UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah An-Nahl - Albanian Translation by Feti Mehdiu


أَتَىٰٓ أَمۡرُ ٱللَّهِ فَلَا تَسۡتَعۡجِلُوهُۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

Erdh ajo që e ka caktuar All-llahu, prandaj mos e ngutni! Qoftë lavdëruar Ai dhe qoftë shumë lart mbi ata të cilët ia konsiderojnë të barabartë
Surah An-Nahl, Verse 1


يُنَزِّلُ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةَ بِٱلرُّوحِ مِنۡ أَمۡرِهِۦ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦٓ أَنۡ أَنذِرُوٓاْ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱتَّقُونِ

U dërgon engjujt me shpallje, sipas urdhërit të Tij, atyre njerëzve të vet që do ai t’ua tërheqin vërejtjen se nuk ka Zot tjetër përveç Meje, pra frikësohmuni!”
Surah An-Nahl, Verse 2


خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّۚ تَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

Ka krijuar, me arsye, qiejt dhe tokën; është shumë i lartë mbi ata që ia bëjnë shok
Surah An-Nahl, Verse 3


خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِن نُّطۡفَةٖ فَإِذَا هُوَ خَصِيمٞ مُّبِينٞ

E ka krijuar njeriunnn prej nëj pikë fare, e ai menjëherë bëhet kundërshtar flagrant
Surah An-Nahl, Verse 4


وَٱلۡأَنۡعَٰمَ خَلَقَهَاۖ لَكُمۡ فِيهَا دِفۡءٞ وَمَنَٰفِعُ وَمِنۡهَا تَأۡكُلُونَ

Ai i krijon edhe kafshët. Ju me ato mbroheni nga të ftohtit, e keni edhe dobi të tjera, sepse prej tyre edhe ushqeheni
Surah An-Nahl, Verse 5


وَلَكُمۡ فِيهَا جَمَالٌ حِينَ تُرِيحُونَ وَحِينَ تَسۡرَحُونَ

Ato i keni edhe zbukurim, kur i çoni të kullosin dhe kur i ktheni nga kullosa
Surah An-Nahl, Verse 6


وَتَحۡمِلُ أَثۡقَالَكُمۡ إِلَىٰ بَلَدٖ لَّمۡ تَكُونُواْ بَٰلِغِيهِ إِلَّا بِشِقِّ ٱلۡأَنفُسِۚ إِنَّ رَبَّكُمۡ لَرَءُوفٞ رَّحِيمٞ

Ua bartin edhe barrët në vende në të cilat nuk do të arrinit pa vështirësi të mëdha – Zoti juaj është me të vërtetë i butë dhe i mëshirshëm. –
Surah An-Nahl, Verse 7


وَٱلۡخَيۡلَ وَٱلۡبِغَالَ وَٱلۡحَمِيرَ لِتَرۡكَبُوهَا وَزِينَةٗۚ وَيَخۡلُقُ مَا لَا تَعۡلَمُونَ

Edhe kuajt dhe mushkat, edhe gomarët – që t’u hipni, por edhe si zbukurim – dhe krijon çka nuk e dini ju
Surah An-Nahl, Verse 8


وَعَلَى ٱللَّهِ قَصۡدُ ٱلسَّبِيلِ وَمِنۡهَا جَآئِرٞۚ وَلَوۡ شَآءَ لَهَدَىٰكُمۡ أَجۡمَعِينَ

Është punë e All-llahut t’u tregojë rrugën e drejtë, por ka edhe të shtrembëta; po të kishte dashur Ai, të gjithëve do t’u kishte udhëzuar
Surah An-Nahl, Verse 9


هُوَ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗۖ لَّكُم مِّنۡهُ شَرَابٞ وَمِنۡهُ شَجَرٞ فِيهِ تُسِيمُونَ

Ai u lëshon nga qielli ujë, prej të cilit pini, edhe pyje ju kullotni bagëtitë
Surah An-Nahl, Verse 10


يُنۢبِتُ لَكُم بِهِ ٱلزَّرۡعَ وَٱلزَّيۡتُونَ وَٱلنَّخِيلَ وَٱلۡأَعۡنَٰبَ وَمِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ

Ai bën që me ndihmën e tij t’u rritet drithi, edhe ullinjt, edhe panjat, rrushi dhe të jgitha frutet; kjo është me të vërtetë argument për njerëzit të cilët mendojnë
Surah An-Nahl, Verse 11


وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ وَٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ وَٱلنُّجُومُ مُسَخَّرَٰتُۢ بِأَمۡرِهِۦٓۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ

Juve ua ka nënshtruar natën edhe ditën, Edhe Diellin edhe Hënën, kurse yjt i janë nënshtruar vullnetit të Tij; në këto, vërtetë, ka argumente për njerëzit që kanë mend
Surah An-Nahl, Verse 12


وَمَا ذَرَأَ لَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُخۡتَلِفًا أَلۡوَٰنُهُۥٓۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَذَّكَّرُونَ

Dhe në tokë u krijon gjithfarë llojesh të ndryshme; ajo është njëmend argument për njerëzit që kujtohen
Surah An-Nahl, Verse 13


وَهُوَ ٱلَّذِي سَخَّرَ ٱلۡبَحۡرَ لِتَأۡكُلُواْ مِنۡهُ لَحۡمٗا طَرِيّٗا وَتَسۡتَخۡرِجُواْ مِنۡهُ حِلۡيَةٗ تَلۡبَسُونَهَاۖ وَتَرَى ٱلۡفُلۡكَ مَوَاخِرَ فِيهِ وَلِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

Dhe Ai është i cili u vë në shërbim edhe detin, prej të cilit hani mish të freskët dhe të nxirrni stoli, të cilat i bani. Dhe i sheh anijet si e trupojnë që të fitoni diçka nga begatitë e tij, ndoshta do të jeni mirënjohës
Surah An-Nahl, Verse 14


وَأَلۡقَىٰ فِي ٱلۡأَرۡضِ رَوَٰسِيَ أَن تَمِيدَ بِكُمۡ وَأَنۡهَٰرٗا وَسُبُلٗا لَّعَلَّكُمۡ تَهۡتَدُونَ

Ai ka shpërndarë nëpër tokë male të palëvizshme që të mos u tundin, si edhe lumenj e rrugë mbase do të merrni të mbarën
Surah An-Nahl, Verse 15


وَعَلَٰمَٰتٖۚ وَبِٱلنَّجۡمِ هُمۡ يَهۡتَدُونَ

Edhe udhëtregues, kurse ata orientohen edhe me anë të yllit
Surah An-Nahl, Verse 16


أَفَمَن يَخۡلُقُ كَمَن لَّا يَخۡلُقُۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

Po a është pra njëlloj ai i cili krijon sikur ai që nuk krijon?! A nuk mblidhni mendjen
Surah An-Nahl, Verse 17


وَإِن تَعُدُّواْ نِعۡمَةَ ٱللَّهِ لَا تُحۡصُوهَآۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَغَفُورٞ رَّحِيمٞ

Në qoftë se ju numroni dhuntitë e All-llahut, nuk do t’ia dilni dot në fund. All-llahu, pa dyshim fal dhe është shumë i mëshirshëm
Surah An-Nahl, Verse 18


وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا تُسِرُّونَ وَمَا تُعۡلِنُونَ

All-llahu e di çka fshihni e çka e shfaqni haptazi
Surah An-Nahl, Verse 19


وَٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَا يَخۡلُقُونَ شَيۡـٔٗا وَهُمۡ يُخۡلَقُونَ

Kurse ata të cilëve u falen, përveç All-llahut, kurrgja nuk krijojnë; ata janë vetë të krijuar
Surah An-Nahl, Verse 20


أَمۡوَٰتٌ غَيۡرُ أَحۡيَآءٖۖ وَمَا يَشۡعُرُونَ أَيَّانَ يُبۡعَثُونَ

Të vdekur janë, nuk janë të gjallë dhe as nuk do të ndinë se kur do të ngjallen
Surah An-Nahl, Verse 21


إِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۚ فَٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ قُلُوبُهُم مُّنكِرَةٞ وَهُم مُّسۡتَكۡبِرُونَ

Zoti i juaj është një Zot! Zemrat e atyre që mohojnë nuk besojnë në botën tjetër, ata sillen me arrogancë, mendjemadhësi
Surah An-Nahl, Verse 22


لَا جَرَمَ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعۡلِنُونَۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُسۡتَكۡبِرِينَ

S’ka dyshim se All-llahu e di atë çka fshehin ata, edhe atë që shfaqin haptazi. Ai, me të vërtetë, nuk i do arrogantët
Surah An-Nahl, Verse 23


وَإِذَا قِيلَ لَهُم مَّاذَآ أَنزَلَ رَبُّكُمۡ قَالُوٓاْ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

E kur i pyet dikush: “Çka ka shpallur Zoti juaj?” – ata thonë: “Trillime të popujve të lashtë!”
Surah An-Nahl, Verse 24


لِيَحۡمِلُوٓاْ أَوۡزَارَهُمۡ كَامِلَةٗ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَمِنۡ أَوۡزَارِ ٱلَّذِينَ يُضِلُّونَهُم بِغَيۡرِ عِلۡمٍۗ أَلَا سَآءَ مَا يَزِرُونَ

Në mënyrë që ditën e gjykimit të bartin tërë barrën e vet, por edhe një pjesë të barrës së atyre të cilët i kanë mashtruar me pa dije. Është e tmerrshme ajo që do ta bartin ata
Surah An-Nahl, Verse 25


قَدۡ مَكَرَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ فَأَتَى ٱللَّهُ بُنۡيَٰنَهُم مِّنَ ٱلۡقَوَاعِدِ فَخَرَّ عَلَيۡهِمُ ٱلسَّقۡفُ مِن فَوۡقِهِمۡ وَأَتَىٰهُمُ ٱلۡعَذَابُ مِنۡ حَيۡثُ لَا يَشۡعُرُونَ

Edhe të tjerët para tyre kanë thurur gënjeshtra, prandaj All-llahu shembi nga themelet ndërtesat e tyre, kurse kulmi u shemb mbi ta – se dënimi u erdh prej nga nuk e pritnin
Surah An-Nahl, Verse 26


ثُمَّ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ يُخۡزِيهِمۡ وَيَقُولُ أَيۡنَ شُرَكَآءِيَ ٱلَّذِينَ كُنتُمۡ تُشَـٰٓقُّونَ فِيهِمۡۚ قَالَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ إِنَّ ٱلۡخِزۡيَ ٱلۡيَوۡمَ وَٱلسُّوٓءَ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ

Kurse në ditën e gjykimit Ai do t’i turpërojë dhe t’u thotë: “Ku janë ata të cilët i keni konsideruar si shokë të mi, për të cilët jeni grindur?” Ata që kuptojnë do të thonë: “Sot turpi e dënimi do t’i arrijë mosbesimtarët
Surah An-Nahl, Verse 27


ٱلَّذِينَ تَتَوَفَّىٰهُمُ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ ظَالِمِيٓ أَنفُسِهِمۡۖ فَأَلۡقَوُاْ ٱلسَّلَمَ مَا كُنَّا نَعۡمَلُ مِن سُوٓءِۭۚ بَلَىٰٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

Të cilëve engjujt ua marrin shpirtin si kriminelë ndaj vetvetes. Dhe ata do të dorëzohen e do të thonë: “Ne nuk kemi bërë asnjë të keqe”! Ama All-llahu e di me siguri shumë mirë se çka punoni
Surah An-Nahl, Verse 28


فَٱدۡخُلُوٓاْ أَبۡوَٰبَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَاۖ فَلَبِئۡسَ مَثۡوَى ٱلۡمُتَكَبِّرِينَ

Prandaj, hyni në dyert e xhehennemit, aty do të mbeteni për sa të jetë jeta! O sa vendbanim i tmerrshëm do të jetë për mendjemëdhenjtë
Surah An-Nahl, Verse 29


۞وَقِيلَ لِلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ مَاذَآ أَنزَلَ رَبُّكُمۡۚ قَالُواْ خَيۡرٗاۗ لِّلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ فِي هَٰذِهِ ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٞۚ وَلَدَارُ ٱلۡأٓخِرَةِ خَيۡرٞۚ وَلَنِعۡمَ دَارُ ٱلۡمُتَّقِينَ

Ndërsa atyre që i drojnë All-llahut, do t’u thuhet: “Çka ka shpallur Zoti i juaj?” – “Mirë”! përgjigjen. Ata që bëjnë vepra të mira në këtë botë, do të kenë shpërblime të mira, por ajo botë është, me siguri, edhe më e mirë. Sa vendbanim i bukur do të jetë për ata që i janë frikësuar All-llahut
Surah An-Nahl, Verse 30


جَنَّـٰتُ عَدۡنٖ يَدۡخُلُونَهَا تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ لَهُمۡ فِيهَا مَا يَشَآءُونَۚ كَذَٰلِكَ يَجۡزِي ٱللَّهُ ٱلۡمُتَّقِينَ

Do të hyjnë nëpër xhennete të Adnit ku rrjedhin lumenj. Aty ata do të kenë çdo send që dëshirojnë. Ashtu All-llahu i shpërblen ata të cilët i drojnë atij
Surah An-Nahl, Verse 31


ٱلَّذِينَ تَتَوَفَّىٰهُمُ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ طَيِّبِينَ يَقُولُونَ سَلَٰمٌ عَلَيۡكُمُ ٱدۡخُلُواْ ٱلۡجَنَّةَ بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

Ata të cilëve engjujt ua marrin shpirtin duke qenë të pastër, do t’u thonë: “Paqa qoftë me ju! Hyni në xhennet me veprat që i keni punuar”
Surah An-Nahl, Verse 32


هَلۡ يَنظُرُونَ إِلَّآ أَن تَأۡتِيَهُمُ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ أَوۡ يَأۡتِيَ أَمۡرُ رَبِّكَۚ كَذَٰلِكَ فَعَلَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ وَمَا ظَلَمَهُمُ ٱللَّهُ وَلَٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ

Vallë ç’presin tjetër veç se t’u vijnë engjujt, ose t’u vijë urdhëri i Zotit tënd për dënim? Ashtu kanë vepruar edhe ata përpara tyre. All-llahu atyre nuk u ka bërë padrejtësi, por ata vetvetes i bënin padrejtësi
Surah An-Nahl, Verse 33


فَأَصَابَهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا عَمِلُواْ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

Dhe dënimi i ka goditur për veprat e këqia që kanë bërë, dhe nga të gjitha anët i përfshiu ajo me të cilën talleshin
Surah An-Nahl, Verse 34


وَقَالَ ٱلَّذِينَ أَشۡرَكُواْ لَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَا عَبَدۡنَا مِن دُونِهِۦ مِن شَيۡءٖ نَّحۡنُ وَلَآ ءَابَآؤُنَا وَلَا حَرَّمۡنَا مِن دُونِهِۦ مِن شَيۡءٖۚ كَذَٰلِكَ فَعَلَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ فَهَلۡ عَلَى ٱلرُّسُلِ إِلَّا ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ

Politeistët thonë: “Po të kishte dashur All-llahu, as ne as të parët tanë, nuk do t’i faleshim askujt, përveç Atij dhe pa atë (vullnetin e tij) asgjë nuk do të konsideronim të ndaluar”. Ashtu kanë vepruar ata para tyre. Po mos kanë qenë profetët të detyruar për tjetër send, përveç të njoftojnë haptazi
Surah An-Nahl, Verse 35


وَلَقَدۡ بَعَثۡنَا فِي كُلِّ أُمَّةٖ رَّسُولًا أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱجۡتَنِبُواْ ٱلطَّـٰغُوتَۖ فَمِنۡهُم مَّنۡ هَدَى ٱللَّهُ وَمِنۡهُم مَّنۡ حَقَّتۡ عَلَيۡهِ ٱلضَّلَٰلَةُۚ فَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُكَذِّبِينَ

Ne me siguri i kemi dërguar çdo populli një profet: “Faljuni All-llahut dhe shmangiuni idhujve”! Ndër ata ka pasur edhe të atillë të cilëve All-llahu u ka treguar rrugën e drejtë, por edhe të atillë, të cilët i ka mbuluar mashtrimi; prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni si e kanë pasuar gënjeshtarët
Surah An-Nahl, Verse 36


إِن تَحۡرِصۡ عَلَىٰ هُدَىٰهُمۡ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَن يُضِلُّۖ وَمَا لَهُم مِّن نَّـٰصِرِينَ

Kushedi sa të dëshirosh që ata të jenë në rrugë të drejtë, All-llahu nuk e drejton në rrugë të drejtë atë që e ka lënë të humbur, për ata nuk ka ndihmëtarë
Surah An-Nahl, Verse 37


وَأَقۡسَمُواْ بِٱللَّهِ جَهۡدَ أَيۡمَٰنِهِمۡ لَا يَبۡعَثُ ٱللَّهُ مَن يَمُوتُۚ بَلَىٰ وَعۡدًا عَلَيۡهِ حَقّٗا وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

Ata betohen në All-llahun me bindje të fortë se “All-llahu nuk do ta ngjallë atë që vdes”! Po si jo, premtimi i Tij është i vërtetë – vetëm se shumica e njerëzve nuk e dinë
Surah An-Nahl, Verse 38


لِيُبَيِّنَ لَهُمُ ٱلَّذِي يَخۡتَلِفُونَ فِيهِ وَلِيَعۡلَمَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَنَّهُمۡ كَانُواْ كَٰذِبِينَ

Për t’ua sqaruar atë rreth çkahit janë përçarë dhe për t’i mësuar (drejtuar) ata që kanë mohuar se me të vërtetë janë, gënjeshtarë
Surah An-Nahl, Verse 39


إِنَّمَا قَوۡلُنَا لِشَيۡءٍ إِذَآ أَرَدۡنَٰهُ أَن نَّقُولَ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ

Kur dëshirojmë ndonjësend, mjafton fjala jonë, t’i themi: “Bëhu”! dhe ai bëhet
Surah An-Nahl, Verse 40


وَٱلَّذِينَ هَاجَرُواْ فِي ٱللَّهِ مِنۢ بَعۡدِ مَا ظُلِمُواْ لَنُبَوِّئَنَّهُمۡ فِي ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٗۖ وَلَأَجۡرُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَكۡبَرُۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ

Ata të cilët emigrojnë për hirë të All-llahut, pasi që u janë bërë padrejtësi, Ne do t’i vendosim, qysh në këtë botë, në vende të mira; por shpërblimi në botën tjetër është edhe më i madh, sikur vetëm ta dinin
Surah An-Nahl, Verse 41


ٱلَّذِينَ صَبَرُواْ وَعَلَىٰ رَبِّهِمۡ يَتَوَكَّلُونَ

Ata që durojnë dhe janë të mbështetur në Zotin e tyre
Surah An-Nahl, Verse 42


وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ إِلَّا رِجَالٗا نُّوحِيٓ إِلَيۡهِمۡۖ فَسۡـَٔلُوٓاْ أَهۡلَ ٱلذِّكۡرِ إِن كُنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ

Ne edhe para teje për profetë kemi dërguar vetëm njerëz, ët cilëve u kemi dhënë shpallje – pyetni pasuesit e Librit nëse nuk e dini
Surah An-Nahl, Verse 43


بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَٱلزُّبُرِۗ وَأَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلذِّكۡرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيۡهِمۡ وَلَعَلَّهُمۡ يَتَفَكَّرُونَ

Argumente të qarta dhe Libra. Ndërsa ty të shpallëm Kur’anin t’ua sqarosh njerëzve atë që u shpallet, mbase edhe ata do të mendojnë
Surah An-Nahl, Verse 44


أَفَأَمِنَ ٱلَّذِينَ مَكَرُواْ ٱلسَّيِّـَٔاتِ أَن يَخۡسِفَ ٱللَّهُ بِهِمُ ٱلۡأَرۡضَ أَوۡ يَأۡتِيَهُمُ ٱلۡعَذَابُ مِنۡ حَيۡثُ لَا يَشۡعُرُونَ

A janë të sigurtë ata që ëndërrojnë dinakëri të ndyta – se All-llahu nuk do t’i shtijë në dhe, ose nuk do t’u vijë dënimi prej kah as nuk e paramendojnë
Surah An-Nahl, Verse 45


أَوۡ يَأۡخُذَهُمۡ فِي تَقَلُّبِهِمۡ فَمَا هُم بِمُعۡجِزِينَ

Ose se nuk do t’i rrëmbejë në luhatshmërinë e tyre – se ata nuk janë mrekullibërës
Surah An-Nahl, Verse 46


أَوۡ يَأۡخُذَهُمۡ عَلَىٰ تَخَوُّفٖ فَإِنَّ رَبَّكُمۡ لَرَءُوفٞ رَّحِيمٌ

Apo se nuk do t’i përfshijë me tmerr? Ndrëkaq Zoti juaj është, njëmend, i butë dhe i mëshirshëm
Surah An-Nahl, Verse 47


أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَىٰ مَا خَلَقَ ٱللَّهُ مِن شَيۡءٖ يَتَفَيَّؤُاْ ظِلَٰلُهُۥ عَنِ ٱلۡيَمِينِ وَٱلشَّمَآئِلِ سُجَّدٗا لِّلَّهِ وَهُمۡ دَٰخِرُونَ

Po a nuk shohin ata hiç se ç’ka krijuar All-llahu; herë djathtas herë majtas zgjat hijen e vet; si përulje ndaj All-llahut, edhe ajo, madje, është përulje
Surah An-Nahl, Verse 48


وَلِلَّهِۤ يَسۡجُدُۤ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ مِن دَآبَّةٖ وَٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ وَهُمۡ لَا يَسۡتَكۡبِرُونَ

All-llahut i falet (bën sexhde) çdo krijesë e gjallë në qiej dhe në tokë, si edhe engjujt, dhe ata nuk bëjnë mendjemadhësi
Surah An-Nahl, Verse 49


يَخَافُونَ رَبَّهُم مِّن فَوۡقِهِمۡ وَيَفۡعَلُونَ مَا يُؤۡمَرُونَ۩

I frikësohen Zotit të vet, i cili sundon me ata, dhe veprojnë ashtu si u urdhërohet
Surah An-Nahl, Verse 50


۞وَقَالَ ٱللَّهُ لَا تَتَّخِذُوٓاْ إِلَٰهَيۡنِ ٱثۡنَيۡنِۖ إِنَّمَا هُوَ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞ فَإِيَّـٰيَ فَٱرۡهَبُونِ

All-llahu thotë: “Mos u besoni dy zotërave! – vetëm një është Zot, - dhe frikësohmuni vetëm mua”
Surah An-Nahl, Verse 51


وَلَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَلَهُ ٱلدِّينُ وَاصِبًاۚ أَفَغَيۡرَ ٱللَّهِ تَتَّقُونَ

E tij është gjithçka është në qiej dhe në tokë dhe feja e tij është e qëndrueshme. A t’i frikësoheni tjetërkujt përveç All-llahut
Surah An-Nahl, Verse 52


وَمَا بِكُم مِّن نِّعۡمَةٖ فَمِنَ ٱللَّهِۖ ثُمَّ إِذَا مَسَّكُمُ ٱلضُّرُّ فَإِلَيۡهِ تَجۡـَٔرُونَ

Nga All-llahu është çdo dhunt që e shijoni, e sapo u goditë ndonjë rrezik, prapë atij i luteni për ndihmë
Surah An-Nahl, Verse 53


ثُمَّ إِذَا كَشَفَ ٱلضُّرَّ عَنكُمۡ إِذَا فَرِيقٞ مِّنكُم بِرَبِّهِمۡ يُشۡرِكُونَ

Dhe pastaj kur Ai ua largon rrezikun, një grup prej jush i bëjnë shok Zotit të tyre
Surah An-Nahl, Verse 54


لِيَكۡفُرُواْ بِمَآ ءَاتَيۡنَٰهُمۡۚ فَتَمَتَّعُواْ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ

Për ta mohuar atë që Ne u kemi dhënë. Ani, kënaquni por do t’a shihni
Surah An-Nahl, Verse 55


وَيَجۡعَلُونَ لِمَا لَا يَعۡلَمُونَ نَصِيبٗا مِّمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡۗ تَٱللَّهِ لَتُسۡـَٔلُنَّ عَمَّا كُنتُمۡ تَفۡتَرُونَ

Atyre që nuk dinë asgjë u japin një pjesë nga ajo që ua japim Ne. Pasha All-llahun, do të merreni në pyetje për atë që po trilloni gënjeshtra gjithmonë
Surah An-Nahl, Verse 56


وَيَجۡعَلُونَ لِلَّهِ ٱلۡبَنَٰتِ سُبۡحَٰنَهُۥ وَلَهُم مَّا يَشۡتَهُونَ

All-llahut i përshkruajnë vajza – qoftë lavdëruar! – kurse vetes atë çka dëshirojnë vetë
Surah An-Nahl, Verse 57


وَإِذَا بُشِّرَ أَحَدُهُم بِٱلۡأُنثَىٰ ظَلَّ وَجۡهُهُۥ مُسۡوَدّٗا وَهُوَ كَظِيمٞ

Ndërsa kur ndonjërit i lajmërojnë se i ka lindur vajzë, i terrohet fëtyra dhe bëhet si i mjerë
Surah An-Nahl, Verse 58


يَتَوَٰرَىٰ مِنَ ٱلۡقَوۡمِ مِن سُوٓءِ مَا بُشِّرَ بِهِۦٓۚ أَيُمۡسِكُهُۥ عَلَىٰ هُونٍ أَمۡ يَدُسُّهُۥ فِي ٱلتُّرَابِۗ أَلَا سَآءَ مَا يَحۡكُمُونَ

Fshihet prej njerëzve për fatkeqësinë që i kanë lajmëruar: a ta ruaj kështu i nënçmuar apo ta shtjer në dhe (varrosë)? Po sa keq që gjykojnë
Surah An-Nahl, Verse 59


لِلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ مَثَلُ ٱلسَّوۡءِۖ وَلِلَّهِ ٱلۡمَثَلُ ٱلۡأَعۡلَىٰۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

Ata që nuk besojnë në botën tjetër janë shembull i keq, kurse All-llahu është shembull i amshueshëm; Ai është i fuqishëm dhe i urtë
Surah An-Nahl, Verse 60


وَلَوۡ يُؤَاخِذُ ٱللَّهُ ٱلنَّاسَ بِظُلۡمِهِم مَّا تَرَكَ عَلَيۡهَا مِن دَآبَّةٖ وَلَٰكِن يُؤَخِّرُهُمۡ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗىۖ فَإِذَا جَآءَ أَجَلُهُمۡ لَا يَسۡتَـٔۡخِرُونَ سَاعَةٗ وَلَا يَسۡتَقۡدِمُونَ

Sikur All-llahu t’i dënonte njerëzit për krimet e tyre, nuk do të linte asgjë të gjallë në tokë, por Ai i lë deri në një afat të caktuar, e kur vjen afati, për asnjë moment nuk munden as ta vonojnë e as ta shpejtojnë
Surah An-Nahl, Verse 61


وَيَجۡعَلُونَ لِلَّهِ مَا يَكۡرَهُونَۚ وَتَصِفُ أَلۡسِنَتُهُمُ ٱلۡكَذِبَ أَنَّ لَهُمُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ لَا جَرَمَ أَنَّ لَهُمُ ٱلنَّارَ وَأَنَّهُم مُّفۡرَطُونَ

Ata i përshkruajnë All-llahut atë ndaj të cilës vetë ndiejnë neveri dhe gjuhët e tyre flasin gënjeshtra, (thonë) atyre u takon mirësia; mirëpo ata padyshim i pret zjarri, ata do të futen të parët në të
Surah An-Nahl, Verse 62


تَٱللَّهِ لَقَدۡ أَرۡسَلۡنَآ إِلَىٰٓ أُمَمٖ مِّن قَبۡلِكَ فَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَعۡمَٰلَهُمۡ فَهُوَ وَلِيُّهُمُ ٱلۡيَوۡمَ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

Pasha All-llahun, Ne edhe përpara teje, popujve u kemi dërguar profetë, por djalli ua ka zbukuruar atyre sjelljet e veta, dhe tani ai është shok i tyre, ata i pret dënim i dhembshëm
Surah An-Nahl, Verse 63


وَمَآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ إِلَّا لِتُبَيِّنَ لَهُمُ ٱلَّذِي ٱخۡتَلَفُواْ فِيهِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

Ne ty të shpallëm Librin vetëm se t’ua sqarosh atyre çështjen rreth së cilës u përçanë, dhe të jetë udhëzim e mëshirë për ata që besojnë
Surah An-Nahl, Verse 64


وَٱللَّهُ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَحۡيَا بِهِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَآۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَسۡمَعُونَ

All-llahulëshon ujë nga qielli dhe me te, tokës, pasi që ka vdekur, ia kthen jetën. Ajo është, vërtetë, argument për njerëzit që duan të dëgjojnë
Surah An-Nahl, Verse 65


وَإِنَّ لَكُمۡ فِي ٱلۡأَنۡعَٰمِ لَعِبۡرَةٗۖ نُّسۡقِيكُم مِّمَّا فِي بُطُونِهِۦ مِنۢ بَيۡنِ فَرۡثٖ وَدَمٖ لَّبَنًا خَالِصٗا سَآئِغٗا لِّلشَّـٰرِبِينَ

Ju keni shembull edhe te kafshët: “Ne bëjmë që nga barku i tyre të pini tambël të kulluar, që bëhet nga përtypja në stomak dhe na gjaku – të shijshëm për ata që e pinë
Surah An-Nahl, Verse 66


وَمِن ثَمَرَٰتِ ٱلنَّخِيلِ وَٱلۡأَعۡنَٰبِ تَتَّخِذُونَ مِنۡهُ سَكَرٗا وَرِزۡقًا حَسَنًاۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ

Kurse nga frytet e panjës dhe pjergullës merrni pije dhe ushqim të shijshëm. Ajo është, njëmend, argument për ata të cilët kanë mend
Surah An-Nahl, Verse 67


وَأَوۡحَىٰ رَبُّكَ إِلَى ٱلنَّحۡلِ أَنِ ٱتَّخِذِي مِنَ ٱلۡجِبَالِ بُيُوتٗا وَمِنَ ٱلشَّجَرِ وَمِمَّا يَعۡرِشُونَ

Zoti i tyre e ka frymëzuar bletën dhe i tha: “Bëni vetes shtëpia nëpër male dhe lisa edhe në atë që ata mbulojnë
Surah An-Nahl, Verse 68


ثُمَّ كُلِي مِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِ فَٱسۡلُكِي سُبُلَ رَبِّكِ ذُلُلٗاۚ يَخۡرُجُ مِنۢ بُطُونِهَا شَرَابٞ مُّخۡتَلِفٌ أَلۡوَٰنُهُۥ فِيهِ شِفَآءٞ لِّلنَّاسِۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ

Pastaj ha fryte të llojllojshme, mandej me urtësi ec rrugëve të Zotit tënd”! Nga brendia e tyre dalin pije me ngjyra të ndryshme që është shërim për njerëzit. Ajo është, njëmend, argument për ata që mendojnë
Surah An-Nahl, Verse 69


وَٱللَّهُ خَلَقَكُمۡ ثُمَّ يَتَوَفَّىٰكُمۡۚ وَمِنكُم مَّن يُرَدُّ إِلَىٰٓ أَرۡذَلِ ٱلۡعُمُرِ لِكَيۡ لَا يَعۡلَمَ بَعۡدَ عِلۡمٖ شَيۡـًٔاۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٞ قَدِيرٞ

All-llahu u ka krijuar, e pastaj ua merr shpirtin; Ka nga ju, të cilët përjetojnë pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dinë asgjë nga ajo që kanë ditur. All-llahu është, vërtetë, i gjithëdijshëm dhe i gjithëfuqishëm
Surah An-Nahl, Verse 70


وَٱللَّهُ فَضَّلَ بَعۡضَكُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ فِي ٱلرِّزۡقِۚ فَمَا ٱلَّذِينَ فُضِّلُواْ بِرَآدِّي رِزۡقِهِمۡ عَلَىٰ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ فَهُمۡ فِيهِ سَوَآءٌۚ أَفَبِنِعۡمَةِ ٱللَّهِ يَجۡحَدُونَ

All-llahu u jep disave më shumë se sa të tjerëve. Por ata, të cilëve u është dhënë më shumë, nuk u japin atyre që i kanë në posedimin e tyre, edhe pse kanë nevoja të barabarta. A e mohojnë edhe dhuntinë e All-llahut
Surah An-Nahl, Verse 71


وَٱللَّهُ جَعَلَ لَكُم مِّنۡ أَنفُسِكُمۡ أَزۡوَٰجٗا وَجَعَلَ لَكُم مِّنۡ أَزۡوَٰجِكُم بَنِينَ وَحَفَدَةٗ وَرَزَقَكُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِۚ أَفَبِٱلۡبَٰطِلِ يُؤۡمِنُونَ وَبِنِعۡمَتِ ٱللَّهِ هُمۡ يَكۡفُرُونَ

All-llahu krijon për ju femra të llojit tuaj, kurse prej grave tuaja u jep djem e nipër, u furnizon me sende të bukura. Mirëpo ato gënjeshtrës i besojnë, kurse dhuntinë e All-llahut e mohojnë
Surah An-Nahl, Verse 72


وَيَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَمۡلِكُ لَهُمۡ رِزۡقٗا مِّنَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ شَيۡـٔٗا وَلَا يَسۡتَطِيعُونَ

Dhe i falen, përveç All-llahut, atyre që nuk janë në gjendje t’u japin asnjëfarë ushqimi, as nga qielli as nga toka, dhe nuk munden asgjë
Surah An-Nahl, Verse 73


فَلَا تَضۡرِبُواْ لِلَّهِ ٱلۡأَمۡثَالَۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ وَأَنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ

Po mos i sillni All-llahut shembuj! All-llahu me të vërtetë di por ju nuk dini
Surah An-Nahl, Verse 74


۞ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلًا عَبۡدٗا مَّمۡلُوكٗا لَّا يَقۡدِرُ عَلَىٰ شَيۡءٖ وَمَن رَّزَقۡنَٰهُ مِنَّا رِزۡقًا حَسَنٗا فَهُوَ يُنفِقُ مِنۡهُ سِرّٗا وَجَهۡرًاۖ هَلۡ يَسۡتَوُۥنَۚ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

All-llahu u sjell si shembull rrobin në posedim, të huajin i cili nuk ka asgjë dhe atë, të cilin Ne e kemi furnizuar mirë dhe që jep nga ajo fshehurazi dhe haptazi, - a janë ata të barabartë? Lavdëruar qoftë All-llahu!, por shumica sish nuk dinë
Surah An-Nahl, Verse 75


وَضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا رَّجُلَيۡنِ أَحَدُهُمَآ أَبۡكَمُ لَا يَقۡدِرُ عَلَىٰ شَيۡءٖ وَهُوَ كَلٌّ عَلَىٰ مَوۡلَىٰهُ أَيۡنَمَا يُوَجِّههُّ لَا يَأۡتِ بِخَيۡرٍ هَلۡ يَسۡتَوِي هُوَ وَمَن يَأۡمُرُ بِٱلۡعَدۡلِ وَهُوَ عَلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ

All-llahu u sjell si shembull dy burra nga të cilët njëri është shurdhëmemec, i cili nuk ka asgjë dhe është barrë e zotëriut të tij – kudo që e dërgon ai nuk i sjell kurrfarë dobie. A është ai i barabartë me atë i cili kërkon të veprohet drejtë, por që edhe vetë është në rrugë të drejtë
Surah An-Nahl, Verse 76


وَلِلَّهِ غَيۡبُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَمَآ أَمۡرُ ٱلسَّاعَةِ إِلَّا كَلَمۡحِ ٱلۡبَصَرِ أَوۡ هُوَ أَقۡرَبُۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

Të All-llahut janë fshehtësitë e qiejve dhe të tokës! Kurse dita e kijametit do të vijë sa hapë e mbyllë sytë, ose edhe më shpejt, sepse All-llahu, vërtetë, është i gjithfuqishëm
Surah An-Nahl, Verse 77


وَٱللَّهُ أَخۡرَجَكُم مِّنۢ بُطُونِ أُمَّهَٰتِكُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ شَيۡـٔٗا وَجَعَلَ لَكُمُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَٱلۡأَفۡـِٔدَةَ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

All-llahu juve ju nxjerr nga barqet e nënave tuaja e ju nuk dini asgjë. U pajis edhe me shqisa për të dëgjuar, për të parë edhe me zemër, mbase do të jeni mirënjohës
Surah An-Nahl, Verse 78


أَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَى ٱلطَّيۡرِ مُسَخَّرَٰتٖ فِي جَوِّ ٱلسَّمَآءِ مَا يُمۡسِكُهُنَّ إِلَّا ٱللَّهُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

A nuk i shohin ata shpendët si fluturojnë në hapsirën qiellore, ata vetëm All-llahu i mban. Këto janë, me të vërtetë, argumente për njerëzit që besojnë
Surah An-Nahl, Verse 79


وَٱللَّهُ جَعَلَ لَكُم مِّنۢ بُيُوتِكُمۡ سَكَنٗا وَجَعَلَ لَكُم مِّن جُلُودِ ٱلۡأَنۡعَٰمِ بُيُوتٗا تَسۡتَخِفُّونَهَا يَوۡمَ ظَعۡنِكُمۡ وَيَوۡمَ إِقَامَتِكُمۡ وَمِنۡ أَصۡوَافِهَا وَأَوۡبَارِهَا وَأَشۡعَارِهَآ أَثَٰثٗا وَمَتَٰعًا إِلَىٰ حِينٖ

All-llahu juve u ka mundësuar të keni shtëpitë tuaja ku banoni dhe u bën të mundshëm që nga lëkura e kafshëve të keni shtëpia, të cilat i bartni lehtë kur merrni rrugë dhe kur bëni natë (buni), kurse prej leshit e fijeve të tyre (bëni) gëzofe, shtrojë dhe gjëra të dobishme, derisa të shpenzohen
Surah An-Nahl, Verse 80


وَٱللَّهُ جَعَلَ لَكُم مِّمَّا خَلَقَ ظِلَٰلٗا وَجَعَلَ لَكُم مِّنَ ٱلۡجِبَالِ أَكۡنَٰنٗا وَجَعَلَ لَكُمۡ سَرَٰبِيلَ تَقِيكُمُ ٱلۡحَرَّ وَسَرَٰبِيلَ تَقِيكُم بَأۡسَكُمۡۚ كَذَٰلِكَ يُتِمُّ نِعۡمَتَهُۥ عَلَيۡكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تُسۡلِمُونَ

Nga ajo që ka krijuar All-llahu ju jep hijen dhe strehime në male, u jep edhe veshje që mbron nga të nxehtit, ju jep parzmore për t’u mbrojtur në luftë; dhe ashtu ua plotëson dhuntitë e veta në mënyrë që të jeni të degjueshëm
Surah An-Nahl, Verse 81


فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَإِنَّمَا عَلَيۡكَ ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ

Po nëse ata bishtnojnë, ani, ti ke për detyrë vetëm të kumtosh haptazi
Surah An-Nahl, Verse 82


يَعۡرِفُونَ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ ثُمَّ يُنكِرُونَهَا وَأَكۡثَرُهُمُ ٱلۡكَٰفِرُونَ

Ata e dinë dhuntinë e All-llahut, por pastaj e mohojnë, - shumica sish janë mosbesimtarë
Surah An-Nahl, Verse 83


وَيَوۡمَ نَبۡعَثُ مِن كُلِّ أُمَّةٖ شَهِيدٗا ثُمَّ لَا يُؤۡذَنُ لِلَّذِينَ كَفَرُواْ وَلَا هُمۡ يُسۡتَعۡتَبُونَ

Ndërsa në ditën kur prej secilit popull të sjellim nga një dëshmitar, atëherë mosbesimtarëve nuk u jepet leje të arsyetohen tek All-llahu
Surah An-Nahl, Verse 84


وَإِذَا رَءَا ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ ٱلۡعَذَابَ فَلَا يُخَفَّفُ عَنۡهُمۡ وَلَا هُمۡ يُنظَرُونَ

Ata që kanë bërë krime kur ta përjetojnë dënimin, ai nuk do t’u lehtësohet e as do t’u anulohet
Surah An-Nahl, Verse 85


وَإِذَا رَءَا ٱلَّذِينَ أَشۡرَكُواْ شُرَكَآءَهُمۡ قَالُواْ رَبَّنَا هَـٰٓؤُلَآءِ شُرَكَآؤُنَا ٱلَّذِينَ كُنَّا نَدۡعُواْ مِن دُونِكَۖ فَأَلۡقَوۡاْ إِلَيۡهِمُ ٱلۡقَوۡلَ إِنَّكُمۡ لَكَٰذِبُونَ

Kurse ata të cilët Atij i kanë konsideruar shok të barabartë (politeistët) kur t’i shohin shokët (hyjnitë) e veta, thonë: “Zoti ynë, këto janë hyjnitë tona; u jemi falur atyre e jo Ty” – hyjnitë do t’ua kthejnë me ironi: “Ju me të vërtetë jeni gënjeshtarë!”
Surah An-Nahl, Verse 86


وَأَلۡقَوۡاْ إِلَى ٱللَّهِ يَوۡمَئِذٍ ٱلسَّلَمَۖ وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ

Edhe ata, atë ditë, do t’i përulen All-llahut dhe do të humbasin atë që kanë trilluar
Surah An-Nahl, Verse 87


ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ زِدۡنَٰهُمۡ عَذَابٗا فَوۡقَ ٱلۡعَذَابِ بِمَا كَانُواْ يُفۡسِدُونَ

Ata, të cilët, nuk kanë besuar dhe kanë kontribuar t’i shmangin të tjerët nga rruga e All-llahut, Ne do t’ua shtojmë dënimin përmbi dënim për shkak se bëjnë çrregullime
Surah An-Nahl, Verse 88


وَيَوۡمَ نَبۡعَثُ فِي كُلِّ أُمَّةٖ شَهِيدًا عَلَيۡهِم مِّنۡ أَنفُسِهِمۡۖ وَجِئۡنَا بِكَ شَهِيدًا عَلَىٰ هَـٰٓؤُلَآءِۚ وَنَزَّلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ تِبۡيَٰنٗا لِّكُلِّ شَيۡءٖ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُسۡلِمِينَ

Kurse, atë ditë, kur të sjellim kundër çdo populli nga një dëshmitar, nga vet ai (popull), ndërsa ty të sjellim dëshmitarë kundër tyre! Ne ty të shpallëm Librin si sqarim për çdo send dhe udhëzim e mëshirë si dhe lajm të gëzueshëm (sihariq) për ata që janë muslimanë
Surah An-Nahl, Verse 89


۞إِنَّ ٱللَّهَ يَأۡمُرُ بِٱلۡعَدۡلِ وَٱلۡإِحۡسَٰنِ وَإِيتَآيِٕ ذِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَيَنۡهَىٰ عَنِ ٱلۡفَحۡشَآءِ وَٱلۡمُنكَرِ وَٱلۡبَغۡيِۚ يَعِظُكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ

All-llahu urdhëron drejtësi dhe mirësi, ndihmë dhe respekt ndaj të afërmëve dhe ndalon amoralitetin, neverinë dhe gjithçka është krim dhe urrejtje. Ai u këshillon të pranoni mësimin
Surah An-Nahl, Verse 90


وَأَوۡفُواْ بِعَهۡدِ ٱللَّهِ إِذَا عَٰهَدتُّمۡ وَلَا تَنقُضُواْ ٱلۡأَيۡمَٰنَ بَعۡدَ تَوۡكِيدِهَا وَقَدۡ جَعَلۡتُمُ ٱللَّهَ عَلَيۡكُمۡ كَفِيلًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا تَفۡعَلُونَ

Dhe zbatoni obligimet e All-llahut për të cilat jeni ngarkuar dhe mos e theni betimin, pasi që e keni dhënë me vendosmëri, e për garant keni marrë All-llahun, sepse All-llahu e di se çka punoni
Surah An-Nahl, Verse 91


وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّتِي نَقَضَتۡ غَزۡلَهَا مِنۢ بَعۡدِ قُوَّةٍ أَنكَٰثٗا تَتَّخِذُونَ أَيۡمَٰنَكُمۡ دَخَلَۢا بَيۡنَكُمۡ أَن تَكُونَ أُمَّةٌ هِيَ أَرۡبَىٰ مِنۡ أُمَّةٍۚ إِنَّمَا يَبۡلُوكُمُ ٱللَّهُ بِهِۦۚ وَلَيُبَيِّنَنَّ لَكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ مَا كُنتُمۡ فِيهِ تَخۡتَلِفُونَ

Dhe mos u bëni si ajo e cila e këputi pëlhurën e vet pas një qëndrese të fortë, dhe mos i përdorni betimet tuaja si mbrojtje ndërveti, vetëm sa për të dominuar njëra familje ndaj tjetrës. All-llahu me këtë vetëm ju provon, kurse në ditën e gjykimit, me të vërtetë, do t’ua sqarojë atë rreth së cilës jeni konfrontuar
Surah An-Nahl, Verse 92


وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَجَعَلَكُمۡ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ وَلَٰكِن يُضِلُّ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُۚ وَلَتُسۡـَٔلُنَّ عَمَّا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

Po të kishte dashur All-llahu do t’u kishte bërë një popull, por Ai e le në humbje kë do; dhe ju, me të vërtetë, do të përgjigjeni për atë çka keni punuar
Surah An-Nahl, Verse 93


وَلَا تَتَّخِذُوٓاْ أَيۡمَٰنَكُمۡ دَخَلَۢا بَيۡنَكُمۡ فَتَزِلَّ قَدَمُۢ بَعۡدَ ثُبُوتِهَا وَتَذُوقُواْ ٱلسُّوٓءَ بِمَا صَدَدتُّمۡ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَلَكُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٞ

Dhe mos i përdorni betimet tuaja për t’u mbrojtur ndër veti, e t’u rrëshqas këmba pas përqëndrimit të fortë, e të shijoni rrezikun për shkak se keni larguar (të tjerë) nga rruga e All-llahut; e të fitoni vuajtje të madhe
Surah An-Nahl, Verse 94


وَلَا تَشۡتَرُواْ بِعَهۡدِ ٱللَّهِ ثَمَنٗا قَلِيلًاۚ إِنَّمَا عِندَ ٱللَّهِ هُوَ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

Dhe besën që i keni dhënë All-llahut mos e ndërroni për diçka që nuk vlen, - ajo që është te All-llahu, ta dini, se për ju është më mirë
Surah An-Nahl, Verse 95


مَا عِندَكُمۡ يَنفَدُ وَمَا عِندَ ٱللَّهِ بَاقٖۗ وَلَنَجۡزِيَنَّ ٱلَّذِينَ صَبَرُوٓاْ أَجۡرَهُم بِأَحۡسَنِ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Ajo që keni ju – është kalimtare, e ajo që është e All-llahut është e përhershme. Ata që kanë duruar Ne me siguri do t’i shpërblejmë me shpërblime shumë më të mira se sa që kanë punuar
Surah An-Nahl, Verse 96


مَنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا مِّن ذَكَرٍ أَوۡ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَلَنُحۡيِيَنَّهُۥ حَيَوٰةٗ طَيِّبَةٗۖ وَلَنَجۡزِيَنَّهُمۡ أَجۡرَهُم بِأَحۡسَنِ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Atij që bën mirë, qoftë mashkull apo femër, e që është besimtar, ne do t’i mundësojmë të çojë jetë të mirë, dhe vërtetë, do t’i shpërblejmë me dhuratë më të mirë se sa kanë punuar
Surah An-Nahl, Verse 97


فَإِذَا قَرَأۡتَ ٱلۡقُرۡءَانَ فَٱسۡتَعِذۡ بِٱللَّهِ مِنَ ٱلشَّيۡطَٰنِ ٱلرَّجِيمِ

Kurdo që të këndosh Kur’an, kërko te All-llahu mbrojtjen prej djallit të mallkuar
Surah An-Nahl, Verse 98


إِنَّهُۥ لَيۡسَ لَهُۥ سُلۡطَٰنٌ عَلَى ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَلَىٰ رَبِّهِمۡ يَتَوَكَّلُونَ

Me të vërtetë ai nuk ka asnjë farë pushteti mbi ata të cilët besojnë dhe janë të bindur në Zotin e tyre
Surah An-Nahl, Verse 99


إِنَّمَا سُلۡطَٰنُهُۥ عَلَى ٱلَّذِينَ يَتَوَلَّوۡنَهُۥ وَٱلَّذِينَ هُم بِهِۦ مُشۡرِكُونَ

Pushteti i tij është mbi ata të cilët e marrin atë si mbrojtës dhe që i bëjnë All-llahut shok të barabartë
Surah An-Nahl, Verse 100


وَإِذَا بَدَّلۡنَآ ءَايَةٗ مَّكَانَ ءَايَةٖ وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا يُنَزِّلُ قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مُفۡتَرِۭۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

Kur ne e zëvendësojmë një ajet me një tjetër – sepse All-llahu e di më së miri se çka po shpallë – ata thonë: “Ti vetëm trillon!” Mirëpo shumica sish nuk dinë
Surah An-Nahl, Verse 101


قُلۡ نَزَّلَهُۥ رُوحُ ٱلۡقُدُسِ مِن رَّبِّكَ بِٱلۡحَقِّ لِيُثَبِّتَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَهُدٗى وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُسۡلِمِينَ

Thuaj: “Atë e shpalli me të vërtetë shpirti i shenjtë nga Zoti yt, për t’i forcuar edhe më tepër ata që kanë besuar, si edhe të ejtë udhërrëfyes e sihariq për të gjithë muslimanët”
Surah An-Nahl, Verse 102


وَلَقَدۡ نَعۡلَمُ أَنَّهُمۡ يَقُولُونَ إِنَّمَا يُعَلِّمُهُۥ بَشَرٞۗ لِّسَانُ ٱلَّذِي يُلۡحِدُونَ إِلَيۡهِ أَعۡجَمِيّٞ وَهَٰذَا لِسَانٌ عَرَبِيّٞ مُّبِينٌ

Ne e dimë mirë se ata thonë: “E mëson atë ndonjë njeri”! Gjuha për të cilën mendojnë t’ia mveshin atij është e huaj, kurse kjo (e Kur’anit) është gjuhë e qartë arabe
Surah An-Nahl, Verse 103


إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ لَا يَهۡدِيهِمُ ٱللَّهُ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٌ

Ata të cilët nuk besojnë në argumentet e All-llahut, All-llahu nuk do t’i drejtojë në rrugë të drejtë; ata i pret vuajtje e padurueshme
Surah An-Nahl, Verse 104


إِنَّمَا يَفۡتَرِي ٱلۡكَذِبَ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِۖ وَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡكَٰذِبُونَ

pamëdyshje trillojnë gënjeshtra vetëm ata që nuk u besojnë argumenteve të All-llahut, e ata janë gënjeshtarë
Surah An-Nahl, Verse 105


مَن كَفَرَ بِٱللَّهِ مِنۢ بَعۡدِ إِيمَٰنِهِۦٓ إِلَّا مَنۡ أُكۡرِهَ وَقَلۡبُهُۥ مُطۡمَئِنُّۢ بِٱلۡإِيمَٰنِ وَلَٰكِن مَّن شَرَحَ بِٱلۡكُفۡرِ صَدۡرٗا فَعَلَيۡهِمۡ غَضَبٞ مِّنَ ٱللَّهِ وَلَهُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٞ

Atë i cili mohon All-llahun, pasi që i ka besuar – vetëm nëse është i shtrënguar të bëjë gjë të tillë, por që zemra e tij është e bindur në besim – si edhe atë që ia ka hapur zemrën mosbesimit, e pret hidhërimi i All-llahut dhe ata kanë dënim shumë të madh
Surah An-Nahl, Verse 106


ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمُ ٱسۡتَحَبُّواْ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا عَلَى ٱلۡأٓخِرَةِ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡكَٰفِرِينَ

Ngase më tepër e duan jetën në këtë botë se sa në botën tjetër, kurse All-llahu nuk drejton në rrugë të drejtë popullin që nuk beson
Surah An-Nahl, Verse 107


أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ طَبَعَ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ وَسَمۡعِهِمۡ وَأَبۡصَٰرِهِمۡۖ وَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡغَٰفِلُونَ

Ata janë të atillë zemrat e të cilëve edhe veshët edhe sytë All-llahu i ka vulos, dhe ata janë të pakujdesshëm
Surah An-Nahl, Verse 108


لَا جَرَمَ أَنَّهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ

Nuk ka dyshim se ata në botën tjetër do të jenë të humbur
Surah An-Nahl, Verse 109


ثُمَّ إِنَّ رَبَّكَ لِلَّذِينَ هَاجَرُواْ مِنۢ بَعۡدِ مَا فُتِنُواْ ثُمَّ جَٰهَدُواْ وَصَبَرُوٓاْ إِنَّ رَبَّكَ مِنۢ بَعۡدِهَا لَغَفُورٞ رَّحِيمٞ

Pastaj Zoti yt, atyre të cilët u shpërngulën, pasi që kanë qenë të maltretuar, e mandej luftojnë dhe çdo gjë me durim e përballojnë – Zoti yt, pas tërë asaj, do t’i falë dhe do të jetë shumë i mëshirshëm
Surah An-Nahl, Verse 110


۞يَوۡمَ تَأۡتِي كُلُّ نَفۡسٖ تُجَٰدِلُ عَن نَّفۡسِهَا وَتُوَفَّىٰ كُلُّ نَفۡسٖ مَّا عَمِلَتۡ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ

Ditën kur secili njeri do të kujdeset vetëm për vete, dhe në të cilën ditë secilit njeri do t’i jepet shpërblimi për çka ka punuar, dhe nuk do t’u bëhet padrejtësi
Surah An-Nahl, Verse 111


وَضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا قَرۡيَةٗ كَانَتۡ ءَامِنَةٗ مُّطۡمَئِنَّةٗ يَأۡتِيهَا رِزۡقُهَا رَغَدٗا مِّن كُلِّ مَكَانٖ فَكَفَرَتۡ بِأَنۡعُمِ ٱللَّهِ فَأَذَٰقَهَا ٱللَّهُ لِبَاسَ ٱلۡجُوعِ وَٱلۡخَوۡفِ بِمَا كَانُواْ يَصۡنَعُونَ

All-llahu sjell si shembull një qytet, i cili ishte i sigurt dhe i qetë, që i vinte ushqimi me shumicë nga çdo anë, por (qyteti) i mohoi dhuntitë e All-llahut, prandaj All-llahu për shkak të veprimit të tillë i bëri të shijojnë urinë dhe tmerrin
Surah An-Nahl, Verse 112


وَلَقَدۡ جَآءَهُمۡ رَسُولٞ مِّنۡهُمۡ فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمُ ٱلۡعَذَابُ وَهُمۡ ظَٰلِمُونَ

Edhe atyre u erdh një profet, nga mesi i tyre, por ata e quajtën rrenacak, andaj i përfshiu dënimi se ishin të padrejtë
Surah An-Nahl, Verse 113


فَكُلُواْ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ حَلَٰلٗا طَيِّبٗا وَٱشۡكُرُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ إِن كُنتُمۡ إِيَّاهُ تَعۡبُدُونَ

Hani nga ushqime të mira e të lejuara që ua dhuron All-llahu dhe jini mirënjohës All-llahut për dhuntitë e tij, në qoftë se i faleni vetëm Atij
Surah An-Nahl, Verse 114


إِنَّمَا حَرَّمَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡمَيۡتَةَ وَٱلدَّمَ وَلَحۡمَ ٱلۡخِنزِيرِ وَمَآ أُهِلَّ لِغَيۡرِ ٱللَّهِ بِهِۦۖ فَمَنِ ٱضۡطُرَّ غَيۡرَ بَاغٖ وَلَا عَادٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Ai juve iu ka ndaluar coftinat, gjakun, mishin e derrit, por edhe atë që është prerë, jo në emër të All-llahut, (por të ndonjë zoti tjetër). Por, atij i cili është i detyruar, jo nga dëshira por vetëm sa ta shuajë urinë – ani, All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm
Surah An-Nahl, Verse 115


وَلَا تَقُولُواْ لِمَا تَصِفُ أَلۡسِنَتُكُمُ ٱلۡكَذِبَ هَٰذَا حَلَٰلٞ وَهَٰذَا حَرَامٞ لِّتَفۡتَرُواْ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَفۡتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَ لَا يُفۡلِحُونَ

Dhe me gjuhët tuaja mos flisni të pavërteta: “Kjo është e lejuar, kjo është e ndaluar” me qëllim që të përhapni të pavërteta për All-llahun. Ata të cilët shpifin gënjeshtra ndaj All-llahut nuk do të shpëtojnë
Surah An-Nahl, Verse 116


مَتَٰعٞ قَلِيلٞ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

Pak do të kënaqen, por i pret dënim i dhembshëm
Surah An-Nahl, Verse 117


وَعَلَى ٱلَّذِينَ هَادُواْ حَرَّمۡنَا مَا قَصَصۡنَا عَلَيۡكَ مِن قَبۡلُۖ وَمَا ظَلَمۡنَٰهُمۡ وَلَٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ

Ebrejve ua kemi ndaluar atë për çka të kemi treguar më herët; Ne atyre nuk u kemi bërë padrejtësi, por ata i kanë bërë padrejtësi vetvetes
Surah An-Nahl, Verse 118


ثُمَّ إِنَّ رَبَّكَ لِلَّذِينَ عَمِلُواْ ٱلسُّوٓءَ بِجَهَٰلَةٖ ثُمَّ تَابُواْ مِنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَ وَأَصۡلَحُوٓاْ إِنَّ رَبَّكَ مِنۢ بَعۡدِهَا لَغَفُورٞ رَّحِيمٌ

Pastaj atyre që bëjnë ndonjë vepër të keqe nga mosdija e mandej pendohen dhe përmirësohen, Zoti yt pas asaj, me siguri, do t’ua falë, është shumë i mëshirshëm
Surah An-Nahl, Verse 119


إِنَّ إِبۡرَٰهِيمَ كَانَ أُمَّةٗ قَانِتٗا لِّلَّهِ حَنِيفٗا وَلَمۡ يَكُ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ

Ibrahimi ka qenë, njëmend, i përulur ndaj All-llahut, besimtar i vërtetë, nuk ka qenë prej mosbesimtarëve
Surah An-Nahl, Verse 120


شَاكِرٗا لِّأَنۡعُمِهِۚ ٱجۡتَبَىٰهُ وَهَدَىٰهُ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ

Mirënjohës për dhuntinë e tij; Ai e ka zgjedhë atë dhe e ka nxjerrë në rrugë të drejtë
Surah An-Nahl, Verse 121


وَءَاتَيۡنَٰهُ فِي ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٗۖ وَإِنَّهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ لَمِنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ

Dhe ne i kemi dhënë të mira në këtë botë, kurse ai edhe në botën tjetër, pa dyshim, do të jetë ndër të mirët
Surah An-Nahl, Verse 122


ثُمَّ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ أَنِ ٱتَّبِعۡ مِلَّةَ إِبۡرَٰهِيمَ حَنِيفٗاۖ وَمَا كَانَ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ

Pastaj ty të kemi shpallur: “Paso fenë e Ibrahimit, fenë e drejtë, se ai nuk ka qenë nga politeistët”
Surah An-Nahl, Verse 123


إِنَّمَا جُعِلَ ٱلسَّبۡتُ عَلَى ٱلَّذِينَ ٱخۡتَلَفُواْ فِيهِۚ وَإِنَّ رَبَّكَ لَيَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ

Festimi i të shtunës u është caktuar atyre të cilët kanë pasur mendime të kundërta përkitazi me atë, dhe Zoti yt në ditën e gjykimit ata do t’i gjykojë për shkak të përçarjes
Surah An-Nahl, Verse 124


ٱدۡعُ إِلَىٰ سَبِيلِ رَبِّكَ بِٱلۡحِكۡمَةِ وَٱلۡمَوۡعِظَةِ ٱلۡحَسَنَةِۖ وَجَٰدِلۡهُم بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِٱلۡمُهۡتَدِينَ

Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillime të mira dhe diskuto me ata në mënyrë më të mirë! Zoti yt i di më mirë ata që kanë humbur rrugën e tij, dhe Ai di më mirë ata që janë në rrugë të drejtë
Surah An-Nahl, Verse 125


وَإِنۡ عَاقَبۡتُمۡ فَعَاقِبُواْ بِمِثۡلِ مَا عُوقِبۡتُم بِهِۦۖ وَلَئِن صَبَرۡتُمۡ لَهُوَ خَيۡرٞ لِّلصَّـٰبِرِينَ

Nëse duani të merrni hak, atëherë bëne atë vetëm aq sa u është bërë juve; po nëse duroni, kjo është me të vërtetë më mirë për durimtarët
Surah An-Nahl, Verse 126


وَٱصۡبِرۡ وَمَا صَبۡرُكَ إِلَّا بِٱللَّهِۚ وَلَا تَحۡزَنۡ عَلَيۡهِمۡ وَلَا تَكُ فِي ضَيۡقٖ مِّمَّا يَمۡكُرُونَ

Jij i durueshëm! Por, i durueshëm do të jesh vetëm me ndihmë të All-llahut. Dhe mos të vijë keq për ata, as mos të vijë rëndë nga kurthat e tyre
Surah An-Nahl, Verse 127


إِنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَواْ وَّٱلَّذِينَ هُم مُّحۡسِنُونَ

All-llahu është me të vërtetë në anën e atyre të cilët frikësohen dhe largohen prej mëkateve, dhe në anën e atyre që bëjnë vepra të mira, janë bëmirës
Surah An-Nahl, Verse 128


Author: Feti Mehdiu


<< Surah 15
>> Surah 17

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai