Surah Al-Ahzab - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ ٱتَّقِ ٱللَّهَ وَلَا تُطِعِ ٱلۡكَٰفِرِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقِينَۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمٗا
O pejgamber! Druaje Perëndinë dhe mos i dëgjo mohuesit dhe hipokritët! Me të vërtetë, Perëndia është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm
Surah Al-Ahzab, Verse 1
وَٱتَّبِعۡ مَا يُوحَىٰٓ إِلَيۡكَ مِن رَّبِّكَۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٗا
dhe paso atë, që të është shpallur ty nga Zoti. Me të vërtetë, Perëndia e di mirë atë që punoni ju
Surah Al-Ahzab, Verse 2
وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلٗا
dhe mbështetu te Perëndia, të mjafton ty mbështetja te Perëndia
Surah Al-Ahzab, Verse 3
مَّا جَعَلَ ٱللَّهُ لِرَجُلٖ مِّن قَلۡبَيۡنِ فِي جَوۡفِهِۦۚ وَمَا جَعَلَ أَزۡوَٰجَكُمُ ٱلَّـٰٓـِٔي تُظَٰهِرُونَ مِنۡهُنَّ أُمَّهَٰتِكُمۡۚ وَمَا جَعَلَ أَدۡعِيَآءَكُمۡ أَبۡنَآءَكُمۡۚ ذَٰلِكُمۡ قَوۡلُكُم بِأَفۡوَٰهِكُمۡۖ وَٱللَّهُ يَقُولُ ٱلۡحَقَّ وَهُوَ يَهۡدِي ٱلسَّبِيلَ
Perëndia, asnjë njeriu nuk ia ka dhënë dy zemra në krahëror; Perëndia nuk ua ka bërë gratë tuaja – nëna, të cilave u thoni: “Shpina juaj është si e nënës sime”, as që ua ka bërë fëmijët e përvetësuar – bijë të vërtetë. Këto janë vetëm fjalët tuaja – prej gojës suaj (joreale), e Perëndia thotë të vërtetën dhe Ai udhëzon në rrugë të drejtë
Surah Al-Ahzab, Verse 4
ٱدۡعُوهُمۡ لِأٓبَآئِهِمۡ هُوَ أَقۡسَطُ عِندَ ٱللَّهِۚ فَإِن لَّمۡ تَعۡلَمُوٓاْ ءَابَآءَهُمۡ فَإِخۡوَٰنُكُمۡ فِي ٱلدِّينِ وَمَوَٰلِيكُمۡۚ وَلَيۡسَ عَلَيۡكُمۡ جُنَاحٞ فِيمَآ أَخۡطَأۡتُم بِهِۦ وَلَٰكِن مَّا تَعَمَّدَتۡ قُلُوبُكُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمًا
Ju thërritni ata sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë te Perëndia. E, nëse nuk e dini (emrin) e etërve të tyre, ata janë vëllezërit tuaj për kah besimi dhe mbrojtësit tuaj. Nuk është mëkat nëse gaboni, por nëse atë e bëjnë me qëllim zemrat tuaja; se, Perëndia është falës dhe mëshirues
Surah Al-Ahzab, Verse 5
ٱلنَّبِيُّ أَوۡلَىٰ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ مِنۡ أَنفُسِهِمۡۖ وَأَزۡوَٰجُهُۥٓ أُمَّهَٰتُهُمۡۗ وَأُوْلُواْ ٱلۡأَرۡحَامِ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلَىٰ بِبَعۡضٖ فِي كِتَٰبِ ٱللَّهِ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُهَٰجِرِينَ إِلَّآ أَن تَفۡعَلُوٓاْ إِلَىٰٓ أَوۡلِيَآئِكُم مَّعۡرُوفٗاۚ كَانَ ذَٰلِكَ فِي ٱلۡكِتَٰبِ مَسۡطُورٗا
Pejgamberi është më mbikëqyrës për besimtarët se sa ata për vetveten, e gratë e tij – janë (si) nënat e tyre. Dhe, ata nga farefisi – janë më të afërt të njëri-tjetrit, sipas Librit të Perëndisë – se sa besimtarët tjerë dhe muhaxherët, përveç nëse doni t’u bëni ndonjë të mirë dashamirëve tuaj. Kjo është shënuar në Libër
Surah Al-Ahzab, Verse 6
وَإِذۡ أَخَذۡنَا مِنَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ مِيثَٰقَهُمۡ وَمِنكَ وَمِن نُّوحٖ وَإِبۡرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ وَعِيسَى ٱبۡنِ مَرۡيَمَۖ وَأَخَذۡنَا مِنۡهُم مِّيثَٰقًا غَلِيظٗا
(Kujtoje ti o Muhammed!) kur nga pejgamberët Ne morëm obligimin e tyre; edhe prej teje, edhe prej Nuhut, edhe prej Ibrahimit, edhe prej Musait, edhe prej Isait, të birit të Merjemës. Ne, prej tyre kemi marrë obligimin e fortë, për
Surah Al-Ahzab, Verse 7
لِّيَسۡـَٔلَ ٱلصَّـٰدِقِينَ عَن صِدۡقِهِمۡۚ وَأَعَدَّ لِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابًا أَلِيمٗا
t’i pyet të sinqertit për sinqeritetin e tyre; e për mohuesit, Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm
Surah Al-Ahzab, Verse 8
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَةَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ إِذۡ جَآءَتۡكُمۡ جُنُودٞ فَأَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ رِيحٗا وَجُنُودٗا لَّمۡ تَرَوۡهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرًا
O besimtarë! Kujtonie dhuntinë e Perëndisë (juve) kur ju erdhi ushtria; e ne dërguam mbi ta frymë, dhe ushtrinë të cilën ju nuk e keni parë, e Perëndia i sheh të gjitha ato që punoni ju
Surah Al-Ahzab, Verse 9
إِذۡ جَآءُوكُم مِّن فَوۡقِكُمۡ وَمِنۡ أَسۡفَلَ مِنكُمۡ وَإِذۡ زَاغَتِ ٱلۡأَبۡصَٰرُ وَبَلَغَتِ ٱلۡقُلُوبُ ٱلۡحَنَاجِرَ وَتَظُنُّونَ بِٱللَّهِ ٱلظُّنُونَا۠
kur ju erdhën nga lartë dhe nga poshtë, dhe sytë tuaj përqëndroheshin kah ata (argmiku), e shpirti u kishte ardhur në fyt (prej frikës), e ju mendonit për Perëndinë lloj-lloj mendimesh
Surah Al-Ahzab, Verse 10
هُنَالِكَ ٱبۡتُلِيَ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ وَزُلۡزِلُواْ زِلۡزَالٗا شَدِيدٗا
atëherë, besimtarët u vunë në provë dhe qenë të tronditur nga tronditja e madhe
Surah Al-Ahzab, Verse 11
وَإِذۡ يَقُولُ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ مَّا وَعَدَنَا ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥٓ إِلَّا غُرُورٗا
(Kutjoje ti o Muhammed!) kur hipokritët dhe ata në zemrat e të cilëve ka sëmundje (besim të dobët), thanë: “Nuk ka premtuar Perëndia dhe Pejgamberi i Tij asgjë, pos mashtrimit!”
Surah Al-Ahzab, Verse 12
وَإِذۡ قَالَت طَّآئِفَةٞ مِّنۡهُمۡ يَـٰٓأَهۡلَ يَثۡرِبَ لَا مُقَامَ لَكُمۡ فَٱرۡجِعُواْۚ وَيَسۡتَـٔۡذِنُ فَرِيقٞ مِّنۡهُمُ ٱلنَّبِيَّ يَقُولُونَ إِنَّ بُيُوتَنَا عَوۡرَةٞ وَمَا هِيَ بِعَوۡرَةٍۖ إِن يُرِيدُونَ إِلَّا فِرَارٗا
(Dhe kujtoju atyre) kur një grup prej tyre, thanë: “O banorët e Jethribit, s’ka qëndrim këtu për ju, andaj kthehuni (në shtëpiat tuaja)!” E një grup nga ata kërkuan leje prej Pejgamberit, duke thënë: “Me të vërtetë, shtëpiat tona janë të pambrojtura!” – por ato nuk kanë qenë të pambrojtura. Ata duan vetëm të ikin
Surah Al-Ahzab, Verse 13
وَلَوۡ دُخِلَتۡ عَلَيۡهِم مِّنۡ أَقۡطَارِهَا ثُمَّ سُئِلُواْ ٱلۡفِتۡنَةَ لَأٓتَوۡهَا وَمَا تَلَبَّثُواْ بِهَآ إِلَّا يَسِيرٗا
E, sikur atyre t’u depërtonin nga anët e Jethribit e të kërkohet prej tyre që të bëhen idhujtarë, ata do të bëheshin. Por, në të, - vetëm pak do të qëndronin
Surah Al-Ahzab, Verse 14
وَلَقَدۡ كَانُواْ عَٰهَدُواْ ٱللَّهَ مِن قَبۡلُ لَا يُوَلُّونَ ٱلۡأَدۡبَٰرَۚ وَكَانَ عَهۡدُ ٱللَّهِ مَسۡـُٔولٗا
e ata – qysh më parë i qenë betuar Perëndisë se nuk do të zmbrapsen, - e për betim në Perëndinë do të përgjigjen
Surah Al-Ahzab, Verse 15
قُل لَّن يَنفَعَكُمُ ٱلۡفِرَارُ إِن فَرَرۡتُم مِّنَ ٱلۡمَوۡتِ أَوِ ٱلۡقَتۡلِ وَإِذٗا لَّا تُمَتَّعُونَ إِلَّا قَلِيلٗا
Thuaju: “Nuk do t’ju bëjë bobi të ikurit, nëse ikni prej vdekjes apo mbytjes. Edhe atëherë (nëse ikni), ju vetëm pak do të kënaqeni”
Surah Al-Ahzab, Verse 16
قُلۡ مَن ذَا ٱلَّذِي يَعۡصِمُكُم مِّنَ ٱللَّهِ إِنۡ أَرَادَ بِكُمۡ سُوٓءًا أَوۡ أَرَادَ بِكُمۡ رَحۡمَةٗۚ وَلَا يَجِدُونَ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا
Thuaju: “Kush është ai që do t’ju ruajë nga Perëndia, nëse Ai don që t’ju godas e keqja, ose, nëse Ai don që t’ju japë mëshirë?” Ata, pos Perëndisë nuk do të gjejnë, - as mbrojtës as ndihmës
Surah Al-Ahzab, Verse 17
۞قَدۡ يَعۡلَمُ ٱللَّهُ ٱلۡمُعَوِّقِينَ مِنكُمۡ وَٱلۡقَآئِلِينَ لِإِخۡوَٰنِهِمۡ هَلُمَّ إِلَيۡنَاۖ وَلَا يَأۡتُونَ ٱلۡبَأۡسَ إِلَّا قَلِيلًا
Perëndia – me siguri, i di ata nga mesi juaj që pengojnë dhe që u thonë vëllezërve të tyre: “Ejani te ne!” E, nuk vijnë në luftë, pos një pakicë e tyre
Surah Al-Ahzab, Verse 18
أَشِحَّةً عَلَيۡكُمۡۖ فَإِذَا جَآءَ ٱلۡخَوۡفُ رَأَيۡتَهُمۡ يَنظُرُونَ إِلَيۡكَ تَدُورُ أَعۡيُنُهُمۡ كَٱلَّذِي يُغۡشَىٰ عَلَيۡهِ مِنَ ٱلۡمَوۡتِۖ فَإِذَا ذَهَبَ ٱلۡخَوۡفُ سَلَقُوكُم بِأَلۡسِنَةٍ حِدَادٍ أَشِحَّةً عَلَى ٱلۡخَيۡرِۚ أُوْلَـٰٓئِكَ لَمۡ يُؤۡمِنُواْ فَأَحۡبَطَ ٱللَّهُ أَعۡمَٰلَهُمۡۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٗا
duke u kursyer që t’ju ndihmojnë. E, kur të frikësohen, i sheh ata se si të shikojnë: i rrotullojnë sytë sikur të ishin në agoni. E, posa t’ju kalojë frika, ju shqetësojnë me gjuhë të mprehtë, e janë koprac për çfarëdo të mire. Këta janë ata që nuk kanë besuar, andaj Perëndia ua ka asgjësuar veprat e tyre. E, kjo për Perëndinë është lehtë
Surah Al-Ahzab, Verse 19
يَحۡسَبُونَ ٱلۡأَحۡزَابَ لَمۡ يَذۡهَبُواْۖ وَإِن يَأۡتِ ٱلۡأَحۡزَابُ يَوَدُّواْ لَوۡ أَنَّهُم بَادُونَ فِي ٱلۡأَعۡرَابِ يَسۡـَٔلُونَ عَنۡ أَنۢبَآئِكُمۡۖ وَلَوۡ كَانُواْ فِيكُم مَّا قَٰتَلُوٓاْ إِلَّا قَلِيلٗا
Ata mendonin se ende nuk ka shkuar ushtria (e Kurejshit), e nëse do të vinte ushtria e aleatëve (edhe njëherë), ata do të dëshironin të jenë në mesin e beduinëve dhe të pyesin për ju; e, edhe sikur të mbeteshin me ju, pak do të luftonin
Surah Al-Ahzab, Verse 20
لَّقَدۡ كَانَ لَكُمۡ فِي رَسُولِ ٱللَّهِ أُسۡوَةٌ حَسَنَةٞ لِّمَن كَانَ يَرۡجُواْ ٱللَّهَ وَٱلۡيَوۡمَ ٱلۡأٓخِرَ وَذَكَرَ ٱللَّهَ كَثِيرٗا
Ju, me të vërtetë, Pejgamberin e Perëndisë e keni shembull të mrekullueshëm, për atë që i druan Perëndisë dhe Ditës së Kijametit, dhe i cili e përmend shumë Perëndinë
Surah Al-Ahzab, Verse 21
وَلَمَّا رَءَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٱلۡأَحۡزَابَ قَالُواْ هَٰذَا مَا وَعَدَنَا ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ وَصَدَقَ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥۚ وَمَا زَادَهُمۡ إِلَّآ إِيمَٰنٗا وَتَسۡلِيمٗا
E, kur besimtarët e panë ushtrinë (e Kurejshit me aleatë), thanë: “Kjo është ajo që na ka premtuar Perëndia dhe Pejgamberi i Tij; edhe Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, e kanë thënë të vërtetën!” E kjo (ngjarje) atyre – vetëm ua ka forcuar besimin dhe përuljen
Surah Al-Ahzab, Verse 22
مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ رِجَالٞ صَدَقُواْ مَا عَٰهَدُواْ ٱللَّهَ عَلَيۡهِۖ فَمِنۡهُم مَّن قَضَىٰ نَحۡبَهُۥ وَمِنۡهُم مَّن يَنتَظِرُۖ وَمَا بَدَّلُواْ تَبۡدِيلٗا
Ndër besimtarët ka njerëz që e kanë plotësuar premtimin e dhënë Perëndisë, disa prej tyre kanë vdekur; e disa nga ata e presinatë – nuk kanë ndryshuar asgjë –
Surah Al-Ahzab, Verse 23
لِّيَجۡزِيَ ٱللَّهُ ٱلصَّـٰدِقِينَ بِصِدۡقِهِمۡ وَيُعَذِّبَ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ إِن شَآءَ أَوۡ يَتُوبَ عَلَيۡهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ غَفُورٗا رَّحِيمٗا
për t’i shpërblyer Perëndia të sinqertit për sinqeritetin e tyre, e për t’i dënuar hipokritët, nëse don, ose t’u pranojë pendimin e tyre. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues
Surah Al-Ahzab, Verse 24
وَرَدَّ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِغَيۡظِهِمۡ لَمۡ يَنَالُواْ خَيۡرٗاۚ وَكَفَى ٱللَّهُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٱلۡقِتَالَۚ وَكَانَ ٱللَّهُ قَوِيًّا عَزِيزٗا
Perëndia i ka zmbrapsur mohuesit me hidhërimin e tyre, ngase nuk e arritën asnjë të mirë. Perëndia i kursei besimtarët nga lufta, - Perëndia, me të vërtetë, është i fuqishëm dhe i pushtetshëm
Surah Al-Ahzab, Verse 25
وَأَنزَلَ ٱلَّذِينَ ظَٰهَرُوهُم مِّنۡ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِ مِن صَيَاصِيهِمۡ وَقَذَفَ فِي قُلُوبِهِمُ ٱلرُّعۡبَ فَرِيقٗا تَقۡتُلُونَ وَتَأۡسِرُونَ فَرِيقٗا
e ithtarët e Librit, të cilët i ndihmuan ata (Kurejshit), i nxori prej kështjellave të tyre, dhe mbolli frikë në zemrat e tyre; një grup (të tyre e keni mbytur, e një tjetër e keni zënë rob)
Surah Al-Ahzab, Verse 26
وَأَوۡرَثَكُمۡ أَرۡضَهُمۡ وَدِيَٰرَهُمۡ وَأَمۡوَٰلَهُمۡ وَأَرۡضٗا لَّمۡ تَطَـُٔوهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٗا
dhe ju dha trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasuritë e tyre, dhe tokën që nuk e keni shkelur më parë; Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë
Surah Al-Ahzab, Verse 27
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ قُل لِّأَزۡوَٰجِكَ إِن كُنتُنَّ تُرِدۡنَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا وَزِينَتَهَا فَتَعَالَيۡنَ أُمَتِّعۡكُنَّ وَأُسَرِّحۡكُنَّ سَرَاحٗا جَمِيلٗا
O Pejgamber! Thuaju grave tuaja: “Nëse e dëshironi jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, ejani (vendosni), unë do t’ju japë vlerën (e shkurorëzimit) dhe do t’ju lëshoj në mënyrë të bukur (njerëzishme)
Surah Al-Ahzab, Verse 28
وَإِن كُنتُنَّ تُرِدۡنَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَٱلدَّارَ ٱلۡأٓخِرَةَ فَإِنَّ ٱللَّهَ أَعَدَّ لِلۡمُحۡسِنَٰتِ مِنكُنَّ أَجۡرًا عَظِيمٗا
E, nëse dëshironi Perëndinë, dhe Pejgamberin e Tij, dhe botën tjetër, - e Perëndia, me të vërtetë, për ato – nga mesi juaj, që bëjnë vepra të mira, ka përgatitur shpërblim të madh”
Surah Al-Ahzab, Verse 29
يَٰنِسَآءَ ٱلنَّبِيِّ مَن يَأۡتِ مِنكُنَّ بِفَٰحِشَةٖ مُّبَيِّنَةٖ يُضَٰعَفۡ لَهَا ٱلۡعَذَابُ ضِعۡفَيۡنِۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٗا
O gratë e Pejgamberit! Cilado prej jush që bënë ndonjë të keqe të hapët (si kërkesa e shkurorëzimit për fantazi të kësaj jete), asaj ndëshkimi, - do t’i dyfishohet, e kjo për Perëndinë është lehtë
Surah Al-Ahzab, Verse 30
۞وَمَن يَقۡنُتۡ مِنكُنَّ لِلَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَتَعۡمَلۡ صَٰلِحٗا نُّؤۡتِهَآ أَجۡرَهَا مَرَّتَيۡنِ وَأَعۡتَدۡنَا لَهَا رِزۡقٗا كَرِيمٗا
e ajo që i përulet Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij dhe bënë vepra të mira, do t’i japim shpërblim të dyfishtë, e i kemi përgatitur furnizim fisnik
Surah Al-Ahzab, Verse 31
يَٰنِسَآءَ ٱلنَّبِيِّ لَسۡتُنَّ كَأَحَدٖ مِّنَ ٱلنِّسَآءِ إِنِ ٱتَّقَيۡتُنَّۚ فَلَا تَخۡضَعۡنَ بِٱلۡقَوۡلِ فَيَطۡمَعَ ٱلَّذِي فِي قَلۡبِهِۦ مَرَضٞ وَقُلۡنَ قَوۡلٗا مَّعۡرُوفٗا
O gratë e Pejgamberit! Ju, nuk jeni si gratë tjera. Nëse i druani Perëndisë, mos flisni përkëdhelshëm, e që t’ju dëshirojë ai – i cili në zemrën e tij ka sëmurje (qëllim të keq); dhe, flisni në mënyrë serioze (të njerëzishme)
Surah Al-Ahzab, Verse 32
وَقَرۡنَ فِي بُيُوتِكُنَّ وَلَا تَبَرَّجۡنَ تَبَرُّجَ ٱلۡجَٰهِلِيَّةِ ٱلۡأُولَىٰۖ وَأَقِمۡنَ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتِينَ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَطِعۡنَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓۚ إِنَّمَا يُرِيدُ ٱللَّهُ لِيُذۡهِبَ عَنكُمُ ٱلرِّجۡسَ أَهۡلَ ٱلۡبَيۡتِ وَيُطَهِّرَكُمۡ تَطۡهِيرٗا
Dhe, qëndroni në shtëpitë tuaja e mos u zbuloni ashtu siç janë zbuluar në kohën e lashtë (pagane), falni namazin, jepni zeqatin dhe përuljuni Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij! Perëndia don që t’i shmangë prej jush mëkatet o familje (e Pejgamberit), dhe t’ju pastrojë plotësisht
Surah Al-Ahzab, Verse 33
وَٱذۡكُرۡنَ مَا يُتۡلَىٰ فِي بُيُوتِكُنَّ مِنۡ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ وَٱلۡحِكۡمَةِۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ لَطِيفًا خَبِيرًا
Dhe, përmendni ato që lexohen në shtëpitë tuaja prej ajeteve të Perëndisë (Kur’anit) dhe dijenisë! Me të vërtetë, Perëndia është bamirës i pakufishëm dhe di çdo gjë
Surah Al-Ahzab, Verse 34
إِنَّ ٱلۡمُسۡلِمِينَ وَٱلۡمُسۡلِمَٰتِ وَٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ وَٱلۡقَٰنِتِينَ وَٱلۡقَٰنِتَٰتِ وَٱلصَّـٰدِقِينَ وَٱلصَّـٰدِقَٰتِ وَٱلصَّـٰبِرِينَ وَٱلصَّـٰبِرَٰتِ وَٱلۡخَٰشِعِينَ وَٱلۡخَٰشِعَٰتِ وَٱلۡمُتَصَدِّقِينَ وَٱلۡمُتَصَدِّقَٰتِ وَٱلصَّـٰٓئِمِينَ وَٱلصَّـٰٓئِمَٰتِ وَٱلۡحَٰفِظِينَ فُرُوجَهُمۡ وَٱلۡحَٰفِظَٰتِ وَٱلذَّـٰكِرِينَ ٱللَّهَ كَثِيرٗا وَٱلذَّـٰكِرَٰتِ أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُم مَّغۡفِرَةٗ وَأَجۡرًا عَظِيمٗا
Me të vërtetë, muslimanëve dhe muslimaneve, dhe besimtarëve dhe besimtareve, dhe të dëgjueshmëve dhe të dëshuteshmeve, dhe të sinqertëve dhe të sinqertave, dhe të durueshmëve dhe të durueshmeve, dhe të përulurëve dhe të përulurave, dhe atyre që japin lëmoshë dhe ato që japin lëmoshë, dhe atyre që agjërojnë dhe ato që agjërojnë, dhe ata që i ruajnë organet e tyre gjenitale, dhe ato që i ruajnë (organet e tyre gjenitale), dhe të cilët e përmendin shpesh Perëndinë, dhe të cilat e përmendin (Perëndinë), - me të vërtetë, për të gjithë këta, Perëndia ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh
Surah Al-Ahzab, Verse 35
وَمَا كَانَ لِمُؤۡمِنٖ وَلَا مُؤۡمِنَةٍ إِذَا قَضَى ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥٓ أَمۡرًا أَن يَكُونَ لَهُمُ ٱلۡخِيَرَةُ مِنۡ أَمۡرِهِمۡۗ وَمَن يَعۡصِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَقَدۡ ضَلَّ ضَلَٰلٗا مُّبِينٗا
Dhe nuk është për besimtarin dhe besimtaren – kur Perëndia dhe Pejgamberi i Tij e caktojnë një gjë – ata të bëjnë zgjedhje në atë gjë. Kush e kundërshton Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, ai me siguri ka humbë
Surah Al-Ahzab, Verse 36
وَإِذۡ تَقُولُ لِلَّذِيٓ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِ وَأَنۡعَمۡتَ عَلَيۡهِ أَمۡسِكۡ عَلَيۡكَ زَوۡجَكَ وَٱتَّقِ ٱللَّهَ وَتُخۡفِي فِي نَفۡسِكَ مَا ٱللَّهُ مُبۡدِيهِ وَتَخۡشَى ٱلنَّاسَ وَٱللَّهُ أَحَقُّ أَن تَخۡشَىٰهُۖ فَلَمَّا قَضَىٰ زَيۡدٞ مِّنۡهَا وَطَرٗا زَوَّجۡنَٰكَهَا لِكَيۡ لَا يَكُونَ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ حَرَجٞ فِيٓ أَزۡوَٰجِ أَدۡعِيَآئِهِمۡ إِذَا قَضَوۡاْ مِنۡهُنَّ وَطَرٗاۚ وَكَانَ أَمۡرُ ٱللَّهِ مَفۡعُولٗا
(Kujtoje ti o Muhammed!) kur i ke thënë atij të cilit Perëndia i ka bërë mirësi dhe të cilit ti i ke bërë mirësi: “Mbaje gruan tënde dhe druaji Perëndisë!” E, ti po e fsheh në vetvete, atë që Perëndia do ta qetë në shesh, dhe ti po u druan njerëzve (nga thashethemet), e më e drejtë është t’i druash Perëndisë (vetëm Atij). E, pasi që Zejdi e plotësoi dëshirën e vet (martesën dhe ndarjen), Na, atë ta kurorëzuam ty, në mënyrë që besimtarët të mos ngurrojnë më – që të martohen me gratë e djemve të përvetësuar të tyre, pasi që ata e plotësuan dëshirën ndaj tyre. E, urdhëri i Perëndisë është i përmbarueshëm
Surah Al-Ahzab, Verse 37
مَّا كَانَ عَلَى ٱلنَّبِيِّ مِنۡ حَرَجٖ فِيمَا فَرَضَ ٱللَّهُ لَهُۥۖ سُنَّةَ ٱللَّهِ فِي ٱلَّذِينَ خَلَوۡاْ مِن قَبۡلُۚ وَكَانَ أَمۡرُ ٱللَّهِ قَدَرٗا مَّقۡدُورًا
S’ka kurrfarë ngushtese për Pejgamberin për atë që i ka caktuar Perëndia. E tillë ka qenë dispozita e Perëndisë edhe për ata (pejgamberë) që kanë qenë më parë, e urdhëri i Perëndisë është dispozitë definitive –
Surah Al-Ahzab, Verse 38
ٱلَّذِينَ يُبَلِّغُونَ رِسَٰلَٰتِ ٱللَّهِ وَيَخۡشَوۡنَهُۥ وَلَا يَخۡشَوۡنَ أَحَدًا إِلَّا ٱللَّهَۗ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ حَسِيبٗا
për ata (pejgamberë) që i kanë sjellur shpalljet e Perëndisë dhe ë i kanë druajt Atij, dhe që nuk janë frikësuar prej askujt, pos Perëndisë. E, mjafton që të japësh llogari te Perëndia
Surah Al-Ahzab, Verse 39
مَّا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَآ أَحَدٖ مِّن رِّجَالِكُمۡ وَلَٰكِن رَّسُولَ ٱللَّهِ وَخَاتَمَ ٱلنَّبِيِّـۧنَۗ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٗا
Muhammedi nuk është babë i askujt prej njerëzve (meshkujve) tuaj, por është Pejgamber i Perëndisë dhe vula e pejgamberëve, e Perëndia është i Gjithëdijshëm për çdo gjë
Surah Al-Ahzab, Verse 40
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ ذِكۡرٗا كَثِيرٗا
O besimtarë, përmendni shpesh Perëndinë
Surah Al-Ahzab, Verse 41
وَسَبِّحُوهُ بُكۡرَةٗ وَأَصِيلًا
dhe lavdëroni Ate në mëngjes dhe në mbrëmje
Surah Al-Ahzab, Verse 42
هُوَ ٱلَّذِي يُصَلِّي عَلَيۡكُمۡ وَمَلَـٰٓئِكَتُهُۥ لِيُخۡرِجَكُم مِّنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِۚ وَكَانَ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ رَحِيمٗا
Ai është që ju mëshiron, e – edhe engjëjt e Tij (luten për ju) që t’ju nxjerrin nga errësira në dritë, - Ai është mëshirues ndaj besimtarëve
Surah Al-Ahzab, Verse 43
تَحِيَّتُهُمۡ يَوۡمَ يَلۡقَوۡنَهُۥ سَلَٰمٞۚ وَأَعَدَّ لَهُمۡ أَجۡرٗا كَرِيمٗا
Përshëndetja e tyre kur të takohen me Te, është “Selam! (jeni të shpëtuar prej çdo të lige)”. Dhe, Ai, u ka përgatitur tyre shpërblim të mrekullueshëm
Surah Al-Ahzab, Verse 44
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ إِنَّآ أَرۡسَلۡنَٰكَ شَٰهِدٗا وَمُبَشِّرٗا وَنَذِيرٗا
O Pejgamber, Na të kemi dërguar si dëshmitar, dhe si sihariques dhe si paralajmërues
Surah Al-Ahzab, Verse 45
وَدَاعِيًا إِلَى ٱللَّهِ بِإِذۡنِهِۦ وَسِرَاجٗا مُّنِيرٗا
dhe thirrës (në rrugën e drejtë) te Perëndia – me urdhërin e Tij dhe që të jeshë kandil ndriçues
Surah Al-Ahzab, Verse 46
وَبَشِّرِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ بِأَنَّ لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ فَضۡلٗا كَبِيرٗا
Dhe, sihariqoji muslimanët, për të cilët Perëndia ka dhunti të madhe
Surah Al-Ahzab, Verse 47
وَلَا تُطِعِ ٱلۡكَٰفِرِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَدَعۡ أَذَىٰهُمۡ وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلٗا
mos i dëgjo mohuesit dhe hipokritët! Mos i përfill fyerjet e tyre dhe mbështetu te Perëndia, e Perëndia të mjafton (ty) për mbrojtës
Surah Al-Ahzab, Verse 48
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا نَكَحۡتُمُ ٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ ثُمَّ طَلَّقۡتُمُوهُنَّ مِن قَبۡلِ أَن تَمَسُّوهُنَّ فَمَا لَكُمۡ عَلَيۡهِنَّ مِنۡ عِدَّةٖ تَعۡتَدُّونَهَاۖ فَمَتِّعُوهُنَّ وَسَرِّحُوهُنَّ سَرَاحٗا جَمِيلٗا
O besimtarë, kur të kurorëzoheni me besimtare, e i lëshoni ato para se të keni marrëdhënie bashkëshortore, ato nuk janë të obliguara ta presin afatin kohor që ju e numroni, por dhuroni ato dhe i lëshoni në mënyrë të mirë (njerëzore)
Surah Al-Ahzab, Verse 49
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ إِنَّآ أَحۡلَلۡنَا لَكَ أَزۡوَٰجَكَ ٱلَّـٰتِيٓ ءَاتَيۡتَ أُجُورَهُنَّ وَمَا مَلَكَتۡ يَمِينُكَ مِمَّآ أَفَآءَ ٱللَّهُ عَلَيۡكَ وَبَنَاتِ عَمِّكَ وَبَنَاتِ عَمَّـٰتِكَ وَبَنَاتِ خَالِكَ وَبَنَاتِ خَٰلَٰتِكَ ٱلَّـٰتِي هَاجَرۡنَ مَعَكَ وَٱمۡرَأَةٗ مُّؤۡمِنَةً إِن وَهَبَتۡ نَفۡسَهَا لِلنَّبِيِّ إِنۡ أَرَادَ ٱلنَّبِيُّ أَن يَسۡتَنكِحَهَا خَالِصَةٗ لَّكَ مِن دُونِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۗ قَدۡ عَلِمۡنَا مَا فَرَضۡنَا عَلَيۡهِمۡ فِيٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ وَمَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ لِكَيۡلَا يَكُونَ عَلَيۡكَ حَرَجٞۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا
O Pejgamber, Na të kemi lejuar ty që gratë tuaja të jenë ato të cilave u ke dhënë dhurtat e kurorëzimit, dhe ato që i ke në pushtetin tënd (skllavet), të cilat t’i ka dhënë ty Perëndia (si kompensim të luftës), dhe vajzat e axhës tënd, dhe vajzat e hallës tënde, dhe vajzat e dajës tënd, dhe vajzat e tezës tënde, të cilat emigruan bashkë me ty, dhe gruan – besimtare, nëse ajo e dhuron veten për pejgamberin – e nëse pejgamberi don të martohet me te; (kjo e fundit është) vetëm për ty. Na, gjithsesi, dimë çka u kemi caktuar atyre (muslimanëve) për gratë e tyre dhe për ato që gjenden nën pushtetin e tyre, që për ty të mos ketë brengosje e ngushtesë. – E, Perëndia është falës dhe mëshirues
Surah Al-Ahzab, Verse 50
۞تُرۡجِي مَن تَشَآءُ مِنۡهُنَّ وَتُـٔۡوِيٓ إِلَيۡكَ مَن تَشَآءُۖ وَمَنِ ٱبۡتَغَيۡتَ مِمَّنۡ عَزَلۡتَ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكَۚ ذَٰلِكَ أَدۡنَىٰٓ أَن تَقَرَّ أَعۡيُنُهُنَّ وَلَا يَحۡزَنَّ وَيَرۡضَيۡنَ بِمَآ ءَاتَيۡتَهُنَّ كُلُّهُنَّۚ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا فِي قُلُوبِكُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَلِيمٗا
Ti mund ta shmangësh kë të duash nga ato e ta ofrosh kë të duash, e nuk është mëkat për ty t’i kërkosh (ato) prej të cilave je larguar. Kjo është më e përshtatshme që ato të gëzohen, që të mos pikëllohen dhe që të jenë të kënaqura me atë që u ke dhënë (grave) – të gjithave, e Perëndia di ç’ka në zemrat tuaja; Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i butë
Surah Al-Ahzab, Verse 51
لَّا يَحِلُّ لَكَ ٱلنِّسَآءُ مِنۢ بَعۡدُ وَلَآ أَن تَبَدَّلَ بِهِنَّ مِنۡ أَزۡوَٰجٖ وَلَوۡ أَعۡجَبَكَ حُسۡنُهُنَّ إِلَّا مَا مَلَكَتۡ يَمِينُكَۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ رَّقِيبٗا
Prej tash – nuk të lejohen gratë (që t’i marrësh për bashkëshorte), as të marrësh tjetër grua në vend të tyre, e sikur madje edhe të të magjeps bukuria e tyre, pos skllaveve. E, Perëndia është mbikëqyrës për çdo gjë
Surah Al-Ahzab, Verse 52
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَدۡخُلُواْ بُيُوتَ ٱلنَّبِيِّ إِلَّآ أَن يُؤۡذَنَ لَكُمۡ إِلَىٰ طَعَامٍ غَيۡرَ نَٰظِرِينَ إِنَىٰهُ وَلَٰكِنۡ إِذَا دُعِيتُمۡ فَٱدۡخُلُواْ فَإِذَا طَعِمۡتُمۡ فَٱنتَشِرُواْ وَلَا مُسۡتَـٔۡنِسِينَ لِحَدِيثٍۚ إِنَّ ذَٰلِكُمۡ كَانَ يُؤۡذِي ٱلنَّبِيَّ فَيَسۡتَحۡيِۦ مِنكُمۡۖ وَٱللَّهُ لَا يَسۡتَحۡيِۦ مِنَ ٱلۡحَقِّۚ وَإِذَا سَأَلۡتُمُوهُنَّ مَتَٰعٗا فَسۡـَٔلُوهُنَّ مِن وَرَآءِ حِجَابٖۚ ذَٰلِكُمۡ أَطۡهَرُ لِقُلُوبِكُمۡ وَقُلُوبِهِنَّۚ وَمَا كَانَ لَكُمۡ أَن تُؤۡذُواْ رَسُولَ ٱللَّهِ وَلَآ أَن تَنكِحُوٓاْ أَزۡوَٰجَهُۥ مِنۢ بَعۡدِهِۦٓ أَبَدًاۚ إِنَّ ذَٰلِكُمۡ كَانَ عِندَ ٱللَّهِ عَظِيمًا
O besimtarë, mos hyni në dhomat e Pejgamberit, përveç nëse u lejohet juve për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit); vetëm kur t’ju thërrasin, atëherë hyni dhe pasi të hani, shpërndahuni pa biseduar me njëri-tjetrin. Kjo (ndalja), me të vërtetë, e shqetësonte Pejgamberin, e ai turpërohej (që t’jua thotë këtë); e Perëndia nuk turpërohet që t’ju thotë të vërtetën. E, kur të kërkoni prej atyre diçka, kërkoni (atë) prapa perdes. Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyreve. Juve nuk u lejohet që ta shqetësoni Pejgamberin e Perëndisë, as që t’i kurorëzoni gratë e tij – kurrë pas tij. Kjo, me të vërtetë, te Perëndia është mëkat i madh
Surah Al-Ahzab, Verse 53
إِن تُبۡدُواْ شَيۡـًٔا أَوۡ تُخۡفُوهُ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٗا
Në qoftë se e shfaqni apo e fshehni një gjë, Perëndia, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm për çdo gjë
Surah Al-Ahzab, Verse 54
لَّا جُنَاحَ عَلَيۡهِنَّ فِيٓ ءَابَآئِهِنَّ وَلَآ أَبۡنَآئِهِنَّ وَلَآ إِخۡوَٰنِهِنَّ وَلَآ أَبۡنَآءِ إِخۡوَٰنِهِنَّ وَلَآ أَبۡنَآءِ أَخَوَٰتِهِنَّ وَلَا نِسَآئِهِنَّ وَلَا مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُنَّۗ وَٱتَّقِينَ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدًا
Nuk është mëkat për ato (nëse nuk mbulohen) prej etërve të tyre, dhe djemve të tyre dhe vëllezërve të tyre, dhe djemëve të vëllezërve të tyre, dhe djemëve të motrave të tyre, dhe grave të tyre dhe atyre që janë nën pushtetin e tyre. Druani Perëndisë, se, me të vërtetë, Perëndia është dëshmitar për çdo gjë
Surah Al-Ahzab, Verse 55
إِنَّ ٱللَّهَ وَمَلَـٰٓئِكَتَهُۥ يُصَلُّونَ عَلَى ٱلنَّبِيِّۚ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ صَلُّواْ عَلَيۡهِ وَسَلِّمُواْ تَسۡلِيمًا
Me të vërtetë, Perëndia e mëshiron Pejgamberin, e engjëjt e Tij lutën për te. O besimtarë, lutuni për te dhe përshëndetni ate me “salatë” dhe “selam”
Surah Al-Ahzab, Verse 56
إِنَّ ٱلَّذِينَ يُؤۡذُونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ لَعَنَهُمُ ٱللَّهُ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِ وَأَعَدَّ لَهُمۡ عَذَابٗا مُّهِينٗا
Me të vërtetë, ata që e ofendojnë Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, Perëndia i mallkon (edhe) në këtë botë edhe në tjetrën, dhe për ta ka përgatitur ndëshkim poshtërues
Surah Al-Ahzab, Verse 57
وَٱلَّذِينَ يُؤۡذُونَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ بِغَيۡرِ مَا ٱكۡتَسَبُواْ فَقَدِ ٱحۡتَمَلُواْ بُهۡتَٰنٗا وَإِثۡمٗا مُّبِينٗا
E, ata që i ofendojnë muslimanët dhe muslimanet, për atë që nuk e kanë bërë, (të tillët), në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes shpifje dhe mëkat të qartë
Surah Al-Ahzab, Verse 58
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ قُل لِّأَزۡوَٰجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَآءِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ يُدۡنِينَ عَلَيۡهِنَّ مِن جَلَٰبِيبِهِنَّۚ ذَٰلِكَ أَدۡنَىٰٓ أَن يُعۡرَفۡنَ فَلَا يُؤۡذَيۡنَۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا
O Pejgamber, thuaju grave tuaja dhe vajzave tuaja dhe grave të muslimanëve, që ta veshin pelerinën e vet. Kështu është më së lehti që të njihen ato (që janë të ndershme) për të mos u ngacmuar. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues
Surah Al-Ahzab, Verse 59
۞لَّئِن لَّمۡ يَنتَهِ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ وَٱلۡمُرۡجِفُونَ فِي ٱلۡمَدِينَةِ لَنُغۡرِيَنَّكَ بِهِمۡ ثُمَّ لَا يُجَاوِرُونَكَ فِيهَآ إِلَّا قَلِيلٗا
Nëse nuk frenohen hipokritët dhe ata – në zemrat e të cilëve ka sëmurje dhe ata që përhapin lajme të rrejshme në Medine, Na – me siguri, ty do të të japim pushtet – mbi ta, pastaj ata, pak kohë do të jetojnë si fqinj me ty në Medine –
Surah Al-Ahzab, Verse 60
مَّلۡعُونِينَۖ أَيۡنَمَا ثُقِفُوٓاْ أُخِذُواْ وَقُتِّلُواْ تَقۡتِيلٗا
duke qenë të mallkuar! Kudo që të gjenden, do të kapen dhe mbyten krejtësisht
Surah Al-Ahzab, Verse 61
سُنَّةَ ٱللَّهِ فِي ٱلَّذِينَ خَلَوۡاْ مِن قَبۡلُۖ وَلَن تَجِدَ لِسُنَّةِ ٱللَّهِ تَبۡدِيلٗا
(kjo është) dispozitë e Perëndisë tek ata që kanë qenë më parë! E ti, kurrsesi – nuk do të gjesh ndryshim në dispozitën e Perëndisë
Surah Al-Ahzab, Verse 62
يَسۡـَٔلُكَ ٱلنَّاسُ عَنِ ٱلسَّاعَةِۖ قُلۡ إِنَّمَا عِلۡمُهَا عِندَ ٱللَّهِۚ وَمَا يُدۡرِيكَ لَعَلَّ ٱلسَّاعَةَ تَكُونُ قَرِيبًا
Njerëzit do të të pyesin për Çastin (Kijametin), thuaju: “Dijenia për te ëshë vetëm te Perëndia”. E, kush mund të të tregojë ty, - se Kijameti mund të jetë afër
Surah Al-Ahzab, Verse 63
إِنَّ ٱللَّهَ لَعَنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ وَأَعَدَّ لَهُمۡ سَعِيرًا
Me të vërtetë, Perëndia i ka mallkuar mohuesit dhe për ta ka përgatitur zjarr (të flakëruar)
Surah Al-Ahzab, Verse 64
خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۖ لَّا يَجِدُونَ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا
në të cilin ata do të qëndrojnë përherë, përgjithmonë, nuk do të gjejnë as mbrojtës as ndihmës
Surah Al-Ahzab, Verse 65
يَوۡمَ تُقَلَّبُ وُجُوهُهُمۡ فِي ٱلنَّارِ يَقُولُونَ يَٰلَيۡتَنَآ أَطَعۡنَا ٱللَّهَ وَأَطَعۡنَا ٱلرَّسُولَا۠
Në Ditën kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në zjarr, ata do të thonë: “Ah, sikur t’ju kishim përulur Perëndisë dhe ta kishim dëgjuar Pejgamberin!”
Surah Al-Ahzab, Verse 66
وَقَالُواْ رَبَّنَآ إِنَّآ أَطَعۡنَا سَادَتَنَا وَكُبَرَآءَنَا فَأَضَلُّونَا ٱلسَّبِيلَا۠
Dhe, do të thonë: “O Zoti ynë, na e kemi dëgjuar parinë tonë dhe eprorët tanë, por ata na shmangen prej rrugës së drjtë
Surah Al-Ahzab, Verse 67
رَبَّنَآ ءَاتِهِمۡ ضِعۡفَيۡنِ مِنَ ٱلۡعَذَابِ وَٱلۡعَنۡهُمۡ لَعۡنٗا كَبِيرٗا
O Zoti ynë, atyre jepju dënim të dyfishtë dhe ata mallkoji me mallim të madh!”
Surah Al-Ahzab, Verse 68
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ ءَاذَوۡاْ مُوسَىٰ فَبَرَّأَهُ ٱللَّهُ مِمَّا قَالُواْۚ وَكَانَ عِندَ ٱللَّهِ وَجِيهٗا
O besimtarë, mos u bëni si ata, që e shqetësuan Musain, e Perëndia e pastroi ate nga fjalët që thonin ata, dhe ai te Perëndia ishte i graduar
Surah Al-Ahzab, Verse 69
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَقُولُواْ قَوۡلٗا سَدِيدٗا
O besimtarë, druajuni Perëndisë dhe thoni vetëm fjalën e vërtetë
Surah Al-Ahzab, Verse 70
يُصۡلِحۡ لَكُمۡ أَعۡمَٰلَكُمۡ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡ ذُنُوبَكُمۡۗ وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَقَدۡ فَازَ فَوۡزًا عَظِيمًا
që t’ju përmirësojë veprat tuaja, dhe t’ju falë mëkatet tuaja. E, kush e dëgjon Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, ai ka arritur shpëtim të madh
Surah Al-Ahzab, Verse 71
إِنَّا عَرَضۡنَا ٱلۡأَمَانَةَ عَلَى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَٱلۡجِبَالِ فَأَبَيۡنَ أَن يَحۡمِلۡنَهَا وَأَشۡفَقۡنَ مِنۡهَا وَحَمَلَهَا ٱلۡإِنسَٰنُۖ إِنَّهُۥ كَانَ ظَلُومٗا جَهُولٗا
Na u kemi ofruar amanetin qiejve, Tokës dhe maleve, ato ngurruan ta bartin atë dhe u frikësuan ta pranojnë atë, por, njeriu e pranoi. Me të vërtetë, njeriu është zullumqarë (për vete) dhe i padijshëm (për fundin – epilogun e amanetit)
Surah Al-Ahzab, Verse 72
لِّيُعَذِّبَ ٱللَّهُ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتِ وَٱلۡمُشۡرِكِينَ وَٱلۡمُشۡرِكَٰتِ وَيَتُوبَ ٱللَّهُ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمَۢا
për t’i dënuar Perëndia: hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e t’jua pranojë pendimin besimtarëve dhe besimtareve. Se, Perëndia, është falës dhe mëshirues
Surah Al-Ahzab, Verse 73