UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Saba - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi


ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَهُ ٱلۡحَمۡدُ فِي ٱلۡأٓخِرَةِۚ وَهُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡخَبِيرُ

Falenderimi qoftë për Perëndinë, të cilit i përket çka ka në qielll dhe çka ka në Tokë! Ai, qoft i falenderuar edhe në jetën tjetër! Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm
Surah Saba, Verse 1


يَعۡلَمُ مَا يَلِجُ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا يَخۡرُجُ مِنۡهَا وَمَا يَنزِلُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ وَمَا يَعۡرُجُ فِيهَاۚ وَهُوَ ٱلرَّحِيمُ ٱلۡغَفُورُ

Ai, di çka hyn në tokë dhe çka del prej saj, dhe çka zbret prej qiellit dhe çka ngritet në të. Ai është mëshirues dhe falës
Surah Saba, Verse 2


وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَا تَأۡتِينَا ٱلسَّاعَةُۖ قُلۡ بَلَىٰ وَرَبِّي لَتَأۡتِيَنَّكُمۡ عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِۖ لَا يَعۡزُبُ عَنۡهُ مِثۡقَالُ ذَرَّةٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَلَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَآ أَصۡغَرُ مِن ذَٰلِكَ وَلَآ أَكۡبَرُ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مُّبِينٖ

E, mohuesit thonë: “Nuk do të vijë Çasti!” Thuaju: “Po! Pasha Zotin tim, i cili i di të gjitha të padukshmet, me siguri do t’ju vie”. – Nuk do t’i fshehet Atij as sa një thërrmi, as në qiej as në Tokë, e nuk ekziston asgjë – as më e vogël nga ajo (thërrmia), as më e madhe, - e që të mos jetë (e shënuar) në Librin e qartë (Levhi Mahfudh) –
Surah Saba, Verse 3


لِّيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِۚ أُوْلَـٰٓئِكَ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَرِزۡقٞ كَرِيمٞ

për t’i shpërblyer ata që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, - për ta ka falje dhe furnizim të mrekullueshëm
Surah Saba, Verse 4


وَٱلَّذِينَ سَعَوۡ فِيٓ ءَايَٰتِنَا مُعَٰجِزِينَ أُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٞ مِّن رِّجۡزٍ أَلِيمٞ

e, ata që luftojnë kundër argumenteve Tona, duke u përpjekur që t’i pengojnë ato – për t’i ikë (dënimit Tonë), për ta ka dënim të tmerrshëm dhe të dhembshëm
Surah Saba, Verse 5


وَيَرَى ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ ٱلَّذِيٓ أُنزِلَ إِلَيۡكَ مِن رَّبِّكَ هُوَ ٱلۡحَقَّ وَيَهۡدِيٓ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَمِيدِ

Ata, të cilëve u është dhënë dijenia, shohin se çka të është zbritur ty nga Zoti yt, ajo është e vërteta (Kur’ani), i cili të udhëzon në rrugën e të Plotëfuqishmit dhe të Falenderuarit
Surah Saba, Verse 6


وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ هَلۡ نَدُلُّكُمۡ عَلَىٰ رَجُلٖ يُنَبِّئُكُمۡ إِذَا مُزِّقۡتُمۡ كُلَّ مُمَزَّقٍ إِنَّكُمۡ لَفِي خَلۡقٖ جَدِيدٍ

e, mohuesit thonë: “A doni t’jua tregojmë njeriun i cili ju lajmëron, se, kur të shkapërderdheni plotësisht (në varreza), ju, me siguri do të jeni të krijuar përsëri (të ringjallur)
Surah Saba, Verse 7


أَفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَم بِهِۦ جِنَّةُۢۗ بَلِ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ فِي ٱلۡعَذَابِ وَٱلضَّلَٰلِ ٱلۡبَعِيدِ

A po trillon gënjeshtra për Perëndinë apo është i çmendur?” Asnjëra, por ata që nuk besojnë në jetën tjetër, do të dënohen dhe janë në humbje të madhe
Surah Saba, Verse 8


أَفَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَىٰ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِن نَّشَأۡ نَخۡسِفۡ بِهِمُ ٱلۡأَرۡضَ أَوۡ نُسۡقِطۡ عَلَيۡهِمۡ كِسَفٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّكُلِّ عَبۡدٖ مُّنِيبٖ

E, vallë, a nuk shohin ata çka ka para tyre e pas tyre, prej qiellit dhe Tokës?! Sikur të donim Ne, do t’i fundosnim ata në tokë ose do të hudhnim copa nga qielli. Me të vërtetë, në këtë ka argument për çdo rob që kthehet te Perëndia
Surah Saba, Verse 9


۞وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا دَاوُۥدَ مِنَّا فَضۡلٗاۖ يَٰجِبَالُ أَوِّبِي مَعَهُۥ وَٱلطَّيۡرَۖ وَأَلَنَّا لَهُ ٱلۡحَدِيدَ

Me të vërtetë, Ne i kemi dhënë Davudit dhunti prej Nesh. (Dhe kemi thënë): “O male! Jehoni në lavdërimin Tim bshkë me te (Davudin)! Po ashtu – edhe ju shpendë dhe Ne ia zbutëm atij hekurin
Surah Saba, Verse 10


أَنِ ٱعۡمَلۡ سَٰبِغَٰتٖ وَقَدِّرۡ فِي ٱلسَّرۡدِۖ وَٱعۡمَلُواْ صَٰلِحًاۖ إِنِّي بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ

(dhe i thamë Ne atij): “Puno ti pancire (këmisha të hekurit) të gjerë! Thurri ato në masa të nevojshme dhe puno vepra të mira. Me të vërtetë, Unë shoh çka punoni ju
Surah Saba, Verse 11


وَلِسُلَيۡمَٰنَ ٱلرِّيحَ غُدُوُّهَا شَهۡرٞ وَرَوَاحُهَا شَهۡرٞۖ وَأَسَلۡنَا لَهُۥ عَيۡنَ ٱلۡقِطۡرِۖ وَمِنَ ٱلۡجِنِّ مَن يَعۡمَلُ بَيۡنَ يَدَيۡهِ بِإِذۡنِ رَبِّهِۦۖ وَمَن يَزِغۡ مِنۡهُمۡ عَنۡ أَمۡرِنَا نُذِقۡهُ مِنۡ عَذَابِ ٱلسَّعِيرِ

(Dhe, ia nënshtruam Ne) Sulejmanit – frymën, me të cilën, udhëtimi i paraditës ishte sa i një muaji, e ai i pasditës (po ashtu) sa një muaj; dhe Ne kemi bërë që t’i rrjedhë atij bakri prej burimit (që ecën uji) dhe disa nga xhindët i nënshtroi që të punojnë para syve të tij, me urdhërin e Zotit të tij. E, kushdo prej tyre që largohet nga urdhëri Ynë, kemi bër që ai ta shijojë dënimin e zjarrit
Surah Saba, Verse 12


يَعۡمَلُونَ لَهُۥ مَا يَشَآءُ مِن مَّحَٰرِيبَ وَتَمَٰثِيلَ وَجِفَانٖ كَٱلۡجَوَابِ وَقُدُورٖ رَّاسِيَٰتٍۚ ٱعۡمَلُوٓاْ ءَالَ دَاوُۥدَ شُكۡرٗاۚ وَقَلِيلٞ مِّنۡ عِبَادِيَ ٱلشَّكُورُ

Ata i punonin atij ç’dëshironte: tempuj dhe përmendore, enë të gjera si rezervoar dhe qypa të mëdhenj – të palëvizshëm (për shkak të madhësisë). “O familje e Davudit! Punoni duke falenderuar (Perëndinë)!” – E, pak nga robërit e Mi janë falenderues
Surah Saba, Verse 13


فَلَمَّا قَضَيۡنَا عَلَيۡهِ ٱلۡمَوۡتَ مَا دَلَّهُمۡ عَلَىٰ مَوۡتِهِۦٓ إِلَّا دَآبَّةُ ٱلۡأَرۡضِ تَأۡكُلُ مِنسَأَتَهُۥۖ فَلَمَّا خَرَّ تَبَيَّنَتِ ٱلۡجِنُّ أَن لَّوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ ٱلۡغَيۡبَ مَا لَبِثُواْ فِي ٱلۡعَذَابِ ٱلۡمُهِينِ

E, kur Ne atij ia caktuam vdekjen, atyre nuk u dha shenjë askush, për vdekjen e tij, pos krimbit të drurit (i cili ia brejti shkopin). Dhe, pasi u rrëzua (Sulejmani, iu shkatërrua shkopi), u bë e qartë se xhindët – sikur ta dinin të padukshmen (vdekjen e tij), nuk do të mbetnin në dënimin e poshtëruar
Surah Saba, Verse 14


لَقَدۡ كَانَ لِسَبَإٖ فِي مَسۡكَنِهِمۡ ءَايَةٞۖ جَنَّتَانِ عَن يَمِينٖ وَشِمَالٖۖ كُلُواْ مِن رِّزۡقِ رَبِّكُمۡ وَٱشۡكُرُواْ لَهُۥۚ بَلۡدَةٞ طَيِّبَةٞ وَرَبٌّ غَفُورٞ

Me të vërtetë, banorët e Sabës kanë pasur argument të madh në vendbanimin e tyre: dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë të lumit. (E, u kemi thënë): “Hani nga ato që u ka furnizuar Zoti juaj dhe falenderohuni Atij! (Ky) është vis i mrekullueshëm, (e Zoti juaj) është Zot që falë shumë!”
Surah Saba, Verse 15


فَأَعۡرَضُواْ فَأَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ سَيۡلَ ٱلۡعَرِمِ وَبَدَّلۡنَٰهُم بِجَنَّتَيۡهِمۡ جَنَّتَيۡنِ ذَوَاتَيۡ أُكُلٍ خَمۡطٖ وَأَثۡلٖ وَشَيۡءٖ مِّن سِدۡرٖ قَلِيلٖ

E, ata u shmangën (prej rrugës së drejtë) dhe Na ua dërguam vërshimën e Aremit, (duke e shkatërruar) pendën, dhe kopshtet e tyre ua zëvendësuam me kopshte të tjera, me frute të idhëta (lloj drunjësh) – tamariskë dhe pak lotusa (groshëza)
Surah Saba, Verse 16


ذَٰلِكَ جَزَيۡنَٰهُم بِمَا كَفَرُواْۖ وَهَلۡ نُجَٰزِيٓ إِلَّا ٱلۡكَفُورَ

Kështu ata i kemi dënuar për shkak të mohimit, e, a mos dënojmë Ne dikë, pos mohuesve (jomirënjohësve)
Surah Saba, Verse 17


وَجَعَلۡنَا بَيۡنَهُمۡ وَبَيۡنَ ٱلۡقُرَى ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَا قُرٗى ظَٰهِرَةٗ وَقَدَّرۡنَا فِيهَا ٱلسَّيۡرَۖ سِيرُواْ فِيهَا لَيَالِيَ وَأَيَّامًا ءَامِنِينَ

Dhe Ne kemi bërë në mes tyre dhe vendbanimeve që i kemi bekuar, vendbanime të lidhura (dhe të rregulluara); dhe Ne e kemi caktuar nëpër to udhëtimin. (U kemi thënë): “Udhëtoni nëpër to – natë e ditë, të sigurtë!”
Surah Saba, Verse 18


فَقَالُواْ رَبَّنَا بَٰعِدۡ بَيۡنَ أَسۡفَارِنَا وَظَلَمُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَحَادِيثَ وَمَزَّقۡنَٰهُمۡ كُلَّ مُمَزَّقٍۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّكُلِّ صَبَّارٖ شَكُورٖ

E ata thanë: “O Zoti ynë, bëne më të madhe distancën në mes udhëtimeve tona”. Andaj, i bënë dëm vetes, dhe Ne i bëmë ata objekt për t’i marrë nëpër gojë, dhe ata plotësisht i kemi shpartalluar. Dhe, në këtë, ka argumente për çdo të durueshëm dhe falenderues
Surah Saba, Verse 19


وَلَقَدۡ صَدَّقَ عَلَيۡهِمۡ إِبۡلِيسُ ظَنَّهُۥ فَٱتَّبَعُوهُ إِلَّا فَرِيقٗا مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Me të vërtetë, Iblisi e realizoi paramendimin e tij për ta – dhe ata shkuan pas tij, pos një grup besimtarësh
Surah Saba, Verse 20


وَمَا كَانَ لَهُۥ عَلَيۡهِم مِّن سُلۡطَٰنٍ إِلَّا لِنَعۡلَمَ مَن يُؤۡمِنُ بِٱلۡأٓخِرَةِ مِمَّنۡ هُوَ مِنۡهَا فِي شَكّٖۗ وَرَبُّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٍ حَفِيظٞ

Ai (Iblisi), nuk ka pasur kurrfarë pushteti mbi ta; Ne vetëm kemi dashur të zbulojmë se kush beson në jetën tjetër e kush dyshon në të. E, Zoti yt është mbikëqyrës i çdo gjëje
Surah Saba, Verse 21


قُلِ ٱدۡعُواْ ٱلَّذِينَ زَعَمۡتُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ لَا يَمۡلِكُونَ مِثۡقَالَ ذَرَّةٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَلَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا لَهُمۡ فِيهِمَا مِن شِرۡكٖ وَمَا لَهُۥ مِنۡهُم مِّن ظَهِيرٖ

Thuaju (o Muhammed!): “Thirrni ata të cilët i konsideroni (zotëra), pos Perëndisë! Ata nuk knë pushtet as sa pesha e një thërmie – as në qiej as në Tokë; nuk ka për ta (idhujtarët) as në qiej as në Tokë ndonjë shok, dhe Perëndia – nga ata, nuk ka kurrfarë ndihmësi”
Surah Saba, Verse 22


وَلَا تَنفَعُ ٱلشَّفَٰعَةُ عِندَهُۥٓ إِلَّا لِمَنۡ أَذِنَ لَهُۥۚ حَتَّىٰٓ إِذَا فُزِّعَ عَن قُلُوبِهِمۡ قَالُواْ مَاذَا قَالَ رَبُّكُمۡۖ قَالُواْ ٱلۡحَقَّۖ وَهُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡكَبِيرُ

Për dikë tek Ai nuk bënë dobi angazhkmi, përpos atij që i jep leje për të. E, kur të hiqet frika nga zemrat e tyre, i thonë (shoqi-shoqit): “Çka tha Zoti juaj?” Përgjigjen: “Të vërtetën!” Ai është i lartësuar dhe i madh
Surah Saba, Verse 23


۞قُلۡ مَن يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ قُلِ ٱللَّهُۖ وَإِنَّآ أَوۡ إِيَّاكُمۡ لَعَلَىٰ هُدًى أَوۡ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ

Thuaju: “Kush u furnizon juve prej qiejve dhe prej Tokës?” – thuaju: “Perëndia! Në të vërtetë, na – ose ju, jemi në rrugën e drejtë ose në humbje të qartë!”
Surah Saba, Verse 24


قُل لَّا تُسۡـَٔلُونَ عَمَّآ أَجۡرَمۡنَا وَلَا نُسۡـَٔلُ عَمَّا تَعۡمَلُونَ

Thuaju: “Ju, nuk do të pyeteni për atë që kemi gabuar ne, as që ne do të përgjigjemipër atë që punoni ju”
Surah Saba, Verse 25


قُلۡ يَجۡمَعُ بَيۡنَنَا رَبُّنَا ثُمَّ يَفۡتَحُ بَيۡنَنَا بِٱلۡحَقِّ وَهُوَ ٱلۡفَتَّاحُ ٱلۡعَلِيمُ

Thuaju: “Neve do të na tubojë Zoti ynë, e do të gjykojë në me nesh me të drejtë. Ai është Gjykatës i drejtë, i Gjithëdijshëm”
Surah Saba, Verse 26


قُلۡ أَرُونِيَ ٱلَّذِينَ أَلۡحَقۡتُم بِهِۦ شُرَكَآءَۖ كَلَّاۚ بَلۡ هُوَ ٱللَّهُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

Thuaju: “M’i tregoni ata që ia përshkruani për shok Atij (Perëndisë). Jo, kurrsesi, (nuk do të mund ta bëjnë këtë), por vetëm Ai është Perëndia, i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm
Surah Saba, Verse 27


وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا كَآفَّةٗ لِّلنَّاسِ بَشِيرٗا وَنَذِيرٗا وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

Na të kemi dërguar ty për tërë njerëzimin – sihariques dhe paralajmërues, por shumica e njerëzve nuk dinë
Surah Saba, Verse 28


وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

dhe thonë: “Kur (do të realizohet) ky premtim, nëse ju thoni të vërtetën?”
Surah Saba, Verse 29


قُل لَّكُم مِّيعَادُ يَوۡمٖ لَّا تَسۡتَـٔۡخِرُونَ عَنۡهُ سَاعَةٗ وَلَا تَسۡتَقۡدِمُونَ

Thuaju atyre: “Juve u është caktuar dita të cilën nuk do të mund ta ngadalësoni as për një çast, as ta shpejtoni”
Surah Saba, Verse 30


وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَن نُّؤۡمِنَ بِهَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ وَلَا بِٱلَّذِي بَيۡنَ يَدَيۡهِۗ وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذِ ٱلظَّـٰلِمُونَ مَوۡقُوفُونَ عِندَ رَبِّهِمۡ يَرۡجِعُ بَعۡضُهُمۡ إِلَىٰ بَعۡضٍ ٱلۡقَوۡلَ يَقُولُ ٱلَّذِينَ ٱسۡتُضۡعِفُواْ لِلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُواْ لَوۡلَآ أَنتُمۡ لَكُنَّا مُؤۡمِنِينَ

Dhe, ata që nuk besojnë, thonë: “Na, nuk do të besojmë kurrësesi në këtë Kur’an, as në ato që kanë qenë para tij (Kur’anit)”. E, sikur t’i shihje zullumqarët kur të ndalen para Zotit të tyre dhe kur t’i shkëmbejnë fjalët me njëri-tjetrin, do t’u thonë ata që konsideroheshin të dobët – atyre që madhështoheshin: “Sikur të mos kishit qenë ju, na do të ishim muslimanë”
Surah Saba, Verse 31


قَالَ ٱلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُواْ لِلَّذِينَ ٱسۡتُضۡعِفُوٓاْ أَنَحۡنُ صَدَدۡنَٰكُمۡ عَنِ ٱلۡهُدَىٰ بَعۡدَ إِذۡ جَآءَكُمۖ بَلۡ كُنتُم مُّجۡرِمِينَ

Ata që madhështoheshin, do t’u thonë atyre që i konsideronin për të dobët: “Vallë, a ne ju kemi penguar nga rruga e drejtë, pasi që ju ka ardhur ajo? Jo, por ju jeni mëkatarë”
Surah Saba, Verse 32


وَقَالَ ٱلَّذِينَ ٱسۡتُضۡعِفُواْ لِلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُواْ بَلۡ مَكۡرُ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ إِذۡ تَأۡمُرُونَنَآ أَن نَّكۡفُرَ بِٱللَّهِ وَنَجۡعَلَ لَهُۥٓ أَندَادٗاۚ وَأَسَرُّواْ ٱلنَّدَامَةَ لَمَّا رَأَوُاْ ٱلۡعَذَابَۚ وَجَعَلۡنَا ٱلۡأَغۡلَٰلَ فِيٓ أَعۡنَاقِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۖ هَلۡ يُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Dhe, ata të cilët konsideroheshin të dobët, do t’ju thonë atyre që madhështoheshin: “Jo, por trillimet tuaja natë e ditë, kur na urdhëronit që ta mohojmë Perëndinë dhe t’i përshkruajmë Atij shok”. Dhe ata, e mëshihnin pikëllimin kur e shihnin dënimin. E, Ne do t’u vëmë pranga rreth qafës së atyre që mohuan. E, ata nu do të ndëshkohen për (asgjë) tjetër, pos për atë që kanë punuar
Surah Saba, Verse 33


وَمَآ أَرۡسَلۡنَا فِي قَرۡيَةٖ مِّن نَّذِيرٍ إِلَّا قَالَ مُتۡرَفُوهَآ إِنَّا بِمَآ أُرۡسِلۡتُم بِهِۦ كَٰفِرُونَ

Në asnjë vendbanim Na nuk kemi dërguar ndonjë pejgamber, e ata që bënin jetë luksoze, të mos thonin: “Me të vërtetë, na nuk besojmë në atë, me të cilën jeni dërguar!”
Surah Saba, Verse 34


وَقَالُواْ نَحۡنُ أَكۡثَرُ أَمۡوَٰلٗا وَأَوۡلَٰدٗا وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ

Dhe, ata thonë: “Na kemi më shumë pasuri dhe fëmijë, e na nuk do të jemi të munduar”
Surah Saba, Verse 35


قُلۡ إِنَّ رَبِّي يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

Thuaju: “Me të vërtetë, Zoti im, i jep furnizim të bollshëm kujt të dojë dhe ia mungon (kujt të dojë), por shumica e njerëzve nuk e dinë këtë
Surah Saba, Verse 36


وَمَآ أَمۡوَٰلُكُمۡ وَلَآ أَوۡلَٰدُكُم بِٱلَّتِي تُقَرِّبُكُمۡ عِندَنَا زُلۡفَىٰٓ إِلَّا مَنۡ ءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَأُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمۡ جَزَآءُ ٱلضِّعۡفِ بِمَا عَمِلُواْ وَهُمۡ فِي ٱلۡغُرُفَٰتِ ءَامِنُونَ

As pasuria juaj, as fëmijët tuaj, nuk janë ata që do t’ju afrojnë në pozitë te Ne, por vetëm ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira. Për ta shpërblimi është i shumëfishtë, për atë që kanë punuar, dhe ata do të jenë të sigurtë në dhomat e larta të xhennetit
Surah Saba, Verse 37


وَٱلَّذِينَ يَسۡعَوۡنَ فِيٓ ءَايَٰتِنَا مُعَٰجِزِينَ أُوْلَـٰٓئِكَ فِي ٱلۡعَذَابِ مُحۡضَرُونَ

E, ata që përpiqen t’i thyejnë argumentt Tona, duke menduar se nuk do të mund t’i dënojmë, ata do të dënohen
Surah Saba, Verse 38


قُلۡ إِنَّ رَبِّي يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦ وَيَقۡدِرُ لَهُۥۚ وَمَآ أَنفَقۡتُم مِّن شَيۡءٖ فَهُوَ يُخۡلِفُهُۥۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلرَّـٰزِقِينَ

Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im, i jep furnizim të bollshëm kujt të dojë nga robërit e Tij dhe ia pakëson kujt të dojë prej tyre; e, Ai ua kompenson atë që e ndani ju; dhe Ai është më i miri furnizues”
Surah Saba, Verse 39


وَيَوۡمَ يَحۡشُرُهُمۡ جَمِيعٗا ثُمَّ يَقُولُ لِلۡمَلَـٰٓئِكَةِ أَهَـٰٓؤُلَآءِ إِيَّاكُمۡ كَانُواْ يَعۡبُدُونَ

Dhe, (kujtoje) atë Ditë kur do t’i tubojë të gjithë e pastaj u thotë engjëjve: “Vallë, a këta ju kanë adhuruar juve?”
Surah Saba, Verse 40


قَالُواْ سُبۡحَٰنَكَ أَنتَ وَلِيُّنَا مِن دُونِهِمۖ بَلۡ كَانُواْ يَعۡبُدُونَ ٱلۡجِنَّۖ أَكۡثَرُهُم بِهِم مُّؤۡمِنُونَ

(engjëjt) thonë: “Qofsh i lavdëruar Ti o Zoti ynë! Na, ty të adhurojmë, e me ata s’kemi asgjë. Aa i adhuronin xhindët dhe shumica e mohuesve u besonin (fjalëve) të tyre (të xhindëve)”
Surah Saba, Verse 41


فَٱلۡيَوۡمَ لَا يَمۡلِكُ بَعۡضُكُمۡ لِبَعۡضٖ نَّفۡعٗا وَلَا ضَرّٗا وَنَقُولُ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ ذُوقُواْ عَذَابَ ٱلنَّارِ ٱلَّتِي كُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ

E, sot, nuk do të mund t’i bëni as dobi as dëm njëri-tjetrit. E Ne, do t’ju themi zullumqarëve: “Shijoni dënimin e zjarrit të cilin e keni konsideruar gënjeshtër!”
Surah Saba, Verse 42


وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٖ قَالُواْ مَا هَٰذَآ إِلَّا رَجُلٞ يُرِيدُ أَن يَصُدَّكُمۡ عَمَّا كَانَ يَعۡبُدُ ءَابَآؤُكُمۡ وَقَالُواْ مَا هَٰذَآ إِلَّآ إِفۡكٞ مُّفۡتَرٗىۚ وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمۡ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٞ

E, kur ju lexohen atyre ajetet Tona të qarta, ata thonë: “Ky është vetëm njeri, që dëshiron t’ju pengojë nga ajo që etërit tuaj kanë adhuruar”, dhe ata thonë: “Kjo nuk është asgjë tjetër pos gënjeshtër e trilluar!” Dhe, thonë ata që nuk besojnë të Vërtetën (Kur’anin) pasi ju ka ardhur: “Kjo është vetëm magji e qartë!”
Surah Saba, Verse 43


وَمَآ ءَاتَيۡنَٰهُم مِّن كُتُبٖ يَدۡرُسُونَهَاۖ وَمَآ أَرۡسَلۡنَآ إِلَيۡهِمۡ قَبۡلَكَ مِن نَّذِيرٖ

Dhe, Ne, nuk u kemi dërguar (banorëve të Mekkes) asnjë libër, për ta mësuar ata, dhe Ne nuk u kemi dërguar atyre para Teje, asnjë paralajmërues
Surah Saba, Verse 44


وَكَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ وَمَا بَلَغُواْ مِعۡشَارَ مَآ ءَاتَيۡنَٰهُمۡ فَكَذَّبُواْ رُسُلِيۖ فَكَيۡفَ كَانَ نَكِيرِ

Ata që kanë qenë para tyre, i kanë konsideruar gënjeshtarë (pejgamberët). Ata nuk kanë arritur as të dhjetën e asaj që u kemi dhënë Ne (fuqi dhe jetë të gjatë), e megjithatë, i kanë konsideruar gënjeshtarë pejgamberët e Mi, e çfarë ka qenë dënimi Im (ndaj tyre)
Surah Saba, Verse 45


۞قُلۡ إِنَّمَآ أَعِظُكُم بِوَٰحِدَةٍۖ أَن تَقُومُواْ لِلَّهِ مَثۡنَىٰ وَفُرَٰدَىٰ ثُمَّ تَتَفَكَّرُواْۚ مَا بِصَاحِبِكُم مِّن جِنَّةٍۚ إِنۡ هُوَ إِلَّا نَذِيرٞ لَّكُم بَيۡنَ يَدَيۡ عَذَابٖ شَدِيدٖ

Thuaj (o Muhammed!): “Unë ju këhsilloj vetëm me një gjë: ngrituni sinqerisht për Perëndinë, dy nga dy, ose një nga një e pastaj gjykoni për shokun tuaj (Muhammedin) që nuk është i çmendur. Ai për ju është vetëm paralajmërues, para dënimit të rëndë
Surah Saba, Verse 46


قُلۡ مَا سَأَلۡتُكُم مِّنۡ أَجۡرٖ فَهُوَ لَكُمۡۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٞ

Thuaj: “Çfarëdo shpërblimi që kam kërkuar prej jush, ajo qoftë për ju. Shpërblimi im është vetëm te Perëndia, e Ai është dëshmitar për çdo gjë”
Surah Saba, Verse 47


قُلۡ إِنَّ رَبِّي يَقۡذِفُ بِٱلۡحَقِّ عَلَّـٰمُ ٱلۡغُيُوبِ

Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im e sjell të Vërtetën (te pejgamberët), Ai është i Gjithëdijshëm për të gjitha sekretet”
Surah Saba, Verse 48


قُلۡ جَآءَ ٱلۡحَقُّ وَمَا يُبۡدِئُ ٱلۡبَٰطِلُ وَمَا يُعِيدُ

Thuaj: “E vërteta (Islamizmi) ka ardhur, kurse gënjeshtra as nuk mund të shfaqet e as të përsëritet
Surah Saba, Verse 49


قُلۡ إِن ضَلَلۡتُ فَإِنَّمَآ أَضِلُّ عَلَىٰ نَفۡسِيۖ وَإِنِ ٱهۡتَدَيۡتُ فَبِمَا يُوحِيٓ إِلَيَّ رَبِّيٓۚ إِنَّهُۥ سَمِيعٞ قَرِيبٞ

Thuaj: “Nëse humbi, unë humbi vetëm në dëmin tim, e nëse udhëzohem në rrugën e drejtë, kjo është nga shpallja e Zotit tim. Ai, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe është afër”
Surah Saba, Verse 50


وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذۡ فَزِعُواْ فَلَا فَوۡتَ وَأُخِذُواْ مِن مَّكَانٖ قَرِيبٖ

Sikur t’i shihje ata kur frikësohen, e nuk kanë ku të ikin; do të kapen për së afërmi (pa mund të ikur asnjë hap)
Surah Saba, Verse 51


وَقَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِهِۦ وَأَنَّىٰ لَهُمُ ٱلتَّنَاوُشُ مِن مَّكَانِۭ بَعِيدٖ

e thonë: “Na besojmë në atë (Kur’anin)”. E, prej nga ata ta përvetësojnë (besimin) prej vendit të largët (botës së ardhshme)
Surah Saba, Verse 52


وَقَدۡ كَفَرُواْ بِهِۦ مِن قَبۡلُۖ وَيَقۡذِفُونَ بِٱلۡغَيۡبِ مِن مَّكَانِۭ بَعِيدٖ

E, ata e kanë mohuar atë (Kur’anin) qysh më parë (në këtë botë), dhe i hudhin të padukshmet nga aspekti i largësisë (prej të vërtetës)
Surah Saba, Verse 53


وَحِيلَ بَيۡنَهُمۡ وَبَيۡنَ مَا يَشۡتَهُونَ كَمَا فُعِلَ بِأَشۡيَاعِهِم مِّن قَبۡلُۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ فِي شَكّٖ مُّرِيبِۭ

dhe ka ekzistuar distancë në mes tyre dhe asaj që dëshironin ata, ashtu siç, është vepruar me të ngjashmit – më parë. Me të vërtetë, të gjithë ata kanë qenë në dyshim të madh
Surah Saba, Verse 54


Author: Hasan Efendi Nahi


<< Surah 33
>> Surah 35

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai