UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Saba - Albanian Translation by Hassan Nahi


ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَهُ ٱلۡحَمۡدُ فِي ٱلۡأٓخِرَةِۚ وَهُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡخَبِيرُ

I lavderuar qofte Allahu, te Cilit i perket gjithcka qe ndodhet ne qiej dhe ne Toke! I lavderuar qofte Ai edhe ne jeten tjeter! Ai eshte i Gjithedijshem dhe i Urte
Surah Saba, Verse 1


يَعۡلَمُ مَا يَلِجُ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا يَخۡرُجُ مِنۡهَا وَمَا يَنزِلُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ وَمَا يَعۡرُجُ فِيهَاۚ وَهُوَ ٱلرَّحِيمُ ٱلۡغَفُورُ

Ai di cfare hyn ne toke dhe cfare del prej saj, cfare zbret nga qielli dhe cfare ngrihet drejt tij. Ai eshte Meshireploti dhe Falesi
Surah Saba, Verse 2


وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَا تَأۡتِينَا ٱلسَّاعَةُۖ قُلۡ بَلَىٰ وَرَبِّي لَتَأۡتِيَنَّكُمۡ عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِۖ لَا يَعۡزُبُ عَنۡهُ مِثۡقَالُ ذَرَّةٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَلَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَآ أَصۡغَرُ مِن ذَٰلِكَ وَلَآ أَكۡبَرُ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مُّبِينٖ

Jobesimtaret thone: “Nuk do te na vije Ora (e Kiametit)”! Thuaju: “Po, per Zotin tim! Me siguri qe ajo do t’ju vije”! Ai i di te gjitha te fshehtat. Atij nuk mund t’i fshihet asnje grime as ne qiej, as ne Toke e nuk ka asgje me te vogel apo me te madhe se ajo, qe te mos jete shenuar ne Librin e qarte
Surah Saba, Verse 3


لِّيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِۚ أُوْلَـٰٓئِكَ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَرِزۡقٞ كَرِيمٞ

(Kiameti do t’ju vije) me qellim qe Ai te shperbleje ata qe besojne dhe bejne vepra te mira. Per njerez te tille do te kete falje dhe begati te mrekullueshme
Surah Saba, Verse 4


وَٱلَّذِينَ سَعَوۡ فِيٓ ءَايَٰتِنَا مُعَٰجِزِينَ أُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٞ مِّن رِّجۡزٍ أَلِيمٞ

Ndersa per ata qe luftojne kunder shpalljeve Tona, duke u perpjekur qe t’i pengojne ato, do te kete denim te tmerrshem dhe te dhembshem
Surah Saba, Verse 5


وَيَرَى ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ ٱلَّذِيٓ أُنزِلَ إِلَيۡكَ مِن رَّبِّكَ هُوَ ٱلۡحَقَّ وَيَهۡدِيٓ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَمِيدِ

Ata, te cileve u eshte dhene dituria, e shohin se ajo, qe te eshte zbritur ty nga Zoti yt, eshte e verteta, e cila te udhezon ne rrugen e te Plotfuqishmit dhe te Denjit per cdo lavd
Surah Saba, Verse 6


وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ هَلۡ نَدُلُّكُمۡ عَلَىٰ رَجُلٖ يُنَبِّئُكُمۡ إِذَا مُزِّقۡتُمۡ كُلَّ مُمَزَّقٍ إِنَّكُمۡ لَفِي خَلۡقٖ جَدِيدٍ

Ndersa jobesimtaret thone: “A doni t’ju tregojme nje njeri[270] qe pretendon se, kur te shperbeheni plotesisht e te beheni pluhur, ju, me siguri do te rikrijoheni nga e para
Surah Saba, Verse 7


أَفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَم بِهِۦ جِنَّةُۢۗ بَلِ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ فِي ٱلۡعَذَابِ وَٱلضَّلَٰلِ ٱلۡبَعِيدِ

A po trillon genjeshtra per Allahun apo eshte i cmendur?” (Nuk eshte keshtu), por ata qe nuk besojne ne jeten tjeter, do te denohen dhe jane ne humbje te madhe
Surah Saba, Verse 8


أَفَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَىٰ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِن نَّشَأۡ نَخۡسِفۡ بِهِمُ ٱلۡأَرۡضَ أَوۡ نُسۡقِطۡ عَلَيۡهِمۡ كِسَفٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّكُلِّ عَبۡدٖ مُّنِيبٖ

Valle, a nuk shohin ata cfare ka para tyre e pas tyre ne qiell dhe ne Toke? Sikur te donim, Ne do t’i fundosnim ata ne toke ose do te hidhnim mbi ta copa nga qielli. Me te vertete, ne kete ka shenje per cdo rob qe kthehet tek Allahu me pendese
Surah Saba, Verse 9


۞وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا دَاوُۥدَ مِنَّا فَضۡلٗاۖ يَٰجِبَالُ أَوِّبِي مَعَهُۥ وَٱلطَّيۡرَۖ وَأَلَنَّا لَهُ ٱلۡحَدِيدَ

Me te vertete, Ne i dhame Davudit miresi prej Nesh (dhe thame): “O male dhe zogj! Lavderojeni emrin Tim bashke me Davudin”. Ne ia zbutem atij hekurin
Surah Saba, Verse 10


أَنِ ٱعۡمَلۡ سَٰبِغَٰتٖ وَقَدِّرۡ فِي ٱلسَّرۡدِۖ وَٱعۡمَلُواْ صَٰلِحًاۖ إِنِّي بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ

(dhe i thame): “Puno parzmore te gjera! Thuri ato me maja te barazpeshuara dhe bej vepra te mira! Pa dyshim, Une shoh cfare punoni ju.”
Surah Saba, Verse 11


وَلِسُلَيۡمَٰنَ ٱلرِّيحَ غُدُوُّهَا شَهۡرٞ وَرَوَاحُهَا شَهۡرٞۖ وَأَسَلۡنَا لَهُۥ عَيۡنَ ٱلۡقِطۡرِۖ وَمِنَ ٱلۡجِنِّ مَن يَعۡمَلُ بَيۡنَ يَدَيۡهِ بِإِذۡنِ رَبِّهِۦۖ وَمَن يَزِغۡ مِنۡهُمۡ عَنۡ أَمۡرِنَا نُذِقۡهُ مِنۡ عَذَابِ ٱلسَّعِيرِ

Sulejmanit Ne ia nenshtruam eren, me te cilen udhetimin e nje muaji ai e bente brenda nje paraditeje ose nje pasditeje. Ne i dhame atij nje burim te rrjedhshem bakri te shkrire dhe xhinde qe i beme te punonin para syve te tij, me urdhrin e Zotit te tij. Kedo prej tyre qe largohet nga urdhri yne, do ta bejme qe te shijoje denimin e Zjarrit
Surah Saba, Verse 12


يَعۡمَلُونَ لَهُۥ مَا يَشَآءُ مِن مَّحَٰرِيبَ وَتَمَٰثِيلَ وَجِفَانٖ كَٱلۡجَوَابِ وَقُدُورٖ رَّاسِيَٰتٍۚ ٱعۡمَلُوٓاْ ءَالَ دَاوُۥدَ شُكۡرٗاۚ وَقَلِيلٞ مِّنۡ عِبَادِيَ ٱلشَّكُورُ

Ata punonin per ate cfare te deshironte: faltore dhe statuja, ene te gjera si puse dhe kazane te medhenj te palevizshem. “O familje e Davudit! Beni falenderim (per Allahun)!” Megjithate, pak nga roberit e Mi, jane falenderues
Surah Saba, Verse 13


فَلَمَّا قَضَيۡنَا عَلَيۡهِ ٱلۡمَوۡتَ مَا دَلَّهُمۡ عَلَىٰ مَوۡتِهِۦٓ إِلَّا دَآبَّةُ ٱلۡأَرۡضِ تَأۡكُلُ مِنسَأَتَهُۥۖ فَلَمَّا خَرَّ تَبَيَّنَتِ ٱلۡجِنُّ أَن لَّوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ ٱلۡغَيۡبَ مَا لَبِثُواْ فِي ٱلۡعَذَابِ ٱلۡمُهِينِ

Kur Ne ia caktuam atij vdekjen, atyre[271] nuk u dha shenje askush per vdekjen e tij, pos krimbit te drurit[272]. Dhe, kur u rrezua (Sulejmani), u be e qarte se, sikur ta dinin xhindet te padukshmen, nuk do te vijonin ne denimin e poshteruar
Surah Saba, Verse 14


لَقَدۡ كَانَ لِسَبَإٖ فِي مَسۡكَنِهِمۡ ءَايَةٞۖ جَنَّتَانِ عَن يَمِينٖ وَشِمَالٖۖ كُلُواْ مِن رِّزۡقِ رَبِّكُمۡ وَٱشۡكُرُواْ لَهُۥۚ بَلۡدَةٞ طَيِّبَةٞ وَرَبٌّ غَفُورٞ

Vendbanimi i Sebes ishte nje shenje e qarte per banoret e tij: dy kopshte ne te djathte dhe ne te majte te lumit. (Ne u thame atyre): “Hani nga ato qe ju ka dhene Zoti juaj dhe falenderojeni Ate. I mrekullueshem eshte vendi juaj dhe Fales i madh eshte Zoti juaj!”
Surah Saba, Verse 15


فَأَعۡرَضُواْ فَأَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ سَيۡلَ ٱلۡعَرِمِ وَبَدَّلۡنَٰهُم بِجَنَّتَيۡهِمۡ جَنَّتَيۡنِ ذَوَاتَيۡ أُكُلٍ خَمۡطٖ وَأَثۡلٖ وَشَيۡءٖ مِّن سِدۡرٖ قَلِيلٖ

Por ata nuk ua vune veshin (fjaleve Tona), prandaj Ne leshuam mbi ta ujerat e diges dhe dy kopshtet e tyre ua zevendesuam me kopshte te tjera, me fruta te hidheta marine dhe pak lotuse
Surah Saba, Verse 16


ذَٰلِكَ جَزَيۡنَٰهُم بِمَا كَفَرُواْۖ وَهَلۡ نُجَٰزِيٓ إِلَّا ٱلۡكَفُورَ

Ne i denuam keshtu si pasoje e mosbesimit dhe e mosmirenjohjes se tyre. Valle, a denojme Ne tjeterkend, pervec mosmirenjohesve
Surah Saba, Verse 17


وَجَعَلۡنَا بَيۡنَهُمۡ وَبَيۡنَ ٱلۡقُرَى ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَا قُرٗى ظَٰهِرَةٗ وَقَدَّرۡنَا فِيهَا ٱلسَّيۡرَۖ سِيرُواْ فِيهَا لَيَالِيَ وَأَيَّامًا ءَامِنِينَ

Midis atyre dhe qyteteve qe i kemi bekuar, Ne vendosem vendbanime te dukshme buze rruges dhe e beme te lehte udhetimin (duke u thene): “Udhetoni te sigurt neper to nate e dite!”
Surah Saba, Verse 18


فَقَالُواْ رَبَّنَا بَٰعِدۡ بَيۡنَ أَسۡفَارِنَا وَظَلَمُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَحَادِيثَ وَمَزَّقۡنَٰهُمۡ كُلَّ مُمَزَّقٍۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّكُلِّ صَبَّارٖ شَكُورٖ

Por ata thane: “O Zoti yne, beje me te madhe largesine e udhetimeve tona”. keshtu ata e ngarkuan veten me gjynahe dhe Ne i beme ata rrefenja dhe i perndame plotesisht. Sigurisht, ne kete, ka shenja si mesime per cdo te durueshem dhe falenderues
Surah Saba, Verse 19


وَلَقَدۡ صَدَّقَ عَلَيۡهِمۡ إِبۡلِيسُ ظَنَّهُۥ فَٱتَّبَعُوهُ إِلَّا فَرِيقٗا مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Me te vertete, hamendja e Iblisit per ata u vertetua; ata shkuan pas tij, pervec nje grupi besimtaresh te vertete
Surah Saba, Verse 20


وَمَا كَانَ لَهُۥ عَلَيۡهِم مِّن سُلۡطَٰنٍ إِلَّا لِنَعۡلَمَ مَن يُؤۡمِنُ بِٱلۡأٓخِرَةِ مِمَّنۡ هُوَ مِنۡهَا فِي شَكّٖۗ وَرَبُّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٍ حَفِيظٞ

Por ai (Iblisi) nuk ka pasur kurrfare pushteti mbi ta. Ne vetem kemi dashur te zbulojme se kush beson ne jeten tjeter e kush dyshon ne te. Zoti yt eshte Mbikeqyres i cdo gjeje
Surah Saba, Verse 21


قُلِ ٱدۡعُواْ ٱلَّذِينَ زَعَمۡتُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ لَا يَمۡلِكُونَ مِثۡقَالَ ذَرَّةٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَلَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا لَهُمۡ فِيهِمَا مِن شِرۡكٖ وَمَا لَهُۥ مِنۡهُم مِّن ظَهِيرٖ

Thuaju (o Muhamed): “Thirrini ata qe i hyjnizoni krahas Allahut! Ata nuk kane pushtet as sa pesha e nje therrmije, qofte ne qiej apo ne Toke; per ata nuk ka pjese as ne qiej, as ne Toke dhe Allahu nuk ka asnje ndihmes nga radhet e tyre.”
Surah Saba, Verse 22


وَلَا تَنفَعُ ٱلشَّفَٰعَةُ عِندَهُۥٓ إِلَّا لِمَنۡ أَذِنَ لَهُۥۚ حَتَّىٰٓ إِذَا فُزِّعَ عَن قُلُوبِهِمۡ قَالُواْ مَاذَا قَالَ رَبُّكُمۡۖ قَالُواْ ٱلۡحَقَّۖ وَهُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡكَبِيرُ

Asnje ndermjetesim tek Ai nuk ben dobi, pervecse per ate qe Ai jep leje. Kur t’u hiqet frika nga zemrat e tyre, ata do te thone: “Cfare tha Zoti juaj?” dhe do te pergjigjen: “Te verteten! Ai eshte i Lartesuar dhe i Madherishem.”
Surah Saba, Verse 23


۞قُلۡ مَن يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ قُلِ ٱللَّهُۖ وَإِنَّآ أَوۡ إِيَّاكُمۡ لَعَلَىٰ هُدًى أَوۡ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ

Thuaju: “Kush ju furnizon ju prej qiejve dhe prej Tokes?” - Thuaju: “Allahu! Ne nuk mund te jemi qe te dyja palet ne rrugen e drejte, ose ju, ose ne jemi ne humbje te qarte!”
Surah Saba, Verse 24


قُل لَّا تُسۡـَٔلُونَ عَمَّآ أَجۡرَمۡنَا وَلَا نُسۡـَٔلُ عَمَّا تَعۡمَلُونَ

Thuaju: “Ju, nuk do te pyeteni per ate qe kemi gabuar ne, as ne nuk do te pergjigjemi per ate qe beni ju.”
Surah Saba, Verse 25


قُلۡ يَجۡمَعُ بَيۡنَنَا رَبُّنَا ثُمَّ يَفۡتَحُ بَيۡنَنَا بِٱلۡحَقِّ وَهُوَ ٱلۡفَتَّاحُ ٱلۡعَلِيمُ

Thuaju: “Ne do te na mbledhe Zoti yne e do te gjykoje ndermjet nesh me drejtesi. Ai eshte Gjykates i drejte e i Gjithedijshem.”
Surah Saba, Verse 26


قُلۡ أَرُونِيَ ٱلَّذِينَ أَلۡحَقۡتُم بِهِۦ شُرَكَآءَۖ كَلَّاۚ بَلۡ هُوَ ٱللَّهُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

Thuaju: “M’i tregoni ata, qe ia vishni Atij si ortake.” Kurrsesi, ata nuk mund te jene ortake te Tij. Ai eshte Allahu (Nje i Vetem), i Plotfuqishmi dhe i Urti
Surah Saba, Verse 27


وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا كَآفَّةٗ لِّلنَّاسِ بَشِيرٗا وَنَذِيرٗا وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

Ne te kemi derguar ty (o Muhamed) vetem si sjelles te lajmit te mire dhe paralajmerues per te gjithe njerezimin, por shumica e njerezve nuk dine
Surah Saba, Verse 28


وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Ata thone: “Kur do te vije ky premtim (Kiameti), nese ju thoni te verteten?”
Surah Saba, Verse 29


قُل لَّكُم مِّيعَادُ يَوۡمٖ لَّا تَسۡتَـٔۡخِرُونَ عَنۡهُ سَاعَةٗ وَلَا تَسۡتَقۡدِمُونَ

Thuaju atyre: “Dita juaj tashme eshte caktuar. Ju nuk do te mund ta shtyni ate e as ta shpejtoni, qofte edhe per nje cast.”
Surah Saba, Verse 30


وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَن نُّؤۡمِنَ بِهَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ وَلَا بِٱلَّذِي بَيۡنَ يَدَيۡهِۗ وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذِ ٱلظَّـٰلِمُونَ مَوۡقُوفُونَ عِندَ رَبِّهِمۡ يَرۡجِعُ بَعۡضُهُمۡ إِلَىٰ بَعۡضٍ ٱلۡقَوۡلَ يَقُولُ ٱلَّذِينَ ٱسۡتُضۡعِفُواْ لِلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُواْ لَوۡلَآ أَنتُمۡ لَكُنَّا مُؤۡمِنِينَ

Ata qe nuk besojne, thone: “Ne nuk do te besojme kurrsesi ne kete Kuran, as ne ato qe jane zbritur para tij”. Eh, sikur t’i shihje keqberesit duke dale para Zotit te tyre dhe duke shkembyer akuza me njeri-tjetrin. Te dobetit do t’u thone atyre qe madheshtoheshin: “Sikur te mos ishit ju, ne do te ishim besimtare”
Surah Saba, Verse 31


قَالَ ٱلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُواْ لِلَّذِينَ ٱسۡتُضۡعِفُوٓاْ أَنَحۡنُ صَدَدۡنَٰكُمۡ عَنِ ٱلۡهُدَىٰ بَعۡدَ إِذۡ جَآءَكُمۖ بَلۡ كُنتُم مُّجۡرِمِينَ

Ata qe madheshtoheshin, do t’u thone atyre qe i quanin per te dobet: “Valle, ne ju penguam nga udhezimi i Allahut, kur ju erdhi juve?! Jo, por ju jeni keqberes!”
Surah Saba, Verse 32


وَقَالَ ٱلَّذِينَ ٱسۡتُضۡعِفُواْ لِلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُواْ بَلۡ مَكۡرُ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ إِذۡ تَأۡمُرُونَنَآ أَن نَّكۡفُرَ بِٱللَّهِ وَنَجۡعَلَ لَهُۥٓ أَندَادٗاۚ وَأَسَرُّواْ ٱلنَّدَامَةَ لَمَّا رَأَوُاْ ٱلۡعَذَابَۚ وَجَعَلۡنَا ٱلۡأَغۡلَٰلَ فِيٓ أَعۡنَاقِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۖ هَلۡ يُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Ndersa te dobetit do t’u thone atyre qe madheshtoheshin: “Nuk eshte keshtu! Ju keni komplotuar nate e dite, duke na urdheruar, qe ta mohonim Allahun dhe t’i vishnim Atij (zota te tjere) te barabarte me Ate”. Dhe ata do ta fshehin pikellimin, kur ta shohin denimin. Ne do te veme vargonj ne qafat e atyre qe mohuan. A do te ndeshkohen ndryshe, vecse sipas asaj qe kane bere
Surah Saba, Verse 33


وَمَآ أَرۡسَلۡنَا فِي قَرۡيَةٖ مِّن نَّذِيرٍ إِلَّا قَالَ مُتۡرَفُوهَآ إِنَّا بِمَآ أُرۡسِلۡتُم بِهِۦ كَٰفِرُونَ

Ne cdo vendbanim qe Ne kemi nisur ndonje te derguar, ata qe benin jete luksoze thoshin: “Me te vertete, ne nuk besojme ne mesazhin qe keni sjelle!”
Surah Saba, Verse 34


وَقَالُواْ نَحۡنُ أَكۡثَرُ أَمۡوَٰلٗا وَأَوۡلَٰدٗا وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ

Dhe thane: “Ne kemi me shume pasuri dhe femije, prandaj ne nuk do te jemi te denuar.”
Surah Saba, Verse 35


قُلۡ إِنَّ رَبِّي يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

Thuaju: “Pa dyshim, Zoti im ia shton riskun ose ia pakeson kujt te doje, por shumica e njerezve nuk e dine kete.”
Surah Saba, Verse 36


وَمَآ أَمۡوَٰلُكُمۡ وَلَآ أَوۡلَٰدُكُم بِٱلَّتِي تُقَرِّبُكُمۡ عِندَنَا زُلۡفَىٰٓ إِلَّا مَنۡ ءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَأُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمۡ جَزَآءُ ٱلضِّعۡفِ بِمَا عَمِلُواْ وَهُمۡ فِي ٱلۡغُرُفَٰتِ ءَامِنُونَ

As pasuria juaj, as femijet tuaj nuk do t’ju afrojne me shume te Ne, por vetem ata qe besojne dhe bejne vepra te mira (e meritojne kete). Ata do te kene shperblim te shumefishte per ate qe kane bere dhe do te jene te sigurt ne banesa te larta (ne Xhenet)
Surah Saba, Verse 37


وَٱلَّذِينَ يَسۡعَوۡنَ فِيٓ ءَايَٰتِنَا مُعَٰجِزِينَ أُوْلَـٰٓئِكَ فِي ٱلۡعَذَابِ مُحۡضَرُونَ

Ndersa, ata qe perpiqen t’i luftojne shpalljet Tona, ata do te denohen
Surah Saba, Verse 38


قُلۡ إِنَّ رَبِّي يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦ وَيَقۡدِرُ لَهُۥۚ وَمَآ أَنفَقۡتُم مِّن شَيۡءٖ فَهُوَ يُخۡلِفُهُۥۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلرَّـٰزِقِينَ

Thuaj: “Me te vertete, Zoti im i jep begati te bollshme kujt te doje nga roberit e Tij dhe ia pakeson kujt te doje. Ai ua zevendeson ate qe e ndani ju; Ai eshte Dhuruesi me i mire.”
Surah Saba, Verse 39


وَيَوۡمَ يَحۡشُرُهُمۡ جَمِيعٗا ثُمَّ يَقُولُ لِلۡمَلَـٰٓئِكَةِ أَهَـٰٓؤُلَآءِ إِيَّاكُمۡ كَانُواْ يَعۡبُدُونَ

Diten, kur do t’i tuboje te gjithe, do t’u thote engjejve: “Valle, keta ju ju adhuronin?”
Surah Saba, Verse 40


قَالُواْ سُبۡحَٰنَكَ أَنتَ وَلِيُّنَا مِن دُونِهِمۖ بَلۡ كَانُواْ يَعۡبُدُونَ ٱلۡجِنَّۖ أَكۡثَرُهُم بِهِم مُّؤۡمِنُونَ

Ata do te thone: “Qofsh i lavderuar Ti, o Zoti yne! Ti je Mbrojtesi yne, jo ata. Ata adhuronin xhindet dhe shumica e mohuesve u besonin atyre.”
Surah Saba, Verse 41


فَٱلۡيَوۡمَ لَا يَمۡلِكُ بَعۡضُكُمۡ لِبَعۡضٖ نَّفۡعٗا وَلَا ضَرّٗا وَنَقُولُ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ ذُوقُواْ عَذَابَ ٱلنَّارِ ٱلَّتِي كُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ

Ate Dite ata nuk do te mund t’i bejne as dobi, as dem njeri tjetrit. Ne do t’u themi keqberesve: “Shijoni denimin e zjarrit te cilin e keni mohuar!”
Surah Saba, Verse 42


وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٖ قَالُواْ مَا هَٰذَآ إِلَّا رَجُلٞ يُرِيدُ أَن يَصُدَّكُمۡ عَمَّا كَانَ يَعۡبُدُ ءَابَآؤُكُمۡ وَقَالُواْ مَا هَٰذَآ إِلَّآ إِفۡكٞ مُّفۡتَرٗىۚ وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمۡ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٞ

Kur iu lexohen atyre shpalljet Tona te qarta, ata (paganet e Mekes) thone: “Ky (Muhamedi a.s.) eshte vetem njeri, qe deshiron t’ju largoje nga ajo qe eterit tuaj kane adhuruar”. Dhe ata thone: “Ky (Kuran) nuk eshte asgje tjeter vecse nje genjeshter e trilluar!” Dhe, kur u vjen e Verteta, jobesimtaret thone: “Kjo eshte vetem magji e qarte!”
Surah Saba, Verse 43


وَمَآ ءَاتَيۡنَٰهُم مِّن كُتُبٖ يَدۡرُسُونَهَاۖ وَمَآ أَرۡسَلۡنَآ إِلَيۡهِمۡ قَبۡلَكَ مِن نَّذِيرٖ

Ne nuk u kemi derguar asnje Liber, per ta mesuar ata dhe Ne nuk u kemi derguar atyre para teje asnje paralajmerues
Surah Saba, Verse 44


وَكَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ وَمَا بَلَغُواْ مِعۡشَارَ مَآ ءَاتَيۡنَٰهُمۡ فَكَذَّبُواْ رُسُلِيۖ فَكَيۡفَ كَانَ نَكِيرِ

Ata, qe kane qene para tyre, i mohuan shpalljet Tona. Ata ishin dhjete here me te begate dhe me te fuqishem (se idhujtaret e Mekes) e, megjithate, i quajten genjeshtare te derguarit e Mi. Eh, si ka qene denimi Im (ndaj tyre)
Surah Saba, Verse 45


۞قُلۡ إِنَّمَآ أَعِظُكُم بِوَٰحِدَةٍۖ أَن تَقُومُواْ لِلَّهِ مَثۡنَىٰ وَفُرَٰدَىٰ ثُمَّ تَتَفَكَّرُواْۚ مَا بِصَاحِبِكُم مِّن جِنَّةٍۚ إِنۡ هُوَ إِلَّا نَذِيرٞ لَّكُم بَيۡنَ يَدَيۡ عَذَابٖ شَدِيدٖ

Thuaj (o Muhamed): “Une ju keshilloj vetem nje gje: ngrihuni sinqerisht per Allahun, dy nga dy ose nje nga nje, e pastaj gjykoni per shokun tuaj (Muhamedin) qe nuk eshte i cmendur. Ai eshte derguar vetem qe t’ju paralajmeroje para nje denimi te rende.”
Surah Saba, Verse 46


قُلۡ مَا سَأَلۡتُكُم مِّنۡ أَجۡرٖ فَهُوَ لَكُمۡۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٞ

Thuaj: “Cfaredo shperblimi, qe mund t’ju kem kerkuar, ai qofte per ju. Shperblimi im eshte vetem tek Allahu; Ai eshte deshmitar per cdo gje”
Surah Saba, Verse 47


قُلۡ إِنَّ رَبِّي يَقۡذِفُ بِٱلۡحَقِّ عَلَّـٰمُ ٱلۡغُيُوبِ

Thuaj: “Pa dyshim, Zoti im shpall te Verteten. Ai eshte i Gjithedijshem per te gjitha te fshehtat.”
Surah Saba, Verse 48


قُلۡ جَآءَ ٱلۡحَقُّ وَمَا يُبۡدِئُ ٱلۡبَٰطِلُ وَمَا يُعِيدُ

Thuaj: “E verteta erdhi, kurse e paverteta eshte fshire e nuk mund te shfaqet perseri.”
Surah Saba, Verse 49


قُلۡ إِن ضَلَلۡتُ فَإِنَّمَآ أَضِلُّ عَلَىٰ نَفۡسِيۖ وَإِنِ ٱهۡتَدَيۡتُ فَبِمَا يُوحِيٓ إِلَيَّ رَبِّيٓۚ إِنَّهُۥ سَمِيعٞ قَرِيبٞ

Thuaj: “Nese gaboj, une gaboj vetem per demin tim e, nese udhezohem ne rrugen e drejte, kjo eshte nga shpallja e Zotit tim. Ai, me te vertete, i degjon te gjitha dhe eshte afer”
Surah Saba, Verse 50


وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذۡ فَزِعُواْ فَلَا فَوۡتَ وَأُخِذُواْ مِن مَّكَانٖ قَرِيبٖ

Sikur t’i shihje jobesimtaret, kur te frikesohen (gjate ringjalljes)! Ata nuk do te kene nga ikin dhe do te nxirren prej varreve te tyre
Surah Saba, Verse 51


وَقَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِهِۦ وَأَنَّىٰ لَهُمُ ٱلتَّنَاوُشُ مِن مَّكَانِۭ بَعِيدٖ

Pastaj do te thone: “Ne tashme besojme.” Por si do ta pervetesojne (besimin) nga nje vend aq i larget (prej kesaj bote, ku vlen besimi)
Surah Saba, Verse 52


وَقَدۡ كَفَرُواْ بِهِۦ مِن قَبۡلُۖ وَيَقۡذِفُونَ بِٱلۡغَيۡبِ مِن مَّكَانِۭ بَعِيدٖ

Ne te vertete, ata e mohuan besimin me pare (ne kete bote) dhe e pergenjeshtruan te padukshmen prej se largeti
Surah Saba, Verse 53


وَحِيلَ بَيۡنَهُمۡ وَبَيۡنَ مَا يَشۡتَهُونَ كَمَا فُعِلَ بِأَشۡيَاعِهِم مِّن قَبۡلُۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ فِي شَكّٖ مُّرِيبِۭ

Nje pengese do te vendoset midis tyre dhe asaj qe deshironin, ashtu sic eshte bere me te ngjashmit e tyre me pare. Me te vertete, ata te gjithe kane qene ne dyshim te madh
Surah Saba, Verse 54


Author: Hassan Nahi


<< Surah 33
>> Surah 35

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai