Surah An-Naml - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi
طسٓۚ تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡقُرۡءَانِ وَكِتَابٖ مُّبِينٍ
Ta, Sin. Keto jane ajetet e Kur’anit dhe Librit te qarte
Surah An-Naml, Verse 1
هُدٗى وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُؤۡمِنِينَ
udherrefyes dhe sihariques per besimtaret
Surah An-Naml, Verse 2
ٱلَّذِينَ يُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤۡتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَهُم بِٱلۡأٓخِرَةِ هُمۡ يُوقِنُونَ
te cilet kryejne namazin dhe ndajne zeqatin dhe te cilet besojne bindshem ne jeten tjeter
Surah An-Naml, Verse 3
إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ زَيَّنَّا لَهُمۡ أَعۡمَٰلَهُمۡ فَهُمۡ يَعۡمَهُونَ
Me te vertete, ata qe nuk kane besuar ne jeten tjeter, Na ua kemi zbukuruar veprat e tyre (te prirura kah e keqja) – andaj, ata, jane te hutuar
Surah An-Naml, Verse 4
أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ لَهُمۡ سُوٓءُ ٱلۡعَذَابِ وَهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ هُمُ ٱلۡأَخۡسَرُونَ
Keta jane ata, qe i pret denimi i rende dhe, te cilet – ne jeten tjeter do te jene ne humbjen me te madhe
Surah An-Naml, Verse 5
وَإِنَّكَ لَتُلَقَّى ٱلۡقُرۡءَانَ مِن لَّدُنۡ حَكِيمٍ عَلِيمٍ
Dhe, ty (o Muhammed!), me te vertete, po te shpallet Kur’ani nga i Gjithedijshmi dhe i Plotedijshmi
Surah An-Naml, Verse 6
إِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِأَهۡلِهِۦٓ إِنِّيٓ ءَانَسۡتُ نَارٗا سَـَٔاتِيكُم مِّنۡهَا بِخَبَرٍ أَوۡ ءَاتِيكُم بِشِهَابٖ قَبَسٖ لَّعَلَّكُمۡ تَصۡطَلُونَ
(Kujtoje) kur Musai i tha familjes se tij: “Une kam pare nje zjarr, do t’ju sjell juve ndonje lajm prej atje ose do t’ju sjell nje un zjarri, per t’u nxe”
Surah An-Naml, Verse 7
فَلَمَّا جَآءَهَا نُودِيَ أَنۢ بُورِكَ مَن فِي ٱلنَّارِ وَمَنۡ حَوۡلَهَا وَسُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
e kur (Musai) erdhi te zjarri, u thirr: “Eshte i bekuar ai qe eshte afer zjarrit dhe kush eshte rreth tij, dhe qofte lavderuar Perendia – Zot’i gjithesise
Surah An-Naml, Verse 8
يَٰمُوسَىٰٓ إِنَّهُۥٓ أَنَا ٱللَّهُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ
O Musa! Me te vertete, Une jam Perendia, i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem
Surah An-Naml, Verse 9
وَأَلۡقِ عَصَاكَۚ فَلَمَّا رَءَاهَا تَهۡتَزُّ كَأَنَّهَا جَآنّٞ وَلَّىٰ مُدۡبِرٗا وَلَمۡ يُعَقِّبۡۚ يَٰمُوسَىٰ لَا تَخَفۡ إِنِّي لَا يَخَافُ لَدَيَّ ٱلۡمُرۡسَلُونَ
Dhe, hudhe shkopin tend! E, kur e pa (Musai) ate qe po levize si gjarper ai (shkopi), u kthye para (menjehere), e nuk shikoi me (nga frika). (Perendia i tha): “O Musa, mos u friko! Me te vertete, tek Une nuk frikohen pejgamberet (meqe jane te sigurt)
Surah An-Naml, Verse 10
إِلَّا مَن ظَلَمَ ثُمَّ بَدَّلَ حُسۡنَۢا بَعۡدَ سُوٓءٖ فَإِنِّي غَفُورٞ رَّحِيمٞ
e atij, i cili ka bere keq, e pastaj te keqen e zevendeson me veper te mire, Une me te vertete, jam Fales dhe Meshirues (e fale ate)
Surah An-Naml, Verse 11
وَأَدۡخِلۡ يَدَكَ فِي جَيۡبِكَ تَخۡرُجۡ بَيۡضَآءَ مِنۡ غَيۡرِ سُوٓءٖۖ فِي تِسۡعِ ءَايَٰتٍ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَقَوۡمِهِۦٓۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمٗا فَٰسِقِينَ
Shtine doren tende ne xhepin e kemishes, do te dale e bardhe pa kurrfare semundje, - do te jete kjo njera prej nente mrekullive (me te cilat eshte derguar Musai) te Faraoni dhe populli i tij; ata, me te vertete, jane popull ngaterrestare”
Surah An-Naml, Verse 12
فَلَمَّا جَآءَتۡهُمۡ ءَايَٰتُنَا مُبۡصِرَةٗ قَالُواْ هَٰذَا سِحۡرٞ مُّبِينٞ
E, pasi u erdhen atyre argumentet Tona konkrete, ata thane: “Kjo eshte magji e qarte!”
Surah An-Naml, Verse 13
وَجَحَدُواْ بِهَا وَٱسۡتَيۡقَنَتۡهَآ أَنفُسُهُمۡ ظُلۡمٗا وَعُلُوّٗاۚ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُفۡسِدِينَ
Dhe, ata i mohuan ato – duke qene zullumqare dhe mendjemedhenj – por shpirti i tyre i besonte per te verteta. Pa, shiko, cfare ka qene fundi i ngaterrestareve
Surah An-Naml, Verse 14
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا دَاوُۥدَ وَسُلَيۡمَٰنَ عِلۡمٗاۖ وَقَالَا ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي فَضَّلَنَا عَلَىٰ كَثِيرٖ مِّنۡ عِبَادِهِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Dhe Ne, me te vertete, i kemi dhene Davudit dhe Sulejmanit dijeni, dhe ata thane: “Falenderojme Perendine qe na ka dekoruar mbi shumicen e roberve te Tij besimtare
Surah An-Naml, Verse 15
وَوَرِثَ سُلَيۡمَٰنُ دَاوُۥدَۖ وَقَالَ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ عُلِّمۡنَا مَنطِقَ ٱلطَّيۡرِ وَأُوتِينَا مِن كُلِّ شَيۡءٍۖ إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡفَضۡلُ ٱلۡمُبِينُ
Dhe, Sulejmani e trashegoi Davudin dhe tha: “O njerez, na eshte mesuar neve te folurit e shpendeve (kuptimi i zerave te tyre) dhe na eshte dhene gjithcka (nga ato qe u jepen pejgambereve dhe sundimtareve)!”
Surah An-Naml, Verse 16
وَحُشِرَ لِسُلَيۡمَٰنَ جُنُودُهُۥ مِنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ وَٱلطَّيۡرِ فَهُمۡ يُوزَعُونَ
Dhe, u tubua ushtria e Sulejmanit e perbere prej xhindeve, njerezve dhe shpendeve, te gjithe te radhitur ne ceta te gatshme
Surah An-Naml, Verse 17
حَتَّىٰٓ إِذَآ أَتَوۡاْ عَلَىٰ وَادِ ٱلنَّمۡلِ قَالَتۡ نَمۡلَةٞ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّمۡلُ ٱدۡخُلُواْ مَسَٰكِنَكُمۡ لَا يَحۡطِمَنَّكُمۡ سُلَيۡمَٰنُ وَجُنُودُهُۥ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ
dhe kur arriten ne luginen e thneglave, nje thnegel tha: “O thnegla, hyni ne banesat tuaja, e te mos ju shkel Sulejmani dhe ushtria e tij, meqe nuk ju hetojne juve!”
Surah An-Naml, Verse 18
فَتَبَسَّمَ ضَاحِكٗا مِّن قَوۡلِهَا وَقَالَ رَبِّ أَوۡزِعۡنِيٓ أَنۡ أَشۡكُرَ نِعۡمَتَكَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَٰلِدَيَّ وَأَنۡ أَعۡمَلَ صَٰلِحٗا تَرۡضَىٰهُ وَأَدۡخِلۡنِي بِرَحۡمَتِكَ فِي عِبَادِكَ ٱلصَّـٰلِحِينَ
E, ai (Sulejmani) preku ne gaz, duke qeshur ne fjalet e saj (thnegles) dhe tha: “O Zoti im, me oriento qe te jem mirenjohes ne dhuntine Tende, qe me ke dhene mua dhe prinderve te mi, dhe qe te punoje vepra te mira, me te cilat do te jeshe i kenaqur Ti, dhe me shpie me meshiren Tende, ne mesin e roberve Tu te mire
Surah An-Naml, Verse 19
وَتَفَقَّدَ ٱلطَّيۡرَ فَقَالَ مَالِيَ لَآ أَرَى ٱلۡهُدۡهُدَ أَمۡ كَانَ مِنَ ٱلۡغَآئِبِينَ
Dhe, ai (Sulejmani), beri kontrollin (rivisten) e shpendeve dhe tha: “Pse nuk e shoh pupezen ketu, a nuk eshte e pranishme ajo
Surah An-Naml, Verse 20
لَأُعَذِّبَنَّهُۥ عَذَابٗا شَدِيدًا أَوۡ لَأَاْذۡبَحَنَّهُۥٓ أَوۡ لَيَأۡتِيَنِّي بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ
Nese nuk me sjell arsyetim te bindshem, do ta denoj ate me denim te rende ose do ta pres!”
Surah An-Naml, Verse 21
فَمَكَثَ غَيۡرَ بَعِيدٖ فَقَالَ أَحَطتُ بِمَا لَمۡ تُحِطۡ بِهِۦ وَجِئۡتُكَ مِن سَبَإِۭ بِنَبَإٖ يَقِينٍ
E, nuk vonoi shume, e erdhi ajo edhe tha: “Kam marre vesh ate qe nuk e ke ditur ti dhe te kam sjelle lajm te sigurt prej Sabes
Surah An-Naml, Verse 22
إِنِّي وَجَدتُّ ٱمۡرَأَةٗ تَمۡلِكُهُمۡ وَأُوتِيَتۡ مِن كُلِّ شَيۡءٖ وَلَهَا عَرۡشٌ عَظِيمٞ
Kam pare nej grua qe i sundonte ata dhe qe i eshte dhene cdo gje (qe i nevojitet nje sundimtareje) dhe e cila kishte nje fron madheshtor
Surah An-Naml, Verse 23
وَجَدتُّهَا وَقَوۡمَهَا يَسۡجُدُونَ لِلشَّمۡسِ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَعۡمَٰلَهُمۡ فَصَدَّهُمۡ عَنِ ٱلسَّبِيلِ فَهُمۡ لَا يَهۡتَدُونَ
kam pare se edhe ajo edhe populli i saj adhuronin Diellin, e jo Perendine, djalli ua ka zbukuruar sjelljet e tyre dhe i ka zmbrape nga rruga e drejte, andaj nuk e gjeten rrugen e drejte
Surah An-Naml, Verse 24
أَلَّاۤ يَسۡجُدُواْۤ لِلَّهِ ٱلَّذِي يُخۡرِجُ ٱلۡخَبۡءَ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَيَعۡلَمُ مَا تُخۡفُونَ وَمَا تُعۡلِنُونَ
e qe t’i bejne sexhde Perendise, i cili i nxjerr te gjitha gjerat sekrete ne qiej dhe ne Toke dhe i cili di cka fshihni ju dhe cka tregoni haptazi
Surah An-Naml, Verse 25
ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ۩
Perendia eshte Nje, s’ka zot tjeter pervec Tij, Zotit te Arshit te madh!”
Surah An-Naml, Verse 26
۞قَالَ سَنَنظُرُ أَصَدَقۡتَ أَمۡ كُنتَ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ
(Sulejmani) tha: “Do te shohim se, a thua te verteten, apo je nga genjeshtaret
Surah An-Naml, Verse 27
ٱذۡهَب بِّكِتَٰبِي هَٰذَا فَأَلۡقِهۡ إِلَيۡهِمۡ ثُمَّ تَوَلَّ عَنۡهُمۡ فَٱنظُرۡ مَاذَا يَرۡجِعُونَ
Shko me kete leter timen e hudhju atyre. Pastaj largohu pak nga ata, dhe shiko c’po te pergjigjen ty!”
Surah An-Naml, Verse 28
قَالَتۡ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَؤُاْ إِنِّيٓ أُلۡقِيَ إِلَيَّ كِتَٰبٞ كَرِيمٌ
Ajo (mbreteresha e Sabes) tha: “O pari, mua, me te vertete, me ka arritur leter e madherueshme
Surah An-Naml, Verse 29
إِنَّهُۥ مِن سُلَيۡمَٰنَ وَإِنَّهُۥ بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
Ajo (leter) eshte nga Sulejmani dhe citon: “Me emer te Perendise, Meshiruesit dhe Perdellimtarit te Madh
Surah An-Naml, Verse 30
أَلَّا تَعۡلُواْ عَلَيَّ وَأۡتُونِي مُسۡلِمِينَ
Mos u madheshtoni para meje dhe ejani te perulur
Surah An-Naml, Verse 31
قَالَتۡ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَؤُاْ أَفۡتُونِي فِيٓ أَمۡرِي مَا كُنتُ قَاطِعَةً أَمۡرًا حَتَّىٰ تَشۡهَدُونِ
(Mbreteresha) tha: “O pari, me keshilloni se c’duhet te beje ne kete ceshtje time! Une nuk do te vendos asgje pa ju!”
Surah An-Naml, Verse 32
قَالُواْ نَحۡنُ أُوْلُواْ قُوَّةٖ وَأُوْلُواْ بَأۡسٖ شَدِيدٖ وَٱلۡأَمۡرُ إِلَيۡكِ فَٱنظُرِي مَاذَا تَأۡمُرِينَ
Ata thane: “Na jemi shume te forte dhe luftetare te guximshem, por puna eshte te ti, andaj mendo mire se c’do te urdherosh!”
Surah An-Naml, Verse 33
قَالَتۡ إِنَّ ٱلۡمُلُوكَ إِذَا دَخَلُواْ قَرۡيَةً أَفۡسَدُوهَا وَجَعَلُوٓاْ أَعِزَّةَ أَهۡلِهَآ أَذِلَّةٗۚ وَكَذَٰلِكَ يَفۡعَلُونَ
Ajo tha: “Me siguri, kur sundimtaret e pushtojne ndonje vendbanim, e crregullojne ate dhe i poshterojne banoret e tyre autoritative. Keshtu veprojne ata
Surah An-Naml, Verse 34
وَإِنِّي مُرۡسِلَةٌ إِلَيۡهِم بِهَدِيَّةٖ فَنَاظِرَةُۢ بِمَ يَرۡجِعُ ٱلۡمُرۡسَلُونَ
Une, do t’ju dergoj atyre nje dhurate dhe do te shoh se me cka do te kthehen te deleguarit”
Surah An-Naml, Verse 35
فَلَمَّا جَآءَ سُلَيۡمَٰنَ قَالَ أَتُمِدُّونَنِ بِمَالٖ فَمَآ ءَاتَىٰنِۦَ ٱللَّهُ خَيۡرٞ مِّمَّآ ءَاتَىٰكُمۚ بَلۡ أَنتُم بِهَدِيَّتِكُمۡ تَفۡرَحُونَ
Kur erdhi (i deleguari) te Sulejmani, ai (Sulejmani) tha: “A mos doni ju te me ndihmoni me pasuri? Ate qe ma ka dhene Perendia mua, eshte me e mire nga ajo qe u ka dhene juve. Por, ju, gezohenime dhuraten tuaj
Surah An-Naml, Verse 36
ٱرۡجِعۡ إِلَيۡهِمۡ فَلَنَأۡتِيَنَّهُم بِجُنُودٖ لَّا قِبَلَ لَهُم بِهَا وَلَنُخۡرِجَنَّهُم مِّنۡهَآ أَذِلَّةٗ وَهُمۡ صَٰغِرُونَ
Kthehuni tek ata! Na, me siguri do te sjellim ushtri, te ciles nuk do te mund t’i perballojne ata – dhe ne me siguri, do t’i debojme ata prej Sabes (krahine ne Jemen), te poshteruar dhe te perulur
Surah An-Naml, Verse 37
قَالَ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَؤُاْ أَيُّكُمۡ يَأۡتِينِي بِعَرۡشِهَا قَبۡلَ أَن يَأۡتُونِي مُسۡلِمِينَ
(Sulejmani tha): “O paresi, kush prej jush do te me sjelle fronin e saj, para se te vijne ata te perulur?”
Surah An-Naml, Verse 38
قَالَ عِفۡرِيتٞ مِّنَ ٱلۡجِنِّ أَنَا۠ ءَاتِيكَ بِهِۦ قَبۡلَ أَن تَقُومَ مِن مَّقَامِكَۖ وَإِنِّي عَلَيۡهِ لَقَوِيٌّ أَمِينٞ
Njeri nga xhindet – Ifriti tha: “Une do te ta sjelli ty para se te ngritesh ti prej vendit tend, dhe – une per kete jam i fuqishem dhe i sigurte”
Surah An-Naml, Verse 39
قَالَ ٱلَّذِي عِندَهُۥ عِلۡمٞ مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِ أَنَا۠ ءَاتِيكَ بِهِۦ قَبۡلَ أَن يَرۡتَدَّ إِلَيۡكَ طَرۡفُكَۚ فَلَمَّا رَءَاهُ مُسۡتَقِرًّا عِندَهُۥ قَالَ هَٰذَا مِن فَضۡلِ رَبِّي لِيَبۡلُوَنِيٓ ءَأَشۡكُرُ أَمۡ أَكۡفُرُۖ وَمَن شَكَرَ فَإِنَّمَا يَشۡكُرُ لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ رَبِّي غَنِيّٞ كَرِيمٞ
Ai, qe ishte i pajisur me dijen e Librit – prezent te Sulejmani, tha: “Une do te ta sjelle ty ate – sa cel e mbyll syte”. Kur (Sulejmani) pa (fronin) e vendosur para tij, tha: “Kjo eshte nga dhuntite e Zotit tim, per te me provuar mua se – a jam mirenjohes apo mohues (i dhuntise). Kus falenderon, ai falenderon per dobi te veten, e kush mohon... (denohet), e Zoti im eshte i pavarur (s’ka nevoje per falenderim) dhe i madherueshem
Surah An-Naml, Verse 40
قَالَ نَكِّرُواْ لَهَا عَرۡشَهَا نَنظُرۡ أَتَهۡتَدِيٓ أَمۡ تَكُونُ مِنَ ٱلَّذِينَ لَا يَهۡتَدُونَ
(Sulejmani) tha: “Ndryshojani edhe fronin e saj! Do te shohim se a do ta hetoje ajo kete, apo do te jete nga ata qe nuk dine te orientohen!”
Surah An-Naml, Verse 41
فَلَمَّا جَآءَتۡ قِيلَ أَهَٰكَذَا عَرۡشُكِۖ قَالَتۡ كَأَنَّهُۥ هُوَۚ وَأُوتِينَا ٱلۡعِلۡمَ مِن قَبۡلِهَا وَكُنَّا مُسۡلِمِينَ
E, kur erdhi ajo (mbreteresha), i thane asaj: “A i tille eshte froni yt?” Ajo u pergjegj: “Gati si te ishte ai”. Dhe neve, na eshte dhene dijenia para ketij rasti dhe ne kemi qene te perulur (muslimane)”
Surah An-Naml, Verse 42
وَصَدَّهَا مَا كَانَت تَّعۡبُدُ مِن دُونِ ٱللَّهِۖ إِنَّهَا كَانَتۡ مِن قَوۡمٖ كَٰفِرِينَ
Ate e pengonin (nga te adhuruarit Perendine) ato qe adhuronte ajo, pos Perendise, sepse, ajo ishte nga populli mohues
Surah An-Naml, Verse 43
قِيلَ لَهَا ٱدۡخُلِي ٱلصَّرۡحَۖ فَلَمَّا رَأَتۡهُ حَسِبَتۡهُ لُجَّةٗ وَكَشَفَتۡ عَن سَاقَيۡهَاۚ قَالَ إِنَّهُۥ صَرۡحٞ مُّمَرَّدٞ مِّن قَوَارِيرَۗ قَالَتۡ رَبِّ إِنِّي ظَلَمۡتُ نَفۡسِي وَأَسۡلَمۡتُ مَعَ سُلَيۡمَٰنَ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
I eshte thene asaj: “Hyn ne pallat! Dhe, kur e pa ajo ate, mendoi se eshte uje i thelle dhe pervoli fustanin per kembe (per te hyre ne uje). (Sulejmani) i tha (asaj): “Me te vertete, ky pallat eshte i (shtruar) prej xhamave te lemuara”. Ajo tha: “O Zoti im, me te vertete une e kam demtuar veten dhe tani, bashke me Sulejmanin i dorezohem Perendise – Zotit te gjithesise!”
Surah An-Naml, Verse 44
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَآ إِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمۡ صَٰلِحًا أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ فَإِذَا هُمۡ فَرِيقَانِ يَخۡتَصِمُونَ
Na i kemi derguar Themudit, vellain e tij Salihun (me urdher): “Adhuronie Perendine!” E, ata, u ndane ne dy grupe, qe grindeshin ne mes tyre
Surah An-Naml, Verse 45
قَالَ يَٰقَوۡمِ لِمَ تَسۡتَعۡجِلُونَ بِٱلسَّيِّئَةِ قَبۡلَ ٱلۡحَسَنَةِۖ لَوۡلَا تَسۡتَغۡفِرُونَ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ
(Salihu) tha: “O populli im, perse e nxitoni te keqen para se mires? Perse nuk kerkoni ju nga Perendia faljen e mekateve, qe te meshiroheni?”
Surah An-Naml, Verse 46
قَالُواْ ٱطَّيَّرۡنَا بِكَ وَبِمَن مَّعَكَۚ قَالَ طَـٰٓئِرُكُمۡ عِندَ ٱللَّهِۖ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ تُفۡتَنُونَ
Ata thane: “Na po parandiejme fatkeqesine me ty dhe me ata qe janeme ty. (Salihu) u tha: “E, mira dhe e keqja eshte prej Perendise. Ne te vertete, ju jeni popull i vene ne sprove
Surah An-Naml, Verse 47
وَكَانَ فِي ٱلۡمَدِينَةِ تِسۡعَةُ رَهۡطٖ يُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا يُصۡلِحُونَ
Ne qytet, kane qene nente persona qe benin ngaterresa, e nuk venin rregull
Surah An-Naml, Verse 48
قَالُواْ تَقَاسَمُواْ بِٱللَّهِ لَنُبَيِّتَنَّهُۥ وَأَهۡلَهُۥ ثُمَّ لَنَقُولَنَّ لِوَلِيِّهِۦ مَا شَهِدۡنَا مَهۡلِكَ أَهۡلِهِۦ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ
Ata i thane (njeri-tjetrit): “Betohuni ne Perendine – se ne, naten, do ta mbysim ate (Salihun) dhe familjen e tij; e pastaj, gjithsesi do t’ju themi te afermve te tij: “Na nuk kemi prezentuar ne zhdukjen e familjes se tij dhe, na – me siguri, flasim te verteten”
Surah An-Naml, Verse 49
وَمَكَرُواْ مَكۡرٗا وَمَكَرۡنَا مَكۡرٗا وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ
Dhe, trillonin dredhira, por Ne i denonim ata per kete trillim, e ata nuk e hetonin
Surah An-Naml, Verse 50
فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ مَكۡرِهِمۡ أَنَّا دَمَّرۡنَٰهُمۡ وَقَوۡمَهُمۡ أَجۡمَعِينَ
Pa, shiko, cfare ka qene fundi i ngaterresave te tyre. Na i kemi shkaterruar ata te gjithe dhe popullin e tyre
Surah An-Naml, Verse 51
فَتِلۡكَ بُيُوتُهُمۡ خَاوِيَةَۢ بِمَا ظَلَمُوٓاْۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ
ja, shtepite e tyre te shkreteruara, per shkak te zullumit qe kane bere. Ne kete, me te vertete, ka argument te madh per popullin qe dine
Surah An-Naml, Verse 52
وَأَنجَيۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ
e, i kemi shpetuar ata qe kane besuar dhe te cilet ruheshin nga te keqiat
Surah An-Naml, Verse 53
وَلُوطًا إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَتَأۡتُونَ ٱلۡفَٰحِشَةَ وَأَنتُمۡ تُبۡصِرُونَ
(Dhe, e kemi derguar) Lutin, (e kujtoje) kur ai i tha popullit te vet: “Perse beni vepra imorale, madje ne syte e njeri-tjetrit (haptazi)
Surah An-Naml, Verse 54
أَئِنَّكُمۡ لَتَأۡتُونَ ٱلرِّجَالَ شَهۡوَةٗ مِّن دُونِ ٱلنِّسَآءِۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ تَجۡهَلُونَ
Valle, a mos ju u caseni me epsh meshkujve, ne vend te femrave? Ju, me te vertete, jeni popull injorant”
Surah An-Naml, Verse 55
۞فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوۡمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُوٓاْ أَخۡرِجُوٓاْ ءَالَ لُوطٖ مِّن قَرۡيَتِكُمۡۖ إِنَّهُمۡ أُنَاسٞ يَتَطَهَّرُونَ
E, pergjegjja e vetme e popullit te Lutit, thoshte: “Deboni familjen e Lutit prej qytetit tuaj; ata, me te vertete, jane njerz te paster (kete e thonin ne forme ironie)!”
Surah An-Naml, Verse 56
فَأَنجَيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ إِلَّا ٱمۡرَأَتَهُۥ قَدَّرۡنَٰهَا مِنَ ٱلۡغَٰبِرِينَ
Dhe Ne, i kemi shpetuar ata dhe familjen e tij (te gjithe), pos gruas se tij, qe ajo te mbetet me te denuarit
Surah An-Naml, Verse 57
وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِم مَّطَرٗاۖ فَسَآءَ مَطَرُ ٱلۡمُنذَرِينَ
Dhe, mbi ta leshuam shi – rrebesh (prej guresh), e sa i tmerrshem qe eshte ai shi, per ata qe jane paralajmeruar
Surah An-Naml, Verse 58
قُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ وَسَلَٰمٌ عَلَىٰ عِبَادِهِ ٱلَّذِينَ ٱصۡطَفَىٰٓۗ ءَآللَّهُ خَيۡرٌ أَمَّا يُشۡرِكُونَ
Thuaj (o Muhammed): “Qofte falenderimi per Perendine dhe shpetimi per roberit e Tij, te cilet i ka zgjedhur Ai. A me i mire eshte Perendia, ao ata (idhuj) qe i kane adhuruar
Surah An-Naml, Verse 59
أَمَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَأَنزَلَ لَكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَنۢبَتۡنَا بِهِۦ حَدَآئِقَ ذَاتَ بَهۡجَةٖ مَّا كَانَ لَكُمۡ أَن تُنۢبِتُواْ شَجَرَهَآۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ بَلۡ هُمۡ قَوۡمٞ يَعۡدِلُونَ
A eshte me i mire Ai qe ka krijuar qiejt dhe Token – dhe ua ka leshuar ujin nga qielli, me te cilin kemi krijuar kopshtet e mrekullueshme. Ju, nuk keni mundur te krijoni drunjte e tyre. Valle, a krahas Perendise, ekzistuaka zot tjeter? Jo, por ai popull eshte shmangur nga e verteta
Surah An-Naml, Verse 60
أَمَّن جَعَلَ ٱلۡأَرۡضَ قَرَارٗا وَجَعَلَ خِلَٰلَهَآ أَنۡهَٰرٗا وَجَعَلَ لَهَا رَوَٰسِيَ وَجَعَلَ بَيۡنَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ حَاجِزًاۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ
Apo eshte me i mire, Ai qe e ka bere Token te qete, ka bere ne te lumenj, ka ngritu ne te male dhe ka bere ne mes deteve pende (pengese, per te mos u perziere)? Valle, a krahas Perendise, ekzistuaka zot tjeter?! Jo, por shumica e tyre nuk dine
Surah An-Naml, Verse 61
أَمَّن يُجِيبُ ٱلۡمُضۡطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكۡشِفُ ٱلسُّوٓءَ وَيَجۡعَلُكُمۡ خُلَفَآءَ ٱلۡأَرۡضِۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ قَلِيلٗا مَّا تَذَكَّرُونَ
Apo eshte (me i mire) Ai, i cili i vie ne ndihme nevojtarit te ngushte kur i lutet Atij dhe i cili ua largon te keqen dhe u bene juve pronar (brez pas brezi) ne Toke? Valle, a krahas Perendise – ekzistuaka zot tjeter?! Sa pak qe po keshilloheni ju! –
Surah An-Naml, Verse 62
أَمَّن يَهۡدِيكُمۡ فِي ظُلُمَٰتِ ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِ وَمَن يُرۡسِلُ ٱلرِّيَٰحَ بُشۡرَۢا بَيۡنَ يَدَيۡ رَحۡمَتِهِۦٓۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ تَعَٰلَى ٱللَّهُ عَمَّا يُشۡرِكُونَ
Apo eshte (me i mire) Ai, i cili ua rrefen ne erresirat e tokes dhe te detit dhe (Ai), i cili dergon ererat si sihariq par meshires se Tij (shiut)? Valle, a krahas Perendise – te ekzistoje zot tjeter?! Por, Perendia eshte shume lart nga ata, qe i konsiderojne shok Atij! –
Surah An-Naml, Verse 63
أَمَّن يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ وَمَن يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ قُلۡ هَاتُواْ بُرۡهَٰنَكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Apo eshte (me i mire) Ai, i cili ka krijuar te gjitha prej asgjeje, i cili, pastaj, perseri do ta ktheje ate (pas vdekjes) – dhe (Ai) qe ju furnizon nga qielli (me te reshura) dhe toka (me te lashta)? Valle, a ekziston krahas Perendise, zot tjeter? Thuaj (o Muhammed): “Sillni argumentet tuaja, nese thuani te verteten!”
Surah An-Naml, Verse 64
قُل لَّا يَعۡلَمُ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ ٱلۡغَيۡبَ إِلَّا ٱللَّهُۚ وَمَا يَشۡعُرُونَ أَيَّانَ يُبۡعَثُونَ
Thuaj: “Askush, pos Perendise, as ne qiell as ne Toke nuk di sekretet, ata nuk dine se kur do te ringjallen
Surah An-Naml, Verse 65
بَلِ ٱدَّـٰرَكَ عِلۡمُهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِۚ بَلۡ هُمۡ فِي شَكّٖ مِّنۡهَاۖ بَلۡ هُم مِّنۡهَا عَمُونَ
Valle, a dine ndopak ata – per jeten tjeter?! Asgje! – ata dyshojne ne te, ata jane te verber ndaj saj
Surah An-Naml, Verse 66
وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَءِذَا كُنَّا تُرَٰبٗا وَءَابَآؤُنَآ أَئِنَّا لَمُخۡرَجُونَ
Dhe, mohuesit thone: “Valle, a mos do te ringjallmi ne dhe eterit tane, pasi te jemi bere dhe
Surah An-Naml, Verse 67
لَقَدۡ وُعِدۡنَا هَٰذَا نَحۡنُ وَءَابَآؤُنَا مِن قَبۡلُ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Me te vertete, neve dhe eterve tane na eshte premtuar kjo qysh me pare, keto, me te vertete, nuk jane tjeter, pos trillime te popujve te lashte”
Surah An-Naml, Verse 68
قُلۡ سِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ
Thuaj: “Udhetoni neper bote – e shikoni si ka qene fundi i mekatareve!”
Surah An-Naml, Verse 69
وَلَا تَحۡزَنۡ عَلَيۡهِمۡ وَلَا تَكُن فِي ضَيۡقٖ مِّمَّا يَمۡكُرُونَ
Dhe, mos u pikello ti per shkak te tyre, dhe mos u ngushto ti – per peshtjellimet e tyre
Surah An-Naml, Verse 70
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Dhe, ata thone: “Kur do te realizohet ky premtim (diftona) nese thuani te verteten?”
Surah An-Naml, Verse 71
قُلۡ عَسَىٰٓ أَن يَكُونَ رَدِفَ لَكُم بَعۡضُ ٱلَّذِي تَسۡتَعۡجِلُونَ
Thuaj: “Do t’ju arrije, se shpejti dicka nga ajo qe po e nxitoni
Surah An-Naml, Verse 72
وَإِنَّ رَبَّكَ لَذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَشۡكُرُونَ
Dhe, me te vertete, Zoti yt eshte bamires i madh i njerezve, por shumica e tyre nuk jane falenderues
Surah An-Naml, Verse 73
وَإِنَّ رَبَّكَ لَيَعۡلَمُ مَا تُكِنُّ صُدُورُهُمۡ وَمَا يُعۡلِنُونَ
Dhe, me te vertete, Zoti yt – di ate qe fshehin zemrat e tyre dhe ate qe e shfaqin haptazi
Surah An-Naml, Verse 74
وَمَا مِنۡ غَآئِبَةٖ فِي ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مُّبِينٍ
S’ka asgje te padukshme ne qiell dhe ne Toke; e qe te mos jete e shenuar ne Librin e qarte (Levhi Mahfudh)
Surah An-Naml, Verse 75
إِنَّ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانَ يَقُصُّ عَلَىٰ بَنِيٓ إِسۡرَـٰٓءِيلَ أَكۡثَرَ ٱلَّذِي هُمۡ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ
Me te vertete, ky Kur’an, u tregon bijve te Israelit – shume nga konfliktet e tyre
Surah An-Naml, Verse 76
وَإِنَّهُۥ لَهُدٗى وَرَحۡمَةٞ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ
dhe, me te vertete, ai (Kur’ani) eshte udherrefyes dhe meshire per besimtaret
Surah An-Naml, Verse 77
إِنَّ رَبَّكَ يَقۡضِي بَيۡنَهُم بِحُكۡمِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡعَلِيمُ
Me te vertete, Zoti yt i gjykon ata me drejtesine e Tij. Ai eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem
Surah An-Naml, Verse 78
فَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۖ إِنَّكَ عَلَى ٱلۡحَقِّ ٱلۡمُبِينِ
Andaj, ti mbeshtetu ne Perendine! Me te vertete, ti je ne te drejten e qarte
Surah An-Naml, Verse 79
إِنَّكَ لَا تُسۡمِعُ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَلَا تُسۡمِعُ ٱلصُّمَّ ٱلدُّعَآءَ إِذَا وَلَّوۡاْ مُدۡبِرِينَ
Me te vertete, ti nuk mund te besh qe te vdekurit te degjojne, as nuk mund te besh te shurdherin qe te degjoje, pasi qe te kthejne shpinen (prej teje)
Surah An-Naml, Verse 80
وَمَآ أَنتَ بِهَٰدِي ٱلۡعُمۡيِ عَن ضَلَٰلَتِهِمۡۖ إِن تُسۡمِعُ إِلَّا مَن يُؤۡمِنُ بِـَٔايَٰتِنَا فَهُم مُّسۡلِمُونَ
as qe mundesh t’i shmangesh te verberit prej humbjeve te tyre; mund t’i therrasish vetem ata qe besojne ne argumentet Tona. E ata jane muslimane
Surah An-Naml, Verse 81
۞وَإِذَا وَقَعَ ٱلۡقَوۡلُ عَلَيۡهِمۡ أَخۡرَجۡنَا لَهُمۡ دَآبَّةٗ مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ تُكَلِّمُهُمۡ أَنَّ ٱلنَّاسَ كَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا لَا يُوقِنُونَ
Dhe, kur te vie koha qe te denohen ata, Na do te bejme qe nga Toka te del nje kafshe, e cila do t’u thote atyre se njerezit nuk u jane bindur argumenteve Tona
Surah An-Naml, Verse 82
وَيَوۡمَ نَحۡشُرُ مِن كُلِّ أُمَّةٖ فَوۡجٗا مِّمَّن يُكَذِّبُ بِـَٔايَٰتِنَا فَهُمۡ يُوزَعُونَ
(Kujtoju ti atyre) kur Na do t’i tubojme prej cdo populli nga nje grup – nga ata qe i kane pergenjeshtruar argumentet Tona – e ata do te radhiten –
Surah An-Naml, Verse 83
حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُو قَالَ أَكَذَّبۡتُم بِـَٔايَٰتِي وَلَمۡ تُحِيطُواْ بِهَا عِلۡمًا أَمَّاذَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
e kur te vijne (per te dhene llogari), Ai (Perendia), do t’i pyese: “A mos valle ju i keni pergenjeshtruar argumentet e Mia, e qe nuk keni pasur kurrfare njohurie per to? C’keni bere ju ashtu?!”
Surah An-Naml, Verse 84
وَوَقَعَ ٱلۡقَوۡلُ عَلَيۡهِم بِمَا ظَلَمُواْ فَهُمۡ لَا يَنطِقُونَ
Dhe do t’i godet ata denimi, meqe kane qene zullumqare, e nuk do te mund te bezejne asnje fjale
Surah An-Naml, Verse 85
أَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّا جَعَلۡنَا ٱلَّيۡلَ لِيَسۡكُنُواْ فِيهِ وَٱلنَّهَارَ مُبۡصِرًاۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ
Valle, a nuk shohin ata, qe Ne e kemi bere naten per pushim, e diten te ndritshme (per pune). Ne kete, me te vertete, ka argument per popullin qe beson
Surah An-Naml, Verse 86
وَيَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِ فَفَزِعَ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ إِلَّا مَن شَآءَ ٱللَّهُۚ وَكُلٌّ أَتَوۡهُ دَٰخِرِينَ
(Perkujtoju ti atyre) Diten kur do te fryhet ne Sur, e qe do te tmerrohet cdokush qe gjendet ne qiej e ne Toke, perpos atyre qe Perendia nuk do t’i frikesoje. Te gjithe do t’i vijne Atij te perulur
Surah An-Naml, Verse 87
وَتَرَى ٱلۡجِبَالَ تَحۡسَبُهَا جَامِدَةٗ وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ ٱلسَّحَابِۚ صُنۡعَ ٱللَّهِ ٱلَّذِيٓ أَتۡقَنَ كُلَّ شَيۡءٍۚ إِنَّهُۥ خَبِيرُۢ بِمَا تَفۡعَلُونَ
Ti i shikon malet e mendon se jane te palevizshme, por ato levizin si rete. Kjo eshte veper e Perendise, i cili e ka persosur cdo gje. Me te vertete, Ai di ate qe punoni ju
Surah An-Naml, Verse 88
مَن جَآءَ بِٱلۡحَسَنَةِ فَلَهُۥ خَيۡرٞ مِّنۡهَا وَهُم مِّن فَزَعٖ يَوۡمَئِذٍ ءَامِنُونَ
Kush punon veper te mire, do te kete shperblim te madh per te dh do te jete i qetesuar ate Dite nga frika
Surah An-Naml, Verse 89
وَمَن جَآءَ بِٱلسَّيِّئَةِ فَكُبَّتۡ وُجُوهُهُمۡ فِي ٱلنَّارِ هَلۡ تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
E, kush punon veper te keqe, fytyrat e tyre (ata) do te hudhen ne zjarr. (Dhe u thuhet atyre): “Nuk jeni denuar, perpos per ate qe keni punuar!”
Surah An-Naml, Verse 90
إِنَّمَآ أُمِرۡتُ أَنۡ أَعۡبُدَ رَبَّ هَٰذِهِ ٱلۡبَلۡدَةِ ٱلَّذِي حَرَّمَهَا وَلَهُۥ كُلُّ شَيۡءٖۖ وَأُمِرۡتُ أَنۡ أَكُونَ مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ
(Thuaju atyre o Muhammed): “Mua me eshte urdheruar qe te adhuroj vetem Zotin e ketij Qyteti (Mekkes), te cilin Ai e ka bere te shenjte dhe Atij i perket gjithcka. Dhe, me eshte urdheruar qe te jam prej atyre qe besojne –
Surah An-Naml, Verse 91
وَأَنۡ أَتۡلُوَاْ ٱلۡقُرۡءَانَۖ فَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهۡتَدِي لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن ضَلَّ فَقُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُنذِرِينَ
dhe ta kendoj Kur’anin vazhdimisht. E kushdo qe udhezohet ne rruge, ti thuaj: “Ai eshte udhezuar per dobi te vet”, e kushdo qe humbe, ti thuaj: “Une jam vetem paralajmerues”
Surah An-Naml, Verse 92
وَقُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ سَيُرِيكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ فَتَعۡرِفُونَهَاۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُونَ
Dhe, thuaj: “Falenderimi qofte per Perendine, Ai do t’ju tregoje dokumentet e Tij, e ju do t’i njihni ato!” E Zoti yt nuk eshte i pakujdesshem ndaj veprave qe punoni ju
Surah An-Naml, Verse 93