UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Al-Ahzab - Albanian Translation by Hassan Nahi


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ ٱتَّقِ ٱللَّهَ وَلَا تُطِعِ ٱلۡكَٰفِرِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقِينَۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمٗا

O i Derguar! Kije frike Allahun dhe mos i degjo jobesimtaret dhe hipokritet! Me te vertete, Allahu eshte i Urte dhe i Gjithedijshem
Surah Al-Ahzab, Verse 1


وَٱتَّبِعۡ مَا يُوحَىٰٓ إِلَيۡكَ مِن رَّبِّكَۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٗا

Bindju asaj qe te eshte shpallur ty nga Zoti yt, se vertet, Allahu e di mire se cfare beni
Surah Al-Ahzab, Verse 2


وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلٗا

Mbeshtetu tek Allahu; Allahu te mjafton si mbrojtes
Surah Al-Ahzab, Verse 3


مَّا جَعَلَ ٱللَّهُ لِرَجُلٖ مِّن قَلۡبَيۡنِ فِي جَوۡفِهِۦۚ وَمَا جَعَلَ أَزۡوَٰجَكُمُ ٱلَّـٰٓـِٔي تُظَٰهِرُونَ مِنۡهُنَّ أُمَّهَٰتِكُمۡۚ وَمَا جَعَلَ أَدۡعِيَآءَكُمۡ أَبۡنَآءَكُمۡۚ ذَٰلِكُمۡ قَوۡلُكُم بِأَفۡوَٰهِكُمۡۖ وَٱللَّهُ يَقُولُ ٱلۡحَقَّ وَهُوَ يَهۡدِي ٱلسَّبِيلَ

Allahu nuk i ka dhene asnje njeriu dy zemra ne kraharor. Ai nuk i konsideron grate, qe ju i ndani si nenat tuaja[254] e as femijet tuaj te biresuar nuk i konsideron si bij te vertete. Keto jane vetem fjale qe dalin prej gojes suaj, kurse Allahu thote te verteten dhe udhezon ne rruge te drejte
Surah Al-Ahzab, Verse 4


ٱدۡعُوهُمۡ لِأٓبَآئِهِمۡ هُوَ أَقۡسَطُ عِندَ ٱللَّهِۚ فَإِن لَّمۡ تَعۡلَمُوٓاْ ءَابَآءَهُمۡ فَإِخۡوَٰنُكُمۡ فِي ٱلدِّينِ وَمَوَٰلِيكُمۡۚ وَلَيۡسَ عَلَيۡكُمۡ جُنَاحٞ فِيمَآ أَخۡطَأۡتُم بِهِۦ وَلَٰكِن مَّا تَعَمَّدَتۡ قُلُوبُكُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمًا

Therritini te biresuarit sipas eterve te tyre! Kjo eshte me e drejte ne syte e Allahut. Ne qofte se nuk e dini emrin e eterve te tyre, konsiderojini ata si vellezerit tuaj te besimit dhe si te mitur nen tutelen tuaj. Nuk eshte gjynah nese gaboni, por eshte gjynah, kur zemrat tuaja bejne faj me qellim. Allahu eshte Fales dhe Meshireplote
Surah Al-Ahzab, Verse 5


ٱلنَّبِيُّ أَوۡلَىٰ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ مِنۡ أَنفُسِهِمۡۖ وَأَزۡوَٰجُهُۥٓ أُمَّهَٰتُهُمۡۗ وَأُوْلُواْ ٱلۡأَرۡحَامِ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلَىٰ بِبَعۡضٖ فِي كِتَٰبِ ٱللَّهِ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُهَٰجِرِينَ إِلَّآ أَن تَفۡعَلُوٓاْ إِلَىٰٓ أَوۡلِيَآئِكُم مَّعۡرُوفٗاۚ كَانَ ذَٰلِكَ فِي ٱلۡكِتَٰبِ مَسۡطُورٗا

I Derguari eshte me i afert per besimtaret, sesa ata per njeri-tjetrin; grate e tij jane (si) nenat e tyre. Sipas Librit te Allahut, pjesetaret e farefisit jane me te afert per njeri-tjetrin[255], sesa besimtaret e tjere dhe te merguarit[256], pervec rastit kur doni t’u beni ndonje te mire miqve tuaj te afert (me ane te testamentit). Kjo eshte shenuar ne Liber
Surah Al-Ahzab, Verse 6


وَإِذۡ أَخَذۡنَا مِنَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ مِيثَٰقَهُمۡ وَمِنكَ وَمِن نُّوحٖ وَإِبۡرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ وَعِيسَى ٱبۡنِ مَرۡيَمَۖ وَأَخَذۡنَا مِنۡهُم مِّيثَٰقًا غَلِيظٗا

Ne lidhem besen me ty (o Muhamed) sic beme me profetet e tjere: me Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, te birin e Merjemes. Ne lidhem me ata nje bese solemne
Surah Al-Ahzab, Verse 7


لِّيَسۡـَٔلَ ٱلصَّـٰدِقِينَ عَن صِدۡقِهِمۡۚ وَأَعَدَّ لِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابًا أَلِيمٗا

qe Allahu te mund t’i pyese te sinqertet per besnikerine e tyre. Ndersa per mohuesit Ai ka pergatitur denim te dhembshem
Surah Al-Ahzab, Verse 8


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَةَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ إِذۡ جَآءَتۡكُمۡ جُنُودٞ فَأَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ رِيحٗا وَجُنُودٗا لَّمۡ تَرَوۡهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرًا

O besimtare! Kujtoni dhuntine e Allahut kur ju erdhi nje ushtri (idhujtaresh),[257] e Ne derguam mbi ata ere dhe nje ushtri (engjejsh) qe ju nuk e shihnit; ndersa Allahu i sheh te gjitha ato qe beni ju
Surah Al-Ahzab, Verse 9


إِذۡ جَآءُوكُم مِّن فَوۡقِكُمۡ وَمِنۡ أَسۡفَلَ مِنكُمۡ وَإِذۡ زَاغَتِ ٱلۡأَبۡصَٰرُ وَبَلَغَتِ ٱلۡقُلُوبُ ٱلۡحَنَاجِرَ وَتَظُنُّونَ بِٱللَّهِ ٱلظُّنُونَا۠

Ata ju sulmuan nga lart dhe nga poshte, keshtu qe syte tuaj u erresuan, zemrat ju erdhen ne fyt dhe besimi juaj tek Allahu u lekund
Surah Al-Ahzab, Verse 10


هُنَالِكَ ٱبۡتُلِيَ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ وَزُلۡزِلُواْ زِلۡزَالٗا شَدِيدٗا

Aty besimtaret u vune ne prove dhe u tronditen si nga nje tronditje e fuqishme
Surah Al-Ahzab, Verse 11


وَإِذۡ يَقُولُ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ مَّا وَعَدَنَا ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥٓ إِلَّا غُرُورٗا

Por hipokritet dhe ata me zemra te semura e te dobeta, thane: “Allahu dhe i Derguari i Tij nuk na kane premtuar asgje, pos mashtrimit”
Surah Al-Ahzab, Verse 12


وَإِذۡ قَالَت طَّآئِفَةٞ مِّنۡهُمۡ يَـٰٓأَهۡلَ يَثۡرِبَ لَا مُقَامَ لَكُمۡ فَٱرۡجِعُواْۚ وَيَسۡتَـٔۡذِنُ فَرِيقٞ مِّنۡهُمُ ٱلنَّبِيَّ يَقُولُونَ إِنَّ بُيُوتَنَا عَوۡرَةٞ وَمَا هِيَ بِعَوۡرَةٍۖ إِن يُرِيدُونَ إِلَّا فِرَارٗا

Dhe nje grup prej tyre tha: “O banoret e Jethribit[258], s’ka qendrim ketu per ju, andaj kthehuni!” Nje grup tjeter nga ata kerkoi leje prej te Derguarit, duke thene: “Ne te vertete, shtepite tona jane te pambrojtura”! Por ato nuk ishin te pambrojtura. Ata donin vetem te iknin
Surah Al-Ahzab, Verse 13


وَلَوۡ دُخِلَتۡ عَلَيۡهِم مِّنۡ أَقۡطَارِهَا ثُمَّ سُئِلُواْ ٱلۡفِتۡنَةَ لَأٓتَوۡهَا وَمَا تَلَبَّثُواْ بِهَآ إِلَّا يَسِيرٗا

Sikur armiku t’i pushtonte ata nga te gjitha anet e t’u kerkonte qe te beheshin idhujtare, ata do te beheshin duke ngurruar fare pak
Surah Al-Ahzab, Verse 14


وَلَقَدۡ كَانُواْ عَٰهَدُواْ ٱللَّهَ مِن قَبۡلُ لَا يُوَلُّونَ ٱلۡأَدۡبَٰرَۚ وَكَانَ عَهۡدُ ٱللَّهِ مَسۡـُٔولٗا

Ndersa me pare i qene betuar Allahut, se nuk do te zmbrapseshin. Per kete beselidhje me Allahun do te pergjigjen
Surah Al-Ahzab, Verse 15


قُل لَّن يَنفَعَكُمُ ٱلۡفِرَارُ إِن فَرَرۡتُم مِّنَ ٱلۡمَوۡتِ أَوِ ٱلۡقَتۡلِ وَإِذٗا لَّا تُمَتَّعُونَ إِلَّا قَلِيلٗا

Thuaju: “Nuk do t’ju beje dobi te ikurit, nese ikni prej vdekjes apo vrasjes. Edhe atehere, ju do te kenaqeni vetem per pak kohe!”
Surah Al-Ahzab, Verse 16


قُلۡ مَن ذَا ٱلَّذِي يَعۡصِمُكُم مِّنَ ٱللَّهِ إِنۡ أَرَادَ بِكُمۡ سُوٓءًا أَوۡ أَرَادَ بِكُمۡ رَحۡمَةٗۚ وَلَا يَجِدُونَ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا

Thuaju: “Kush eshte ai, qe do t’ju ruaje nga Allahu, nese Ai deshiron qe t’ju godase e keqja?! Kush mund ta pengoje Ate, nese Ai do qe t’ju jape meshire?!” Ata nuk do te gjejne as mbrojtes, as ndihmes tjeter pervec Allahut
Surah Al-Ahzab, Verse 17


۞قَدۡ يَعۡلَمُ ٱللَّهُ ٱلۡمُعَوِّقِينَ مِنكُمۡ وَٱلۡقَآئِلِينَ لِإِخۡوَٰنِهِمۡ هَلُمَّ إِلَيۡنَاۖ وَلَا يَأۡتُونَ ٱلۡبَأۡسَ إِلَّا قَلِيلًا

Allahu i njeh mire ata midis jush, qe pengojne (te tjeret nga vajtja ne lufte) dhe u thone vellezerve te tyre: “Ejani te ne!” Vetem pak prej tyre vijne ne lufte
Surah Al-Ahzab, Verse 18


أَشِحَّةً عَلَيۡكُمۡۖ فَإِذَا جَآءَ ٱلۡخَوۡفُ رَأَيۡتَهُمۡ يَنظُرُونَ إِلَيۡكَ تَدُورُ أَعۡيُنُهُمۡ كَٱلَّذِي يُغۡشَىٰ عَلَيۡهِ مِنَ ٱلۡمَوۡتِۖ فَإِذَا ذَهَبَ ٱلۡخَوۡفُ سَلَقُوكُم بِأَلۡسِنَةٍ حِدَادٍ أَشِحَّةً عَلَى ٱلۡخَيۡرِۚ أُوْلَـٰٓئِكَ لَمۡ يُؤۡمِنُواْ فَأَحۡبَطَ ٱللَّهُ أَعۡمَٰلَهُمۡۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٗا

por edhe atehere ngurrojne qe t’ju ndihmojne. Kur frikesohen, ata te shikojne ty (o Muhamed) per ndihme, duke i rrotulluar syte sikur te ishin ne agoni. Por, sapo t’u kaloje frika, ata ju sulmojne me gjuhe te mprehte dhe jane koprrace me ju per cfaredo te mire. Keta jane ata qe nuk kane besuar, andaj Allahu i ka asgjesuar veprat e tyre. E, kjo per Allahun eshte lehte
Surah Al-Ahzab, Verse 19


يَحۡسَبُونَ ٱلۡأَحۡزَابَ لَمۡ يَذۡهَبُواْۖ وَإِن يَأۡتِ ٱلۡأَحۡزَابُ يَوَدُّواْ لَوۡ أَنَّهُم بَادُونَ فِي ٱلۡأَعۡرَابِ يَسۡـَٔلُونَ عَنۡ أَنۢبَآئِكُمۡۖ وَلَوۡ كَانُواْ فِيكُم مَّا قَٰتَلُوٓاْ إِلَّا قَلِيلٗا

Ata mendonin se ende nuk kishte ikur ushtria e aleateve e, nese do te vinte ushtria e aleateve, ata do te deshironin te ishin ne mesin e arabeve te shkretetires e te pyesin per ju. Por edhe sikur te mbeteshin me ju, pak do te luftonin
Surah Al-Ahzab, Verse 20


لَّقَدۡ كَانَ لَكُمۡ فِي رَسُولِ ٱللَّهِ أُسۡوَةٌ حَسَنَةٞ لِّمَن كَانَ يَرۡجُواْ ٱللَّهَ وَٱلۡيَوۡمَ ٱلۡأٓخِرَ وَذَكَرَ ٱللَّهَ كَثِيرٗا

Ne te Derguarin e Allahut ka nje shembull te mrekullueshem per ate, qe shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e permend shume Allahun
Surah Al-Ahzab, Verse 21


وَلَمَّا رَءَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٱلۡأَحۡزَابَ قَالُواْ هَٰذَا مَا وَعَدَنَا ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ وَصَدَقَ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥۚ وَمَا زَادَهُمۡ إِلَّآ إِيمَٰنٗا وَتَسۡلِيمٗا

Kur besimtaret e vertete pane ushtrine e aleateve, thane: “Kjo eshte ajo qe na ka premtuar Allahu dhe i Derguari i Tij; sigurisht, premtimi i tyre u vertetua!” Kjo ua forcoi atyre besimin dhe peruljen
Surah Al-Ahzab, Verse 22


مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ رِجَالٞ صَدَقُواْ مَا عَٰهَدُواْ ٱللَّهَ عَلَيۡهِۖ فَمِنۡهُم مَّن قَضَىٰ نَحۡبَهُۥ وَمِنۡهُم مَّن يَنتَظِرُۖ وَمَا بَدَّلُواْ تَبۡدِيلٗا

Midis besimtareve ka te atille qe e kane mbajtur beselidhjen me Allahun. Disa prej tyre kane vdekur, kurse te tjeret presin pa ndryshuar asgje nga besnikeria e tyre
Surah Al-Ahzab, Verse 23


لِّيَجۡزِيَ ٱللَّهُ ٱلصَّـٰدِقِينَ بِصِدۡقِهِمۡ وَيُعَذِّبَ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ إِن شَآءَ أَوۡ يَتُوبَ عَلَيۡهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ غَفُورٗا رَّحِيمٗا

Nuk ka dyshim se Allahu do t’i shperbleje te sinqertet per sinqeritetin e tyre e do t’i denoje hipokritet, nese do, ose do t’u pranoje pendimin. Vertet, Allahu eshte Fales dhe Meshireplote
Surah Al-Ahzab, Verse 24


وَرَدَّ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِغَيۡظِهِمۡ لَمۡ يَنَالُواْ خَيۡرٗاۚ وَكَفَى ٱللَّهُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٱلۡقِتَالَۚ وَكَانَ ٱللَّهُ قَوِيًّا عَزِيزٗا

Allahu i zmbrapsi jobesimtaret (e ushtrise se aleateve) me hidherimin e tyre dhe ata dolen duarbosh. Ai i kurseu besimtaret nga lufta. Vertet, Allahu eshte i Forte dhe i Plotfuqishem
Surah Al-Ahzab, Verse 25


وَأَنزَلَ ٱلَّذِينَ ظَٰهَرُوهُم مِّنۡ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِ مِن صَيَاصِيهِمۡ وَقَذَفَ فِي قُلُوبِهِمُ ٱلرُّعۡبَ فَرِيقٗا تَقۡتُلُونَ وَتَأۡسِرُونَ فَرِيقٗا

Ai i nxori nga keshtjellat e tyre ithtaret e Librit qe ndihmuan ushtrine e aleateve[259] dhe mbolli frike ne zemrat e tyre, keshtu qe nje pjese te tyre i vrate dhe pjesen tjeter i zute rober
Surah Al-Ahzab, Verse 26


وَأَوۡرَثَكُمۡ أَرۡضَهُمۡ وَدِيَٰرَهُمۡ وَأَمۡوَٰلَهُمۡ وَأَرۡضٗا لَّمۡ تَطَـُٔوهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٗا

Ai ju beri trashegimtare te tokes, shtepive dhe pasurive te tyre, si dhe te nje toke qe nuk e kishit shkelur me pare[260]; Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje
Surah Al-Ahzab, Verse 27


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ قُل لِّأَزۡوَٰجِكَ إِن كُنتُنَّ تُرِدۡنَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا وَزِينَتَهَا فَتَعَالَيۡنَ أُمَتِّعۡكُنَّ وَأُسَرِّحۡكُنَّ سَرَاحٗا جَمِيلٗا

O i Derguar! Thuaju grave tuaja: “Nese deshironi jeten e kesaj bote dhe shkelqimin e saj, ejani, une do t’ju le te kenaqeni per ca kohe dhe do t’ju leshoj si eshte me mire
Surah Al-Ahzab, Verse 28


وَإِن كُنتُنَّ تُرِدۡنَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَٱلدَّارَ ٱلۡأٓخِرَةَ فَإِنَّ ٱللَّهَ أَعَدَّ لِلۡمُحۡسِنَٰتِ مِنكُنَّ أَجۡرًا عَظِيمٗا

Por, nese deshironi Allahun, te Derguarin e Tij dhe boten tjeter, dijeni se Allahu ka pergatitur shperblim te madh per ato prej jush qe bejne vepra te mira.”
Surah Al-Ahzab, Verse 29


يَٰنِسَآءَ ٱلنَّبِيِّ مَن يَأۡتِ مِنكُنَّ بِفَٰحِشَةٖ مُّبَيِّنَةٖ يُضَٰعَفۡ لَهَا ٱلۡعَذَابُ ضِعۡفَيۡنِۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٗا

O grate e te Derguarit! Ato prej jush qe bejne ndonje turp te hapur, do te kene ndeshkim te dyfishte; kjo per Allahun eshte e lehte
Surah Al-Ahzab, Verse 30


۞وَمَن يَقۡنُتۡ مِنكُنَّ لِلَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَتَعۡمَلۡ صَٰلِحٗا نُّؤۡتِهَآ أَجۡرَهَا مَرَّتَيۡنِ وَأَعۡتَدۡنَا لَهَا رِزۡقٗا كَرِيمٗا

Ndersa atyre prej jush qe binden ndaj Allahut e te Derguarit te Tij dhe bejne vepra te mira, Ne do t’u japim shperblim te dyfishte e u kemi pergatitur begati te medha
Surah Al-Ahzab, Verse 31


يَٰنِسَآءَ ٱلنَّبِيِّ لَسۡتُنَّ كَأَحَدٖ مِّنَ ٱلنِّسَآءِ إِنِ ٱتَّقَيۡتُنَّۚ فَلَا تَخۡضَعۡنَ بِٱلۡقَوۡلِ فَيَطۡمَعَ ٱلَّذِي فِي قَلۡبِهِۦ مَرَضٞ وَقُلۡنَ قَوۡلٗا مَّعۡرُوفٗا

O grate e te Derguarit! Ju nuk jeni si grate e tjera. Nese i frikesoheni Allahut, mos flisni me perkedheli, qe te mos ju deshiroje ai qe ka zemer epshore, por flisni drejt dhe ne menyre te ndershme
Surah Al-Ahzab, Verse 32


وَقَرۡنَ فِي بُيُوتِكُنَّ وَلَا تَبَرَّجۡنَ تَبَرُّجَ ٱلۡجَٰهِلِيَّةِ ٱلۡأُولَىٰۖ وَأَقِمۡنَ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتِينَ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَطِعۡنَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓۚ إِنَّمَا يُرِيدُ ٱللَّهُ لِيُذۡهِبَ عَنكُمُ ٱلرِّجۡسَ أَهۡلَ ٱلۡبَيۡتِ وَيُطَهِّرَكُمۡ تَطۡهِيرٗا

Qendroni ne shtepite tuaja e mos i zbuloni stolite tuaja, ashtu sic zbuloheshin ne kohen e padijes[262]! Falni namazin, jepni zekatin dhe bindjuni Allahut e te Derguarit te Tij! O familje e Profetit! Ne te vertete, Allahu do qe ta largoje prej jush papastertine[263] dhe t’ju pastroje plotesisht
Surah Al-Ahzab, Verse 33


وَٱذۡكُرۡنَ مَا يُتۡلَىٰ فِي بُيُوتِكُنَّ مِنۡ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ وَٱلۡحِكۡمَةِۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ لَطِيفًا خَبِيرًا

Mbani ne mendje ato qe lexohen ne shtepite tuaja prej Shpalljes se Allahut dhe Urtesise (profetike)! Me te vertete, Allahu eshte Bamires i pakufishem dhe di cdo gje
Surah Al-Ahzab, Verse 34


إِنَّ ٱلۡمُسۡلِمِينَ وَٱلۡمُسۡلِمَٰتِ وَٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ وَٱلۡقَٰنِتِينَ وَٱلۡقَٰنِتَٰتِ وَٱلصَّـٰدِقِينَ وَٱلصَّـٰدِقَٰتِ وَٱلصَّـٰبِرِينَ وَٱلصَّـٰبِرَٰتِ وَٱلۡخَٰشِعِينَ وَٱلۡخَٰشِعَٰتِ وَٱلۡمُتَصَدِّقِينَ وَٱلۡمُتَصَدِّقَٰتِ وَٱلصَّـٰٓئِمِينَ وَٱلصَّـٰٓئِمَٰتِ وَٱلۡحَٰفِظِينَ فُرُوجَهُمۡ وَٱلۡحَٰفِظَٰتِ وَٱلذَّـٰكِرِينَ ٱللَّهَ كَثِيرٗا وَٱلذَّـٰكِرَٰتِ أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُم مَّغۡفِرَةٗ وَأَجۡرًا عَظِيمٗا

Me te vertete qe per myslimanet dhe myslimanet, besimtaret dhe besimtaret, te bindurit ndaj Allahut dhe te bindurat ndaj Allahut, te drejtet (te sinqertet) dhe te drejtat (te sinqertat), duruesit dhe durueset, te perulurit dhe te perulurat, mireberesit dhe mirebereset, agjeruesit dhe agjerueset, ruajtesit e nderit dhe ruajteset e nderit, perkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe perkujtueset, pra, per te gjithe keta Allahu ka pergatitur falje dhe shperblim te madh
Surah Al-Ahzab, Verse 35


وَمَا كَانَ لِمُؤۡمِنٖ وَلَا مُؤۡمِنَةٍ إِذَا قَضَى ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥٓ أَمۡرًا أَن يَكُونَ لَهُمُ ٱلۡخِيَرَةُ مِنۡ أَمۡرِهِمۡۗ وَمَن يَعۡصِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَقَدۡ ضَلَّ ضَلَٰلٗا مُّبِينٗا

Nuk i takon asnje besimtari apo besimtareje te vertete qe, kur Allahu dhe i Derguari i Tij vendosin per nje ceshtje, ata te kene te drejte te zgjedhin ne ate ceshtje te tyren. Kush e kundershton Allahun dhe te Derguarin e Tij, ai me siguri ka humbur
Surah Al-Ahzab, Verse 36


وَإِذۡ تَقُولُ لِلَّذِيٓ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِ وَأَنۡعَمۡتَ عَلَيۡهِ أَمۡسِكۡ عَلَيۡكَ زَوۡجَكَ وَٱتَّقِ ٱللَّهَ وَتُخۡفِي فِي نَفۡسِكَ مَا ٱللَّهُ مُبۡدِيهِ وَتَخۡشَى ٱلنَّاسَ وَٱللَّهُ أَحَقُّ أَن تَخۡشَىٰهُۖ فَلَمَّا قَضَىٰ زَيۡدٞ مِّنۡهَا وَطَرٗا زَوَّجۡنَٰكَهَا لِكَيۡ لَا يَكُونَ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ حَرَجٞ فِيٓ أَزۡوَٰجِ أَدۡعِيَآئِهِمۡ إِذَا قَضَوۡاْ مِنۡهُنَّ وَطَرٗاۚ وَكَانَ أَمۡرُ ٱللَّهِ مَفۡعُولٗا

Ti (o Muhamed) i the atij,[264] qe Allahu dhe ti vete i keni bere miresi: “Mbaje gruan tende dhe frikesoju Allahut!” Ne te vertete, ti po fsheh ne vetvete ate qe Allahu do ta nxjerre ne shesh[265] dhe ti po u frikesohesh njerezve, kur me e drejte eshte t’i frikesohesh Allahut. E, pasi Zejdi bashkejetoi me gruan e vet dhe u nda prej saj, Ne ta dhame ty per bashkeshorte, ne menyre qe besimtaret te mos ngurrojne qe te martohen me grate e te biresuarve te tyre, pasi ata ta kene plotesuar deshiren e tyre dhe te jene ndare. Urdhri i Allahut do te permbushet detyrimisht
Surah Al-Ahzab, Verse 37


مَّا كَانَ عَلَى ٱلنَّبِيِّ مِنۡ حَرَجٖ فِيمَا فَرَضَ ٱللَّهُ لَهُۥۖ سُنَّةَ ٱللَّهِ فِي ٱلَّذِينَ خَلَوۡاْ مِن قَبۡلُۚ وَكَانَ أَمۡرُ ٱللَّهِ قَدَرٗا مَّقۡدُورًا

S’ka kurrfare fajesimi per Profetin, kur ben ate qe i ka urdheruar Allahu. Keshtu ka qene ligji i Allahut edhe per ata (profete) qe kane qene me pare, - urdhri i Allahut eshte vendim i detyruar te ndodhe
Surah Al-Ahzab, Verse 38


ٱلَّذِينَ يُبَلِّغُونَ رِسَٰلَٰتِ ٱللَّهِ وَيَخۡشَوۡنَهُۥ وَلَا يَخۡشَوۡنَ أَحَدًا إِلَّا ٱللَّهَۗ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ حَسِيبٗا

e te cilet kumtuan shpalljet e Allahut dhe i frikesoheshin Atij e askujt tjeter pervec Tij. Allahu mjafton si llogarites
Surah Al-Ahzab, Verse 39


مَّا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَآ أَحَدٖ مِّن رِّجَالِكُمۡ وَلَٰكِن رَّسُولَ ٱللَّهِ وَخَاتَمَ ٱلنَّبِيِّـۧنَۗ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٗا

Muhamedi nuk eshte babai i askujt prej burrave tuaj[266], por eshte i Derguari i Allahut dhe vula e profeteve; Allahu eshte i Gjithedijshem per cdo gje
Surah Al-Ahzab, Verse 40


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ ذِكۡرٗا كَثِيرٗا

O besimtare, permendeni shpesh Allahun
Surah Al-Ahzab, Verse 41


وَسَبِّحُوهُ بُكۡرَةٗ وَأَصِيلًا

dhe lavderojeni Ate ne mengjes dhe ne mbremje
Surah Al-Ahzab, Verse 42


هُوَ ٱلَّذِي يُصَلِّي عَلَيۡكُمۡ وَمَلَـٰٓئِكَتُهُۥ لِيُخۡرِجَكُم مِّنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِۚ وَكَانَ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ رَحِيمٗا

Eshte Ai qe ju bekon, nderkohe qe engjejt e Tij luten per ju, me qellim qe Ai t’ju nxjerre nga erresira ne drite. Ai eshte Meshirues ndaj besimtareve
Surah Al-Ahzab, Verse 43


تَحِيَّتُهُمۡ يَوۡمَ يَلۡقَوۡنَهُۥ سَلَٰمٞۚ وَأَعَدَّ لَهُمۡ أَجۡرٗا كَرِيمٗا

Pershendetja e tyre, kur ta takojne Ate, eshte “Paqe”. Ai u ka pergatitur atyre shperblim bujar
Surah Al-Ahzab, Verse 44


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ إِنَّآ أَرۡسَلۡنَٰكَ شَٰهِدٗا وَمُبَشِّرٗا وَنَذِيرٗا

O Profet! Ne te kemi derguar ty si deshmitar, sjelles te lajmit te mire dhe paralajmerues
Surah Al-Ahzab, Verse 45


وَدَاعِيًا إِلَى ٱللَّهِ بِإِذۡنِهِۦ وَسِرَاجٗا مُّنِيرٗا

njekohesisht (te kemi cuar) si thirres, qe i fton njerezit ne rrugen e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndricues
Surah Al-Ahzab, Verse 46


وَبَشِّرِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ بِأَنَّ لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ فَضۡلٗا كَبِيرٗا

Jepu lajmin e mire besimtareve se Allahu ka (pergatitur) per ata dhunti te madhe
Surah Al-Ahzab, Verse 47


وَلَا تُطِعِ ٱلۡكَٰفِرِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَدَعۡ أَذَىٰهُمۡ وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلٗا

Mos i degjo mohuesit dhe hipokritet! Mos i perfill fyerjet e tyre dhe mbeshtetu tek Allahu; Allahu mjafton per mbrojtes
Surah Al-Ahzab, Verse 48


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا نَكَحۡتُمُ ٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ ثُمَّ طَلَّقۡتُمُوهُنَّ مِن قَبۡلِ أَن تَمَسُّوهُنَّ فَمَا لَكُمۡ عَلَيۡهِنَّ مِنۡ عِدَّةٖ تَعۡتَدُّونَهَاۖ فَمَتِّعُوهُنَّ وَسَرِّحُوهُنَّ سَرَاحٗا جَمِيلٗا

O besimtare! Kur martoheni me besimtaret dhe i ndani ato para se t’i prekni, ato nuk jane te detyruara t’ju presin ne afatin kohor te caktuar, por jepuni nje dhurate te kenaqshme dhe i ndani njerezishem
Surah Al-Ahzab, Verse 49


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ إِنَّآ أَحۡلَلۡنَا لَكَ أَزۡوَٰجَكَ ٱلَّـٰتِيٓ ءَاتَيۡتَ أُجُورَهُنَّ وَمَا مَلَكَتۡ يَمِينُكَ مِمَّآ أَفَآءَ ٱللَّهُ عَلَيۡكَ وَبَنَاتِ عَمِّكَ وَبَنَاتِ عَمَّـٰتِكَ وَبَنَاتِ خَالِكَ وَبَنَاتِ خَٰلَٰتِكَ ٱلَّـٰتِي هَاجَرۡنَ مَعَكَ وَٱمۡرَأَةٗ مُّؤۡمِنَةً إِن وَهَبَتۡ نَفۡسَهَا لِلنَّبِيِّ إِنۡ أَرَادَ ٱلنَّبِيُّ أَن يَسۡتَنكِحَهَا خَالِصَةٗ لَّكَ مِن دُونِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۗ قَدۡ عَلِمۡنَا مَا فَرَضۡنَا عَلَيۡهِمۡ فِيٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ وَمَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ لِكَيۡلَا يَكُونَ عَلَيۡكَ حَرَجٞۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا

O Profet! Ne t’i kemi lejuar ty (per martese), grate qe u ke dhene dhuratat e marteses, skllavet, qe t’i ka dhene ty Allahu (si pre te luftes), vajzat e xhaxhallareve, hallave, dajave dhe tezeve te cilat merguan bashke me ty, si edhe gruan besimtare, qe u vetedha per Ty, nese Ti deshiron te martohesh me ate. Kjo te eshte lejuar vetem ty e jo besimtareve te tjere. Ne e dime cfare u kemi caktuar atyre per grate e tyre dhe per ato qe gjenden nen pushtetin e tyre, qe per ty te mos kete fajesim. Allahu eshte Fales e Meshireplote
Surah Al-Ahzab, Verse 50


۞تُرۡجِي مَن تَشَآءُ مِنۡهُنَّ وَتُـٔۡوِيٓ إِلَيۡكَ مَن تَشَآءُۖ وَمَنِ ٱبۡتَغَيۡتَ مِمَّنۡ عَزَلۡتَ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكَۚ ذَٰلِكَ أَدۡنَىٰٓ أَن تَقَرَّ أَعۡيُنُهُنَّ وَلَا يَحۡزَنَّ وَيَرۡضَيۡنَ بِمَآ ءَاتَيۡتَهُنَّ كُلُّهُنَّۚ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا فِي قُلُوبِكُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَلِيمٗا

Ti mund ta largosh ke te duash prej tyre e te afrosh ke te duash e nuk eshte gjynah per ty t’i kerkosh (ato) prej te cilave je larguar. Kjo eshte me e pershtatshme qe ato te gezohen, qe te mos pikellohen dhe qe te jene te kenaqura me ate qe u ke dhene. Allahu e di c’ka ne zemrat tuaja; Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Bute
Surah Al-Ahzab, Verse 51


لَّا يَحِلُّ لَكَ ٱلنِّسَآءُ مِنۢ بَعۡدُ وَلَآ أَن تَبَدَّلَ بِهِنَّ مِنۡ أَزۡوَٰجٖ وَلَوۡ أَعۡجَبَكَ حُسۡنُهُنَّ إِلَّا مَا مَلَكَتۡ يَمِينُكَۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ رَّقِيبٗا

Ketej e tutje nuk te lejohen me gra te tjera, as te marresh tjeter grua ne vend te tyre, edhe sikur te te magjepse bukuria e tyre, pervec skllaveve. Allahu eshte mbikeqyres per cdo gje
Surah Al-Ahzab, Verse 52


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَدۡخُلُواْ بُيُوتَ ٱلنَّبِيِّ إِلَّآ أَن يُؤۡذَنَ لَكُمۡ إِلَىٰ طَعَامٍ غَيۡرَ نَٰظِرِينَ إِنَىٰهُ وَلَٰكِنۡ إِذَا دُعِيتُمۡ فَٱدۡخُلُواْ فَإِذَا طَعِمۡتُمۡ فَٱنتَشِرُواْ وَلَا مُسۡتَـٔۡنِسِينَ لِحَدِيثٍۚ إِنَّ ذَٰلِكُمۡ كَانَ يُؤۡذِي ٱلنَّبِيَّ فَيَسۡتَحۡيِۦ مِنكُمۡۖ وَٱللَّهُ لَا يَسۡتَحۡيِۦ مِنَ ٱلۡحَقِّۚ وَإِذَا سَأَلۡتُمُوهُنَّ مَتَٰعٗا فَسۡـَٔلُوهُنَّ مِن وَرَآءِ حِجَابٖۚ ذَٰلِكُمۡ أَطۡهَرُ لِقُلُوبِكُمۡ وَقُلُوبِهِنَّۚ وَمَا كَانَ لَكُمۡ أَن تُؤۡذُواْ رَسُولَ ٱللَّهِ وَلَآ أَن تَنكِحُوٓاْ أَزۡوَٰجَهُۥ مِنۢ بَعۡدِهِۦٓ أَبَدًاۚ إِنَّ ذَٰلِكُمۡ كَانَ عِندَ ٱللَّهِ عَظِيمًا

O besimtare, mos hyni ne shtepite e te Derguarit, pervec rastit kur ju eshte dhene leje per te ngrene, por jo te pritni pergatitjen e tij (ushqimit)! Hyni vetem kur t’ju therrasin dhe, pasi te hani, shperndahuni! Mos qendroni pas ushqimit per te biseduar me njeri-tjetrin. Kjo, me te vertete, e shqetesonte te Derguarin e ai turperohej (qe t’jua thoshte kete), ndersa Allahu nuk turperohet qe t’jua thote te verteten. Kur te kerkoni prej grave te Profetit dicka, kerkojeni prapa perdes! Kjo eshte me e paster per zemrat tuaja dhe te atyre. Juve nuk ju lejohet qe ta shqetesoni te Derguarin e Allahut, as qe te martoheni me grate e tij pas (vdekjes se) tij. Kjo eshte vertet gjynah i madh para Allahut
Surah Al-Ahzab, Verse 53


إِن تُبۡدُواْ شَيۡـًٔا أَوۡ تُخۡفُوهُ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٗا

Cfaredo qe te shfaqni apo te fshihni, (dijeni se) Allahu eshte vertet i Gjithedijshem per cdo gje
Surah Al-Ahzab, Verse 54


لَّا جُنَاحَ عَلَيۡهِنَّ فِيٓ ءَابَآئِهِنَّ وَلَآ أَبۡنَآئِهِنَّ وَلَآ إِخۡوَٰنِهِنَّ وَلَآ أَبۡنَآءِ إِخۡوَٰنِهِنَّ وَلَآ أَبۡنَآءِ أَخَوَٰتِهِنَّ وَلَا نِسَآئِهِنَّ وَلَا مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُنَّۗ وَٱتَّقِينَ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدًا

Nuk eshte gjynah per ato,[268] nese dalin te pambuluara para eterve te tyre, djemve te tyre, vellezerve dhe djemve te vellezerve te tyre, djemve te motrave te tyre e grave te tyre, si dhe para skllaveve qe jane nen pushtetin e tyre. Frikesojuni Allahut, se, me te vertete, Allahu eshte deshmitar per cdo gje
Surah Al-Ahzab, Verse 55


إِنَّ ٱللَّهَ وَمَلَـٰٓئِكَتَهُۥ يُصَلُّونَ عَلَى ٱلنَّبِيِّۚ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ صَلُّواْ عَلَيۡهِ وَسَلِّمُواْ تَسۡلِيمًا

Vertet, Allahu e bekon te Derguarin dhe engjejt e Tij luten per ate. O besimtare, lutuni per ate dhe pershendeteni me “selam”
Surah Al-Ahzab, Verse 56


إِنَّ ٱلَّذِينَ يُؤۡذُونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ لَعَنَهُمُ ٱللَّهُ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِ وَأَعَدَّ لَهُمۡ عَذَابٗا مُّهِينٗا

Pa dyshim, ata qe fyejne Allahun dhe te Derguarin e Tij, i mallkon Allahu ne kete bote dhe ne tjetren. Ai ka pergatitur per ta ndeshkim poshterues
Surah Al-Ahzab, Verse 57


وَٱلَّذِينَ يُؤۡذُونَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ بِغَيۡرِ مَا ٱكۡتَسَبُواْ فَقَدِ ٱحۡتَمَلُواْ بُهۡتَٰنٗا وَإِثۡمٗا مُّبِينٗا

Ata qe i lendojne besimtaret dhe besimtaret, duke i akuzuar per dicka qe nuk e kane bere, ne te vertete, i kane ngarkuar vetes fajin per shpifje dhe nje gjynah te qarte
Surah Al-Ahzab, Verse 58


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ قُل لِّأَزۡوَٰجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَآءِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ يُدۡنِينَ عَلَيۡهِنَّ مِن جَلَٰبِيبِهِنَّۚ ذَٰلِكَ أَدۡنَىٰٓ أَن يُعۡرَفۡنَ فَلَا يُؤۡذَيۡنَۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا

O Profet, thuaju grave dhe vajzave te tua, si dhe grave te besimtareve, qe te leshojne mbulesen e tyre (te kokes) perreth trupit. Kjo eshte menyra me e pershtatshme qe ato te njihen e te mos ngacmohen nga te tjeret. Me te vertete, Allahu eshte Fales dhe Meshireplote
Surah Al-Ahzab, Verse 59


۞لَّئِن لَّمۡ يَنتَهِ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ وَٱلۡمُرۡجِفُونَ فِي ٱلۡمَدِينَةِ لَنُغۡرِيَنَّكَ بِهِمۡ ثُمَّ لَا يُجَاوِرُونَكَ فِيهَآ إِلَّا قَلِيلٗا

Nese nuk heqin dore (nga veprimet e tyre) hipokritet, ata qe kane semundje (dyshimi) ne zemrat e tyre dhe ata qe perhapin lajme te genjeshterta ne Medine, Ne me siguri, ty do te te japim pushtet mbi ta dhe ditet e tyre ne Medine do te jene te numeruara
Surah Al-Ahzab, Verse 60


مَّلۡعُونِينَۖ أَيۡنَمَا ثُقِفُوٓاْ أُخِذُواْ وَقُتِّلُواْ تَقۡتِيلٗا

Ata jane te mallkuar kudo qe te gjenden dhe do te kapen e do te vriten pa meshire
Surah Al-Ahzab, Verse 61


سُنَّةَ ٱللَّهِ فِي ٱلَّذِينَ خَلَوۡاْ مِن قَبۡلُۖ وَلَن تَجِدَ لِسُنَّةِ ٱللَّهِ تَبۡدِيلٗا

Keshtu ka qene ligji i Allahut edhe per ata qe kane qene me pare! Ti kurrsesi nuk do te gjesh ndryshim ne ligjet e Allahut
Surah Al-Ahzab, Verse 62


يَسۡـَٔلُكَ ٱلنَّاسُ عَنِ ٱلسَّاعَةِۖ قُلۡ إِنَّمَا عِلۡمُهَا عِندَ ٱللَّهِۚ وَمَا يُدۡرِيكَ لَعَلَّ ٱلسَّاعَةَ تَكُونُ قَرِيبًا

Njerezit te pyesin per Oren (Kiametin), thuaju: “Vetem Allahu ka dijeni mbi ate”. Kush e di?! Ndoshta Kiameti mund te jete afer
Surah Al-Ahzab, Verse 63


إِنَّ ٱللَّهَ لَعَنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ وَأَعَدَّ لَهُمۡ سَعِيرًا

Vertet, Allahu i ka mallkuar jobesimtaret dhe ka pergatitur per ata zjarr te flakeruar
Surah Al-Ahzab, Verse 64


خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۖ لَّا يَجِدُونَ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا

ne te cilin ata do te qendrojne pergjithmone; aty nuk do te gjejne as mbrojtes, as ndihmes
Surah Al-Ahzab, Verse 65


يَوۡمَ تُقَلَّبُ وُجُوهُهُمۡ فِي ٱلنَّارِ يَقُولُونَ يَٰلَيۡتَنَآ أَطَعۡنَا ٱللَّهَ وَأَطَعۡنَا ٱلرَّسُولَا۠

Diten, kur fytyrat e tyre do te rrotullohen ne zjarr, ata do te thone: “Ah, sikur t’i ishim bindur Allahut dhe te Derguarit!”
Surah Al-Ahzab, Verse 66


وَقَالُواْ رَبَّنَآ إِنَّآ أَطَعۡنَا سَادَتَنَا وَكُبَرَآءَنَا فَأَضَلُّونَا ٱلسَّبِيلَا۠

Dhe do te thone: “O Zoti yne, ne iu bindem parise tone dhe eproreve tane, por ata na shmangen prej rruges se drejte
Surah Al-Ahzab, Verse 67


رَبَّنَآ ءَاتِهِمۡ ضِعۡفَيۡنِ مِنَ ٱلۡعَذَابِ وَٱلۡعَنۡهُمۡ لَعۡنٗا كَبِيرٗا

O Zoti yne, atyre jepu denim te dyfishte dhe mallkim te madh!”
Surah Al-Ahzab, Verse 68


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ ءَاذَوۡاْ مُوسَىٰ فَبَرَّأَهُ ٱللَّهُ مِمَّا قَالُواْۚ وَكَانَ عِندَ ٱللَّهِ وَجِيهٗا

O besimtare, mos u beni si ata, qe e shqetesuan Musain. Allahu e cliroi ate nga pergojimet e tyre; ai eshte i nderuar ne syte e Allahut
Surah Al-Ahzab, Verse 69


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَقُولُواْ قَوۡلٗا سَدِيدٗا

O besimtare, frikesojuni Allahut dhe thoni vetem te verteten
Surah Al-Ahzab, Verse 70


يُصۡلِحۡ لَكُمۡ أَعۡمَٰلَكُمۡ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡ ذُنُوبَكُمۡۗ وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَقَدۡ فَازَ فَوۡزًا عَظِيمًا

Ai do t’jua bekoje veprat tuaja dhe do t’jua fale gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe te Derguarit te Tij, do te arrije nje fitore madheshtore
Surah Al-Ahzab, Verse 71


إِنَّا عَرَضۡنَا ٱلۡأَمَانَةَ عَلَى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَٱلۡجِبَالِ فَأَبَيۡنَ أَن يَحۡمِلۡنَهَا وَأَشۡفَقۡنَ مِنۡهَا وَحَمَلَهَا ٱلۡإِنسَٰنُۖ إِنَّهُۥ كَانَ ظَلُومٗا جَهُولٗا

Ne ua ofruam pergjegjesine[269] qiejve, Tokes dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin persiper dhe u frikesuan ta pranojne ate, kurse njeriu e pranoi. Me te vertete, njeriu u tregua i padrejte me veten dhe i paditur (per pasojat e kesaj pergjegjesie)
Surah Al-Ahzab, Verse 72


لِّيُعَذِّبَ ٱللَّهُ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتِ وَٱلۡمُشۡرِكِينَ وَٱلۡمُشۡرِكَٰتِ وَيَتُوبَ ٱللَّهُ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمَۢا

Si pasoje, Allahu do t’i denoje hipokritet dhe hipokritet, idhujtaret dhe idhujtaret, ndersa do t’ua pranoje pendimin besimtareve dhe besimtareve. Vertet Allahu eshte Fales dhe Meshireplote
Surah Al-Ahzab, Verse 73


Author: Hassan Nahi


<< Surah 32
>> Surah 34

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai