Surah Al-Ahzab Verse 37 - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi
Surah Al-Ahzabوَإِذۡ تَقُولُ لِلَّذِيٓ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِ وَأَنۡعَمۡتَ عَلَيۡهِ أَمۡسِكۡ عَلَيۡكَ زَوۡجَكَ وَٱتَّقِ ٱللَّهَ وَتُخۡفِي فِي نَفۡسِكَ مَا ٱللَّهُ مُبۡدِيهِ وَتَخۡشَى ٱلنَّاسَ وَٱللَّهُ أَحَقُّ أَن تَخۡشَىٰهُۖ فَلَمَّا قَضَىٰ زَيۡدٞ مِّنۡهَا وَطَرٗا زَوَّجۡنَٰكَهَا لِكَيۡ لَا يَكُونَ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ حَرَجٞ فِيٓ أَزۡوَٰجِ أَدۡعِيَآئِهِمۡ إِذَا قَضَوۡاْ مِنۡهُنَّ وَطَرٗاۚ وَكَانَ أَمۡرُ ٱللَّهِ مَفۡعُولٗا
(Kujtoje ti o Muhammed!) kur i ke thënë atij të cilit Perëndia i ka bërë mirësi dhe të cilit ti i ke bërë mirësi: “Mbaje gruan tënde dhe druaji Perëndisë!” E, ti po e fsheh në vetvete, atë që Perëndia do ta qetë në shesh, dhe ti po u druan njerëzve (nga thashethemet), e më e drejtë është t’i druash Perëndisë (vetëm Atij). E, pasi që Zejdi e plotësoi dëshirën e vet (martesën dhe ndarjen), Na, atë ta kurorëzuam ty, në mënyrë që besimtarët të mos ngurrojnë më – që të martohen me gratë e djemve të përvetësuar të tyre, pasi që ata e plotësuan dëshirën ndaj tyre. E, urdhëri i Perëndisë është i përmbarueshëm