UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Sad - Albanian Translation by Sherif Ahmeti


صٓۚ وَٱلۡقُرۡءَانِ ذِي ٱلذِّكۡرِ

Sad. Pasha Kur’anin që është përplot përkujtime (është i famshëm dhe s’ka dyshim se është mrekulli)
Surah Sad, Verse 1


بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي عِزَّةٖ وَشِقَاقٖ

Por ata që nuk besuan janë në kryeneçsi e kundërshtim
Surah Sad, Verse 2


كَمۡ أَهۡلَكۡنَا مِن قَبۡلِهِم مِّن قَرۡنٖ فَنَادَواْ وَّلَاتَ حِينَ مَنَاصٖ

Sa gjenerata para tyre i kemi asgjësuar, të cilët lutën për shpëtim, po nuk ishte koha e shpëtimit
Surah Sad, Verse 3


وَعَجِبُوٓاْ أَن جَآءَهُم مُّنذِرٞ مِّنۡهُمۡۖ وَقَالَ ٱلۡكَٰفِرُونَ هَٰذَا سَٰحِرٞ كَذَّابٌ

Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: “Ky është magjistar, rrenës”
Surah Sad, Verse 4


أَجَعَلَ ٱلۡأٓلِهَةَ إِلَٰهٗا وَٰحِدًاۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَيۡءٌ عُجَابٞ

A mendon ai t’i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme
Surah Sad, Verse 5


وَٱنطَلَقَ ٱلۡمَلَأُ مِنۡهُمۡ أَنِ ٱمۡشُواْ وَٱصۡبِرُواْ عَلَىٰٓ ءَالِهَتِكُمۡۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَيۡءٞ يُرَادُ

Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo është një gjë e kurdisur
Surah Sad, Verse 6


مَا سَمِعۡنَا بِهَٰذَا فِي ٱلۡمِلَّةِ ٱلۡأٓخِرَةِ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا ٱخۡتِلَٰقٌ

Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në popullin (në fenë) e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim
Surah Sad, Verse 7


أَءُنزِلَ عَلَيۡهِ ٱلذِّكۡرُ مِنۢ بَيۡنِنَاۚ بَلۡ هُمۡ فِي شَكّٖ مِّن ذِكۡرِيۚ بَل لَّمَّا يَذُوقُواْ عَذَابِ

A mos atij, nga mesi ynë, iu zbrit Kur’ani? Jo, por ata janë në dyshimndaj Kur’anit Tim, por për shkak se ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim
Surah Sad, Verse 8


أَمۡ عِندَهُمۡ خَزَآئِنُ رَحۡمَةِ رَبِّكَ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡوَهَّابِ

A mos ata i kanë depotë e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit
Surah Sad, Verse 9


أَمۡ لَهُم مُّلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَاۖ فَلۡيَرۡتَقُواْ فِي ٱلۡأَسۡبَٰبِ

A mos është i tyre pushteti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre? Pra, le të rreken me shkaqet (deri në qiell e të komandojnë)
Surah Sad, Verse 10


جُندٞ مَّا هُنَالِكَ مَهۡزُومٞ مِّنَ ٱلۡأَحۡزَابِ

(Ata janë) Një ushtri e grupacioneve që është aty, ajo është e thyer
Surah Sad, Verse 11


كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَعَادٞ وَفِرۡعَوۡنُ ذُو ٱلۡأَوۡتَادِ

Përgënjedhtruan para tyre populli i Nuhut, Adi dhe Firavni i ngrehinave të mëdha
Surah Sad, Verse 12


وَثَمُودُ وَقَوۡمُ لُوطٖ وَأَصۡحَٰبُ لۡـَٔيۡكَةِۚ أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلۡأَحۡزَابُ

(Përgënjeshtruan) Edhe Themudi, edhe populli i Lutit dhe banorët e Ejkes. Ato ishin grupacione (kundërshtare)
Surah Sad, Verse 13


إِن كُلٌّ إِلَّا كَذَّبَ ٱلرُّسُلَ فَحَقَّ عِقَابِ

Secili prej tyre përgënjeshtroi të dërguarit, andaj i gjeti dënimi Im
Surah Sad, Verse 14


وَمَا يَنظُرُ هَـٰٓؤُلَآءِ إِلَّا صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ مَّا لَهَا مِن فَوَاقٖ

Po edhe këta nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një ushtimë që nuk ka të përsëritur
Surah Sad, Verse 15


وَقَالُواْ رَبَّنَا عَجِّل لَّنَا قِطَّنَا قَبۡلَ يَوۡمِ ٱلۡحِسَابِ

Ata edhe thanë: “Zoti ynë, ngutna pjesën tonë para ditës së përgjegjësisë (të gjykimit)!”
Surah Sad, Verse 16


ٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَٱذۡكُرۡ عَبۡدَنَا دَاوُۥدَ ذَا ٱلۡأَيۡدِۖ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ

Ti duro ndaj asaj që thonë ata, dhe përkujtorobin Tonë Davudin, të fuqishmin (në fe e trup), vërtet ai gjithnjë i drejtohej All-llahut
Surah Sad, Verse 17


إِنَّا سَخَّرۡنَا ٱلۡجِبَالَ مَعَهُۥ يُسَبِّحۡنَ بِٱلۡعَشِيِّ وَٱلۡإِشۡرَاقِ

Ne ia nënshtruam kodrat që së bashku që së bashku me të bënin tesbihë mbrëmje e mëngjes
Surah Sad, Verse 18


وَٱلطَّيۡرَ مَحۡشُورَةٗۖ كُلّٞ لَّهُۥٓ أَوَّابٞ

Edhe shpezët e tubuara, të gjitha, vetëm Atij i ishin drejtuar
Surah Sad, Verse 19


وَشَدَدۡنَا مُلۡكَهُۥ وَءَاتَيۡنَٰهُ ٱلۡحِكۡمَةَ وَفَصۡلَ ٱلۡخِطَابِ

Ne ia forcuam edhe sundimin atij, i dhamë mençuri dhe aftësi në gjykime
Surah Sad, Verse 20


۞وَهَلۡ أَتَىٰكَ نَبَؤُاْ ٱلۡخَصۡمِ إِذۡ تَسَوَّرُواْ ٱلۡمِحۡرَابَ

A të ka arritur lajmi i palëve ndërgjykuese, kur kaluan prej së larti në dhomën ku lutej
Surah Sad, Verse 21


إِذۡ دَخَلُواْ عَلَىٰ دَاوُۥدَ فَفَزِعَ مِنۡهُمۡۖ قَالُواْ لَا تَخَفۡۖ خَصۡمَانِ بَغَىٰ بَعۡضُنَا عَلَىٰ بَعۡضٖ فَٱحۡكُم بَيۡنَنَا بِٱلۡحَقِّ وَلَا تُشۡطِطۡ وَٱهۡدِنَآ إِلَىٰ سَوَآءِ ٱلصِّرَٰطِ

Kur hynë te Davudi, ai u frikësua prej tyre, po ata i thanë: “Mos ke frikë, ne jemi dy palë në kundërshtim që i kemi bërë padrejtë njëri-tjetrit, ndaj gjyko me drejtësi mes nesh e mos shmang, dhe udhëzona në rrugë të drejtë”
Surah Sad, Verse 22


إِنَّ هَٰذَآ أَخِي لَهُۥ تِسۡعٞ وَتِسۡعُونَ نَعۡجَةٗ وَلِيَ نَعۡجَةٞ وَٰحِدَةٞ فَقَالَ أَكۡفِلۡنِيهَا وَعَزَّنِي فِي ٱلۡخِطَابِ

Ky miku im i ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa un ë kam vetëm një dhe dhe më ka thënë: “Ma ler mua ta posedoj atë! “Dhe më rëndoi e më mundi me fjalë!”
Surah Sad, Verse 23


قَالَ لَقَدۡ ظَلَمَكَ بِسُؤَالِ نَعۡجَتِكَ إِلَىٰ نِعَاجِهِۦۖ وَإِنَّ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلۡخُلَطَآءِ لَيَبۡغِي بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٍ إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ وَقَلِيلٞ مَّا هُمۡۗ وَظَنَّ دَاوُۥدُ أَنَّمَا فَتَنَّـٰهُ فَٱسۡتَغۡفَرَ رَبَّهُۥ وَخَرَّۤ رَاكِعٗاۤ وَأَنَابَ۩

Ai (Davudi) tha: “Ai ka bërë padrejtë ndaj teje me kërkimin e deles tënde (për t’ia bashkuar) te delet e veta. Është e vërtetë se shumica prej otakëve i bëjnë padrejtë njëri-tjetrit, me përjashtim të atyre që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, por të tillë janë pak!” e Davudi mendoi se Ne kemi vënë në sprovë atë, andaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra i përkulur dhe u pendua
Surah Sad, Verse 24


فَغَفَرۡنَا لَهُۥ ذَٰلِكَۖ وَإِنَّ لَهُۥ عِندَنَا لَزُلۡفَىٰ وَحُسۡنَ مَـَٔابٖ

Ne atë ia falë, atijdhe ai është i afërt te Ne dhe ka përfundim (ardhmëri) të mirë
Surah Sad, Verse 25


يَٰدَاوُۥدُ إِنَّا جَعَلۡنَٰكَ خَلِيفَةٗ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱحۡكُم بَيۡنَ ٱلنَّاسِ بِٱلۡحَقِّ وَلَا تَتَّبِعِ ٱلۡهَوَىٰ فَيُضِلَّكَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَضِلُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدُۢ بِمَا نَسُواْ يَوۡمَ ٱلۡحِسَابِ

O Davud: “Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato ë shmangin prej rrugës së All-llahu. Ata që largohen prej rrugës së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë”
Surah Sad, Verse 26


وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَآءَ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا بَٰطِلٗاۚ ذَٰلِكَ ظَنُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۚ فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنَ ٱلنَّارِ

Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëlllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan
Surah Sad, Verse 27


أَمۡ نَجۡعَلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ كَٱلۡمُفۡسِدِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِ أَمۡ نَجۡعَلُ ٱلۡمُتَّقِينَ كَٱلۡفُجَّارِ

A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojnë njësoj si të ruajturit prej të këqiave, si ata që janë mëkatarë
Surah Sad, Verse 28


كِتَٰبٌ أَنزَلۡنَٰهُ إِلَيۡكَ مُبَٰرَكٞ لِّيَدَّبَّرُوٓاْ ءَايَٰتِهِۦ وَلِيَتَذَكَّرَ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ

(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend
Surah Sad, Verse 29


وَوَهَبۡنَا لِدَاوُۥدَ سُلَيۡمَٰنَۚ نِعۡمَ ٱلۡعَبۡدُ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ

Ne Davudit i falëm Sulejmanin, rob shumë i mirë dhe shumë i kthyer nga Zoti
Surah Sad, Verse 30


إِذۡ عُرِضَ عَلَيۡهِ بِٱلۡعَشِيِّ ٱلصَّـٰفِنَٰتُ ٱلۡجِيَادُ

Kur në një parambrëmje iu shfaqën atij kuaj që, kur ishin të ndalur, rrinin gatitu në tri këmbë, e ishin edhe shumë të shpejtë
Surah Sad, Verse 31


فَقَالَ إِنِّيٓ أَحۡبَبۡتُ حُبَّ ٱلۡخَيۡرِ عَن ذِكۡرِ رَبِّي حَتَّىٰ تَوَارَتۡ بِٱلۡحِجَابِ

E ai tha: “Unë i dhashë përparësi dashurisë së kuajve, ndaj Zotit tim, derisa (dielli) e fsheh dhe perëndoi”
Surah Sad, Verse 32


رُدُّوهَا عَلَيَّۖ فَطَفِقَ مَسۡحَۢا بِٱلسُّوقِ وَٱلۡأَعۡنَاقِ

“M’i ktheni ata mua!” Atëherë filloi t’u mësjojë këmbëve e qafave
Surah Sad, Verse 33


وَلَقَدۡ فَتَنَّا سُلَيۡمَٰنَ وَأَلۡقَيۡنَا عَلَىٰ كُرۡسِيِّهِۦ جَسَدٗا ثُمَّ أَنَابَ

Ne e sprovuam Sulejmanin dhe e mbajtëm në postin e tij si një trup, e pastaj u rikthye n gjendjen në jendjen e parë
Surah Sad, Verse 34


قَالَ رَبِّ ٱغۡفِرۡ لِي وَهَبۡ لِي مُلۡكٗا لَّا يَنۢبَغِي لِأَحَدٖ مِّنۢ بَعۡدِيٓۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡوَهَّابُ

Tha: “Zoti im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do të ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh
Surah Sad, Verse 35


فَسَخَّرۡنَا لَهُ ٱلرِّيحَ تَجۡرِي بِأَمۡرِهِۦ رُخَآءً حَيۡثُ أَصَابَ

Ne ia nënshtruam erën që, sipas urdhërit të tij, ajo të ecën lehtë dhe nga të dëshirojë ai
Surah Sad, Verse 36


وَٱلشَّيَٰطِينَ كُلَّ بَنَّآءٖ وَغَوَّاصٖ

Ndërsa djajtë (ia nënshtruam) për çdo ndërtim dhe zhytje në ujë
Surah Sad, Verse 37


وَءَاخَرِينَ مُقَرَّنِينَ فِي ٱلۡأَصۡفَادِ

Dhe të tjerët (djaj) që ishin të lidhur në panga
Surah Sad, Verse 38


هَٰذَا عَطَآؤُنَا فَٱمۡنُنۡ أَوۡ أَمۡسِكۡ بِغَيۡرِ حِسَابٖ

Ky është shpërblimi Ynë, e ti dhuro ose mos dhuro, për këtë nuk përgjigjesh
Surah Sad, Verse 39


وَإِنَّ لَهُۥ عِندَنَا لَزُلۡفَىٰ وَحُسۡنَ مَـَٔابٖ

Ai vërtet ka vend të lartë te Ne dhe ardhmëri të mirë
Surah Sad, Verse 40


وَٱذۡكُرۡ عَبۡدَنَآ أَيُّوبَ إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَسَّنِيَ ٱلشَّيۡطَٰنُ بِنُصۡبٖ وَعَذَابٍ

Përkujto edhe robin tonë Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit të vet: “Djalli më ka goditur me mundim e dhembje!”
Surah Sad, Verse 41


ٱرۡكُضۡ بِرِجۡلِكَۖ هَٰذَا مُغۡتَسَلُۢ بَارِدٞ وَشَرَابٞ

Bjeri me këmbën tënde tokës! Ky është (ujë) i ftohtë, lahesh dhe pi
Surah Sad, Verse 42


وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ أَهۡلَهُۥ وَمِثۡلَهُم مَّعَهُمۡ رَحۡمَةٗ مِّنَّا وَذِكۡرَىٰ لِأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ

E nga mëshira Jonë dhe mësim për ata që kanë menduar, Ne ia falëm familjen e tij dhe po aq sa ishin ata
Surah Sad, Verse 43


وَخُذۡ بِيَدِكَ ضِغۡثٗا فَٱضۡرِب بِّهِۦ وَلَا تَحۡنَثۡۗ إِنَّا وَجَدۡنَٰهُ صَابِرٗاۚ نِّعۡمَ ٱلۡعَبۡدُ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٞ

E, merre me dorën tënde njëdeng thupra dhe bjeri me të, e mos e thyej betimin! Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob shumë i mirë ishte ai dhe i kthyer te Zoti
Surah Sad, Verse 44


وَٱذۡكُرۡ عِبَٰدَنَآ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ أُوْلِي ٱلۡأَيۡدِي وَٱلۡأَبۡصَٰرِ

Përkujto robërit tanë Ibrahimin, Is-hakun, Jakubin që ishin të fortë në zbatimin e detyrave dhe largpamës në fe
Surah Sad, Verse 45


إِنَّآ أَخۡلَصۡنَٰهُم بِخَالِصَةٖ ذِكۡرَى ٱلدَّارِ

ne i pajisëm ata me një virtyt të posaçëm, me përkujtim ndaj botës tjetër
Surah Sad, Verse 46


وَإِنَّهُمۡ عِندَنَا لَمِنَ ٱلۡمُصۡطَفَيۡنَ ٱلۡأَخۡيَارِ

S’ka dyshim se ata ishin te Ne prej të zgjedhurve më të mirë
Surah Sad, Verse 47


وَٱذۡكُرۡ إِسۡمَٰعِيلَ وَٱلۡيَسَعَ وَذَا ٱلۡكِفۡلِۖ وَكُلّٞ مِّنَ ٱلۡأَخۡيَارِ

Përkujto Ismajlin, Eljesan, Dhelkiflin, që të gjithë prej të zgjedhurve
Surah Sad, Verse 48


هَٰذَا ذِكۡرٞۚ وَإِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ لَحُسۡنَ مَـَٔابٖ

Ky është një përkujtim. E është e sigurt se ata që janë të ruajtur, kanë një ardhmëri të mirë
Surah Sad, Verse 49


جَنَّـٰتِ عَدۡنٖ مُّفَتَّحَةٗ لَّهُمُ ٱلۡأَبۡوَٰبُ

Xhennetet e Adnit janë me dyer të hapura për ata
Surah Sad, Verse 50


مُتَّكِـِٔينَ فِيهَا يَدۡعُونَ فِيهَا بِفَٰكِهَةٖ كَثِيرَةٖ وَشَرَابٖ

Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë dhe të kërkojnë emë e pije të llojeve të ndryshme
Surah Sad, Verse 51


۞وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ أَتۡرَابٌ

Ata kanë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe
Surah Sad, Verse 52


هَٰذَا مَا تُوعَدُونَ لِيَوۡمِ ٱلۡحِسَابِ

Këto janë ato që premtoheshit për ditën e llogarisë
Surah Sad, Verse 53


إِنَّ هَٰذَا لَرِزۡقُنَا مَا لَهُۥ مِن نَّفَادٍ

Ky është furnizimi Ynë, i cili nuk ka të mbaruar
Surah Sad, Verse 54


هَٰذَاۚ وَإِنَّ لِلطَّـٰغِينَ لَشَرَّ مَـَٔابٖ

Kjo është kështu, E, sa u përket atyre që nuk besuan, ata kanë një ardhmëri shumë të keqe
Surah Sad, Verse 55


جَهَنَّمَ يَصۡلَوۡنَهَا فَبِئۡسَ ٱلۡمِهَادُ

Xhehennemin që do të hudhen në të, e sa djep i shëmtuar është ai
Surah Sad, Verse 56


هَٰذَا فَلۡيَذُوقُوهُ حَمِيمٞ وَغَسَّاقٞ

Ky është ujë i valë dhe i ndyrë; le ta shijojnë atë
Surah Sad, Verse 57


وَءَاخَرُ مِن شَكۡلِهِۦٓ أَزۡوَٰجٌ

I presin edhe dënime të tjera të llojllojta sikurse ai
Surah Sad, Verse 58


هَٰذَا فَوۡجٞ مُّقۡتَحِمٞ مَّعَكُمۡ لَا مَرۡحَبَۢا بِهِمۡۚ إِنَّهُمۡ صَالُواْ ٱلنَّارِ

Ky është një grumbull që bashkohet me ju (u thonë engjëjt parisë): “Mos paqin komoditet as mirëseardhje (thonë paria)!” Ata janë që do të digjen në zjarr
Surah Sad, Verse 59


قَالُواْ بَلۡ أَنتُمۡ لَا مَرۡحَبَۢا بِكُمۡۖ أَنتُمۡ قَدَّمۡتُمُوهُ لَنَاۖ فَبِئۡسَ ٱلۡقَرَارُ

Ata (të shtypurit) thonë: “Jo, juve mos u qoftë as mirëseardhja, as komoditeti; ju jeni që na e përgatitët këtë!” Sa vendqëndrim i keq është
Surah Sad, Verse 60


قَالُواْ رَبَّنَا مَن قَدَّمَ لَنَا هَٰذَا فَزِدۡهُ عَذَابٗا ضِعۡفٗا فِي ٱلنَّارِ

O Zoti ynë, ata thonë: “Atij që na e bëri këtë, shtoja dyfish dënimin në zjarr!”
Surah Sad, Verse 61


وَقَالُواْ مَا لَنَا لَا نَرَىٰ رِجَالٗا كُنَّا نَعُدُّهُم مِّنَ ٱلۡأَشۡرَارِ

Dhe thonë: “ç’ëshë që nuk po i shohim disa burra që ne i konsideronim prej të këqijve
Surah Sad, Verse 62


أَتَّخَذۡنَٰهُمۡ سِخۡرِيًّا أَمۡ زَاغَتۡ عَنۡهُمُ ٱلۡأَبۡصَٰرُ

E që i kemi pas marrë ata ër tallje, a mos na u ka larguar shikimi prej tyre?”
Surah Sad, Verse 63


إِنَّ ذَٰلِكَ لَحَقّٞ تَخَاصُمُ أَهۡلِ ٱلنَّارِ

Kjo armiqësi në mes banuesve të zjarrit është e vërtetë
Surah Sad, Verse 64


قُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ مُنذِرٞۖ وَمَا مِنۡ إِلَٰهٍ إِلَّا ٱللَّهُ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّارُ

Thuaj: “Unë jam vetëm këshillues, e nuk ka ndonjë zot tjetër përpos All-llahut Një, Dërmuesit
Surah Sad, Verse 65


رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡغَفَّـٰرُ

Zot i qiejve e i tokës dhe ç’ka mes tyre, i plotfuqishmi, Mëkatfalësi”
Surah Sad, Verse 66


قُلۡ هُوَ نَبَؤٌاْ عَظِيمٌ

Thusj: “Ky (Kur’ani) është një kumtesë e madhe!”
Surah Sad, Verse 67


أَنتُمۡ عَنۡهُ مُعۡرِضُونَ

Të cilës ju ia ktheni shpinën
Surah Sad, Verse 68


مَا كَانَ لِيَ مِنۡ عِلۡمِۭ بِٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰٓ إِذۡ يَخۡتَصِمُونَ

Unë nuk kam pasur kurrfarë dije për eliten e lartë (melaike) kur ata bën polemikë (rreth Ademit)
Surah Sad, Verse 69


إِن يُوحَىٰٓ إِلَيَّ إِلَّآ أَنَّمَآ أَنَا۠ نَذِيرٞ مُّبِينٌ

Mua nuk më shpalet tjetër vetëm se, unë nuk jam tjetër pos një tërheqës i hapët i vërejtjes
Surah Sad, Verse 70


إِذۡ قَالَ رَبُّكَ لِلۡمَلَـٰٓئِكَةِ إِنِّي خَٰلِقُۢ بَشَرٗا مِّن طِينٖ

Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoi një njeri nga balta
Surah Sad, Verse 71


فَإِذَا سَوَّيۡتُهُۥ وَنَفَخۡتُ فِيهِ مِن رُّوحِي فَقَعُواْ لَهُۥ سَٰجِدِينَ

dhe kur ta kem përsosur atë dhe t’i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljunju atij (në sexhde)”
Surah Sad, Verse 72


فَسَجَدَ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ كُلُّهُمۡ أَجۡمَعُونَ

Engjëjt, të gjithë së bashku iu përulën
Surah Sad, Verse 73


إِلَّآ إِبۡلِيسَ ٱسۡتَكۡبَرَ وَكَانَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ

përveç Iblisit që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve
Surah Sad, Verse 74


قَالَ يَـٰٓإِبۡلِيسُ مَا مَنَعَكَ أَن تَسۡجُدَ لِمَا خَلَقۡتُ بِيَدَيَّۖ أَسۡتَكۡبَرۡتَ أَمۡ كُنتَ مِنَ ٱلۡعَالِينَ

(Zoti) Tha: “O Iblis, çka të pengoi ty t’i përulësh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?”
Surah Sad, Verse 75


قَالَ أَنَا۠ خَيۡرٞ مِّنۡهُ خَلَقۡتَنِي مِن نَّارٖ وَخَلَقۡتَهُۥ مِن طِينٖ

Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i miri prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!”
Surah Sad, Verse 76


قَالَ فَٱخۡرُجۡ مِنۡهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٞ

(Zoti) Tha: “dil pra prej tij (prej Xhennetit), ti je i mallkuar
Surah Sad, Verse 77


وَإِنَّ عَلَيۡكَ لَعۡنَتِيٓ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلدِّينِ

Dhe largimi prej mëshirës Sime ka për të përcjellë deri në ditën e gjykimit!”
Surah Sad, Verse 78


قَالَ رَبِّ فَأَنظِرۡنِيٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ

Ai tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!”
Surah Sad, Verse 79


قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ ٱلۡمُنظَرِينَ

(Zoti) Tha: “Po, je prej atyre të afatizuarëve
Surah Sad, Verse 80


إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡوَقۡتِ ٱلۡمَعۡلُومِ

deri në kohën e ditës së caktuar!”
Surah Sad, Verse 81


قَالَ فَبِعِزَّتِكَ لَأُغۡوِيَنَّهُمۡ أَجۡمَعِينَ

Ai tha: “Pasha madhërinë Tënde, kam për t’i shmangur pre rrugës së drejtë që të gjithë
Surah Sad, Verse 82


إِلَّا عِبَادَكَ مِنۡهُمُ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!”
Surah Sad, Verse 83


قَالَ فَٱلۡحَقُّ وَٱلۡحَقَّ أَقُولُ

(Zoti) Tha: “Pasha të vërtetën, e Unë e flas vetëm të vërtetën
Surah Sad, Verse 84


لَأَمۡلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنكَ وَمِمَّن تَبِعَكَ مِنۡهُمۡ أَجۡمَعِينَ

Unë do ta mbushi Xhehennemin me ty dhe të gjithë ata që vijnë pas teje!”
Surah Sad, Verse 85


قُلۡ مَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٖ وَمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُتَكَلِّفِينَ

Thuaj (Muhammed): “Unë nuk kërkoj pre jush ndonjë shpërblim, dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime”
Surah Sad, Verse 86


إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ

Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botët
Surah Sad, Verse 87


وَلَتَعۡلَمُنَّ نَبَأَهُۥ بَعۡدَ حِينِۭ

E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij
Surah Sad, Verse 88


Author: Sherif Ahmeti


<< Surah 37
>> Surah 39

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai