UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Saba - Albanian Translation by Feti Mehdiu


ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَهُ ٱلۡحَمۡدُ فِي ٱلۡأٓخِرَةِۚ وَهُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡخَبِيرُ

Falenderimi qofte per All-llahun, te cilit itakon gjithe cka ka ne qiej dhe ne toke, per Ate eshte falenderimi edhe ne boten tjeter! Ai eshte i urte dhe i informuar
Surah Saba, Verse 1


يَعۡلَمُ مَا يَلِجُ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا يَخۡرُجُ مِنۡهَا وَمَا يَنزِلُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ وَمَا يَعۡرُجُ فِيهَاۚ وَهُوَ ٱلرَّحِيمُ ٱلۡغَفُورُ

E di se cka futet ne toke dhe cka del prej saj, dhe cka bie nga qielli e cka ngjitet ne qiell. Ai eshte i meshirshem dhe mekatfales
Surah Saba, Verse 2


وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَا تَأۡتِينَا ٱلسَّاعَةُۖ قُلۡ بَلَىٰ وَرَبِّي لَتَأۡتِيَنَّكُمۡ عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِۖ لَا يَعۡزُبُ عَنۡهُ مِثۡقَالُ ذَرَّةٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَلَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَآ أَصۡغَرُ مِن ذَٰلِكَ وَلَآ أَكۡبَرُ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مُّبِينٖ

Po mosbesimtaret thone: “Neve nuk do te na vije momenti i fundit”. Thuaj: “Po pasha Zotin tim, i cili di edhe ate qe eshte e fshehur, do t’ju vije me siguri”. Atij nuk mund t’i shmanget asgje, as sa grima, as ne qiej, as ne toke, dhe nuk ka kurrgje, as me e madhe se ajo as me e vogel e te mos jete ne Librin e qarte
Surah Saba, Verse 3


لِّيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِۚ أُوْلَـٰٓئِكَ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَرِزۡقٞ كَرِيمٞ

Do t’i shperbleje ata te cilet besojne dhe bejne vepra te mira. Ata jane qe i pret falja dhe furnizimi fisnik
Surah Saba, Verse 4


وَٱلَّذِينَ سَعَوۡ فِيٓ ءَايَٰتِنَا مُعَٰجِزِينَ أُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٞ مِّن رِّجۡزٍ أَلِيمٞ

Kurse, ata te cilet perpiqen t’i shfyqizojne argumentet tona, ata i pret nje denim prej me te rendeve
Surah Saba, Verse 5


وَيَرَى ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ ٱلَّذِيٓ أُنزِلَ إِلَيۡكَ مِن رَّبِّكَ هُوَ ٱلۡحَقَّ وَيَهۡدِيٓ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَمِيدِ

Dhe ata te cileve u eshte dhene dijeni e shohin se ajo qe te shpallet ty nga Zoti yt eshte e vertete dhe con ne rrugen e te Fortit te denje per levdate
Surah Saba, Verse 6


وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ هَلۡ نَدُلُّكُمۡ عَلَىٰ رَجُلٖ يُنَبِّئُكُمۡ إِذَا مُزِّقۡتُمۡ كُلَّ مُمَزَّقٍ إِنَّكُمۡ لَفِي خَلۡقٖ جَدِيدٍ

Ndersa, ata te cilet nuk besojne, thone: “A doni t’iu udhezojme te nje njeri i cili do t’iu informoje se pasi krejtesisht te shkaterroheni me te vertete do te krijoheni perseri
Surah Saba, Verse 7


أَفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَم بِهِۦ جِنَّةُۢۗ بَلِ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ فِي ٱلۡعَذَابِ وَٱلضَّلَٰلِ ٱلۡبَعِيدِ

Ai ose flet genjeshtra ndaj All-llahut ose eshte i xhindosur. “Jo (asnjera), por ata te cilet nuk besojne boten e ardhshme, jane ne vuajtje dhe humbje te madhe
Surah Saba, Verse 8


أَفَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَىٰ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِن نَّشَأۡ نَخۡسِفۡ بِهِمُ ٱلۡأَرۡضَ أَوۡ نُسۡقِطۡ عَلَيۡهِمۡ كِسَفٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّكُلِّ عَبۡدٖ مُّنِيبٖ

A nuk e shohin qiellin dhe token edhe ate cka ka perpara dhe pas tyre? Po te duam do t’i kishim shafitur ne toke, ose permbi ta do te kishim shembur copa qielli. Kjo eshte me te vertete mesim per cdo njeri te sinqerte
Surah Saba, Verse 9


۞وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا دَاوُۥدَ مِنَّا فَضۡلٗاۖ يَٰجِبَالُ أَوِّبِي مَعَهُۥ وَٱلطَّيۡرَۖ وَأَلَنَّا لَهُ ٱلۡحَدِيدَ

Ne i dhame Davudit miresine tone. “O male lartesomeni bashke me te dhe me shpendet! Madje ia beme te bute edhe hekurin
Surah Saba, Verse 10


أَنِ ٱعۡمَلۡ سَٰبِغَٰتٖ وَقَدِّرۡ فِي ٱلسَّرۡدِۖ وَٱعۡمَلُواْ صَٰلِحًاۖ إِنِّي بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ

Ben parzmore te gjera dhe thurri me fisnikeri! Beni edhe vepra te mira, sepse Une shoh se c’beni
Surah Saba, Verse 11


وَلِسُلَيۡمَٰنَ ٱلرِّيحَ غُدُوُّهَا شَهۡرٞ وَرَوَاحُهَا شَهۡرٞۖ وَأَسَلۡنَا لَهُۥ عَيۡنَ ٱلۡقِطۡرِۖ وَمِنَ ٱلۡجِنِّ مَن يَعۡمَلُ بَيۡنَ يَدَيۡهِ بِإِذۡنِ رَبِّهِۦۖ وَمَن يَزِغۡ مِنۡهُمۡ عَنۡ أَمۡرِنَا نُذِقۡهُ مِنۡ عَذَابِ ٱلسَّعِيرِ

Kurse Sulejmanit eren, mengjezi i se ciles eshe sa nje muaj. Edhe mbremja e saj eshte nje muaj. Dhe kemi bere qe t’i rrjedhe burim bakri; si edhe exhinet, te cilet, me vullnetin e Zotit te tij, veprojne perpara tij. Dhe cili sish refuzon urdherin tone e bejme te shijoj denimin me zjarr
Surah Saba, Verse 12


يَعۡمَلُونَ لَهُۥ مَا يَشَآءُ مِن مَّحَٰرِيبَ وَتَمَٰثِيلَ وَجِفَانٖ كَٱلۡجَوَابِ وَقُدُورٖ رَّاسِيَٰتٍۚ ٱعۡمَلُوٓاْ ءَالَ دَاوُۥدَ شُكۡرٗاۚ وَقَلِيلٞ مِّنۡ عِبَادِيَ ٱلشَّكُورُ

I bejme atij cka te deshiroje: Faltore e permendore; edhe ene te medha e kazane te palevizshem. “O familja e Davudit, punoni dhe jini mirenjohes!” Mirepo pak ka mirenjohes nder roberit e mi
Surah Saba, Verse 13


فَلَمَّا قَضَيۡنَا عَلَيۡهِ ٱلۡمَوۡتَ مَا دَلَّهُمۡ عَلَىٰ مَوۡتِهِۦٓ إِلَّا دَآبَّةُ ٱلۡأَرۡضِ تَأۡكُلُ مِنسَأَتَهُۥۖ فَلَمَّا خَرَّ تَبَيَّنَتِ ٱلۡجِنُّ أَن لَّوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ ٱلۡغَيۡبَ مَا لَبِثُواْ فِي ٱلۡعَذَابِ ٱلۡمُهِينِ

Dhe kur zbatuam vdekjen ndaj tij, per vdekjen e tij nuk i njoftoi askush pervec “Dabbetul erdit” qe hante shkopin e tij dhe kur ai u rrezua, exhinet e kuptuan se sikur ta dinin fshehtesine nuk do t’i ekspozoheshin denimit te turpshem
Surah Saba, Verse 14


لَقَدۡ كَانَ لِسَبَإٖ فِي مَسۡكَنِهِمۡ ءَايَةٞۖ جَنَّتَانِ عَن يَمِينٖ وَشِمَالٖۖ كُلُواْ مِن رِّزۡقِ رَبِّكُمۡ وَٱشۡكُرُواْ لَهُۥۚ بَلۡدَةٞ طَيِّبَةٞ وَرَبٌّ غَفُورٞ

Banoret e Sabes kishin nje argument ne vendbanimin e tyre: dy kopshte nga ana e majte dhe e djathte. “Hani prej ushqimeve te Zotit tuaj dhe falenderone! Sa vend i mire dhe Zot qe fal!”
Surah Saba, Verse 15


فَأَعۡرَضُواْ فَأَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ سَيۡلَ ٱلۡعَرِمِ وَبَدَّلۡنَٰهُم بِجَنَّتَيۡهِمۡ جَنَّتَيۡنِ ذَوَاتَيۡ أُكُلٍ خَمۡطٖ وَأَثۡلٖ وَشَيۡءٖ مِّن سِدۡرٖ قَلِيلٖ

Por ata refuzuan, prandaj ua leshuam vershimin, duke leshuar pendat e ngrehura, dhe dy kopshtet e tyre ua zevendesuam me dy kopshte te tjera me frute te hidhura; trupa pemesh te pafrutshme dhe me ca lotose te egra
Surah Saba, Verse 16


ذَٰلِكَ جَزَيۡنَٰهُم بِمَا كَفَرُواْۖ وَهَلۡ نُجَٰزِيٓ إِلَّا ٱلۡكَفُورَ

I denuam ashtu per shkak se kane qene mosbesimtare. A denojme ne dike tjeter pervec mosbesimtaret
Surah Saba, Verse 17


وَجَعَلۡنَا بَيۡنَهُمۡ وَبَيۡنَ ٱلۡقُرَى ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَا قُرٗى ظَٰهِرَةٗ وَقَدَّرۡنَا فِيهَا ٱلسَّيۡرَۖ سِيرُواْ فِيهَا لَيَالِيَ وَأَيَّامًا ءَامِنِينَ

Kurse ndermjet tyre dhe fshatrave qe i kemi bekuar patem bere vendbanime afer njeri-tjetrit dhe u caktuam largesine e nevojshme. Udhetoni te sigurt neper to naten dhe diten
Surah Saba, Verse 18


فَقَالُواْ رَبَّنَا بَٰعِدۡ بَيۡنَ أَسۡفَارِنَا وَظَلَمُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَحَادِيثَ وَمَزَّقۡنَٰهُمۡ كُلَّ مُمَزَّقٍۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّكُلِّ صَبَّارٖ شَكُورٖ

Por ata thane: “O Zoti yne, largona rruget tona!” Dhe i bene dem vetes, kurse ne i beme ata objekt diskutimi dhe i shperndame krejtesisht. Keto jane, njemend, mesime per secilin durimtar dhe mirenjohes
Surah Saba, Verse 19


وَلَقَدۡ صَدَّقَ عَلَيۡهِمۡ إِبۡلِيسُ ظَنَّهُۥ فَٱتَّبَعُوهُ إِلَّا فَرِيقٗا مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Dhe Iblisi e vertetoi mendimin e vet kunder tyre, kurse ata u dhane pas tij, me perjashtim te nje grupi besimtaresh
Surah Saba, Verse 20


وَمَا كَانَ لَهُۥ عَلَيۡهِم مِّن سُلۡطَٰنٍ إِلَّا لِنَعۡلَمَ مَن يُؤۡمِنُ بِٱلۡأٓخِرَةِ مِمَّنۡ هُوَ مِنۡهَا فِي شَكّٖۗ وَرَبُّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٍ حَفِيظٞ

Te te cilet nuk pati kurrfare pushteti, ne menyre qe te mesojme se kush beson ne boten e ardhshme e kush dyshon ne te. Kurse Zoti yt eshte mbrojtes i cdo sendi
Surah Saba, Verse 21


قُلِ ٱدۡعُواْ ٱلَّذِينَ زَعَمۡتُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ لَا يَمۡلِكُونَ مِثۡقَالَ ذَرَّةٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَلَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا لَهُمۡ فِيهِمَا مِن شِرۡكٖ وَمَا لَهُۥ مِنۡهُم مِّن ظَهِيرٖ

Thuaj: “Thirri ata te cilet i njihni per zoter ne vend te All-llahut. Ata nuk kane kurrgje, as sa grima, as ne qiej as ne toke. Ata s’kane aty kurrfare pjesemarrje dhe Ai nuk ka prej tyre kurrfare perkrahje”
Surah Saba, Verse 22


وَلَا تَنفَعُ ٱلشَّفَٰعَةُ عِندَهُۥٓ إِلَّا لِمَنۡ أَذِنَ لَهُۥۚ حَتَّىٰٓ إِذَا فُزِّعَ عَن قُلُوبِهِمۡ قَالُواْ مَاذَا قَالَ رَبُّكُمۡۖ قَالُواْ ٱلۡحَقَّۖ وَهُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡكَبِيرُ

Tek Ai do te mund te ndermjetesoje vetem ai, te cilin e lejon Ai. Dhe kur nga zemrat e tyre hiqet frika ata do te thone: “Cka tha Zoti juaj”? – “Te verteten” – do te pergjigjen, se Ai eshte i madh dhe i lartemadherishem
Surah Saba, Verse 23


۞قُلۡ مَن يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ قُلِ ٱللَّهُۖ وَإِنَّآ أَوۡ إِيَّاكُمۡ لَعَلَىٰ هُدًى أَوۡ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ

Thuaj! “Kush ju furnizon juve nga qiejt edhe nga toka”?; Thuaj! “All-llahu” Por, me te vertete, ose ne ose ju jeni ne rruge te drejte ose ne humbje te qarte
Surah Saba, Verse 24


قُل لَّا تُسۡـَٔلُونَ عَمَّآ أَجۡرَمۡنَا وَلَا نُسۡـَٔلُ عَمَّا تَعۡمَلُونَ

Thuaj! “Ju nuk do te merreni ne pyetje per mekatet qe i bejme ne, por as ne nuk japim llogari per ate c’beni ju”
Surah Saba, Verse 25


قُلۡ يَجۡمَعُ بَيۡنَنَا رَبُّنَا ثُمَّ يَفۡتَحُ بَيۡنَنَا بِٱلۡحَقِّ وَهُوَ ٱلۡفَتَّاحُ ٱلۡعَلِيمُ

Thuaj! “Zoti yne do te na tuboje dhe atehere do te na gjykoje drejt. Ai eshte gjykates i drejte i gjithedijshem”
Surah Saba, Verse 26


قُلۡ أَرُونِيَ ٱلَّذِينَ أَلۡحَقۡتُم بِهِۦ شُرَكَآءَۖ كَلَّاۚ بَلۡ هُوَ ٱللَّهُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

Thuaj! “M’i tregoni ata qe i konsideroni te barabarte me Ate!” Kurrsesi nuk ka, por Ai eshte All-llahu, i forti dhe i urti
Surah Saba, Verse 27


وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا كَآفَّةٗ لِّلنَّاسِ بَشِيرٗا وَنَذِيرٗا وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

Ne te kemi derguar per tere njerezit qe t’u sjellesh lajme te gezueshme dhe t’u terheqesh verejtjen, por shumica e njerezve nuk e dine
Surah Saba, Verse 28


وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Dhe thone: “Kur me ai premtim, nese e flisni te verteten”
Surah Saba, Verse 29


قُل لَّكُم مِّيعَادُ يَوۡمٖ لَّا تَسۡتَـٔۡخِرُونَ عَنۡهُ سَاعَةٗ وَلَا تَسۡتَقۡدِمُونَ

Thuaju atyre: “Nje dite po, nuk mund ta vononi asnje moment e as ta shpejtoni”
Surah Saba, Verse 30


وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَن نُّؤۡمِنَ بِهَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ وَلَا بِٱلَّذِي بَيۡنَ يَدَيۡهِۗ وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذِ ٱلظَّـٰلِمُونَ مَوۡقُوفُونَ عِندَ رَبِّهِمۡ يَرۡجِعُ بَعۡضُهُمۡ إِلَىٰ بَعۡضٍ ٱلۡقَوۡلَ يَقُولُ ٱلَّذِينَ ٱسۡتُضۡعِفُواْ لِلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُواْ لَوۡلَآ أَنتُمۡ لَكُنَّا مُؤۡمِنِينَ

Dhe ata qe nuk besuan thone: “Ne nuk do te besojme ne kete Kur’an e as librave perpara ketij!” dhe sikur ti shihje kriminelet kur qendrojne para Zotit te tyre dhe bisedojne njeri me tjetrin: “Po te mos ishit ju, u thone ata, te cilet jane te dobet, atyre qe jane arrogante, me siguri do te ishim besimtare”
Surah Saba, Verse 31


قَالَ ٱلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُواْ لِلَّذِينَ ٱسۡتُضۡعِفُوٓاْ أَنَحۡنُ صَدَدۡنَٰكُمۡ عَنِ ٱلۡهُدَىٰ بَعۡدَ إِذۡ جَآءَكُمۖ بَلۡ كُنتُم مُّجۡرِمِينَ

Kurse, ata te cilet kane qene arrogante, do t’u thone atyre qe kane qene te dobet: “A ne ju kemi shmangur nga rruga e drejte pasi qe u pat ardhur? Jo! Por kemi qene mekatare”
Surah Saba, Verse 32


وَقَالَ ٱلَّذِينَ ٱسۡتُضۡعِفُواْ لِلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُواْ بَلۡ مَكۡرُ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ إِذۡ تَأۡمُرُونَنَآ أَن نَّكۡفُرَ بِٱللَّهِ وَنَجۡعَلَ لَهُۥٓ أَندَادٗاۚ وَأَسَرُّواْ ٱلنَّدَامَةَ لَمَّا رَأَوُاْ ٱلۡعَذَابَۚ وَجَعَلۡنَا ٱلۡأَغۡلَٰلَ فِيٓ أَعۡنَاقِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۖ هَلۡ يُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

“Nuk ka qene ashtu, - do t’u pergjigjen ata te dobetit atyre arroganteve – jo, por nate e dite keni bere kurtha duke na urdheruar qe te mohojme All-llahun dhe t’i bejme atij shok”. Dhe kur te shohin denimin do ta fshehin pikellimin. Kurse Ne u kemi bere hallka ne qafat e mosbesimtareve. Si te denohen ndryshe, pervec se ashtu si kane punuar
Surah Saba, Verse 33


وَمَآ أَرۡسَلۡنَا فِي قَرۡيَةٖ مِّن نَّذِيرٍ إِلَّا قَالَ مُتۡرَفُوهَآ إِنَّا بِمَآ أُرۡسِلۡتُم بِهِۦ كَٰفِرُونَ

Ne ne asnje vendbanim nuk kemi derguar profet e te mos thone, ata qe jane mesuar te cojne jete luksoze, neme te vertete e mohojme ate qe eshte derguar permes jush
Surah Saba, Verse 34


وَقَالُواْ نَحۡنُ أَكۡثَرُ أَمۡوَٰلٗا وَأَوۡلَٰدٗا وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ

Dhe kane thene: “Ne kemi me se shumti pasuri e femije, dhe nuk do te jemi te denuar”
Surah Saba, Verse 35


قُلۡ إِنَّ رَبِّي يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

Thuaj! “Zoti im furnizon ke te doje, por edhe ia mungon, porse shumica sish nuk e dine”
Surah Saba, Verse 36


وَمَآ أَمۡوَٰلُكُمۡ وَلَآ أَوۡلَٰدُكُم بِٱلَّتِي تُقَرِّبُكُمۡ عِندَنَا زُلۡفَىٰٓ إِلَّا مَنۡ ءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَأُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمۡ جَزَآءُ ٱلضِّعۡفِ بِمَا عَمِلُواْ وَهُمۡ فِي ٱلۡغُرُفَٰتِ ءَامِنُونَ

As pasuria e juaj, as femijet tuaj, nuk do t’ju bejne te afert me ne, pervec atyre qe kane besuar dhe vepra te mira kane punuar: ata shperblehen shumfish per ate qe kane punuar, dhe ata jane te sigurte ne pallate te larta
Surah Saba, Verse 37


وَٱلَّذِينَ يَسۡعَوۡنَ فِيٓ ءَايَٰتِنَا مُعَٰجِزِينَ أُوْلَـٰٓئِكَ فِي ٱلۡعَذَابِ مُحۡضَرُونَ

Kurse ata qe do te perpiqen t’i shfuqizojne argumentet tona, ata do t’i nenshtrohen denimit
Surah Saba, Verse 38


قُلۡ إِنَّ رَبِّي يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦ وَيَقۡدِرُ لَهُۥۚ وَمَآ أَنفَقۡتُم مِّن شَيۡءٖ فَهُوَ يُخۡلِفُهُۥۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلرَّـٰزِقِينَ

Thuaj: “Zoti im furnizon nga roberit e vet ke te doje dhe ia ngushton, cka do qe ju te jepni (dhuroni) Ai ate e kompenzon. Ai eshte furnizuesi me i mire”
Surah Saba, Verse 39


وَيَوۡمَ يَحۡشُرُهُمۡ جَمِيعٗا ثُمَّ يَقُولُ لِلۡمَلَـٰٓئِكَةِ أَهَـٰٓؤُلَآءِ إِيَّاكُمۡ كَانُواْ يَعۡبُدُونَ

Ndersa ate dite kur i tubon te gjithe dhe u thote engjujve: “Valle, keta vetem juve ju kane adhuruar”
Surah Saba, Verse 40


قَالُواْ سُبۡحَٰنَكَ أَنتَ وَلِيُّنَا مِن دُونِهِمۖ بَلۡ كَانُواْ يَعۡبُدُونَ ٱلۡجِنَّۖ أَكۡثَرُهُم بِهِم مُّؤۡمِنُونَ

Ata do te thone: “Qofsh lartesuar! Zoti yne je ti e jo ata, ata adhuronin exhinet, shumica sish atyre u kane besuar”
Surah Saba, Verse 41


فَٱلۡيَوۡمَ لَا يَمۡلِكُ بَعۡضُكُمۡ لِبَعۡضٖ نَّفۡعٗا وَلَا ضَرّٗا وَنَقُولُ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ ذُوقُواْ عَذَابَ ٱلنَّارِ ٱلَّتِي كُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ

Ate dite, kur njeri-tjetrit nuk do te mund t’i beni as dobi as dem, e atyre, te cilet kane bere krime, do t’u thomi: “Shijoni denimin me zjarr qe e keni pas mohuar!”
Surah Saba, Verse 42


وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٖ قَالُواْ مَا هَٰذَآ إِلَّا رَجُلٞ يُرِيدُ أَن يَصُدَّكُمۡ عَمَّا كَانَ يَعۡبُدُ ءَابَآؤُكُمۡ وَقَالُواْ مَا هَٰذَآ إِلَّآ إِفۡكٞ مُّفۡتَرٗىۚ وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمۡ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٞ

Kur u lexohen ajetet tona te qarta, ata thone: “Ky eshte vetem njeri i cili deshiron t’iu shmang nga ajo qe adhuronin prinderit tuaj” – dhe thone: - “Kjo s’eshte asgje tjeter pervec genjeshter e trilluar”. Dhe ata qe nuk besojne, kur u vjen e verteta thone: “Kjo nuk eshte kurrgje tjeter pos nje magji e hapet”
Surah Saba, Verse 43


وَمَآ ءَاتَيۡنَٰهُم مِّن كُتُبٖ يَدۡرُسُونَهَاۖ وَمَآ أَرۡسَلۡنَآ إِلَيۡهِمۡ قَبۡلَكَ مِن نَّذِيرٖ

Dhe ne nuk u kemi dhene kurrfare librash qe t’i studiojne, dhe para teje, nuk u kemi derguar ndonje qe t’ua terheq verejtjen
Surah Saba, Verse 44


وَكَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ وَمَا بَلَغُواْ مِعۡشَارَ مَآ ءَاتَيۡنَٰهُمۡ فَكَذَّبُواْ رُسُلِيۖ فَكَيۡفَ كَانَ نَكِيرِ

Por edhe ata para tyre kane pergenjeshtruar dhe nuk kane arritur as te dhjeten pjese nga ajo qe u kemi dhene atyre. Edhe profetet e mij i kane pergenjeshtruar. Dhe cfare denimi se
Surah Saba, Verse 45


۞قُلۡ إِنَّمَآ أَعِظُكُم بِوَٰحِدَةٍۖ أَن تَقُومُواْ لِلَّهِ مَثۡنَىٰ وَفُرَٰدَىٰ ثُمَّ تَتَفَكَّرُواْۚ مَا بِصَاحِبِكُم مِّن جِنَّةٍۚ إِنۡ هُوَ إِلَّا نَذِيرٞ لَّكُم بَيۡنَ يَدَيۡ عَذَابٖ شَدِيدٖ

Thuaj: “Une ju keshilloj vetem nje gje. Ngrihuni ndaj All-llahut me sinqeritet, dy nga dy, ose nje nga nje, e mandej mendone se shoku juaj nuk eshte i marre. Ai juve vetem ju terheq verejtjen para nje denimi te rende”
Surah Saba, Verse 46


قُلۡ مَا سَأَلۡتُكُم مِّنۡ أَجۡرٖ فَهُوَ لَكُمۡۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٞ

Thuaj: “Kurrfare shperblimi nuk kam kerkuar prej jush, le t’iu mbetet juve!; Shperblimi im eshte vetem prej All-llahut. Ai eshte deshmitar i cdo sendi”
Surah Saba, Verse 47


قُلۡ إِنَّ رَبِّي يَقۡذِفُ بِٱلۡحَقِّ عَلَّـٰمُ ٱلۡغُيُوبِ

Thuaj: “Zoti im ngadhnjen me te verteten, njohes i fshehtesive”
Surah Saba, Verse 48


قُلۡ جَآءَ ٱلۡحَقُّ وَمَا يُبۡدِئُ ٱلۡبَٰطِلُ وَمَا يُعِيدُ

Thuaj: “E verteta erdhi, ndersa genjeshtra as mund te filloje e as te perseritet”
Surah Saba, Verse 49


قُلۡ إِن ضَلَلۡتُ فَإِنَّمَآ أَضِلُّ عَلَىٰ نَفۡسِيۖ وَإِنِ ٱهۡتَدَيۡتُ فَبِمَا يُوحِيٓ إِلَيَّ رَبِّيٓۚ إِنَّهُۥ سَمِيعٞ قَرِيبٞ

Thuaj: “Ne qofte se une humbi, humbi ne demin tim. Po nese jam i udhezuar drejt, ajo eshte cka ma shpalle Zoti im. Ai me te vertete degjon shume dhe eshte afer”
Surah Saba, Verse 50


وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذۡ فَزِعُواْ فَلَا فَوۡتَ وَأُخِذُواْ مِن مَّكَانٖ قَرِيبٖ

Sikur t’i shohesh kur t’i kap trishtimi e s’kane kah t’ia mbajne! Edhe prej se afermi do te rrembehen
Surah Saba, Verse 51


وَقَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِهِۦ وَأَنَّىٰ لَهُمُ ٱلتَّنَاوُشُ مِن مَّكَانِۭ بَعِيدٖ

Dhe te thone: “Ne i kemi besuar atij!” Po si do t’i besojme prej aq larg
Surah Saba, Verse 52


وَقَدۡ كَفَرُواْ بِهِۦ مِن قَبۡلُۖ وَيَقۡذِفُونَ بِٱلۡغَيۡبِ مِن مَّكَانِۭ بَعِيدٖ

Kur ata me pare nuk i paten besuar atij dhe prej se largu e gjuanin me gjera te papara
Surah Saba, Verse 53


وَحِيلَ بَيۡنَهُمۡ وَبَيۡنَ مَا يَشۡتَهُونَ كَمَا فُعِلَ بِأَشۡيَاعِهِم مِّن قَبۡلُۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ فِي شَكّٖ مُّرِيبِۭ

Dhe ndermjet tyre e asaj qe deshirojne ata eshte vene pengesa, sic eshte vepruar me pare me fraksionet e tyre; Me te vertete ata te gjithe kane pasur dyshim te madh
Surah Saba, Verse 54


Author: Feti Mehdiu


<< Surah 33
>> Surah 35

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai