Surah Al-Mujadila - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi
قَدۡ سَمِعَ ٱللَّهُ قَوۡلَ ٱلَّتِي تُجَٰدِلُكَ فِي زَوۡجِهَا وَتَشۡتَكِيٓ إِلَى ٱللَّهِ وَٱللَّهُ يَسۡمَعُ تَحَاوُرَكُمَآۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعُۢ بَصِيرٌ
Perëndia i ka dëgjuar fjalët e asaj që u ankua në burrin e vet dhe i rrënkohej Perëndisë. Perëndia dëgjon bisedat tuaja. Se, Perëndia, me të vërtetë, i dëgjon dhe i sheh të gjitha
Surah Al-Mujadila, Verse 1
ٱلَّذِينَ يُظَٰهِرُونَ مِنكُم مِّن نِّسَآئِهِم مَّا هُنَّ أُمَّهَٰتِهِمۡۖ إِنۡ أُمَّهَٰتُهُمۡ إِلَّا ٱلَّـٰٓـِٔي وَلَدۡنَهُمۡۚ وَإِنَّهُمۡ لَيَقُولُونَ مُنكَرٗا مِّنَ ٱلۡقَوۡلِ وَزُورٗاۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفُورٞ
Ka të tillë midis jush që i lëshojnë gratë e veta duke ju thënë se i konsiderojnë si nënat e veta; ato nuk janë nënat e tyre, nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata. Kurse ata, me të vërtetë, kanë shqiptuar fjalë neveritëse dhe të pavërteta. E, me të vërtetë, Perëndia është falës dhe shlyes i gabimeve
Surah Al-Mujadila, Verse 2
وَٱلَّذِينَ يُظَٰهِرُونَ مِن نِّسَآئِهِمۡ ثُمَّ يَعُودُونَ لِمَا قَالُواْ فَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مِّن قَبۡلِ أَن يَتَمَآسَّاۚ ذَٰلِكُمۡ تُوعَظُونَ بِهِۦۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ
Ata, të cilët, gratë e tyre i lëshojnë në atë mënyrë, e pastaj donë t’i kthejnë në gjendjen e mëparshme, duhet ta lirojnë një skllav apo skllave, para se bashkëshortët të takohen përsëri (si burrë e grua). Kështu ju urdhërohet. E, Perëndia i di të gjitha ato që bëni ju
Surah Al-Mujadila, Verse 3
فَمَن لَّمۡ يَجِدۡ فَصِيَامُ شَهۡرَيۡنِ مُتَتَابِعَيۡنِ مِن قَبۡلِ أَن يَتَمَآسَّاۖ فَمَن لَّمۡ يَسۡتَطِعۡ فَإِطۡعَامُ سِتِّينَ مِسۡكِينٗاۚ ذَٰلِكَ لِتُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦۚ وَتِلۡكَ حُدُودُ ٱللَّهِۗ وَلِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابٌ أَلِيمٌ
Ai që nuk ka, (prandaj) nuk mund ta lirojë, është i obliguar që të agjërojë dy muaj rresht para takimit të tyre bashkëshortorë. E, ai që nuk mund të përballojë agjërimin, duhet t’i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo (është për atë) që të zbatoni besimin në Perëndinë dhe Profetin e Tij. Këta janë kufijtë e Perëndisë. Ndërsa, për jobesimtarët ka vuajtje të mundimshme
Surah Al-Mujadila, Verse 4
إِنَّ ٱلَّذِينَ يُحَآدُّونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ كُبِتُواْ كَمَا كُبِتَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ وَقَدۡ أَنزَلۡنَآ ءَايَٰتِۭ بَيِّنَٰتٖۚ وَلِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابٞ مُّهِينٞ
Me të vërtetë, ata që sillen në mënyrë kundërshtuese ndaj Perëndisë dhe të dërguarit të Tij, do të shkatërrohen, sikundër që janë shkatërruar ata para tyre. Me të vërtetë, kemi shpallur argumente të qarta, kurse për jobesimtarët do të ketë vuajtje poshtëruese
Surah Al-Mujadila, Verse 5
يَوۡمَ يَبۡعَثُهُمُ ٱللَّهُ جَمِيعٗا فَيُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُوٓاْۚ أَحۡصَىٰهُ ٱللَّهُ وَنَسُوهُۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ
në Ditën kur Perëndia i ngjallë të gjithë e i lajmëron Ai për veprat që kanë punuar. Perëndia të gjitha ato i numëron, kurse ata i kanë harruar ato – Perëndia është dëshmitar i çdo gjëje
Surah Al-Mujadila, Verse 6
أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۖ مَا يَكُونُ مِن نَّجۡوَىٰ ثَلَٰثَةٍ إِلَّا هُوَ رَابِعُهُمۡ وَلَا خَمۡسَةٍ إِلَّا هُوَ سَادِسُهُمۡ وَلَآ أَدۡنَىٰ مِن ذَٰلِكَ وَلَآ أَكۡثَرَ إِلَّا هُوَ مَعَهُمۡ أَيۡنَ مَا كَانُواْۖ ثُمَّ يُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُواْ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٌ
A nuk e di ti se Perëndia di çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë? Nuk ka bisedë sekrete midis treve (personave), e që Ai (Perëndia), të mos jetë i katërti, as midis të pestëve, e që Ai të mos jetë i gjashti, as kur janë më pak as kur janë më shumë, e që Ai të mos jetë me ata (i dëgjon), kudo që të jenë; Ai në Ditën e gjykimit do t’i informojë ata se çka kanë punuar, se, me të vërtetë, Perëndia di çdo gjë
Surah Al-Mujadila, Verse 7
أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ نُهُواْ عَنِ ٱلنَّجۡوَىٰ ثُمَّ يَعُودُونَ لِمَا نُهُواْ عَنۡهُ وَيَتَنَٰجَوۡنَ بِٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡعُدۡوَٰنِ وَمَعۡصِيَتِ ٱلرَّسُولِۖ وَإِذَا جَآءُوكَ حَيَّوۡكَ بِمَا لَمۡ يُحَيِّكَ بِهِ ٱللَّهُ وَيَقُولُونَ فِيٓ أَنفُسِهِمۡ لَوۡلَا يُعَذِّبُنَا ٱللَّهُ بِمَا نَقُولُۚ حَسۡبُهُمۡ جَهَنَّمُ يَصۡلَوۡنَهَاۖ فَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ
A nuk i sheh ata të cilëve u është ndaluar biseda e fshehtë, e megjithatë, kthehen në atë çka u është ndaluar dhe bisedojnë mes tyre mbi mëkatet, armiqësinë dhe padëgjueshmërinë ndaj Profetit. E kur vijnë te ti, të përshëndesin ashtu si nuk të ka përshëndetur kurrë Perëndia dhe flasin në mes tyre: “Pse nuk na dënon Perëndia neve për këtë që po flasim?” – Do t’u mjaftojë atyre skëterra. Në të do të digjen. E, sa vendbanim i tmerrshëm që është ai! –
Surah Al-Mujadila, Verse 8
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا تَنَٰجَيۡتُمۡ فَلَا تَتَنَٰجَوۡاْ بِٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡعُدۡوَٰنِ وَمَعۡصِيَتِ ٱلرَّسُولِ وَتَنَٰجَوۡاْ بِٱلۡبِرِّ وَٱلتَّقۡوَىٰۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ ٱلَّذِيٓ إِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ
O besimtarë! Kur bisedoni mes jush, mos bisedoni për mëkate, armiqësi dhe padëgjueshmëri ndaj Profetit; por bisedoni për mirësi dhe ndershmëri. Druajuni Perëndisë, Atij para të cilit do të tuboheni
Surah Al-Mujadila, Verse 9
إِنَّمَا ٱلنَّجۡوَىٰ مِنَ ٱلشَّيۡطَٰنِ لِيَحۡزُنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَلَيۡسَ بِضَآرِّهِمۡ شَيۡـًٔا إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ
Bisedat e fshehta vijnë nga djalli, për t’i dëshpëruar besimtarët; por ai nuk mund t’ju shkaktojë kurrfarë të keqe, përveç nëse Perëndia e lejon atë (dëm). Por, besimtarët, le të mbështeten (vetëm) te Perëndia
Surah Al-Mujadila, Verse 10
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا قِيلَ لَكُمۡ تَفَسَّحُواْ فِي ٱلۡمَجَٰلِسِ فَٱفۡسَحُواْ يَفۡسَحِ ٱللَّهُ لَكُمۡۖ وَإِذَا قِيلَ ٱنشُزُواْ فَٱنشُزُواْ يَرۡفَعِ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنكُمۡ وَٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ دَرَجَٰتٖۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ
O besimtarë! Kur ju thuhet: “Bëni vend të tjerëve në ndejat tuaja!” – ju bëni vend, e madje Perëndia ju zgjëron juve. E kur ju thuhet: “Ngrituni ju”, - ju ngituni, e Perëndia do t’i lartësojë besimtarët që janë prej jush, e veçanërisht dijetarët do t’i ngrisë në shkallë të lartë. E, Perëndia di çdo gjë që punoni
Surah Al-Mujadila, Verse 11
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا نَٰجَيۡتُمُ ٱلرَّسُولَ فَقَدِّمُواْ بَيۡنَ يَدَيۡ نَجۡوَىٰكُمۡ صَدَقَةٗۚ ذَٰلِكَ خَيۡرٞ لَّكُمۡ وَأَطۡهَرُۚ فَإِن لَّمۡ تَجِدُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٌ
O besimtarë, kur të doni të këshilloheni me Profetin, para këshillimit jepni lëmoshë, ajo është më mire dhe më pastër për ju. Po, nëse nuk keni – Perëndia me të vërtetë, është falës dhe mëshirues
Surah Al-Mujadila, Verse 12
ءَأَشۡفَقۡتُمۡ أَن تُقَدِّمُواْ بَيۡنَ يَدَيۡ نَجۡوَىٰكُمۡ صَدَقَٰتٖۚ فَإِذۡ لَمۡ تَفۡعَلُواْ وَتَابَ ٱللَّهُ عَلَيۡكُمۡ فَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥۚ وَٱللَّهُ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ
A mos po frikoheni që para këshillimit tuaj të jepni lëmoshë?! E nëse nuk jepni, e Perëndia ju ka falur, atëherë kryeni namazin dhe jepini zeqatin dhe dëgjoni Perëndinë e Profetin e Tij. Perëndia di çdo gjë që punoni
Surah Al-Mujadila, Verse 13
۞أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ تَوَلَّوۡاْ قَوۡمًا غَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِم مَّا هُم مِّنكُمۡ وَلَا مِنۡهُمۡ وَيَحۡلِفُونَ عَلَى ٱلۡكَذِبِ وَهُمۡ يَعۡلَمُونَ
A nuk i sheh ata, të cilët shoqërohen me njerëzit, ndaj të cilëve Perëndia është i zemruar? Ata nuk janë as nga ju as nga ata, e madje, betohen rrejshëm duke qenë të vetëdijshëm (për të)
Surah Al-Mujadila, Verse 14
أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُمۡ عَذَابٗا شَدِيدًاۖ إِنَّهُمۡ سَآءَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Perëndia atyre u ka përgatitur denim të rëndë, sepse, me të vërtetë, janë të shëmtuara ato që punojnë
Surah Al-Mujadila, Verse 15
ٱتَّخَذُوٓاْ أَيۡمَٰنَهُمۡ جُنَّةٗ فَصَدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ فَلَهُمۡ عَذَابٞ مُّهِينٞ
betimet e tyre i kanë bërë perde, andaj i pengojnë nga rruga e Perëndisë; ata i prêt dënimi i poshtëruar
Surah Al-Mujadila, Verse 16
لَّن تُغۡنِيَ عَنۡهُمۡ أَمۡوَٰلُهُمۡ وَلَآ أَوۡلَٰدُهُم مِّنَ ٱللَّهِ شَيۡـًٔاۚ أُوْلَـٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ
As pasuria, as fëmijët e tyre, nuk do t’u ndihmojnë aspak te Perëndia, ata do të jenë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë
Surah Al-Mujadila, Verse 17
يَوۡمَ يَبۡعَثُهُمُ ٱللَّهُ جَمِيعٗا فَيَحۡلِفُونَ لَهُۥ كَمَا يَحۡلِفُونَ لَكُمۡ وَيَحۡسَبُونَ أَنَّهُمۡ عَلَىٰ شَيۡءٍۚ أَلَآ إِنَّهُمۡ هُمُ ٱلۡكَٰذِبُونَ
Në Ditën kur Perëndia do t’i ngjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij, sikundër që ju kanë betuar juve, duke menduar se do të kenë fare dobie prej saj. Po, me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë të mëdhenj
Surah Al-Mujadila, Verse 18
ٱسۡتَحۡوَذَ عَلَيۡهِمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ فَأَنسَىٰهُمۡ ذِكۡرَ ٱللَّهِۚ أُوْلَـٰٓئِكَ حِزۡبُ ٱلشَّيۡطَٰنِۚ أَلَآ إِنَّ حِزۡبَ ٱلشَّيۡطَٰنِ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ
Ata i ka mbizotëruar djalli dhe i ka bërë që ta harrojnë Perëndinë. Ata janë në grupin e djallit, e ata që janë në këtë grup, me siguri, do të pësojnë (shkatërrohen)
Surah Al-Mujadila, Verse 19
إِنَّ ٱلَّذِينَ يُحَآدُّونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓ أُوْلَـٰٓئِكَ فِي ٱلۡأَذَلِّينَ
Ata që kundërshtojnë Perëndinë dhe Profetin e Tij, do të jenë në shkallën më të poshtëruar
Surah Al-Mujadila, Verse 20
كَتَبَ ٱللَّهُ لَأَغۡلِبَنَّ أَنَا۠ وَرُسُلِيٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِيٌّ عَزِيزٞ
Perëndia ka shkruar (në Librin e shenjtë “Levhi Mahfudh”): “Unë dhe profetët e Mi do të fitojmë me siguri!” – Perëndia, me të vërtetë, është i fortë dhe i Plotëfuqishëm
Surah Al-Mujadila, Verse 21
لَّا تَجِدُ قَوۡمٗا يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ يُوَآدُّونَ مَنۡ حَآدَّ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَلَوۡ كَانُوٓاْ ءَابَآءَهُمۡ أَوۡ أَبۡنَآءَهُمۡ أَوۡ إِخۡوَٰنَهُمۡ أَوۡ عَشِيرَتَهُمۡۚ أُوْلَـٰٓئِكَ كَتَبَ فِي قُلُوبِهِمُ ٱلۡإِيمَٰنَ وَأَيَّدَهُم بِرُوحٖ مِّنۡهُۖ وَيُدۡخِلُهُمۡ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ رَضِيَ ٱللَّهُ عَنۡهُمۡ وَرَضُواْ عَنۡهُۚ أُوْلَـٰٓئِكَ حِزۡبُ ٱللَّهِۚ أَلَآ إِنَّ حِزۡبَ ٱللَّهِ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ
Nuk gjen njerëz që besojnë në Perëndinë dhe në Ditën e Kijametit, e të ushqejnë dashuri ndaj atyre të cilët kundërshtojnë Perëndinë dhe Profetin e Tij, madje qofshin ata edhe etërit e tyre, ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ai, në zemrat e tyre ka mbjellë besimin dhe me shpalljen e Vet i ka fuqizuar ata, dhe Ai do t’i shpie ata në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Perëndia është i kënaqur me ta, por edhe ata do të jenë të kënaqur ndaj Tij. Ata janë ithtarë të (rrugës së) Perëndisë, e ata, ithtarët e Perëndisë, me siguri, janë fitues
Surah Al-Mujadila, Verse 22