UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah An-Nahl - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi


أَتَىٰٓ أَمۡرُ ٱللَّهِ فَلَا تَسۡتَعۡجِلُوهُۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

Urdhëri i Perëndisë, do të arrijë, andaj mos e nxitoni ju atë! Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar nga ajo që i bëjnë shok Atij
Surah An-Nahl, Verse 1


يُنَزِّلُ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةَ بِٱلرُّوحِ مِنۡ أَمۡرِهِۦ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦٓ أَنۡ أَنذِرُوٓاْ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱتَّقُونِ

Ai dërgon engjëjt me Shpallje, me dëshirën e Vet, kujt të dojë prej robërve të Tij: “Paralajmëroni se s’ka zot tjetër përveç Meje, dhe ruajuni ju prej kundërshtimit Tim!”
Surah An-Nahl, Verse 2


خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّۚ تَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

Ai i krijoi qiejt dhe Tokën me mrekulli të madhe! Është i lartësuar (Perëndia) nga ajo që i bëjnë shok Atij
Surah An-Nahl, Verse 3


خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِن نُّطۡفَةٖ فَإِذَا هُوَ خَصِيمٞ مُّبِينٞ

Ai e ka krijuar njeriun prej embrionit të farës, e ai (njeriu) përnjëherësh – kundërshtar i hapët
Surah An-Nahl, Verse 4


وَٱلۡأَنۡعَٰمَ خَلَقَهَاۖ لَكُمۡ فِيهَا دِفۡءٞ وَمَنَٰفِعُ وَمِنۡهَا تَأۡكُلُونَ

Dhe shtazët i krijoi Ai për ju; me to – ju ngroheni (nga prodhimet e tyre), e keni edhe dobi të tjera, dhe me to – më së shumti ushqeheni
Surah An-Nahl, Verse 5


وَلَكُمۡ فِيهَا جَمَالٌ حِينَ تُرِيحُونَ وَحِينَ تَسۡرَحُونَ

dhe ju në to – keni hijeshi kur i ktheni nga kullosa dhe kur i qitni në kullosë
Surah An-Nahl, Verse 6


وَتَحۡمِلُ أَثۡقَالَكُمۡ إِلَىٰ بَلَدٖ لَّمۡ تَكُونُواْ بَٰلِغِيهِ إِلَّا بِشِقِّ ٱلۡأَنفُسِۚ إِنَّ رَبَّكُمۡ لَرَءُوفٞ رَّحِيمٞ

dhe ato na transportojnë barrët tuaja në një vendbanim deri te i cili ju do të arrinit me mundim të madh; me të vërtetë, Zoti juaj është i butë dhe i mëshirshëm –
Surah An-Nahl, Verse 7


وَٱلۡخَيۡلَ وَٱلۡبِغَالَ وَٱلۡحَمِيرَ لِتَرۡكَبُوهَا وَزِينَةٗۚ وَيَخۡلُقُ مَا لَا تَعۡلَمُونَ

(Krijoi) edhe kuajt, mushkt dhe gomarët, për t’i shaluar ju, dhe për zbukurim, e krijon (Perëndia) edhe ato që nuk i dini ju
Surah An-Nahl, Verse 8


وَعَلَى ٱللَّهِ قَصۡدُ ٱلسَّبِيلِ وَمِنۡهَا جَآئِرٞۚ وَلَوۡ شَآءَ لَهَدَىٰكُمۡ أَجۡمَعِينَ

E Perëndia është që t’ju tregojë rrugën e drejtë, e ka prej tyre edhe të shtrembëra, e sikur të donte Perëndia do t’i udhëzonte të gjithë (në rrugë të drejtë)
Surah An-Nahl, Verse 9


هُوَ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗۖ لَّكُم مِّنۡهُ شَرَابٞ وَمِنۡهُ شَجَرٞ فِيهِ تُسِيمُونَ

Ai lëshon ujët nga qielli, të cilin ju e pini, dhe me te rriten bimët, ku i kullotni (kafshët tuaja)
Surah An-Nahl, Verse 10


يُنۢبِتُ لَكُم بِهِ ٱلزَّرۡعَ وَٱلزَّيۡتُونَ وَٱلنَّخِيلَ وَٱلۡأَعۡنَٰبَ وَمِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ

Me atë (ujin) kultivohen të lashtat: ullinjt, palmet, rrushi dhe prej fruteve tjera të llojllojshme – kjo është, me të vërtetë, argument për njerëzit që kuptojnë
Surah An-Nahl, Verse 11


وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ وَٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ وَٱلنُّجُومُ مُسَخَّرَٰتُۢ بِأَمۡرِهِۦٓۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ

Ai ka bërë që ta shfrytëzoni ju natën dhe ditën dhe Diellin e Hënën. Edhe yjet i janë nënshtruar urdhërit të Tij. Me të vërtetë, në këto ka argumente për njerëzit që mendojnë
Surah An-Nahl, Verse 12


وَمَا ذَرَأَ لَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُخۡتَلِفًا أَلۡوَٰنُهُۥٓۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَذَّكَّرُونَ

(Dhe ka nënshtruar) për ju atë që ka krijuar në Tokë, llojet e të cilave janë të ndryshme. Me të vërtetë, në këto ka argumente për njerëzit që këshillohen
Surah An-Nahl, Verse 13


وَهُوَ ٱلَّذِي سَخَّرَ ٱلۡبَحۡرَ لِتَأۡكُلُواْ مِنۡهُ لَحۡمٗا طَرِيّٗا وَتَسۡتَخۡرِجُواْ مِنۡهُ حِلۡيَةٗ تَلۡبَسُونَهَاۖ وَتَرَى ٱلۡفُلۡكَ مَوَاخِرَ فِيهِ وَلِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

Dhe Ai është që e ka bërë të mundshëm shfrytëzimin e detit, për të ngrënë ju nga ai mish të freskët dhe të nxirrni nga ai stoli që i vishni. – Ti sheh se si anijet e çajnë atë (detin) – për të kërkuar nga dhuratat e Tij (Perëndisë) dhe që të bëheni ju falenderues
Surah An-Nahl, Verse 14


وَأَلۡقَىٰ فِي ٱلۡأَرۡضِ رَوَٰسِيَ أَن تَمِيدَ بِكُمۡ وَأَنۡهَٰرٗا وَسُبُلٗا لَّعَلَّكُمۡ تَهۡتَدُونَ

Ai në Tokë ka krijuar male të palëvizshme, për të mos ju luhatuar ato juve, e ka krijuar edhe lumenj në rrugë për të arritur ku keni synuar
Surah An-Nahl, Verse 15


وَعَلَٰمَٰتٖۚ وَبِٱلنَّجۡمِ هُمۡ يَهۡتَدُونَ

dhe (ka krijuar) tregues të rrugëve, si dhe orientimin e njerëzve me anë të yjeve
Surah An-Nahl, Verse 16


أَفَمَن يَخۡلُقُ كَمَن لَّا يَخۡلُقُۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

Prandaj, a është njësoj si ai që krijon – e si ai që nuk krijon?! A nuk po kuptoni
Surah An-Nahl, Verse 17


وَإِن تَعُدُّواْ نِعۡمَةَ ٱللَّهِ لَا تُحۡصُوهَآۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَغَفُورٞ رَّحِيمٞ

E, nëse ju doni t’i numëroni dhuntitë e Perëndisë, atëherë nuk do të mund t’i numëroni. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues
Surah An-Nahl, Verse 18


وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا تُسِرُّونَ وَمَا تُعۡلِنُونَ

Perëndia di atë që ju e fshihni, dhe atë që e shfaqni haptazi
Surah An-Nahl, Verse 19


وَٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَا يَخۡلُقُونَ شَيۡـٔٗا وَهُمۡ يُخۡلَقُونَ

E, ata që adhurojnë, pos Perëndisë – nuk krijojnë asgjë; ata vetë janë të krijuar
Surah An-Nahl, Verse 20


أَمۡوَٰتٌ غَيۡرُ أَحۡيَآءٖۖ وَمَا يَشۡعُرُونَ أَيَّانَ يُبۡعَثُونَ

ato (statujet) janë gjëra të vdekura, pa kurrfarë gjallërie. Ata nuk dinë kur do të ringjallen
Surah An-Nahl, Verse 21


إِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۚ فَٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ قُلُوبُهُم مُّنكِرَةٞ وَهُم مُّسۡتَكۡبِرُونَ

Zoti juaj është vetëm një Perëndi. E, ata që nuk besojnë në jetën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese dhe ata janë mendjemëdhenj
Surah An-Nahl, Verse 22


لَا جَرَمَ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعۡلِنُونَۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُسۡتَكۡبِرِينَ

S’ka dyshim, se, Perëndia di për atë që fshehin ata dhe për atë që shprehin haptazi. Me të vërtetë, Ai nuk i do mendjemëdhenjt
Surah An-Nahl, Verse 23


وَإِذَا قِيلَ لَهُم مَّاذَآ أَنزَلَ رَبُّكُمۡ قَالُوٓاْ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

E, kur ju thuhet atyre: “Çka ka shpallë Zoti juaj?” Ata thonë: “Përrallat e popujve të lashtë!”
Surah An-Nahl, Verse 24


لِيَحۡمِلُوٓاْ أَوۡزَارَهُمۡ كَامِلَةٗ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَمِنۡ أَوۡزَارِ ٱلَّذِينَ يُضِلُّونَهُم بِغَيۡرِ عِلۡمٍۗ أَلَا سَآءَ مَا يَزِرُونَ

(Këtë e thanë që) t’ju ngarkohen mëkatet e tyre të plota në Ditën e Kijametit, si dhe aq sa kanë bërë mëkate ata që u mashtruan dhe humbën rrugën nga këta – nga padijenia; sa ë shëmtuara janë ato (mëkatet) që i bartin ata
Surah An-Nahl, Verse 25


قَدۡ مَكَرَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ فَأَتَى ٱللَّهُ بُنۡيَٰنَهُم مِّنَ ٱلۡقَوَاعِدِ فَخَرَّ عَلَيۡهِمُ ٱلسَّقۡفُ مِن فَوۡقِهِمۡ وَأَتَىٰهُمُ ٱلۡعَذَابُ مِنۡ حَيۡثُ لَا يَشۡعُرُونَ

Me të vërtetë, kanë thurrur ngatërresa ata që kanë qenë para tyre, e Perëndia e rrënoi godinën e tyre deri në themel, dhe u rrëzua kulmi mbi ta e u erdhi dënimi andej – nga nuk e prisnin
Surah An-Nahl, Verse 26


ثُمَّ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ يُخۡزِيهِمۡ وَيَقُولُ أَيۡنَ شُرَكَآءِيَ ٱلَّذِينَ كُنتُمۡ تُشَـٰٓقُّونَ فِيهِمۡۚ قَالَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ إِنَّ ٱلۡخِزۡيَ ٱلۡيَوۡمَ وَٱلسُّوٓءَ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ

Pasta (Perëndia) i poshtëron ata në Ditën e Kijametit dhe u thotë: “Ku janë shokët e Mi (të cilët i trillonit ju), për shkak të të cilëve tregonit armiqësi (ndaj besimtarëve)?” E, atyre që u është dhënë dijenia, thonë: “Me të vërtetë, sot, poshtërimi dhe dënimi është mbi mohuesit
Surah An-Nahl, Verse 27


ٱلَّذِينَ تَتَوَفَّىٰهُمُ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ ظَالِمِيٓ أَنفُسِهِمۡۖ فَأَلۡقَوُاْ ٱلسَّلَمَ مَا كُنَّا نَعۡمَلُ مِن سُوٓءِۭۚ بَلَىٰٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

të cilëve, engjëjt ua marrin shpirtin, duke i bërë vetes ata zullum, e do të shfaqin përulshmëri (duke thënë): “Na nuk kemi punuar asgjë të keqe!” – Po, Perëndia me të vërtetë, është dijtës i veprave që keni punuar
Surah An-Nahl, Verse 28


فَٱدۡخُلُوٓاْ أَبۡوَٰبَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَاۖ فَلَبِئۡسَ مَثۡوَى ٱلۡمُتَكَبِّرِينَ

(Ju tuhet atyre): “hyni në portet e skëterrës, ku do të mbeteni përgjithmonë!” E, sa vendbanim i shëmtuar është ai për mendjemëdhenjt
Surah An-Nahl, Verse 29


۞وَقِيلَ لِلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ مَاذَآ أَنزَلَ رَبُّكُمۡۚ قَالُواْ خَيۡرٗاۗ لِّلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ فِي هَٰذِهِ ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٞۚ وَلَدَارُ ٱلۡأٓخِرَةِ خَيۡرٞۚ وَلَنِعۡمَ دَارُ ٱلۡمُتَّقِينَ

E, atyre që i druajnë Perëndisë – u thuhet: “Çka u ka shpallur Zoti juaj?” – Ata do të thonë: “(Na ka zbritur) mirësi!” Ata që bëjnë vepra të mira në këtë botë, do të kenë mirësi, e në botën tjetër do të kenë edhe më të mira. E, sa e mrekullueshme do të jetë shtëpia e atyre që i druajnë Perëndisë
Surah An-Nahl, Verse 30


جَنَّـٰتُ عَدۡنٖ يَدۡخُلُونَهَا تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ لَهُمۡ فِيهَا مَا يَشَآءُونَۚ كَذَٰلِكَ يَجۡزِي ٱللَّهُ ٱلۡمُتَّقِينَ

xhennetet e Adnit, në të cilët do të hynë ata, nëpër të cilët rrjedhin lumenjt, e në to ka gjithçka që dëshirojnë ata. Kështu i shpërblen Perëndia besimtarët
Surah An-Nahl, Verse 31


ٱلَّذِينَ تَتَوَفَّىٰهُمُ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ طَيِّبِينَ يَقُولُونَ سَلَٰمٌ عَلَيۡكُمُ ٱدۡخُلُواْ ٱلۡجَنَّةَ بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

të cilëve engjëjt ua marrin shpirtërat, (duke qenë ata) të pastër. (E engjëjt) u thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Hyni në xhennet për ato që keni punuar!”
Surah An-Nahl, Verse 32


هَلۡ يَنظُرُونَ إِلَّآ أَن تَأۡتِيَهُمُ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ أَوۡ يَأۡتِيَ أَمۡرُ رَبِّكَۚ كَذَٰلِكَ فَعَلَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ وَمَا ظَلَمَهُمُ ٱللَّهُ وَلَٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ

Ata – mohuesit, nuk presin kurrgjë tjetër, përpos që t’u vijnë engjëjt (t’ua marrin shpirtin) ose t’ju vie urdhëri (dënimi) i Zotit tënd. Kështu kanë bërë edhe ata që kanë qenë para këtyre. Perëndia nuk u ka bërë atyre padrejtësi, por ata vetvetes i kanë bërë zullum
Surah An-Nahl, Verse 33


فَأَصَابَهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا عَمِلُواْ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

dhe i arriti dënimi ata, për veprat që kanë punuar dhe ata i kaploi ajo (dënimi), meqë talleshin me ta
Surah An-Nahl, Verse 34


وَقَالَ ٱلَّذِينَ أَشۡرَكُواْ لَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَا عَبَدۡنَا مِن دُونِهِۦ مِن شَيۡءٖ نَّحۡنُ وَلَآ ءَابَآؤُنَا وَلَا حَرَّمۡنَا مِن دُونِهِۦ مِن شَيۡءٖۚ كَذَٰلِكَ فَعَلَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ فَهَلۡ عَلَى ٱلرُّسُلِ إِلَّا ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ

Dhe thonin ata, të cilët i bënin shok Perëndisë: “Sikur të donte Perëndia, nuk do të adhuronim ne, as të parët tanë – asgjë, përveç Tij, dhe nuk do të kishim ndaluar ne asgjë, pa dëshirën e Tij. Kështu kanë vepruar ata para këtyre (kanë mohuar). Për pejgamberët s’ka tjetër detyrë përpos që të shpallin qartë
Surah An-Nahl, Verse 35


وَلَقَدۡ بَعَثۡنَا فِي كُلِّ أُمَّةٖ رَّسُولًا أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱجۡتَنِبُواْ ٱلطَّـٰغُوتَۖ فَمِنۡهُم مَّنۡ هَدَى ٱللَّهُ وَمِنۡهُم مَّنۡ حَقَّتۡ عَلَيۡهِ ٱلضَّلَٰلَةُۚ فَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُكَذِّبِينَ

Na çdo populli i kemi dërguar nga një pejgamber. (Ata u thonin atyre): “Adhuronie Perëndinë, e shmanguni nga djalli!” Disa prej tyre, Perëndia i shpuri në rrugë të drejtë, e disa prej tyre merituan të mbeten në humbje. Andaj, udhëtoni nëpër botë, e shihni se çfarë ka qenë dënimi për ata, të cilët pejgamberët e vet i konsideronin për gënjeshtarë
Surah An-Nahl, Verse 36


إِن تَحۡرِصۡ عَلَىٰ هُدَىٰهُمۡ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَن يُضِلُّۖ وَمَا لَهُم مِّن نَّـٰصِرِينَ

Edhe nëse angazhohesh ti (o Muhammed!) që ata të jenë në rrugën e drejtë, me të vërtetë, Perëndia nuk do ta shpie në rrugë të drejtë, atë që don ta lerë në humbje. Dhe për ata nuk ka kurrfarë ndihmësi
Surah An-Nahl, Verse 37


وَأَقۡسَمُواْ بِٱللَّهِ جَهۡدَ أَيۡمَٰنِهِمۡ لَا يَبۡعَثُ ٱللَّهُ مَن يَمُوتُۚ بَلَىٰ وَعۡدًا عَلَيۡهِ حَقّٗا وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

Dhe ata (mohuesit), janë betuar në Perëndinë, me betimin e tyre më të fortë: “Perëndia nuk do ta ngjallë atë që ka vdekur”. Por, me të vërtetë, (ringjallja) është premtim i Tij i saktë – por që, shumica e njerëzve nuk e dinë
Surah An-Nahl, Verse 38


لِيُبَيِّنَ لَهُمُ ٱلَّذِي يَخۡتَلِفُونَ فِيهِ وَلِيَعۡلَمَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَنَّهُمۡ كَانُواْ كَٰذِبِينَ

(Do t’i ringjallë ata Perëndia) për t’ju shpjeguar, atë, për të cilën përçaheshin ata dhe që ta kuptojnë mohuesit se kanë qenë gënjeshtarë
Surah An-Nahl, Verse 39


إِنَّمَا قَوۡلُنَا لِشَيۡءٍ إِذَآ أَرَدۡنَٰهُ أَن نَّقُولَ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ

Nëse dëshirojmë të bëhet diçka, Na – vetëm me një të thënme për atë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet
Surah An-Nahl, Verse 40


وَٱلَّذِينَ هَاجَرُواْ فِي ٱللَّهِ مِنۢ بَعۡدِ مَا ظُلِمُواْ لَنُبَوِّئَنَّهُمۡ فِي ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٗۖ وَلَأَجۡرُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَكۡبَرُۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ

E, ata që kanë emigruar në emër të Perëndisë, pasi u është bërë zullum, Na do t’i vendosim në vendbanim të mirë në këtë botë, e shpërblimi në botën tjetër, është edhe më i madh. Ah! sikur ta dinin ata
Surah An-Nahl, Verse 41


ٱلَّذِينَ صَبَرُواْ وَعَلَىٰ رَبِّهِمۡ يَتَوَكَّلُونَ

(Ata që emigruan) kanë duruar dhe janë mbështetur në Zotin e thyre
Surah An-Nahl, Verse 42


وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ إِلَّا رِجَالٗا نُّوحِيٓ إِلَيۡهِمۡۖ فَسۡـَٔلُوٓاْ أَهۡلَ ٱلذِّكۡرِ إِن كُنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ

Na edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz – burra, (e jo engjëj), të cilëve u kemi dërguar shpallje, - andaj pyetni dijetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë) –
Surah An-Nahl, Verse 43


بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَٱلزُّبُرِۗ وَأَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلذِّكۡرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيۡهِمۡ وَلَعَلَّهُمۡ يَتَفَكَّرُونَ

(I kemi dërguar ata) me argumente të qarta dhe libra. Dhe Na, ty ta kemi dërguar Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve dispozitat e shpalljes, dhe që të mendojnë ata
Surah An-Nahl, Verse 44


أَفَأَمِنَ ٱلَّذِينَ مَكَرُواْ ٱلسَّيِّـَٔاتِ أَن يَخۡسِفَ ٱللَّهُ بِهِمُ ٱلۡأَرۡضَ أَوۡ يَأۡتِيَهُمُ ٱلۡعَذَابُ مِنۡ حَيۡثُ لَا يَشۡعُرُونَ

A janë të sigurtë ata, që bëjnë dredhi me vepra të këqia, që Perëndia nuk do t’i shafojë në tokë, ose që nuk do t’u vie dënimi nga nuk e presin
Surah An-Nahl, Verse 45


أَوۡ يَأۡخُذَهُمۡ فِي تَقَلُّبِهِمۡ فَمَا هُم بِمُعۡجِزِينَ

ose që nuk do t’i dënojë ata në udhëtimet e tyre – ata nuk mund të shpëtojnë (nga dënimi) –
Surah An-Nahl, Verse 46


أَوۡ يَأۡخُذَهُمۡ عَلَىٰ تَخَوُّفٖ فَإِنَّ رَبَّكُمۡ لَرَءُوفٞ رَّحِيمٌ

ose (a janë të sigurtë ata) se nuk do t’i godas dënimi, duke qenë ata në frikë; me të vërtetë, Zoti juaj është i butë dhe i mëshirshëm
Surah An-Nahl, Verse 47


أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَىٰ مَا خَلَقَ ٱللَّهُ مِن شَيۡءٖ يَتَفَيَّؤُاْ ظِلَٰلُهُۥ عَنِ ٱلۡيَمِينِ وَٱلشَّمَآئِلِ سُجَّدٗا لِّلَّهِ وَهُمۡ دَٰخِرُونَ

A nuk po shohin at, se të gjitha ato që i ka krijuar Perëndia, hija e tyre anon djathtas e majtas, duke iu përulë Perëndisë, si dhe vet ata i nënshtrohen pushtetit të Perëndisë
Surah An-Nahl, Verse 48


وَلِلَّهِۤ يَسۡجُدُۤ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ مِن دَآبَّةٖ وَٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ وَهُمۡ لَا يَسۡتَكۡبِرُونَ

Perëndisë i bënë sexhde çdo gjallesë, në qiej dhe në Tokë, edhe engjëjt, dhe ata (engjëjt) nuk janë kryelartë
Surah An-Nahl, Verse 49


يَخَافُونَ رَبَّهُم مِّن فَوۡقِهِمۡ وَيَفۡعَلُونَ مَا يُؤۡمَرُونَ۩

I druajnë Zotit të tyre, që ka pushtet mbi ta dhe punojnë atë që u urdhërohet
Surah An-Nahl, Verse 50


۞وَقَالَ ٱللَّهُ لَا تَتَّخِذُوٓاْ إِلَٰهَيۡنِ ٱثۡنَيۡنِۖ إِنَّمَا هُوَ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞ فَإِيَّـٰيَ فَٱرۡهَبُونِ

Dhe, Perëndia, ka thënë: “Mos adhuroni dy zotëra! Perëndia është vetëm një. Dhe, druajuni vetëm prej Meje!”
Surah An-Nahl, Verse 51


وَلَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَلَهُ ٱلدِّينُ وَاصِبًاۚ أَفَغَيۡرَ ٱللَّهِ تَتَّقُونَ

Dhe, Atij i përket çdo gjë që gjendet në qiej dhe në Tokë dhe Atij i përket bindja përherë. A, mos vallë, përpos Perëndisë, kujt t’i druani tjetër
Surah An-Nahl, Verse 52


وَمَا بِكُم مِّن نِّعۡمَةٖ فَمِنَ ٱللَّهِۖ ثُمَّ إِذَا مَسَّكُمُ ٱلضُّرُّ فَإِلَيۡهِ تَجۡـَٔرُونَ

Çdo dhunti që keni është nga Perëndia. E, kur t’ju godit ndonjë fatkeqësi, prap prej Tij – me zë kërkoni ndihmë
Surah An-Nahl, Verse 53


ثُمَّ إِذَا كَشَفَ ٱلضُّرَّ عَنكُمۡ إِذَا فَرِيقٞ مِّنكُم بِرَبِّهِمۡ يُشۡرِكُونَ

Dhe kur Ai – pasi t’jua shmangë fatkeqësinë, disa nga ju, në atë çast – i bëjnë shok Zotit të vet
Surah An-Nahl, Verse 54


لِيَكۡفُرُواْ بِمَآ ءَاتَيۡنَٰهُمۡۚ فَتَمَتَّعُواْ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ

për ta treguar mosmirënjohjen e tyre ndaj asaj që ua kemi dhënë Ne. pra, kënaquni (për një kohë), po ju, me të vërtetë, do ta dini
Surah An-Nahl, Verse 55


وَيَجۡعَلُونَ لِمَا لَا يَعۡلَمُونَ نَصِيبٗا مِّمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡۗ تَٱللَّهِ لَتُسۡـَٔلُنَّ عَمَّا كُنتُمۡ تَفۡتَرُونَ

Dhe, qëllimojnë për ata që nuk dijnë gjë (për idhujtë e tyre), një pjesë prej furnizimit Tonë. Pasha Perëndinë, ju me siguri, do të pyeteni për atë që keni trilluar (për Zotin)
Surah An-Nahl, Verse 56


وَيَجۡعَلُونَ لِلَّهِ ٱلۡبَنَٰتِ سُبۡحَٰنَهُۥ وَلَهُم مَّا يَشۡتَهُونَ

Ata, Perëndisë i përshkruajnë (mveshin) vajza (duke thën se: Engjëjt janë vajzat e Perëndisë). Qoftë lavdëruar Ai (dhe larg nga kjo), e për vete (përvetësojnë) atë që dëshirojnë (fëmijë-meshkuj)
Surah An-Nahl, Verse 57


وَإِذَا بُشِّرَ أَحَدُهُم بِٱلۡأُنثَىٰ ظَلَّ وَجۡهُهُۥ مُسۡوَدّٗا وَهُوَ كَظِيمٞ

Dhe, kur ndonjëri prej tyre sihariqohet (lajmërohet) se i lindi një vajzë, fytyra i nxihet dhe bëhet i dëshpëruar
Surah An-Nahl, Verse 58


يَتَوَٰرَىٰ مِنَ ٱلۡقَوۡمِ مِن سُوٓءِ مَا بُشِّرَ بِهِۦٓۚ أَيُمۡسِكُهُۥ عَلَىٰ هُونٍ أَمۡ يَدُسُّهُۥ فِي ٱلتُّرَابِۗ أَلَا سَآءَ مَا يَحۡكُمُونَ

fshehet nga njerëzit për shkak të fatkeqësisë me të cilën është sihariquar: (mendojnë) a ta mbajnë të poshtëruar këtë (fëmijë-femër) apo ta varrosin (të gjallë) atë në dhé. Ah! sa shëmtuar që gjykojnë ata
Surah An-Nahl, Verse 59


لِلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ مَثَلُ ٱلسَّوۡءِۖ وَلِلَّهِ ٱلۡمَثَلُ ٱلۡأَعۡلَىٰۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

Ata që nuk besojnë për jetën tjetër, kanë cilësi të këqija, kurse Perëndia ka veçoritë më të larta, dhe Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm
Surah An-Nahl, Verse 60


وَلَوۡ يُؤَاخِذُ ٱللَّهُ ٱلنَّاسَ بِظُلۡمِهِم مَّا تَرَكَ عَلَيۡهَا مِن دَآبَّةٖ وَلَٰكِن يُؤَخِّرُهُمۡ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗىۖ فَإِذَا جَآءَ أَجَلُهُمۡ لَا يَسۡتَـٔۡخِرُونَ سَاعَةٗ وَلَا يَسۡتَقۡدِمُونَ

Sikur Perëndia t’i dënonte njerëzit për shkak të mëkateve të tyre, nuk do të lënte asgjë të gjallë në Tokë, por Ai i lë deri në afat të caktuar, dhe kur t’ju vie afati atyre, as për një moment nuk mund as ta shtyejnë as ta shpejtojnë
Surah An-Nahl, Verse 61


وَيَجۡعَلُونَ لِلَّهِ مَا يَكۡرَهُونَۚ وَتَصِفُ أَلۡسِنَتُهُمُ ٱلۡكَذِبَ أَنَّ لَهُمُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ لَا جَرَمَ أَنَّ لَهُمُ ٱلنَّارَ وَأَنَّهُم مُّفۡرَطُونَ

Dhe ata, ia ngjesin (mveshin) Perëndisë atë çka nuk e dëshirojnë për vete, kurse gjuhët e tyre flasin gënjeshtra, se ata do të kenë shpërblimin më të mirë; por ata, nuk ka dyshim, i pret zjarri; dhe ata – të parët do të prijnë në të
Surah An-Nahl, Verse 62


تَٱللَّهِ لَقَدۡ أَرۡسَلۡنَآ إِلَىٰٓ أُمَمٖ مِّن قَبۡلِكَ فَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَعۡمَٰلَهُمۡ فَهُوَ وَلِيُّهُمُ ٱلۡيَوۡمَ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

Pasha Perëndinë, Na, me të vërtetë, edhe para teje u kemi dërguar pejgamberë popujve, por djalli ua ka zbukuruar sjelljet e tyre, dhe ai tani është mik i tyre; andaj ata i pret dënimi i dhëmbshëm
Surah An-Nahl, Verse 63


وَمَآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ إِلَّا لِتُبَيِّنَ لَهُمُ ٱلَّذِي ٱخۡتَلَفُواْ فِيهِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

Na ta kemi shpallur ty Librin, vetëm që t’ju shpjegosh atyre atë për të cilën ata nuk pajtoheshin, dhe (që të jetë) udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë
Surah An-Nahl, Verse 64


وَٱللَّهُ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَحۡيَا بِهِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَآۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَسۡمَعُونَ

Perëndia ka zbritur ujin nga qielli, e me të, ka ngjallë tokën pasi që ishte tharë ajo! Kjo, me të vërtetë, është argument për njerëzit që duan të dëgjojnë
Surah An-Nahl, Verse 65


وَإِنَّ لَكُمۡ فِي ٱلۡأَنۡعَٰمِ لَعِبۡرَةٗۖ نُّسۡقِيكُم مِّمَّا فِي بُطُونِهِۦ مِنۢ بَيۡنِ فَرۡثٖ وَدَمٖ لَّبَنًا خَالِصٗا سَآئِغٗا لِّلشَّـٰرِبِينَ

Me të vërtetë, ju edhe shtazët keni shenjë të përshtatshme për mësimin tuaj; Na ju furnizojmë me atë që kanë në barkun e tyre – ndërmjet ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm për ata që e pijnë
Surah An-Nahl, Verse 66


وَمِن ثَمَرَٰتِ ٱلنَّخِيلِ وَٱلۡأَعۡنَٰبِ تَتَّخِذُونَ مِنۡهُ سَكَرٗا وَرِزۡقًا حَسَنًاۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ

E, nga frutet e palmeve dhe të hardhisë, ju përgatitni pije dhe ushqim të këndshëm. Kjo, me të vërtetë, është argument për ata që mendojnë
Surah An-Nahl, Verse 67


وَأَوۡحَىٰ رَبُّكَ إِلَى ٱلنَّحۡلِ أَنِ ٱتَّخِذِي مِنَ ٱلۡجِبَالِ بُيُوتٗا وَمِنَ ٱلشَّجَرِ وَمِمَّا يَعۡرِشُونَ

Dhe, e frymëzoi (e krijoi me një cilësi të mrekullueshme) Zoti yt bleten: “Ndërto, shtëpi në male dhe në drunj dhe në atë që kanë ngritur njerëzit
Surah An-Nahl, Verse 68


ثُمَّ كُلِي مِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِ فَٱسۡلُكِي سُبُلَ رَبِّكِ ذُلُلٗاۚ يَخۡرُجُ مِنۢ بُطُونِهَا شَرَابٞ مُّخۡتَلِفٌ أَلۡوَٰنُهُۥ فِيهِ شِفَآءٞ لِّلنَّاسِۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ

ushqehu me gjithfarë lloje frutesh dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del pije (mjaltë) ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç për njerëzit. Kjo, me të vërtetë, është argument për ata që meditojnë
Surah An-Nahl, Verse 69


وَٱللَّهُ خَلَقَكُمۡ ثُمَّ يَتَوَفَّىٰكُمۡۚ وَمِنكُم مَّن يُرَدُّ إِلَىٰٓ أَرۡذَلِ ٱلۡعُمُرِ لِكَيۡ لَا يَعۡلَمَ بَعۡدَ عِلۡمٖ شَيۡـًٔاۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٞ قَدِيرٞ

Perëndia u ka krijuar juve, pastaj ua merr shpirtin; ka disa prej jush që arrijnë kufijt më të ulët të jetës (pleqërisë) që (më vonë), të mos kuptojë asgjë, nga ajo që ka ditur. Me të vërtetë, Perëndia, është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm
Surah An-Nahl, Verse 70


وَٱللَّهُ فَضَّلَ بَعۡضَكُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ فِي ٱلرِّزۡقِۚ فَمَا ٱلَّذِينَ فُضِّلُواْ بِرَآدِّي رِزۡقِهِمۡ عَلَىٰ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ فَهُمۡ فِيهِ سَوَآءٌۚ أَفَبِنِعۡمَةِ ٱللَّهِ يَجۡحَدُونَ

Perëndia, disa prej jush i ka furnizuar më mirë. Por, atyre, që u ka dhënë më shumë, ata nuk iu japin furnizim atyre që i kanë nën pushtetin e vet, edhe pse ata janë të barabartë, (në furnizimin që është nga Perëndia për tërë njerëzit). Si po i mohoni dhuntitë e Perëndisë? (Kur nuk i bëni shok vetes, si mund t’i bëni shok Perëndisë)
Surah An-Nahl, Verse 71


وَٱللَّهُ جَعَلَ لَكُم مِّنۡ أَنفُسِكُمۡ أَزۡوَٰجٗا وَجَعَلَ لَكُم مِّنۡ أَزۡوَٰجِكُم بَنِينَ وَحَفَدَةٗ وَرَزَقَكُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِۚ أَفَبِٱلۡبَٰطِلِ يُؤۡمِنُونَ وَبِنِعۡمَتِ ٱللَّهِ هُمۡ يَكۡفُرُونَ

Perëndia ka krijuar gratë nga lloji juaj, e nga gratë tuaja u jep djemtë e nipat dhe u furnizon me ushqime të mira. A, mos vallë, ata besojnë në gënjeshtra (idhuj), e mohojnë dhuntinë e Perëndisë
Surah An-Nahl, Verse 72


وَيَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَمۡلِكُ لَهُمۡ رِزۡقٗا مِّنَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ شَيۡـٔٗا وَلَا يَسۡتَطِيعُونَ

dhe adhurojnë, përpos Perëndisë, ata që nuk janë në gjendje t’u japin çfarëdo ushqimi, as nga qielli as nga toka, dhe të cilët nuk mundën asgjë
Surah An-Nahl, Verse 73


فَلَا تَضۡرِبُواْ لِلَّهِ ٱلۡأَمۡثَالَۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ وَأَنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ

Andaj, mos i mveshni Perëndisë gjasime! Me të vërtetë, Perëndia di, e ju nuk dini
Surah An-Nahl, Verse 74


۞ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلًا عَبۡدٗا مَّمۡلُوكٗا لَّا يَقۡدِرُ عَلَىٰ شَيۡءٖ وَمَن رَّزَقۡنَٰهُ مِنَّا رِزۡقًا حَسَنٗا فَهُوَ يُنفِقُ مِنۡهُ سِرّٗا وَجَهۡرًاۖ هَلۡ يَسۡتَوُۥنَۚ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

Perëndia ka bërë krahasim shembullin e skllavit, që s’ka mundësi për asgjë, dhe atë që e kemi furnizuar Ne me dhuntitë e mira, e ai nga ato – jep fshehtazi dhe haptazi. A janë këta njëlloj? Falenderimi është për Perëndinë! Por shumica e tyre nuk dinë
Surah An-Nahl, Verse 75


وَضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا رَّجُلَيۡنِ أَحَدُهُمَآ أَبۡكَمُ لَا يَقۡدِرُ عَلَىٰ شَيۡءٖ وَهُوَ كَلٌّ عَلَىٰ مَوۡلَىٰهُ أَيۡنَمَا يُوَجِّههُّ لَا يَأۡتِ بِخَيۡرٍ هَلۡ يَسۡتَوِي هُوَ وَمَن يَأۡمُرُ بِٱلۡعَدۡلِ وَهُوَ عَلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ

Perëndia (përsëri) bënë krahasim shembullin e dy njerëzve, prej të cilëve njëri është shurdhë-memec, i cili nuk mund të bëjë asgjë dhe është barrë e pronarit të vet, - kurdo e kudo që ta dërgojë nuk i sjell asnjë të mirë. A është i barabartë ky (memeci apo skllavi) dhe ai (besimtari) që urdhëron me të drejtë, si dhe vet është në rrugën e drejtë
Surah An-Nahl, Verse 76


وَلِلَّهِ غَيۡبُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَمَآ أَمۡرُ ٱلسَّاعَةِ إِلَّا كَلَمۡحِ ٱلۡبَصَرِ أَوۡ هُوَ أَقۡرَبُۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

Perëndisë i përkasin fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës, e çështja e Ditës së Kijametit është sa çel e mbyll sytë, ose edhe më shpejt. Perëndia, me të vërtetë, është i pushtetshëm mbi çdo gjë
Surah An-Nahl, Verse 77


وَٱللَّهُ أَخۡرَجَكُم مِّنۢ بُطُونِ أُمَّهَٰتِكُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ شَيۡـٔٗا وَجَعَلَ لَكُمُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَٱلۡأَفۡـِٔدَةَ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

Perëndia u ka nxjerrë juve nga barku i nënave tuaja e ju nuk dinit asgjë, ai u dha të dëgjuarit, të pamurit dhe zemrat për të qenë falenderues
Surah An-Nahl, Verse 78


أَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَى ٱلطَّيۡرِ مُسَخَّرَٰتٖ فِي جَوِّ ٱلسَّمَآءِ مَا يُمۡسِكُهُنَّ إِلَّا ٱللَّهُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

A nuk shohin ata, se si shpendët, pa mundim fluturojnë në hapësirat qiellore. Ato i mban vetëm Perëndia (që i ka krijuar për atë aftësi). Kjo, me të vërtetë, është argument për popullin që beson
Surah An-Nahl, Verse 79


وَٱللَّهُ جَعَلَ لَكُم مِّنۢ بُيُوتِكُمۡ سَكَنٗا وَجَعَلَ لَكُم مِّن جُلُودِ ٱلۡأَنۡعَٰمِ بُيُوتٗا تَسۡتَخِفُّونَهَا يَوۡمَ ظَعۡنِكُمۡ وَيَوۡمَ إِقَامَتِكُمۡ وَمِنۡ أَصۡوَافِهَا وَأَوۡبَارِهَا وَأَشۡعَارِهَآ أَثَٰثٗا وَمَتَٰعًا إِلَىٰ حِينٖ

Perëndia ka bërë për ju nga shtëpiat tuaja vendbanim, dhe ka bërë për ju prej lëkurave të shtazëve shtëpi (si tenda), të cilat ju i bartni lehtë kur udhëtoni dhe të zëni vend, e nga leshi i shtazëve: dhenëve, deveve dhe i dhive, ka bërë që t’i përdorni për veshje dhe për shtrojë, deri në një kohë
Surah An-Nahl, Verse 80


وَٱللَّهُ جَعَلَ لَكُم مِّمَّا خَلَقَ ظِلَٰلٗا وَجَعَلَ لَكُم مِّنَ ٱلۡجِبَالِ أَكۡنَٰنٗا وَجَعَلَ لَكُمۡ سَرَٰبِيلَ تَقِيكُمُ ٱلۡحَرَّ وَسَرَٰبِيلَ تَقِيكُم بَأۡسَكُمۡۚ كَذَٰلِكَ يُتِمُّ نِعۡمَتَهُۥ عَلَيۡكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تُسۡلِمُونَ

Perëndia ka bërë për ju – nga ajo që ka krijuar – hije (që të mbron nga nxehtësia) dhe ka bërë për ju – nga malet – strehim dhe ka bërë për ju rroba që u mbrojnë nga nxehtësia; dhe ka bërë për ju veshje prej metali për t’ju mbrojtë në luftë; dhe kështu ua plotëson dhuntitë e Veta për t’ju bindë Perëndisë
Surah An-Nahl, Verse 81


فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَإِنَّمَا عَلَيۡكَ ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ

E, nëse ata shmangen, ti je i obliguar vetëm që të shpallësh qartazi
Surah An-Nahl, Verse 82


يَعۡرِفُونَ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ ثُمَّ يُنكِرُونَهَا وَأَكۡثَرُهُمُ ٱلۡكَٰفِرُونَ

Ata e dinë dhuntinë e Perëndisë, por pastaj e mohojnë, e shumica e tyre janë mohues
Surah An-Nahl, Verse 83


وَيَوۡمَ نَبۡعَثُ مِن كُلِّ أُمَّةٖ شَهِيدٗا ثُمَّ لَا يُؤۡذَنُ لِلَّذِينَ كَفَرُواْ وَلَا هُمۡ يُسۡتَعۡتَبُونَ

(Tërhiqju vërejtjen) për Ditën kur do të sjellim dëshmitarë nga çdo popull, e nuk do t’ju jepet leje (për arsyetim) mohuesve, e as që u lejohet atyre që të kërkojnë falje
Surah An-Nahl, Verse 84


وَإِذَا رَءَا ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ ٱلۡعَذَابَ فَلَا يُخَفَّفُ عَنۡهُمۡ وَلَا هُمۡ يُنظَرُونَ

Kur ata që kanë bërë keq, të shohin dënimin, ai nuk do t’u lehtësohet (dënimi), e as nuk u shtyhet
Surah An-Nahl, Verse 85


وَإِذَا رَءَا ٱلَّذِينَ أَشۡرَكُواْ شُرَكَآءَهُمۡ قَالُواْ رَبَّنَا هَـٰٓؤُلَآءِ شُرَكَآؤُنَا ٱلَّذِينَ كُنَّا نَدۡعُواْ مِن دُونِكَۖ فَأَلۡقَوۡاْ إِلَيۡهِمُ ٱلۡقَوۡلَ إِنَّكُمۡ لَكَٰذِبُونَ

Kur të shohin ata që i kanë bërë shok Perëndisë – ato gjëra që i kanë bërë shok Atij, thonë: “O Zoti ynë, këta janë ata shokët tonë që ne iu kemi lutur, përpos Teje”. Ata (shokët e tyre të adhuruar) do t’u drejtojnë këto fjalë: “Ju, me të vërtetë, jeni gënjeshtarë!”
Surah An-Nahl, Verse 86


وَأَلۡقَوۡاْ إِلَى ٱللَّهِ يَوۡمَئِذٍ ٱلسَّلَمَۖ وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ

Ata – në atë ditë, do t’i shprehin mbështetje Perëndisë dhe do të shkatërrohet ajo, që ia mveshin Atij (Perëndisë)
Surah An-Nahl, Verse 87


ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ زِدۡنَٰهُمۡ عَذَابٗا فَوۡقَ ٱلۡعَذَابِ بِمَا كَانُواْ يُفۡسِدُونَ

Ata që nuk kanë besuar dhe që kanë penguar në rrugën e Perëndisë, atyre ua shtojmë dënimin mbi dënim, ngase kanë bërë ngatërresa
Surah An-Nahl, Verse 88


وَيَوۡمَ نَبۡعَثُ فِي كُلِّ أُمَّةٖ شَهِيدًا عَلَيۡهِم مِّنۡ أَنفُسِهِمۡۖ وَجِئۡنَا بِكَ شَهِيدًا عَلَىٰ هَـٰٓؤُلَآءِۚ وَنَزَّلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ تِبۡيَٰنٗا لِّكُلِّ شَيۡءٖ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُسۡلِمِينَ

Dhe, (përkujtoju) ditën kur Na do të sjellim kundër çdo populli dëshmitarë nga mesi i tyre (pejgamberi i tyre) dhe (atëherë), Na do të sjellim ty (Muhammed) dëshmitar kundër këtyre. E, Na ta kemi dërguar ty Librin, - shpjegim për çdo çështje dhe si udhërrëfyes, mëshirë dhe sihariq për muslimanët
Surah An-Nahl, Verse 89


۞إِنَّ ٱللَّهَ يَأۡمُرُ بِٱلۡعَدۡلِ وَٱلۡإِحۡسَٰنِ وَإِيتَآيِٕ ذِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَيَنۡهَىٰ عَنِ ٱلۡفَحۡشَآءِ وَٱلۡمُنكَرِ وَٱلۡبَغۡيِۚ يَعِظُكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ

Perëndia, me të vërtetë, urdhëron që të veprohet me drejtësi, mirësi dhe t’u ndihmohet të afërmve, e ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon që të pranoni këshillat
Surah An-Nahl, Verse 90


وَأَوۡفُواْ بِعَهۡدِ ٱللَّهِ إِذَا عَٰهَدتُّمۡ وَلَا تَنقُضُواْ ٱلۡأَيۡمَٰنَ بَعۡدَ تَوۡكِيدِهَا وَقَدۡ جَعَلۡتُمُ ٱللَّهَ عَلَيۡكُمۡ كَفِيلًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا تَفۡعَلُونَ

Dhe, zbatoni obligimet e Perëndisë kur t’i merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin – pasi që e keni forcuar, meqë Perëndinë e keni bërë mbikëqyrës tuajin; Perëndia, me të vërtetë di ç’punoni ju
Surah An-Nahl, Verse 91


وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّتِي نَقَضَتۡ غَزۡلَهَا مِنۢ بَعۡدِ قُوَّةٍ أَنكَٰثٗا تَتَّخِذُونَ أَيۡمَٰنَكُمۡ دَخَلَۢا بَيۡنَكُمۡ أَن تَكُونَ أُمَّةٌ هِيَ أَرۡبَىٰ مِنۡ أُمَّةٍۚ إِنَّمَا يَبۡلُوكُمُ ٱللَّهُ بِهِۦۚ وَلَيُبَيِّنَنَّ لَكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ مَا كُنتُمۡ فِيهِ تَخۡتَلِفُونَ

Mos u bëni (në thyerjen e obligimeve) si ajo (gruaja) e cila e ka shprishur atë që e ka tjerrë, pasi është forcuar – e ka mbetur e shprishur, duke i marrë betimet tuaja-hyrje (mashtrime) në mes vete, vetëm nga shkaku se një popull është më i madh në numër se tjetri. Perëndia, me këtë, vetëm u vënë në provë, e me siguri, Ai do t’ju shpjegojë në Ditën e Kijametit, për atë që ju nuk jeni pajtuar
Surah An-Nahl, Verse 92


وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَجَعَلَكُمۡ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ وَلَٰكِن يُضِلُّ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُۚ وَلَتُسۡـَٔلُنَّ عَمَّا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

Sikur të kishte dashur Perëndia, do t’ju kishte bërë juve një popull, por Ai e lë në humbje kë të dojë, e kë të dojë e udhëzon në rrugën e drejtë; e ju, gjithsesi, do të përgjigjeni për atë që punoni
Surah An-Nahl, Verse 93


وَلَا تَتَّخِذُوٓاْ أَيۡمَٰنَكُمۡ دَخَلَۢا بَيۡنَكُمۡ فَتَزِلَّ قَدَمُۢ بَعۡدَ ثُبُوتِهَا وَتَذُوقُواْ ٱلسُّوٓءَ بِمَا صَدَدتُّمۡ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَلَكُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٞ

Dhe, mos i merrni betimet tuaja për mashtrim në mes jush, e t’ju rrëshqas këmba, pasi që nguliti, e të shijoni dënimin, meqë penguat nga rruga e Perëndisë; e, për ju do të ketë ndëshkim të madh
Surah An-Nahl, Verse 94


وَلَا تَشۡتَرُواْ بِعَهۡدِ ٱللَّهِ ثَمَنٗا قَلِيلًاۚ إِنَّمَا عِندَ ٱللَّهِ هُوَ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

Mos e këmbeni obligimin e Perëndisë me ndojë vlerë të pakët. Ajo që është te Perëndia, është më e mirë për ju, nëse e dini
Surah An-Nahl, Verse 95


مَا عِندَكُمۡ يَنفَدُ وَمَا عِندَ ٱللَّهِ بَاقٖۗ وَلَنَجۡزِيَنَّ ٱلَّذِينَ صَبَرُوٓاْ أَجۡرَهُم بِأَحۡسَنِ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Ajo që është te ju – është e përkohshme, e ajo që është te Perëndia – është e përhershme. Dhe Na, me të vërtetë, do t’i shpërblejmë ata që kanë duruar, me shpërblimin më të mirë për atë që kanë punuar
Surah An-Nahl, Verse 96


مَنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا مِّن ذَكَرٍ أَوۡ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَلَنُحۡيِيَنَّهُۥ حَيَوٰةٗ طَيِّبَةٗۖ وَلَنَجۡزِيَنَّهُمۡ أَجۡرَهُم بِأَحۡسَنِ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Kush punon vepra të mira – qoftë mashkull apo femër – e është besimtar, Na do t’i japim atij që të kalojë jetë të bukur. Dhe, me të vërtetë, për veprat që kanë punuar, do t’i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë se sa që e kanë merituar
Surah An-Nahl, Verse 97


فَإِذَا قَرَأۡتَ ٱلۡقُرۡءَانَ فَٱسۡتَعِذۡ بِٱللَّهِ مِنَ ٱلشَّيۡطَٰنِ ٱلرَّجِيمِ

Kur të dëshirosh të lexosh Kur’anin, mbështetu te Perëndia (thuaj: “Eudhu-bil-lahi...”) që të të shpëtojë nga djalli i mallkuar
Surah An-Nahl, Verse 98


إِنَّهُۥ لَيۡسَ لَهُۥ سُلۡطَٰنٌ عَلَى ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَلَىٰ رَبِّهِمۡ يَتَوَكَّلُونَ

Me të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti ndaj atyre që besojnë dhe (të cilët) mbështeten te Zoti i tyre
Surah An-Nahl, Verse 99


إِنَّمَا سُلۡطَٰنُهُۥ عَلَى ٱلَّذِينَ يَتَوَلَّوۡنَهُۥ وَٱلَّذِينَ هُم بِهِۦ مُشۡرِكُونَ

pushteti i tij (djallit) është vetëm mbi ata, të cilët i binden atij dhe të cilët i bëjnë shok Perëndisë
Surah An-Nahl, Verse 100


وَإِذَا بَدَّلۡنَآ ءَايَةٗ مَّكَانَ ءَايَةٖ وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا يُنَزِّلُ قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مُفۡتَرِۭۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

Dhe, kur Ne, ta zëvendësojmë një ajet me një ajet tjetër – e Perëndia di më së mir se çka shpall – (Mohuesit) thonë: “Ti je vetëm trillues!” Por, nuk është ashtu, se shumica prej tyre nuk dijnë
Surah An-Nahl, Verse 101


قُلۡ نَزَّلَهُۥ رُوحُ ٱلۡقُدُسِ مِن رَّبِّكَ بِٱلۡحَقِّ لِيُثَبِّتَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَهُدٗى وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُسۡلِمِينَ

Thuaj: “E ka sjellur (Kur’anin) Shpirti i pastër (Xhebraili) nga Zoti yt me të vërtetën, për t’i forcuar ata që besojnë – udhërrëfyes dhe sihariq për muslimanët”
Surah An-Nahl, Verse 102


وَلَقَدۡ نَعۡلَمُ أَنَّهُمۡ يَقُولُونَ إِنَّمَا يُعَلِّمُهُۥ بَشَرٞۗ لِّسَانُ ٱلَّذِي يُلۡحِدُونَ إِلَيۡهِ أَعۡجَمِيّٞ وَهَٰذَا لِسَانٌ عَرَبِيّٞ مُّبِينٌ

Na e dimë mirë që ata thonë: “Atë (Muhammedin) e mëson një njeri!” Gjuha e tij, që po ia mveshin – se po e mëson atë – është gjuhë e të huajve (të cilën nuk e dinë arabët), kurse ky (Kur’ani) është në gjuhën e qartë arabe (me një stil të lartë)
Surah An-Nahl, Verse 103


إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ لَا يَهۡدِيهِمُ ٱللَّهُ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٌ

Me të vërtetë, ata që nuk u besojnë argumenteve të Perëndisë, Perëndia nuk i udhëzon dhe për ata ka dënim të dhembshëm
Surah An-Nahl, Verse 104


إِنَّمَا يَفۡتَرِي ٱلۡكَذِبَ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِۖ وَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡكَٰذِبُونَ

Me të vërtetë, trillojnë gënjeshtra vetëm ata që nuk u besojnë argumenteve të Perëndisë dhe ata janë gënjeshtarë të vërtetë
Surah An-Nahl, Verse 105


مَن كَفَرَ بِٱللَّهِ مِنۢ بَعۡدِ إِيمَٰنِهِۦٓ إِلَّا مَنۡ أُكۡرِهَ وَقَلۡبُهُۥ مُطۡمَئِنُّۢ بِٱلۡإِيمَٰنِ وَلَٰكِن مَّن شَرَحَ بِٱلۡكُفۡرِ صَدۡرٗا فَعَلَيۡهِمۡ غَضَبٞ مِّنَ ٱللَّهِ وَلَهُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٞ

Ai që mohon Perëndinë, pasi që pat besuar – përpos atij që është i detyruar me forcë (që të mohojë), por që zemra e tij është plot besim, (për të nuk ka mëkat) – por për ata që e hapin zemrën për mohim, për ta ka zemrim nga Perëndia dhe për ata ka dënim të madh
Surah An-Nahl, Verse 106


ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمُ ٱسۡتَحَبُّواْ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا عَلَى ٱلۡأٓخِرَةِ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡكَٰفِرِينَ

sepse, ata e duan më shumë jetën e kësaj bote se sa jetën e botës tjetër, e Perëndia nuk i udhëzon në rrugë të drejtë mohuesit
Surah An-Nahl, Verse 107


أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ طَبَعَ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ وَسَمۡعِهِمۡ وَأَبۡصَٰرِهِمۡۖ وَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡغَٰفِلُونَ

Këta janë ata të cilëve Perëndia ua ka vulosur zemrat e tyre, të dëgjuarit dhe të pamurit e tyre, dhe këta janë njerëz, vërtetë të shkujdesur
Surah An-Nahl, Verse 108


لَا جَرَمَ أَنَّهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ

S’ka dyshim se, ata, në botën tjetër do të jenë nga të humburit
Surah An-Nahl, Verse 109


ثُمَّ إِنَّ رَبَّكَ لِلَّذِينَ هَاجَرُواْ مِنۢ بَعۡدِ مَا فُتِنُواْ ثُمَّ جَٰهَدُواْ وَصَبَرُوٓاْ إِنَّ رَبَّكَ مِنۢ بَعۡدِهَا لَغَفُورٞ رَّحِيمٞ

Me të vërtetë, Zoti yt – për ata që kanë emigruar, pasi janë torturuar e mandej kanë luftuar (në të mirën) dhe kanë duruar, Perëndia, pas kësaj, padyshim, është falës dhe mëshirues
Surah An-Nahl, Verse 110


۞يَوۡمَ تَأۡتِي كُلُّ نَفۡسٖ تُجَٰدِلُ عَن نَّفۡسِهَا وَتُوَفَّىٰ كُلُّ نَفۡسٖ مَّا عَمِلَتۡ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ

(Kujtoje) ditën që do të vijë kur çdo njeri do të mbrojë vetëm veten dhe kur do t’i plotësohet çdokujt ajo që e ka punuar; e atyre nuk do t’u bëhet padrejtësi
Surah An-Nahl, Verse 111


وَضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا قَرۡيَةٗ كَانَتۡ ءَامِنَةٗ مُّطۡمَئِنَّةٗ يَأۡتِيهَا رِزۡقُهَا رَغَدٗا مِّن كُلِّ مَكَانٖ فَكَفَرَتۡ بِأَنۡعُمِ ٱللَّهِ فَأَذَٰقَهَا ٱللَّهُ لِبَاسَ ٱلۡجُوعِ وَٱلۡخَوۡفِ بِمَا كَانُواْ يَصۡنَعُونَ

Dhe, Perëndia sjell shembull një qytet, i cili është i sigurtë dhe i qetë, të cilit i arrinte furnizimi i bollshëm nga të gjitha anët, e që pastaj, ata mohuan dhuntitë e Perëndia, për atë që punuan ata, u dha që ta shijojnë urinë dhe frikën
Surah An-Nahl, Verse 112


وَلَقَدۡ جَآءَهُمۡ رَسُولٞ مِّنۡهُمۡ فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمُ ٱلۡعَذَابُ وَهُمۡ ظَٰلِمُونَ

Me të vërtetë, atyre u erdhi një pejgamber – nga mesi i tyre – por ata e konsideruan atë për gënjeshtar, dhe ata i goditi dënimi, ngase ishin zullumqarë
Surah An-Nahl, Verse 113


فَكُلُواْ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ حَلَٰلٗا طَيِّبٗا وَٱشۡكُرُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ إِن كُنتُمۡ إِيَّاهُ تَعۡبُدُونَ

Ushqehuni me furnizimet që u ka dhënë Perëndia – të lejuara dhe të mira, dhe falenderohuni dhuntive të Perëndisë, nëse vetëm Atij i luteni
Surah An-Nahl, Verse 114


إِنَّمَا حَرَّمَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡمَيۡتَةَ وَٱلدَّمَ وَلَحۡمَ ٱلۡخِنزِيرِ وَمَآ أُهِلَّ لِغَيۡرِ ٱللَّهِ بِهِۦۖ فَمَنِ ٱضۡطُرَّ غَيۡرَ بَاغٖ وَلَا عَادٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Perëndia u ka ndaluar juve vetëm coftinë, gjakun, mishin e derrit deh atë që ësthë therrur në emër tjetër, e jo në emër të Perëndisë. Por, ata, që ngushtohen nga uria e madhe, mund t’i hanë ato, sa për të zhdukur krizën e urisë, e jo të kalojnë kufirin; me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues
Surah An-Nahl, Verse 115


وَلَا تَقُولُواْ لِمَا تَصِفُ أَلۡسِنَتُكُمُ ٱلۡكَذِبَ هَٰذَا حَلَٰلٞ وَهَٰذَا حَرَامٞ لِّتَفۡتَرُواْ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَفۡتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَ لَا يُفۡلِحُونَ

Mos theksoni me gjuhët tuaja rrejshëm: “Kjo është e lejueshme, e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për Perëndinë. Me të vërtetë, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Perëndisë, nuk do të shpëtojnë
Surah An-Nahl, Verse 116


مَتَٰعٞ قَلِيلٞ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

do të kenë kënaqësi të shkurtër, por për ta do të ketë dënim të dhembshëm
Surah An-Nahl, Verse 117


وَعَلَى ٱلَّذِينَ هَادُواْ حَرَّمۡنَا مَا قَصَصۡنَا عَلَيۡكَ مِن قَبۡلُۖ وَمَا ظَلَمۡنَٰهُمۡ وَلَٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ

Dhe Hebrenjve, u kemi ndaluar atë që të treguam Na ty më parë. Na, nuk u kemi bërë atyre padrejtësi, por ata vetvetes i kanë bërë zullum
Surah An-Nahl, Verse 118


ثُمَّ إِنَّ رَبَّكَ لِلَّذِينَ عَمِلُواْ ٱلسُّوٓءَ بِجَهَٰلَةٖ ثُمَّ تَابُواْ مِنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَ وَأَصۡلَحُوٓاْ إِنَّ رَبَّكَ مِنۢ بَعۡدِهَا لَغَفُورٞ رَّحِيمٌ

Pastaj Zoti yt, atyre që kanë bërë keq nga padijenia, e që pastaj janë penduar dhe përmirësuar, - me të vërtetë, Zoti yt, pas kësaj, është falës dhe mëshirues
Surah An-Nahl, Verse 119


إِنَّ إِبۡرَٰهِيمَ كَانَ أُمَّةٗ قَانِتٗا لِّلَّهِ حَنِيفٗا وَلَمۡ يَكُ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ

Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë (përkah virtytet e tij sa) një popull, i përulur Perëndisë, i prirur (kah e mira) dhe nuk ka qenë nga idhujtarët
Surah An-Nahl, Verse 120


شَاكِرٗا لِّأَنۡعُمِهِۚ ٱجۡتَبَىٰهُ وَهَدَىٰهُ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ

ishte falenderues ndaj dhuntive të Tij (Perëndisë). Perëndia e zgjodhi atë dhe e udhëzoi në rrugë të drejtë
Surah An-Nahl, Verse 121


وَءَاتَيۡنَٰهُ فِي ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٗۖ وَإِنَّهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ لَمِنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ

dhe Ne, i kemi dhënë atij të mira në këtë botë, e në botën tjetër, me të vërtetë – do të jetë nga të mirët
Surah An-Nahl, Verse 122


ثُمَّ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ أَنِ ٱتَّبِعۡ مِلَّةَ إِبۡرَٰهِيمَ حَنِيفٗاۖ وَمَا كَانَ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ

Pastaj ty të kemi porositur: “Paso fenë e Ibrahimit – të prirur kah e mira!” Ai nuk ka qenë prej idhujtarëve
Surah An-Nahl, Verse 123


إِنَّمَا جُعِلَ ٱلسَّبۡتُ عَلَى ٱلَّذِينَ ٱخۡتَلَفُواْ فِيهِۚ وَإِنَّ رَبَّكَ لَيَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ

(Kremtja) e ditës së shtunë, është urdhëruar për ata, të cilët janë përçarë për këtë. Dhe, me të vërtetë, Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Kijametit, për atë që nuk pajtoheshin ata
Surah An-Nahl, Verse 124


ٱدۡعُ إِلَىٰ سَبِيلِ رَبِّكَ بِٱلۡحِكۡمَةِ وَٱلۡمَوۡعِظَةِ ٱلۡحَسَنَةِۖ وَجَٰدِلۡهُم بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِٱلۡمُهۡتَدِينَ

Thirri në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur. Dhe, diskuto me ta si është më bukur! Me të vërtetë, Zoti yt di më së miri ata, që janë shmangur nga rruga e Tij, e Ai di më së miri (edhe) ata që janë në rrugën e drejtë
Surah An-Nahl, Verse 125


وَإِنۡ عَاقَبۡتُمۡ فَعَاقِبُواْ بِمِثۡلِ مَا عُوقِبۡتُم بِهِۦۖ وَلَئِن صَبَرۡتُمۡ لَهُوَ خَيۡرٞ لِّلصَّـٰبِرِينَ

E, nëse ndëshkoni, ndëshkoni ashtu si keni qenë të ndëshkuar ju, e nëse duroheni, kjo është më së miri për të durueshmit
Surah An-Nahl, Verse 126


وَٱصۡبِرۡ وَمَا صَبۡرُكَ إِلَّا بِٱللَّهِۚ وَلَا تَحۡزَنۡ عَلَيۡهِمۡ وَلَا تَكُ فِي ضَيۡقٖ مِّمَّا يَمۡكُرُونَ

Duro! Durimi yt është vetëm me ndihmën e Perëndisë. Dhe, mos u pikëllo për ta, e mos u ngushto ti për shkak të dredhive të tyre
Surah An-Nahl, Verse 127


إِنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَواْ وَّٱلَّذِينَ هُم مُّحۡسِنُونَ

me të vërtetë, Perëndia është me ata, që i druajnë Perëndisë dhe që janë bamirës
Surah An-Nahl, Verse 128


Author: Hasan Efendi Nahi


<< Surah 15
>> Surah 17

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai