UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Az-Zumar - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi


تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَكِيمِ

(Kjo është) Shpallja e Librit nga Allahu i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm
Surah Az-Zumar, Verse 1


إِنَّآ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ فَٱعۡبُدِ ٱللَّهَ مُخۡلِصٗا لَّهُ ٱلدِّينَ

Njëmend, Ne ta kemi zbritur ty Librin me të vërtetën e qartë. Andaj adhuroje Perëndinë sinqerisht në besim
Surah Az-Zumar, Verse 2


أَلَا لِلَّهِ ٱلدِّينُ ٱلۡخَالِصُۚ وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَ مَا نَعۡبُدُهُمۡ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَآ إِلَى ٱللَّهِ زُلۡفَىٰٓ إِنَّ ٱللَّهَ يَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡ فِي مَا هُمۡ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَنۡ هُوَ كَٰذِبٞ كَفَّارٞ

Ah, vetëm për Perëndinë është adhurimi i sinqertë. E, ata që marrin përveç Perëndisë, mbrojtës, (thonë): “Ne i lutemi atyre vetëm që të na afrojnë te Perëndia” – Perëndia, me të vërtetë, gjykon ndërmjet tyre për atë që nuk janë pajtuar. Me siguri, Perëndia nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues
Surah Az-Zumar, Verse 3


لَّوۡ أَرَادَ ٱللَّهُ أَن يَتَّخِذَ وَلَدٗا لَّٱصۡطَفَىٰ مِمَّا يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُۚ سُبۡحَٰنَهُۥۖ هُوَ ٱللَّهُ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّارُ

Sikur të donte Perëndia të marrë një fëmijë, Ai do të zgjidhte nga ata që i ka krijuar – çka të dojë. Qoftë lavdëruar Ai; Ai është Perëndi i Vetëm dhe Ngadhnjimtar
Surah Az-Zumar, Verse 4


خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّۖ يُكَوِّرُ ٱلَّيۡلَ عَلَى ٱلنَّهَارِ وَيُكَوِّرُ ٱلنَّهَارَ عَلَى ٱلَّيۡلِۖ وَسَخَّرَ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ كُلّٞ يَجۡرِي لِأَجَلٖ مُّسَمًّىۗ أَلَا هُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡغَفَّـٰرُ

Ai i ka krijuar qiejt dhe Tokën, me qëllim të plotë; Ai e mbështjellë natën në ditë dhe ditën në natë, Ai e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën. Të gjitha lëvizin deri në kohë (shkallë) të caktuar. Ah, Ai është i Fuqishëm dhe Falës
Surah Az-Zumar, Verse 5


خَلَقَكُم مِّن نَّفۡسٖ وَٰحِدَةٖ ثُمَّ جَعَلَ مِنۡهَا زَوۡجَهَا وَأَنزَلَ لَكُم مِّنَ ٱلۡأَنۡعَٰمِ ثَمَٰنِيَةَ أَزۡوَٰجٖۚ يَخۡلُقُكُمۡ فِي بُطُونِ أُمَّهَٰتِكُمۡ خَلۡقٗا مِّنۢ بَعۡدِ خَلۡقٖ فِي ظُلُمَٰتٖ ثَلَٰثٖۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡ لَهُ ٱلۡمُلۡكُۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ فَأَنَّىٰ تُصۡرَفُونَ

Ai ju ka krijur prej një njeriu (Ademit); pastaj, prej tij ka krijuar shoqen e tij dhe Ai u ka krijuar tetë lloj kafshësh; Ai ju krijon në barqet e nënave tuaja, duke iu dhanë formë pas forme në tri errësira. Ky është, Perëndia – Zoti juaj, i Tij është i tërë pushteti, nuk ka zot tjetër pos Tij, e pra, nga po ia mbani ju
Surah Az-Zumar, Verse 6


إِن تَكۡفُرُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِيٌّ عَنكُمۡۖ وَلَا يَرۡضَىٰ لِعِبَادِهِ ٱلۡكُفۡرَۖ وَإِن تَشۡكُرُواْ يَرۡضَهُ لَكُمۡۗ وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٞ وِزۡرَ أُخۡرَىٰۚ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُم مَّرۡجِعُكُمۡ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَۚ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

Nëse ju e mohoni (Atë), me të vërtetë, Perëndia është i pavarur prej jush, por Ai nuk është i kënaqur me mohimin e robërve të Tij; e është i kënaqur me ju, nëse e falenderoni. Asnjëri (mëkatar), nuk do t’i bartë mëkatet e tjetrit! Pastaj, do të ktheheni te Zoti juaj, e Ai pastaj do t’u informojë për atë që keni punuar sepse, me të vërtetë, Ai di se ç’keni në zemrat tuaja
Surah Az-Zumar, Verse 7


۞وَإِذَا مَسَّ ٱلۡإِنسَٰنَ ضُرّٞ دَعَا رَبَّهُۥ مُنِيبًا إِلَيۡهِ ثُمَّ إِذَا خَوَّلَهُۥ نِعۡمَةٗ مِّنۡهُ نَسِيَ مَا كَانَ يَدۡعُوٓاْ إِلَيۡهِ مِن قَبۡلُ وَجَعَلَ لِلَّهِ أَندَادٗا لِّيُضِلَّ عَن سَبِيلِهِۦۚ قُلۡ تَمَتَّعۡ بِكُفۡرِكَ قَلِيلًا إِنَّكَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلنَّارِ

Kur njeriun e godet një e keqe, ai i lutet Zotit të vet, duke iu drejtuar krejtësisht, e kur atij t’i kthehet një e mirë prej Tij, ai harron atë për të cilën më parë iu lut Perëndisë dhe i bënë shok Perëndisë, andaj largohet nga rruga e Tij (Perëndisë). Ti thuaj (atij mohuesit): “Kënaqu pak me mosbesimin tënd! Ti, me siguri, do të jeshë nga banorët e zjarrit
Surah Az-Zumar, Verse 8


أَمَّنۡ هُوَ قَٰنِتٌ ءَانَآءَ ٱلَّيۡلِ سَاجِدٗا وَقَآئِمٗا يَحۡذَرُ ٱلۡأٓخِرَةَ وَيَرۡجُواْ رَحۡمَةَ رَبِّهِۦۗ قُلۡ هَلۡ يَسۡتَوِي ٱلَّذِينَ يَعۡلَمُونَ وَٱلَّذِينَ لَا يَعۡلَمُونَۗ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ

(A më i mirë është ky) apo ai që bën lutje natën, duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë e që ruhet (nga dënimi) i jetës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të tij...? Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Vetëm mentarët i pranojnë këshillat
Surah Az-Zumar, Verse 9


قُلۡ يَٰعِبَادِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ رَبَّكُمۡۚ لِلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ فِي هَٰذِهِ ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٞۗ وَأَرۡضُ ٱللَّهِ وَٰسِعَةٌۗ إِنَّمَا يُوَفَّى ٱلصَّـٰبِرُونَ أَجۡرَهُم بِغَيۡرِ حِسَابٖ

Thuaj: “O robërit e mi, që keni besuar, ruajuni prej (dënimit) të Zotit tuaj! Ata që bëjnë mirë në këtë jetë do të kenë të mira, e toka e Perëndisë është e gjerë. Vetëm ata që janë të durueshëm do të shpërblehen pa masë”
Surah Az-Zumar, Verse 10


قُلۡ إِنِّيٓ أُمِرۡتُ أَنۡ أَعۡبُدَ ٱللَّهَ مُخۡلِصٗا لَّهُ ٱلدِّينَ

Thuaj: “Mua më është urdhëruar që ta adhuroj Perëndinë dhe ndaj Tij të jem i sinqertë në besim
Surah Az-Zumar, Verse 11


وَأُمِرۡتُ لِأَنۡ أَكُونَ أَوَّلَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ

dhe më është urdhëruar që të bëhem musliman i parë
Surah Az-Zumar, Verse 12


قُلۡ إِنِّيٓ أَخَافُ إِنۡ عَصَيۡتُ رَبِّي عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ

Thuaj: “Unë, me të vërtetë, druajn – nëse kundërshtojë Zotin tim, dënimit të Ditës së madhe”
Surah Az-Zumar, Verse 13


قُلِ ٱللَّهَ أَعۡبُدُ مُخۡلِصٗا لَّهُۥ دِينِي

Thuaj: “Vetëm Perëndinë e adhuroj sinqerisht me besimin tim të plotë
Surah Az-Zumar, Verse 14


فَٱعۡبُدُواْ مَا شِئۡتُم مِّن دُونِهِۦۗ قُلۡ إِنَّ ٱلۡخَٰسِرِينَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ وَأَهۡلِيهِمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ أَلَا ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡخُسۡرَانُ ٱلۡمُبِينُ

e ju adhuroni, përveç Perëndisë, kë të doni!” Thuaj: “Me të vërtetë, do të jenë në humbje ata që kanë humbur veten dhe familjen e tyre në Ditën e Kijametit. Ka, kjo është humbje e madhe!”
Surah Az-Zumar, Verse 15


لَهُم مِّن فَوۡقِهِمۡ ظُلَلٞ مِّنَ ٱلنَّارِ وَمِن تَحۡتِهِمۡ ظُلَلٞۚ ذَٰلِكَ يُخَوِّفُ ٱللَّهُ بِهِۦ عِبَادَهُۥۚ يَٰعِبَادِ فَٱتَّقُونِ

Mbi ta dhe nën ta do të ketë shtresa të zjarrit. Me këtë, Perëndia i frikon robërit e Vet. “O robërit e Mi, ruajuni (dënimit Tim)!”
Surah Az-Zumar, Verse 16


وَٱلَّذِينَ ٱجۡتَنَبُواْ ٱلطَّـٰغُوتَ أَن يَعۡبُدُوهَا وَأَنَابُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ لَهُمُ ٱلۡبُشۡرَىٰۚ فَبَشِّرۡ عِبَادِ

Ata që shmangen nga adhurimi i idhujve e kthehen kah Perëndia, për ta ka gëzim. Gëzoi pra (o Muhammed) robërit e Mi
Surah Az-Zumar, Verse 17


ٱلَّذِينَ يَسۡتَمِعُونَ ٱلۡقَوۡلَ فَيَتَّبِعُونَ أَحۡسَنَهُۥٓۚ أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ هَدَىٰهُمُ ٱللَّهُۖ وَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمۡ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ

të cilët dëgjojnë fjalën (Kur’anin) e pasojnë atë që është më mirë. Këta janë ata që Perëndia i ka orientuar në rrugë të drejtë dhe ata janë të mençur
Surah Az-Zumar, Verse 18


أَفَمَنۡ حَقَّ عَلَيۡهِ كَلِمَةُ ٱلۡعَذَابِ أَفَأَنتَ تُنقِذُ مَن فِي ٱلنَّارِ

Mos vallë, a ti do ta shpëtosh atë që e ka merituar dënimin, ta nxjerrësh atë që është në zjarr
Surah Az-Zumar, Verse 19


لَٰكِنِ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ رَبَّهُمۡ لَهُمۡ غُرَفٞ مِّن فَوۡقِهَا غُرَفٞ مَّبۡنِيَّةٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَعۡدَ ٱللَّهِ لَا يُخۡلِفُ ٱللَّهُ ٱلۡمِيعَادَ

Ndërkaq, ata që i frikohen Zotit, do të kenë dhoma kat-kat – pranë të cilave rrjedhin lumenjtë. (Ky është) premtim i Perëndisë, (e) Perëndia nuk e shkelë premtimin (e Vet)
Surah Az-Zumar, Verse 20


أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَسَلَكَهُۥ يَنَٰبِيعَ فِي ٱلۡأَرۡضِ ثُمَّ يُخۡرِجُ بِهِۦ زَرۡعٗا مُّخۡتَلِفًا أَلۡوَٰنُهُۥ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَىٰهُ مُصۡفَرّٗا ثُمَّ يَجۡعَلُهُۥ حُطَٰمًاۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَذِكۡرَىٰ لِأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ

A nuk po sheh që Perëndia ka zbritur ujin (shiun) prej qiellit, e shpie (shpërndanë) atë nëpër burime në tokë, mandej me të nxjerrë të lashta të llojllojshme, ngjyrash të ndryshme, pastj thahen dhe i sheh të zverdhura, e mandej i shkatërron ato. Me të vërtetë, në të gjitha këto, ka këshilla për ata që janë të mençur
Surah Az-Zumar, Verse 21


أَفَمَن شَرَحَ ٱللَّهُ صَدۡرَهُۥ لِلۡإِسۡلَٰمِ فَهُوَ عَلَىٰ نُورٖ مِّن رَّبِّهِۦۚ فَوَيۡلٞ لِّلۡقَٰسِيَةِ قُلُوبُهُم مِّن ذِكۡرِ ٱللَّهِۚ أُوْلَـٰٓئِكَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ

A thua a është i (njëjtë) ai të cilit Perëndia ia ka hapur zemrën për islamizëm, e ai është në dritën e Zotit të vet...? Mjerë për ata që e kanë zemrën të pandishme kur përmendet Allahu; të tillët janë në humbje të qartë
Surah Az-Zumar, Verse 22


ٱللَّهُ نَزَّلَ أَحۡسَنَ ٱلۡحَدِيثِ كِتَٰبٗا مُّتَشَٰبِهٗا مَّثَانِيَ تَقۡشَعِرُّ مِنۡهُ جُلُودُ ٱلَّذِينَ يَخۡشَوۡنَ رَبَّهُمۡ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمۡ وَقُلُوبُهُمۡ إِلَىٰ ذِكۡرِ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ هُدَى ٱللَّهِ يَهۡدِي بِهِۦ مَن يَشَآءُۚ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنۡ هَادٍ

Perëndia e ka shpallur fjalën më të bukur – Librin (Kur’anin), pjesët e të cilit i gjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrënqethet lëkura atyre që frikohen prej Zotit të tyre, e mandej qetësohen dhe kënaqen lëkurat dhe zemrat e tyre, kur përmendet Perëndia (dhe premtimi i Tij). Ky Libër është udhëzim i Perëndisë, me të Perëndia e udhëzon kë të dojë, e kë Perëndia e shpie në humbje, s’ka kush që mund ta udhëzojë
Surah Az-Zumar, Verse 23


أَفَمَن يَتَّقِي بِوَجۡهِهِۦ سُوٓءَ ٱلۡعَذَابِ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ وَقِيلَ لِلظَّـٰلِمِينَ ذُوقُواْ مَا كُنتُمۡ تَكۡسِبُونَ

A është (i barabartë) ai që e ruan veten prej dënimit të rëndë në Ditën e Kijametit (dhe ai që nuk e ruan)? (Atëhrë) zullumqarëve, u thuhet: “Shijoni atë që keni punuar!”
Surah Az-Zumar, Verse 24


كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ فَأَتَىٰهُمُ ٱلۡعَذَابُ مِنۡ حَيۡثُ لَا يَشۡعُرُونَ

Kanë përgënjeshtruar ata që kanë qenë para tyre (Mekkasve), e u erdhi atyre dënimi prej nga nuk e pritnin
Surah Az-Zumar, Verse 25


فَأَذَاقَهُمُ ٱللَّهُ ٱلۡخِزۡيَ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَكۡبَرُۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ

Dhe, Perëndia u ka dhëna tyre ta shijojnë poshtërimin në këtë jetë, e dënimi i jetës tjetër është më i madh, sikur ta dinin ata (këtë)
Surah Az-Zumar, Verse 26


وَلَقَدۡ ضَرَبۡنَا لِلنَّاسِ فِي هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ مِن كُلِّ مَثَلٖ لَّعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ

Dhe, me të vërtetë, u kemi sjellë njerëzve shembuj në këtë Kur’an për çdo gjë, për t’u këshilluar
Surah Az-Zumar, Verse 27


قُرۡءَانًا عَرَبِيًّا غَيۡرَ ذِي عِوَجٖ لَّعَلَّهُمۡ يَتَّقُونَ

në Kur’anin në gjuhën arabe, në të cilin nuk ka kurrfarë kundërthëniesh, e që t’i druajnë Zotit të tyre
Surah Az-Zumar, Verse 28


ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا رَّجُلٗا فِيهِ شُرَكَآءُ مُتَشَٰكِسُونَ وَرَجُلٗا سَلَمٗا لِّرَجُلٍ هَلۡ يَسۡتَوِيَانِ مَثَلًاۚ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

Perëndia ka sjelël si shembull (krahasimi) njeriun (robin), i cili ka shumë bashkëpronarë të padurueshëm që e kundërshtojnë njëri-tjetrin dhe njeriun (robin), i cili (i takon) vetëm një pronari (dhe e dëgjon vetëm atë). A është pozita e këtyre dyve e barabartë? Lavdi Perëndië, nuk është (e barabartë), por shumica e tyre nuk e dinë këtë
Surah Az-Zumar, Verse 29


إِنَّكَ مَيِّتٞ وَإِنَّهُم مَّيِّتُونَ

Me të vërtetë, do të vdesësh ti, e me të vërtetë, do të vdesin edhe ata
Surah Az-Zumar, Verse 30


ثُمَّ إِنَّكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ عِندَ رَبِّكُمۡ تَخۡتَصِمُونَ

e pastaj, në Ditën e gjykimit, te Zoti juaj do të polemizoni
Surah Az-Zumar, Verse 31


۞فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن كَذَبَ عَلَى ٱللَّهِ وَكَذَّبَ بِٱلصِّدۡقِ إِذۡ جَآءَهُۥٓۚ أَلَيۡسَ فِي جَهَنَّمَ مَثۡوٗى لِّلۡكَٰفِرِينَ

Kush është më i keq se ai që gënjen (trillon) për Perëndinë dhe konsideron gënjeshtër të Vërtetën (Kur’anin), kur i erdhi ajo? A nuk është skëterra vendstrehim për mohuesit
Surah Az-Zumar, Verse 32


وَٱلَّذِي جَآءَ بِٱلصِّدۡقِ وَصَدَّقَ بِهِۦٓ أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُتَّقُونَ

E, ai që ka sjellë të Vërtetën (Muhammedi) dhe (ata) që i kanë besuar asaj janë të ruajtur (nga të këqiat)
Surah Az-Zumar, Verse 33


لَهُم مَّا يَشَآءُونَ عِندَ رَبِّهِمۡۚ ذَٰلِكَ جَزَآءُ ٱلۡمُحۡسِنِينَ

ata do të kenë, çka të duan te Zoti i tyre; e ky është shpërblim për bamirësit
Surah Az-Zumar, Verse 34


لِيُكَفِّرَ ٱللَّهُ عَنۡهُمۡ أَسۡوَأَ ٱلَّذِي عَمِلُواْ وَيَجۡزِيَهُمۡ أَجۡرَهُم بِأَحۡسَنِ ٱلَّذِي كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

që Zoti t’ua mbulojë atyre veprimet më të këqia që i kanë bërë dhe t’i shpërblejë për veprat më të mira që i kanë bërë
Surah Az-Zumar, Verse 35


أَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِكَافٍ عَبۡدَهُۥۖ وَيُخَوِّفُونَكَ بِٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦۚ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنۡ هَادٖ

A nuk i mjafton Zoti robit të Vet? E ata të frikojnë ty me zotëra, pos Tij (Perëndisë). Kë e shpie Perëndia në humbje për të ska kurrfarë udhëzuesi
Surah Az-Zumar, Verse 36


وَمَن يَهۡدِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن مُّضِلٍّۗ أَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِعَزِيزٖ ذِي ٱنتِقَامٖ

E kë e udhëzon Perëndia, (atë) s’ka kush e shpie në humbje. A nuk është i fuqishëm Perëndia që dënon (mëkatarët)
Surah Az-Zumar, Verse 37


وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۚ قُلۡ أَفَرَءَيۡتُم مَّا تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ إِنۡ أَرَادَنِيَ ٱللَّهُ بِضُرٍّ هَلۡ هُنَّ كَٰشِفَٰتُ ضُرِّهِۦٓ أَوۡ أَرَادَنِي بِرَحۡمَةٍ هَلۡ هُنَّ مُمۡسِكَٰتُ رَحۡمَتِهِۦۚ قُلۡ حَسۡبِيَ ٱللَّهُۖ عَلَيۡهِ يَتَوَكَّلُ ٱلۡمُتَوَكِّلُونَ

Nëse ti i pyet ata se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën, me siguri do të thonë: “Perëndia” – Thuaju: “A mendoni për ata që i adhuroni ju përveç Perëndisë – që mund ta evitojnë të keqen e Tij, nëse Perëndia don të ma dërgojë, ose a mund ta pengojnë mëshirën e Tij, nëse Ai don të më dërgojë (atë mëshirë)”. Thuaj: “Më mjafton Perëndia. Tek Ai mbështeten ata që kërkojnë mbështetje”
Surah Az-Zumar, Verse 38


قُلۡ يَٰقَوۡمِ ٱعۡمَلُواْ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمۡ إِنِّي عَٰمِلٞۖ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ

Thuaj: “O populli im! Ju punoni sipas gjendjes suaj, e unë do të punojë (ashtu siç po punojë), e së shpejti do ta dini
Surah Az-Zumar, Verse 39


مَن يَأۡتِيهِ عَذَابٞ يُخۡزِيهِ وَيَحِلُّ عَلَيۡهِ عَذَابٞ مُّقِيمٌ

kë do ta arrijë dënimi poshtërues dhe kë do ta arrijë dënimi i përhershëm”
Surah Az-Zumar, Verse 40


إِنَّآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ لِلنَّاسِ بِٱلۡحَقِّۖ فَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ فَلِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيۡهَاۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيۡهِم بِوَكِيلٍ

Ne, ta kemi zbritur ty Librin (Kur’anin), për dobi të njerëzve, me të vërtetën; e kush shkon në rrugë të drejtë, ai e ka për dobi të vet, e kush e humbë këtë rrugë, ai humb në dëm të vet, e ti (o Muhammed), nuk je përgjegjës për punët e tyre
Surah Az-Zumar, Verse 41


ٱللَّهُ يَتَوَفَّى ٱلۡأَنفُسَ حِينَ مَوۡتِهَا وَٱلَّتِي لَمۡ تَمُتۡ فِي مَنَامِهَاۖ فَيُمۡسِكُ ٱلَّتِي قَضَىٰ عَلَيۡهَا ٱلۡمَوۡتَ وَيُرۡسِلُ ٱلۡأُخۡرَىٰٓ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمًّىۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ

Perëndia iu merr shpirtërat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes, por dhe atyre që nuk kanë vdekur e janë në gjumë, e ai ndalë shpirtin e atij që i është caktuar vdekja, e të tjerëve ua kthen shpirtërat deri në kohën e caktuar... Me të vërtetë, për këtë ka argumente, për ata që mendojnë
Surah Az-Zumar, Verse 42


أَمِ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ شُفَعَآءَۚ قُلۡ أَوَلَوۡ كَانُواْ لَا يَمۡلِكُونَ شَيۡـٔٗا وَلَا يَعۡقِلُونَ

A marrin ata, përveç Perëndisë, ndërmjetësues tjetër? Thuaj: “Vallë, a (i merrni ata ndërmjetësues) edhe pse nuk kanë asgjë në dorë dhe nuk kuptojnë?!”
Surah Az-Zumar, Verse 43


قُل لِّلَّهِ ٱلشَّفَٰعَةُ جَمِيعٗاۖ لَّهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ ثُمَّ إِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ

Thuaju: “Vetëm për Perëndinë është i tërë ndërmjetësimi (mirësia); atij i takon pushteti i qiejve dhe i Tokës, e pastaj – tek Ai do të ktheheni”
Surah Az-Zumar, Verse 44


وَإِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَحۡدَهُ ٱشۡمَأَزَّتۡ قُلُوبُ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِۖ وَإِذَا ذُكِرَ ٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦٓ إِذَا هُمۡ يَسۡتَبۡشِرُونَ

Kur përmendet vetëm Perëndia, neveriten zemrat e atyre që nuk besojnë në jetën tjetër, ndërsa kur të përmenden ata (zotërat), përveç Perëndisë, ata menjëherë gëzohen
Surah Az-Zumar, Verse 45


قُلِ ٱللَّهُمَّ فَاطِرَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ عَٰلِمَ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ أَنتَ تَحۡكُمُ بَيۡنَ عِبَادِكَ فِي مَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ

Thuaj: “O Zoti im, Krijues i qiejve dhe i Tokës, njohës i së dukshmes e të padukshmes, Ti do të gjykosh mes robërve Tu, për atë që nuk janë pajtuar!”
Surah Az-Zumar, Verse 46


وَلَوۡ أَنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ مَا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا وَمِثۡلَهُۥ مَعَهُۥ لَٱفۡتَدَوۡاْ بِهِۦ مِن سُوٓءِ ٱلۡعَذَابِ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ وَبَدَا لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مَا لَمۡ يَكُونُواْ يَحۡتَسِبُونَ

Sikur zullumqarët të kishin çdo gjë që gjendet në Tokë, dhe po kaq më tepër, ata të gjitha këto do t’i flijonin (për të shpëtuar), prej dënimit të ashpër në Ditën e Kijametit. Atëherë, Zoti do t’u tregojë atyre atë që nuk e kanë llogaritur
Surah Az-Zumar, Verse 47


وَبَدَا لَهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

u shfaqen atyre të këqiat që i kanë bërë dhe do t’i kaplojë dënimi të cilin e përqeshnin
Surah Az-Zumar, Verse 48


فَإِذَا مَسَّ ٱلۡإِنسَٰنَ ضُرّٞ دَعَانَا ثُمَّ إِذَا خَوَّلۡنَٰهُ نِعۡمَةٗ مِّنَّا قَالَ إِنَّمَآ أُوتِيتُهُۥ عَلَىٰ عِلۡمِۭۚ بَلۡ هِيَ فِتۡنَةٞ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

Kur njeriut i bie ndonjë e keqe, ai na lutet Neve, e kur pas kësaj i afrojmë një të mirë prej Nesh, thotë: “Kjo më është dhënë vetëm pse kam ditur”. Jo, por kjo është vetëm një sprovim, e shumica e tyre nuk e dinë
Surah Az-Zumar, Verse 49


قَدۡ قَالَهَا ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ

Kështu thonin edhe ata që ishin para tyre, prandaj nuk patën dobi nga ajo që patën fituar
Surah Az-Zumar, Verse 50


فَأَصَابَهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْۚ وَٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنۡ هَـٰٓؤُلَآءِ سَيُصِيبُهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْ وَمَا هُم بِمُعۡجِزِينَ

prandaj, i goditi ata dënimi i të këqiave që kanë punuar. Por, dhe ata që kanë bërë zullum prej këtyre (kurejshit), do t’u bie dënimi për të këqiat që kanë bërë, e nuk do të mund t’i ikin (dënimit)
Surah Az-Zumar, Verse 51


أَوَلَمۡ يَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

A nuk e dinë ata se Perëndia i afron furnizim të bollshëm kujt të dojë, e ia ngushton (kujt të dojë); me të vërtetë, në këtë ka argumente për popullin që beson
Surah Az-Zumar, Verse 52


۞قُلۡ يَٰعِبَادِيَ ٱلَّذِينَ أَسۡرَفُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ لَا تَقۡنَطُواْ مِن رَّحۡمَةِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَغۡفِرُ ٱلذُّنُوبَ جَمِيعًاۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ

Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Perëndisë! Perëndia, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është falës dhe përdëllimtar
Surah Az-Zumar, Verse 53


وَأَنِيبُوٓاْ إِلَىٰ رَبِّكُمۡ وَأَسۡلِمُواْ لَهُۥ مِن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَكُمُ ٱلۡعَذَابُ ثُمَّ لَا تُنصَرُونَ

Kthehuni kah Zoti juaj dhe përuluni para Tij, para se t’u vijë dënimi, sepse, pastaj nuk do të keni ndihmë
Surah Az-Zumar, Verse 54


وَٱتَّبِعُوٓاْ أَحۡسَنَ مَآ أُنزِلَ إِلَيۡكُم مِّن رَّبِّكُم مِّن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَكُمُ ٱلۡعَذَابُ بَغۡتَةٗ وَأَنتُمۡ لَا تَشۡعُرُونَ

Dhe, pasoni atë më të bukurën që u është shpallur (Kur’anin) nga Zoti juaj, para se t’ju vie dënimi papritmas, pa e hetuar atë
Surah Az-Zumar, Verse 55


أَن تَقُولَ نَفۡسٞ يَٰحَسۡرَتَىٰ عَلَىٰ مَا فَرَّطتُ فِي جَنۢبِ ٱللَّهِ وَإِن كُنتُ لَمِنَ ٱلسَّـٰخِرِينَ

e njeriu të thotë: “Mjer për mua që nuk i kam kryer obligimet ndaj Perëndisë, e madje edhe jam tallur (me besimtarët)!”
Surah Az-Zumar, Verse 56


أَوۡ تَقُولَ لَوۡ أَنَّ ٱللَّهَ هَدَىٰنِي لَكُنتُ مِنَ ٱلۡمُتَّقِينَ

Ose të thotë: “Sikur Perëndia të më kishte udhëzuar, do të isha bërë nga të mirët!”
Surah Az-Zumar, Verse 57


أَوۡ تَقُولَ حِينَ تَرَى ٱلۡعَذَابَ لَوۡ أَنَّ لِي كَرَّةٗ فَأَكُونَ مِنَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Ose të thotë, kur ta sheh dënimin: “Sikur të ishte e mundshme për t’u kthyer edhe një herë (në këtë botë), e të bëhem prej të mirëve!”
Surah Az-Zumar, Verse 58


بَلَىٰ قَدۡ جَآءَتۡكَ ءَايَٰتِي فَكَذَّبۡتَ بِهَا وَٱسۡتَكۡبَرۡتَ وَكُنتَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ

(Atij i thuhet): “Me të vërtetë, të ka ardhur dokumenti Im (Kur’ani), e ti e konsiderove të rrejshëm atë, u bëre mendjemadh (nuk e ke përfillur dhe ishe jobesimtar)”
Surah Az-Zumar, Verse 59


وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ تَرَى ٱلَّذِينَ كَذَبُواْ عَلَى ٱللَّهِ وُجُوهُهُم مُّسۡوَدَّةٌۚ أَلَيۡسَ فِي جَهَنَّمَ مَثۡوٗى لِّلۡمُتَكَبِّرِينَ

E, në Ditën e Kijametit do t’i shohësh ata që kanë përgënjeshtruar Perëndinë – me fytyra të zeza. E vallë, a nuk është ferri – vend për ata që janë mendjemëdhenj
Surah Az-Zumar, Verse 60


وَيُنَجِّي ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ بِمَفَازَتِهِمۡ لَا يَمَسُّهُمُ ٱلسُّوٓءُ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ

Perëndia do t’i shpëtojë ata që ruhen për të mirat e bëra, prandaj ata nuk do t’i prekë e keqja, e as nuk do të pikëllohen
Surah Az-Zumar, Verse 61


ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ وَكِيلٞ

Perëndia është Krijues i çdo gjëje dhe Ai është mbikëqyrës i çdo gjëje
Surah Az-Zumar, Verse 62


لَّهُۥ مَقَالِيدُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۗ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ

të Tij janë, çelësat e qiejve dhe të Tokës! E, ata që i mohojnë argumentet e Perëndisë, ata janë të humbur
Surah Az-Zumar, Verse 63


قُلۡ أَفَغَيۡرَ ٱللَّهِ تَأۡمُرُوٓنِّيٓ أَعۡبُدُ أَيُّهَا ٱلۡجَٰهِلُونَ

Thuaju atyre: “Vallë, a ju po më urdhëroni që të adhuroj dike tjetër, përveç Zotit, o injorantë!”
Surah Az-Zumar, Verse 64


وَلَقَدۡ أُوحِيَ إِلَيۡكَ وَإِلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكَ لَئِنۡ أَشۡرَكۡتَ لَيَحۡبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ

Me të vërtetë, të është shpallur ty edhe atyre (pejgamberëve) që kanë qenë para teje: “Nëse i përshkruan Perëndisë shok, me siguri do të të humbin punët tuaja dhe do të jesh ndër ata që janë shkatërruar”
Surah Az-Zumar, Verse 65


بَلِ ٱللَّهَ فَٱعۡبُدۡ وَكُن مِّنَ ٱلشَّـٰكِرِينَ

(Mos adhuro idhujt), por adhuro vetëm Perëndinë dhe bëhu falenderues
Surah Az-Zumar, Verse 66


وَمَا قَدَرُواْ ٱللَّهَ حَقَّ قَدۡرِهِۦ وَٱلۡأَرۡضُ جَمِيعٗا قَبۡضَتُهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَٱلسَّمَٰوَٰتُ مَطۡوِيَّـٰتُۢ بِيَمِينِهِۦۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

Ata nuk e kanë madhëruar Perëndinë siç duhet; e tërë Toka në Ditën e gjykimit do të jetë nën pushtetin e Tij, e qiejt do të jenë të përfshirë në fuqinë e Tij. Qoftë lavdëruar Ai dhe larg nga ajo që i bëjnë shok Atij
Surah Az-Zumar, Verse 67


وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَصَعِقَ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ إِلَّا مَن شَآءَ ٱللَّهُۖ ثُمَّ نُفِخَ فِيهِ أُخۡرَىٰ فَإِذَا هُمۡ قِيَامٞ يَنظُرُونَ

Dhe fryhet në Sur (Buri), e vdesin të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, do të mbesin vetëm ata që do Perëndia; pastj do të fryhet për të dytën herë në Sur dhe ata përnjëherë do të ngjallen e do të presin (çka do të ndodhë)
Surah Az-Zumar, Verse 68


وَأَشۡرَقَتِ ٱلۡأَرۡضُ بِنُورِ رَبِّهَا وَوُضِعَ ٱلۡكِتَٰبُ وَجِاْيٓءَ بِٱلنَّبِيِّـۧنَ وَٱلشُّهَدَآءِ وَقُضِيَ بَيۡنَهُم بِٱلۡحَقِّ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ

Dhe Toka do të shndëritet me dritën e Zotit të vet dhe do të vendoset libri, do të sillen pejgamberët dhe dëshmitarët dhe do të gjykohen ata me drejtësi, e nuk do t’u bëhet asgjë e pa drejtë
Surah Az-Zumar, Verse 69


وَوُفِّيَتۡ كُلُّ نَفۡسٖ مَّا عَمِلَتۡ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِمَا يَفۡعَلُونَ

secilit njeri do t’i jepet shpërblimi për atë që ka bërë, meqë Ai di më së miri se çka kanë punuar
Surah Az-Zumar, Verse 70


وَسِيقَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِلَىٰ جَهَنَّمَ زُمَرًاۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوهَا فُتِحَتۡ أَبۡوَٰبُهَا وَقَالَ لَهُمۡ خَزَنَتُهَآ أَلَمۡ يَأۡتِكُمۡ رُسُلٞ مِّنكُمۡ يَتۡلُونَ عَلَيۡكُمۡ ءَايَٰتِ رَبِّكُمۡ وَيُنذِرُونَكُمۡ لِقَآءَ يَوۡمِكُمۡ هَٰذَاۚ قَالُواْ بَلَىٰ وَلَٰكِنۡ حَقَّتۡ كَلِمَةُ ٱلۡعَذَابِ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ

Dhe jobesimtarët do të shtyhen në ferr, grupe-grupe, dhe kur të arrijnë atje, hapen dyert e tij dhe rojtarët u thonë atyre: “A nuk u kanë ardhur pejgamberët nga mesi juaj, të cilët ju lexonin argumentet e Zotit tuaj e ju tërheqnin vërejtjen për takimin e kësaj dite? Mohuesit do të thonë: “Po, me të vërtetë, (na kanë ardhur), por është e sigurt fjala e Perëndisë për dënimin e mohuesve”
Surah Az-Zumar, Verse 71


قِيلَ ٱدۡخُلُوٓاْ أَبۡوَٰبَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَاۖ فَبِئۡسَ مَثۡوَى ٱلۡمُتَكَبِّرِينَ

(Atyre) u thuhet: “Hyni në portat e ferrit, ku do të qëndroni gjithmonë në të! Sa vend i shëmtuar që është ai për mendjemëdhenjtë
Surah Az-Zumar, Verse 72


وَسِيقَ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ رَبَّهُمۡ إِلَى ٱلۡجَنَّةِ زُمَرًاۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوهَا وَفُتِحَتۡ أَبۡوَٰبُهَا وَقَالَ لَهُمۡ خَزَنَتُهَا سَلَٰمٌ عَلَيۡكُمۡ طِبۡتُمۡ فَٱدۡخُلُوهَا خَٰلِدِينَ

E, ata që janë ruajtur (nga mëkatet), do të shtyhen në xhennet, grupe-grupe dhe dyert e tij hapen e do t’u thonë atyre rojtarët e tij: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju jeni të kënaqur, andaj hyni në të, ku do të qëndroni përgjithmonë!”
Surah Az-Zumar, Verse 73


وَقَالُواْ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي صَدَقَنَا وَعۡدَهُۥ وَأَوۡرَثَنَا ٱلۡأَرۡضَ نَتَبَوَّأُ مِنَ ٱلۡجَنَّةِ حَيۡثُ نَشَآءُۖ فَنِعۡمَ أَجۡرُ ٱلۡعَٰمِلِينَ

Ata do të thonë: “Falenderimi qoftë për Perëndinë, që na plotësoi premtimin e Vet e na dha në trashëgim tokën (e xhennetit), që të vendosemi si të duam!” Sa i mrekullueshëm është shpërblimi i atyre që kanë punuar (sipas dispozitave të Perëndisë)
Surah Az-Zumar, Verse 74


وَتَرَى ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةَ حَآفِّينَ مِنۡ حَوۡلِ ٱلۡعَرۡشِ يُسَبِّحُونَ بِحَمۡدِ رَبِّهِمۡۚ وَقُضِيَ بَيۡنَهُم بِٱلۡحَقِّۚ وَقِيلَ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Do ti shohësh engjëjt e tubuar rreth Arshit duke lavdëruar me falenderim Zotin e tyre; dhe do t’u gjykohet mes tyre me të drejtë dhe u thuhet: “Falenderimi qoftë për Perëndinë, Zotit të gjithësisë!”
Surah Az-Zumar, Verse 75


Author: Hasan Efendi Nahi


<< Surah 38
>> Surah 40

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai