Surah Al-Ahzab Verse 50 - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi
Surah Al-Ahzabيَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ إِنَّآ أَحۡلَلۡنَا لَكَ أَزۡوَٰجَكَ ٱلَّـٰتِيٓ ءَاتَيۡتَ أُجُورَهُنَّ وَمَا مَلَكَتۡ يَمِينُكَ مِمَّآ أَفَآءَ ٱللَّهُ عَلَيۡكَ وَبَنَاتِ عَمِّكَ وَبَنَاتِ عَمَّـٰتِكَ وَبَنَاتِ خَالِكَ وَبَنَاتِ خَٰلَٰتِكَ ٱلَّـٰتِي هَاجَرۡنَ مَعَكَ وَٱمۡرَأَةٗ مُّؤۡمِنَةً إِن وَهَبَتۡ نَفۡسَهَا لِلنَّبِيِّ إِنۡ أَرَادَ ٱلنَّبِيُّ أَن يَسۡتَنكِحَهَا خَالِصَةٗ لَّكَ مِن دُونِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۗ قَدۡ عَلِمۡنَا مَا فَرَضۡنَا عَلَيۡهِمۡ فِيٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ وَمَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ لِكَيۡلَا يَكُونَ عَلَيۡكَ حَرَجٞۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا
O Pejgamber, Na të kemi lejuar ty që gratë tuaja të jenë ato të cilave u ke dhënë dhurtat e kurorëzimit, dhe ato që i ke në pushtetin tënd (skllavet), të cilat t’i ka dhënë ty Perëndia (si kompensim të luftës), dhe vajzat e axhës tënd, dhe vajzat e hallës tënde, dhe vajzat e dajës tënd, dhe vajzat e tezës tënde, të cilat emigruan bashkë me ty, dhe gruan – besimtare, nëse ajo e dhuron veten për pejgamberin – e nëse pejgamberi don të martohet me te; (kjo e fundit është) vetëm për ty. Na, gjithsesi, dimë çka u kemi caktuar atyre (muslimanëve) për gratë e tyre dhe për ato që gjenden nën pushtetin e tyre, që për ty të mos ketë brengosje e ngushtesë. – E, Perëndia është falës dhe mëshirues