Surah Al-Ala - Albanian Translation by Hassan Nahi
سَبِّحِ ٱسۡمَ رَبِّكَ ٱلۡأَعۡلَى
Lavdëro emrin e Zotit tënd, më të Lartit
Surah Al-Ala, Verse 1
ٱلَّذِي خَلَقَ فَسَوَّىٰ
që ka krijuar gjithçka dhe e ka përpjesëtuar drejt
Surah Al-Ala, Verse 2
وَٱلَّذِي قَدَّرَ فَهَدَىٰ
që ka caktuar fatin e çdo gjëje dhe ia ka rrëfyer rrugën
Surah Al-Ala, Verse 3
وَٱلَّذِيٓ أَخۡرَجَ ٱلۡمَرۡعَىٰ
që bën të rriten kullotat
Surah Al-Ala, Verse 4
فَجَعَلَهُۥ غُثَآءً أَحۡوَىٰ
dhe pastaj të shndërrohen, të thahen e të vyshken
Surah Al-Ala, Verse 5
سَنُقۡرِئُكَ فَلَا تَنسَىٰٓ
Ne do të të bëjmë ty (Muhamed) të lexosh (Shpalljet Tona), kështu që nuk ke për të harruar
Surah Al-Ala, Verse 6
إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُۚ إِنَّهُۥ يَعۡلَمُ ٱلۡجَهۡرَ وَمَا يَخۡفَىٰ
përveç asaj që do Allahu. Vërtet, Ai e di të dukshmen dhe çka është e fshehtë
Surah Al-Ala, Verse 7
وَنُيَسِّرُكَ لِلۡيُسۡرَىٰ
Do të ta lehtësojmë ty rrugën e drejtë
Surah Al-Ala, Verse 8
فَذَكِّرۡ إِن نَّفَعَتِ ٱلذِّكۡرَىٰ
prandaj këshillo, nëse këshilla do të jetë e dobishme
Surah Al-Ala, Verse 9
سَيَذَّكَّرُ مَن يَخۡشَىٰ
Asaj do t’ia vërë veshin ai që (i) frikësohet (Allahut)
Surah Al-Ala, Verse 10
وَيَتَجَنَّبُهَا ٱلۡأَشۡقَى
e do t’i shmanget vetëm më i keqi
Surah Al-Ala, Verse 11
ٱلَّذِي يَصۡلَى ٱلنَّارَ ٱلۡكُبۡرَىٰ
i cili do të digjet në zjarrin e madh
Surah Al-Ala, Verse 12
ثُمَّ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحۡيَىٰ
ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë
Surah Al-Ala, Verse 13
قَدۡ أَفۡلَحَ مَن تَزَكَّىٰ
I shpëtuar është ai që pastrohet
Surah Al-Ala, Verse 14
وَذَكَرَ ٱسۡمَ رَبِّهِۦ فَصَلَّىٰ
që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz
Surah Al-Ala, Verse 15
بَلۡ تُؤۡثِرُونَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا
Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote
Surah Al-Ala, Verse 16
وَٱلۡأٓخِرَةُ خَيۡرٞ وَأَبۡقَىٰٓ
ndonëse jeta tjetër është më e mirë dhe e amshuar
Surah Al-Ala, Verse 17
إِنَّ هَٰذَا لَفِي ٱلصُّحُفِ ٱلۡأُولَىٰ
Kjo, me të vërtetë, ndodhet në Fletët e lashta
Surah Al-Ala, Verse 18
صُحُفِ إِبۡرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ
në Fletët e Ibrahimit dhe Musait
Surah Al-Ala, Verse 19