Surah Al-Mumtahana Verse 10 - Albanian Translation by Feti Mehdiu
Surah Al-Mumtahanaيَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا جَآءَكُمُ ٱلۡمُؤۡمِنَٰتُ مُهَٰجِرَٰتٖ فَٱمۡتَحِنُوهُنَّۖ ٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِإِيمَٰنِهِنَّۖ فَإِنۡ عَلِمۡتُمُوهُنَّ مُؤۡمِنَٰتٖ فَلَا تَرۡجِعُوهُنَّ إِلَى ٱلۡكُفَّارِۖ لَا هُنَّ حِلّٞ لَّهُمۡ وَلَا هُمۡ يَحِلُّونَ لَهُنَّۖ وَءَاتُوهُم مَّآ أَنفَقُواْۚ وَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ أَن تَنكِحُوهُنَّ إِذَآ ءَاتَيۡتُمُوهُنَّ أُجُورَهُنَّۚ وَلَا تُمۡسِكُواْ بِعِصَمِ ٱلۡكَوَافِرِ وَسۡـَٔلُواْ مَآ أَنفَقۡتُمۡ وَلۡيَسۡـَٔلُواْ مَآ أَنفَقُواْۚ ذَٰلِكُمۡ حُكۡمُ ٱللَّهِ يَحۡكُمُ بَيۡنَكُمۡۖ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ
O besimtarë! Kur t’iu vijnë besimtaret si emigrante, ju verifikoni ato, por All-llahu e di më së miri besimin e tyre. Nëse i njihni si sesimtare, mos ua ktheni mosbesimtarëve. Ato nuk u lejohen atyre as ata u lejohen këtyre. Jepnu atë që kanë shpenzuar dhe nuk e keni mëkat të kurorëzoheni me ato pasi që t’iu jepni mehrin. Mos i mbani politeistet nën kurorë! Kërkoni atë çka e keni dhënë, por edhe ata le të kërkojnë çka kanë shpenzuar. Ai është gjykim i All-llahut. Ai gjykon ndërmjet jush. All-llahu është shumë i dijshëm e i urtë