Surah Ad-Dhuha - Albanian Translation by Hassan Nahi
وَٱلضُّحَىٰ
Betohem në shkëlqimin e paradites
Surah Ad-Dhuha, Verse 1
وَٱلَّيۡلِ إِذَا سَجَىٰ
dhe në natën kur erret e qetësohet
Surah Ad-Dhuha, Verse 2
مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَىٰ
se Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (o Muhamed)
Surah Ad-Dhuha, Verse 3
وَلَلۡأٓخِرَةُ خَيۡرٞ لَّكَ مِنَ ٱلۡأُولَىٰ
Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë
Surah Ad-Dhuha, Verse 4
وَلَسَوۡفَ يُعۡطِيكَ رَبُّكَ فَتَرۡضَىٰٓ
e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqur
Surah Ad-Dhuha, Verse 5
أَلَمۡ يَجِدۡكَ يَتِيمٗا فَـَٔاوَىٰ
A nuk ishe jetim e Ai të dha strehë
Surah Ad-Dhuha, Verse 6
وَوَجَدَكَ ضَآلّٗا فَهَدَىٰ
A nuk të gjeti të paditur (për Islamin) e të udhëzoi
Surah Ad-Dhuha, Verse 7
وَوَجَدَكَ عَآئِلٗا فَأَغۡنَىٰ
A nuk ishe nevojtar e të bëri të mos ia kesh nevojën askujt
Surah Ad-Dhuha, Verse 8
فَأَمَّا ٱلۡيَتِيمَ فَلَا تَقۡهَرۡ
Prandaj, mos e shtyp jetimin
Surah Ad-Dhuha, Verse 9
وَأَمَّا ٱلسَّآئِلَ فَلَا تَنۡهَرۡ
lypësin mos e shtyj me ashpërsi
Surah Ad-Dhuha, Verse 10
وَأَمَّا بِنِعۡمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثۡ
dhe shpalli dhuntitë e Zotit tënd
Surah Ad-Dhuha, Verse 11