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ لَيُسَمُّونَ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةَ تَسۡمِيَةَ ٱلۡأُنثَىٰ

Vërtet, ata që nuk besojnë në jetën tjetër, u japin engjëjve emra femërorë
Surah An-Najm, Verse 27


وَمَا لَهُم بِهِۦ مِنۡ عِلۡمٍۖ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّۖ وَإِنَّ ٱلظَّنَّ لَا يُغۡنِي مِنَ ٱلۡحَقِّ شَيۡـٔٗا

Ata nuk kanë asnjë njohuri për këtë, por ndjekin vetëm hamendjen, ndonëse hamendja nuk mund ta zëvendësojë aspak të vërtetën
Surah An-Najm, Verse 28


فَأَعۡرِضۡ عَن مَّن تَوَلَّىٰ عَن ذِكۡرِنَا وَلَمۡ يُرِدۡ إِلَّا ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا

Andaj, ti (o Muhamed) largohu prej atij, që i kthen kurrizin Kuranit dhe, që dëshiron vetëm jetën e kësaj bote
Surah An-Najm, Verse 29


ذَٰلِكَ مَبۡلَغُهُم مِّنَ ٱلۡعِلۡمِۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِمَنِ ٱهۡتَدَىٰ

Kaq arrin gjithë dija e tyre! Në të vërtetë, Zoti yt i njeh më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij dhe ata që ndjekin rrugën e drejtë
Surah An-Najm, Verse 30


وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ لِيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ أَسَـٰٓـُٔواْ بِمَا عَمِلُواْ وَيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ بِٱلۡحُسۡنَى

Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, për t’i dënuar ata që bëjnë keq, sipas veprave të veta e, për t’i shpërblyer ata që bëjnë mirë, me shpërblimin më të mirë
Surah An-Najm, Verse 31


ٱلَّذِينَ يَجۡتَنِبُونَ كَبَـٰٓئِرَ ٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡفَوَٰحِشَ إِلَّا ٱللَّمَمَۚ إِنَّ رَبَّكَ وَٰسِعُ ٱلۡمَغۡفِرَةِۚ هُوَ أَعۡلَمُ بِكُمۡ إِذۡ أَنشَأَكُم مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ وَإِذۡ أَنتُمۡ أَجِنَّةٞ فِي بُطُونِ أُمَّهَٰتِكُمۡۖ فَلَا تُزَكُّوٓاْ أَنفُسَكُمۡۖ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَنِ ٱتَّقَىٰٓ

Për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha dhe veprave imorale, përveç gjynaheve të vogla, me të vërtetë, Zoti yt është i Gjerë në falje. Ai ju njeh mjaft mirë, qysh se ju krijoi nga dheu dhe qysh se keni qenë embrion në barkun e nënave tuaja. Prandaj, mos u lavdëroni me pafajësinë tuaj! Ai i njeh më së miri ata që ruhen nga gjynahet
Surah An-Najm, Verse 32


أَفَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي تَوَلَّىٰ

A e ke vënë re atë që shmanget (nga e vërteta)
Surah An-Najm, Verse 33


وَأَعۡطَىٰ قَلِيلٗا وَأَكۡدَىٰٓ

dhe jep pak e pa qejf
Surah An-Najm, Verse 34


أَعِندَهُۥ عِلۡمُ ٱلۡغَيۡبِ فَهُوَ يَرَىٰٓ

A i di ai vallë gjërat e padukshme, a i sheh ato
Surah An-Najm, Verse 35


أَمۡ لَمۡ يُنَبَّأۡ بِمَا فِي صُحُفِ مُوسَىٰ

Vallë, a nuk ka dëgjuar ai për atë që thuhet në Shkrimet e Musait
Surah An-Najm, Verse 36


وَإِبۡرَٰهِيمَ ٱلَّذِي وَفَّىٰٓ

dhe të Ibrahimit - i cili i plotësoi detyrimet
Surah An-Najm, Verse 37


أَلَّا تَزِرُ وَازِرَةٞ وِزۡرَ أُخۡرَىٰ

se askush nuk do t’i mbartë gjynahet e tjetrit
Surah An-Najm, Verse 38


وَأَن لَّيۡسَ لِلۡإِنسَٰنِ إِلَّا مَا سَعَىٰ

dhe se njeriu do të ketë vetëm atë për të cilën ka punuar
Surah An-Najm, Verse 39


وَأَنَّ سَعۡيَهُۥ سَوۡفَ يُرَىٰ

se përpjekjet e tij do të shihen
Surah An-Najm, Verse 40


ثُمَّ يُجۡزَىٰهُ ٱلۡجَزَآءَ ٱلۡأَوۡفَىٰ

dhe se do të shpërblehet me shpërblim të plotë
Surah An-Najm, Verse 41


وَأَنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلۡمُنتَهَىٰ

se te Zoti yt do të jetë kthimi
Surah An-Najm, Verse 42


وَأَنَّهُۥ هُوَ أَضۡحَكَ وَأَبۡكَىٰ

se Ai jep gazin dhe vajin
Surah An-Najm, Verse 43


وَأَنَّهُۥ هُوَ أَمَاتَ وَأَحۡيَا

dhe se Ai jep vdekjen dhe jetën
Surah An-Najm, Verse 44


وَأَنَّهُۥ خَلَقَ ٱلزَّوۡجَيۡنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰ

se Ai krijon çiftet, mashkull e femër
Surah An-Najm, Verse 45


مِن نُّطۡفَةٍ إِذَا تُمۡنَىٰ

prej një pike fare kur derdhet
Surah An-Najm, Verse 46


وَأَنَّ عَلَيۡهِ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأُخۡرَىٰ

dhe se Atij i takon krijimi tjetër
Surah An-Najm, Verse 47


وَأَنَّهُۥ هُوَ أَغۡنَىٰ وَأَقۡنَىٰ

se Ai jep pasuri dhe kënaqësi të mjaftueshme
Surah An-Najm, Verse 48


وَأَنَّهُۥ هُوَ رَبُّ ٱلشِّعۡرَىٰ

Ai, që është Zoti i Siriusit
Surah An-Najm, Verse 49


وَأَنَّهُۥٓ أَهۡلَكَ عَادًا ٱلۡأُولَىٰ

se Ai i ka shkatërruar fiset e lashta Ad
Surah An-Najm, Verse 50


وَثَمُودَاْ فَمَآ أَبۡقَىٰ

e Themud, duke mos lënë askënd prej tyre
Surah An-Najm, Verse 51


وَقَوۡمَ نُوحٖ مِّن قَبۡلُۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ هُمۡ أَظۡلَمَ وَأَطۡغَىٰ

si dhe popullin e Nuhut më parë, sepse qe më i padrejtë dhe rebel
Surah An-Najm, Verse 52


وَٱلۡمُؤۡتَفِكَةَ أَهۡوَىٰ

se Ai i asgjësoi edhe qytetet e përmbysura (të popullit të Lutit)
Surah An-Najm, Verse 53


فَغَشَّىٰهَا مَا غَشَّىٰ

të cilat i mbuloi ajo që i mbuloi
Surah An-Najm, Verse 54


فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكَ تَتَمَارَىٰ

Atëherë, në çfarë dhuntie të Zotit tënd dyshon ti
Surah An-Najm, Verse 55


هَٰذَا نَذِيرٞ مِّنَ ٱلنُّذُرِ ٱلۡأُولَىٰٓ

Ky (Profet) është paralajmërues si ata të mëparshmit
Surah An-Najm, Verse 56


أَزِفَتِ ٱلۡأٓزِفَةُ

Ora e Kiametit po afrohet
Surah An-Najm, Verse 57


لَيۡسَ لَهَا مِن دُونِ ٱللَّهِ كَاشِفَةٌ

dhe askush, përveç Allahut, nuk mund ta zbulojë atë
Surah An-Najm, Verse 58


أَفَمِنۡ هَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ تَعۡجَبُونَ

Vallë, prej kësaj fjale po çuditeni
Surah An-Najm, Verse 59


وَتَضۡحَكُونَ وَلَا تَبۡكُونَ

dhe po qeshni e nuk po qani
Surah An-Najm, Verse 60


وَأَنتُمۡ سَٰمِدُونَ

Madje, jeni edhe të shkujdesur
Surah An-Najm, Verse 61


فَٱسۡجُدُواْۤ لِلَّهِۤ وَٱعۡبُدُواْ۩

Më mirë përuluni në sexhde për Allahun dhe adhurojeni Atë
Surah An-Najm, Verse 62


Author: Hassan Nahi


<< Surah 52
>> Surah 54

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai