Surah Al-Zalzala - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi
إِذَا زُلۡزِلَتِ ٱلۡأَرۡضُ زِلۡزَالَهَا
Kur Toka të dridhet me dridhjen e tmerrshme të saj
Surah Al-Zalzala, Verse 1
وَأَخۡرَجَتِ ٱلۡأَرۡضُ أَثۡقَالَهَا
dhe kur ajo (Toka) të nxjerrë materiale nga brendia e saj
Surah Al-Zalzala, Verse 2
وَقَالَ ٱلۡإِنسَٰنُ مَا لَهَا
dhe njeriu të thërret: “Çka ka ajo?!”
Surah Al-Zalzala, Verse 3
يَوۡمَئِذٖ تُحَدِّثُ أَخۡبَارَهَا
atë Ditë ajo tregon lajmet e veta (veprat e mira dhe të këqia) që kanë ngjarë në të
Surah Al-Zalzala, Verse 4
بِأَنَّ رَبَّكَ أَوۡحَىٰ لَهَا
sepse, Zoti yt e ka urdhëruar atë
Surah Al-Zalzala, Verse 5
يَوۡمَئِذٖ يَصۡدُرُ ٱلنَّاسُ أَشۡتَاتٗا لِّيُرَوۡاْ أَعۡمَٰلَهُمۡ
Atë Ditë, njerëzit do të paraqiten në grupe-grupe (të ndara), për t’ju treguar veprat e tyre
Surah Al-Zalzala, Verse 6
فَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٍ خَيۡرٗا يَرَهُۥ
ai që ka punuar ndonjë të mirë, qoftë ajo e vogël madje sa thërmia, do ta shohin atë
Surah Al-Zalzala, Verse 7
وَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٖ شَرّٗا يَرَهُۥ
kurse ai që ka punuar të keqe, qoftë madje sa thërmia – do ta shohin atë
Surah Al-Zalzala, Verse 8