Surah Fatir - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi
ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ فَاطِرِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ جَاعِلِ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةِ رُسُلًا أُوْلِيٓ أَجۡنِحَةٖ مَّثۡنَىٰ وَثُلَٰثَ وَرُبَٰعَۚ يَزِيدُ فِي ٱلۡخَلۡقِ مَا يَشَآءُۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ
Falenderimi qoftë për Perëndinë, krijuesit të qiejve, dhe Tokës, i cili i ka bërë engjëjt pejgamberë me krahë, me nga dy, tre dhe katër. Ai shtonnë krijimtari çka të dojë. Perëndia, me të vërtetë, është i pushtetshëm për çdo gjë
Surah Fatir, Verse 1
مَّا يَفۡتَحِ ٱللَّهُ لِلنَّاسِ مِن رَّحۡمَةٖ فَلَا مُمۡسِكَ لَهَاۖ وَمَا يُمۡسِكۡ فَلَا مُرۡسِلَ لَهُۥ مِنۢ بَعۡدِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ
Atë që Perëndia ua ka dërguar njerëzve nga mëshira e Tij, nuk mund ta pengojë askush, e atë që Ai e pengon – askush nuk mundet, pas Tij, ta jap; Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm
Surah Fatir, Verse 2
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡۚ هَلۡ مِنۡ خَٰلِقٍ غَيۡرُ ٱللَّهِ يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۚ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ فَأَنَّىٰ تُؤۡفَكُونَ
O njerëz! Kujtonie dhuntinë e Perëndisë juve. A ka ndonjë krijues, pos Perëndisë, i cili ju furnizon nga qielli dhe Toka? S’ka zot tjetër përveç Tij, e nga po ia mbani ju
Surah Fatir, Verse 3
وَإِن يُكَذِّبُوكَ فَقَدۡ كُذِّبَتۡ رُسُلٞ مِّن قَبۡلِكَۚ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرۡجَعُ ٱلۡأُمُورُ
Nëse ata ty (o Muhammed!) të konsiderojnë gënjeshtar, e me të vërtetë, edhe para teje, pejgamberët i kanë konsideruar gënjeshtarë, e te Perëndia kthehen të gjitha punët
Surah Fatir, Verse 4
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞۖ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُم بِٱللَّهِ ٱلۡغَرُورُ
O njerëz! Padyshim, premtimi i Perëndisë është i vërtetë, e mos t’ju mashtrojë, kurrsesi, jeta e kësaj bote dhe le të mos ju mashtrojë, kurrsesi mashtruesi në Perëndinë
Surah Fatir, Verse 5
إِنَّ ٱلشَّيۡطَٰنَ لَكُمۡ عَدُوّٞ فَٱتَّخِذُوهُ عَدُوًّاۚ إِنَّمَا يَدۡعُواْ حِزۡبَهُۥ لِيَكُونُواْ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلسَّعِيرِ
Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj merreni atë për armik! Ai vetëm i thërret ithtarët e vet që të bëhen shokë të zjarrit
Surah Fatir, Verse 6
ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدٞۖ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَأَجۡرٞ كَبِيرٌ
Për ata që nuk besojnë ka dënim të rëndë, e për ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira ka falje dhe shpërblim të madh
Surah Fatir, Verse 7
أَفَمَن زُيِّنَ لَهُۥ سُوٓءُ عَمَلِهِۦ فَرَءَاهُ حَسَنٗاۖ فَإِنَّ ٱللَّهَ يُضِلُّ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُۖ فَلَا تَذۡهَبۡ نَفۡسُكَ عَلَيۡهِمۡ حَسَرَٰتٍۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِمَا يَصۡنَعُونَ
E vallë, a është ai që iu kanë zbukuruar veprat e tij të këqia dhe i duken ato të mira (si ai që është i i udhëzuar në rrugë të drejtë)? Me të vërtetë, Perëndia e shpie në humbje kë të dojë, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. E, mos u shkatërro ti për humbjen e tyre! Perëndia, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm për atë që punojnë ata
Surah Fatir, Verse 8
وَٱللَّهُ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ ٱلرِّيَٰحَ فَتُثِيرُ سَحَابٗا فَسُقۡنَٰهُ إِلَىٰ بَلَدٖ مَّيِّتٖ فَأَحۡيَيۡنَا بِهِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَاۚ كَذَٰلِكَ ٱلنُّشُورُ
Dhe, Perëndia – është ai që dërgon erërat, që i lëvizin retë, dhe Ne i drejtojmë ato në viset e vdekura, e me to e gjallërojmë tokën pas vdekjes së saj. Kështu do të jetë edhe ringjallja
Surah Fatir, Verse 9
مَن كَانَ يُرِيدُ ٱلۡعِزَّةَ فَلِلَّهِ ٱلۡعِزَّةُ جَمِيعًاۚ إِلَيۡهِ يَصۡعَدُ ٱلۡكَلِمُ ٱلطَّيِّبُ وَٱلۡعَمَلُ ٱلصَّـٰلِحُ يَرۡفَعُهُۥۚ وَٱلَّذِينَ يَمۡكُرُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدٞۖ وَمَكۡرُ أُوْلَـٰٓئِكَ هُوَ يَبُورُ
Kush dëshiron madhërinë, e tërë madhëria është e Perëndisë, (andaj kërkoni prej Tij). Tek Ai ngriten fjalët e bukura, dhe veprën e mirë Ai e pranon. E, për ata që trillojnë vepra të këqia – do të ketë dënim të rëndë, dhe trillimi i tyre do të falimentojë
Surah Fatir, Verse 10
وَٱللَّهُ خَلَقَكُم مِّن تُرَابٖ ثُمَّ مِن نُّطۡفَةٖ ثُمَّ جَعَلَكُمۡ أَزۡوَٰجٗاۚ وَمَا تَحۡمِلُ مِنۡ أُنثَىٰ وَلَا تَضَعُ إِلَّا بِعِلۡمِهِۦۚ وَمَا يُعَمَّرُ مِن مُّعَمَّرٖ وَلَا يُنقَصُ مِنۡ عُمُرِهِۦٓ إِلَّا فِي كِتَٰبٍۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ
Perëndia, u ka krijuar së pari prej dheut, pastaj nga pika e ujit (farës – spermës), dhe më në fund u ka bërë çifte (meshkuj e femra). Dhe, asnjë femër nuk mbetet shtatëzënë, e as nuk lind pa dijeninë e tij. Dhe jeta e askujt – as nuk zgjatet as nuk shkurtohet e që të mos jetë e shënuar në Libër. Me të vërtetë, kjo për Perëndinë është lehtë
Surah Fatir, Verse 11
وَمَا يَسۡتَوِي ٱلۡبَحۡرَانِ هَٰذَا عَذۡبٞ فُرَاتٞ سَآئِغٞ شَرَابُهُۥ وَهَٰذَا مِلۡحٌ أُجَاجٞۖ وَمِن كُلّٖ تَأۡكُلُونَ لَحۡمٗا طَرِيّٗا وَتَسۡتَخۡرِجُونَ حِلۡيَةٗ تَلۡبَسُونَهَاۖ وَتَرَى ٱلۡفُلۡكَ فِيهِ مَوَاخِرَ لِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ
As dy detet nuk janë të njëjta: njëri është i ëmbël dhe i këndshëm, e që uji i pihet lehtë, e tjetri është i njelmët dhe i idhët. Ju ushqeheni me mish të njomë prej njërit dhe tjetrit dhe prej tyre nxirrni stoli që i mbani; dhe ti i sheh anijet se nëpër të çajnë ujin, për të kërkur nga dhuntitë e Tij, e që të bëheni falenderues
Surah Fatir, Verse 12
يُولِجُ ٱلَّيۡلَ فِي ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِي ٱلَّيۡلِ وَسَخَّرَ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ كُلّٞ يَجۡرِي لِأَجَلٖ مُّسَمّٗىۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡ لَهُ ٱلۡمُلۡكُۚ وَٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ مَا يَمۡلِكُونَ مِن قِطۡمِيرٍ
Ai (Perëndia) e shpie natën (e zgjatë njërën dhe shkurton tjetrën), dhe e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën – secili lëvizë deri në kohën e caktuar; ky është Perëndia, Zoti juaj. Pushteti është i Tij! E, ata që i adhuroni ju, pos Tij – nuk posedojnë as sa lëkura e bërthamës së hurmës
Surah Fatir, Verse 13
إِن تَدۡعُوهُمۡ لَا يَسۡمَعُواْ دُعَآءَكُمۡ وَلَوۡ سَمِعُواْ مَا ٱسۡتَجَابُواْ لَكُمۡۖ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ يَكۡفُرُونَ بِشِرۡكِكُمۡۚ وَلَا يُنَبِّئُكَ مِثۡلُ خَبِيرٖ
Nëse ju i thërrisni ata, thirrjen tuaj ata nuk e dëgjojnë, e (edhe) sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. Edhe në Ditën e Kijametit, ata do ta mohojnë atë që ia përshkruanin për shok Perëndisë. Dhe, askush nuk do të informojë ty (o Muhammed) ashtu si Ai i Gjithëdijshmi
Surah Fatir, Verse 14
۞يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ أَنتُمُ ٱلۡفُقَرَآءُ إِلَى ٱللَّهِۖ وَٱللَّهُ هُوَ ٱلۡغَنِيُّ ٱلۡحَمِيدُ
O njerëz! Ju jeni të varfër te Perëndia, (nevojtarë për çdo gjë). E, Perëndia s’ka nevojë për asgjë dhe është i denjë për falenderim
Surah Fatir, Verse 15
إِن يَشَأۡ يُذۡهِبۡكُمۡ وَيَأۡتِ بِخَلۡقٖ جَدِيدٖ
Nëse don (Ai), ju zhdukë dhe sjellë krijesa të reja
Surah Fatir, Verse 16
وَمَا ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ بِعَزِيزٖ
kjo për Perëndinë nuk është vështirë
Surah Fatir, Verse 17
وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٞ وِزۡرَ أُخۡرَىٰۚ وَإِن تَدۡعُ مُثۡقَلَةٌ إِلَىٰ حِمۡلِهَا لَا يُحۡمَلۡ مِنۡهُ شَيۡءٞ وَلَوۡ كَانَ ذَا قُرۡبَىٰٓۗ إِنَّمَا تُنذِرُ ٱلَّذِينَ يَخۡشَوۡنَ رَبَّهُم بِٱلۡغَيۡبِ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَۚ وَمَن تَزَكَّىٰ فَإِنَّمَا يَتَزَكَّىٰ لِنَفۡسِهِۦۚ وَإِلَى ٱللَّهِ ٱلۡمَصِيرُ
Dhe, asnjë mëkatarë nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit. En, ëse i ngarkuari (me mëkate), madje (i thirruri) qoftë edhe i afërt. E, ti i paralajmëron vetëm ata, që i druajnë Zotit të tyre edhe në fshehtësi dhe që bëjnë namazin. E, ai që pastrohet nga mëkatet, ai është pastruar për dobi të vet – e kthimi është te Perëndia
Surah Fatir, Verse 18
وَمَا يَسۡتَوِي ٱلۡأَعۡمَىٰ وَٱلۡبَصِيرُ
Nuk janë, kurrsesi, njësoj i verbëti dhe ai që sheh
Surah Fatir, Verse 19
وَلَا ٱلظُّلُمَٰتُ وَلَا ٱلنُّورُ
as errësira dhe drita
Surah Fatir, Verse 20
وَلَا ٱلظِّلُّ وَلَا ٱلۡحَرُورُ
as freskia (e hijes) dhe vapa
Surah Fatir, Verse 21
وَمَا يَسۡتَوِي ٱلۡأَحۡيَآءُ وَلَا ٱلۡأَمۡوَٰتُۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُسۡمِعُ مَن يَشَآءُۖ وَمَآ أَنتَ بِمُسۡمِعٖ مَّن فِي ٱلۡقُبُورِ
as nuk janë, kurrsesi, të barabartë, të gjallët dhe të vdekurit. Me të vërtetë, Perëndia bënë që të dëgjojë – kë të dojë Ai, e ti (o Muhammed) nuk mund të bësh që të dëgjojnë ata që janë në varre
Surah Fatir, Verse 22
إِنۡ أَنتَ إِلَّا نَذِيرٌ
ti je vetëm paralajmërues
Surah Fatir, Verse 23
إِنَّآ أَرۡسَلۡنَٰكَ بِٱلۡحَقِّ بَشِيرٗا وَنَذِيرٗاۚ وَإِن مِّنۡ أُمَّةٍ إِلَّا خَلَا فِيهَا نَذِيرٞ
Ne të kemi dërguar ty me të Vërtetën – sihariq dhe paralajmërues; e nuk ka pasur asnjë popull që të mos i ketë ardhur paralajmërues
Surah Fatir, Verse 24
وَإِن يُكَذِّبُوكَ فَقَدۡ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ جَآءَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَبِٱلزُّبُرِ وَبِٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُنِيرِ
E, nëse ata të konsiderojnë ty gënjeshtar, e madje edhe paraardhësit e këtyre i kanë përgënjeshtruar pejgamberët. Pejgamberët e tyre kanë ardhur me dokumente të qarta, fletushka, dhe Libër ndriçues
Surah Fatir, Verse 25
ثُمَّ أَخَذۡتُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۖ فَكَيۡفَ كَانَ نَكِيرِ
Pastaj, Unë i kam dënuar mohuesit, e çfarë ka qenë dënimi Im
Surah Fatir, Verse 26
أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَخۡرَجۡنَا بِهِۦ ثَمَرَٰتٖ مُّخۡتَلِفًا أَلۡوَٰنُهَاۚ وَمِنَ ٱلۡجِبَالِ جُدَدُۢ بِيضٞ وَحُمۡرٞ مُّخۡتَلِفٌ أَلۡوَٰنُهَا وَغَرَابِيبُ سُودٞ
Vallë, a nuk di ti, që Perëndia e lëshon ujin prej qiellit, e që Ne, me të krijojmë frute llojesh e ngjyrash të ndryshme; e nëpër male gjenden rrugë të bardha dhe të kuqe, ngjyrash të ndryshme, dhe krejtësisht të zeza
Surah Fatir, Verse 27
وَمِنَ ٱلنَّاسِ وَٱلدَّوَآبِّ وَٱلۡأَنۡعَٰمِ مُخۡتَلِفٌ أَلۡوَٰنُهُۥ كَذَٰلِكَۗ إِنَّمَا يَخۡشَى ٱللَّهَ مِنۡ عِبَادِهِ ٱلۡعُلَمَـٰٓؤُاْۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ غَفُورٌ
Ka edhe njerëz, edhe shtazë, edhe bagëti – po ashtu llojesh të ndryshme. Me të vërtetë, Perëndisë i druajnë vetëm të dijshmit prej robërve të Tij. Me të vërtetë, Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe falës
Surah Fatir, Verse 28
إِنَّ ٱلَّذِينَ يَتۡلُونَ كِتَٰبَ ٱللَّهِ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَأَنفَقُواْ مِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ سِرّٗا وَعَلَانِيَةٗ يَرۡجُونَ تِجَٰرَةٗ لَّن تَبُورَ
Padyshim, ata që e lexojnë Librin e Perëndisë dhe kryejnë namazin, dhe haptazi e fshehurazi japin nga ajo me çka i kemi furnizuar Ne, shpresojnë shpërblimin që nuk do të humbas
Surah Fatir, Verse 29
لِيُوَفِّيَهُمۡ أُجُورَهُمۡ وَيَزِيدَهُم مِّن فَضۡلِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ غَفُورٞ شَكُورٞ
që (Ai) t’jua plotësojë shpërblimin dhe që t’ju shtojë atyre nga dhuntitë e Tij. Me të vërtetë, Ai është falës dhe falenderues
Surah Fatir, Verse 30
وَٱلَّذِيٓ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ مِنَ ٱلۡكِتَٰبِ هُوَ ٱلۡحَقُّ مُصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهِۗ إِنَّ ٱللَّهَ بِعِبَادِهِۦ لَخَبِيرُۢ بَصِيرٞ
E, atë që ta kemi shpallur ty prej Librit, është e vërtetë e saktë, duke qenë vërtetues për atë që është shpallur para tij. – Perëndia, me të vërtetë, për robërit e Vet i di të gjitha dhe Ai i sheh të gjitha
Surah Fatir, Verse 31
ثُمَّ أَوۡرَثۡنَا ٱلۡكِتَٰبَ ٱلَّذِينَ ٱصۡطَفَيۡنَا مِنۡ عِبَادِنَاۖ فَمِنۡهُمۡ ظَالِمٞ لِّنَفۡسِهِۦ وَمِنۡهُم مُّقۡتَصِدٞ وَمِنۡهُمۡ سَابِقُۢ بِٱلۡخَيۡرَٰتِ بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَضۡلُ ٱلۡكَبِيرُ
Pastaj, Ne u kemi dhënë Librin (Kur’anin) robërve Tanë të zgjedhur. Disa prej tyre i kanë bërë dëm vetes (duke bërë mëkate), e disa prej tyre janë në rrugë të mesme, e disa prej tyre shkojnë përpara me të mira, me lejën e Perëndisë. Kjo është dhunti e madhe
Surah Fatir, Verse 32
جَنَّـٰتُ عَدۡنٖ يَدۡخُلُونَهَا يُحَلَّوۡنَ فِيهَا مِنۡ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٖ وَلُؤۡلُؤٗاۖ وَلِبَاسُهُمۡ فِيهَا حَرِيرٞ
xhennetet e Adnit në të cilin hyjnë ata, duke u veshur me bylyzykë të arit dhe margaritarë, veshja e tyre, në to, është prej mëndafshi
Surah Fatir, Verse 33
وَقَالُواْ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِيٓ أَذۡهَبَ عَنَّا ٱلۡحَزَنَۖ إِنَّ رَبَّنَا لَغَفُورٞ شَكُورٌ
Dhe thonë ata: “Falenderojmë Perëndinë, i cili e ka zhdukru hidhërimin nga ne. Me të vërtetë, Zoti ynë është falës dhe falenderues –
Surah Fatir, Verse 34
ٱلَّذِيٓ أَحَلَّنَا دَارَ ٱلۡمُقَامَةِ مِن فَضۡلِهِۦ لَا يَمَسُّنَا فِيهَا نَصَبٞ وَلَا يَمَسُّنَا فِيهَا لُغُوبٞ
i cili, me mirësinë e Tij na ka shpënë në shtëpinë e banimit të përhershëm, në të cilën nuk do të lodhemi dhe në të cilën nk do të rraskapitemi”
Surah Fatir, Verse 35
وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَهُمۡ نَارُ جَهَنَّمَ لَا يُقۡضَىٰ عَلَيۡهِمۡ فَيَمُوتُواْ وَلَا يُخَفَّفُ عَنۡهُم مِّنۡ عَذَابِهَاۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي كُلَّ كَفُورٖ
E, për ata që nuk besojnë është zjarri i skëterrës, ata nuk do të dënohen (me vdekje), dhe nuk do të vdesin, dhe as që do t’u lehtësohet dënimi në të, - ja kështu, Ne do ta dënojmë çdo mohues
Surah Fatir, Verse 36
وَهُمۡ يَصۡطَرِخُونَ فِيهَا رَبَّنَآ أَخۡرِجۡنَا نَعۡمَلۡ صَٰلِحًا غَيۡرَ ٱلَّذِي كُنَّا نَعۡمَلُۚ أَوَلَمۡ نُعَمِّرۡكُم مَّا يَتَذَكَّرُ فِيهِ مَن تَذَكَّرَ وَجَآءَكُمُ ٱلنَّذِيرُۖ فَذُوقُواْ فَمَا لِلظَّـٰلِمِينَ مِن نَّصِيرٍ
ata, në të, do të thërrasin (duke bërtitur): “O Zoti ynë, nxirrna (prej zjarrit), do të bëjmë vepra të mira, e jo asosh çfarë kemi bërë”. (Atyre ju thuhet): “Vallë, a nuk u kemi dhënë Ne jetë juve, aq sa që të mendohet pët të – ai që don të këshillohet, e juve madje, u pat ardhur paralajmëruesi. Andaj, shijoni (dënimin). E, për zullumqarët nuk ka kurrëfarë ndihmësi
Surah Fatir, Verse 37
إِنَّ ٱللَّهَ عَٰلِمُ غَيۡبِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ
me të vërtetë, Perëndia është i Gjithëdijshëm për sekretet e qiejve dhe të Tokës. Me të vërtetë, Ai di çka ka në zemrat e njerëzve
Surah Fatir, Verse 38
هُوَ ٱلَّذِي جَعَلَكُمۡ خَلَـٰٓئِفَ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ فَمَن كَفَرَ فَعَلَيۡهِ كُفۡرُهُۥۖ وَلَا يَزِيدُ ٱلۡكَٰفِرِينَ كُفۡرُهُمۡ عِندَ رَبِّهِمۡ إِلَّا مَقۡتٗاۖ وَلَا يَزِيدُ ٱلۡكَٰفِرِينَ كُفۡرُهُمۡ إِلَّا خَسَارٗا
Ai u ka bërë juve zëvendës (njërin pas tjetrit) në Tokë; e kush nuk beson, mosbesimi i tij është në dëm të tij. E, mohuesve – mosbesimi i tyre ua shton te Zoti i tyre pezmin, dhe mohuesve – mosbesimi i tyre ua shton humbjen
Surah Fatir, Verse 39
قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ شُرَكَآءَكُمُ ٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَرُونِي مَاذَا خَلَقُواْ مِنَ ٱلۡأَرۡضِ أَمۡ لَهُمۡ شِرۡكٞ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ أَمۡ ءَاتَيۡنَٰهُمۡ كِتَٰبٗا فَهُمۡ عَلَىٰ بَيِّنَتٖ مِّنۡهُۚ بَلۡ إِن يَعِدُ ٱلظَّـٰلِمُونَ بَعۡضُهُم بَعۡضًا إِلَّا غُرُورًا
Thuaju atyre: “A i keni pa shokët tuaj (idhujt) që i adhuroni, përveç Perëndisë? Më tregoni Mua – se çka kanë krijuar ata në Tokë ose a kanë marrë pjesë në krijimin e qiejve, ose a u kemi dhënë Ne atyre një Libër, e ata në të kanë argument për këtë (çështje)?” Jo, por zullumqarët i premtojnë njëri-tjetrit vetëm mashtrime
Surah Fatir, Verse 40
۞إِنَّ ٱللَّهَ يُمۡسِكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ أَن تَزُولَاۚ وَلَئِن زَالَتَآ إِنۡ أَمۡسَكَهُمَا مِنۡ أَحَدٖ مِّنۢ بَعۡدِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ كَانَ حَلِيمًا غَفُورٗا
Me të vërtetë, Perëndia mbron ekuilibrin e qiejve dhe Tokës nga shkatërrimi. E, nëse ato nisen kah shkatërrimi, askush nuk mund t’i mbrojë, pos Tij. Me të vërtetë, Ai është i butë (nuk nxiton për të dënuar), dhe falës (i mëkateve)
Surah Fatir, Verse 41
وَأَقۡسَمُواْ بِٱللَّهِ جَهۡدَ أَيۡمَٰنِهِمۡ لَئِن جَآءَهُمۡ نَذِيرٞ لَّيَكُونُنَّ أَهۡدَىٰ مِنۡ إِحۡدَى ٱلۡأُمَمِۖ فَلَمَّا جَآءَهُمۡ نَذِيرٞ مَّا زَادَهُمۡ إِلَّا نُفُورًا
Dhe, ata janë betuar në Perëndinë, me betimin e rëndë (që) nse iu vie paralajmërues, ata – në të vërtetë, do të jenë ndër më të udhëzuarit nga çdo popull tjetër. E, pasi iu erdhi atyre paralajmëruesi, (kjo) vetëm ua shtoi largimin (prej rrugës së drejtë)
Surah Fatir, Verse 42
ٱسۡتِكۡبَارٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَكۡرَ ٱلسَّيِّيِٕۚ وَلَا يَحِيقُ ٱلۡمَكۡرُ ٱلسَّيِّئُ إِلَّا بِأَهۡلِهِۦۚ فَهَلۡ يَنظُرُونَ إِلَّا سُنَّتَ ٱلۡأَوَّلِينَۚ فَلَن تَجِدَ لِسُنَّتِ ٱللَّهِ تَبۡدِيلٗاۖ وَلَن تَجِدَ لِسُنَّتِ ٱللَّهِ تَحۡوِيلًا
(për) mendjemadhësinë në Tokë dhe dinakëritë e shëmtuara që e godasin vetëm pronarin e tij. Vallë, a presin ata diçka tjetër pos dispozitës së atyre të mëparshmëve? Ti, me të vërtetë, nuk mund të gjesh ndryshim në dispozitën e Perëndisë dhe as që do të gjesh transformim në dispozitën e Perëndisë
Surah Fatir, Verse 43
أَوَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ وَكَانُوٓاْ أَشَدَّ مِنۡهُمۡ قُوَّةٗۚ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُعۡجِزَهُۥ مِن شَيۡءٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَلَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَلِيمٗا قَدِيرٗا
Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë e të shohin si ka qenë përfundimi i të mëparshmëve, e të cilët kanë qenë më të fortë se këta? Dhe, Perëndisë nuk mund t’i ikë (shpëtojë) asgjë, (as) në qiej as në Tokë. Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i pushtetshëm për çdo gjë
Surah Fatir, Verse 44
وَلَوۡ يُؤَاخِذُ ٱللَّهُ ٱلنَّاسَ بِمَا كَسَبُواْ مَا تَرَكَ عَلَىٰ ظَهۡرِهَا مِن دَآبَّةٖ وَلَٰكِن يُؤَخِّرُهُمۡ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗىۖ فَإِذَا جَآءَ أَجَلُهُمۡ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِعِبَادِهِۦ بَصِيرَۢا
E, sikur Perëndia t’i dënonte njerëzit sipas veprave (të këqia) që bëjnë, nuk do të mbetej në sipërfaqen e Tokës asgjë (e gjallë), por Ai i shtyen ata deri në afatin e caktuar, dhe kur t’u vie afati i tyre, - Perëndia, me të vërtetë, i sheh mirë robërit e Vet
Surah Fatir, Verse 45