Surah Yunus - Albanian Translation by Feti Mehdiu
الٓرۚ تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡحَكِيمِ
Alif Lam Ra. Këto janë ajete të Librit plot urtësi
Surah Yunus, Verse 1
أَكَانَ لِلنَّاسِ عَجَبًا أَنۡ أَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ رَجُلٖ مِّنۡهُمۡ أَنۡ أَنذِرِ ٱلنَّاسَ وَبَشِّرِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَنَّ لَهُمۡ قَدَمَ صِدۡقٍ عِندَ رَبِّهِمۡۗ قَالَ ٱلۡكَٰفِرُونَ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٞ مُّبِينٌ
A u vjen çudi njerëzve që ne i kemi kumtuar një njeriu nga mesi i tyre: “Tërhiqu vërejtjen njerëzve dhe përgëzoi besimtarët për shpërblimin e lartë te Zoti i tyre!” Mosbesimtarët thonë: “Ky është, njëmend, magjistar i vërtetë!”
Surah Yunus, Verse 2
إِنَّ رَبَّكُمُ ٱللَّهُ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ يُدَبِّرُ ٱلۡأَمۡرَۖ مَا مِن شَفِيعٍ إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ إِذۡنِهِۦۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡ فَٱعۡبُدُوهُۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ
Pa dyshim Zoti i juaj është All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë e pastaj mbisundoi gjithësinë të rregullojë çështjet. Askush nuk mund të ndërmjetësojë pa lejen e Atij. Ai është All-llahu, Zoti juaj, prandaj adhorone Atë! A nuk po mendoni
Surah Yunus, Verse 3
إِلَيۡهِ مَرۡجِعُكُمۡ جَمِيعٗاۖ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقًّاۚ إِنَّهُۥ يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ لِيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ بِٱلۡقِسۡطِۚ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَهُمۡ شَرَابٞ مِّنۡ حَمِيمٖ وَعَذَابٌ أَلِيمُۢ بِمَا كَانُواْ يَكۡفُرُونَ
Te Ai do të ktheheni të gjithë, - premtimi i All-llahut është i vërtetë – Ai me të vërtetë zen fill krijimin e pastaj e përsëritë këtë për t’i shpërblyer drejt ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Ndërsa për ata që nuk besojnë ka pije prej ujit të nxehtë dhe vuajtje të padurueshme, për atë që mohojnë
Surah Yunus, Verse 4
هُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ ٱلشَّمۡسَ ضِيَآءٗ وَٱلۡقَمَرَ نُورٗا وَقَدَّرَهُۥ مَنَازِلَ لِتَعۡلَمُواْ عَدَدَ ٱلسِّنِينَ وَٱلۡحِسَابَۚ مَا خَلَقَ ٱللَّهُ ذَٰلِكَ إِلَّا بِٱلۡحَقِّۚ يُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ
Ai është i cili e ka bërë diellin burim të dritës, kurse Hënën të ndritshme dhe ia ka caktuar fazat për të ditur ju numrin e viteve dhe llogaritjen. All-llahu atë e ka krijuar me urtësi. Ai ua shpalon argumentet njerëzve që marrin vesh
Surah Yunus, Verse 5
إِنَّ فِي ٱخۡتِلَٰفِ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ وَمَا خَلَقَ ٱللَّهُ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَتَّقُونَ
Pa dyshim në ndërrimin e natës dhe të ditës dhe në ate çka ka krijuar All-llahu në qiej dhe në tokë, me të vërtetë, ka argumente për njerëzit që i drojnë All-llahut
Surah Yunus, Verse 6
إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ لِقَآءَنَا وَرَضُواْ بِٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَٱطۡمَأَنُّواْ بِهَا وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَنۡ ءَايَٰتِنَا غَٰفِلُونَ
Ata të cilët nuk shpresojnë në takimin tonë që janë të kënaqur me jetën në këtë botë, dhe gjejnë prehje në të, edhe ata të cilët janë indiferentë ndaj argumenteve tona
Surah Yunus, Verse 7
أُوْلَـٰٓئِكَ مَأۡوَىٰهُمُ ٱلنَّارُ بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ
Vendbanimi i tyre është zjarri, për atë çka bëjnë
Surah Yunus, Verse 8
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ يَهۡدِيهِمۡ رَبُّهُم بِإِيمَٰنِهِمۡۖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهِمُ ٱلۡأَنۡهَٰرُ فِي جَنَّـٰتِ ٱلنَّعِيمِ
Ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira Zoti i tyre i udhëzon në rrugë të drejtë, me besimin e tyre, në xhennet të kënaqësisë, ku do të rrjedhin lumenj
Surah Yunus, Verse 9
دَعۡوَىٰهُمۡ فِيهَا سُبۡحَٰنَكَ ٱللَّهُمَّ وَتَحِيَّتُهُمۡ فِيهَا سَلَٰمٞۚ وَءَاخِرُ دَعۡوَىٰهُمۡ أَنِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Lutja e tyre aty është: “Qofsh lartësuar o All-llah!” dhe përshëndetja e tyre “shpëtim”, ndërsa lutja e fundit “Falënderimi është për All-llahun, Zot i botërave!”
Surah Yunus, Verse 10
۞وَلَوۡ يُعَجِّلُ ٱللَّهُ لِلنَّاسِ ٱلشَّرَّ ٱسۡتِعۡجَالَهُم بِٱلۡخَيۡرِ لَقُضِيَ إِلَيۡهِمۡ أَجَلُهُمۡۖ فَنَذَرُ ٱلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ لِقَآءَنَا فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ
Sikur All-llahu t’ua shpejtonte njerëzve të keqen ashtu sikur kërkojnë shpejt të mirën, ata, me siguri, do të kishin mbaruar. Por ne prapë i lëmë, ata që nuk besojnë se do të dalin para nesh, të bredhin në humbjen e vet
Surah Yunus, Verse 11
وَإِذَا مَسَّ ٱلۡإِنسَٰنَ ٱلضُّرُّ دَعَانَا لِجَنۢبِهِۦٓ أَوۡ قَاعِدًا أَوۡ قَآئِمٗا فَلَمَّا كَشَفۡنَا عَنۡهُ ضُرَّهُۥ مَرَّ كَأَن لَّمۡ يَدۡعُنَآ إِلَىٰ ضُرّٖ مَّسَّهُۥۚ كَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِلۡمُسۡرِفِينَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Kur e godit njeriun e keqja, ai na lutet neve: i shtrimë, ose i ulur ose në këmbë, por kur ia largojmë të keqen, ai vazhdon, sikur të mos na ishte lutur fare për të keqen që e kishte goditur. Kështu mosbesimtarëve u zbukurohet ajo që punojnë
Surah Yunus, Verse 12
وَلَقَدۡ أَهۡلَكۡنَا ٱلۡقُرُونَ مِن قَبۡلِكُمۡ لَمَّا ظَلَمُواْ وَجَآءَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَمَا كَانُواْ لِيُؤۡمِنُواْۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡمُجۡرِمِينَ
Ne përpara jush kemi shfarosur brezni sepse bënin mizori, kurse profetët e tyre u sillnin argumente të qarta, mirëpo ata nuk u besonin. Ashtu ne shpërblejmë popullin mëkatar
Surah Yunus, Verse 13
ثُمَّ جَعَلۡنَٰكُمۡ خَلَـٰٓئِفَ فِي ٱلۡأَرۡضِ مِنۢ بَعۡدِهِمۡ لِنَنظُرَ كَيۡفَ تَعۡمَلُونَ
Pastaj juve u kemi bërë mëkëmbës në tokë, pas atyre, që të shohim se si do të veproni
Surah Yunus, Verse 14
وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَاتُنَا بَيِّنَٰتٖ قَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ لِقَآءَنَا ٱئۡتِ بِقُرۡءَانٍ غَيۡرِ هَٰذَآ أَوۡ بَدِّلۡهُۚ قُلۡ مَا يَكُونُ لِيٓ أَنۡ أُبَدِّلَهُۥ مِن تِلۡقَآيِٕ نَفۡسِيٓۖ إِنۡ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰٓ إِلَيَّۖ إِنِّيٓ أَخَافُ إِنۡ عَصَيۡتُ رَبِّي عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ
Dhe kur u lexohen ajetet tona të qarta, ata që nuk besojnë se do të dalin para nesh, thonë: “Na sjell ndonjë tjetër Kur’an ose zëvendësoje!” Thuaj: “Nuk është puna ime që unë vetë ta ndërroj, unë përcjell vetëm atë çka më shpallet, unë frikësohem, nëse jam i padëgjueshëm ndaj Zotit tim, nga dënimi i Ditës së madhe
Surah Yunus, Verse 15
قُل لَّوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَا تَلَوۡتُهُۥ عَلَيۡكُمۡ وَلَآ أَدۡرَىٰكُم بِهِۦۖ فَقَدۡ لَبِثۡتُ فِيكُمۡ عُمُرٗا مِّن قَبۡلِهِۦٓۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ
Thuaj: “Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t’ua kisha lexuar e as do t’u kishte njoftuar me te. Unë edhe përpara kësaj (profetësisë) kam jetuar në mesin tuaj, - a nuk kuptoni?”
Surah Yunus, Verse 16
فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوۡ كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ
Kush është, pra, më mizor se ai, i cili për All-llahun flet gënjeshtra ose që i përgënjeshtron argumentet e tij?! Mëkatarët njëmend nuk do të shpëtojnë
Surah Yunus, Verse 17
وَيَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُمۡ وَلَا يَنفَعُهُمۡ وَيَقُولُونَ هَـٰٓؤُلَآءِ شُفَعَـٰٓؤُنَا عِندَ ٱللَّهِۚ قُلۡ أَتُنَبِّـُٔونَ ٱللَّهَ بِمَا لَا يَعۡلَمُ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَلَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ
Sepse adhurojnë, në vend të All-llahut, atë që nuk mund t’u bëjë dëm as dobi, dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu”. Thuaj: “A po e informoni All-llahun për diçka që Ai nuk e di se ç’ka në qiej dhe në tokë?! Qoftë lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi ata që i bëjnë shok
Surah Yunus, Verse 18
وَمَا كَانَ ٱلنَّاسُ إِلَّآ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ فَٱخۡتَلَفُواْۚ وَلَوۡلَا كَلِمَةٞ سَبَقَتۡ مِن رَّبِّكَ لَقُضِيَ بَيۡنَهُمۡ فِيمَا فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ
Njerëzit ishin vetëm një popull por u përçanë. Dhe sikur të mos ishte fjala e dhënë më parë nga Zoti yt, ata me siguri do të ishin ekzekutuar për atë përse janë përçarë
Surah Yunus, Verse 19
وَيَقُولُونَ لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡهِ ءَايَةٞ مِّن رَّبِّهِۦۖ فَقُلۡ إِنَّمَا ٱلۡغَيۡبُ لِلَّهِ فَٱنتَظِرُوٓاْ إِنِّي مَعَكُم مِّنَ ٱلۡمُنتَظِرِينَ
Dhe thonë: “Përse nuk i vjen atij ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Vetëm për All-llahun është padukshmëria, andaj pritni, edhe unë do të pres me ju”
Surah Yunus, Verse 20
وَإِذَآ أَذَقۡنَا ٱلنَّاسَ رَحۡمَةٗ مِّنۢ بَعۡدِ ضَرَّآءَ مَسَّتۡهُمۡ إِذَا لَهُم مَّكۡرٞ فِيٓ ءَايَاتِنَاۚ قُلِ ٱللَّهُ أَسۡرَعُ مَكۡرًاۚ إِنَّ رُسُلَنَا يَكۡتُبُونَ مَا تَمۡكُرُونَ
Dhe kur ua mundësojmë njerëzve të shijojnë mëshirën, pas të keqës që i përflak, ata prap u bëjnë kurtha argumenteve tona. Thuaj: “All-llahu është më i shpejtë për t’iu kundërvënë kësaj”. Pa dyshim të deleguarit tanë shkruajnë se çka po thurni ju
Surah Yunus, Verse 21
هُوَ ٱلَّذِي يُسَيِّرُكُمۡ فِي ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِۖ حَتَّىٰٓ إِذَا كُنتُمۡ فِي ٱلۡفُلۡكِ وَجَرَيۡنَ بِهِم بِرِيحٖ طَيِّبَةٖ وَفَرِحُواْ بِهَا جَآءَتۡهَا رِيحٌ عَاصِفٞ وَجَآءَهُمُ ٱلۡمَوۡجُ مِن كُلِّ مَكَانٖ وَظَنُّوٓاْ أَنَّهُمۡ أُحِيطَ بِهِمۡ دَعَوُاْ ٱللَّهَ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ لَئِنۡ أَنجَيۡتَنَا مِنۡ هَٰذِهِۦ لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلشَّـٰكِرِينَ
Ai është i cili ju shetit në tokë dhe në det, dhe kur jeni në lundër dhe kur ata të lundrojnë me ta, me një erë të lehtë me të cilën ata gëzohen, ia behë erë e fortë dhe tërbohen valët nga të gjitha anët, dhe mendojnë se janë të rrethuar, me këto i luten All-llahut me sinqeritet dhe bindje: “Sikur të na shpëtojshe nga kjo me siguri do të ishim mirënjohës!”
Surah Yunus, Verse 22
فَلَمَّآ أَنجَىٰهُمۡ إِذَا هُمۡ يَبۡغُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّۗ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّمَا بَغۡيُكُمۡ عَلَىٰٓ أَنفُسِكُمۖ مَّتَٰعَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ ثُمَّ إِلَيۡنَا مَرۡجِعُكُمۡ فَنُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
Dhe kur ai i shpëton, ata prapë menjëherë pa kurrfarë arsyeje bëjnë turbullira në tokë! O njerëz, turbullirat që bëni për t’u kënaqur në jetën e kësaj bote, janë kundër vetes tuaj, pastaj do të ktheheni tek ne dhe ne do t’ju informojmë ç’keni punuar
Surah Yunus, Verse 23
إِنَّمَا مَثَلُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا كَمَآءٍ أَنزَلۡنَٰهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ فَٱخۡتَلَطَ بِهِۦ نَبَاتُ ٱلۡأَرۡضِ مِمَّا يَأۡكُلُ ٱلنَّاسُ وَٱلۡأَنۡعَٰمُ حَتَّىٰٓ إِذَآ أَخَذَتِ ٱلۡأَرۡضُ زُخۡرُفَهَا وَٱزَّيَّنَتۡ وَظَنَّ أَهۡلُهَآ أَنَّهُمۡ قَٰدِرُونَ عَلَيۡهَآ أَتَىٰهَآ أَمۡرُنَا لَيۡلًا أَوۡ نَهَارٗا فَجَعَلۡنَٰهَا حَصِيدٗا كَأَن لَّمۡ تَغۡنَ بِٱلۡأَمۡسِۚ كَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ
Pa dyshim jeta në këtë botë i shembëllen ujit që ne e lëshojmë nga qielli me të cilin ushqehen bimët në tokë, prej të cilave ushqehen njerëzit dhe kafshët. Ashtu që kur toka stoliset me petkun e vet dhe qëndiset, dhe kur banorët e saj mendojnë se ata janë zotëruesit e saj, vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, dhe ne ata i bëjmë si të korrura, sikur të mos kishte qenë dje fare. Ja, ashtu ne në hollësi shkoqisim argumentet për popullin që mendon
Surah Yunus, Verse 24
وَٱللَّهُ يَدۡعُوٓاْ إِلَىٰ دَارِ ٱلسَّلَٰمِ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ
All-llahu thërret në shtëpi të paqes dhe udhëzon në rrugë të drejtë kë do Ai
Surah Yunus, Verse 25
۞لِّلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ ٱلۡحُسۡنَىٰ وَزِيَادَةٞۖ وَلَا يَرۡهَقُ وُجُوهَهُمۡ قَتَرٞ وَلَا ذِلَّةٌۚ أُوْلَـٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ
Ata që bëjnë vepra të mira gjejnë mirësi edhe më tepër se kaq. Fytyrat e tyre nuk do t’i mbulojë terr e as dëshprim. Ata janë banorë të xhennetit, aty do të mbesin përgjithmonë
Surah Yunus, Verse 26
وَٱلَّذِينَ كَسَبُواْ ٱلسَّيِّـَٔاتِ جَزَآءُ سَيِّئَةِۭ بِمِثۡلِهَا وَتَرۡهَقُهُمۡ ذِلَّةٞۖ مَّا لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِنۡ عَاصِمٖۖ كَأَنَّمَآ أُغۡشِيَتۡ وُجُوهُهُمۡ قِطَعٗا مِّنَ ٱلَّيۡلِ مُظۡلِمًاۚ أُوْلَـٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ
Kurse ata të cilët bëjnë vepra të këqia, shpërblimi i së keqës është aq sa ka qenë e keqja, ata do t’i mbulojë poshtërsia, nuk do t’i mbrojë askush nga All-llahu, fytyrat do t’i kenë të zeza sikur i ka mbuluar ndonjë pjesë e natës së errët; ata janë banorë të zjarrit dhe aty do të qëndrojnë përgjithmonë
Surah Yunus, Verse 27
وَيَوۡمَ نَحۡشُرُهُمۡ جَمِيعٗا ثُمَّ نَقُولُ لِلَّذِينَ أَشۡرَكُواْ مَكَانَكُمۡ أَنتُمۡ وَشُرَكَآؤُكُمۡۚ فَزَيَّلۡنَا بَيۡنَهُمۡۖ وَقَالَ شُرَكَآؤُهُم مَّا كُنتُمۡ إِيَّانَا تَعۡبُدُونَ
Kurse atë ditë, kur do t’i tubojmë të jgithë e t’u themi atyre të cilët i kanë bërë shok All-llahut: “Ndalni në vend ju edhe shokët (idhujt) tuaj!”. Pastaj do t’i ndajmë, e shokët e tyre do të thonë: “Ju nuk na keni adhuruar neve”
Surah Yunus, Verse 28
فَكَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدَۢا بَيۡنَنَا وَبَيۡنَكُمۡ إِن كُنَّا عَنۡ عِبَادَتِكُمۡ لَغَٰفِلِينَ
All-llahu mjafton për dëshmitarë edhe për ne edhe për ju, ne, njëmend kemi qenë indiferent ndaj adhurimit tuaj
Surah Yunus, Verse 29
هُنَالِكَ تَبۡلُواْ كُلُّ نَفۡسٖ مَّآ أَسۡلَفَتۡۚ وَرُدُّوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ مَوۡلَىٰهُمُ ٱلۡحَقِّۖ وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ
Aty secili do ta dijë se ç’ka punuar më parë dhe do të kthehen te All-llahu, Zoti i tyre i vërtetë, dhe do të humbasin prej aty ata çka i ishin trilluar (idolet)
Surah Yunus, Verse 30
قُلۡ مَن يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ أَمَّن يَمۡلِكُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَمَن يُخۡرِجُ ٱلۡحَيَّ مِنَ ٱلۡمَيِّتِ وَيُخۡرِجُ ٱلۡمَيِّتَ مِنَ ٱلۡحَيِّ وَمَن يُدَبِّرُ ٱلۡأَمۡرَۚ فَسَيَقُولُونَ ٱللَّهُۚ فَقُلۡ أَفَلَا تَتَّقُونَ
Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe nga toka, ose kush ju mundëson të dëgjoni, të shihni dhe kush krijon të gjallin nga i vdekuri, e nga i gjalli bën të vdekurin, kush po i rregullon të tëra këto? – All-llahu, do të thonë ata, e ti thuaju: “Po a hiq nuk keni dro?”
Surah Yunus, Verse 31
فَذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمُ ٱلۡحَقُّۖ فَمَاذَا بَعۡدَ ٱلۡحَقِّ إِلَّا ٱلضَّلَٰلُۖ فَأَنَّىٰ تُصۡرَفُونَ
Ai është All-llahu, Zot i juaj i vërtetë! Çka ka tjetër pas të vërtetës, përveç humbjes? E ku po shkoni pra
Surah Yunus, Verse 32
كَذَٰلِكَ حَقَّتۡ كَلِمَتُ رَبِّكَ عَلَى ٱلَّذِينَ فَسَقُوٓاْ أَنَّهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ
Ashtu realizohet fjala e Zotit tënd ndaj atyre që bëjnë prapshti, se ata nuk besojnë
Surah Yunus, Verse 33
قُلۡ هَلۡ مِن شُرَكَآئِكُم مَّن يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥۚ قُلِ ٱللَّهُ يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥۖ فَأَنَّىٰ تُؤۡفَكُونَ
Thuaj, a mundet ndonjë nga idolet tuaja ta zë fill krijimin e pastaj të përsërisë atë? Thuaj, “All-llahu është zanafillës e pastaj atë e bën përsëri, e ju ku po shkoni pra?”
Surah Yunus, Verse 34
قُلۡ هَلۡ مِن شُرَكَآئِكُم مَّن يَهۡدِيٓ إِلَى ٱلۡحَقِّۚ قُلِ ٱللَّهُ يَهۡدِي لِلۡحَقِّۗ أَفَمَن يَهۡدِيٓ إِلَى ٱلۡحَقِّ أَحَقُّ أَن يُتَّبَعَ أَمَّن لَّا يَهِدِّيٓ إِلَّآ أَن يُهۡدَىٰۖ فَمَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ
Thuaj, a është kush nga shokët (idhujt) tuaj i cili përudhë kah e vërteta? Thuaj, vetëm All-llahu udhëzon kah e vërteta. Po a është pra i denjë për ta pasuar ai, i cili udhëzon kah e vërteta, apo ai i cili nuk udhëzon përveç nëse e drejton dikush. Ç’është me ju, si po gjykoni
Surah Yunus, Verse 35
وَمَا يَتَّبِعُ أَكۡثَرُهُمۡ إِلَّا ظَنًّاۚ إِنَّ ٱلظَّنَّ لَا يُغۡنِي مِنَ ٱلۡحَقِّ شَيۡـًٔاۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِمَا يَفۡعَلُونَ
Shumica sish pasojnë supozimet, por supozimet, njëmend, aspak nuk i bëjnë dobi të vërtetës, All-llahu, me siguri, e di mirë se ç’bëjnë ata
Surah Yunus, Verse 36
وَمَا كَانَ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانُ أَن يُفۡتَرَىٰ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَٰكِن تَصۡدِيقَ ٱلَّذِي بَيۡنَ يَدَيۡهِ وَتَفۡصِيلَ ٱلۡكِتَٰبِ لَا رَيۡبَ فِيهِ مِن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Ky Kur’an nuk është i trilluar, është nga All-llahu, por është dëshmi e saktësisë së asaj që ishte përpara tij dhe sqaron dispozita. Në atë nuk ka dyshim, është nga Zoti i botërave
Surah Yunus, Verse 37
أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰهُۖ قُلۡ فَأۡتُواْ بِسُورَةٖ مِّثۡلِهِۦ وَٱدۡعُواْ مَنِ ٱسۡتَطَعۡتُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Ose thonë: “E ka trilluar atë!” Thuaj: “po sillne edhe ju një sure të ngjashme me këtë, dhe thirrni në ndihmë cilindo që të mundeni, përveç All-llahut, nëse flisni të vërtetën”
Surah Yunus, Verse 38
بَلۡ كَذَّبُواْ بِمَا لَمۡ يُحِيطُواْ بِعِلۡمِهِۦ وَلَمَّا يَأۡتِهِمۡ تَأۡوِيلُهُۥۚ كَذَٰلِكَ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۖ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلظَّـٰلِمِينَ
Por ata e mohojnë atë që nuk e njohinnn e shpjegimi i tij ende nuk ka ardhur. Ashtu kanë mohuar edhe ata përpara tyre, por shiko si përfunduan mizorët
Surah Yunus, Verse 39
وَمِنۡهُم مَّن يُؤۡمِنُ بِهِۦ وَمِنۡهُم مَّن لَّا يُؤۡمِنُ بِهِۦۚ وَرَبُّكَ أَعۡلَمُ بِٱلۡمُفۡسِدِينَ
ka prej atyre që i besojnë atij, por ka edhe që nuk i besojnë. Kurse Zoti yt i di më së miri ngatrrestarët
Surah Yunus, Verse 40
وَإِن كَذَّبُوكَ فَقُل لِّي عَمَلِي وَلَكُمۡ عَمَلُكُمۡۖ أَنتُم بَرِيٓـُٔونَ مِمَّآ أَعۡمَلُ وَأَنَا۠ بَرِيٓءٞ مِّمَّا تَعۡمَلُونَ
Dhe në qoftëse ata përgënjeshtrojnë, Ti thuaju: “Mua të miat, e juve punët tuaja; ju nuk përgjigjeni çka bëj unë, por edhe unë nuk përgjigjem çka bëni ju”
Surah Yunus, Verse 41
وَمِنۡهُم مَّن يَسۡتَمِعُونَ إِلَيۡكَۚ أَفَأَنتَ تُسۡمِعُ ٱلصُّمَّ وَلَوۡ كَانُواْ لَا يَعۡقِلُونَ
Ka prej tyre të cilët vijnë të dëgjojnë. A ti do t’i bësh të shurdhër që të dëgjojnë edhe kur ata nuk kuptojnë
Surah Yunus, Verse 42
وَمِنۡهُم مَّن يَنظُرُ إِلَيۡكَۚ أَفَأَنتَ تَهۡدِي ٱلۡعُمۡيَ وَلَوۡ كَانُواْ لَا يُبۡصِرُونَ
Nga ata ka që të përcjellin. A po i përudhë ti të verbërit, edhe kur ata nuk shohin
Surah Yunus, Verse 43
إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَظۡلِمُ ٱلنَّاسَ شَيۡـٔٗا وَلَٰكِنَّ ٱلنَّاسَ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ
All-llahu, njëmend, nuk u bën asnjë të padrejtë njerëzve, por ata bëjnë krim ndaj vetvetes
Surah Yunus, Verse 44
وَيَوۡمَ يَحۡشُرُهُمۡ كَأَن لَّمۡ يَلۡبَثُوٓاْ إِلَّا سَاعَةٗ مِّنَ ٱلنَّهَارِ يَتَعَارَفُونَ بَيۡنَهُمۡۚ قَدۡ خَسِرَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِلِقَآءِ ٱللَّهِ وَمَا كَانُواْ مُهۡتَدِينَ
Kurse atë ditë kur t’i tubojë, ata, sikur nuk kanë qëndruar më tepër se vetëm një orë të ditës, do të njihen në mes veti. Kanë mbaruar ata që e konsiderojnë si gënjeshtër ballafaqimin me All-llahun dhe nuk janë të përudhur
Surah Yunus, Verse 45
وَإِمَّا نُرِيَنَّكَ بَعۡضَ ٱلَّذِي نَعِدُهُمۡ أَوۡ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِلَيۡنَا مَرۡجِعُهُمۡ ثُمَّ ٱللَّهُ شَهِيدٌ عَلَىٰ مَا يَفۡعَلُونَ
Qoftë të tregojmë diçka nga ajo që u premtojmë qoftë të ta marrim shpirtin, ata kthimin e kanë te ne dhe atëherë All-llahu është dëshmitar se ç’bëjnë ata
Surah Yunus, Verse 46
وَلِكُلِّ أُمَّةٖ رَّسُولٞۖ فَإِذَا جَآءَ رَسُولُهُمۡ قُضِيَ بَيۡنَهُم بِٱلۡقِسۡطِ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ
Çdo popull ka pasur një profet. Dhe kur atyre u vinte profeti, në mesin e tyre veprohej e gjykohej me drejtësi, ata nuk maltretoheshin
Surah Yunus, Verse 47
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Dhe ata thonë: “Kur më ky premtim, nëse flisni të vërtetën?”
Surah Yunus, Verse 48
قُل لَّآ أَمۡلِكُ لِنَفۡسِي ضَرّٗا وَلَا نَفۡعًا إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُۗ لِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٌۚ إِذَا جَآءَ أَجَلُهُمۡ فَلَا يَسۡتَـٔۡخِرُونَ سَاعَةٗ وَلَا يَسۡتَقۡدِمُونَ
thuaj: “Unë nuk kam mundësi të bëj as për vete dëm as dobi, përveç asaj që do All-llahu! Secili popull ka një përfundim, dhe kur i vjen fundi – as për një moment nuk mund të vonohet e as të shpejtohet”
Surah Yunus, Verse 49
قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِنۡ أَتَىٰكُمۡ عَذَابُهُۥ بَيَٰتًا أَوۡ نَهَارٗا مَّاذَا يَسۡتَعۡجِلُ مِنۡهُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ
Thuaj: “Më thuani ju mua nëse ju godit dënimi i tij ditën ose natën, përse e ngusin kriminelët
Surah Yunus, Verse 50
أَثُمَّ إِذَا مَا وَقَعَ ءَامَنتُم بِهِۦٓۚ ءَآلۡـَٰٔنَ وَقَدۡ كُنتُم بِهِۦ تَسۡتَعۡجِلُونَ
E pastaj, pasi që të ndodhë, a do të besoni në atë? A tani a? e më herët e keni pasë lypur më shpejtë!”
Surah Yunus, Verse 51
ثُمَّ قِيلَ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ ذُوقُواْ عَذَابَ ٱلۡخُلۡدِ هَلۡ تُجۡزَوۡنَ إِلَّا بِمَا كُنتُمۡ تَكۡسِبُونَ
Pastaj do t’u thuhet atyre që kanë bërë krime: “Shijone dënimin e përjetshëm! A shpërbleheni ndryshe përpos si e keni merituar?”
Surah Yunus, Verse 52
۞وَيَسۡتَنۢبِـُٔونَكَ أَحَقٌّ هُوَۖ قُلۡ إِي وَرَبِّيٓ إِنَّهُۥ لَحَقّٞۖ وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ
Dhe do të pyesin ty, a është ajo? Thuaj: “Po, pasha Zotin tim! Ajo është më se e vërtetë dhe ju asaj nuk mund t’i ikni”
Surah Yunus, Verse 53
وَلَوۡ أَنَّ لِكُلِّ نَفۡسٖ ظَلَمَتۡ مَا فِي ٱلۡأَرۡضِ لَٱفۡتَدَتۡ بِهِۦۗ وَأَسَرُّواْ ٱلنَّدَامَةَ لَمَّا رَأَوُاْ ٱلۡعَذَابَۖ وَقُضِيَ بَيۡنَهُم بِٱلۡقِسۡطِ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ
Sikur ta ksihte tërë atë çka ekziston në tokë, kushdo qoftë nga mosbesimtarët, ai do ta jepte për kompensim. Dhe kur ta shohin dënimin, do ta fshehin pendimin, por do të gjykohen sipas drejtësisë, nuk do të keqtrajtohen
Surah Yunus, Verse 54
أَلَآ إِنَّ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۗ أَلَآ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ
All-llahut i takon krejt çka ka në qiej dhe në tokë, apo jo? Premtimi i All-llahut, me siguri, është i vërtetë, apo jo? Vetëm se shumica prej tyre nuk e dinë
Surah Yunus, Verse 55
هُوَ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ
Ai ngjall dhe vdes dhe tek Ai do të ktheheni
Surah Yunus, Verse 56
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدۡ جَآءَتۡكُم مَّوۡعِظَةٞ مِّن رَّبِّكُمۡ وَشِفَآءٞ لِّمَا فِي ٱلصُّدُورِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٞ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ
O njerëz, juve më tani u a ardhur këshilla nga Zoti juaj edhe një bar për zemrat tuaja, udhëzim e mëshirë për besimtarët
Surah Yunus, Verse 57
قُلۡ بِفَضۡلِ ٱللَّهِ وَبِرَحۡمَتِهِۦ فَبِذَٰلِكَ فَلۡيَفۡرَحُواْ هُوَ خَيۡرٞ مِّمَّا يَجۡمَعُونَ
Thuaj: “le t’i gëzohen pra mirësisë dhe mëshirës së All-llahut, ajo është më e mirë se ajo ç’po grumbullojnë”
Surah Yunus, Verse 58
قُلۡ أَرَءَيۡتُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ لَكُم مِّن رِّزۡقٖ فَجَعَلۡتُم مِّنۡهُ حَرَامٗا وَحَلَٰلٗا قُلۡ ءَآللَّهُ أَذِنَ لَكُمۡۖ أَمۡ عَلَى ٱللَّهِ تَفۡتَرُونَ
Thuaj: “Ku keni parë ju, ushqimin që ua jep All-llahu, njërin e konsideroni të ndaluar e tjetrin të lejuar? Thuaj: “A ju ka lejuar All-llahu këtë (gjykim) apo ju shpifni në llogari të All-llahut?”
Surah Yunus, Verse 59
وَمَا ظَنُّ ٱلَّذِينَ يَفۡتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَشۡكُرُونَ
Dhe ç’mendojnë ata, të cilët kundër All-llahut shpifin gënjeshtra, në ditën e kijametit? All-llahu ndaj njerëzve është me të vërtetë shumë i mirë, por shumcia sish nuk janë mirënjohës
Surah Yunus, Verse 60
وَمَا تَكُونُ فِي شَأۡنٖ وَمَا تَتۡلُواْ مِنۡهُ مِن قُرۡءَانٖ وَلَا تَعۡمَلُونَ مِنۡ عَمَلٍ إِلَّا كُنَّا عَلَيۡكُمۡ شُهُودًا إِذۡ تُفِيضُونَ فِيهِۚ وَمَا يَعۡزُبُ عَن رَّبِّكَ مِن مِّثۡقَالِ ذَرَّةٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا فِي ٱلسَّمَآءِ وَلَآ أَصۡغَرَ مِن ذَٰلِكَ وَلَآ أَكۡبَرَ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مُّبِينٍ
Dhe ti nuk mund të bësh ndonjë punë dhe as nuk do të lexosh prej tij diç nga Kur’ani, dhe nuk do të bëni kurrfarë pune e ne të mos jemi dëshmitarë derisa ju të merreni me atë punë. Zotit tuaj nuk i mbetet e fshehur as sa një grimë, as në tokë as në qiell dhe nuk ka asgjë, as më shumë as më pak se ajo e ë, nuk është në Librin e qartë (Kur’an)
Surah Yunus, Verse 61
أَلَآ إِنَّ أَوۡلِيَآءَ ٱللَّهِ لَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ
Pa dyshim dashamirët e All-llahut nuk frikësohen për kurrgjë e as nuk pikëllohen, apo jo
Surah Yunus, Verse 62
ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ
Ata të cilët besojnë dhe drojnë
Surah Yunus, Verse 63
لَهُمُ ٱلۡبُشۡرَىٰ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِۚ لَا تَبۡدِيلَ لِكَلِمَٰتِ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ
Për ata ka përgëzime edhe në këtë jetë edhe në ahiret, - fjalët e All-llahut nuk kanë të ndryshuar – ajo është njëmend sukses i madh
Surah Yunus, Verse 64
وَلَا يَحۡزُنكَ قَوۡلُهُمۡۘ إِنَّ ٱلۡعِزَّةَ لِلَّهِ جَمِيعًاۚ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ
Le të mos pikëllojnë ty bisedat e tyre! Me të vërtetë e tërë forca i takon All-llahut, Ai dëgjon dhe i di shumë mirë
Surah Yunus, Verse 65
أَلَآ إِنَّ لِلَّهِ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِۗ وَمَا يَتَّبِعُ ٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ شُرَكَآءَۚ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَإِنۡ هُمۡ إِلَّا يَخۡرُصُونَ
Të All-llahut janë të gjithë ata, që janë në qiej dhe në tokë, apo jo? Kurse ata të cilët në vend të All-llahut adhurojnë idhuj e nuk ndjekin rrugën e drejtë, ata pasojnë vetëm supozimet dhe nuk kanë tjetër rrugë, vetëm se imagjinojnë
Surah Yunus, Verse 66
هُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ لِتَسۡكُنُواْ فِيهِ وَٱلنَّهَارَ مُبۡصِرًاۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَسۡمَعُونَ
Ai është i cili ua ka bërë natën të pushoni, kurse ditën që të shikoni. Në këtë ka argumente për njerëzit që dëgjojnë
Surah Yunus, Verse 67
قَالُواْ ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ وَلَدٗاۗ سُبۡحَٰنَهُۥۖ هُوَ ٱلۡغَنِيُّۖ لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ إِنۡ عِندَكُم مِّن سُلۡطَٰنِۭ بِهَٰذَآۚ أَتَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ مَا لَا تَعۡلَمُونَ
Thonë: “Ka All-llahu fëmijë!” Qoftë lartësuar Ai! Ai është i pasur. Ju nuk keni kurrfarë argumenti për atë (çka thuani). Gjithë çka ka në qiej dhe në tokë është e atij. Pse flisni për All-llahun çka nuk dini
Surah Yunus, Verse 68
قُلۡ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَفۡتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَ لَا يُفۡلِحُونَ
Thuaj: “Ata që shpifin gënjeshtra kundër All-llahut nuk do të shpëtojnë”
Surah Yunus, Verse 69
مَتَٰعٞ فِي ٱلدُّنۡيَا ثُمَّ إِلَيۡنَا مَرۡجِعُهُمۡ ثُمَّ نُذِيقُهُمُ ٱلۡعَذَابَ ٱلشَّدِيدَ بِمَا كَانُواْ يَكۡفُرُونَ
Do të kënaqen në këtë botë, por për kohë të shkurtër, e pastaj do të kthehen te ne dhe ne do t’u mundësojmë të shijojnë dënimin e rëndë për shkak se nuk besonin
Surah Yunus, Verse 70
۞وَٱتۡلُ عَلَيۡهِمۡ نَبَأَ نُوحٍ إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦ يَٰقَوۡمِ إِن كَانَ كَبُرَ عَلَيۡكُم مَّقَامِي وَتَذۡكِيرِي بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ فَعَلَى ٱللَّهِ تَوَكَّلۡتُ فَأَجۡمِعُوٓاْ أَمۡرَكُمۡ وَشُرَكَآءَكُمۡ ثُمَّ لَا يَكُنۡ أَمۡرُكُمۡ عَلَيۡكُمۡ غُمَّةٗ ثُمَّ ٱقۡضُوٓاْ إِلَيَّ وَلَا تُنظِرُونِ
Lexoju atyre historinë për Nuhin! Kur iu drejtua popullit të vet: “O populli im, nëse u është mërzitur qëndrimi im në mesin tuaj, dhe vërejtjet e mia me argumente të All-llahu, - e unë jam mbështetur në All-llahun, - atëherë, bashkë me zotërit tuaj, vendosni dhe mos fshihni asgjë dhe ekzekutone atë kundër meje, mos pritni!”
Surah Yunus, Verse 71
فَإِن تَوَلَّيۡتُمۡ فَمَا سَأَلۡتُكُم مِّنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِۖ وَأُمِرۡتُ أَنۡ أَكُونَ مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ
Por nëse ktheni shpinë, ani, unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë All-llahu. Unë jam i urdhëruar të jem musliman
Surah Yunus, Verse 72
فَكَذَّبُوهُ فَنَجَّيۡنَٰهُ وَمَن مَّعَهُۥ فِي ٱلۡفُلۡكِ وَجَعَلۡنَٰهُمۡ خَلَـٰٓئِفَ وَأَغۡرَقۡنَا ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَاۖ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُنذَرِينَ
Dhe ata e quajtën rrenacak, por ne atë e shpëtuam në anije dhe ata që ishin me te i bëmë mëkëmbës, kurse ata të cilët përgënjeshtruan argumentet tona, i përmbytëm, andaj shiko si kanë përfunduar ata që nuk i kanë përfillur vërejtjet
Surah Yunus, Verse 73
ثُمَّ بَعَثۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِۦ رُسُلًا إِلَىٰ قَوۡمِهِمۡ فَجَآءُوهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَمَا كَانُواْ لِيُؤۡمِنُواْ بِمَا كَذَّبُواْ بِهِۦ مِن قَبۡلُۚ كَذَٰلِكَ نَطۡبَعُ عَلَىٰ قُلُوبِ ٱلۡمُعۡتَدِينَ
Pastaj u dërguam profetë, pas atij, popujve të tyre dhe ata kanë sjellë argumente të qarta, por ata nuk i besonin asaj që e kishin përgënjeshtruar më aprë. Ashtu ne vulosim zemrat e atyre të cilët kalojnë çdo kufi
Surah Yunus, Verse 74
ثُمَّ بَعَثۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِم مُّوسَىٰ وَهَٰرُونَ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِۦ بِـَٔايَٰتِنَا فَٱسۡتَكۡبَرُواْ وَكَانُواْ قَوۡمٗا مُّجۡرِمِينَ
Mandej, pas atyre, dërguam Musanë dhe Harunin me mrekullitë tona te Faraoni dhe paria e tij, por ata u bënë mendjemëdhenj sepse ishin popull mëkatar
Surah Yunus, Verse 75
فَلَمَّا جَآءَهُمُ ٱلۡحَقُّ مِنۡ عِندِنَا قَالُوٓاْ إِنَّ هَٰذَا لَسِحۡرٞ مُّبِينٞ
Pasi që u erdhi e vërteta nga ne, thanë: “Kjo është njëmend magji flagrante”
Surah Yunus, Verse 76
قَالَ مُوسَىٰٓ أَتَقُولُونَ لِلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَكُمۡۖ أَسِحۡرٌ هَٰذَا وَلَا يُفۡلِحُ ٱلسَّـٰحِرُونَ
Musa u tha: “E ju pasi që u ka ardhur e vërteta thoni se kjo është magji, por magjistarët nuk do të shpëtojnë!”
Surah Yunus, Verse 77
قَالُوٓاْ أَجِئۡتَنَا لِتَلۡفِتَنَا عَمَّا وَجَدۡنَا عَلَيۡهِ ءَابَآءَنَا وَتَكُونَ لَكُمَا ٱلۡكِبۡرِيَآءُ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا نَحۡنُ لَكُمَا بِمُؤۡمِنِينَ
Ata i thanë: “A ke ardhur të na shmangësh nga ajo ku i kemi gjetur të parët tanë, kurse u të dyve t’u mbesë madhështia e pushteti në tokë? Ej, ne, pra, nuk ju besojmë juve të dyve!”
Surah Yunus, Verse 78
وَقَالَ فِرۡعَوۡنُ ٱئۡتُونِي بِكُلِّ سَٰحِرٍ عَلِيمٖ
Dhe Faraoni tha: “M’i sillni të gjithë magjistarët e shkathët!”
Surah Yunus, Verse 79
فَلَمَّا جَآءَ ٱلسَّحَرَةُ قَالَ لَهُم مُّوسَىٰٓ أَلۡقُواْ مَآ أَنتُم مُّلۡقُونَ
Dhe kur erdhën magjistarët, Musa u tha, “hudhni ç’keni për të hudhur!”
Surah Yunus, Verse 80
فَلَمَّآ أَلۡقَوۡاْ قَالَ مُوسَىٰ مَا جِئۡتُم بِهِ ٱلسِّحۡرُۖ إِنَّ ٱللَّهَ سَيُبۡطِلُهُۥٓ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُصۡلِحُ عَمَلَ ٱلۡمُفۡسِدِينَ
dhe kur ata i hudhën, Musa thirri, “ajo që keni përgatitur është magji! All-llahu pamëdyshje do ta zhdukë, sepse All-llahu nuk miraton veprën e të mbrapshtëve
Surah Yunus, Verse 81
وَيُحِقُّ ٱللَّهُ ٱلۡحَقَّ بِكَلِمَٰتِهِۦ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡمُجۡرِمُونَ
All-llahu e realizon të vërtetën me fjalën e vet, anipse këtë e urrejnë mëkatarët”
Surah Yunus, Verse 82
فَمَآ ءَامَنَ لِمُوسَىٰٓ إِلَّا ذُرِّيَّةٞ مِّن قَوۡمِهِۦ عَلَىٰ خَوۡفٖ مِّن فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِمۡ أَن يَفۡتِنَهُمۡۚ وَإِنَّ فِرۡعَوۡنَ لَعَالٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَإِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلۡمُسۡرِفِينَ
dhe musasë nuk i besoi tjetër kush, përveç një pjese të popullit të tij, për shkak të frikës nga Faraoni dhe paria e popullit të tij që mos t’i maltretojnë. Dhe Faraoni, njëmend ishte pushtetfortë në tokë, ndaj ai me të vërtetë ishte shkatërrues
Surah Yunus, Verse 83
وَقَالَ مُوسَىٰ يَٰقَوۡمِ إِن كُنتُمۡ ءَامَنتُم بِٱللَّهِ فَعَلَيۡهِ تَوَكَّلُوٓاْ إِن كُنتُم مُّسۡلِمِينَ
Dhe Musa tha: “O populli im, nëse i besoni All-llahut, mbështetuni te Ai nëse jeni muslimanë!”
Surah Yunus, Verse 84
فَقَالُواْ عَلَى ٱللَّهِ تَوَكَّلۡنَا رَبَّنَا لَا تَجۡعَلۡنَا فِتۡنَةٗ لِّلۡقَوۡمِ ٱلظَّـٰلِمِينَ
“Te All-llahu mbështetemi!” u përgjegjën ata. “O Zoti ynë, mos na bënë viktimë të një populli mizor
Surah Yunus, Verse 85
وَنَجِّنَا بِرَحۡمَتِكَ مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡكَٰفِرِينَ
Dhe me mëshirën tënde shpëtona nga populli që nuk beson!”
Surah Yunus, Verse 86
وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰ وَأَخِيهِ أَن تَبَوَّءَا لِقَوۡمِكُمَا بِمِصۡرَ بُيُوتٗا وَٱجۡعَلُواْ بُيُوتَكُمۡ قِبۡلَةٗ وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَۗ وَبَشِّرِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Dhe ne i shpallëm Musaut dhe vëllait të tij që në Egjipt të ndrtojnë shtëpi për popujt e tyre të dyve, dhe shtëpitë tuaja bëni faltore dhe kryeni faljen! Ti përgëzoj besimtarët
Surah Yunus, Verse 87
وَقَالَ مُوسَىٰ رَبَّنَآ إِنَّكَ ءَاتَيۡتَ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَأَهُۥ زِينَةٗ وَأَمۡوَٰلٗا فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا رَبَّنَا لِيُضِلُّواْ عَن سَبِيلِكَۖ رَبَّنَا ٱطۡمِسۡ عَلَىٰٓ أَمۡوَٰلِهِمۡ وَٱشۡدُدۡ عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ فَلَا يُؤۡمِنُواْ حَتَّىٰ يَرَوُاْ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ
Dhe Musa tha: “O Zoti ynë! Ti me të vërtetë u ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij pasuri dhe stoli në jetën e kësaj bote, që të largohen nga rruga yte, o Zoti ynë, shkatërro pasurinë e tyre dhe gurëzojau zemrat e tyre, le të mos besojnë derisa të përjetojnë dënimin e dhembshëm!”
Surah Yunus, Verse 88
قَالَ قَدۡ أُجِيبَت دَّعۡوَتُكُمَا فَٱسۡتَقِيمَا وَلَا تَتَّبِعَآنِّ سَبِيلَ ٱلَّذِينَ لَا يَعۡلَمُونَ
“Është pranuar lutja e ju të dyve”, - tha Ai, - prandaj ju të dy qëndroni në rrugë të drejtë e kurrsesi mos pasoni rrugën e atyre që nuk dinë!”
Surah Yunus, Verse 89
۞وَجَٰوَزۡنَا بِبَنِيٓ إِسۡرَـٰٓءِيلَ ٱلۡبَحۡرَ فَأَتۡبَعَهُمۡ فِرۡعَوۡنُ وَجُنُودُهُۥ بَغۡيٗا وَعَدۡوًاۖ حَتَّىٰٓ إِذَآ أَدۡرَكَهُ ٱلۡغَرَقُ قَالَ ءَامَنتُ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱلَّذِيٓ ءَامَنَتۡ بِهِۦ بَنُوٓاْ إِسۡرَـٰٓءِيلَ وَأَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ
dhe ne i transferuam izraelitët përtej detit, kurse Faraoni dhe ushtarët e tij i ndoqën pas me urrejtje dhe armiqësi, derisa filloi të përmbytet, dhe ta: “Unë besoj se nuk ka Zot tjetër përveç atij të cilit i kanë besuar izraelitët, edhe unë jam nga muslimanët!”
Surah Yunus, Verse 90
ءَآلۡـَٰٔنَ وَقَدۡ عَصَيۡتَ قَبۡلُ وَكُنتَ مِنَ ٱلۡمُفۡسِدِينَ
A tash a? Kurse më parë ke qenë i padëgjueshëm dhe ke qenë mbrapshtan
Surah Yunus, Verse 91
فَٱلۡيَوۡمَ نُنَجِّيكَ بِبَدَنِكَ لِتَكُونَ لِمَنۡ خَلۡفَكَ ءَايَةٗۚ وَإِنَّ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلنَّاسِ عَنۡ ءَايَٰتِنَا لَغَٰفِلُونَ
Prandaj sot do ta shpëtojmë vetëm trupin tënd që t’u shërbejë atyre që vijnë pas teje si argument. Megjithatë, shumë njerëz janë indiferent ndaj argumenteve tona
Surah Yunus, Verse 92
وَلَقَدۡ بَوَّأۡنَا بَنِيٓ إِسۡرَـٰٓءِيلَ مُبَوَّأَ صِدۡقٖ وَرَزَقۡنَٰهُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ فَمَا ٱخۡتَلَفُواْ حَتَّىٰ جَآءَهُمُ ٱلۡعِلۡمُۚ إِنَّ رَبَّكَ يَقۡضِي بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ
Dhe ne i vendosëm izraelitët në një vend të mirë dhe i furnizuam me gjëra të mira dhe ata nuk u përçanë në mendime deri sa u erdhi dituria. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykojë në ditën e kijametit lidhur me atë përse janë kundërshtuar
Surah Yunus, Verse 93
فَإِن كُنتَ فِي شَكّٖ مِّمَّآ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ فَسۡـَٔلِ ٱلَّذِينَ يَقۡرَءُونَ ٱلۡكِتَٰبَ مِن قَبۡلِكَۚ لَقَدۡ جَآءَكَ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُمۡتَرِينَ
Nëse dyshon në atë që ta shpallim ty, pyeti ata që lexojnë Librin (të shpallur) përpara teje. Ty të vjen e vërteta nga Zoti yt dhe kurrsesi mos jij nga ata që dyshojnë
Surah Yunus, Verse 94
وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ فَتَكُونَ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ
Dhe kurrsesi moj jij prej atyre që i përgënjeshtrojnë argumentet e All-llahut e të bëhesh nga të humburit
Surah Yunus, Verse 95
إِنَّ ٱلَّذِينَ حَقَّتۡ عَلَيۡهِمۡ كَلِمَتُ رَبِّكَ لَا يُؤۡمِنُونَ
Me siguri ata ndaj të cilëve është zbatuar fjala e Zotit tënd nuk besojnë
Surah Yunus, Verse 96
وَلَوۡ جَآءَتۡهُمۡ كُلُّ ءَايَةٍ حَتَّىٰ يَرَوُاْ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ
Po edhe sikur t’u vinte secili argument një nga një derisa ta shohin dënimin e padurueshëm
Surah Yunus, Verse 97
فَلَوۡلَا كَانَتۡ قَرۡيَةٌ ءَامَنَتۡ فَنَفَعَهَآ إِيمَٰنُهَآ إِلَّا قَوۡمَ يُونُسَ لَمَّآ ءَامَنُواْ كَشَفۡنَا عَنۡهُمۡ عَذَابَ ٱلۡخِزۡيِ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَمَتَّعۡنَٰهُمۡ إِلَىٰ حِينٖ
Sado që nuk ka pasur asnjë qytet i cili ka besuar dhe u ka bërë dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit, kur kanë besuar ua kemi larguar vuajtjen e turpshme në jetën e kësaj bote dhe i bëmë të lumtur për një kohë të caktuar
Surah Yunus, Verse 98
وَلَوۡ شَآءَ رَبُّكَ لَأٓمَنَ مَن فِي ٱلۡأَرۡضِ كُلُّهُمۡ جَمِيعًاۚ أَفَأَنتَ تُكۡرِهُ ٱلنَّاسَ حَتَّىٰ يَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ
Sikur të kishte dashur Zoti yt, dot ë kishte besuar gjithkush që është në tokë, pa përjashtim. A ti do t’i shtysh njerëzit të bëhen besimtarë
Surah Yunus, Verse 99
وَمَا كَانَ لِنَفۡسٍ أَن تُؤۡمِنَ إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ وَيَجۡعَلُ ٱلرِّجۡسَ عَلَى ٱلَّذِينَ لَا يَعۡقِلُونَ
Asnjë njeri nuk është besimtar pa vullnetin e All-llahut; dhe Ai dënon ata që nuk mendojnë
Surah Yunus, Verse 100
قُلِ ٱنظُرُواْ مَاذَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَمَا تُغۡنِي ٱلۡأٓيَٰتُ وَٱلنُّذُرُ عَن قَوۡمٖ لَّا يُؤۡمِنُونَ
Thuaj: “Shikoni çka ka në qiej dhe në tokë!” Por prap popullit që nuk beson nuk do t’u bëjnë dobi argumentet dhe qortimet
Surah Yunus, Verse 101
فَهَلۡ يَنتَظِرُونَ إِلَّا مِثۡلَ أَيَّامِ ٱلَّذِينَ خَلَوۡاْ مِن قَبۡلِهِمۡۚ قُلۡ فَٱنتَظِرُوٓاْ إِنِّي مَعَكُم مِّنَ ٱلۡمُنتَظِرِينَ
A po presin tjetër send, përveç sikur fati që i gjeti ata të cilët kanë kauar para atyre? Thuaj: “Pritni, se edhe unë me ju po pres!”
Surah Yunus, Verse 102
ثُمَّ نُنَجِّي رُسُلَنَا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۚ كَذَٰلِكَ حَقًّا عَلَيۡنَا نُنجِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Pastaj i shpëtojmë profetët tanë dhe ata që kanë besuar. Ja, ashtu është e drejta jonë t’i shpëtojmë besimtarët
Surah Yunus, Verse 103
قُلۡ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِن كُنتُمۡ فِي شَكّٖ مِّن دِينِي فَلَآ أَعۡبُدُ ٱلَّذِينَ تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَٰكِنۡ أَعۡبُدُ ٱللَّهَ ٱلَّذِي يَتَوَفَّىٰكُمۡۖ وَأُمِرۡتُ أَنۡ أَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Thuaj: “O njerëz, nëse keni dyshim në fenë time, unë nuk i adhuroj ata që ju, në vend të All-llahut, i adhuroni, por i falem vetëm All-llahut, i cili do t’u marrë shpirtërat. Unë jam i urdhëruar të jem besimtar
Surah Yunus, Verse 104
وَأَنۡ أَقِمۡ وَجۡهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفٗا وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ
Dhe kthehu kah feja e drejtë, dhe kurrë mos u bënë mohues
Surah Yunus, Verse 105
وَلَا تَدۡعُ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُكَ وَلَا يَضُرُّكَۖ فَإِن فَعَلۡتَ فَإِنَّكَ إِذٗا مِّنَ ٱلظَّـٰلِمِينَ
Dhe mos iu lut, në vend të All-llahut, asaj çka nuk të bën as dobi as dëm, sepse në qoftë se e bën këtë, atëherë ti je nga mëkatarët
Surah Yunus, Verse 106
وَإِن يَمۡسَسۡكَ ٱللَّهُ بِضُرّٖ فَلَا كَاشِفَ لَهُۥٓ إِلَّا هُوَۖ وَإِن يُرِدۡكَ بِخَيۡرٖ فَلَا رَآدَّ لِفَضۡلِهِۦۚ يُصِيبُ بِهِۦ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ
Nëse All-llahu të përfshinë me ndonjë të papritur, askush, përveç atij, nuk mundet ta largojë, por nëse të do të mirën, prap askush nuk mund ta pengojë mirësinë e Tij. Ai me atë shpërbblen kë të dojë nga robërit e et dhe falë shumë, është mëshirëplotë”
Surah Yunus, Verse 107
قُلۡ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدۡ جَآءَكُمُ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكُمۡۖ فَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهۡتَدِي لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيۡهَاۖ وَمَآ أَنَا۠ عَلَيۡكُم بِوَكِيلٖ
Thuaj, “o njerëz, e vërteta ju vjen nga Zoti juaj, dhe ai që përudhët rrugës së drejtë e ka për vete, edhe ai që merr rrugën e shtrembër e bën për vete, unë nuk jam tutor i juaj”
Surah Yunus, Verse 108
وَٱتَّبِعۡ مَا يُوحَىٰٓ إِلَيۡكَ وَٱصۡبِرۡ حَتَّىٰ يَحۡكُمَ ٱللَّهُۚ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلۡحَٰكِمِينَ
Ti paso atë çka të shpallet ty dhe jij i durueshëm deri sa të gjykojë All-llahu, Ai është më i miri gjykatës
Surah Yunus, Verse 109