Surah Al-Ahzab Verse 53 - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi
Surah Al-Ahzabيَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَدۡخُلُواْ بُيُوتَ ٱلنَّبِيِّ إِلَّآ أَن يُؤۡذَنَ لَكُمۡ إِلَىٰ طَعَامٍ غَيۡرَ نَٰظِرِينَ إِنَىٰهُ وَلَٰكِنۡ إِذَا دُعِيتُمۡ فَٱدۡخُلُواْ فَإِذَا طَعِمۡتُمۡ فَٱنتَشِرُواْ وَلَا مُسۡتَـٔۡنِسِينَ لِحَدِيثٍۚ إِنَّ ذَٰلِكُمۡ كَانَ يُؤۡذِي ٱلنَّبِيَّ فَيَسۡتَحۡيِۦ مِنكُمۡۖ وَٱللَّهُ لَا يَسۡتَحۡيِۦ مِنَ ٱلۡحَقِّۚ وَإِذَا سَأَلۡتُمُوهُنَّ مَتَٰعٗا فَسۡـَٔلُوهُنَّ مِن وَرَآءِ حِجَابٖۚ ذَٰلِكُمۡ أَطۡهَرُ لِقُلُوبِكُمۡ وَقُلُوبِهِنَّۚ وَمَا كَانَ لَكُمۡ أَن تُؤۡذُواْ رَسُولَ ٱللَّهِ وَلَآ أَن تَنكِحُوٓاْ أَزۡوَٰجَهُۥ مِنۢ بَعۡدِهِۦٓ أَبَدًاۚ إِنَّ ذَٰلِكُمۡ كَانَ عِندَ ٱللَّهِ عَظِيمًا
O besimtarë, mos hyni në dhomat e Pejgamberit, përveç nëse u lejohet juve për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit); vetëm kur t’ju thërrasin, atëherë hyni dhe pasi të hani, shpërndahuni pa biseduar me njëri-tjetrin. Kjo (ndalja), me të vërtetë, e shqetësonte Pejgamberin, e ai turpërohej (që t’jua thotë këtë); e Perëndia nuk turpërohet që t’ju thotë të vërtetën. E, kur të kërkoni prej atyre diçka, kërkoni (atë) prapa perdes. Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyreve. Juve nuk u lejohet që ta shqetësoni Pejgamberin e Perëndisë, as që t’i kurorëzoni gratë e tij – kurrë pas tij. Kjo, me të vërtetë, te Perëndia është mëkat i madh