UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah An-Naml - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi


طسٓۚ تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡقُرۡءَانِ وَكِتَابٖ مُّبِينٍ

Tâ, Sín. Këto janë ajetet e Kur’anit dhe Librit të qartë
Surah An-Naml, Verse 1


هُدٗى وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُؤۡمِنِينَ

udhërrëfyes dhe sihariques për besimtarët
Surah An-Naml, Verse 2


ٱلَّذِينَ يُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤۡتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَهُم بِٱلۡأٓخِرَةِ هُمۡ يُوقِنُونَ

të cilët kryejnë namazin dhe ndajnë zeqatin dhe të cilët besojnë bindshëm në jetën tjetër
Surah An-Naml, Verse 3


إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ زَيَّنَّا لَهُمۡ أَعۡمَٰلَهُمۡ فَهُمۡ يَعۡمَهُونَ

Me të vërtetë, ata që nuk kanë besuar në jetën tjetër, Na ua kemi zbukuruar veprat e tyre (të prirura kah e keqja) – andaj, ata, janë të hutuar
Surah An-Naml, Verse 4


أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ لَهُمۡ سُوٓءُ ٱلۡعَذَابِ وَهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ هُمُ ٱلۡأَخۡسَرُونَ

Këta janë ata, që i pret dënimi i rëndë dhe, të cilët – në jetën tjetër do të jenë në humbjen më të madhe
Surah An-Naml, Verse 5


وَإِنَّكَ لَتُلَقَّى ٱلۡقُرۡءَانَ مِن لَّدُنۡ حَكِيمٍ عَلِيمٍ

Dhe, ty (o Muhammed!), me të vërtetë, po të shpallet Kur’ani nga i Gjithëdijshmi dhe i Plotëdijshmi
Surah An-Naml, Verse 6


إِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِأَهۡلِهِۦٓ إِنِّيٓ ءَانَسۡتُ نَارٗا سَـَٔاتِيكُم مِّنۡهَا بِخَبَرٍ أَوۡ ءَاتِيكُم بِشِهَابٖ قَبَسٖ لَّعَلَّكُمۡ تَصۡطَلُونَ

(Kujtoje) kur Musai i tha familjes së tij: “Unë kam parë një zjarr, do t’ju sjell juve ndonjë lajm prej atje ose do t’ju sjell një un zjarri, për t’u nxe”
Surah An-Naml, Verse 7


فَلَمَّا جَآءَهَا نُودِيَ أَنۢ بُورِكَ مَن فِي ٱلنَّارِ وَمَنۡ حَوۡلَهَا وَسُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

e kur (Musai) erdhi te zjarri, u thirr: “Është i bekuar ai që është afër zjarrit dhe kush është rreth tij, dhe qoftë lavdëruar Perëndia – Zot’i gjithësisë
Surah An-Naml, Verse 8


يَٰمُوسَىٰٓ إِنَّهُۥٓ أَنَا ٱللَّهُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

O Musa! Me të vërtetë, Unë jam Perëndia, i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm
Surah An-Naml, Verse 9


وَأَلۡقِ عَصَاكَۚ فَلَمَّا رَءَاهَا تَهۡتَزُّ كَأَنَّهَا جَآنّٞ وَلَّىٰ مُدۡبِرٗا وَلَمۡ يُعَقِّبۡۚ يَٰمُوسَىٰ لَا تَخَفۡ إِنِّي لَا يَخَافُ لَدَيَّ ٱلۡمُرۡسَلُونَ

Dhe, hudhe shkopin tënd! E, kur e pa (Musai) atë që po lëvizë si gjarpër ai (shkopi), u kthye para (menjëherë), e nuk shikoi më (nga frika). (Perëndia i tha): “O Musa, mos u friko! Me të vërtetë, tek Unë nuk frikohen pejgamberët (meqë janë të sigurt)
Surah An-Naml, Verse 10


إِلَّا مَن ظَلَمَ ثُمَّ بَدَّلَ حُسۡنَۢا بَعۡدَ سُوٓءٖ فَإِنِّي غَفُورٞ رَّحِيمٞ

e atij, i cili ka bërë keq, e pastaj të keqen e zëvendëson me vepër të mirë, Unë me të vërtetë, jam Falës dhe Mëshirues (e falë atë)
Surah An-Naml, Verse 11


وَأَدۡخِلۡ يَدَكَ فِي جَيۡبِكَ تَخۡرُجۡ بَيۡضَآءَ مِنۡ غَيۡرِ سُوٓءٖۖ فِي تِسۡعِ ءَايَٰتٍ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَقَوۡمِهِۦٓۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمٗا فَٰسِقِينَ

Shtine dorën tënde në xhepin e këmishës, do të dalë e bardhë pa kurrfarë sëmundje, - do të jetë kjo njëra prej nëntë mrekullive (me të cilat është dërguar Musai) te Faraoni dhe populli i tij; ata, me të vërtetë, janë popull ngatërrestarë”
Surah An-Naml, Verse 12


فَلَمَّا جَآءَتۡهُمۡ ءَايَٰتُنَا مُبۡصِرَةٗ قَالُواْ هَٰذَا سِحۡرٞ مُّبِينٞ

E, pasi u erdhën atyre argumentet Tona konkrete, ata thanë: “Kjo është magji e qartë!”
Surah An-Naml, Verse 13


وَجَحَدُواْ بِهَا وَٱسۡتَيۡقَنَتۡهَآ أَنفُسُهُمۡ ظُلۡمٗا وَعُلُوّٗاۚ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُفۡسِدِينَ

Dhe, ata i mohuan ato – duke qenë zullumqarë dhe mendjemëdhenj – por shpirti i tyre i besonte për të vërteta. Pa, shiko, çfarë ka qenë fundi i ngatërrestarëve
Surah An-Naml, Verse 14


وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا دَاوُۥدَ وَسُلَيۡمَٰنَ عِلۡمٗاۖ وَقَالَا ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي فَضَّلَنَا عَلَىٰ كَثِيرٖ مِّنۡ عِبَادِهِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Dhe Ne, me të vërtetë, i kemi dhënë Davudit dhe Sulejmanit dijeni, dhe ata thanë: “Falenderojmë Perëndinë që na ka dekoruar mbi shumicën e robërve të Tij besimtarë
Surah An-Naml, Verse 15


وَوَرِثَ سُلَيۡمَٰنُ دَاوُۥدَۖ وَقَالَ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ عُلِّمۡنَا مَنطِقَ ٱلطَّيۡرِ وَأُوتِينَا مِن كُلِّ شَيۡءٍۖ إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡفَضۡلُ ٱلۡمُبِينُ

Dhe, Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: “O njerëz, na është mësuar neve të folurit e shpendëve (kuptimi i zërave të tyre) dhe na është dhënë gjithçka (nga ato që u jepen pejgamberëve dhe sundimtarëve)!”
Surah An-Naml, Verse 16


وَحُشِرَ لِسُلَيۡمَٰنَ جُنُودُهُۥ مِنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ وَٱلطَّيۡرِ فَهُمۡ يُوزَعُونَ

Dhe, u tubua ushtria e Sulejmanit e përbërë prej xhindëve, njerëzve dhe shpendëve, të gjithë të radhitur në çeta të gatshme
Surah An-Naml, Verse 17


حَتَّىٰٓ إِذَآ أَتَوۡاْ عَلَىٰ وَادِ ٱلنَّمۡلِ قَالَتۡ نَمۡلَةٞ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّمۡلُ ٱدۡخُلُواْ مَسَٰكِنَكُمۡ لَا يَحۡطِمَنَّكُمۡ سُلَيۡمَٰنُ وَجُنُودُهُۥ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

dhe kur arritën në luginën e thneglave, një thnegël tha: “O thnegla, hyni në banesat tuaja, ë të mos ju shkel Sulejmani dhe ushtria e tij, meqë nuk ju hetojnë juve!”
Surah An-Naml, Verse 18


فَتَبَسَّمَ ضَاحِكٗا مِّن قَوۡلِهَا وَقَالَ رَبِّ أَوۡزِعۡنِيٓ أَنۡ أَشۡكُرَ نِعۡمَتَكَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَٰلِدَيَّ وَأَنۡ أَعۡمَلَ صَٰلِحٗا تَرۡضَىٰهُ وَأَدۡخِلۡنِي بِرَحۡمَتِكَ فِي عِبَادِكَ ٱلصَّـٰلِحِينَ

E, ai (Sulejmani) preku në gaz, duke qeshur në fjalët e saj (thneglës) dhe tha: “O Zoti im, më oriento që të jem mirënjohës në dhuntinë Tënde, që më ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe që të punojë vepra të mira, me të cilat do të jeshë i kënaqur Ti, dhe më shpie me mëshirën Tënde, në mesin e robërve Tu të mirë
Surah An-Naml, Verse 19


وَتَفَقَّدَ ٱلطَّيۡرَ فَقَالَ مَالِيَ لَآ أَرَى ٱلۡهُدۡهُدَ أَمۡ كَانَ مِنَ ٱلۡغَآئِبِينَ

Dhe, ai (Sulejmani), bëri kontrollin (rivistën) e shpendëve dhe tha: “Pse nuk e shoh pupëzën këtu, a nuk është e pranishme ajo
Surah An-Naml, Verse 20


لَأُعَذِّبَنَّهُۥ عَذَابٗا شَدِيدًا أَوۡ لَأَاْذۡبَحَنَّهُۥٓ أَوۡ لَيَأۡتِيَنِّي بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ

Nëse nuk më sjell arsyetim të bindshëm, do ta dënoj atë me dënim të rëndë ose do ta pres!”
Surah An-Naml, Verse 21


فَمَكَثَ غَيۡرَ بَعِيدٖ فَقَالَ أَحَطتُ بِمَا لَمۡ تُحِطۡ بِهِۦ وَجِئۡتُكَ مِن سَبَإِۭ بِنَبَإٖ يَقِينٍ

E, nuk vonoi shumë, e erdhi ajo edhe tha: “Kam marrë vesh atë që nuk e ke ditur ti dhe të kam sjellë lajm të sigurt prej Sabes
Surah An-Naml, Verse 22


إِنِّي وَجَدتُّ ٱمۡرَأَةٗ تَمۡلِكُهُمۡ وَأُوتِيَتۡ مِن كُلِّ شَيۡءٖ وَلَهَا عَرۡشٌ عَظِيمٞ

Kam parë nëj grua që i sundonte ata dhe që i është dhënë çdo gjë (që i nevojitet një sundimtareje) dhe e cila kishte një fron madhështor
Surah An-Naml, Verse 23


وَجَدتُّهَا وَقَوۡمَهَا يَسۡجُدُونَ لِلشَّمۡسِ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَعۡمَٰلَهُمۡ فَصَدَّهُمۡ عَنِ ٱلسَّبِيلِ فَهُمۡ لَا يَهۡتَدُونَ

kam parë se edhe ajo edhe populli i saj adhuronin Diellin, e jo Perëndinë, djalli ua ka zbukuruar sjelljet e tyre dhe i ka zmbrapë nga rruga e drejtë, andaj nuk e gjetën rrugën e drejtë
Surah An-Naml, Verse 24


أَلَّاۤ يَسۡجُدُواْۤ لِلَّهِ ٱلَّذِي يُخۡرِجُ ٱلۡخَبۡءَ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَيَعۡلَمُ مَا تُخۡفُونَ وَمَا تُعۡلِنُونَ

e që t’i bëjnë sexhde Perëndisë, i cili i nxjerr të gjitha gjërat sekrete në qiej dhe në Tokë dhe i cili di çka fshihni ju dhe çka tregoni haptazi
Surah An-Naml, Verse 25


ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ۩

Perëndia është Një, s’ka zot tjetër përveç Tij, Zotit të Arshit të madh!”
Surah An-Naml, Verse 26


۞قَالَ سَنَنظُرُ أَصَدَقۡتَ أَمۡ كُنتَ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ

(Sulejmani) tha: “Do të shohim se, a thua të vërtetën, apo je nga gënjeshtarët
Surah An-Naml, Verse 27


ٱذۡهَب بِّكِتَٰبِي هَٰذَا فَأَلۡقِهۡ إِلَيۡهِمۡ ثُمَّ تَوَلَّ عَنۡهُمۡ فَٱنظُرۡ مَاذَا يَرۡجِعُونَ

Shko me këtë letër timen e hudhju atyre. Pastaj largohu pak nga ata, dhe shiko ç’po të përgjigjen ty!”
Surah An-Naml, Verse 28


قَالَتۡ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَؤُاْ إِنِّيٓ أُلۡقِيَ إِلَيَّ كِتَٰبٞ كَرِيمٌ

Ajo (mbretëresha e Sabes) tha: “O pari, mua, me të vërtetë, më ka arritur letër e madhërueshme
Surah An-Naml, Verse 29


إِنَّهُۥ مِن سُلَيۡمَٰنَ وَإِنَّهُۥ بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Ajo (letër) është nga Sulejmani dhe citon: “Me emër të Perëndisë, Mëshiruesit dhe Përdëllimtarit të Madh
Surah An-Naml, Verse 30


أَلَّا تَعۡلُواْ عَلَيَّ وَأۡتُونِي مُسۡلِمِينَ

Mos u madhështoni para meje dhe ejani të përulur
Surah An-Naml, Verse 31


قَالَتۡ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَؤُاْ أَفۡتُونِي فِيٓ أَمۡرِي مَا كُنتُ قَاطِعَةً أَمۡرًا حَتَّىٰ تَشۡهَدُونِ

(Mbretëresha) tha: “O pari, më këshilloni se ç’duhet të bëjë në këtë çështje time! Unë nuk do të vendos asgjë pa ju!”
Surah An-Naml, Verse 32


قَالُواْ نَحۡنُ أُوْلُواْ قُوَّةٖ وَأُوْلُواْ بَأۡسٖ شَدِيدٖ وَٱلۡأَمۡرُ إِلَيۡكِ فَٱنظُرِي مَاذَا تَأۡمُرِينَ

Ata thanë: “Na jemi shumë të fortë dhe luftëtarë të guximshëm, por puna është te ti, andaj mendo mirë se ç’do të urdhërosh!”
Surah An-Naml, Verse 33


قَالَتۡ إِنَّ ٱلۡمُلُوكَ إِذَا دَخَلُواْ قَرۡيَةً أَفۡسَدُوهَا وَجَعَلُوٓاْ أَعِزَّةَ أَهۡلِهَآ أَذِلَّةٗۚ وَكَذَٰلِكَ يَفۡعَلُونَ

Ajo tha: “Me siguri, kur sundimtarët e pushtojnë ndonjë vendbanim, e çrregullojnë atë dhe i poshtërojnë banorët e tyre autoritativë. Kështu veprojnë ata
Surah An-Naml, Verse 34


وَإِنِّي مُرۡسِلَةٌ إِلَيۡهِم بِهَدِيَّةٖ فَنَاظِرَةُۢ بِمَ يَرۡجِعُ ٱلۡمُرۡسَلُونَ

Unë, do t’ju dërgoj atyre një dhuratë dhe do të shoh se me çka do të kthehen të deleguarit”
Surah An-Naml, Verse 35


فَلَمَّا جَآءَ سُلَيۡمَٰنَ قَالَ أَتُمِدُّونَنِ بِمَالٖ فَمَآ ءَاتَىٰنِۦَ ٱللَّهُ خَيۡرٞ مِّمَّآ ءَاتَىٰكُمۚ بَلۡ أَنتُم بِهَدِيَّتِكُمۡ تَفۡرَحُونَ

Kur erdhi (i deleguari) te Sulejmani, ai (Sulejmani) tha: “A mos doni ju të më ndihmoni me pasuri? Atë që ma ka dhënë Perëndia mua, është më e mirë nga ajo që u ka dhënë juve. Por, ju, gëzohenime dhuratën tuaj
Surah An-Naml, Verse 36


ٱرۡجِعۡ إِلَيۡهِمۡ فَلَنَأۡتِيَنَّهُم بِجُنُودٖ لَّا قِبَلَ لَهُم بِهَا وَلَنُخۡرِجَنَّهُم مِّنۡهَآ أَذِلَّةٗ وَهُمۡ صَٰغِرُونَ

Kthehuni tek ata! Na, me siguri do të sjellim ushtri, të cilës nuk do të mund t’i përballojnë ata – dhe ne me siguri, do t’i dëbojmë ata prej Sabes (krahinë në Jemen), të poshtëruar dhe të përulur
Surah An-Naml, Verse 37


قَالَ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَؤُاْ أَيُّكُمۡ يَأۡتِينِي بِعَرۡشِهَا قَبۡلَ أَن يَأۡتُونِي مُسۡلِمِينَ

(Sulejmani tha): “O parësi, kush prej jush do të më sjellë fronin e saj, para se të vijnë ata të përulur?”
Surah An-Naml, Verse 38


قَالَ عِفۡرِيتٞ مِّنَ ٱلۡجِنِّ أَنَا۠ ءَاتِيكَ بِهِۦ قَبۡلَ أَن تَقُومَ مِن مَّقَامِكَۖ وَإِنِّي عَلَيۡهِ لَقَوِيٌّ أَمِينٞ

Njëri nga xhindet – Ifriti tha: “Unë do të ta sjelli ty para se të ngritesh ti prej vendit tënd, dhe – unë për këtë jam i fuqishëm dhe i sigurtë”
Surah An-Naml, Verse 39


قَالَ ٱلَّذِي عِندَهُۥ عِلۡمٞ مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِ أَنَا۠ ءَاتِيكَ بِهِۦ قَبۡلَ أَن يَرۡتَدَّ إِلَيۡكَ طَرۡفُكَۚ فَلَمَّا رَءَاهُ مُسۡتَقِرًّا عِندَهُۥ قَالَ هَٰذَا مِن فَضۡلِ رَبِّي لِيَبۡلُوَنِيٓ ءَأَشۡكُرُ أَمۡ أَكۡفُرُۖ وَمَن شَكَرَ فَإِنَّمَا يَشۡكُرُ لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ رَبِّي غَنِيّٞ كَرِيمٞ

Ai, që ishte i pajisur me dijen e Librit – prezent te Sulejmani, tha: “Unë do të ta sjellë ty atë – sa çel e mbyll sytë”. Kur (Sulejmani) pa (fronin) e vendosur para tij, tha: “Kjo është nga dhuntitë e Zotit tim, për të më provuar mua se – a jam mirënjohës apo mohues (i dhuntisë). Kus falenderon, ai falenderon për dobi të veten, e kush mohon... (dënohet), e Zoti im është i pavarur (s’ka nevojë për falenderim) dhe i madhërueshëm
Surah An-Naml, Verse 40


قَالَ نَكِّرُواْ لَهَا عَرۡشَهَا نَنظُرۡ أَتَهۡتَدِيٓ أَمۡ تَكُونُ مِنَ ٱلَّذِينَ لَا يَهۡتَدُونَ

(Sulejmani) tha: “Ndryshojani edhe fronin e saj! Do të shohim se a do ta hetojë ajo këtë, apo do të jetë nga ata që nuk dinë të orientohen!”
Surah An-Naml, Verse 41


فَلَمَّا جَآءَتۡ قِيلَ أَهَٰكَذَا عَرۡشُكِۖ قَالَتۡ كَأَنَّهُۥ هُوَۚ وَأُوتِينَا ٱلۡعِلۡمَ مِن قَبۡلِهَا وَكُنَّا مُسۡلِمِينَ

E, kur erdhi ajo (mbretëresha), i thanë asaj: “A i tillë është froni yt?” Ajo u përgjegj: “Gati si të ishte ai”. Dhe neve, na është dhënë dijenia para këtij rasti dhe ne kemi qenë të përulur (muslimanë)”
Surah An-Naml, Verse 42


وَصَدَّهَا مَا كَانَت تَّعۡبُدُ مِن دُونِ ٱللَّهِۖ إِنَّهَا كَانَتۡ مِن قَوۡمٖ كَٰفِرِينَ

Atë e pengonin (nga të adhuruarit Perëndinë) ato që adhuronte ajo, pos Perëndisë, sepse, ajo ishte nga populli mohues
Surah An-Naml, Verse 43


قِيلَ لَهَا ٱدۡخُلِي ٱلصَّرۡحَۖ فَلَمَّا رَأَتۡهُ حَسِبَتۡهُ لُجَّةٗ وَكَشَفَتۡ عَن سَاقَيۡهَاۚ قَالَ إِنَّهُۥ صَرۡحٞ مُّمَرَّدٞ مِّن قَوَارِيرَۗ قَالَتۡ رَبِّ إِنِّي ظَلَمۡتُ نَفۡسِي وَأَسۡلَمۡتُ مَعَ سُلَيۡمَٰنَ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

I është thënë asaj: “Hyn në pallat! Dhe, kur e pa ajo atë, mendoi se është ujë i thellë dhe përvoli fustanin për këmbë (për të hyrë në ujë). (Sulejmani) i tha (asaj): “Me të vërtetë, ky pallat është i (shtruar) prej xhamave të lëmuara”. Ajo tha: “O Zoti im, me të vërtetë unë e kam dëmtuar veten dhe tani, bashkë me Sulejmanin i dorëzohem Perëndisë – Zotit të gjithësisë!”
Surah An-Naml, Verse 44


وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَآ إِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمۡ صَٰلِحًا أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ فَإِذَا هُمۡ فَرِيقَانِ يَخۡتَصِمُونَ

Na i kemi dërguar Themudit, vëllain e tij Salihun (me urdhër): “Adhuronie Perëndinë!” E, ata, u ndanë në dy grupe, që grindeshin në mes tyre
Surah An-Naml, Verse 45


قَالَ يَٰقَوۡمِ لِمَ تَسۡتَعۡجِلُونَ بِٱلسَّيِّئَةِ قَبۡلَ ٱلۡحَسَنَةِۖ لَوۡلَا تَسۡتَغۡفِرُونَ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ

(Salihu) tha: “O populli im, përse e nxitoni të keqen para së mirës? Përse nuk kërkoni ju nga Perëndia faljen e mëkateve, që të mëshiroheni?”
Surah An-Naml, Verse 46


قَالُواْ ٱطَّيَّرۡنَا بِكَ وَبِمَن مَّعَكَۚ قَالَ طَـٰٓئِرُكُمۡ عِندَ ٱللَّهِۖ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ تُفۡتَنُونَ

Ata thanë: “Na po parandiejmë fatkeqësinë me ty dhe me ata që janëme ty. (Salihu) u tha: “E, mira dhe e keqja është prej Perëndisë. Në të vërtetë, ju jeni popull i vënë në sprovë
Surah An-Naml, Verse 47


وَكَانَ فِي ٱلۡمَدِينَةِ تِسۡعَةُ رَهۡطٖ يُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا يُصۡلِحُونَ

Në qytet, kanë qenë nëntë persona që bënin ngatërresa, e nuk vënin rregull
Surah An-Naml, Verse 48


قَالُواْ تَقَاسَمُواْ بِٱللَّهِ لَنُبَيِّتَنَّهُۥ وَأَهۡلَهُۥ ثُمَّ لَنَقُولَنَّ لِوَلِيِّهِۦ مَا شَهِدۡنَا مَهۡلِكَ أَهۡلِهِۦ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ

Ata i thanë (njëri-tjetrit): “Betohuni në Perëndinë – se ne, natën, do ta mbysim atë (Salihun) dhe familjen e tij; e pastaj, gjithsesi do t’ju themi të afërmve të tij: “Na nuk kemi prezentuar në zhdukjen e familjes së tij dhe, na – me siguri, flasim të vërtetën”
Surah An-Naml, Verse 49


وَمَكَرُواْ مَكۡرٗا وَمَكَرۡنَا مَكۡرٗا وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

Dhe, trillonin dredhira, por Ne i dënonim ata për këtë trillim, e ata nuk e hetonin
Surah An-Naml, Verse 50


فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ مَكۡرِهِمۡ أَنَّا دَمَّرۡنَٰهُمۡ وَقَوۡمَهُمۡ أَجۡمَعِينَ

Pa, shiko, çfarë ka qenë fundi i ngatërresave të tyre. Na i kemi shkatërruar ata të gjithë dhe popullin e tyre
Surah An-Naml, Verse 51


فَتِلۡكَ بُيُوتُهُمۡ خَاوِيَةَۢ بِمَا ظَلَمُوٓاْۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ

ja, shtëpitë e tyre të shkretëruara, për shkak të zullumit që kanë bërë. Në këtë, me të vërtetë, ka argument të madh për popullin që dinë
Surah An-Naml, Verse 52


وَأَنجَيۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ

e, i kemi shpëtuar ata që kanë besuar dhe të cilët ruheshin nga të këqiat
Surah An-Naml, Verse 53


وَلُوطًا إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَتَأۡتُونَ ٱلۡفَٰحِشَةَ وَأَنتُمۡ تُبۡصِرُونَ

(Dhe, e kemi dërguar) Lutin, (e kujtoje) kur ai i tha popullit të vet: “Përse bëni vepra imorale, madje në sytë e njëri-tjetrit (haptazi)
Surah An-Naml, Verse 54


أَئِنَّكُمۡ لَتَأۡتُونَ ٱلرِّجَالَ شَهۡوَةٗ مِّن دُونِ ٱلنِّسَآءِۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ تَجۡهَلُونَ

Vallë, a mos ju u çaseni me epsh meshkujve, në vend të femrave? Ju, me të vërtetë, jeni popull injorant”
Surah An-Naml, Verse 55


۞فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوۡمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُوٓاْ أَخۡرِجُوٓاْ ءَالَ لُوطٖ مِّن قَرۡيَتِكُمۡۖ إِنَّهُمۡ أُنَاسٞ يَتَطَهَّرُونَ

E, përgjegjja e vetme e popullit të Lutit, thoshte: “Dëboni familjen e Lutit prej qytetit tuaj; ata, me të vërtetë, janë njerz të pastër (këtë e thonin në formë ironie)!”
Surah An-Naml, Verse 56


فَأَنجَيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ إِلَّا ٱمۡرَأَتَهُۥ قَدَّرۡنَٰهَا مِنَ ٱلۡغَٰبِرِينَ

Dhe Ne, i kemi shpëtuar ata dhe familjen e tij (të gjithë), pos gruas së tij, që ajo të mbetet me të dënuarit
Surah An-Naml, Verse 57


وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِم مَّطَرٗاۖ فَسَآءَ مَطَرُ ٱلۡمُنذَرِينَ

Dhe, mbi ta lëshuam shi – rrebesh (prej gurësh), e sa i tmerrshëm që është ai shi, për ata që janë paralajmëruar
Surah An-Naml, Verse 58


قُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ وَسَلَٰمٌ عَلَىٰ عِبَادِهِ ٱلَّذِينَ ٱصۡطَفَىٰٓۗ ءَآللَّهُ خَيۡرٌ أَمَّا يُشۡرِكُونَ

Thuaj (o Muhammed): “Qoftë falenderimi për Perëndinë dhe shpëtimi për robërit e Tij, të cilët i ka zgjedhur Ai. A më i mirë është Perëndia, ao ata (idhuj) që i kanë adhuruar
Surah An-Naml, Verse 59


أَمَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَأَنزَلَ لَكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَنۢبَتۡنَا بِهِۦ حَدَآئِقَ ذَاتَ بَهۡجَةٖ مَّا كَانَ لَكُمۡ أَن تُنۢبِتُواْ شَجَرَهَآۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ بَلۡ هُمۡ قَوۡمٞ يَعۡدِلُونَ

A është më i mirë Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën – dhe ua ka lëshuar ujin nga qielli, me të cilin kemi krijuar kopshtet e mrekullueshme. Ju, nuk keni mundur të krijoni drunjtë e tyre. Vallë, a krahas Perëndisë, ekzistuaka zot tjetër? Jo, por ai popull është shmangur nga e vërteta
Surah An-Naml, Verse 60


أَمَّن جَعَلَ ٱلۡأَرۡضَ قَرَارٗا وَجَعَلَ خِلَٰلَهَآ أَنۡهَٰرٗا وَجَعَلَ لَهَا رَوَٰسِيَ وَجَعَلَ بَيۡنَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ حَاجِزًاۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

Apo është më i mirë, Ai që e ka bërë Tokën të qetë, ka bërë në të lumenj, ka ngritu në të male dhe ka bërë në mes deteve pendë (pengesë, për të mos u përzierë)? Vallë, a krahas Perëndisë, ekzistuaka zot tjetër?! Jo, por shumica e tyre nuk dinë
Surah An-Naml, Verse 61


أَمَّن يُجِيبُ ٱلۡمُضۡطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكۡشِفُ ٱلسُّوٓءَ وَيَجۡعَلُكُمۡ خُلَفَآءَ ٱلۡأَرۡضِۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ قَلِيلٗا مَّا تَذَكَّرُونَ

Apo është (më i mirë) Ai, i cili i vie në ndihmë nevojtarit të ngushtë kur i lutet Atij dhe i cili ua largon të keqen dhe u bënë juve pronar (brez pas brezi) në Tokë? Vallë, a krahas Perëndisë – ekzistuaka zot tjetër?! Sa pak që po këshilloheni ju! –
Surah An-Naml, Verse 62


أَمَّن يَهۡدِيكُمۡ فِي ظُلُمَٰتِ ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِ وَمَن يُرۡسِلُ ٱلرِّيَٰحَ بُشۡرَۢا بَيۡنَ يَدَيۡ رَحۡمَتِهِۦٓۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ تَعَٰلَى ٱللَّهُ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

Apo është (më i mirë) Ai, i cili ua rrëfen në errësirat e tokës dhe të detit dhe (Ai), i cili dërgon erërat si sihariq par mëshirës së Tij (shiut)? Vallë, a krahas Perëndisë – të ekzistojë zot tjetër?! Por, Perëndia është shumë lart nga ata, që i konsiderojnë shok Atij! –
Surah An-Naml, Verse 63


أَمَّن يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ وَمَن يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ قُلۡ هَاتُواْ بُرۡهَٰنَكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Apo është (më i mirë) Ai, i cili ka krijuar të gjitha prej asgjëje, i cili, pastaj, përsëri do ta kthejë atë (pas vdekjes) – dhe (Ai) që ju furnizon nga qielli (me të reshura) dhe toka (me të lashta)? Vallë, a ekziston krahas Perëndisë, zot tjetër? Thuaj (o Muhammed): “Sillni argumentet tuaja, nëse thuani të vërtetën!”
Surah An-Naml, Verse 64


قُل لَّا يَعۡلَمُ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ ٱلۡغَيۡبَ إِلَّا ٱللَّهُۚ وَمَا يَشۡعُرُونَ أَيَّانَ يُبۡعَثُونَ

Thuaj: “Askush, pos Perëndisë, as në qiell as në Tokë nuk di sekretet, ata nuk dinë se kur do të ringjallen
Surah An-Naml, Verse 65


بَلِ ٱدَّـٰرَكَ عِلۡمُهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِۚ بَلۡ هُمۡ فِي شَكّٖ مِّنۡهَاۖ بَلۡ هُم مِّنۡهَا عَمُونَ

Vallë, a dinë ndopak ata – për jetën tjetër?! Asgjë! – ata dyshojnë në të, ata janë të verbër ndaj saj
Surah An-Naml, Verse 66


وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَءِذَا كُنَّا تُرَٰبٗا وَءَابَآؤُنَآ أَئِنَّا لَمُخۡرَجُونَ

Dhe, mohuesit thonë: “Vallë, a mos do të ringjallmi ne dhe etërit tanë, pasi të jemi bërë dhé
Surah An-Naml, Verse 67


لَقَدۡ وُعِدۡنَا هَٰذَا نَحۡنُ وَءَابَآؤُنَا مِن قَبۡلُ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Me të vërtetë, neve dhe etërve tanë na është premtuar kjo qysh më parë, këto, me të vërtetë, nuk janë tjetër, pos trillime të popujve të lashtë”
Surah An-Naml, Verse 68


قُلۡ سِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë – e shikoni si ka qenë fundi i mëkatarëve!”
Surah An-Naml, Verse 69


وَلَا تَحۡزَنۡ عَلَيۡهِمۡ وَلَا تَكُن فِي ضَيۡقٖ مِّمَّا يَمۡكُرُونَ

Dhe, mos u pikëllo ti për shkak të tyre, dhe mos u ngushto ti – për pështjellimet e tyre
Surah An-Naml, Verse 70


وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Dhe, ata thonë: “Kur do të realizohet ky premtim (diftona) nëse thuani të vërtetën?”
Surah An-Naml, Verse 71


قُلۡ عَسَىٰٓ أَن يَكُونَ رَدِفَ لَكُم بَعۡضُ ٱلَّذِي تَسۡتَعۡجِلُونَ

Thuaj: “Do t’ju arrijë, së shpejti diçka nga ajo që po e nxitoni
Surah An-Naml, Verse 72


وَإِنَّ رَبَّكَ لَذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَشۡكُرُونَ

Dhe, me të vërtetë, Zoti yt është bamirës i madh i njerëzve, por shumica e tyre nuk janë falenderues
Surah An-Naml, Verse 73


وَإِنَّ رَبَّكَ لَيَعۡلَمُ مَا تُكِنُّ صُدُورُهُمۡ وَمَا يُعۡلِنُونَ

Dhe, me të vërtetë, Zoti yt – di atë që fshehin zemrat e tyre dhe atë që e shfaqin haptazi
Surah An-Naml, Verse 74


وَمَا مِنۡ غَآئِبَةٖ فِي ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مُّبِينٍ

S’ka asgjë të padukshme në qiell dhe në Tokë; e që të mos jetë e shënuar në Librin e qartë (Levhi Mahfudh)
Surah An-Naml, Verse 75


إِنَّ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانَ يَقُصُّ عَلَىٰ بَنِيٓ إِسۡرَـٰٓءِيلَ أَكۡثَرَ ٱلَّذِي هُمۡ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ

Me të vërtetë, ky Kur’an, u tregon bijve të Israelit – shumë nga konfliktet e tyre
Surah An-Naml, Verse 76


وَإِنَّهُۥ لَهُدٗى وَرَحۡمَةٞ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ

dhe, me të vërtetë, ai (Kur’ani) është udhërrëfyes dhe mëshirë për besimtarët
Surah An-Naml, Verse 77


إِنَّ رَبَّكَ يَقۡضِي بَيۡنَهُم بِحُكۡمِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡعَلِيمُ

Me të vërtetë, Zoti yt i gjykon ata me drejtësinë e Tij. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm
Surah An-Naml, Verse 78


فَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۖ إِنَّكَ عَلَى ٱلۡحَقِّ ٱلۡمُبِينِ

Andaj, ti mbështetu në Perëndinë! Me të vërtetë, ti je në të drejtën e qartë
Surah An-Naml, Verse 79


إِنَّكَ لَا تُسۡمِعُ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَلَا تُسۡمِعُ ٱلصُّمَّ ٱلدُّعَآءَ إِذَا وَلَّوۡاْ مُدۡبِرِينَ

Me të vërtetë, ti nuk mund të bësh që të vdekurit të dëgjojnë, as nuk mund të bësh të shurdhërin që të dëgjojë, pasi që të kthejnë shpinën (prej teje)
Surah An-Naml, Verse 80


وَمَآ أَنتَ بِهَٰدِي ٱلۡعُمۡيِ عَن ضَلَٰلَتِهِمۡۖ إِن تُسۡمِعُ إِلَّا مَن يُؤۡمِنُ بِـَٔايَٰتِنَا فَهُم مُّسۡلِمُونَ

as që mundesh t’i shmangësh të verbërit prej humbjeve të tyre; mund t’i thërrasish vetëm ata që besojnë në argumentet Tona. E ata janë muslimanë
Surah An-Naml, Verse 81


۞وَإِذَا وَقَعَ ٱلۡقَوۡلُ عَلَيۡهِمۡ أَخۡرَجۡنَا لَهُمۡ دَآبَّةٗ مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ تُكَلِّمُهُمۡ أَنَّ ٱلنَّاسَ كَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا لَا يُوقِنُونَ

Dhe, kur të vie koha që të dënohen ata, Na do të bëjmë që nga Toka të del një kafshë, e cila do t’u thotë atyre se njerëzit nuk u janë bindur argumenteve Tona
Surah An-Naml, Verse 82


وَيَوۡمَ نَحۡشُرُ مِن كُلِّ أُمَّةٖ فَوۡجٗا مِّمَّن يُكَذِّبُ بِـَٔايَٰتِنَا فَهُمۡ يُوزَعُونَ

(Kujtoju ti atyre) kur Na do t’i tubojmë prej çdo populli nga një grup – nga ata që i kanë përgënjeshtruar argumentet Tona – e ata do të radhiten –
Surah An-Naml, Verse 83


حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُو قَالَ أَكَذَّبۡتُم بِـَٔايَٰتِي وَلَمۡ تُحِيطُواْ بِهَا عِلۡمًا أَمَّاذَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

e kur të vijnë (për të dhënë llogari), Ai (Perëndia), do t’i pyesë: “A mos vallë ju i keni përgënjeshtruar argumentet e Mia, e që nuk keni pasur kurrfarë njohurie për to? Ç’keni bërë ju ashtu?!”
Surah An-Naml, Verse 84


وَوَقَعَ ٱلۡقَوۡلُ عَلَيۡهِم بِمَا ظَلَمُواْ فَهُمۡ لَا يَنطِقُونَ

Dhe do t’i godet ata dënimi, meqë kanë qenë zullumqarë, e nuk do të mund të bëzejnë asnjë fjalë
Surah An-Naml, Verse 85


أَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّا جَعَلۡنَا ٱلَّيۡلَ لِيَسۡكُنُواْ فِيهِ وَٱلنَّهَارَ مُبۡصِرًاۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

Vallë, a nuk shohin ata, që Ne e kemi bërë natën për pushim, e ditën të ndritshme (për punë). Në këtë, me të vërtetë, ka argument për popullin që beson
Surah An-Naml, Verse 86


وَيَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِ فَفَزِعَ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ إِلَّا مَن شَآءَ ٱللَّهُۚ وَكُلٌّ أَتَوۡهُ دَٰخِرِينَ

(Përkujtoju ti atyre) Ditën kur do të fryhet në Sur, e që do të tmerrohet çdokush që gjendet në qiej e në Tokë, përpos atyre që Perëndia nuk do t’i frikësojë. Të gjithë do t’i vijnë Atij të përulur
Surah An-Naml, Verse 87


وَتَرَى ٱلۡجِبَالَ تَحۡسَبُهَا جَامِدَةٗ وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ ٱلسَّحَابِۚ صُنۡعَ ٱللَّهِ ٱلَّذِيٓ أَتۡقَنَ كُلَّ شَيۡءٍۚ إِنَّهُۥ خَبِيرُۢ بِمَا تَفۡعَلُونَ

Ti i shikon malet e mendon se janë të palëvizshme, por ato lëvizin si retë. Kjo është vepër e Perëndisë, i cili e ka përsosur çdo gjë. Me të vërtetë, Ai di atë që punoni ju
Surah An-Naml, Verse 88


مَن جَآءَ بِٱلۡحَسَنَةِ فَلَهُۥ خَيۡرٞ مِّنۡهَا وَهُم مِّن فَزَعٖ يَوۡمَئِذٍ ءَامِنُونَ

Kush punon vepër të mirë, do të ketë shpërblim të madh për të dh do të jetë i qetësuar atë Ditë nga frika
Surah An-Naml, Verse 89


وَمَن جَآءَ بِٱلسَّيِّئَةِ فَكُبَّتۡ وُجُوهُهُمۡ فِي ٱلنَّارِ هَلۡ تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

E, kush punon vepër të keqe, fytyrat e tyre (ata) do të hudhen në zjarr. (Dhe u thuhet atyre): “Nuk jeni dënuar, përpos për atë që keni punuar!”
Surah An-Naml, Verse 90


إِنَّمَآ أُمِرۡتُ أَنۡ أَعۡبُدَ رَبَّ هَٰذِهِ ٱلۡبَلۡدَةِ ٱلَّذِي حَرَّمَهَا وَلَهُۥ كُلُّ شَيۡءٖۖ وَأُمِرۡتُ أَنۡ أَكُونَ مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ

(Thuaju atyre o Muhammed): “Mua më është urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij Qyteti (Mekkes), të cilin Ai e ka bërë të shenjtë dhe Atij i përket gjithçka. Dhe, më është urdhëruar që të jam prej atyre që besojnë –
Surah An-Naml, Verse 91


وَأَنۡ أَتۡلُوَاْ ٱلۡقُرۡءَانَۖ فَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهۡتَدِي لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن ضَلَّ فَقُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُنذِرِينَ

dhe ta këndoj Kur’anin vazhdimisht. E kushdo që udhëzohet në rrugë, ti thuaj: “Ai është udhëzuar për dobi të vet”, e kushdo që humbë, ti thuaj: “Unë jam vetëm paralajmërues”
Surah An-Naml, Verse 92


وَقُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ سَيُرِيكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ فَتَعۡرِفُونَهَاۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُونَ

Dhe, thuaj: “Falenderimi qoftë për Perëndinë, Ai do t’ju tregojë dokumentet e Tij, e ju do t’i njihni ato!” E Zoti yt nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që punoni ju
Surah An-Naml, Verse 93


Author: Hasan Efendi Nahi


<< Surah 26
>> Surah 28

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai