UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Al-Ahzab - Albanian Translation by Feti Mehdiu


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ ٱتَّقِ ٱللَّهَ وَلَا تُطِعِ ٱلۡكَٰفِرِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقِينَۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمٗا

O Profet, frikësohu All-llahut dhe mos i përfill mosbesimtarët e hipokritët, All-llahu me të vërtetë i di të gjitha dhe është i urtë
Surah Al-Ahzab, Verse 1


وَٱتَّبِعۡ مَا يُوحَىٰٓ إِلَيۡكَ مِن رَّبِّكَۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٗا

Dhe paso atë që të shpallet nga Zoti yt! All-llahu, pa dyshim, është i informuar se çka punoni
Surah Al-Ahzab, Verse 2


وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلٗا

Dhe mbështetu në All-llahun. All-llahu të mjafton për mbështetje
Surah Al-Ahzab, Verse 3


مَّا جَعَلَ ٱللَّهُ لِرَجُلٖ مِّن قَلۡبَيۡنِ فِي جَوۡفِهِۦۚ وَمَا جَعَلَ أَزۡوَٰجَكُمُ ٱلَّـٰٓـِٔي تُظَٰهِرُونَ مِنۡهُنَّ أُمَّهَٰتِكُمۡۚ وَمَا جَعَلَ أَدۡعِيَآءَكُمۡ أَبۡنَآءَكُمۡۚ ذَٰلِكُمۡ قَوۡلُكُم بِأَفۡوَٰهِكُمۡۖ وَٱللَّهُ يَقُولُ ٱلۡحَقَّ وَهُوَ يَهۡدِي ٱلسَّبِيلَ

All-llahu asnjë njeriu nuk i ka dhënë dy zemra në krahërorin e tij dhe as gratë tuaja, prej të cilave ju shkurorëzoheni me dhihar, nuk ua ka bërë nëna, as djemtë e adaptuar (bir më shpirtë) nuk i ka bërë djem tuaj. Ato janë fjalë tuaja; vetëm nga gojët tuaja. Të vërtetën e flet All-llahu dhe Ai udhëzon në rrugë të drejtë
Surah Al-Ahzab, Verse 4


ٱدۡعُوهُمۡ لِأٓبَآئِهِمۡ هُوَ أَقۡسَطُ عِندَ ٱللَّهِۚ فَإِن لَّمۡ تَعۡلَمُوٓاْ ءَابَآءَهُمۡ فَإِخۡوَٰنُكُمۡ فِي ٱلدِّينِ وَمَوَٰلِيكُمۡۚ وَلَيۡسَ عَلَيۡكُمۡ جُنَاحٞ فِيمَآ أَخۡطَأۡتُم بِهِۦ وَلَٰكِن مَّا تَعَمَّدَتۡ قُلُوبُكُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمًا

Thirrni ata sipas etërve të tyre! Kjo është më drejt te All-llahu. Po nëse nuk i dini emrat e etërve të tyre; ata janë vëllezërit tuaj nga feja dhe pasardhësit tuaj, dhe nuk është mëkat nëse gaboni në këtë, por nëse e bëni këtë me qëllim! Ndërkaq All-llahu fal dhe është i mëshirshëm
Surah Al-Ahzab, Verse 5


ٱلنَّبِيُّ أَوۡلَىٰ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ مِنۡ أَنفُسِهِمۡۖ وَأَزۡوَٰجُهُۥٓ أُمَّهَٰتُهُمۡۗ وَأُوْلُواْ ٱلۡأَرۡحَامِ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلَىٰ بِبَعۡضٖ فِي كِتَٰبِ ٱللَّهِ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُهَٰجِرِينَ إِلَّآ أَن تَفۡعَلُوٓاْ إِلَىٰٓ أَوۡلِيَآئِكُم مَّعۡرُوفٗاۚ كَانَ ذَٰلِكَ فِي ٱلۡكِتَٰبِ مَسۡطُورٗا

Profeti duhet të jetë më i kujdesshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetes, kurse gratë e tij janë si nënat e tyre. Kurse farefisi (barku), në bazë të Librit të All-llahut kanë më shumë përparësi të njëri-tjetrit se besimtarët tjerë dhe emigrantët, vetëm nëse miqve tuaj u lini diçka me testament. Kjo është e shkruar në Libër
Surah Al-Ahzab, Verse 6


وَإِذۡ أَخَذۡنَا مِنَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ مِيثَٰقَهُمۡ وَمِنكَ وَمِن نُّوحٖ وَإِبۡرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ وَعِيسَى ٱبۡنِ مَرۡيَمَۖ وَأَخَذۡنَا مِنۡهُم مِّيثَٰقًا غَلِيظٗا

ne nga profetët kemi marrë besën. Edhe prej teje, edhe prej Nuhit, Ibrahimi, Musaut dhe prej Isait, të birit të Merjemes, kemi marrë prej tyre besë të fortë
Surah Al-Ahzab, Verse 7


لِّيَسۡـَٔلَ ٱلصَّـٰدِقِينَ عَن صِدۡقِهِمۡۚ وَأَعَدَّ لِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابًا أَلِيمٗا

Që t’i marrë në përgjegjësi të sinqertit për sinqeritetin e tyre, kurse mosbesimtarëve u ka përgatitur vuajtje të dhembshme
Surah Al-Ahzab, Verse 8


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَةَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ إِذۡ جَآءَتۡكُمۡ جُنُودٞ فَأَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ رِيحٗا وَجُنُودٗا لَّمۡ تَرَوۡهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرًا

O besimtarë, kujtone dhuratën e All-llahut ndaj jush, kur u erdhën ushtritë, e ne lëshuam kundër tyre një frymë dhe një ushtri që ju nuk e keni parë, por All-llahu sheh ç’punoni ju
Surah Al-Ahzab, Verse 9


إِذۡ جَآءُوكُم مِّن فَوۡقِكُمۡ وَمِنۡ أَسۡفَلَ مِنكُمۡ وَإِذۡ زَاغَتِ ٱلۡأَبۡصَٰرُ وَبَلَغَتِ ٱلۡقُلُوبُ ٱلۡحَنَاجِرَ وَتَظُنُّونَ بِٱللَّهِ ٱلظُّنُونَا۠

Kur ju erdhën edhe nga lart edhe nga poshtë, kur shikimi i juaj u shtang e shpirti u pat ardhur në fyt, në momentin kur mendonit gjithçka për All-llahun
Surah Al-Ahzab, Verse 10


هُنَالِكَ ٱبۡتُلِيَ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ وَزُلۡزِلُواْ زِلۡزَالٗا شَدِيدٗا

Atëherë besimtarët u patën vënë në sprovë dhe u lëkundën fort
Surah Al-Ahzab, Verse 11


وَإِذۡ يَقُولُ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ مَّا وَعَدَنَا ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥٓ إِلَّا غُرُورٗا

Kur dyfytyrshat dhe zemërsëmurët thanë: “All-llahu dhe Profeti i tij kur na premtuan vetëm na kanë mashtruar”
Surah Al-Ahzab, Verse 12


وَإِذۡ قَالَت طَّآئِفَةٞ مِّنۡهُمۡ يَـٰٓأَهۡلَ يَثۡرِبَ لَا مُقَامَ لَكُمۡ فَٱرۡجِعُواْۚ وَيَسۡتَـٔۡذِنُ فَرِيقٞ مِّنۡهُمُ ٱلنَّبِيَّ يَقُولُونَ إِنَّ بُيُوتَنَا عَوۡرَةٞ وَمَا هِيَ بِعَوۡرَةٍۖ إِن يُرِيدُونَ إِلَّا فِرَارٗا

Dhe kur një grup nga mesi i tyre tha: “O banorët të Jathribit, këtu nuk keni vend, prandaj kthehuni!” Nnndërsa një tjetër grup nga mesi i tyre kërkuan leje nga Profeti dhe folën: “Shtëpiat tona kanë mbetur të pambrojtura”. Nuk ishin të pambrojtura, por ata vetëm deshtën të tërhiqen
Surah Al-Ahzab, Verse 13


وَلَوۡ دُخِلَتۡ عَلَيۡهِم مِّنۡ أَقۡطَارِهَا ثُمَّ سُئِلُواْ ٱلۡفِتۡنَةَ لَأٓتَوۡهَا وَمَا تَلَبَّثُواْ بِهَآ إِلَّا يَسِيرٗا

Po sikur t’u kishin hyrë nga anë të ndryshme dhe pastaj të kishin kërkuar ngatërresë, ata do ta kishin bërë këtë pa u hamendur shumë
Surah Al-Ahzab, Verse 14


وَلَقَدۡ كَانُواْ عَٰهَدُواْ ٱللَّهَ مِن قَبۡلُ لَا يُوَلُّونَ ٱلۡأَدۡبَٰرَۚ وَكَانَ عَهۡدُ ٱللَّهِ مَسۡـُٔولٗا

Ndërsa All-llahut, që i patën dhënë besën qysh më parë se nuk do t’ia kthejnë shpinën, si edhe për obligimin ndaj All-llahut, do të përgjigjen
Surah Al-Ahzab, Verse 15


قُل لَّن يَنفَعَكُمُ ٱلۡفِرَارُ إِن فَرَرۡتُم مِّنَ ٱلۡمَوۡتِ أَوِ ٱلۡقَتۡلِ وَإِذٗا لَّا تُمَتَّعُونَ إِلَّا قَلِيلٗا

Thuaj: “Nëse ikni nga vdekja apo vrasja, ikja nuk do t’iu bëjë dobi; prapë vetëm pak do të kënaqeni”
Surah Al-Ahzab, Verse 16


قُلۡ مَن ذَا ٱلَّذِي يَعۡصِمُكُم مِّنَ ٱللَّهِ إِنۡ أَرَادَ بِكُمۡ سُوٓءًا أَوۡ أَرَادَ بِكُمۡ رَحۡمَةٗۚ وَلَا يَجِدُونَ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا

Thuaj: “Kush do t’ju mbrojë juve prej All-llahut nëse Ai u dëshiron të keqen, ose dëshiron t’ju mëshirojë?” Përveç All-llahut ata nuk do të gjejnë për vete as mbrojtës as ndihmëtar
Surah Al-Ahzab, Verse 17


۞قَدۡ يَعۡلَمُ ٱللَّهُ ٱلۡمُعَوِّقِينَ مِنكُمۡ وَٱلۡقَآئِلِينَ لِإِخۡوَٰنِهِمۡ هَلُمَّ إِلَيۡنَاۖ وَلَا يَأۡتُونَ ٱلۡبَأۡسَ إِلَّا قَلِيلًا

All-llahu i di mirë ata nga mesi juaj të cilët u përshpërisin të tjerëve dhe miqve të vet u kanë thënë: “Ejani me ne!” por vetëm pak erdhën në luftë
Surah Al-Ahzab, Verse 18


أَشِحَّةً عَلَيۡكُمۡۖ فَإِذَا جَآءَ ٱلۡخَوۡفُ رَأَيۡتَهُمۡ يَنظُرُونَ إِلَيۡكَ تَدُورُ أَعۡيُنُهُمۡ كَٱلَّذِي يُغۡشَىٰ عَلَيۡهِ مِنَ ٱلۡمَوۡتِۖ فَإِذَا ذَهَبَ ٱلۡخَوۡفُ سَلَقُوكُم بِأَلۡسِنَةٍ حِدَادٍ أَشِحَّةً عَلَى ٱلۡخَيۡرِۚ أُوْلَـٰٓئِكَ لَمۡ يُؤۡمِنُواْ فَأَحۡبَطَ ٱللَّهُ أَعۡمَٰلَهُمۡۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٗا

Pa dashur t’ju ndihmojnë. Por kur i kaplon frika, i sheh si të shkojnë duke rrotulluar sytë në kllapinë e para vdekjes, sapo të kalojë frika, ata ju shajnëme gjuhët e tyre të mbrehta, koprracë përbëmirësi. Ata nuk besojnë, prandaj All-llahu do t’i zhdukë veprat e tyre. Kjo është lehtë për All-llahun
Surah Al-Ahzab, Verse 19


يَحۡسَبُونَ ٱلۡأَحۡزَابَ لَمۡ يَذۡهَبُواْۖ وَإِن يَأۡتِ ٱلۡأَحۡزَابُ يَوَدُّواْ لَوۡ أَنَّهُم بَادُونَ فِي ٱلۡأَعۡرَابِ يَسۡـَٔلُونَ عَنۡ أَنۢبَآئِكُمۡۖ وَلَوۡ كَانُواْ فِيكُم مَّا قَٰتَلُوٓاْ إِلَّا قَلِيلٗا

Ata mendojnë se aleatët akoma nuk kanë shkuar, dhe sikur aleatët të vinin përsëri, do të dëshironin të ndodheshin në mesin e beduinëve dhe të pyesin për ju; po edhe sikur të jenë me ju pak do të luftonin
Surah Al-Ahzab, Verse 20


لَّقَدۡ كَانَ لَكُمۡ فِي رَسُولِ ٱللَّهِ أُسۡوَةٌ حَسَنَةٞ لِّمَن كَانَ يَرۡجُواْ ٱللَّهَ وَٱلۡيَوۡمَ ٱلۡأٓخِرَ وَذَكَرَ ٱللَّهَ كَثِيرٗا

Ju keni shembull të mrekullueshëm në Profetin e All-llahut, kush shpreson në mëshirën e All-llahut dhe shpërblimin në botën tjetër e përmendnin All-llahun shpesh
Surah Al-Ahzab, Verse 21


وَلَمَّا رَءَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٱلۡأَحۡزَابَ قَالُواْ هَٰذَا مَا وَعَدَنَا ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ وَصَدَقَ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥۚ وَمَا زَادَهُمۡ إِلَّآ إِيمَٰنٗا وَتَسۡلِيمٗا

Dhe kur besimtarët i panë aleatët, thanë: “Kjo është ajo që na pat premtuar neve All-llahu dhe Profeti i tij” All-llahu dhe Profeti i tij e kanë folur të vërtetën, dhe kjo atyre vetëm ua ka forcuar besimin dhe bindshmërinë
Surah Al-Ahzab, Verse 22


مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ رِجَالٞ صَدَقُواْ مَا عَٰهَدُواْ ٱللَّهَ عَلَيۡهِۖ فَمِنۡهُم مَّن قَضَىٰ نَحۡبَهُۥ وَمِنۡهُم مَّن يَنتَظِرُۖ وَمَا بَدَّلُواْ تَبۡدِيلٗا

Ka nga besimtarët burra që e zbatojnë fjalën e dhënë All-llahut, ka që e kanë zbatuar besën, por ka edhe që presin rastin dhe nuk kanë ndërruar asgjë
Surah Al-Ahzab, Verse 23


لِّيَجۡزِيَ ٱللَّهُ ٱلصَّـٰدِقِينَ بِصِدۡقِهِمۡ وَيُعَذِّبَ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ إِن شَآءَ أَوۡ يَتُوبَ عَلَيۡهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ غَفُورٗا رَّحِيمٗا

Që All-llahu t’i shpërblejë fisnikët për fisnikësinë e tyre, kurse hipokritët nëse do i vë në mundime ose ua fal; All-llahu, njëmend, fal dhe është i gjithmëshirshëm
Surah Al-Ahzab, Verse 24


وَرَدَّ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِغَيۡظِهِمۡ لَمۡ يَنَالُواْ خَيۡرٗاۚ وَكَفَى ٱللَّهُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٱلۡقِتَالَۚ وَكَانَ ٱللَّهُ قَوِيًّا عَزِيزٗا

All-llahu i refuzoi mosbesimtarët me hidhërimin e tyre të madh që nuk arritën asnjë të mirë, kurse besimtarët e kanë mjaft All-llahun për në luftë. All-llahu është, pa mëdyshje, i fortë dhe i gjithfuqishëm
Surah Al-Ahzab, Verse 25


وَأَنزَلَ ٱلَّذِينَ ظَٰهَرُوهُم مِّنۡ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِ مِن صَيَاصِيهِمۡ وَقَذَفَ فِي قُلُوبِهِمُ ٱلرُّعۡبَ فَرِيقٗا تَقۡتُلُونَ وَتَأۡسِرُونَ فَرِيقٗا

Kurse ithtarët e Librit, që ua kthyen shpinë atyre, i ka zbritur nga fortesat e tyre dhe në zemra ua ka shtëënë tmerrin, andaj, një grup i luftuat, kurse të tjerët i keni marrë si robër
Surah Al-Ahzab, Verse 26


وَأَوۡرَثَكُمۡ أَرۡضَهُمۡ وَدِيَٰرَهُمۡ وَأَمۡوَٰلَهُمۡ وَأَرۡضٗا لَّمۡ تَطَـُٔوهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٗا

Dhe ju ka mundësuar të trashëgoni tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasuritë e tyre dhe tokën që akoma nuk e keni shkelur. All-llahu ka mundësi për gjithçka
Surah Al-Ahzab, Verse 27


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ قُل لِّأَزۡوَٰجِكَ إِن كُنتُنَّ تُرِدۡنَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا وَزِينَتَهَا فَتَعَالَيۡنَ أُمَتِّعۡكُنَّ وَأُسَرِّحۡكُنَّ سَرَاحٗا جَمِيلٗا

O Profet, thuaju grave tua: “Nëse dëshironi jetën në këtë botë dhe stolitë e saj, atëherë ejani t’ju përgatis dhe t’ju lëshoj si është më mirë
Surah Al-Ahzab, Verse 28


وَإِن كُنتُنَّ تُرِدۡنَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَٱلدَّارَ ٱلۡأٓخِرَةَ فَإِنَّ ٱللَّهَ أَعَدَّ لِلۡمُحۡسِنَٰتِ مِنكُنَّ أَجۡرًا عَظِيمٗا

Po në qoftë se doni All-llahun dhe Profetin e tij edhe botën tjetër, ani, All-llahu me të vërtetë atyre, bëmirësave nga mesi juaj u ka përgatitur shpërblim të madh”
Surah Al-Ahzab, Verse 29


يَٰنِسَآءَ ٱلنَّبِيِّ مَن يَأۡتِ مِنكُنَّ بِفَٰحِشَةٖ مُّبَيِّنَةٖ يُضَٰعَفۡ لَهَا ٱلۡعَذَابُ ضِعۡفَيۡنِۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٗا

O, gra të Profetit, nëse dikush prej jush bën amoralitet, do t’i shtohet dënimi dyfish. Kjo është punë e lehtë për All-llahun
Surah Al-Ahzab, Verse 30


۞وَمَن يَقۡنُتۡ مِنكُنَّ لِلَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَتَعۡمَلۡ صَٰلِحٗا نُّؤۡتِهَآ أَجۡرَهَا مَرَّتَيۡنِ وَأَعۡتَدۡنَا لَهَا رِزۡقٗا كَرِيمٗا

Kurse asaj, e cila do t’i përulet All-llahut dhe Profetit të tij, dhe bën punë të mira, do t’ia japim shpërblimin e dyfisht; asaj i kemi përgatitur furnizim fisnik
Surah Al-Ahzab, Verse 31


يَٰنِسَآءَ ٱلنَّبِيِّ لَسۡتُنَّ كَأَحَدٖ مِّنَ ٱلنِّسَآءِ إِنِ ٱتَّقَيۡتُنَّۚ فَلَا تَخۡضَعۡنَ بِٱلۡقَوۡلِ فَيَطۡمَعَ ٱلَّذِي فِي قَلۡبِهِۦ مَرَضٞ وَقُلۡنَ قَوۡلٗا مَّعۡرُوفٗا

O, gra të Profetit! Ju nuk jeni si të gjitha gratë tjera nëse ruheni, prandaj, mos tërhiqni vëmendjen me të folur, e të lakmojë ai, zemra e të cilit është e sëmurë, por folni fjalë të denja serioze
Surah Al-Ahzab, Verse 32


وَقَرۡنَ فِي بُيُوتِكُنَّ وَلَا تَبَرَّجۡنَ تَبَرُّجَ ٱلۡجَٰهِلِيَّةِ ٱلۡأُولَىٰۖ وَأَقِمۡنَ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتِينَ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَطِعۡنَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓۚ إِنَّمَا يُرِيدُ ٱللَّهُ لِيُذۡهِبَ عَنكُمُ ٱلرِّجۡسَ أَهۡلَ ٱلۡبَيۡتِ وَيُطَهِّرَكُمۡ تَطۡهِيرٗا

Të rrini në shtëpitë tuaja dhe mos ekspozoni bukurinë tuaj si dikur në kohën e injorancës; falni namazin dhe jepni zeqatin dhe respektoni All-llahun dhe Profetin e tij! All-llahu, me të vërtetë, dëshiron që nga ju – o, familja e Profetit – të largojë mëkatet dhe t’iu pastrojë plotësisht
Surah Al-Ahzab, Verse 33


وَٱذۡكُرۡنَ مَا يُتۡلَىٰ فِي بُيُوتِكُنَّ مِنۡ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ وَٱلۡحِكۡمَةِۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ لَطِيفًا خَبِيرًا

Dhe përkujtoni ajetet edhe urtësitë e All-llahut të cilat lexohen në shtëpitë tuaja. All-llahu, me të vërtetë, është i mirë dhe i informuar
Surah Al-Ahzab, Verse 34


إِنَّ ٱلۡمُسۡلِمِينَ وَٱلۡمُسۡلِمَٰتِ وَٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ وَٱلۡقَٰنِتِينَ وَٱلۡقَٰنِتَٰتِ وَٱلصَّـٰدِقِينَ وَٱلصَّـٰدِقَٰتِ وَٱلصَّـٰبِرِينَ وَٱلصَّـٰبِرَٰتِ وَٱلۡخَٰشِعِينَ وَٱلۡخَٰشِعَٰتِ وَٱلۡمُتَصَدِّقِينَ وَٱلۡمُتَصَدِّقَٰتِ وَٱلصَّـٰٓئِمِينَ وَٱلصَّـٰٓئِمَٰتِ وَٱلۡحَٰفِظِينَ فُرُوجَهُمۡ وَٱلۡحَٰفِظَٰتِ وَٱلذَّـٰكِرِينَ ٱللَّهَ كَثِيرٗا وَٱلذَّـٰكِرَٰتِ أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُم مَّغۡفِرَةٗ وَأَجۡرًا عَظِيمٗا

Muslimanëve dhe muslimaneve, edhe besimtarëve e besimtareve, edhe të degjueshmëve e të dëgjueshmeve, edhe të sinqertëve e të sinqertave, edhe durimtarëve e durimtareve, edhe të përulurëve e të përulurave, edhe mashkujve që japin sadakë, edhe femrave që japin sadakë, edhe meshkujve të cilët agjërojnë edhe femrave që agjërojnë, edhe meshkujve që kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet, edhe femrat që kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet, edhe meshkujve të cilët e përmendin shpesh All-llahun, si edhe femrave, All-llahu, me të vërtetë u ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh
Surah Al-Ahzab, Verse 35


وَمَا كَانَ لِمُؤۡمِنٖ وَلَا مُؤۡمِنَةٍ إِذَا قَضَى ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥٓ أَمۡرًا أَن يَكُونَ لَهُمُ ٱلۡخِيَرَةُ مِنۡ أَمۡرِهِمۡۗ وَمَن يَعۡصِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَقَدۡ ضَلَّ ضَلَٰلٗا مُّبِينٗا

Kur All-llahu dh Profeti i tij caktojnë diçka, atëherë as besimtari as besimtarja nuk kanë të drejtë të sillen sipas mënyrës së vet. Dhe kush nuk e dëgjon All-llahun dhe Profetin e tij ai me siguri ka humbur keq
Surah Al-Ahzab, Verse 36


وَإِذۡ تَقُولُ لِلَّذِيٓ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِ وَأَنۡعَمۡتَ عَلَيۡهِ أَمۡسِكۡ عَلَيۡكَ زَوۡجَكَ وَٱتَّقِ ٱللَّهَ وَتُخۡفِي فِي نَفۡسِكَ مَا ٱللَّهُ مُبۡدِيهِ وَتَخۡشَى ٱلنَّاسَ وَٱللَّهُ أَحَقُّ أَن تَخۡشَىٰهُۖ فَلَمَّا قَضَىٰ زَيۡدٞ مِّنۡهَا وَطَرٗا زَوَّجۡنَٰكَهَا لِكَيۡ لَا يَكُونَ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ حَرَجٞ فِيٓ أَزۡوَٰجِ أَدۡعِيَآئِهِمۡ إِذَا قَضَوۡاْ مِنۡهُنَّ وَطَرٗاۚ وَكَانَ أَمۡرُ ٱللَّهِ مَفۡعُولٗا

Ndërsa kur i thua atij, të cilit All-llahu i dhuroi të mira, edhe ti i ke bërë mirë: “Mbaje gruan tënde dhe frikësohu All-llahut!”, në vete ke fshehur atë që do ta sqarojë All-llahu, dhe, je frikësuar nga njerëzit, por All-llahu është më i denjë t’i frikësohesh. Dhe, meqë Zejdi kishte jetuar me të dhe ishte shkurorëzuar, ne e martuam me ty, në mënyrë që për besimtarët të mos jetë mëkat të martohen me gratë e të adaptuarëve të tyre pasi që ata të jenë ndarë; si e cakton All-llahu ashtu duhet të bëhet
Surah Al-Ahzab, Verse 37


مَّا كَانَ عَلَى ٱلنَّبِيِّ مِنۡ حَرَجٖ فِيمَا فَرَضَ ٱللَّهُ لَهُۥۖ سُنَّةَ ٱللَّهِ فِي ٱلَّذِينَ خَلَوۡاْ مِن قَبۡلُۚ وَكَانَ أَمۡرُ ٱللَّهِ قَدَرٗا مَّقۡدُورًا

Profeti nuk e ka mëkt të veprojë ashtu si ia ka ngarkuar All-llahu; ashtu ka qenë ligji i All-llahut edhe më herët, dhe urdhëri i All-llahut është i caktuar plotësisht
Surah Al-Ahzab, Verse 38


ٱلَّذِينَ يُبَلِّغُونَ رِسَٰلَٰتِ ٱللَّهِ وَيَخۡشَوۡنَهُۥ وَلَا يَخۡشَوۡنَ أَحَدًا إِلَّا ٱللَّهَۗ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ حَسِيبٗا

Për ata që kanë sjellë traktatet e All-llahut dhe i janë frikësuar atij dhe që askujt përveç All-llahut nuk i janë frikësuar. Ndërkaq mjafton që para All-llahut të jepet llogari
Surah Al-Ahzab, Verse 39


مَّا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَآ أَحَدٖ مِّن رِّجَالِكُمۡ وَلَٰكِن رَّسُولَ ٱللَّهِ وَخَاتَمَ ٱلنَّبِيِّـۧنَۗ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٗا

Muhammedi nuk është baba i askujt nga burrat tuaj, por është Profet i All-llahut dhe vulë e Profetëve. Pra All-llahu e di mirë çdo gjë
Surah Al-Ahzab, Verse 40


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ ذِكۡرٗا كَثِيرٗا

O besimtarë, kujtone shpesh All-llahun
Surah Al-Ahzab, Verse 41


وَسَبِّحُوهُ بُكۡرَةٗ وَأَصِيلًا

Dhe atë madhërone në mëngjes dhe në mbrëmje
Surah Al-Ahzab, Verse 42


هُوَ ٱلَّذِي يُصَلِّي عَلَيۡكُمۡ وَمَلَـٰٓئِكَتُهُۥ لِيُخۡرِجَكُم مِّنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِۚ وَكَانَ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ رَحِيمٗا

Ai ju bekon juve edhe engjujt e tij për t’ju nxjerrë nga terri në dritë. Ai është ndaj besimtarëve shumë i mëshirshëm
Surah Al-Ahzab, Verse 43


تَحِيَّتُهُمۡ يَوۡمَ يَلۡقَوۡنَهُۥ سَلَٰمٞۚ وَأَعَدَّ لَهُمۡ أَجۡرٗا كَرِيمٗا

Përshëndetja e tyre, atë ditë kur do ta takojnë, është: “Paqe”, kurse Ai atyre u ka përgatitur shpërblim fisnik
Surah Al-Ahzab, Verse 44


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ إِنَّآ أَرۡسَلۡنَٰكَ شَٰهِدٗا وَمُبَشِّرٗا وَنَذِيرٗا

O Profet, ne të kemi dërguar si dëshmitar dhe për të sjellë lajme të gëzueshme edhe si qortues
Surah Al-Ahzab, Verse 45


