UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Al-Hijr - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi


الٓرۚ تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ وَقُرۡءَانٖ مُّبِينٖ

Elif Lâm Râ. Këto janë ajetet e Librit, të Kur’anit të qartë
Surah Al-Hijr, Verse 1


رُّبَمَا يَوَدُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوۡ كَانُواْ مُسۡلِمِينَ

Shpeshherë mohuesit do të dëshironin që të ishin muslimanë
Surah Al-Hijr, Verse 2


ذَرۡهُمۡ يَأۡكُلُواْ وَيَتَمَتَّعُواْ وَيُلۡهِهِمُ ٱلۡأَمَلُۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ

Lëri ata që të hanë dhe le të kënaqen, dhe lë t’i mashtrojë shpresa; ata do ta dinë (fundin)
Surah Al-Hijr, Verse 3


وَمَآ أَهۡلَكۡنَا مِن قَرۡيَةٍ إِلَّا وَلَهَا كِتَابٞ مَّعۡلُومٞ

Na nuk i kemi zhdukur banorët e asnjë vendi, për pa ardhur koha e caktuar
Surah Al-Hijr, Verse 4


مَّا تَسۡبِقُ مِنۡ أُمَّةٍ أَجَلَهَا وَمَا يَسۡتَـٔۡخِرُونَ

asnjë popull nuk mund as ta shpejtojë as ta ngadalësojë (caktimin Tonë për të)
Surah Al-Hijr, Verse 5


وَقَالُواْ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِي نُزِّلَ عَلَيۡهِ ٱلذِّكۡرُ إِنَّكَ لَمَجۡنُونٞ

Ata thanë: “O ti, që të është shpallë Kur’ani, ti je, me të vërtetë, i marrë
Surah Al-Hijr, Verse 6


لَّوۡمَا تَأۡتِينَا بِٱلۡمَلَـٰٓئِكَةِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّـٰدِقِينَ

Të na sillshe engjëjt, nëse je i drejtë?”
Surah Al-Hijr, Verse 7


مَا نُنَزِّلُ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةَ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَمَا كَانُوٓاْ إِذٗا مُّنظَرِينَ

Na i dërgojmë engjëjt vetëm me të Vërtetën (me dënim të premtuar), dhe atëherë nuk u jepet afat për të pritur (por dënimi merr fund)
Surah Al-Hijr, Verse 8


إِنَّا نَحۡنُ نَزَّلۡنَا ٱلذِّكۡرَ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَٰفِظُونَ

Na, me të vërtetë, kemi shpallë Kur’anin dhe, Na, me të vërtetë, do ta ruajmë atë (origjinalitetin e tij)
Surah Al-Hijr, Verse 9


وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ فِي شِيَعِ ٱلۡأَوَّلِينَ

Na, me të vërtetë, u kemi dërguar pejgamberë edh para teje, - grupeve (popujve) të mëparshëm
Surah Al-Hijr, Verse 10


وَمَا يَأۡتِيهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

dhe asnjë pejgamber nuk ka ardhur e që ata të mos talleshin me të
Surah Al-Hijr, Verse 11


كَذَٰلِكَ نَسۡلُكُهُۥ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

Ja, kështu Na, fusim (talljen) në zemrat e mëkatarëve
Surah Al-Hijr, Verse 12


لَا يُؤۡمِنُونَ بِهِۦ وَقَدۡ خَلَتۡ سُنَّةُ ٱلۡأَوَّلِينَ

ata nuk e besojnë atë (profetin Muhammed), e madje, ka kaluar ligji (mbi dënimin) e popujve të kaluar (për tallje me pejgamberët)
Surah Al-Hijr, Verse 13


وَلَوۡ فَتَحۡنَا عَلَيۡهِم بَابٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ فَظَلُّواْ فِيهِ يَعۡرُجُونَ

Sikur Ne ta hapnim një derë të qiellit dhe ata të ngjiteshin nëpër të
Surah Al-Hijr, Verse 14


لَقَالُوٓاْ إِنَّمَا سُكِّرَتۡ أَبۡصَٰرُنَا بَلۡ نَحۡنُ قَوۡمٞ مَّسۡحُورُونَ

do të thonin (ata): “Sytë na kanë qenë të mjegulluar, na jemi popull i magjepsur!”
Surah Al-Hijr, Verse 15


وَلَقَدۡ جَعَلۡنَا فِي ٱلسَّمَآءِ بُرُوجٗا وَزَيَّنَّـٰهَا لِلنَّـٰظِرِينَ

Na kemi krijuar hyllësi në qiej dhe i kemi zbukuruar ato për shikuesin
Surah Al-Hijr, Verse 16


وَحَفِظۡنَٰهَا مِن كُلِّ شَيۡطَٰنٖ رَّجِيمٍ

dhe i kemi ruajtur nga çdo djall i mallkuar
Surah Al-Hijr, Verse 17


إِلَّا مَنِ ٱسۡتَرَقَ ٱلسَّمۡعَ فَأَتۡبَعَهُۥ شِهَابٞ مُّبِينٞ

përpos atij që vjedh të dëgjuarën, e arrinë atë një flakë e dukshme
Surah Al-Hijr, Verse 18


وَٱلۡأَرۡضَ مَدَدۡنَٰهَا وَأَلۡقَيۡنَا فِيهَا رَوَٰسِيَ وَأَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ شَيۡءٖ مَّوۡزُونٖ

Dhe Tokën e kemi shtrirë dhe nëpër të kemi shpërndarë male të forta, dhe kemi bërë që në të, të zhvillohet çdo gjë në masa proporcionale
Surah Al-Hijr, Verse 19


وَجَعَلۡنَا لَكُمۡ فِيهَا مَعَٰيِشَ وَمَن لَّسۡتُمۡ لَهُۥ بِرَٰزِقِينَ

dhe kemi bërë për ju në të (Tokë) sendet që u japin gjallëri dhe për ata që nuk i mbani (furnizoni) ju
Surah Al-Hijr, Verse 20


وَإِن مِّن شَيۡءٍ إِلَّا عِندَنَا خَزَآئِنُهُۥ وَمَا نُنَزِّلُهُۥٓ إِلَّا بِقَدَرٖ مَّعۡلُومٖ

Nuk ekziston asnjë send, e që të mos gjendet ajo në thesarin Tonë, e nga ajo Na japim vetëm aq sa është e nevojshme
Surah Al-Hijr, Verse 21


وَأَرۡسَلۡنَا ٱلرِّيَٰحَ لَوَٰقِحَ فَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَسۡقَيۡنَٰكُمُوهُ وَمَآ أَنتُمۡ لَهُۥ بِخَٰزِنِينَ

Na dërgojmë erërat për të frytnuar, e zbresim shiun nga qielli e ju kemi furnizuar me ujë – dhe depot e tij (ujit) nuk gjenden tek ju
Surah Al-Hijr, Verse 22


وَإِنَّا لَنَحۡنُ نُحۡيِۦ وَنُمِيتُ وَنَحۡنُ ٱلۡوَٰرِثُونَ

Dhe, me të vërtetë, Na japim gjëllëri dhe vdekje, dhe vetëm Na jemi trashëgimtar (të përhershëm)
Surah Al-Hijr, Verse 23


وَلَقَدۡ عَلِمۡنَا ٱلۡمُسۡتَقۡدِمِينَ مِنكُمۡ وَلَقَدۡ عَلِمۡنَا ٱلۡمُسۡتَـٔۡخِرِينَ

dhe vetëm Na dimë për ata që kanë qenë para jush, dhe vetëm Na dimë për ata që do të vijnë pas jush
Surah Al-Hijr, Verse 24


وَإِنَّ رَبَّكَ هُوَ يَحۡشُرُهُمۡۚ إِنَّهُۥ حَكِيمٌ عَلِيمٞ

dhe, me të vërtetë, Zoti yt, do t’i tubojë; Ai, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm
Surah Al-Hijr, Verse 25


وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ مِن صَلۡصَٰلٖ مِّنۡ حَمَإٖ مَّسۡنُونٖ

Na kemi krijuar njeriun prej një balte të fortë – të zezë, së cilës i është dhënë forma
Surah Al-Hijr, Verse 26


وَٱلۡجَآنَّ خَلَقۡنَٰهُ مِن قَبۡلُ مِن نَّارِ ٱلسَّمُومِ

kurse xhindet i kemi krijuar që më parë nga zjarri i flakët
Surah Al-Hijr, Verse 27


وَإِذۡ قَالَ رَبُّكَ لِلۡمَلَـٰٓئِكَةِ إِنِّي خَٰلِقُۢ بَشَرٗا مِّن صَلۡصَٰلٖ مِّنۡ حَمَإٖ مَّسۡنُونٖ

(Kujtoje) kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do ta krijojë njeriun nga balta e zezë e fortë, e ndryshueshme (e figuruar)
Surah Al-Hijr, Verse 28


فَإِذَا سَوَّيۡتُهُۥ وَنَفَخۡتُ فِيهِ مِن رُّوحِي فَقَعُواْ لَهُۥ سَٰجِدِينَ

e kur t’ia jap formën dhe i jap shpirtin (e bëhet i gjallë), ju bëni sexhde atij!”
Surah Al-Hijr, Verse 29


فَسَجَدَ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ كُلُّهُمۡ أَجۡمَعُونَ

Të gjithë engjëjt, bashkarisht, i bën sexhde atij
Surah Al-Hijr, Verse 30


إِلَّآ إِبۡلِيسَ أَبَىٰٓ أَن يَكُونَ مَعَ ٱلسَّـٰجِدِينَ

përveç Iblisit. Ai refuzoi t’u bashkohet atyre që bënin sexhde
Surah Al-Hijr, Verse 31


قَالَ يَـٰٓإِبۡلِيسُ مَا لَكَ أَلَّا تَكُونَ مَعَ ٱلسَّـٰجِدِينَ

(Perëndia) tha: “O Iblis, ç’pate ti që nuk u bëre me ata që bënë sexhde?”
Surah Al-Hijr, Verse 32


قَالَ لَمۡ أَكُن لِّأَسۡجُدَ لِبَشَرٍ خَلَقۡتَهُۥ مِن صَلۡصَٰلٖ مِّنۡ حَمَإٖ مَّسۡنُونٖ

(Iblisi) tha: “Nuk jam unë ai që t’i bëjë sexhde një njeriu të cilin Ti e ke krijuar nga balta e zezë, e fortë, e ndryshueshme (e figuruar), së cilës i është dhënë forma
Surah Al-Hijr, Verse 33


قَالَ فَٱخۡرُجۡ مِنۡهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٞ

(Perëndia) tha: “Atëherë, dil prej xhennetit, ti, në të vërtetë, je i mallkuar
Surah Al-Hijr, Verse 34


وَإِنَّ عَلَيۡكَ ٱللَّعۡنَةَ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلدِّينِ

dhe le të jetë mallkimi mbi ty deri në Ditën e Kijametit!”
Surah Al-Hijr, Verse 35


قَالَ رَبِّ فَأَنظِرۡنِيٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ

Iblisi tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen ata (njerëzit)!”
Surah Al-Hijr, Verse 36


قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ ٱلۡمُنظَرِينَ

(Zoti) tha: “Ty, me të vërtetë, të është dhënë afat
Surah Al-Hijr, Verse 37


إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡوَقۡتِ ٱلۡمَعۡلُومِ

deri në ditën e kohës së caktuar”
Surah Al-Hijr, Verse 38


قَالَ رَبِّ بِمَآ أَغۡوَيۡتَنِي لَأُزَيِّنَنَّ لَهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَأُغۡوِيَنَّهُمۡ أَجۡمَعِينَ

(Iblisi) tha: “Zoti im, meqë më ke shpie në humbje, unë në Tokë do t’ju zbukuroj atyre sendet dhe të gjithë do t’i shpie në mashtrim
Surah Al-Hijr, Verse 39


إِلَّا عِبَادَكَ مِنۡهُمُ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

përveç robërve Tu të sinqertë”
Surah Al-Hijr, Verse 40


قَالَ هَٰذَا صِرَٰطٌ عَلَيَّ مُسۡتَقِيمٌ

(Perëndia) tha: “Kjo është rruga ime e drejtë
Surah Al-Hijr, Verse 41


إِنَّ عِبَادِي لَيۡسَ لَكَ عَلَيۡهِمۡ سُلۡطَٰنٌ إِلَّا مَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلۡغَاوِينَ

Ti, me të vërtetë, nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi, përveç atyre të humburve, që të pasojnë ty”
Surah Al-Hijr, Verse 42


وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمَوۡعِدُهُمۡ أَجۡمَعِينَ

Dhe, me të vërtetë, xhehennemi është vendbanimi i tyre i premtuar, për të gjithë
Surah Al-Hijr, Verse 43


لَهَا سَبۡعَةُ أَبۡوَٰبٖ لِّكُلِّ بَابٖ مِّنۡهُمۡ جُزۡءٞ مَّقۡسُومٌ

ai i ka shtatë dyer, e për çdo derë ka pjesë të caktuar”
Surah Al-Hijr, Verse 44


إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّـٰتٖ وَعُيُونٍ

Me të vërtetë, ata që ruhen nga mëkatet, do të gjenden në kopshtet e xhennetit pranë burimeve
Surah Al-Hijr, Verse 45


ٱدۡخُلُوهَا بِسَلَٰمٍ ءَامِنِينَ

(Ju thuhet): “Hyni në to me përshëndetje dhe të siguruar (prej frikës)”
Surah Al-Hijr, Verse 46


وَنَزَعۡنَا مَا فِي صُدُورِهِم مِّنۡ غِلٍّ إِخۡوَٰنًا عَلَىٰ سُرُرٖ مُّتَقَٰبِلِينَ

Dhe, Ne, do ta shporrim urrejtjen nga zemrat e tyre (që kanë pasur më parë), ata do të rrinë ulur si vëllezër në kanape (kolltuqe) – njëri përballë tjetrit
Surah Al-Hijr, Verse 47


لَا يَمَسُّهُمۡ فِيهَا نَصَبٞ وَمَا هُم مِّنۡهَا بِمُخۡرَجِينَ

aty, nuk do t’i gërget lodhja, ata prej atyhit kurrë nuk do të dëbohen
Surah Al-Hijr, Verse 48


۞نَبِّئۡ عِبَادِيٓ أَنِّيٓ أَنَا ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ

Lajmëroji robërit e Mi (o Muhammed!) se Unë, me të vërtetë, jam Ai që falë dhe mëshiroj
Surah Al-Hijr, Verse 49


وَأَنَّ عَذَابِي هُوَ ٱلۡعَذَابُ ٱلۡأَلِيمُ

e që dënimi Im (për të këqinjtë), është me të vërtetë, dënim i dhembshëm
Surah Al-Hijr, Verse 50


وَنَبِّئۡهُمۡ عَن ضَيۡفِ إِبۡرَٰهِيمَ

Dhe lajmëroji për mysafirët e Ibrahimit
Surah Al-Hijr, Verse 51


إِذۡ دَخَلُواْ عَلَيۡهِ فَقَالُواْ سَلَٰمٗا قَالَ إِنَّا مِنكُمۡ وَجِلُونَ

kur, hynë tek ai dhe thanë: “Selam!” (Ibrahimi) tha: “Na po frikohemi nga Ju”
Surah Al-Hijr, Verse 52


قَالُواْ لَا تَوۡجَلۡ إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٖ

Ata thanë: “Mos u friko se na po të sihariqojmë ty me një djalë të dijshëm”
Surah Al-Hijr, Verse 53


قَالَ أَبَشَّرۡتُمُونِي عَلَىٰٓ أَن مَّسَّنِيَ ٱلۡكِبَرُ فَبِمَ تُبَشِّرُونَ

(Ibrahimi) tha: “A mos vallë do të më sihariqoni, tani, kur më ka goditur pleqëria? Me çka do të më sihariqoni mua?”
Surah Al-Hijr, Verse 54


قَالُواْ بَشَّرۡنَٰكَ بِٱلۡحَقِّ فَلَا تَكُن مِّنَ ٱلۡقَٰنِطِينَ

Ata thanë: “Na do të sihariqojmë ty me një të Vërtetë që do të realizohet, e mos u bën shpresëhumbur!”
Surah Al-Hijr, Verse 55


قَالَ وَمَن يَقۡنَطُ مِن رَّحۡمَةِ رَبِّهِۦٓ إِلَّا ٱلضَّآلُّونَ

(Ibrahimi) tha: “Kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përpos atyre që janë të humbur” –
Surah Al-Hijr, Verse 56


قَالَ فَمَا خَطۡبُكُمۡ أَيُّهَا ٱلۡمُرۡسَلُونَ

dhe pyeti (Ibrahimi): “E, çfarë është qëllimi juaj, o të dërguar?”
Surah Al-Hijr, Verse 57


قَالُوٓاْ إِنَّآ أُرۡسِلۡنَآ إِلَىٰ قَوۡمٖ مُّجۡرِمِينَ

(Ata) thanë: “Na jemi dërguar te një popull mëkatarë
Surah Al-Hijr, Verse 58


إِلَّآ ءَالَ لُوطٍ إِنَّا لَمُنَجُّوهُمۡ أَجۡمَعِينَ

përpos familjes së Lutit (që nuk janë mëkatarë). Na do t’i shpëtojmë të gjithë ata (anëtarët e familjes së Lutit) –
Surah Al-Hijr, Verse 59


إِلَّا ٱمۡرَأَتَهُۥ قَدَّرۡنَآ إِنَّهَا لَمِنَ ٱلۡغَٰبِرِينَ

përveç gruas së tij; për atë, Na kemi caktuar dënim, të cilin do ta shiojë ajo”
Surah Al-Hijr, Verse 60


فَلَمَّا جَآءَ ءَالَ لُوطٍ ٱلۡمُرۡسَلُونَ

Dhe, kur të dërguarit erdhën te Luti
Surah Al-Hijr, Verse 61


قَالَ إِنَّكُمۡ قَوۡمٞ مُّنكَرُونَ

(Luti) tha: “Ju, me të vërtetë, jeni njerz të panjohur!”
Surah Al-Hijr, Verse 62


قَالُواْ بَلۡ جِئۡنَٰكَ بِمَا كَانُواْ فِيهِ يَمۡتَرُونَ

Ata thanë: “Jo, na të kemi sjellur atë, në të cilën ata (mohuesit nga populli yt) dyshojnë
Surah Al-Hijr, Verse 63


وَأَتَيۡنَٰكَ بِٱلۡحَقِّ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ

të sjellim atë që do të ngjajë me siguri, e ne, me të vërtetë, jemi të sinqertë
Surah Al-Hijr, Verse 64


فَأَسۡرِ بِأَهۡلِكَ بِقِطۡعٖ مِّنَ ٱلَّيۡلِ وَٱتَّبِعۡ أَدۡبَٰرَهُمۡ وَلَا يَلۡتَفِتۡ مِنكُمۡ أَحَدٞ وَٱمۡضُواْ حَيۡثُ تُؤۡمَرُونَ

Udhëto ti me familjen tënde, në një kohë të natës, e shko ti pas tyre, e askush prej jush të mos shikojë prapa, por vazhdoni në drejtim të urdhëruar!”
Surah Al-Hijr, Verse 65


وَقَضَيۡنَآ إِلَيۡهِ ذَٰلِكَ ٱلۡأَمۡرَ أَنَّ دَابِرَ هَـٰٓؤُلَآءِ مَقۡطُوعٞ مُّصۡبِحِينَ

Dhe Ne, ia kemi shpallur atij, atë që do të ngjajë: që ata të gjithë – deri në të mbramin, do të zhduken, në agim
Surah Al-Hijr, Verse 66


وَجَآءَ أَهۡلُ ٱلۡمَدِينَةِ يَسۡتَبۡشِرُونَ

Dhe, erdhën të gëzueshëm banorët e qytetit
Surah Al-Hijr, Verse 67


قَالَ إِنَّ هَـٰٓؤُلَآءِ ضَيۡفِي فَلَا تَفۡضَحُونِ

(Luti) tha: “Këta janë mysafirët e mi, andaj mos më turpëroni
Surah Al-Hijr, Verse 68


وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَلَا تُخۡزُونِ

dhe druajuni Perëndisë, dhe mos më poshtëroni mua!”
Surah Al-Hijr, Verse 69


قَالُوٓاْ أَوَلَمۡ نَنۡهَكَ عَنِ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Ata (populli i Lutit) thanë: “A nuk të kemi ndaluar na ty, që të pranosh mysafirë?”
Surah Al-Hijr, Verse 70


قَالَ هَـٰٓؤُلَآءِ بَنَاتِيٓ إِن كُنتُمۡ فَٰعِلِينَ

(Luti) tha: “Ja këto vajzat e (popullit) tim! Nëse doni të bëni çka synoni, (martohuni me to)
Surah Al-Hijr, Verse 71


لَعَمۡرُكَ إِنَّهُمۡ لَفِي سَكۡرَتِهِمۡ يَعۡمَهُونَ

(O Muhammed!) Pasha jetën tënde, me të vërtetë, ata janë déjur në iluzionet e veta
Surah Al-Hijr, Verse 72


فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّيۡحَةُ مُشۡرِقِينَ

Dhe, ata i kaplojë një zë i tmerrshëm kur lindir Dielli
Surah Al-Hijr, Verse 73


فَجَعَلۡنَا عَٰلِيَهَا سَافِلَهَا وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِمۡ حِجَارَةٗ مِّن سِجِّيلٍ

dhe Ne, kemi bërë që, ajo që gjendej lartë – të bie poshtë, duke lëshuar në ta si shi gurësh prej dheut të pjekur
Surah Al-Hijr, Verse 74


إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّلۡمُتَوَسِّمِينَ

Këto, me të vërtetë, janë argumente për ata që vëzhgojnë me kujdes
Surah Al-Hijr, Verse 75


وَإِنَّهَا لَبِسَبِيلٖ مُّقِيمٍ

me të vërtetë, ato (qytete) janë në rrugë, kur gjenden edhe tani
Surah Al-Hijr, Verse 76


إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ

Kjo, me të vërtetë, është dokument për besimtarët
Surah Al-Hijr, Verse 77


وَإِن كَانَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡأَيۡكَةِ لَظَٰلِمِينَ

Por, edhe banorët e Ejkes kanë qenë zullumqarë
Surah Al-Hijr, Verse 78


فَٱنتَقَمۡنَا مِنۡهُمۡ وَإِنَّهُمَا لَبِإِمَامٖ مُّبِينٖ

andaj, i kemi ndëshkuar, dhe që të dy janë në rrugë – të dukshme
Surah Al-Hijr, Verse 79


وَلَقَدۡ كَذَّبَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡحِجۡرِ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Edhe banorët e Hixhrës, pejgamberët i konsideruan për gënjeshtarë
Surah Al-Hijr, Verse 80


وَءَاتَيۡنَٰهُمۡ ءَايَٰتِنَا فَكَانُواْ عَنۡهَا مُعۡرِضِينَ

Dhe Ne, u patëm dhënë atyre dokumentet Tona, por ata shmangeshin prej tyre
Surah Al-Hijr, Verse 81


وَكَانُواْ يَنۡحِتُونَ مِنَ ٱلۡجِبَالِ بُيُوتًا ءَامِنِينَ

Ata gëdhendnin shtëpia me gurë-malesh, duke besuar se nuk do t’i gjejë asgjë
Surah Al-Hijr, Verse 82


فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّيۡحَةُ مُصۡبِحِينَ

andaj, edhe ata në agim i goditi zë i tmerrshëm
Surah Al-Hijr, Verse 83


فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ

dhe nuk patën farë dobie nga ajo që patën ndërtuar (banesat)
Surah Al-Hijr, Verse 84


وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَآ إِلَّا بِٱلۡحَقِّۗ وَإِنَّ ٱلسَّاعَةَ لَأٓتِيَةٞۖ فَٱصۡفَحِ ٱلصَّفۡحَ ٱلۡجَمِيلَ

Na kemi krijuar qiejt dhe Tokën dhe atë që gjendet në mes tyre – në mënyrë të mrekullueshme. Me të vërtetë, do të vie Kijameti, andaj sillu ti (o Muhammed) me sjellje të bukura (zemërgjerësi)
Surah Al-Hijr, Verse 85


إِنَّ رَبَّكَ هُوَ ٱلۡخَلَّـٰقُ ٱلۡعَلِيمُ

me të vërtetë, Zoti yt është i vetmi Krijues dhe i Gjithëdijshëm. –
Surah Al-Hijr, Verse 86


وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَٰكَ سَبۡعٗا مِّنَ ٱلۡمَثَانِي وَٱلۡقُرۡءَانَ ٱلۡعَظِيمَ

Na të kemi shpallë ty shtatë ajete, që përsëriten dhe Kur’anin e madhërueshëm. –
Surah Al-Hijr, Verse 87


لَا تَمُدَّنَّ عَيۡنَيۡكَ إِلَىٰ مَا مَتَّعۡنَا بِهِۦٓ أَزۡوَٰجٗا مِّنۡهُمۡ وَلَا تَحۡزَنۡ عَلَيۡهِمۡ وَٱخۡفِضۡ جَنَاحَكَ لِلۡمُؤۡمِنِينَ

Mos i drejto sytë e tu kah ato kënaqësi që Na ua kemi dhënë disave prej tyre dhe mos u hidhëro për ta (në mos besofshin). E, ndaj besimtarëve bëhu i butë
Surah Al-Hijr, Verse 88


وَقُلۡ إِنِّيٓ أَنَا ٱلنَّذِيرُ ٱلۡمُبِينُ

dhe thuaj: “Unë, në të vërtetë, jam vetëm paralajmërues i qartë!” –
Surah Al-Hijr, Verse 89


كَمَآ أَنزَلۡنَا عَلَى ٱلۡمُقۡتَسِمِينَ

(Ashtu u kemi dërguar cënim) atyre, të cilët e kanë ndarë Librin
Surah Al-Hijr, Verse 90


ٱلَّذِينَ جَعَلُواْ ٱلۡقُرۡءَانَ عِضِينَ

e të cilët e kanë ndarë Kur’anin pjesë-pjesë (diçka kanë besuar e diçka jo)
Surah Al-Hijr, Verse 91


فَوَرَبِّكَ لَنَسۡـَٔلَنَّهُمۡ أَجۡمَعِينَ

Dhe, kështu, pasha Zotin tënd, Na me të vërtetë, do t’i pyesim ata të gjithë
Surah Al-Hijr, Verse 92


عَمَّا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

për atë që kanë punuar
Surah Al-Hijr, Verse 93


فَٱصۡدَعۡ بِمَا تُؤۡمَرُ وَأَعۡرِضۡ عَنِ ٱلۡمُشۡرِكِينَ

Ti haptazi prediko atë që të është urdhëruar dhe shmangiu idhujtarëve
Surah Al-Hijr, Verse 94


إِنَّا كَفَيۡنَٰكَ ٱلۡمُسۡتَهۡزِءِينَ

Na të mjaftojmë ty, kundër atyre që të tallin (ty)
Surah Al-Hijr, Verse 95


ٱلَّذِينَ يَجۡعَلُونَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَۚ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ

të cilët përveç Perëndisë, marrin edhe zot tjetër, dhe do ta dinë ata mirë (fundin)
Surah Al-Hijr, Verse 96


وَلَقَدۡ نَعۡلَمُ أَنَّكَ يَضِيقُ صَدۡرُكَ بِمَا يَقُولُونَ

Na e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra, për atë që thonë ata
Surah Al-Hijr, Verse 97


فَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ وَكُن مِّنَ ٱلسَّـٰجِدِينَ

andaj, madhëroje dhe falenderoje Zotin tënd dhe bëhu prej atyre që falin namazin
Surah Al-Hijr, Verse 98


وَٱعۡبُدۡ رَبَّكَ حَتَّىٰ يَأۡتِيَكَ ٱلۡيَقِينُ

Dhe, adhuroje Zotin tënd përderisa të arrijë gjendja e sigurtë (vdekja)
Surah Al-Hijr, Verse 99


Author: Hasan Efendi Nahi


<< Surah 14
>> Surah 16

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai