Surah As-Saaffat - Albanian Translation by Sherif Ahmeti
وَٱلصَّـٰٓفَّـٰتِ صَفّٗا
Pasha të rradhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë
Surah As-Saaffat, Verse 1
فَٱلزَّـٰجِرَٰتِ زَجۡرٗا
Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë
Surah As-Saaffat, Verse 2
فَٱلتَّـٰلِيَٰتِ ذِكۡرًا
Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin
Surah As-Saaffat, Verse 3
إِنَّ إِلَٰهَكُمۡ لَوَٰحِدٞ
Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një
Surah As-Saaffat, Verse 4
رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَرَبُّ ٱلۡمَشَٰرِقِ
Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (të yjeve)
Surah As-Saaffat, Verse 5
إِنَّا زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنۡيَا بِزِينَةٍ ٱلۡكَوَاكِبِ
Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve
Surah As-Saaffat, Verse 6
وَحِفۡظٗا مِّن كُلِّ شَيۡطَٰنٖ مَّارِدٖ
Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur
Surah As-Saaffat, Verse 7
لَّا يَسَّمَّعُونَ إِلَى ٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰ وَيُقۡذَفُونَ مِن كُلِّ جَانِبٖ
Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët
Surah As-Saaffat, Verse 8
دُحُورٗاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٞ وَاصِبٌ
Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm
Surah As-Saaffat, Verse 9
إِلَّا مَنۡ خَطِفَ ٱلۡخَطۡفَةَ فَأَتۡبَعَهُۥ شِهَابٞ ثَاقِبٞ
Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg
Surah As-Saaffat, Verse 10
فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَهُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَم مَّنۡ خَلَقۡنَآۚ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّن طِينٖ لَّازِبِۭ
Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet
Surah As-Saaffat, Verse 11
بَلۡ عَجِبۡتَ وَيَسۡخَرُونَ
Por ti je i habitur, e ata tallen
Surah As-Saaffat, Verse 12
وَإِذَا ذُكِّرُواْ لَا يَذۡكُرُونَ
E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën
Surah As-Saaffat, Verse 13
وَإِذَا رَأَوۡاْ ءَايَةٗ يَسۡتَسۡخِرُونَ
E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje
Surah As-Saaffat, Verse 14
وَقَالُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٌ
Dhe thanë: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëmn se magji e kulluar
Surah As-Saaffat, Verse 15
أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ
A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur a do të ringjallemi
Surah As-Saaffat, Verse 16
أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ
A edhe të parët tanë të herëshëm
Surah As-Saaffat, Verse 17
قُلۡ نَعَمۡ وَأَنتُمۡ دَٰخِرُونَ
thuaj: “Po, bile ju do të jeni të nënçmuar!”
Surah As-Saaffat, Verse 18
فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٞ وَٰحِدَةٞ فَإِذَا هُمۡ يَنظُرُونَ
Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur që, ata të ngritur shikojnë
Surah As-Saaffat, Verse 19
وَقَالُواْ يَٰوَيۡلَنَا هَٰذَا يَوۡمُ ٱلدِّينِ
E thonë: “O, të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!”
Surah As-Saaffat, Verse 20
هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ
Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë
Surah As-Saaffat, Verse 21
۞ٱحۡشُرُواْ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَأَزۡوَٰجَهُمۡ وَمَا كَانُواْ يَعۡبُدُونَ
Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan
Surah As-Saaffat, Verse 22
مِن دُونِ ٱللَّهِ فَٱهۡدُوهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡجَحِيمِ
(adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit
Surah As-Saaffat, Verse 23
وَقِفُوهُمۡۖ إِنَّهُم مَّسۡـُٔولُونَ
Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi
Surah As-Saaffat, Verse 24
مَا لَكُمۡ لَا تَنَاصَرُونَ
Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin
Surah As-Saaffat, Verse 25
بَلۡ هُمُ ٱلۡيَوۡمَ مُسۡتَسۡلِمُونَ
E, ata sot janë dorëzuar në tërësi
Surah As-Saaffat, Verse 26
وَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ
E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit
Surah As-Saaffat, Verse 27
قَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَأۡتُونَنَا عَنِ ٱلۡيَمِينِ
(Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): “Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit pre së vërtetës)
Surah As-Saaffat, Verse 28
قَالُواْ بَل لَّمۡ تَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ
Ata (paria) u thonë: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë
Surah As-Saaffat, Verse 29
وَمَا كَانَ لَنَا عَلَيۡكُم مِّن سُلۡطَٰنِۭۖ بَلۡ كُنتُمۡ قَوۡمٗا طَٰغِينَ
Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit)
Surah As-Saaffat, Verse 30
فَحَقَّ عَلَيۡنَا قَوۡلُ رَبِّنَآۖ إِنَّا لَذَآئِقُونَ
E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e s’ka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin)
Surah As-Saaffat, Verse 31
فَأَغۡوَيۡنَٰكُمۡ إِنَّا كُنَّا غَٰوِينَ
Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur
Surah As-Saaffat, Verse 32
فَإِنَّهُمۡ يَوۡمَئِذٖ فِي ٱلۡعَذَابِ مُشۡتَرِكُونَ
Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët
Surah As-Saaffat, Verse 33
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِينَ
Kështu Ne veprojmë me kriminelët
Surah As-Saaffat, Verse 34
إِنَّهُمۡ كَانُوٓاْ إِذَا قِيلَ لَهُمۡ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ يَسۡتَكۡبِرُونَ
Për arsye se kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zottjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart
Surah As-Saaffat, Verse 35
وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوٓاْ ءَالِهَتِنَا لِشَاعِرٖ مَّجۡنُونِۭ
Dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?”
Surah As-Saaffat, Verse 36
بَلۡ جَآءَ بِٱلۡحَقِّ وَصَدَّقَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai u solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë
Surah As-Saaffat, Verse 37
إِنَّكُمۡ لَذَآئِقُواْ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡأَلِيمِ
Ju, pa tjetër do të përjetoni dënimin më të ashpër
Surah As-Saaffat, Verse 38
وَمَا تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat
Surah As-Saaffat, Verse 39
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ
Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë
Surah As-Saaffat, Verse 40
أُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمۡ رِزۡقٞ مَّعۡلُومٞ
Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar
Surah As-Saaffat, Verse 41
فَوَٰكِهُ وَهُم مُّكۡرَمُونَ
Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar
Surah As-Saaffat, Verse 42
فِي جَنَّـٰتِ ٱلنَّعِيمِ
Në Xhennete të begatshme
Surah As-Saaffat, Verse 43
عَلَىٰ سُرُرٖ مُّتَقَٰبِلِينَ
Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri
Surah As-Saaffat, Verse 44
يُطَافُ عَلَيۡهِم بِكَأۡسٖ مِّن مَّعِينِۭ
Atyre u bëhrt shërbim me gota (me verë) nga burmi
Surah As-Saaffat, Verse 45
بَيۡضَآءَ لَذَّةٖ لِّلشَّـٰرِبِينَ
E barshë (vera), që ka shije për ata që e pinë
Surah As-Saaffat, Verse 46
لَا فِيهَا غَوۡلٞ وَلَا هُمۡ عَنۡهَا يُنزَفُونَ
Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo
Surah As-Saaffat, Verse 47
وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ عِينٞ
E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të pëulur
Surah As-Saaffat, Verse 48
كَأَنَّهُنَّ بَيۡضٞ مَّكۡنُونٞ
Sikur ato të jenë inxhi e paprekur (ve e ruajtur)
Surah As-Saaffat, Verse 49
فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ
I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë
Surah As-Saaffat, Verse 50
قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ إِنِّي كَانَ لِي قَرِينٞ
Prej tyre njëri flet e thotë: “Unë kam pasur njëfarë miku
Surah As-Saaffat, Verse 51
يَقُولُ أَءِنَّكَ لَمِنَ ٱلۡمُصَدِّقِينَ
thoshte: “A je ti pre atyre që besojnë se
Surah As-Saaffat, Verse 52
أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَدِينُونَ
Kur të jemi të vdekur, të jemi bërë dhe e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra?”
Surah As-Saaffat, Verse 53
قَالَ هَلۡ أَنتُم مُّطَّلِعُونَ
Ai (besimtari në Xhennet) thotë: “A vini ju të shikojmë?”
Surah As-Saaffat, Verse 54
فَٱطَّلَعَ فَرَءَاهُ فِي سَوَآءِ ٱلۡجَحِيمِ
Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të Xhehennemit
Surah As-Saaffat, Verse 55
قَالَ تَٱللَّهِ إِن كِدتَّ لَتُرۡدِينِ
Ai thotë: “Pasha All-llahun, për pak më rrëzove (në Xhehennem) edhe mua
Surah As-Saaffat, Verse 56
وَلَوۡلَا نِعۡمَةُ رَبِّي لَكُنتُ مِنَ ٱلۡمُحۡضَرِينَ
Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr
Surah As-Saaffat, Verse 57
أَفَمَا نَحۡنُ بِمَيِّتِينَ
Dhe ne nuk do të vdesim më
Surah As-Saaffat, Verse 58
إِلَّا مَوۡتَتَنَا ٱلۡأُولَىٰ وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ
Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më!”
Surah As-Saaffat, Verse 59
إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ
Vërtet, ky është ai suksesi i madh
Surah As-Saaffat, Verse 60
لِمِثۡلِ هَٰذَا فَلۡيَعۡمَلِ ٱلۡعَٰمِلُونَ
Për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit
Surah As-Saaffat, Verse 61
أَذَٰلِكَ خَيۡرٞ نُّزُلًا أَمۡ شَجَرَةُ ٱلزَّقُّومِ
A kjo pritje (me shpërbllim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e “Zekumë-it”
Surah As-Saaffat, Verse 62
إِنَّا جَعَلۡنَٰهَا فِتۡنَةٗ لِّلظَّـٰلِمِينَ
Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët
Surah As-Saaffat, Verse 63
إِنَّهَا شَجَرَةٞ تَخۡرُجُ فِيٓ أَصۡلِ ٱلۡجَحِيمِ
Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehennemit
Surah As-Saaffat, Verse 64
طَلۡعُهَا كَأَنَّهُۥ رُءُوسُ ٱلشَّيَٰطِينِ
Pema (fruti) e saj është sikurse kok a dreqërish
Surah As-Saaffat, Verse 65
فَإِنَّهُمۡ لَأٓكِلُونَ مِنۡهَا فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ
E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj
Surah As-Saaffat, Verse 66
ثُمَّ إِنَّ لَهُمۡ عَلَيۡهَا لَشَوۡبٗا مِّنۡ حَمِيمٖ
Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë
Surah As-Saaffat, Verse 67
ثُمَّ إِنَّ مَرۡجِعَهُمۡ لَإِلَى ٱلۡجَحِيمِ
Mandej kthimi i tyre është në Xhehennem
Surah As-Saaffat, Verse 68
إِنَّهُمۡ أَلۡفَوۡاْ ءَابَآءَهُمۡ ضَآلِّينَ
Ata i gjetën dhe shkuan pas prindërve të tyre të humbur
Surah As-Saaffat, Verse 69
فَهُمۡ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمۡ يُهۡرَعُونَ
Ata u ngutën dhe shkelën hapave të tyre (pa menduar)
Surah As-Saaffat, Verse 70
وَلَقَدۡ ضَلَّ قَبۡلَهُمۡ أَكۡثَرُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shunica e popujve të kaluar ishin të humbur
Surah As-Saaffat, Verse 71
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا فِيهِم مُّنذِرِينَ
Ne atyre u patëm dërguar pejgamberë
Surah As-Saaffat, Verse 72
فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُنذَرِينَ
E shif se si ishte përfundimi i atyre, të cilëve u qe tërhequr vërejtja
Surah As-Saaffat, Verse 73
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ
Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë
Surah As-Saaffat, Verse 74
وَلَقَدۡ نَادَىٰنَا نُوحٞ فَلَنِعۡمَ ٱلۡمُجِيبُونَ
Për Zotin Neve na pat thirr në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë
Surah As-Saaffat, Verse 75
وَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ
Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe
Surah As-Saaffat, Verse 76
وَجَعَلۡنَا ذُرِّيَّتَهُۥ هُمُ ٱلۡبَاقِينَ
E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën
Surah As-Saaffat, Verse 77
وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ
Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njrëzit e ardhshëm
Surah As-Saaffat, Verse 78
سَلَٰمٌ عَلَىٰ نُوحٖ فِي ٱلۡعَٰلَمِينَ
Selam i qoftë Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij)
Surah As-Saaffat, Verse 79
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Ne kështu i shpërblejmë të mirët
Surah As-Saaffat, Verse 80
إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Vërtet, ai ishte prej robëve tanë që janë besimtarë
Surah As-Saaffat, Verse 81
ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ
E pastaj i përmbytëm në një ujë të tjerët (që nuk besuan)
Surah As-Saaffat, Verse 82
۞وَإِنَّ مِن شِيعَتِهِۦ لَإِبۡرَٰهِيمَ
Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij
Surah As-Saaffat, Verse 83
إِذۡ جَآءَ رَبَّهُۥ بِقَلۡبٖ سَلِيمٍ
Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër
Surah As-Saaffat, Verse 84
إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَاذَا تَعۡبُدُونَ
Kur babait të vet dhe popullit të vet i tha: “çka është ajo që ju adhuroni?”
Surah As-Saaffat, Verse 85
أَئِفۡكًا ءَالِهَةٗ دُونَ ٱللَّهِ تُرِيدُونَ
A në vend të All-llahut doni zota të trilluar
Surah As-Saaffat, Verse 86
فَمَا ظَنُّكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëce
Surah As-Saaffat, Verse 87
فَنَظَرَ نَظۡرَةٗ فِي ٱلنُّجُومِ
Dhe atëherë u lëshoi një shikim yjeve
Surah As-Saaffat, Verse 88
فَقَالَ إِنِّي سَقِيمٞ
E tha: “Unë jam i sëmurë!”
Surah As-Saaffat, Verse 89
فَتَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ مُدۡبِرِينَ
Ata u kthyen dhe u larguan prek tij
Surah As-Saaffat, Verse 90
فَرَاغَ إِلَىٰٓ ءَالِهَتِهِمۡ فَقَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ
Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: “A nuk po hani ju?”
Surah As-Saaffat, Verse 91
مَا لَكُمۡ لَا تَنطِقُونَ
çka keni pra, që nuk po flitni
Surah As-Saaffat, Verse 92
فَرَاغَ عَلَيۡهِمۡ ضَرۡبَۢا بِٱلۡيَمِينِ
Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi)
Surah As-Saaffat, Verse 93
فَأَقۡبَلُوٓاْ إِلَيۡهِ يَزِفُّونَ
Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë (sigurisht e qortuan)
Surah As-Saaffat, Verse 94
قَالَ أَتَعۡبُدُونَ مَا تَنۡحِتُونَ
Ai (Ibrahimi) tha: “A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?”
Surah As-Saaffat, Verse 95
وَٱللَّهُ خَلَقَكُمۡ وَمَا تَعۡمَلُونَ
E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni
Surah As-Saaffat, Verse 96
قَالُواْ ٱبۡنُواْ لَهُۥ بُنۡيَٰنٗا فَأَلۡقُوهُ فِي ٱلۡجَحِيمِ
Ata thanë: “Ndërtonja atij një vend dhe hudhne atë në zjarr
Surah As-Saaffat, Verse 97
فَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدٗا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَسۡفَلِينَ
Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuar”
Surah As-Saaffat, Verse 98
وَقَالَ إِنِّي ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّي سَيَهۡدِينِ
Ai tha: “Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!”
Surah As-Saaffat, Verse 99
رَبِّ هَبۡ لِي مِنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ
Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve
Surah As-Saaffat, Verse 100
فَبَشَّرۡنَٰهُ بِغُلَٰمٍ حَلِيمٖ
Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjëllshëm)
Surah As-Saaffat, Verse 101
فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعۡيَ قَالَ يَٰبُنَيَّ إِنِّيٓ أَرَىٰ فِي ٱلۡمَنَامِ أَنِّيٓ أَذۡبَحُكَ فَٱنظُرۡ مَاذَا تَرَىٰۚ قَالَ يَـٰٓأَبَتِ ٱفۡعَلۡ مَا تُؤۡمَرُۖ سَتَجِدُنِيٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّـٰبِرِينَ
Dhe kur arriti ai (djalli) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djalli im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!”
Surah As-Saaffat, Verse 102
فَلَمَّآ أَسۡلَمَا وَتَلَّهُۥ لِلۡجَبِينِ
E kur ata të dy iu dorëzuan urdhërit të Zotit dhe përmbysi atë në fytyrë (në ballë)
Surah As-Saaffat, Verse 103
وَنَٰدَيۡنَٰهُ أَن يَـٰٓإِبۡرَٰهِيمُ
Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!”
Surah As-Saaffat, Verse 104
قَدۡ صَدَّقۡتَ ٱلرُّءۡيَآۚ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët
Surah As-Saaffat, Verse 105
إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡبَلَـٰٓؤُاْ ٱلۡمُبِينُ
Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë
Surah As-Saaffat, Verse 106
وَفَدَيۡنَٰهُ بِذِبۡحٍ عَظِيمٖ
Ne e shpaguam atë me një të therrur (kurban) të rëndësishëm
Surah As-Saaffat, Verse 107
وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ
Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm
Surah As-Saaffat, Verse 108
سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ
Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi
Surah As-Saaffat, Verse 109
كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit
Surah As-Saaffat, Verse 110
إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë
Surah As-Saaffat, Verse 111
وَبَشَّرۡنَٰهُ بِإِسۡحَٰقَ نَبِيّٗا مِّنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ
Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is-hakun, pejgamber prej të mirëve
Surah As-Saaffat, Verse 112
وَبَٰرَكۡنَا عَلَيۡهِ وَعَلَىٰٓ إِسۡحَٰقَۚ وَمِن ذُرِّيَّتِهِمَا مُحۡسِنٞ وَظَالِمٞ لِّنَفۡسِهِۦ مُبِينٞ
Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is-hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të kenë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues t hapët të vetvetes
Surah As-Saaffat, Verse 113
وَلَقَدۡ مَنَنَّا عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ
Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit
Surah As-Saaffat, Verse 114
وَنَجَّيۡنَٰهُمَا وَقَوۡمَهُمَا مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ
I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh
Surah As-Saaffat, Verse 115
وَنَصَرۡنَٰهُمۡ فَكَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ
Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen
Surah As-Saaffat, Verse 116
وَءَاتَيۡنَٰهُمَا ٱلۡكِتَٰبَ ٱلۡمُسۡتَبِينَ
Atyre dyve u hamë librin e përsosur e të qartë
Surah As-Saaffat, Verse 117
وَهَدَيۡنَٰهُمَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ
Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë
Surah As-Saaffat, Verse 118
وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِمَا فِي ٱلۡأٓخِرِينَ
Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kem lënë në popujt e më vonshëm
Surah As-Saaffat, Verse 119
سَلَٰمٌ عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ
(Përkujtimin) “Selamun” - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni
Surah As-Saaffat, Verse 120
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit
Surah As-Saaffat, Verse 121
إِنَّهُمَا مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë
Surah As-Saaffat, Verse 122
وَإِنَّ إِلۡيَاسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë
Surah As-Saaffat, Verse 123
إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَلَا تَتَّقُونَ
Kur ai, popullit të vet i tha: “A nuk jeni kah frikësoheni?”
Surah As-Saaffat, Verse 124
أَتَدۡعُونَ بَعۡلٗا وَتَذَرُونَ أَحۡسَنَ ٱلۡخَٰلِقِينَ
A e adhuroni “Ba’ël-in” (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj ë mirit që është Krijues
Surah As-Saaffat, Verse 125
ٱللَّهَ رَبَّكُمۡ وَرَبَّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ
All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!”
Surah As-Saaffat, Verse 126
فَكَذَّبُوهُ فَإِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ
Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në Xhehennem
Surah As-Saaffat, Verse 127
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ
Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut
Surah As-Saaffat, Verse 128
وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ
Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit
Surah As-Saaffat, Verse 129
سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِلۡ يَاسِينَ
“Selamun” - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit)
Surah As-Saaffat, Verse 130
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit
Surah As-Saaffat, Verse 131
إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
S’ka dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë
Surah As-Saaffat, Verse 132
وَإِنَّ لُوطٗا لَّمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë
Surah As-Saaffat, Verse 133
إِذۡ نَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ
Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë
Surah As-Saaffat, Verse 134
إِلَّا عَجُوزٗا فِي ٱلۡغَٰبِرِينَ
Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit
Surah As-Saaffat, Verse 135
ثُمَّ دَمَّرۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ
Pastaj të tjerët i rrënuam
Surah As-Saaffat, Verse 136
وَإِنَّكُمۡ لَتَمُرُّونَ عَلَيۡهِم مُّصۡبِحِينَ
E ju (mekas) me siguri kaloni atypari mëngjes (ditën)
Surah As-Saaffat, Verse 137
وَبِٱلَّيۡلِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ
e mbrëmje (natën). Pra, a nuk mbildhni mend
Surah As-Saaffat, Verse 138
وَإِنَّ يُونُسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë
Surah As-Saaffat, Verse 139
إِذۡ أَبَقَ إِلَى ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ
kur iku te anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë)
Surah As-Saaffat, Verse 140
فَسَاهَمَ فَكَانَ مِنَ ٱلۡمُدۡحَضِينَ
E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra sorti atij)
Surah As-Saaffat, Verse 141
فَٱلۡتَقَمَهُ ٱلۡحُوتُ وَهُوَ مُلِيمٞ
Dhe atë e kafshoi (e gëlltit) peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin
Surah As-Saaffat, Verse 142
فَلَوۡلَآ أَنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلۡمُسَبِّحِينَ
E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin
Surah As-Saaffat, Verse 143
لَلَبِثَ فِي بَطۡنِهِۦٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ
Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes
Surah As-Saaffat, Verse 144
۞فَنَبَذۡنَٰهُ بِٱلۡعَرَآءِ وَهُوَ سَقِيمٞ
E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë
Surah As-Saaffat, Verse 145
وَأَنۢبَتۡنَا عَلَيۡهِ شَجَرَةٗ مِّن يَقۡطِينٖ
Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t’i bëjë hije) nga kungulli
Surah As-Saaffat, Verse 146
وَأَرۡسَلۡنَٰهُ إِلَىٰ مِاْئَةِ أَلۡفٍ أَوۡ يَزِيدُونَ
Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqindmijë e më shumë
Surah As-Saaffat, Verse 147
فَـَٔامَنُواْ فَمَتَّعۡنَٰهُمۡ إِلَىٰ حِينٖ
E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë
Surah As-Saaffat, Verse 148
فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَلِرَبِّكَ ٱلۡبَنَاتُ وَلَهُمُ ٱلۡبَنُونَ
E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): “A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?”
Surah As-Saaffat, Verse 149
أَمۡ خَلَقۡنَا ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةَ إِنَٰثٗا وَهُمۡ شَٰهِدُونَ
Apo, Ne i krijuam endjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)
Surah As-Saaffat, Verse 150
أَلَآ إِنَّهُم مِّنۡ إِفۡكِهِمۡ لَيَقُولُونَ
Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë
Surah As-Saaffat, Verse 151
وَلَدَ ٱللَّهُ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ
“All-llahu ka lindë!” S’ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit)
Surah As-Saaffat, Verse 152
أَصۡطَفَى ٱلۡبَنَاتِ عَلَى ٱلۡبَنِينَ
A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt
Surah As-Saaffat, Verse 153
مَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ
Po ç’keni ju kështu, si po gjykoni ashtu
Surah As-Saaffat, Verse 154
أَفَلَا تَذَكَّرُونَ
A nuk jeni duke menduar
Surah As-Saaffat, Verse 155
أَمۡ لَكُمۡ سُلۡطَٰنٞ مُّبِينٞ
A mos keni ju ndonjë argument të sigurt
Surah As-Saaffat, Verse 156
فَأۡتُواْ بِكِتَٰبِكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Sillnie pra, librin tuaj, nëse është si thoni ju
Surah As-Saaffat, Verse 157
وَجَعَلُواْ بَيۡنَهُۥ وَبَيۡنَ ٱلۡجِنَّةِ نَسَبٗاۚ وَلَقَدۡ عَلِمَتِ ٱلۡجِنَّةُ إِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ
Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr
Surah As-Saaffat, Verse 158
سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ
All-llahu është i pastër nga ajo çka i përshkruanë
Surah As-Saaffat, Verse 159
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ
Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë)
Surah As-Saaffat, Verse 160
فَإِنَّكُمۡ وَمَا تَعۡبُدُونَ
E, as ju dhe as ata që i adhuroni
Surah As-Saaffat, Verse 161
مَآ أَنتُمۡ عَلَيۡهِ بِفَٰتِنِينَ
Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin)
Surah As-Saaffat, Verse 162
إِلَّا مَنۡ هُوَ صَالِ ٱلۡجَحِيمِ
Përveç atij që është i gjykuar për Xhehennem
Surah As-Saaffat, Verse 163
وَمَامِنَّآ إِلَّا لَهُۥ مَقَامٞ مَّعۡلُومٞ
E, nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrë, pozitën) e vet të njohur
Surah As-Saaffat, Verse 164
وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلصَّآفُّونَ
Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim)
Surah As-Saaffat, Verse 165
وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلۡمُسَبِّحُونَ
Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se ai ka të meta)
Surah As-Saaffat, Verse 166
وَإِن كَانُواْ لَيَقُولُونَ
Po edhe pse ata ishin që thoshin
Surah As-Saaffat, Verse 167
لَوۡ أَنَّ عِندَنَا ذِكۡرٗا مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ
Sikur të gjendej te ne ndonjë libër nga të parët
Surah As-Saaffat, Verse 168
لَكُنَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ
Ne do të ishim robër të All-llahut, të sinqertë
Surah As-Saaffat, Verse 169
فَكَفَرُواْ بِهِۦۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ
Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kur’anin), e më vonë do të kuptojnë
Surah As-Saaffat, Verse 170
وَلَقَدۡ سَبَقَتۡ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا ٱلۡمُرۡسَلِينَ
E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar
Surah As-Saaffat, Verse 171
إِنَّهُمۡ لَهُمُ ٱلۡمَنصُورُونَ
se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar
Surah As-Saaffat, Verse 172
وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ ٱلۡغَٰلِبُونَ
dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit
Surah As-Saaffat, Verse 173
فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٖ
Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqu tyre
Surah As-Saaffat, Verse 174
وَأَبۡصِرۡهُمۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ
E ti vështroji ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve)
Surah As-Saaffat, Verse 175
أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ
A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë
Surah As-Saaffat, Verse 176
فَإِذَا نَزَلَ بِسَاحَتِهِمۡ فَسَآءَ صَبَاحُ ٱلۡمُنذَرِينَ
E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhrqur vërejtja
Surah As-Saaffat, Verse 177
وَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٖ
E ti largohu për një kohë prej tyre
Surah As-Saaffat, Verse 178
وَأَبۡصِرۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ
Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin
Surah As-Saaffat, Verse 179
سُبۡحَٰنَ رَبِّكَ رَبِّ ٱلۡعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ
I Lartësuar është Zoti yt, Zot i fuqisë nga ajo që ia përshkruajnë
Surah As-Saaffat, Verse 180
وَسَلَٰمٌ عَلَى ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Qoftë paqja mbi të dërguarit
Surah As-Saaffat, Verse 181
وَٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Dhe falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave
Surah As-Saaffat, Verse 182