Surah Al-Hashr - Albanian Translation by Feti Mehdiu
سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ
All-llahun e lartëson gjithçka ka në qiej dhe në tokë. Ai është i forti, i urti
Surah Al-Hashr, Verse 1
هُوَ ٱلَّذِيٓ أَخۡرَجَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِ مِن دِيَٰرِهِمۡ لِأَوَّلِ ٱلۡحَشۡرِۚ مَا ظَنَنتُمۡ أَن يَخۡرُجُواْۖ وَظَنُّوٓاْ أَنَّهُم مَّانِعَتُهُمۡ حُصُونُهُم مِّنَ ٱللَّهِ فَأَتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِنۡ حَيۡثُ لَمۡ يَحۡتَسِبُواْۖ وَقَذَفَ فِي قُلُوبِهِمُ ٱلرُّعۡبَۚ يُخۡرِبُونَ بُيُوتَهُم بِأَيۡدِيهِمۡ وَأَيۡدِي ٱلۡمُؤۡمِنِينَ فَٱعۡتَبِرُواْ يَـٰٓأُوْلِي ٱلۡأَبۡصَٰرِ
Ai është i cili me rastin e shpërnguljes së parë i nxorri nga shtëpitë e veta ithtarët e Librit të cilët kishin mohuar. Ju nuk keni menduar se ata do të dalin, kurse ata kanë menduar se fortifikata e tyre do t’i mbrojë prej All-llahut, mirëpo All-llahu ia behu prej nga nuk e kishin menduar dhe i futi frikën në zemrat e tyre dhe me duar të veta edhe me duar të muslimanëve i shembën shtëpitë e tyre. Prandaj mblidhni mendjen ju që shikoni
Surah Al-Hashr, Verse 2
وَلَوۡلَآ أَن كَتَبَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمُ ٱلۡجَلَآءَ لَعَذَّبَهُمۡ فِي ٱلدُّنۡيَاۖ وَلَهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ عَذَابُ ٱلنَّارِ
Sikur të mos ua kishte caktuar All-llahu dëbimin, do t’i kisht dënuar në këtë botë. Kurse ata në botën tjetër i pret dënim me zjarr
Surah Al-Hashr, Verse 3
ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ شَآقُّواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥۖ وَمَن يُشَآقِّ ٱللَّهَ فَإِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ
Ajo është për shkak se ata kanë kundërshtuar All-llahun dhe Profetin e tij, e kush kundërshton All-llahun, All-llahu është njëmend ndëshkimfortë
Surah Al-Hashr, Verse 4
مَا قَطَعۡتُم مِّن لِّينَةٍ أَوۡ تَرَكۡتُمُوهَا قَآئِمَةً عَلَىٰٓ أُصُولِهَا فَبِإِذۡنِ ٱللَّهِ وَلِيُخۡزِيَ ٱلۡفَٰسِقِينَ
çkado që keni prerë nga hurmat ose i keni lënë në degë, ajo është me leje të All-llahut që t’i poshtërojë të mbrapshtit
Surah Al-Hashr, Verse 5
وَمَآ أَفَآءَ ٱللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ مِنۡهُمۡ فَمَآ أَوۡجَفۡتُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ خَيۡلٖ وَلَا رِكَابٖ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يُسَلِّطُ رُسُلَهُۥ عَلَىٰ مَن يَشَآءُۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ
Kurse, atë, nga mesi i tyre, që All-llahu ia kthen Profetit të vet, po ju nuk keni luftuar kundër tij as me kuaj as me deve, por All-llahu i nxjerr fitues profetët e vet kundër kujt të dojë dhe All-llahu ka mundësi për çdo send
Surah Al-Hashr, Verse 6
مَّآ أَفَآءَ ٱللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ مِنۡ أَهۡلِ ٱلۡقُرَىٰ فَلِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَٱلۡيَتَٰمَىٰ وَٱلۡمَسَٰكِينِ وَٱبۡنِ ٱلسَّبِيلِ كَيۡ لَا يَكُونَ دُولَةَۢ بَيۡنَ ٱلۡأَغۡنِيَآءِ مِنكُمۡۚ وَمَآ ءَاتَىٰكُمُ ٱلرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَىٰكُمۡ عَنۡهُ فَٱنتَهُواْۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۖ إِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ
Atë që ia ka dhënë All-llahu si plaçkë Profetit të vet nga fshatrat, ajo është e All-llahut, e Profetit, të afërmëve, dhe bonjakëve e varfënjakëve, dhe udhëtarit që ajo të mos qarkullojë ndërmjet pasanikëve tuaj. Çkado që u jep Profeti, atë merrne, e çka t’ju ndaloj përmbahuni prej asaj dhe frikësohuni All-llahut! All-llahu, njëmend, është ndëshkimfortë
Surah Al-Hashr, Verse 7
لِلۡفُقَرَآءِ ٱلۡمُهَٰجِرِينَ ٱلَّذِينَ أُخۡرِجُواْ مِن دِيَٰرِهِمۡ وَأَمۡوَٰلِهِمۡ يَبۡتَغُونَ فَضۡلٗا مِّنَ ٱللَّهِ وَرِضۡوَٰنٗا وَيَنصُرُونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓۚ أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلصَّـٰدِقُونَ
Emigrantëve të varfër, të cilët janë përzënë nga shtëpitë e tyre dhe pasuritë e tyre, për të kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e All-llahut dhe ndihmojnë All-llahun dhe Profetin e tij, ja, këta janë të sinqertë
Surah Al-Hashr, Verse 8
وَٱلَّذِينَ تَبَوَّءُو ٱلدَّارَ وَٱلۡإِيمَٰنَ مِن قَبۡلِهِمۡ يُحِبُّونَ مَنۡ هَاجَرَ إِلَيۡهِمۡ وَلَا يَجِدُونَ فِي صُدُورِهِمۡ حَاجَةٗ مِّمَّآ أُوتُواْ وَيُؤۡثِرُونَ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ وَلَوۡ كَانَ بِهِمۡ خَصَاصَةٞۚ وَمَن يُوقَ شُحَّ نَفۡسِهِۦ فَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ
Edhe ata të cilët e kanë përgatitur shtëpinë dhe besimin, përpara atyre i duan ata që kanë ardhur te këta dhe nuk ndiejnë ngushti në zemrat e tyre ndaj asaj që u është dhënë atyre, dhe u japin përparësi, madje edhe kur kanë nevojë për vete. Ndërkaq ata që i ruhen lakmisë së vet, e ata janë që do të shpëtojnë
Surah Al-Hashr, Verse 9
وَٱلَّذِينَ جَآءُو مِنۢ بَعۡدِهِمۡ يَقُولُونَ رَبَّنَا ٱغۡفِرۡ لَنَا وَلِإِخۡوَٰنِنَا ٱلَّذِينَ سَبَقُونَا بِٱلۡإِيمَٰنِ وَلَا تَجۡعَلۡ فِي قُلُوبِنَا غِلّٗا لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ رَبَّنَآ إِنَّكَ رَءُوفٞ رَّحِيمٌ
Kurse ata që kanë ardhur pas atyre, thonë: “O Zoti ynë, na e fal neve dhe vëllezërve tanë që na kanë pri në besim dhe mos fut urrejtje në zemrat tona dnaj atyre që besojnë. O Zoti ynë! Ti je me të vërtetë i butë e mëshirëplotë!”
Surah Al-Hashr, Verse 10
۞أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ نَافَقُواْ يَقُولُونَ لِإِخۡوَٰنِهِمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِ لَئِنۡ أُخۡرِجۡتُمۡ لَنَخۡرُجَنَّ مَعَكُمۡ وَلَا نُطِيعُ فِيكُمۡ أَحَدًا أَبَدٗا وَإِن قُوتِلۡتُمۡ لَنَنصُرَنَّكُمۡ وَٱللَّهُ يَشۡهَدُ إِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ
A nuk i ke parë ata të cilët hipokrizojnë, u thonë vëllezërve të vet mosbesimtarë nga ithtarët e librit “Nëse ju përziheni edhe ne gjithsesi do të dalim me ju dhe te ju kurrë askujt nuk i përulemi, e nëse luftohet kunëdr jush ne me siguri do t’ju ndihmojmë! Porse All-llahu dëshmon se ata janë me të vërtetë gënjeshtarë
Surah Al-Hashr, Verse 11
لَئِنۡ أُخۡرِجُواْ لَا يَخۡرُجُونَ مَعَهُمۡ وَلَئِن قُوتِلُواْ لَا يَنصُرُونَهُمۡ وَلَئِن نَّصَرُوهُمۡ لَيُوَلُّنَّ ٱلۡأَدۡبَٰرَ ثُمَّ لَا يُنصَرُونَ
Sikur të jenë të përzënë, këta nuk do të dilnin me ata, edhe nëse luftohet kundër tyre, ata nuk u ndihmojnë, por edhe sikur do t’u ndihmonin, ata me siguri do të iknin dhe nuk do t’u ndihmohet
Surah Al-Hashr, Verse 12
لَأَنتُمۡ أَشَدُّ رَهۡبَةٗ فِي صُدُورِهِم مِّنَ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَوۡمٞ لَّا يَفۡقَهُونَ
Më shumë u frikësohen juve se All-llahut. Ajo për shkak se ata janë një popull që nuk kuptojnë
Surah Al-Hashr, Verse 13
لَا يُقَٰتِلُونَكُمۡ جَمِيعًا إِلَّا فِي قُرٗى مُّحَصَّنَةٍ أَوۡ مِن وَرَآءِ جُدُرِۭۚ بَأۡسُهُم بَيۡنَهُمۡ شَدِيدٞۚ تَحۡسَبُهُمۡ جَمِيعٗا وَقُلُوبُهُمۡ شَتَّىٰۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَوۡمٞ لَّا يَعۡقِلُونَ
Ata nuk do të luftojnë kundër jush të gjithë, përveç në qytetet e fortifikuara ose pas mureve. Forca e tyre është e madhe ndër veti. Ti kujton se janë të bashkuar, por në zemër janë të përçarë. Kjo është për shkak se ata janë një popull që s’marrin vesh
Surah Al-Hashr, Verse 14
كَمَثَلِ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ قَرِيبٗاۖ ذَاقُواْ وَبَالَ أَمۡرِهِمۡ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ
Sikur ata përpara atyre, jo fort moti, shijuan pasojat e punës së tyre dhe ata kanë dënim të dhembshëm
Surah Al-Hashr, Verse 15
كَمَثَلِ ٱلشَّيۡطَٰنِ إِذۡ قَالَ لِلۡإِنسَٰنِ ٱكۡفُرۡ فَلَمَّا كَفَرَ قَالَ إِنِّي بَرِيٓءٞ مِّنكَ إِنِّيٓ أَخَافُ ٱللَّهَ رَبَّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Sikur djalli kur i tha njeriut: “Moho”! por kur ai mohoi, atëherë i thotë: “Unë heq dorë prej teje, unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave”
Surah Al-Hashr, Verse 16
فَكَانَ عَٰقِبَتَهُمَآ أَنَّهُمَا فِي ٱلنَّارِ خَٰلِدَيۡنِ فِيهَاۚ وَذَٰلِكَ جَزَـٰٓؤُاْ ٱلظَّـٰلِمِينَ
Kurse përfundimi i të dyve është: të dy përgjithmonë janë në zjarr. Ai është shpërblim i mizorëve
Surah Al-Hashr, Verse 17
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَلۡتَنظُرۡ نَفۡسٞ مَّا قَدَّمَتۡ لِغَدٖۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ
O besimtarë, frikësohuni All-llahut dhe secili le të shikojë se çka ka bërë për nesër. Frikësohuni All-llahut! Me të vërtetë All-llahu është i informuar se çka punoni
Surah Al-Hashr, Verse 18
وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ نَسُواْ ٱللَّهَ فَأَنسَىٰهُمۡ أَنفُسَهُمۡۚ أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ
Mos u bëni si ata që e harruan All-llahun dhe Ai i bëri të harrojnë vetveten. Ata janë të mbrapshtë
Surah Al-Hashr, Verse 19
لَا يَسۡتَوِيٓ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِۚ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ هُمُ ٱلۡفَآئِزُونَ
Nuk janë të barabartë banorët e xhehennemit dhe banorët e xhennetit. Banorët e xhennetit janë ata që kanë arritur sukses
Surah Al-Hashr, Verse 20
لَوۡ أَنزَلۡنَا هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانَ عَلَىٰ جَبَلٖ لَّرَأَيۡتَهُۥ خَٰشِعٗا مُّتَصَدِّعٗا مِّنۡ خَشۡيَةِ ٱللَّهِۚ وَتِلۡكَ ٱلۡأَمۡثَٰلُ نَضۡرِبُهَا لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَتَفَكَّرُونَ
Sikur këtë Kur’an t’ia kishim zbritur ndonjë mali do ta kishe parë si përulet dhe si coptohet nga frika e All-llahut. Ata janë shembuj që ua sjellim njerëzve, ndoshta mendojnë
Surah Al-Hashr, Verse 21
هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِۖ هُوَ ٱلرَّحۡمَٰنُ ٱلرَّحِيمُ
Ai është All-llahu i cili, nuk ka tjetër Zot përveç atij, di të padukshmen dhe të dukshmen. Ai është i gjithmëshirshëm, mëshirëplotë
Surah Al-Hashr, Verse 22
هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡقُدُّوسُ ٱلسَّلَٰمُ ٱلۡمُؤۡمِنُ ٱلۡمُهَيۡمِنُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡجَبَّارُ ٱلۡمُتَكَبِّرُۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشۡرِكُونَ
Ai është All-llahu i cili, s’ka tjetër Zot veç atij, sunduesi absolut, i pastër, paqëdashës, garanton siguri, nën kujdesin e të cilit është çdo send; i Forti, i Madhërishmi, krnar. Qoftë lartësuar All-llahu nga ata që i bëjnë shok
Surah Al-Hashr, Verse 23
هُوَ ٱللَّهُ ٱلۡخَٰلِقُ ٱلۡبَارِئُ ٱلۡمُصَوِّرُۖ لَهُ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ يُسَبِّحُ لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ
Ai është All-llahu krijues, shpikësi, formësuesi. Ai ka emrat më të bukur. Atë e lartëson çdo send që është në qiej dhe në tokë. Ai është i Forti, i Urti
Surah Al-Hashr, Verse 24