Surah Al-Qaria - Albanian Translation by Hassan Nahi
ٱلۡقَارِعَةُ
Gjëmimi i tmerrshëm
Surah Al-Qaria, Verse 1
مَا ٱلۡقَارِعَةُ
Ç’është Gjëmimi i tmerrshëm
Surah Al-Qaria, Verse 2
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡقَارِعَةُ
Kush mund të ta shpjegojë ty se çfarë është Gjëmimi i tmerrshëm
Surah Al-Qaria, Verse 3
يَوۡمَ يَكُونُ ٱلنَّاسُ كَٱلۡفَرَاشِ ٱلۡمَبۡثُوثِ
Atë Ditë njerëzit do të jenë si fluturat e shpërndara
Surah Al-Qaria, Verse 4
وَتَكُونُ ٱلۡجِبَالُ كَٱلۡعِهۡنِ ٱلۡمَنفُوشِ
kurse malet si leshi i shprishur
Surah Al-Qaria, Verse 5
فَأَمَّا مَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ
Sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit do të rëndojnë në peshore
Surah Al-Qaria, Verse 6
فَهُوَ فِي عِيشَةٖ رَّاضِيَةٖ
ai do të ketë një jetë të kënaqur (në Xhenet)
Surah Al-Qaria, Verse 7
وَأَمَّا مَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ
E sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit nuk do të rëndojnë në peshore
Surah Al-Qaria, Verse 8
فَأُمُّهُۥ هَاوِيَةٞ
Ai do të ketë si strehim Humnerën (e Xhehenemit)
Surah Al-Qaria, Verse 9
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا هِيَهۡ
Kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Humnera (e Xhehenemit)
Surah Al-Qaria, Verse 10
نَارٌ حَامِيَةُۢ
Ajo është një Zjarr i vrullshëm
Surah Al-Qaria, Verse 11