وَدَاعِيًا إِلَى ٱللَّهِ بِإِذۡنِهِۦ وَسِرَاجٗا مُّنِيرٗا

Dhe thirrës te All-llahu – me urdhërin e tij – si kandil që shkëlqen
Surah Al-Ahzab, Verse 46


وَبَشِّرِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ بِأَنَّ لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ فَضۡلٗا كَبِيرٗا

përgëzoji besimtarët se prej All-llahut do të kenë të mira të mëdha
Surah Al-Ahzab, Verse 47


وَلَا تُطِعِ ٱلۡكَٰفِرِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَدَعۡ أَذَىٰهُمۡ وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلٗا

Mos përfill as mosbesimtarët as hipokritët; lëri shqetësimet e tyre, por kij mbështetje në All-llahun. All-llahu është i mjaftueshëm për mbrojtës
Surah Al-Ahzab, Verse 48


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا نَكَحۡتُمُ ٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ ثُمَّ طَلَّقۡتُمُوهُنَّ مِن قَبۡلِ أَن تَمَسُّوهُنَّ فَمَا لَكُمۡ عَلَيۡهِنَّ مِنۡ عِدَّةٖ تَعۡتَدُّونَهَاۖ فَمَتِّعُوهُنَّ وَسَرِّحُوهُنَّ سَرَاحٗا جَمِيلٗا

O besimtarë, kur të martoheni me besimtare, e pastaj ato akoma pa i prekur i lëshoni, ato nuk janë të detyruara të presin kohën e caktuar – iddetin, por shpërbleni dhe përcillni si është më mirë
Surah Al-Ahzab, Verse 49


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ إِنَّآ أَحۡلَلۡنَا لَكَ أَزۡوَٰجَكَ ٱلَّـٰتِيٓ ءَاتَيۡتَ أُجُورَهُنَّ وَمَا مَلَكَتۡ يَمِينُكَ مِمَّآ أَفَآءَ ٱللَّهُ عَلَيۡكَ وَبَنَاتِ عَمِّكَ وَبَنَاتِ عَمَّـٰتِكَ وَبَنَاتِ خَالِكَ وَبَنَاتِ خَٰلَٰتِكَ ٱلَّـٰتِي هَاجَرۡنَ مَعَكَ وَٱمۡرَأَةٗ مُّؤۡمِنَةً إِن وَهَبَتۡ نَفۡسَهَا لِلنَّبِيِّ إِنۡ أَرَادَ ٱلنَّبِيُّ أَن يَسۡتَنكِحَهَا خَالِصَةٗ لَّكَ مِن دُونِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۗ قَدۡ عَلِمۡنَا مَا فَرَضۡنَا عَلَيۡهِمۡ فِيٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ وَمَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ لِكَيۡلَا يَكُونَ عَلَيۡكَ حَرَجٞۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا

O Profet, Ne të kemi lejuar që gra tuat të jenë ato të cilave u ke dhënë dhuratat e tyre të kurorës, edhe ato që i ke nën mbikqyrjen tënde, që t’i ka dhënë All-llahu nga konfiskimi, edhe vajzat e xhaxhallarëve të tu, edhe vajzat e hallave, edhe vajzat e dajëve, edhe vajzat e tezeve tua, të cilat janë shpërngulur me ty, - vetëm ty e jo edhe besimtarëve të tjerë – gruan besimtare e cila veten ia dhuron Profetit, nëse Profeti don të martohet me të, ashtu që ti nuk e ke mëkat. Ne e dimë se çka u kemi bërë obligim atyre përkitazi me gratë e tyre dhe lidhur me ato që janë në posedimin e tyre, kurse All-llahu fal dhe është i mëshirshëm
Surah Al-Ahzab, Verse 50


۞تُرۡجِي مَن تَشَآءُ مِنۡهُنَّ وَتُـٔۡوِيٓ إِلَيۡكَ مَن تَشَآءُۖ وَمَنِ ٱبۡتَغَيۡتَ مِمَّنۡ عَزَلۡتَ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكَۚ ذَٰلِكَ أَدۡنَىٰٓ أَن تَقَرَّ أَعۡيُنُهُنَّ وَلَا يَحۡزَنَّ وَيَرۡضَيۡنَ بِمَآ ءَاتَيۡتَهُنَّ كُلُّهُنَّۚ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا فِي قُلُوبِكُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَلِيمٗا

Mund t’i refuzosh cilat të duash prej tyre dhe mund ta afrosh tek ti atë që do ti; dhe mundesh të kërkosh atë që e ke larguar, nuk bënë mëkat. Kështu më së lehti do të jenë të gëzueshme dhe nuk do të jenë të pikëlluara; dhe kështu do të jenë të kënaqura të gjitha me atë që ti u jep – kurse All-llahu e di se çka ka në zemrat tuaja. All-llahu është i dijshëm dhe është i butë
Surah Al-Ahzab, Verse 51


لَّا يَحِلُّ لَكَ ٱلنِّسَآءُ مِنۢ بَعۡدُ وَلَآ أَن تَبَدَّلَ بِهِنَّ مِنۡ أَزۡوَٰجٖ وَلَوۡ أَعۡجَبَكَ حُسۡنُهُنَّ إِلَّا مَا مَلَكَتۡ يَمِينُكَۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ رَّقِيبٗا

Prej tani nuk i ke të lejuara gratë tjera, e as në vend të tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur bukuria e tyre të të mahnisë, përveç atyre që janë robëresha tua. Ndërkaq All-llahu mbi gjithçka vigjilon
Surah Al-Ahzab, Verse 52


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَدۡخُلُواْ بُيُوتَ ٱلنَّبِيِّ إِلَّآ أَن يُؤۡذَنَ لَكُمۡ إِلَىٰ طَعَامٍ غَيۡرَ نَٰظِرِينَ إِنَىٰهُ وَلَٰكِنۡ إِذَا دُعِيتُمۡ فَٱدۡخُلُواْ فَإِذَا طَعِمۡتُمۡ فَٱنتَشِرُواْ وَلَا مُسۡتَـٔۡنِسِينَ لِحَدِيثٍۚ إِنَّ ذَٰلِكُمۡ كَانَ يُؤۡذِي ٱلنَّبِيَّ فَيَسۡتَحۡيِۦ مِنكُمۡۖ وَٱللَّهُ لَا يَسۡتَحۡيِۦ مِنَ ٱلۡحَقِّۚ وَإِذَا سَأَلۡتُمُوهُنَّ مَتَٰعٗا فَسۡـَٔلُوهُنَّ مِن وَرَآءِ حِجَابٖۚ ذَٰلِكُمۡ أَطۡهَرُ لِقُلُوبِكُمۡ وَقُلُوبِهِنَّۚ وَمَا كَانَ لَكُمۡ أَن تُؤۡذُواْ رَسُولَ ٱللَّهِ وَلَآ أَن تَنكِحُوٓاْ أَزۡوَٰجَهُۥ مِنۢ بَعۡدِهِۦٓ أَبَدًاۚ إِنَّ ذَٰلِكُمۡ كَانَ عِندَ ٱللَّهِ عَظِيمًا

O besimtarë! Mos hyni në shtëpiat e profetëve, përveç kur t’iu lejohet për të ngrënë, mirëpo ju të pritni derisa të përgatitet; tek atëherë kur të thirreni – atëherë hyni, e pasi të hani shpërndahuni pa u lëshuar në bisedë me njëri-tjetrin. Ajo e pengon Profetin, por i vjen turp prej jush, kurse All-llahu nuk i turpërohet së vërtetës. Po nëse kërkoni ndonjë send prej tyre, kërkone atë pas ndonjë perdeje. Kjo është më e pastër edhe për ju edhe për zemrat e tyre. Nuk ju lejohet ta shqetësoni Profetin e All-llahut e as që të martoheni kurrë me gratë e tij, pas vdekjes së tij! Ajo, me të vërtetë, te All-llahu do të ishte mëkat i madh
Surah Al-Ahzab, Verse 53


إِن تُبۡدُواْ شَيۡـًٔا أَوۡ تُخۡفُوهُ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٗا

E shprehni ju atë haptazi apo e mbani fsheht në vete, njëlloj, All-llahu i di të gjitha
Surah Al-Ahzab, Verse 54


لَّا جُنَاحَ عَلَيۡهِنَّ فِيٓ ءَابَآئِهِنَّ وَلَآ أَبۡنَآئِهِنَّ وَلَآ إِخۡوَٰنِهِنَّ وَلَآ أَبۡنَآءِ إِخۡوَٰنِهِنَّ وَلَآ أَبۡنَآءِ أَخَوَٰتِهِنَّ وَلَا نِسَآئِهِنَّ وَلَا مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُنَّۗ وَٱتَّقِينَ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدًا

Ato nuk bëjnë mëkate (të jenë të zbuluara) para etërve të tyre, edhe djemve të tyre, edhe vëllezërve të tyre, djemve të vëllezërve të tyre, djemve të motrave të tyre, edhe para grave, edhe para robëreshave të tyre. Dhe frikësohuni All-llahut sepse All-llahu me të vërtetë është dëshmitar i çdo sendi
Surah Al-Ahzab, Verse 55


إِنَّ ٱللَّهَ وَمَلَـٰٓئِكَتَهُۥ يُصَلُّونَ عَلَى ٱلنَّبِيِّۚ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ صَلُّواْ عَلَيۡهِ وَسَلِّمُواْ تَسۡلِيمًا

All-llahu dhe engjujt e tij e bekojnë Profetin. O besimtarë, bekojeni dhe dorëzohuni plotësisht
Surah Al-Ahzab, Verse 56


إِنَّ ٱلَّذِينَ يُؤۡذُونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ لَعَنَهُمُ ٱللَّهُ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِ وَأَعَدَّ لَهُمۡ عَذَابٗا مُّهِينٗا

Ata të cilët po e fyejnë All-llahun dhe Profetin e tij, All-llahu do t’i mallkojë në këtë dhe në botën tjetër; atyre u ka përgatitur vuajtje të turpshme
Surah Al-Ahzab, Verse 57


وَٱلَّذِينَ يُؤۡذُونَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ بِغَيۡرِ مَا ٱكۡتَسَبُواْ فَقَدِ ٱحۡتَمَلُواْ بُهۡتَٰنٗا وَإِثۡمٗا مُّبِينٗا

Kurse ata, të cilët, i ofendojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetëm me shpifje dhe mëkate haptazi
Surah Al-Ahzab, Verse 58


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ قُل لِّأَزۡوَٰجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَآءِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ يُدۡنِينَ عَلَيۡهِنَّ مِن جَلَٰبِيبِهِنَّۚ ذَٰلِكَ أَدۡنَىٰٓ أَن يُعۡرَفۡنَ فَلَا يُؤۡذَيۡنَۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا

O profet, thuaju grave tua, edhe vajzave tua, edhe grave të besimtarëve le t’i lëshojnë mbulesat e veta. Ashtu do të dallohen më mirë dhe nuk do të jenë objekt ofendimi. Ndërkaq All-llahu fal dhe është i gjithmëshirshëm
Surah Al-Ahzab, Verse 59


۞لَّئِن لَّمۡ يَنتَهِ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ وَٱلۡمُرۡجِفُونَ فِي ٱلۡمَدِينَةِ لَنُغۡرِيَنَّكَ بِهِمۡ ثُمَّ لَا يُجَاوِرُونَكَ فِيهَآ إِلَّا قَلِيلٗا

Në qoftë se hipokritët dhe ata, zemrat e të cilëve janë të sëmura, edhe ata që përhapin gënjeshtra nëpër qytet – nuk heqin dorë, ne ty do të disponojmë kundër tyre dhe ata vetëm pak do të jenë si fqinjë tu
Surah Al-Ahzab, Verse 60


مَّلۡعُونِينَۖ أَيۡنَمَا ثُقِفُوٓاْ أُخِذُواْ وَقُتِّلُواْ تَقۡتِيلٗا

Të mallkuar! Kudo që gjenden le të zihen dhe të vriten e të mbyten
Surah Al-Ahzab, Verse 61


سُنَّةَ ٱللَّهِ فِي ٱلَّذِينَ خَلَوۡاْ مِن قَبۡلُۖ وَلَن تَجِدَ لِسُنَّةِ ٱللَّهِ تَبۡدِيلٗا

Sipas ligjit të All-llahut, i cili ka qenë i vlefshëm edhe më parë! Pra, ti nuk mund t’i gjesh ndryshime ligjit të All-llahut
Surah Al-Ahzab, Verse 62


يَسۡـَٔلُكَ ٱلنَّاسُ عَنِ ٱلسَّاعَةِۖ قُلۡ إِنَّمَا عِلۡمُهَا عِندَ ٱللَّهِۚ وَمَا يُدۡرِيكَ لَعَلَّ ٱلسَّاعَةَ تَكُونُ قَرِيبًا

Njerëzit të pyesin për ditën e gjykimit! Thuaju: “Atë vetëm All-llahu e di”. Ku ta dish, ndoshta është afër dita e kijametit
Surah Al-Ahzab, Verse 63


إِنَّ ٱللَّهَ لَعَنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ وَأَعَدَّ لَهُمۡ سَعِيرًا

Me të vërtetë All-llahu i ka mallkuar mosbesimtarët dhe u ka përgatitur zjarr të fortë e të këndellur
Surah Al-Ahzab, Verse 64


خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۖ لَّا يَجِدُونَ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا

Aty do të mbesin përgjithmonë; nuk do të gjejnë as ndihmëtarë e as mbrojtës
Surah Al-Ahzab, Verse 65


يَوۡمَ تُقَلَّبُ وُجُوهُهُمۡ فِي ٱلنَّارِ يَقُولُونَ يَٰلَيۡتَنَآ أَطَعۡنَا ٱللَّهَ وَأَطَعۡنَا ٱلرَّسُولَا۠

Atë ditë kur fytyrat e tyre do të përdridhen në zjarr, do të thonë: “Oh sikur t’i ishim përulur All-llahut dhe ta kishim respektuar Profetin!”
Surah Al-Ahzab, Verse 66


وَقَالُواْ رَبَّنَآ إِنَّآ أَطَعۡنَا سَادَتَنَا وَكُبَرَآءَنَا فَأَضَلُّونَا ٱلسَّبِيلَا۠

Dhe do të thonë: “O Zoti ynë, u jemi përulur zotërive dhe kujdestarëve tanë, andaj ata na kanë humbur rrugën
Surah Al-Ahzab, Verse 67


رَبَّنَآ ءَاتِهِمۡ ضِعۡفَيۡنِ مِنَ ٱلۡعَذَابِ وَٱلۡعَنۡهُمۡ لَعۡنٗا كَبِيرٗا

Zoti ynë, jepu atyre vuajtje të dyfisht dhe mallkoj me një mallkim të madh!”
Surah Al-Ahzab, Verse 68


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ ءَاذَوۡاْ مُوسَىٰ فَبَرَّأَهُ ٱللَّهُ مِمَّا قَالُواْۚ وَكَانَ عِندَ ٱللَّهِ وَجِيهٗا

O besimtarë, mos u bëni sikur ata të cilët e kanë shqetësuar Musanë, por atë All-llahu e liroi nga ajo që ata flisnin, dhe ai te All-llahu është faqebardhë – ka autoritet
Surah Al-Ahzab, Verse 69


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَقُولُواْ قَوۡلٗا سَدِيدٗا

O besimtarë, frikësohuni prej All-llahut dhe flisni vetëm të vërtetën
Surah Al-Ahzab, Verse 70


يُصۡلِحۡ لَكُمۡ أَعۡمَٰلَكُمۡ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡ ذُنُوبَكُمۡۗ وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَقَدۡ فَازَ فَوۡزًا عَظِيمًا

Ai juve do t’ju shpërblejë për veprat tuaja të mira dhe do t’ua falë mëkatet, kurse ai i cili i përulet All-llahut dhe Profetit të tij, ai arrin fitore të madhe
Surah Al-Ahzab, Verse 71


إِنَّا عَرَضۡنَا ٱلۡأَمَانَةَ عَلَى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَٱلۡجِبَالِ فَأَبَيۡنَ أَن يَحۡمِلۡنَهَا وَأَشۡفَقۡنَ مِنۡهَا وَحَمَلَهَا ٱلۡإِنسَٰنُۖ إِنَّهُۥ كَانَ ظَلُومٗا جَهُولٗا

Ne u kemi dhënë obligim qiejve, tokës dhe maleve, por ato refuzuan të pranojnë këtë se u frikësuan, kurse njeriu e mori mbi vete. Ai me të vërtetë është i pa drejtë dhe injroant
Surah Al-Ahzab, Verse 72


لِّيُعَذِّبَ ٱللَّهُ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتِ وَٱلۡمُشۡرِكِينَ وَٱلۡمُشۡرِكَٰتِ وَيَتُوبَ ٱللَّهُ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمَۢا

Në mënyrë që All-llahu t’i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, politeistët dhe politeistet, kurse besimtarët dhe besimtaret t’i falë. All-llahu fal dhe është i gjithmëshirshëm
Surah Al-Ahzab, Verse 73


Author: Feti Mehdiu


<< Surah 32
>> Surah 34

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai