Surah Yunus - Albanian Translation by Feti Mehdiu
الٓرۚ تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡحَكِيمِ
Alif Lam Ra. Keto jane ajete te Librit plot urtesi
Surah Yunus, Verse 1
أَكَانَ لِلنَّاسِ عَجَبًا أَنۡ أَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ رَجُلٖ مِّنۡهُمۡ أَنۡ أَنذِرِ ٱلنَّاسَ وَبَشِّرِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَنَّ لَهُمۡ قَدَمَ صِدۡقٍ عِندَ رَبِّهِمۡۗ قَالَ ٱلۡكَٰفِرُونَ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٞ مُّبِينٌ
A u vjen cudi njerezve qe ne i kemi kumtuar nje njeriu nga mesi i tyre: “Terhiqu verejtjen njerezve dhe pergezoi besimtaret per shperblimin e larte te Zoti i tyre!” Mosbesimtaret thone: “Ky eshte, njemend, magjistar i vertete!”
Surah Yunus, Verse 2
إِنَّ رَبَّكُمُ ٱللَّهُ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ يُدَبِّرُ ٱلۡأَمۡرَۖ مَا مِن شَفِيعٍ إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ إِذۡنِهِۦۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡ فَٱعۡبُدُوهُۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ
Pa dyshim Zoti i juaj eshte All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe token per gjashte dite e pastaj mbisundoi gjithesine te rregulloje ceshtjet. Askush nuk mund te ndermjetesoje pa lejen e Atij. Ai eshte All-llahu, Zoti juaj, prandaj adhorone Ate! A nuk po mendoni
Surah Yunus, Verse 3
إِلَيۡهِ مَرۡجِعُكُمۡ جَمِيعٗاۖ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقًّاۚ إِنَّهُۥ يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ لِيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ بِٱلۡقِسۡطِۚ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَهُمۡ شَرَابٞ مِّنۡ حَمِيمٖ وَعَذَابٌ أَلِيمُۢ بِمَا كَانُواْ يَكۡفُرُونَ
Te Ai do te ktheheni te gjithe, - premtimi i All-llahut eshte i vertete – Ai me te vertete zen fill krijimin e pastaj e perserite kete per t’i shperblyer drejt ata qe besojne dhe bejne vepra te mira. Ndersa per ata qe nuk besojne ka pije prej ujit te nxehte dhe vuajtje te padurueshme, per ate qe mohojne
Surah Yunus, Verse 4
هُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ ٱلشَّمۡسَ ضِيَآءٗ وَٱلۡقَمَرَ نُورٗا وَقَدَّرَهُۥ مَنَازِلَ لِتَعۡلَمُواْ عَدَدَ ٱلسِّنِينَ وَٱلۡحِسَابَۚ مَا خَلَقَ ٱللَّهُ ذَٰلِكَ إِلَّا بِٱلۡحَقِّۚ يُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ
Ai eshte i cili e ka bere diellin burim te drites, kurse Henen te ndritshme dhe ia ka caktuar fazat per te ditur ju numrin e viteve dhe llogaritjen. All-llahu ate e ka krijuar me urtesi. Ai ua shpalon argumentet njerezve qe marrin vesh
Surah Yunus, Verse 5
إِنَّ فِي ٱخۡتِلَٰفِ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ وَمَا خَلَقَ ٱللَّهُ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَتَّقُونَ
Pa dyshim ne nderrimin e nates dhe te dites dhe ne ate cka ka krijuar All-llahu ne qiej dhe ne toke, me te vertete, ka argumente per njerezit qe i drojne All-llahut
Surah Yunus, Verse 6
إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ لِقَآءَنَا وَرَضُواْ بِٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَٱطۡمَأَنُّواْ بِهَا وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَنۡ ءَايَٰتِنَا غَٰفِلُونَ
Ata te cilet nuk shpresojne ne takimin tone qe jane te kenaqur me jeten ne kete bote, dhe gjejne prehje ne te, edhe ata te cilet jane indiferente ndaj argumenteve tona
Surah Yunus, Verse 7
أُوْلَـٰٓئِكَ مَأۡوَىٰهُمُ ٱلنَّارُ بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ
Vendbanimi i tyre eshte zjarri, per ate cka bejne
Surah Yunus, Verse 8
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ يَهۡدِيهِمۡ رَبُّهُم بِإِيمَٰنِهِمۡۖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهِمُ ٱلۡأَنۡهَٰرُ فِي جَنَّـٰتِ ٱلنَّعِيمِ
Ata te cilet besojne dhe bejne vepra te mira Zoti i tyre i udhezon ne rruge te drejte, me besimin e tyre, ne xhennet te kenaqesise, ku do te rrjedhin lumenj
Surah Yunus, Verse 9
دَعۡوَىٰهُمۡ فِيهَا سُبۡحَٰنَكَ ٱللَّهُمَّ وَتَحِيَّتُهُمۡ فِيهَا سَلَٰمٞۚ وَءَاخِرُ دَعۡوَىٰهُمۡ أَنِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Lutja e tyre aty eshte: “Qofsh lartesuar o All-llah!” dhe pershendetja e tyre “shpetim”, ndersa lutja e fundit “Falenderimi eshte per All-llahun, Zot i boterave!”
Surah Yunus, Verse 10
۞وَلَوۡ يُعَجِّلُ ٱللَّهُ لِلنَّاسِ ٱلشَّرَّ ٱسۡتِعۡجَالَهُم بِٱلۡخَيۡرِ لَقُضِيَ إِلَيۡهِمۡ أَجَلُهُمۡۖ فَنَذَرُ ٱلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ لِقَآءَنَا فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ
Sikur All-llahu t’ua shpejtonte njerezve te keqen ashtu sikur kerkojne shpejt te miren, ata, me siguri, do te kishin mbaruar. Por ne prape i leme, ata qe nuk besojne se do te dalin para nesh, te bredhin ne humbjen e vet
Surah Yunus, Verse 11
وَإِذَا مَسَّ ٱلۡإِنسَٰنَ ٱلضُّرُّ دَعَانَا لِجَنۢبِهِۦٓ أَوۡ قَاعِدًا أَوۡ قَآئِمٗا فَلَمَّا كَشَفۡنَا عَنۡهُ ضُرَّهُۥ مَرَّ كَأَن لَّمۡ يَدۡعُنَآ إِلَىٰ ضُرّٖ مَّسَّهُۥۚ كَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِلۡمُسۡرِفِينَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Kur e godit njeriun e keqja, ai na lutet neve: i shtrime, ose i ulur ose ne kembe, por kur ia largojme te keqen, ai vazhdon, sikur te mos na ishte lutur fare per te keqen qe e kishte goditur. Keshtu mosbesimtareve u zbukurohet ajo qe punojne
Surah Yunus, Verse 12
وَلَقَدۡ أَهۡلَكۡنَا ٱلۡقُرُونَ مِن قَبۡلِكُمۡ لَمَّا ظَلَمُواْ وَجَآءَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَمَا كَانُواْ لِيُؤۡمِنُواْۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡمُجۡرِمِينَ
Ne perpara jush kemi shfarosur brezni sepse benin mizori, kurse profetet e tyre u sillnin argumente te qarta, mirepo ata nuk u besonin. Ashtu ne shperblejme popullin mekatar
Surah Yunus, Verse 13
ثُمَّ جَعَلۡنَٰكُمۡ خَلَـٰٓئِفَ فِي ٱلۡأَرۡضِ مِنۢ بَعۡدِهِمۡ لِنَنظُرَ كَيۡفَ تَعۡمَلُونَ
Pastaj juve u kemi bere mekembes ne toke, pas atyre, qe te shohim se si do te veproni
Surah Yunus, Verse 14
وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَاتُنَا بَيِّنَٰتٖ قَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ لِقَآءَنَا ٱئۡتِ بِقُرۡءَانٍ غَيۡرِ هَٰذَآ أَوۡ بَدِّلۡهُۚ قُلۡ مَا يَكُونُ لِيٓ أَنۡ أُبَدِّلَهُۥ مِن تِلۡقَآيِٕ نَفۡسِيٓۖ إِنۡ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰٓ إِلَيَّۖ إِنِّيٓ أَخَافُ إِنۡ عَصَيۡتُ رَبِّي عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ
Dhe kur u lexohen ajetet tona te qarta, ata qe nuk besojne se do te dalin para nesh, thone: “Na sjell ndonje tjeter Kur’an ose zevendesoje!” Thuaj: “Nuk eshte puna ime qe une vete ta nderroj, une percjell vetem ate cka me shpallet, une frikesohem, nese jam i padegjueshem ndaj Zotit tim, nga denimi i Dites se madhe
Surah Yunus, Verse 15
قُل لَّوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَا تَلَوۡتُهُۥ عَلَيۡكُمۡ وَلَآ أَدۡرَىٰكُم بِهِۦۖ فَقَدۡ لَبِثۡتُ فِيكُمۡ عُمُرٗا مِّن قَبۡلِهِۦٓۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ
Thuaj: “Sikur te kishte dashur All-llahu, une nuk do t’ua kisha lexuar e as do t’u kishte njoftuar me te. Une edhe perpara kesaj (profetesise) kam jetuar ne mesin tuaj, - a nuk kuptoni?”
Surah Yunus, Verse 16
فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوۡ كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ
Kush eshte, pra, me mizor se ai, i cili per All-llahun flet genjeshtra ose qe i pergenjeshtron argumentet e tij?! Mekataret njemend nuk do te shpetojne
Surah Yunus, Verse 17
وَيَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُمۡ وَلَا يَنفَعُهُمۡ وَيَقُولُونَ هَـٰٓؤُلَآءِ شُفَعَـٰٓؤُنَا عِندَ ٱللَّهِۚ قُلۡ أَتُنَبِّـُٔونَ ٱللَّهَ بِمَا لَا يَعۡلَمُ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَلَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ
Sepse adhurojne, ne vend te All-llahut, ate qe nuk mund t’u beje dem as dobi, dhe thone: “Keta jane ndermjetesuesit tane te All-llahu”. Thuaj: “A po e informoni All-llahun per dicka qe Ai nuk e di se c’ka ne qiej dhe ne toke?! Qofte lavderuar Ai dhe i lartesuar mbi ata qe i bejne shok
Surah Yunus, Verse 18
وَمَا كَانَ ٱلنَّاسُ إِلَّآ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ فَٱخۡتَلَفُواْۚ وَلَوۡلَا كَلِمَةٞ سَبَقَتۡ مِن رَّبِّكَ لَقُضِيَ بَيۡنَهُمۡ فِيمَا فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ
Njerezit ishin vetem nje popull por u percane. Dhe sikur te mos ishte fjala e dhene me pare nga Zoti yt, ata me siguri do te ishin ekzekutuar per ate perse jane percare
Surah Yunus, Verse 19
وَيَقُولُونَ لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡهِ ءَايَةٞ مِّن رَّبِّهِۦۖ فَقُلۡ إِنَّمَا ٱلۡغَيۡبُ لِلَّهِ فَٱنتَظِرُوٓاْ إِنِّي مَعَكُم مِّنَ ٱلۡمُنتَظِرِينَ
Dhe thone: “Perse nuk i vjen atij ndonje mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Vetem per All-llahun eshte padukshmeria, andaj pritni, edhe une do te pres me ju”
Surah Yunus, Verse 20
وَإِذَآ أَذَقۡنَا ٱلنَّاسَ رَحۡمَةٗ مِّنۢ بَعۡدِ ضَرَّآءَ مَسَّتۡهُمۡ إِذَا لَهُم مَّكۡرٞ فِيٓ ءَايَاتِنَاۚ قُلِ ٱللَّهُ أَسۡرَعُ مَكۡرًاۚ إِنَّ رُسُلَنَا يَكۡتُبُونَ مَا تَمۡكُرُونَ
Dhe kur ua mundesojme njerezve te shijojne meshiren, pas te keqes qe i perflak, ata prap u bejne kurtha argumenteve tona. Thuaj: “All-llahu eshte me i shpejte per t’iu kundervene kesaj”. Pa dyshim te deleguarit tane shkruajne se cka po thurni ju
Surah Yunus, Verse 21
هُوَ ٱلَّذِي يُسَيِّرُكُمۡ فِي ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِۖ حَتَّىٰٓ إِذَا كُنتُمۡ فِي ٱلۡفُلۡكِ وَجَرَيۡنَ بِهِم بِرِيحٖ طَيِّبَةٖ وَفَرِحُواْ بِهَا جَآءَتۡهَا رِيحٌ عَاصِفٞ وَجَآءَهُمُ ٱلۡمَوۡجُ مِن كُلِّ مَكَانٖ وَظَنُّوٓاْ أَنَّهُمۡ أُحِيطَ بِهِمۡ دَعَوُاْ ٱللَّهَ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ لَئِنۡ أَنجَيۡتَنَا مِنۡ هَٰذِهِۦ لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلشَّـٰكِرِينَ
Ai eshte i cili ju shetit ne toke dhe ne det, dhe kur jeni ne lunder dhe kur ata te lundrojne me ta, me nje ere te lehte me te cilen ata gezohen, ia behe ere e forte dhe terbohen valet nga te gjitha anet, dhe mendojne se jane te rrethuar, me keto i luten All-llahut me sinqeritet dhe bindje: “Sikur te na shpetojshe nga kjo me siguri do te ishim mirenjohes!”
Surah Yunus, Verse 22
فَلَمَّآ أَنجَىٰهُمۡ إِذَا هُمۡ يَبۡغُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّۗ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّمَا بَغۡيُكُمۡ عَلَىٰٓ أَنفُسِكُمۖ مَّتَٰعَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ ثُمَّ إِلَيۡنَا مَرۡجِعُكُمۡ فَنُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
Dhe kur ai i shpeton, ata prape menjehere pa kurrfare arsyeje bejne turbullira ne toke! O njerez, turbullirat qe beni per t’u kenaqur ne jeten e kesaj bote, jane kunder vetes tuaj, pastaj do te ktheheni tek ne dhe ne do t’ju informojme c’keni punuar
Surah Yunus, Verse 23
إِنَّمَا مَثَلُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا كَمَآءٍ أَنزَلۡنَٰهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ فَٱخۡتَلَطَ بِهِۦ نَبَاتُ ٱلۡأَرۡضِ مِمَّا يَأۡكُلُ ٱلنَّاسُ وَٱلۡأَنۡعَٰمُ حَتَّىٰٓ إِذَآ أَخَذَتِ ٱلۡأَرۡضُ زُخۡرُفَهَا وَٱزَّيَّنَتۡ وَظَنَّ أَهۡلُهَآ أَنَّهُمۡ قَٰدِرُونَ عَلَيۡهَآ أَتَىٰهَآ أَمۡرُنَا لَيۡلًا أَوۡ نَهَارٗا فَجَعَلۡنَٰهَا حَصِيدٗا كَأَن لَّمۡ تَغۡنَ بِٱلۡأَمۡسِۚ كَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ
Pa dyshim jeta ne kete bote i shembellen ujit qe ne e leshojme nga qielli me te cilin ushqehen bimet ne toke, prej te cilave ushqehen njerezit dhe kafshet. Ashtu qe kur toka stoliset me petkun e vet dhe qendiset, dhe kur banoret e saj mendojne se ata jane zoteruesit e saj, vjen urdheri yne, naten ose diten, dhe ne ata i bejme si te korrura, sikur te mos kishte qene dje fare. Ja, ashtu ne ne hollesi shkoqisim argumentet per popullin qe mendon
Surah Yunus, Verse 24
وَٱللَّهُ يَدۡعُوٓاْ إِلَىٰ دَارِ ٱلسَّلَٰمِ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ
All-llahu therret ne shtepi te paqes dhe udhezon ne rruge te drejte ke do Ai
Surah Yunus, Verse 25
۞لِّلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ ٱلۡحُسۡنَىٰ وَزِيَادَةٞۖ وَلَا يَرۡهَقُ وُجُوهَهُمۡ قَتَرٞ وَلَا ذِلَّةٌۚ أُوْلَـٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ
Ata qe bejne vepra te mira gjejne miresi edhe me teper se kaq. Fytyrat e tyre nuk do t’i mbuloje terr e as deshprim. Ata jane banore te xhennetit, aty do te mbesin pergjithmone
Surah Yunus, Verse 26
وَٱلَّذِينَ كَسَبُواْ ٱلسَّيِّـَٔاتِ جَزَآءُ سَيِّئَةِۭ بِمِثۡلِهَا وَتَرۡهَقُهُمۡ ذِلَّةٞۖ مَّا لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِنۡ عَاصِمٖۖ كَأَنَّمَآ أُغۡشِيَتۡ وُجُوهُهُمۡ قِطَعٗا مِّنَ ٱلَّيۡلِ مُظۡلِمًاۚ أُوْلَـٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ
Kurse ata te cilet bejne vepra te keqia, shperblimi i se keqes eshte aq sa ka qene e keqja, ata do t’i mbuloje poshtersia, nuk do t’i mbroje askush nga All-llahu, fytyrat do t’i kene te zeza sikur i ka mbuluar ndonje pjese e nates se erret; ata jane banore te zjarrit dhe aty do te qendrojne pergjithmone
Surah Yunus, Verse 27
وَيَوۡمَ نَحۡشُرُهُمۡ جَمِيعٗا ثُمَّ نَقُولُ لِلَّذِينَ أَشۡرَكُواْ مَكَانَكُمۡ أَنتُمۡ وَشُرَكَآؤُكُمۡۚ فَزَيَّلۡنَا بَيۡنَهُمۡۖ وَقَالَ شُرَكَآؤُهُم مَّا كُنتُمۡ إِيَّانَا تَعۡبُدُونَ
Kurse ate dite, kur do t’i tubojme te jgithe e t’u themi atyre te cilet i kane bere shok All-llahut: “Ndalni ne vend ju edhe shoket (idhujt) tuaj!”. Pastaj do t’i ndajme, e shoket e tyre do te thone: “Ju nuk na keni adhuruar neve”
Surah Yunus, Verse 28
فَكَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدَۢا بَيۡنَنَا وَبَيۡنَكُمۡ إِن كُنَّا عَنۡ عِبَادَتِكُمۡ لَغَٰفِلِينَ
All-llahu mjafton per deshmitare edhe per ne edhe per ju, ne, njemend kemi qene indiferent ndaj adhurimit tuaj
Surah Yunus, Verse 29
هُنَالِكَ تَبۡلُواْ كُلُّ نَفۡسٖ مَّآ أَسۡلَفَتۡۚ وَرُدُّوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ مَوۡلَىٰهُمُ ٱلۡحَقِّۖ وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ
Aty secili do ta dije se c’ka punuar me pare dhe do te kthehen te All-llahu, Zoti i tyre i vertete, dhe do te humbasin prej aty ata cka i ishin trilluar (idolet)
Surah Yunus, Verse 30
قُلۡ مَن يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ أَمَّن يَمۡلِكُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَمَن يُخۡرِجُ ٱلۡحَيَّ مِنَ ٱلۡمَيِّتِ وَيُخۡرِجُ ٱلۡمَيِّتَ مِنَ ٱلۡحَيِّ وَمَن يُدَبِّرُ ٱلۡأَمۡرَۚ فَسَيَقُولُونَ ٱللَّهُۚ فَقُلۡ أَفَلَا تَتَّقُونَ
Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe nga toka, ose kush ju mundeson te degjoni, te shihni dhe kush krijon te gjallin nga i vdekuri, e nga i gjalli ben te vdekurin, kush po i rregullon te tera keto? – All-llahu, do te thone ata, e ti thuaju: “Po a hiq nuk keni dro?”
Surah Yunus, Verse 31
فَذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمُ ٱلۡحَقُّۖ فَمَاذَا بَعۡدَ ٱلۡحَقِّ إِلَّا ٱلضَّلَٰلُۖ فَأَنَّىٰ تُصۡرَفُونَ
Ai eshte All-llahu, Zot i juaj i vertete! Cka ka tjeter pas te vertetes, pervec humbjes? E ku po shkoni pra
Surah Yunus, Verse 32
كَذَٰلِكَ حَقَّتۡ كَلِمَتُ رَبِّكَ عَلَى ٱلَّذِينَ فَسَقُوٓاْ أَنَّهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ
Ashtu realizohet fjala e Zotit tend ndaj atyre qe bejne prapshti, se ata nuk besojne
Surah Yunus, Verse 33
قُلۡ هَلۡ مِن شُرَكَآئِكُم مَّن يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥۚ قُلِ ٱللَّهُ يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥۖ فَأَنَّىٰ تُؤۡفَكُونَ
Thuaj, a mundet ndonje nga idolet tuaja ta ze fill krijimin e pastaj te perserise ate? Thuaj, “All-llahu eshte zanafilles e pastaj ate e ben perseri, e ju ku po shkoni pra?”
Surah Yunus, Verse 34
قُلۡ هَلۡ مِن شُرَكَآئِكُم مَّن يَهۡدِيٓ إِلَى ٱلۡحَقِّۚ قُلِ ٱللَّهُ يَهۡدِي لِلۡحَقِّۗ أَفَمَن يَهۡدِيٓ إِلَى ٱلۡحَقِّ أَحَقُّ أَن يُتَّبَعَ أَمَّن لَّا يَهِدِّيٓ إِلَّآ أَن يُهۡدَىٰۖ فَمَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ
Thuaj, a eshte kush nga shoket (idhujt) tuaj i cili perudhe kah e verteta? Thuaj, vetem All-llahu udhezon kah e verteta. Po a eshte pra i denje per ta pasuar ai, i cili udhezon kah e verteta, apo ai i cili nuk udhezon pervec nese e drejton dikush. C’eshte me ju, si po gjykoni
Surah Yunus, Verse 35
وَمَا يَتَّبِعُ أَكۡثَرُهُمۡ إِلَّا ظَنًّاۚ إِنَّ ٱلظَّنَّ لَا يُغۡنِي مِنَ ٱلۡحَقِّ شَيۡـًٔاۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِمَا يَفۡعَلُونَ
Shumica sish pasojne supozimet, por supozimet, njemend, aspak nuk i bejne dobi te vertetes, All-llahu, me siguri, e di mire se c’bejne ata
Surah Yunus, Verse 36
وَمَا كَانَ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانُ أَن يُفۡتَرَىٰ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَٰكِن تَصۡدِيقَ ٱلَّذِي بَيۡنَ يَدَيۡهِ وَتَفۡصِيلَ ٱلۡكِتَٰبِ لَا رَيۡبَ فِيهِ مِن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Ky Kur’an nuk eshte i trilluar, eshte nga All-llahu, por eshte deshmi e saktesise se asaj qe ishte perpara tij dhe sqaron dispozita. Ne ate nuk ka dyshim, eshte nga Zoti i boterave
Surah Yunus, Verse 37
أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰهُۖ قُلۡ فَأۡتُواْ بِسُورَةٖ مِّثۡلِهِۦ وَٱدۡعُواْ مَنِ ٱسۡتَطَعۡتُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Ose thone: “E ka trilluar ate!” Thuaj: “po sillne edhe ju nje sure te ngjashme me kete, dhe thirrni ne ndihme cilindo qe te mundeni, pervec All-llahut, nese flisni te verteten”
Surah Yunus, Verse 38
بَلۡ كَذَّبُواْ بِمَا لَمۡ يُحِيطُواْ بِعِلۡمِهِۦ وَلَمَّا يَأۡتِهِمۡ تَأۡوِيلُهُۥۚ كَذَٰلِكَ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۖ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلظَّـٰلِمِينَ
Por ata e mohojne ate qe nuk e njohinnn e shpjegimi i tij ende nuk ka ardhur. Ashtu kane mohuar edhe ata perpara tyre, por shiko si perfunduan mizoret
Surah Yunus, Verse 39
وَمِنۡهُم مَّن يُؤۡمِنُ بِهِۦ وَمِنۡهُم مَّن لَّا يُؤۡمِنُ بِهِۦۚ وَرَبُّكَ أَعۡلَمُ بِٱلۡمُفۡسِدِينَ
ka prej atyre qe i besojne atij, por ka edhe qe nuk i besojne. Kurse Zoti yt i di me se miri ngatrrestaret
Surah Yunus, Verse 40
وَإِن كَذَّبُوكَ فَقُل لِّي عَمَلِي وَلَكُمۡ عَمَلُكُمۡۖ أَنتُم بَرِيٓـُٔونَ مِمَّآ أَعۡمَلُ وَأَنَا۠ بَرِيٓءٞ مِّمَّا تَعۡمَلُونَ
Dhe ne qoftese ata pergenjeshtrojne, Ti thuaju: “Mua te miat, e juve punet tuaja; ju nuk pergjigjeni cka bej une, por edhe une nuk pergjigjem cka beni ju”
Surah Yunus, Verse 41
وَمِنۡهُم مَّن يَسۡتَمِعُونَ إِلَيۡكَۚ أَفَأَنتَ تُسۡمِعُ ٱلصُّمَّ وَلَوۡ كَانُواْ لَا يَعۡقِلُونَ
Ka prej tyre te cilet vijne te degjojne. A ti do t’i besh te shurdher qe te degjojne edhe kur ata nuk kuptojne
Surah Yunus, Verse 42
وَمِنۡهُم مَّن يَنظُرُ إِلَيۡكَۚ أَفَأَنتَ تَهۡدِي ٱلۡعُمۡيَ وَلَوۡ كَانُواْ لَا يُبۡصِرُونَ
Nga ata ka qe te percjellin. A po i perudhe ti te verberit, edhe kur ata nuk shohin
Surah Yunus, Verse 43
إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَظۡلِمُ ٱلنَّاسَ شَيۡـٔٗا وَلَٰكِنَّ ٱلنَّاسَ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ
All-llahu, njemend, nuk u ben asnje te padrejte njerezve, por ata bejne krim ndaj vetvetes
Surah Yunus, Verse 44
وَيَوۡمَ يَحۡشُرُهُمۡ كَأَن لَّمۡ يَلۡبَثُوٓاْ إِلَّا سَاعَةٗ مِّنَ ٱلنَّهَارِ يَتَعَارَفُونَ بَيۡنَهُمۡۚ قَدۡ خَسِرَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِلِقَآءِ ٱللَّهِ وَمَا كَانُواْ مُهۡتَدِينَ
Kurse ate dite kur t’i tuboje, ata, sikur nuk kane qendruar me teper se vetem nje ore te dites, do te njihen ne mes veti. Kane mbaruar ata qe e konsiderojne si genjeshter ballafaqimin me All-llahun dhe nuk jane te perudhur
Surah Yunus, Verse 45
وَإِمَّا نُرِيَنَّكَ بَعۡضَ ٱلَّذِي نَعِدُهُمۡ أَوۡ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِلَيۡنَا مَرۡجِعُهُمۡ ثُمَّ ٱللَّهُ شَهِيدٌ عَلَىٰ مَا يَفۡعَلُونَ
Qofte te tregojme dicka nga ajo qe u premtojme qofte te ta marrim shpirtin, ata kthimin e kane te ne dhe atehere All-llahu eshte deshmitar se c’bejne ata
Surah Yunus, Verse 46
وَلِكُلِّ أُمَّةٖ رَّسُولٞۖ فَإِذَا جَآءَ رَسُولُهُمۡ قُضِيَ بَيۡنَهُم بِٱلۡقِسۡطِ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ
Cdo popull ka pasur nje profet. Dhe kur atyre u vinte profeti, ne mesin e tyre veprohej e gjykohej me drejtesi, ata nuk maltretoheshin
Surah Yunus, Verse 47
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Dhe ata thone: “Kur me ky premtim, nese flisni te verteten?”
Surah Yunus, Verse 48
قُل لَّآ أَمۡلِكُ لِنَفۡسِي ضَرّٗا وَلَا نَفۡعًا إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُۗ لِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٌۚ إِذَا جَآءَ أَجَلُهُمۡ فَلَا يَسۡتَـٔۡخِرُونَ سَاعَةٗ وَلَا يَسۡتَقۡدِمُونَ
thuaj: “Une nuk kam mundesi te bej as per vete dem as dobi, pervec asaj qe do All-llahu! Secili popull ka nje perfundim, dhe kur i vjen fundi – as per nje moment nuk mund te vonohet e as te shpejtohet”
Surah Yunus, Verse 49
قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِنۡ أَتَىٰكُمۡ عَذَابُهُۥ بَيَٰتًا أَوۡ نَهَارٗا مَّاذَا يَسۡتَعۡجِلُ مِنۡهُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ
Thuaj: “Me thuani ju mua nese ju godit denimi i tij diten ose naten, perse e ngusin kriminelet
Surah Yunus, Verse 50
أَثُمَّ إِذَا مَا وَقَعَ ءَامَنتُم بِهِۦٓۚ ءَآلۡـَٰٔنَ وَقَدۡ كُنتُم بِهِۦ تَسۡتَعۡجِلُونَ
E pastaj, pasi qe te ndodhe, a do te besoni ne ate? A tani a? e me heret e keni pase lypur me shpejte!”
Surah Yunus, Verse 51
ثُمَّ قِيلَ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ ذُوقُواْ عَذَابَ ٱلۡخُلۡدِ هَلۡ تُجۡزَوۡنَ إِلَّا بِمَا كُنتُمۡ تَكۡسِبُونَ
Pastaj do t’u thuhet atyre qe kane bere krime: “Shijone denimin e perjetshem! A shperbleheni ndryshe perpos si e keni merituar?”
Surah Yunus, Verse 52
۞وَيَسۡتَنۢبِـُٔونَكَ أَحَقٌّ هُوَۖ قُلۡ إِي وَرَبِّيٓ إِنَّهُۥ لَحَقّٞۖ وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ
Dhe do te pyesin ty, a eshte ajo? Thuaj: “Po, pasha Zotin tim! Ajo eshte me se e vertete dhe ju asaj nuk mund t’i ikni”
Surah Yunus, Verse 53
وَلَوۡ أَنَّ لِكُلِّ نَفۡسٖ ظَلَمَتۡ مَا فِي ٱلۡأَرۡضِ لَٱفۡتَدَتۡ بِهِۦۗ وَأَسَرُّواْ ٱلنَّدَامَةَ لَمَّا رَأَوُاْ ٱلۡعَذَابَۖ وَقُضِيَ بَيۡنَهُم بِٱلۡقِسۡطِ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ
Sikur ta ksihte tere ate cka ekziston ne toke, kushdo qofte nga mosbesimtaret, ai do ta jepte per kompensim. Dhe kur ta shohin denimin, do ta fshehin pendimin, por do te gjykohen sipas drejtesise, nuk do te keqtrajtohen
Surah Yunus, Verse 54
أَلَآ إِنَّ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۗ أَلَآ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ
All-llahut i takon krejt cka ka ne qiej dhe ne toke, apo jo? Premtimi i All-llahut, me siguri, eshte i vertete, apo jo? Vetem se shumica prej tyre nuk e dine
Surah Yunus, Verse 55
هُوَ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ
Ai ngjall dhe vdes dhe tek Ai do te ktheheni
Surah Yunus, Verse 56
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدۡ جَآءَتۡكُم مَّوۡعِظَةٞ مِّن رَّبِّكُمۡ وَشِفَآءٞ لِّمَا فِي ٱلصُّدُورِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٞ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ
O njerez, juve me tani u a ardhur keshilla nga Zoti juaj edhe nje bar per zemrat tuaja, udhezim e meshire per besimtaret
Surah Yunus, Verse 57
قُلۡ بِفَضۡلِ ٱللَّهِ وَبِرَحۡمَتِهِۦ فَبِذَٰلِكَ فَلۡيَفۡرَحُواْ هُوَ خَيۡرٞ مِّمَّا يَجۡمَعُونَ
Thuaj: “le t’i gezohen pra miresise dhe meshires se All-llahut, ajo eshte me e mire se ajo c’po grumbullojne”
Surah Yunus, Verse 58
قُلۡ أَرَءَيۡتُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ لَكُم مِّن رِّزۡقٖ فَجَعَلۡتُم مِّنۡهُ حَرَامٗا وَحَلَٰلٗا قُلۡ ءَآللَّهُ أَذِنَ لَكُمۡۖ أَمۡ عَلَى ٱللَّهِ تَفۡتَرُونَ
Thuaj: “Ku keni pare ju, ushqimin qe ua jep All-llahu, njerin e konsideroni te ndaluar e tjetrin te lejuar? Thuaj: “A ju ka lejuar All-llahu kete (gjykim) apo ju shpifni ne llogari te All-llahut?”
Surah Yunus, Verse 59
وَمَا ظَنُّ ٱلَّذِينَ يَفۡتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَشۡكُرُونَ
Dhe c’mendojne ata, te cilet kunder All-llahut shpifin genjeshtra, ne diten e kijametit? All-llahu ndaj njerezve eshte me te vertete shume i mire, por shumcia sish nuk jane mirenjohes
Surah Yunus, Verse 60
وَمَا تَكُونُ فِي شَأۡنٖ وَمَا تَتۡلُواْ مِنۡهُ مِن قُرۡءَانٖ وَلَا تَعۡمَلُونَ مِنۡ عَمَلٍ إِلَّا كُنَّا عَلَيۡكُمۡ شُهُودًا إِذۡ تُفِيضُونَ فِيهِۚ وَمَا يَعۡزُبُ عَن رَّبِّكَ مِن مِّثۡقَالِ ذَرَّةٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا فِي ٱلسَّمَآءِ وَلَآ أَصۡغَرَ مِن ذَٰلِكَ وَلَآ أَكۡبَرَ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مُّبِينٍ
Dhe ti nuk mund te besh ndonje pune dhe as nuk do te lexosh prej tij dic nga Kur’ani, dhe nuk do te beni kurrfare pune e ne te mos jemi deshmitare derisa ju te merreni me ate pune. Zotit tuaj nuk i mbetet e fshehur as sa nje grime, as ne toke as ne qiell dhe nuk ka asgje, as me shume as me pak se ajo e e, nuk eshte ne Librin e qarte (Kur’an)
Surah Yunus, Verse 61
أَلَآ إِنَّ أَوۡلِيَآءَ ٱللَّهِ لَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ
Pa dyshim dashamiret e All-llahut nuk frikesohen per kurrgje e as nuk pikellohen, apo jo
Surah Yunus, Verse 62
ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ
Ata te cilet besojne dhe drojne
Surah Yunus, Verse 63
لَهُمُ ٱلۡبُشۡرَىٰ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِۚ لَا تَبۡدِيلَ لِكَلِمَٰتِ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ
Per ata ka pergezime edhe ne kete jete edhe ne ahiret, - fjalet e All-llahut nuk kane te ndryshuar – ajo eshte njemend sukses i madh
Surah Yunus, Verse 64
وَلَا يَحۡزُنكَ قَوۡلُهُمۡۘ إِنَّ ٱلۡعِزَّةَ لِلَّهِ جَمِيعًاۚ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ
Le te mos pikellojne ty bisedat e tyre! Me te vertete e tere forca i takon All-llahut, Ai degjon dhe i di shume mire
Surah Yunus, Verse 65
أَلَآ إِنَّ لِلَّهِ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِۗ وَمَا يَتَّبِعُ ٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ شُرَكَآءَۚ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَإِنۡ هُمۡ إِلَّا يَخۡرُصُونَ
Te All-llahut jane te gjithe ata, qe jane ne qiej dhe ne toke, apo jo? Kurse ata te cilet ne vend te All-llahut adhurojne idhuj e nuk ndjekin rrugen e drejte, ata pasojne vetem supozimet dhe nuk kane tjeter rruge, vetem se imagjinojne
Surah Yunus, Verse 66
هُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ لِتَسۡكُنُواْ فِيهِ وَٱلنَّهَارَ مُبۡصِرًاۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَسۡمَعُونَ
Ai eshte i cili ua ka bere naten te pushoni, kurse diten qe te shikoni. Ne kete ka argumente per njerezit qe degjojne
Surah Yunus, Verse 67
قَالُواْ ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ وَلَدٗاۗ سُبۡحَٰنَهُۥۖ هُوَ ٱلۡغَنِيُّۖ لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ إِنۡ عِندَكُم مِّن سُلۡطَٰنِۭ بِهَٰذَآۚ أَتَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ مَا لَا تَعۡلَمُونَ
Thone: “Ka All-llahu femije!” Qofte lartesuar Ai! Ai eshte i pasur. Ju nuk keni kurrfare argumenti per ate (cka thuani). Gjithe cka ka ne qiej dhe ne toke eshte e atij. Pse flisni per All-llahun cka nuk dini
Surah Yunus, Verse 68
قُلۡ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَفۡتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَ لَا يُفۡلِحُونَ
Thuaj: “Ata qe shpifin genjeshtra kunder All-llahut nuk do te shpetojne”
Surah Yunus, Verse 69
مَتَٰعٞ فِي ٱلدُّنۡيَا ثُمَّ إِلَيۡنَا مَرۡجِعُهُمۡ ثُمَّ نُذِيقُهُمُ ٱلۡعَذَابَ ٱلشَّدِيدَ بِمَا كَانُواْ يَكۡفُرُونَ
Do te kenaqen ne kete bote, por per kohe te shkurter, e pastaj do te kthehen te ne dhe ne do t’u mundesojme te shijojne denimin e rende per shkak se nuk besonin
Surah Yunus, Verse 70
۞وَٱتۡلُ عَلَيۡهِمۡ نَبَأَ نُوحٍ إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦ يَٰقَوۡمِ إِن كَانَ كَبُرَ عَلَيۡكُم مَّقَامِي وَتَذۡكِيرِي بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ فَعَلَى ٱللَّهِ تَوَكَّلۡتُ فَأَجۡمِعُوٓاْ أَمۡرَكُمۡ وَشُرَكَآءَكُمۡ ثُمَّ لَا يَكُنۡ أَمۡرُكُمۡ عَلَيۡكُمۡ غُمَّةٗ ثُمَّ ٱقۡضُوٓاْ إِلَيَّ وَلَا تُنظِرُونِ
Lexoju atyre historine per Nuhin! Kur iu drejtua popullit te vet: “O populli im, nese u eshte merzitur qendrimi im ne mesin tuaj, dhe verejtjet e mia me argumente te All-llahu, - e une jam mbeshtetur ne All-llahun, - atehere, bashke me zoterit tuaj, vendosni dhe mos fshihni asgje dhe ekzekutone ate kunder meje, mos pritni!”
Surah Yunus, Verse 71
فَإِن تَوَلَّيۡتُمۡ فَمَا سَأَلۡتُكُم مِّنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِۖ وَأُمِرۡتُ أَنۡ أَكُونَ مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ
Por nese ktheni shpine, ani, une prej jush nuk kerkoj kurrfare shperblimi, mua do te me shperbleje All-llahu. Une jam i urdheruar te jem musliman
Surah Yunus, Verse 72
فَكَذَّبُوهُ فَنَجَّيۡنَٰهُ وَمَن مَّعَهُۥ فِي ٱلۡفُلۡكِ وَجَعَلۡنَٰهُمۡ خَلَـٰٓئِفَ وَأَغۡرَقۡنَا ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَاۖ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُنذَرِينَ
Dhe ata e quajten rrenacak, por ne ate e shpetuam ne anije dhe ata qe ishin me te i beme mekembes, kurse ata te cilet pergenjeshtruan argumentet tona, i permbytem, andaj shiko si kane perfunduar ata qe nuk i kane perfillur verejtjet
Surah Yunus, Verse 73
ثُمَّ بَعَثۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِۦ رُسُلًا إِلَىٰ قَوۡمِهِمۡ فَجَآءُوهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَمَا كَانُواْ لِيُؤۡمِنُواْ بِمَا كَذَّبُواْ بِهِۦ مِن قَبۡلُۚ كَذَٰلِكَ نَطۡبَعُ عَلَىٰ قُلُوبِ ٱلۡمُعۡتَدِينَ
Pastaj u derguam profete, pas atij, popujve te tyre dhe ata kane sjelle argumente te qarta, por ata nuk i besonin asaj qe e kishin pergenjeshtruar me apre. Ashtu ne vulosim zemrat e atyre te cilet kalojne cdo kufi
Surah Yunus, Verse 74
ثُمَّ بَعَثۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِم مُّوسَىٰ وَهَٰرُونَ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِۦ بِـَٔايَٰتِنَا فَٱسۡتَكۡبَرُواْ وَكَانُواْ قَوۡمٗا مُّجۡرِمِينَ
Mandej, pas atyre, derguam Musane dhe Harunin me mrekullite tona te Faraoni dhe paria e tij, por ata u bene mendjemedhenj sepse ishin popull mekatar
Surah Yunus, Verse 75
فَلَمَّا جَآءَهُمُ ٱلۡحَقُّ مِنۡ عِندِنَا قَالُوٓاْ إِنَّ هَٰذَا لَسِحۡرٞ مُّبِينٞ
Pasi qe u erdhi e verteta nga ne, thane: “Kjo eshte njemend magji flagrante”
Surah Yunus, Verse 76
قَالَ مُوسَىٰٓ أَتَقُولُونَ لِلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَكُمۡۖ أَسِحۡرٌ هَٰذَا وَلَا يُفۡلِحُ ٱلسَّـٰحِرُونَ
Musa u tha: “E ju pasi qe u ka ardhur e verteta thoni se kjo eshte magji, por magjistaret nuk do te shpetojne!”
Surah Yunus, Verse 77
قَالُوٓاْ أَجِئۡتَنَا لِتَلۡفِتَنَا عَمَّا وَجَدۡنَا عَلَيۡهِ ءَابَآءَنَا وَتَكُونَ لَكُمَا ٱلۡكِبۡرِيَآءُ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا نَحۡنُ لَكُمَا بِمُؤۡمِنِينَ
Ata i thane: “A ke ardhur te na shmangesh nga ajo ku i kemi gjetur te paret tane, kurse u te dyve t’u mbese madheshtia e pushteti ne toke? Ej, ne, pra, nuk ju besojme juve te dyve!”
Surah Yunus, Verse 78
وَقَالَ فِرۡعَوۡنُ ٱئۡتُونِي بِكُلِّ سَٰحِرٍ عَلِيمٖ
Dhe Faraoni tha: “M’i sillni te gjithe magjistaret e shkathet!”
Surah Yunus, Verse 79
فَلَمَّا جَآءَ ٱلسَّحَرَةُ قَالَ لَهُم مُّوسَىٰٓ أَلۡقُواْ مَآ أَنتُم مُّلۡقُونَ
Dhe kur erdhen magjistaret, Musa u tha, “hudhni c’keni per te hudhur!”
Surah Yunus, Verse 80
فَلَمَّآ أَلۡقَوۡاْ قَالَ مُوسَىٰ مَا جِئۡتُم بِهِ ٱلسِّحۡرُۖ إِنَّ ٱللَّهَ سَيُبۡطِلُهُۥٓ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُصۡلِحُ عَمَلَ ٱلۡمُفۡسِدِينَ
dhe kur ata i hudhen, Musa thirri, “ajo qe keni pergatitur eshte magji! All-llahu pamedyshje do ta zhduke, sepse All-llahu nuk miraton vepren e te mbrapshteve
Surah Yunus, Verse 81
وَيُحِقُّ ٱللَّهُ ٱلۡحَقَّ بِكَلِمَٰتِهِۦ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡمُجۡرِمُونَ
All-llahu e realizon te verteten me fjalen e vet, anipse kete e urrejne mekataret”
Surah Yunus, Verse 82
فَمَآ ءَامَنَ لِمُوسَىٰٓ إِلَّا ذُرِّيَّةٞ مِّن قَوۡمِهِۦ عَلَىٰ خَوۡفٖ مِّن فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِمۡ أَن يَفۡتِنَهُمۡۚ وَإِنَّ فِرۡعَوۡنَ لَعَالٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَإِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلۡمُسۡرِفِينَ
dhe musase nuk i besoi tjeter kush, pervec nje pjese te popullit te tij, per shkak te frikes nga Faraoni dhe paria e popullit te tij qe mos t’i maltretojne. Dhe Faraoni, njemend ishte pushtetforte ne toke, ndaj ai me te vertete ishte shkaterrues
Surah Yunus, Verse 83
وَقَالَ مُوسَىٰ يَٰقَوۡمِ إِن كُنتُمۡ ءَامَنتُم بِٱللَّهِ فَعَلَيۡهِ تَوَكَّلُوٓاْ إِن كُنتُم مُّسۡلِمِينَ
Dhe Musa tha: “O populli im, nese i besoni All-llahut, mbeshtetuni te Ai nese jeni muslimane!”
Surah Yunus, Verse 84
فَقَالُواْ عَلَى ٱللَّهِ تَوَكَّلۡنَا رَبَّنَا لَا تَجۡعَلۡنَا فِتۡنَةٗ لِّلۡقَوۡمِ ٱلظَّـٰلِمِينَ
“Te All-llahu mbeshtetemi!” u pergjegjen ata. “O Zoti yne, mos na bene viktime te nje populli mizor
Surah Yunus, Verse 85
وَنَجِّنَا بِرَحۡمَتِكَ مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡكَٰفِرِينَ
Dhe me meshiren tende shpetona nga populli qe nuk beson!”
Surah Yunus, Verse 86
وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰ وَأَخِيهِ أَن تَبَوَّءَا لِقَوۡمِكُمَا بِمِصۡرَ بُيُوتٗا وَٱجۡعَلُواْ بُيُوتَكُمۡ قِبۡلَةٗ وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَۗ وَبَشِّرِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Dhe ne i shpallem Musaut dhe vellait te tij qe ne Egjipt te ndrtojne shtepi per popujt e tyre te dyve, dhe shtepite tuaja beni faltore dhe kryeni faljen! Ti pergezoj besimtaret
Surah Yunus, Verse 87
وَقَالَ مُوسَىٰ رَبَّنَآ إِنَّكَ ءَاتَيۡتَ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَأَهُۥ زِينَةٗ وَأَمۡوَٰلٗا فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا رَبَّنَا لِيُضِلُّواْ عَن سَبِيلِكَۖ رَبَّنَا ٱطۡمِسۡ عَلَىٰٓ أَمۡوَٰلِهِمۡ وَٱشۡدُدۡ عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ فَلَا يُؤۡمِنُواْ حَتَّىٰ يَرَوُاْ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ
Dhe Musa tha: “O Zoti yne! Ti me te vertete u ke dhene Faraonit dhe parise se tij pasuri dhe stoli ne jeten e kesaj bote, qe te largohen nga rruga yte, o Zoti yne, shkaterro pasurine e tyre dhe gurezojau zemrat e tyre, le te mos besojne derisa te perjetojne denimin e dhembshem!”
Surah Yunus, Verse 88
قَالَ قَدۡ أُجِيبَت دَّعۡوَتُكُمَا فَٱسۡتَقِيمَا وَلَا تَتَّبِعَآنِّ سَبِيلَ ٱلَّذِينَ لَا يَعۡلَمُونَ
“Eshte pranuar lutja e ju te dyve”, - tha Ai, - prandaj ju te dy qendroni ne rruge te drejte e kurrsesi mos pasoni rrugen e atyre qe nuk dine!”
Surah Yunus, Verse 89
۞وَجَٰوَزۡنَا بِبَنِيٓ إِسۡرَـٰٓءِيلَ ٱلۡبَحۡرَ فَأَتۡبَعَهُمۡ فِرۡعَوۡنُ وَجُنُودُهُۥ بَغۡيٗا وَعَدۡوًاۖ حَتَّىٰٓ إِذَآ أَدۡرَكَهُ ٱلۡغَرَقُ قَالَ ءَامَنتُ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱلَّذِيٓ ءَامَنَتۡ بِهِۦ بَنُوٓاْ إِسۡرَـٰٓءِيلَ وَأَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ
dhe ne i transferuam izraelitet pertej detit, kurse Faraoni dhe ushtaret e tij i ndoqen pas me urrejtje dhe armiqesi, derisa filloi te permbytet, dhe ta: “Une besoj se nuk ka Zot tjeter pervec atij te cilit i kane besuar izraelitet, edhe une jam nga muslimanet!”
Surah Yunus, Verse 90
ءَآلۡـَٰٔنَ وَقَدۡ عَصَيۡتَ قَبۡلُ وَكُنتَ مِنَ ٱلۡمُفۡسِدِينَ
A tash a? Kurse me pare ke qene i padegjueshem dhe ke qene mbrapshtan
Surah Yunus, Verse 91
فَٱلۡيَوۡمَ نُنَجِّيكَ بِبَدَنِكَ لِتَكُونَ لِمَنۡ خَلۡفَكَ ءَايَةٗۚ وَإِنَّ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلنَّاسِ عَنۡ ءَايَٰتِنَا لَغَٰفِلُونَ
Prandaj sot do ta shpetojme vetem trupin tend qe t’u sherbeje atyre qe vijne pas teje si argument. Megjithate, shume njerez jane indiferent ndaj argumenteve tona
Surah Yunus, Verse 92
وَلَقَدۡ بَوَّأۡنَا بَنِيٓ إِسۡرَـٰٓءِيلَ مُبَوَّأَ صِدۡقٖ وَرَزَقۡنَٰهُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ فَمَا ٱخۡتَلَفُواْ حَتَّىٰ جَآءَهُمُ ٱلۡعِلۡمُۚ إِنَّ رَبَّكَ يَقۡضِي بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ
Dhe ne i vendosem izraelitet ne nje vend te mire dhe i furnizuam me gjera te mira dhe ata nuk u percane ne mendime deri sa u erdhi dituria. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykoje ne diten e kijametit lidhur me ate perse jane kundershtuar
Surah Yunus, Verse 93
فَإِن كُنتَ فِي شَكّٖ مِّمَّآ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ فَسۡـَٔلِ ٱلَّذِينَ يَقۡرَءُونَ ٱلۡكِتَٰبَ مِن قَبۡلِكَۚ لَقَدۡ جَآءَكَ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُمۡتَرِينَ
Nese dyshon ne ate qe ta shpallim ty, pyeti ata qe lexojne Librin (te shpallur) perpara teje. Ty te vjen e verteta nga Zoti yt dhe kurrsesi mos jij nga ata qe dyshojne
Surah Yunus, Verse 94
وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ فَتَكُونَ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ
Dhe kurrsesi moj jij prej atyre qe i pergenjeshtrojne argumentet e All-llahut e te behesh nga te humburit
Surah Yunus, Verse 95
إِنَّ ٱلَّذِينَ حَقَّتۡ عَلَيۡهِمۡ كَلِمَتُ رَبِّكَ لَا يُؤۡمِنُونَ
Me siguri ata ndaj te cileve eshte zbatuar fjala e Zotit tend nuk besojne
Surah Yunus, Verse 96
وَلَوۡ جَآءَتۡهُمۡ كُلُّ ءَايَةٍ حَتَّىٰ يَرَوُاْ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ
Po edhe sikur t’u vinte secili argument nje nga nje derisa ta shohin denimin e padurueshem
Surah Yunus, Verse 97
فَلَوۡلَا كَانَتۡ قَرۡيَةٌ ءَامَنَتۡ فَنَفَعَهَآ إِيمَٰنُهَآ إِلَّا قَوۡمَ يُونُسَ لَمَّآ ءَامَنُواْ كَشَفۡنَا عَنۡهُمۡ عَذَابَ ٱلۡخِزۡيِ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَمَتَّعۡنَٰهُمۡ إِلَىٰ حِينٖ
Sado qe nuk ka pasur asnje qytet i cili ka besuar dhe u ka bere dobi besimi i tyre, pervec popullit te Junusit, kur kane besuar ua kemi larguar vuajtjen e turpshme ne jeten e kesaj bote dhe i beme te lumtur per nje kohe te caktuar
Surah Yunus, Verse 98
وَلَوۡ شَآءَ رَبُّكَ لَأٓمَنَ مَن فِي ٱلۡأَرۡضِ كُلُّهُمۡ جَمِيعًاۚ أَفَأَنتَ تُكۡرِهُ ٱلنَّاسَ حَتَّىٰ يَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ
Sikur te kishte dashur Zoti yt, dot e kishte besuar gjithkush qe eshte ne toke, pa perjashtim. A ti do t’i shtysh njerezit te behen besimtare
Surah Yunus, Verse 99
وَمَا كَانَ لِنَفۡسٍ أَن تُؤۡمِنَ إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ وَيَجۡعَلُ ٱلرِّجۡسَ عَلَى ٱلَّذِينَ لَا يَعۡقِلُونَ
Asnje njeri nuk eshte besimtar pa vullnetin e All-llahut; dhe Ai denon ata qe nuk mendojne
Surah Yunus, Verse 100
قُلِ ٱنظُرُواْ مَاذَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَمَا تُغۡنِي ٱلۡأٓيَٰتُ وَٱلنُّذُرُ عَن قَوۡمٖ لَّا يُؤۡمِنُونَ
Thuaj: “Shikoni cka ka ne qiej dhe ne toke!” Por prap popullit qe nuk beson nuk do t’u bejne dobi argumentet dhe qortimet
Surah Yunus, Verse 101
فَهَلۡ يَنتَظِرُونَ إِلَّا مِثۡلَ أَيَّامِ ٱلَّذِينَ خَلَوۡاْ مِن قَبۡلِهِمۡۚ قُلۡ فَٱنتَظِرُوٓاْ إِنِّي مَعَكُم مِّنَ ٱلۡمُنتَظِرِينَ
A po presin tjeter send, pervec sikur fati qe i gjeti ata te cilet kane kauar para atyre? Thuaj: “Pritni, se edhe une me ju po pres!”
Surah Yunus, Verse 102
ثُمَّ نُنَجِّي رُسُلَنَا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۚ كَذَٰلِكَ حَقًّا عَلَيۡنَا نُنجِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Pastaj i shpetojme profetet tane dhe ata qe kane besuar. Ja, ashtu eshte e drejta jone t’i shpetojme besimtaret
Surah Yunus, Verse 103
قُلۡ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِن كُنتُمۡ فِي شَكّٖ مِّن دِينِي فَلَآ أَعۡبُدُ ٱلَّذِينَ تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَٰكِنۡ أَعۡبُدُ ٱللَّهَ ٱلَّذِي يَتَوَفَّىٰكُمۡۖ وَأُمِرۡتُ أَنۡ أَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Thuaj: “O njerez, nese keni dyshim ne fene time, une nuk i adhuroj ata qe ju, ne vend te All-llahut, i adhuroni, por i falem vetem All-llahut, i cili do t’u marre shpirterat. Une jam i urdheruar te jem besimtar
Surah Yunus, Verse 104
وَأَنۡ أَقِمۡ وَجۡهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفٗا وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ
Dhe kthehu kah feja e drejte, dhe kurre mos u bene mohues
Surah Yunus, Verse 105
وَلَا تَدۡعُ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُكَ وَلَا يَضُرُّكَۖ فَإِن فَعَلۡتَ فَإِنَّكَ إِذٗا مِّنَ ٱلظَّـٰلِمِينَ
Dhe mos iu lut, ne vend te All-llahut, asaj cka nuk te ben as dobi as dem, sepse ne qofte se e ben kete, atehere ti je nga mekataret
Surah Yunus, Verse 106
وَإِن يَمۡسَسۡكَ ٱللَّهُ بِضُرّٖ فَلَا كَاشِفَ لَهُۥٓ إِلَّا هُوَۖ وَإِن يُرِدۡكَ بِخَيۡرٖ فَلَا رَآدَّ لِفَضۡلِهِۦۚ يُصِيبُ بِهِۦ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ
Nese All-llahu te perfshine me ndonje te papritur, askush, pervec atij, nuk mundet ta largoje, por nese te do te miren, prap askush nuk mund ta pengoje miresine e Tij. Ai me ate shperbblen ke te doje nga roberit e et dhe fale shume, eshte meshireplote”
Surah Yunus, Verse 107
قُلۡ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدۡ جَآءَكُمُ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكُمۡۖ فَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهۡتَدِي لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيۡهَاۖ وَمَآ أَنَا۠ عَلَيۡكُم بِوَكِيلٖ
Thuaj, “o njerez, e verteta ju vjen nga Zoti juaj, dhe ai qe perudhet rruges se drejte e ka per vete, edhe ai qe merr rrugen e shtrember e ben per vete, une nuk jam tutor i juaj”
Surah Yunus, Verse 108
وَٱتَّبِعۡ مَا يُوحَىٰٓ إِلَيۡكَ وَٱصۡبِرۡ حَتَّىٰ يَحۡكُمَ ٱللَّهُۚ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلۡحَٰكِمِينَ
Ti paso ate cka te shpallet ty dhe jij i durueshem deri sa te gjykoje All-llahu, Ai eshte me i miri gjykates
Surah Yunus, Verse 109