Surah Al-Muzzammil Verse 20 - Albanian Translation by Feti Mehdiu
Surah Al-Muzzammil۞إِنَّ رَبَّكَ يَعۡلَمُ أَنَّكَ تَقُومُ أَدۡنَىٰ مِن ثُلُثَيِ ٱلَّيۡلِ وَنِصۡفَهُۥ وَثُلُثَهُۥ وَطَآئِفَةٞ مِّنَ ٱلَّذِينَ مَعَكَۚ وَٱللَّهُ يُقَدِّرُ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَۚ عَلِمَ أَن لَّن تُحۡصُوهُ فَتَابَ عَلَيۡكُمۡۖ فَٱقۡرَءُواْ مَا تَيَسَّرَ مِنَ ٱلۡقُرۡءَانِۚ عَلِمَ أَن سَيَكُونُ مِنكُم مَّرۡضَىٰ وَءَاخَرُونَ يَضۡرِبُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ يَبۡتَغُونَ مِن فَضۡلِ ٱللَّهِ وَءَاخَرُونَ يُقَٰتِلُونَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۖ فَٱقۡرَءُواْ مَا تَيَسَّرَ مِنۡهُۚ وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَقۡرِضُواْ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗاۚ وَمَا تُقَدِّمُواْ لِأَنفُسِكُم مِّنۡ خَيۡرٖ تَجِدُوهُ عِندَ ٱللَّهِ هُوَ خَيۡرٗا وَأَعۡظَمَ أَجۡرٗاۚ وَٱسۡتَغۡفِرُواْ ٱللَّهَۖ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمُۢ
Me të vërtetë Zoti yt e di se ti në adhurim kalon më pak se dy të tretat e natës, gjysmën e saj ose një të tretën e asaj, si edhe një grup prej tyre që janë me ty. All-llahu cakton gjatësinë e natës dhe të ditës. Ai e di se ju atë nuk mund ta llogaritni dhe ua fal, kurse ju nga Kur’ani lexoni atë që është e lehtë. Ai e di se në mesin tuaj do të ketë të sëmurë dhe të tjerë që të udhëtojnë nëpër botë dhe do të kërkojnë dhuntitë e All-llahut, dhe të tjerë që do të luftojnë në rrugë të Zotit, prandaj lexoni nga Kur’ani çka u vjen më lehtë edhe faljen kryene, edhe lëmoshë jipni dhe All-llahut me gjithë zemër jipni hua! Ndërsa të mirat që tek All-llahu i siguroni për vete qysh më parë, do t’i gjeni edhe më të mëdha tek All-llahu dhe do të fitoni shpërblim edhe më të madh. Por lutne All-llahun t’ua falë se All-llahu fal dhe është i mëshirshëm