Surah Az-Zumar - Albanian Translation by Sherif Ahmeti
تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَكِيمِ
Shpallja e librit eshte prej All-llahut, te gjithfuqishmit, te urtit
Surah Az-Zumar, Verse 1
إِنَّآ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ فَٱعۡبُدِ ٱللَّهَ مُخۡلِصٗا لَّهُ ٱلدِّينَ
Ne ta shpallem ty librin per hir te se vertetes, andaj ti adhuroje All-llahun duke qene i sinqerte ne adhurimin e Tij
Surah Az-Zumar, Verse 2
أَلَا لِلَّهِ ٱلدِّينُ ٱلۡخَالِصُۚ وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَ مَا نَعۡبُدُهُمۡ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَآ إِلَى ٱللَّهِ زُلۡفَىٰٓ إِنَّ ٱللَّهَ يَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡ فِي مَا هُمۡ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَنۡ هُوَ كَٰذِبٞ كَفَّارٞ
Vini re! Adhurim i sinqerte eshte vetem ai per All-llahun! Ndersa ata qe ne vend te tij adhurojne miq te tjere (duke thene): Ne nuk i adhurojme ata per tjeter, vetem qe te na afrojne sa me afer All-llahut, s’ka dyshim se All-llahu do te gjykoje mes tyre per ate qe ata ishin ne kundershtim. E, eshte e vertete se All-llahu nuk udhezon ne rruge te drejte, ate qe eshte rrenes, jobesimtare
Surah Az-Zumar, Verse 3
لَّوۡ أَرَادَ ٱللَّهُ أَن يَتَّخِذَ وَلَدٗا لَّٱصۡطَفَىٰ مِمَّا يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُۚ سُبۡحَٰنَهُۥۖ هُوَ ٱللَّهُ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّارُ
Sikur te kishte dashur All-llahu te kete femije, do te zgjidhte ate qe deshiron nga cka Ai vete krijon. I paster eshte Ai! Ai eshte All-llahu, i vetmi, i fuqishmi
Surah Az-Zumar, Verse 4
خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّۖ يُكَوِّرُ ٱلَّيۡلَ عَلَى ٱلنَّهَارِ وَيُكَوِّرُ ٱلنَّهَارَ عَلَى ٱلَّيۡلِۖ وَسَخَّرَ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ كُلّٞ يَجۡرِي لِأَجَلٖ مُّسَمًّىۗ أَلَا هُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡغَفَّـٰرُ
Ai krijoi qiejt e token me qellim te caktuar; Ai naten mbeshtjell (vendi te) dites dhe dites ia mbeshtjell nates; Ai nenshtroi diellin dhe henen, qe ssecili leviz deri ne nje afat te caktuar, pra Ai eshte ngadhenjyesi, mekatfalesi
Surah Az-Zumar, Verse 5
خَلَقَكُم مِّن نَّفۡسٖ وَٰحِدَةٖ ثُمَّ جَعَلَ مِنۡهَا زَوۡجَهَا وَأَنزَلَ لَكُم مِّنَ ٱلۡأَنۡعَٰمِ ثَمَٰنِيَةَ أَزۡوَٰجٖۚ يَخۡلُقُكُمۡ فِي بُطُونِ أُمَّهَٰتِكُمۡ خَلۡقٗا مِّنۢ بَعۡدِ خَلۡقٖ فِي ظُلُمَٰتٖ ثَلَٰثٖۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡ لَهُ ٱلۡمُلۡكُۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ فَأَنَّىٰ تُصۡرَفُونَ
Ai ju krijoi juve prej nje njeriu, mandej prej tij e krijoi palen (ciftin) e tij dhe Ai krijoi per juve tete nga qiftet e kafsheve. Ai u krijoi ne barqet e nenave tuaja, krijim (etape) pas krijimit ne tri erresira. Ky eshte All-llahu, Zoti juaj, vetem i Tij eshte pushteti, nuk ka tjeter pos Tij. E, si pra, i shmangeni (adhurimit te Tij)
Surah Az-Zumar, Verse 6
إِن تَكۡفُرُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِيٌّ عَنكُمۡۖ وَلَا يَرۡضَىٰ لِعِبَادِهِ ٱلۡكُفۡرَۖ وَإِن تَشۡكُرُواْ يَرۡضَهُ لَكُمۡۗ وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٞ وِزۡرَ أُخۡرَىٰۚ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُم مَّرۡجِعُكُمۡ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَۚ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ
Nese ju nuk besoni, All-llahu nuk eshte nevojtare per ju; megjithate, Ai nuk eshte i kenaqur me mosbesimin e roberve te Vet, e nese jeni mirenjohes ndaj Tij, Ai e pelqen ate per ju. Nderkaq, nuk do ta barte asnje mekatare barren e tjetrit. Pastaj, e ardhmja juaj eshte vetem te Zoti juaj, e AI do t’ju njoftoje me ate qe keni vepruar. Vertet, Ai e di shume mire se cka mbajne zemrat
Surah Az-Zumar, Verse 7
۞وَإِذَا مَسَّ ٱلۡإِنسَٰنَ ضُرّٞ دَعَا رَبَّهُۥ مُنِيبًا إِلَيۡهِ ثُمَّ إِذَا خَوَّلَهُۥ نِعۡمَةٗ مِّنۡهُ نَسِيَ مَا كَانَ يَدۡعُوٓاْ إِلَيۡهِ مِن قَبۡلُ وَجَعَلَ لِلَّهِ أَندَادٗا لِّيُضِلَّ عَن سَبِيلِهِۦۚ قُلۡ تَمَتَّعۡ بِكُفۡرِكَ قَلِيلًا إِنَّكَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلنَّارِ
E kur e godit njeriun ndonje e keqe (ndonje dem), ai e lut Zotin e vet duke kerkuar ndihme vetem prej Tij, e kur nga ana e TIj i je ndonje te mira (ia largon te keqen), ai e harron ate qe me pare eshte lutur Atij, dhe i pershkruan shoke All-llahut per te larguar (njerezit) nga rruga e Tij. Thuaj: “Kenaqu per pak kohe me mosbesimin tend, se ti pa dyshim je nga banuesit e zjarrit!”
Surah Az-Zumar, Verse 8
أَمَّنۡ هُوَ قَٰنِتٌ ءَانَآءَ ٱلَّيۡلِ سَاجِدٗا وَقَآئِمٗا يَحۡذَرُ ٱلۡأٓخِرَةَ وَيَرۡجُواْ رَحۡمَةَ رَبِّهِۦۗ قُلۡ هَلۡ يَسۡتَوِي ٱلَّذِينَ يَعۡلَمُونَ وَٱلَّذِينَ لَا يَعۡلَمُونَۗ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ
(A jobesimtari e ka gjendjen me te mire) Apo ai qe kohen e nate e kalon ne adhurim, duke bereb sexhde, duke qendruar ne kembe, i ruhet (denimit te) botes tjeter dhe shpreson ne meshiren e Zotit te vet? Thuaj: “A jane te barabarte ata qe dine dhe ata qe nuk dine?” Po, vetem te zotet e mendjes marrin mesim
Surah Az-Zumar, Verse 9
قُلۡ يَٰعِبَادِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ رَبَّكُمۡۚ لِلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ فِي هَٰذِهِ ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٞۗ وَأَرۡضُ ٱللَّهِ وَٰسِعَةٌۗ إِنَّمَا يُوَفَّى ٱلصَّـٰبِرُونَ أَجۡرَهُم بِغَيۡرِ حِسَابٖ
Thuaj: “O roberit e Mi qe keni besuar, kini frike ndaj Zotit tuaj. Ata qe bene mire ne kete jete, kane te mire te madhe, e Toka e All-llahut eshte e gjere, ndersa te durueshmive u jepet shperblimi i tyre pa mase!”
Surah Az-Zumar, Verse 10
قُلۡ إِنِّيٓ أُمِرۡتُ أَنۡ أَعۡبُدَ ٱللَّهَ مُخۡلِصٗا لَّهُ ٱلدِّينَ
Thuaj: “Une jam i urdheruar ta adhuroj All-llahun, te jem i snqerte ne adhurimin ndaj Tij!”
Surah Az-Zumar, Verse 11
وَأُمِرۡتُ لِأَنۡ أَكُونَ أَوَّلَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ
Dhe jam i urdheruar te jem i pari i myslimaneve
Surah Az-Zumar, Verse 12
قُلۡ إِنِّيٓ أَخَافُ إِنۡ عَصَيۡتُ رَبِّي عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ
Thuaj: “Une i frikesohem denimit te nje dite te madhe, nese kundershtoj Zotin tim”
Surah Az-Zumar, Verse 13
قُلِ ٱللَّهَ أَعۡبُدُ مُخۡلِصٗا لَّهُۥ دِينِي
thuaj: “vetem All-llahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bej adhurimin tim
Surah Az-Zumar, Verse 14
فَٱعۡبُدُواْ مَا شِئۡتُم مِّن دُونِهِۦۗ قُلۡ إِنَّ ٱلۡخَٰسِرِينَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ وَأَهۡلِيهِمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ أَلَا ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡخُسۡرَانُ ٱلۡمُبِينُ
E ju pra, adhuroni pos Tij cka te doni!” Thuaj: “Te deshtuar ne diten e kijametit jane ata qe e kane hmbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky eshte deshtimi i njemendet
Surah Az-Zumar, Verse 15
لَهُم مِّن فَوۡقِهِمۡ ظُلَلٞ مِّنَ ٱلنَّارِ وَمِن تَحۡتِهِمۡ ظُلَلٞۚ ذَٰلِكَ يُخَوِّفُ ٱللَّهُ بِهِۦ عِبَادَهُۥۚ يَٰعِبَادِ فَٱتَّقُونِ
Se ata do te kene shtresa te zjarrit edhe siper edhe prfundi. Me kete All-llahu i frikeson roberit e Vet: “O roberit e Mi, kinie frike (denimin)!”
Surah Az-Zumar, Verse 16
وَٱلَّذِينَ ٱجۡتَنَبُواْ ٱلطَّـٰغُوتَ أَن يَعۡبُدُوهَا وَأَنَابُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ لَهُمُ ٱلۡبُشۡرَىٰۚ فَبَشِّرۡ عِبَادِ
Nderkaq, ata qe u larguan prej adhurimit te idhujve dhe ju drejtuan All-llahut, ata kane gezim te madh, e ti pergezoj roberit e Mi
Surah Az-Zumar, Verse 17
ٱلَّذِينَ يَسۡتَمِعُونَ ٱلۡقَوۡلَ فَيَتَّبِعُونَ أَحۡسَنَهُۥٓۚ أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ هَدَىٰهُمُ ٱللَّهُۖ وَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمۡ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ
Te cilet i degjojne fjalet dhe pasojne ate me te miren prej tyre. Te tillet jane ata qe All-llahu i udhezoi ne rrugen e drejte dhe te tillet jane ata te mencurit
Surah Az-Zumar, Verse 18
أَفَمَنۡ حَقَّ عَلَيۡهِ كَلِمَةُ ٱلۡعَذَابِ أَفَأَنتَ تُنقِذُ مَن فِي ٱلنَّارِ
E, atij qe i eshte percaktuar vendimi per denim, a mund ta shpetosh ti prej zjarrit
Surah Az-Zumar, Verse 19
لَٰكِنِ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ رَبَّهُمۡ لَهُمۡ غُرَفٞ مِّن فَوۡقِهَا غُرَفٞ مَّبۡنِيَّةٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَعۡدَ ٱللَّهِ لَا يُخۡلِفُ ٱللَّهُ ٱلۡمِيعَادَ
Nderkaq, ata qe u ruajten per hir te Zotit te tyre, per ta do te kete dhoma te ndertuara njera mbi tjetren, nen te cilat rrjedhin lumenjte. Premtimi i All-llahut, e All-llahu nuk e thyen premtimin
Surah Az-Zumar, Verse 20
أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَسَلَكَهُۥ يَنَٰبِيعَ فِي ٱلۡأَرۡضِ ثُمَّ يُخۡرِجُ بِهِۦ زَرۡعٗا مُّخۡتَلِفًا أَلۡوَٰنُهُۥ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَىٰهُ مُصۡفَرّٗا ثُمَّ يَجۡعَلُهُۥ حُطَٰمًاۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَذِكۡرَىٰ لِأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ
A nuk e sheh se All-llahu leshon uje nga qielli dhe ate e shperndane ne toke neper burime, mandej me te mbijne bime te llojeve dhe te ngjyrave te ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh ata te zverdhurar dhe pastaj e ben ate te llomitr. S’ka dyshim se ne kete ka argument per te zotet e mendjes
Surah Az-Zumar, Verse 21
أَفَمَن شَرَحَ ٱللَّهُ صَدۡرَهُۥ لِلۡإِسۡلَٰمِ فَهُوَ عَلَىٰ نُورٖ مِّن رَّبِّهِۦۚ فَوَيۡلٞ لِّلۡقَٰسِيَةِ قُلُوبُهُم مِّن ذِكۡرِ ٱللَّهِۚ أُوْلَـٰٓئِكَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ
Atij qe All-llahu ia ka zgjruar kraharorin per besim islam, ai eshte ne nje drite te sigurt prej Zotit te vet. Te mjret jane ata qe nga zemerfortesia e tyre nuk permendin All-llahun, te tillet jane ne humbje te qarte
Surah Az-Zumar, Verse 22
ٱللَّهُ نَزَّلَ أَحۡسَنَ ٱلۡحَدِيثِ كِتَٰبٗا مُّتَشَٰبِهٗا مَّثَانِيَ تَقۡشَعِرُّ مِنۡهُ جُلُودُ ٱلَّذِينَ يَخۡشَوۡنَ رَبَّهُمۡ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمۡ وَقُلُوبُهُمۡ إِلَىٰ ذِكۡرِ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ هُدَى ٱللَّهِ يَهۡدِي بِهِۦ مَن يَشَآءُۚ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنۡ هَادٍ
All-llahu e shpalli te folmen me te mire, librin, te ngjashem ne mrekulli, te perseritur here pas here (me keshilla e dispozita), qe prej (degjimit te) tij rrenqethen lekurat dhe zemrat e tyre. Ky (liber) eshte udhezim i All-llahut, me te udhezon ate qe do. E ate qe All-llahu e le te humbur, per te nuk ka ndonje udhezues
Surah Az-Zumar, Verse 23
أَفَمَن يَتَّقِي بِوَجۡهِهِۦ سُوٓءَ ٱلۡعَذَابِ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ وَقِيلَ لِلظَّـٰلِمِينَ ذُوقُواْ مَا كُنتُمۡ تَكۡسِبُونَ
E ai qe me fytyren e vet mbrohet nga denimi ne diten e kijametit (a eshte i njejte me ate te shpetuarin)? Kur mizoreve u thuhet: “Perjetoni te keqen e asaj qe punuat!”
Surah Az-Zumar, Verse 24
كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ فَأَتَىٰهُمُ ٱلۡعَذَابُ مِنۡ حَيۡثُ لَا يَشۡعُرُونَ
Edhe ata para tyre pergenjeshtruan, por u erdhi ndeshkim nga nuk e menduan
Surah Az-Zumar, Verse 25
فَأَذَاقَهُمُ ٱللَّهُ ٱلۡخِزۡيَ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَكۡبَرُۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ
All-llahu u beri te perjetojne ne kete jete poshetrimin, por denimi i botes tjeter eshte edhe me i madh, sikur ta dinin ata
Surah Az-Zumar, Verse 26
وَلَقَدۡ ضَرَبۡنَا لِلنَّاسِ فِي هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ مِن كُلِّ مَثَلٖ لَّعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ
Ne u kemi sjelle njerezve ne kete Kur’an shembuj nga cdo lemi e nevojshme, ashtu qe te marrin pervoje, (mesim)
Surah Az-Zumar, Verse 27
قُرۡءَانًا عَرَبِيًّا غَيۡرَ ذِي عِوَجٖ لَّعَلَّهُمۡ يَتَّقُونَ
Duke qene Kur’an arabisht qe nuk ka kunderthenie, me qellim qe te ruhen prej rruges se gabuar
Surah Az-Zumar, Verse 28
ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا رَّجُلٗا فِيهِ شُرَكَآءُ مُتَشَٰكِسُونَ وَرَجُلٗا سَلَمٗا لِّرَجُلٍ هَلۡ يَسۡتَوِيَانِ مَثَلًاۚ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ
All-llahu solli nje shembull: Nje njeri (rob) ne posedimin e te cilit ishin ortake pa marreveshje mes vete dhe njeri (rob) qe eshte thjesht ne posedimin e nje njeriu. A jane ata te dy te nje lloji (te nje gjendjeje)? Lavderimi i takon vetem All-llahut, por shumica e tyre, nuk e dine
Surah Az-Zumar, Verse 29
إِنَّكَ مَيِّتٞ وَإِنَّهُم مَّيِّتُونَ
Ti do te jesh i vdekur, e edhe ata do te jene te vdekur
Surah Az-Zumar, Verse 30
ثُمَّ إِنَّكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ عِندَ رَبِّكُمۡ تَخۡتَصِمُونَ
E pastaj, ne diten e kijametit prane Zotit tuaj do te grindeni mes vete
Surah Az-Zumar, Verse 31
۞فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن كَذَبَ عَلَى ٱللَّهِ وَكَذَّبَ بِٱلصِّدۡقِ إِذۡ جَآءَهُۥٓۚ أَلَيۡسَ فِي جَهَنَّمَ مَثۡوٗى لِّلۡكَٰفِرِينَ
E kush eshte me mekatar se ai qe flet te paverteten ndaj All-llahut dhe se ai qe kur i erdhi e verteta e pergenjeshtroi? A nuk eshte ne Xhehennem vendqendrimi per jobesimtaret
Surah Az-Zumar, Verse 32
وَٱلَّذِي جَآءَ بِٱلصِّدۡقِ وَصَدَّقَ بِهِۦٓ أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُتَّقُونَ
E ai qe e solli te verteten dhe ai qe e vertetoi ate, te tillet jane te ruajturit
Surah Az-Zumar, Verse 33
لَهُم مَّا يَشَآءُونَ عِندَ رَبِّهِمۡۚ ذَٰلِكَ جَزَآءُ ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Ata te Zoti i tyre kane ckado qe deshirojne, e ai eshte shperblimi i bamiresve
Surah Az-Zumar, Verse 34
لِيُكَفِّرَ ٱللَّهُ عَنۡهُمۡ أَسۡوَأَ ٱلَّذِي عَمِلُواْ وَيَجۡزِيَهُمۡ أَجۡرَهُم بِأَحۡسَنِ ٱلَّذِي كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
All-llahu do t’ua shlyej atyre edhe me te keqen qe e punuan dhe do t’u jepe shperblime me te mira per ata qe punuan
Surah Az-Zumar, Verse 35
أَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِكَافٍ عَبۡدَهُۥۖ وَيُخَوِّفُونَكَ بِٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦۚ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنۡ هَادٖ
A nuk i mjafton All-llahu robit te vet? E ata te friksojne ty me te tjeret pos Tij. Po ate qe e ka humbur All-llahu, per te nuk ka udhezues
Surah Az-Zumar, Verse 36
وَمَن يَهۡدِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن مُّضِلٍّۗ أَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِعَزِيزٖ ذِي ٱنتِقَامٖ
Ate qe All-llahu e drejton, ate nuk ka kush e humbe; a nuk eshte All-llahu i gjithefuqishem qe ndermerr ndeshkime
Surah Az-Zumar, Verse 37
وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۚ قُلۡ أَفَرَءَيۡتُم مَّا تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ إِنۡ أَرَادَنِيَ ٱللَّهُ بِضُرٍّ هَلۡ هُنَّ كَٰشِفَٰتُ ضُرِّهِۦٓ أَوۡ أَرَادَنِي بِرَحۡمَةٍ هَلۡ هُنَّ مُمۡسِكَٰتُ رَحۡمَتِهِۦۚ قُلۡ حَسۡبِيَ ٱللَّهُۖ عَلَيۡهِ يَتَوَكَّلُ ٱلۡمُتَوَكِّلُونَ
Po nese i pyet ata se kush i krijoi qiejt e token, sigurisht ata do te thone: “All-llahu!” Ti thuaju: “Me tregoni pra, per ata qe i adhuroni, pos All-llahut, nese All-llahu me godit mua me ndonje te keqe, a munden ta largojne ata ate te keqe, ose, nese All-llahu deshiron ndonje te mire ndaj meje, a munden ta pengojne ata te miren e Tij?” Thuaju: “Mua me mjafton All-llahu. Vetem Atij i mbeshteten te mbeshteturit”
Surah Az-Zumar, Verse 38
قُلۡ يَٰقَوۡمِ ٱعۡمَلُواْ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمۡ إِنِّي عَٰمِلٞۖ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ
Thuaj: “O populli im, veproni sipas gjendjes suaj, e edhe une veproj sipas times e me vone do ta dini
Surah Az-Zumar, Verse 39
مَن يَأۡتِيهِ عَذَابٞ يُخۡزِيهِ وَيَحِلُّ عَلَيۡهِ عَذَابٞ مُّقِيمٌ
se cilit do t’i vije denimi qe e poshteron dhe do ta godite denim i perjetshem!”
Surah Az-Zumar, Verse 40
إِنَّآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ لِلنَّاسِ بِٱلۡحَقِّۖ فَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ فَلِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيۡهَاۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيۡهِم بِوَكِيلٍ
Ne ta zbritem ty librin me argumente per njerez, e kush orientohet ne rrugen e vertete, ai e ka per vete e kush e humb, ai i ben dem vetem vetes, e ti nuk je garantues i tyre
Surah Az-Zumar, Verse 41
ٱللَّهُ يَتَوَفَّى ٱلۡأَنفُسَ حِينَ مَوۡتِهَا وَٱلَّتِي لَمۡ تَمُتۡ فِي مَنَامِهَاۖ فَيُمۡسِكُ ٱلَّتِي قَضَىٰ عَلَيۡهَا ٱلۡمَوۡتَ وَيُرۡسِلُ ٱلۡأُخۡرَىٰٓ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمًّىۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ
All-llahu i merr shpirtrat kur eshte momenti i vdekjes se tyre (i vdekjes se trupave te tyre), e edhe ate qe eshte ne gjume e nuk ka vdekur, e atij qe i eshte caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e ate tjetrin (qe nuk i eshte caktuar vdekja, por eshte ne gjume), e leshon (te kthehet) deri ne afatin e caktuar. Vertet, ne keto ka argumente per nje popull qe mendon
Surah Az-Zumar, Verse 42
أَمِ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ شُفَعَآءَۚ قُلۡ أَوَلَوۡ كَانُواْ لَا يَمۡلِكُونَ شَيۡـٔٗا وَلَا يَعۡقِلُونَ
A mos kane zgjedhur ndermjetesues pervec All-llahut? Thuaj: “A edhe pse jane qe nuk posedojne asgje e as nuk kuptojne”
Surah Az-Zumar, Verse 43
قُل لِّلَّهِ ٱلشَّفَٰعَةُ جَمِيعٗاۖ لَّهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ ثُمَّ إِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ
Thuaj: “I tere shefaati (ndermjetesimi) i takon vetem All-llahut, i Tij eshte pushteti i qiejve dhe i tokes, e me vone vetem te Ai ktheheni”
Surah Az-Zumar, Verse 44
وَإِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَحۡدَهُ ٱشۡمَأَزَّتۡ قُلُوبُ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِۖ وَإِذَا ذُكِرَ ٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦٓ إِذَا هُمۡ يَسۡتَبۡشِرُونَ
Kur permendet vetem All-llahu, zemrat e atyre qe nuk besojne boten tjeter, neveriten, e kur permenden, pervec Atij, te tjeret, ata gezohen
Surah Az-Zumar, Verse 45
قُلِ ٱللَّهُمَّ فَاطِرَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ عَٰلِمَ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ أَنتَ تَحۡكُمُ بَيۡنَ عِبَادِكَ فِي مَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ
Thuaj: “O All-llah, Krijues i qiejve e i tokes, Njohes i te fshehtes edhe i te dukshmes, Ti je qe gjykon mes roberve Tu per ate qe ata kundershtoheshin”
Surah Az-Zumar, Verse 46
وَلَوۡ أَنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ مَا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا وَمِثۡلَهُۥ مَعَهُۥ لَٱفۡتَدَوۡاْ بِهِۦ مِن سُوٓءِ ٱلۡعَذَابِ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ وَبَدَا لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مَا لَمۡ يَكُونُواْ يَحۡتَسِبُونَ
E sikur te ishte e atyre qe nuk besuan, e tere ajo cka ka ne toke e edhe njehere aq, do ta jepnin kompensim per t’i shpetuar denimit te tmerrshem ne diten e kijametit. E prej All-llahut do t’u prezentohet (lloji i denimit) cka as nuk kane mund te mendojne
Surah Az-Zumar, Verse 47
وَبَدَا لَهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ
Dhe do t’ua dalin ne shesh te keqiat qe i kane punuar dhe i perfshin ata ajo me te cilen talleshin
Surah Az-Zumar, Verse 48
فَإِذَا مَسَّ ٱلۡإِنسَٰنَ ضُرّٞ دَعَانَا ثُمَّ إِذَا خَوَّلۡنَٰهُ نِعۡمَةٗ مِّنَّا قَالَ إِنَّمَآ أُوتِيتُهُۥ عَلَىٰ عِلۡمِۭۚ بَلۡ هِيَ فِتۡنَةٞ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ
Kur e godit njeriun ndonje e keqe, ai na lutet Neve, e kur nga ana Jone ia shenderrojme ate ne ndonje te mire, ai thote: “Kjo me eshte dhene ne baze te dijes sime!” Jo, por ajo eshte nje sprove, por shumica e tyre nuk e dine
Surah Az-Zumar, Verse 49
قَدۡ قَالَهَا ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ
Ashtu paten thene edhe ata qe ishin para tyre, por atyre nuk u beri dobi ajo cka kishin fituar
Surah Az-Zumar, Verse 50
فَأَصَابَهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْۚ وَٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنۡ هَـٰٓؤُلَآءِ سَيُصِيبُهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْ وَمَا هُم بِمُعۡجِزِينَ
Ata i goditen te keqijat qe i kishin punuar. Edhe prej ketyre, ata qe bene zullum, do t’i godasin te keqiat e veprave te tyre dhe nuk mund t’i shpetojne asaj (goditjeje)
Surah Az-Zumar, Verse 51
أَوَلَمۡ يَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ
A nuk e dine ata, se All-llahu i jep furnizim te plote atij qe do. Edhe ne keto ekzistojne fakte per nje popull qe beson
Surah Az-Zumar, Verse 52
۞قُلۡ يَٰعِبَادِيَ ٱلَّذِينَ أَسۡرَفُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ لَا تَقۡنَطُواْ مِن رَّحۡمَةِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَغۡفِرُ ٱلذُّنُوبَ جَمِيعًاۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ
Thuaj: “O roberit e Mi, te cilet e keni ngarkuar me shume gabime veten tuaj, mos e humbni shpresen ndaj meshires se All-llahut, pse All-llahu i fale te gjitha mekatet, Ai eshte qe shume fale dhe eshte meshirues!”
Surah Az-Zumar, Verse 53
وَأَنِيبُوٓاْ إِلَىٰ رَبِّكُمۡ وَأَسۡلِمُواْ لَهُۥ مِن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَكُمُ ٱلۡعَذَابُ ثُمَّ لَا تُنصَرُونَ
Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe peruljuni Atij para se t’u vije denimi, se pastaj nuk do te kete kush t’ju ndihmoje
Surah Az-Zumar, Verse 54
وَٱتَّبِعُوٓاْ أَحۡسَنَ مَآ أُنزِلَ إِلَيۡكُم مِّن رَّبِّكُم مِّن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَكُمُ ٱلۡعَذَابُ بَغۡتَةٗ وَأَنتُمۡ لَا تَشۡعُرُونَ
Dhe permbajuni asaj me te mires qe u eshte shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vije denimi befas e ju te mos dini
Surah Az-Zumar, Verse 55
أَن تَقُولَ نَفۡسٞ يَٰحَسۡرَتَىٰ عَلَىٰ مَا فَرَّطتُ فِي جَنۢبِ ٱللَّهِ وَإِن كُنتُ لَمِنَ ٱلسَّـٰخِرِينَ
Dhe te mos thote ndokush: “O i mjeri une qe kam lene mangu respektimin ndaj All-llahut dhe e kam qene prej atyre qe talleshin!”
Surah Az-Zumar, Verse 56
أَوۡ تَقُولَ لَوۡ أَنَّ ٱللَّهَ هَدَىٰنِي لَكُنتُ مِنَ ٱلۡمُتَّقِينَ
Ose te mos thote: “Ah, sikur te me kishte udhezuar All-llahu (ne rruge te drejte) e te kisha qene prej atyre qe jane te ruajtur!”
Surah Az-Zumar, Verse 57
أَوۡ تَقُولَ حِينَ تَرَى ٱلۡعَذَابَ لَوۡ أَنَّ لِي كَرَّةٗ فَأَكُونَ مِنَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Apo, kur ta shohe denimin te thote: “Sikur te isha kthyer edhe njehere e te isha bere prej atyre bamiresve!”
Surah Az-Zumar, Verse 58
بَلَىٰ قَدۡ جَآءَتۡكَ ءَايَٰتِي فَكَذَّبۡتَ بِهَا وَٱسۡتَكۡبَرۡتَ وَكُنتَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ
Jo, ty te paten ardhur argumentet e Mia, e ti i pergenjeshtrove ato, u bere kryenec dhe ishe prej atyre qe nuk besuan
Surah Az-Zumar, Verse 59
وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ تَرَى ٱلَّذِينَ كَذَبُواْ عَلَى ٱللَّهِ وُجُوهُهُم مُّسۡوَدَّةٌۚ أَلَيۡسَ فِي جَهَنَّمَ مَثۡوٗى لِّلۡمُتَكَبِّرِينَ
E ata qe bene genjeshter ndaj All-llahut, do t’i shohesh ne diten e kijametit, fytyrat e tyre te nxira. A nuk eshte ne Xhehennem vendi i Kryelarteve
Surah Az-Zumar, Verse 60
وَيُنَجِّي ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ بِمَفَازَتِهِمۡ لَا يَمَسُّهُمُ ٱلسُّوٓءُ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ
Ndersa All-llahu do t’i shpetoje me ate suksesin e tyre ata, qe kishin qene te ruajtur. Ata nuk dot’i kape e keqja e as nuk do te jene te shqetesuar
Surah Az-Zumar, Verse 61
ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ وَكِيلٞ
All-llahu eshte krijues i cdo sendi dhe Ai eshe mbikeqyres ndaj cdo gjeje
Surah Az-Zumar, Verse 62
لَّهُۥ مَقَالِيدُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۗ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ
Vetem te Ai jane celesat e qiejve dhe tokes, ndersa ata qe nuk i besuan argumentet e All-llahut, te tillet jane ata te deshtuarit
Surah Az-Zumar, Verse 63
قُلۡ أَفَغَيۡرَ ٱللَّهِ تَأۡمُرُوٓنِّيٓ أَعۡبُدُ أَيُّهَا ٱلۡجَٰهِلُونَ
Thuaj: “O ju injorante, a mos me thirrni te adhuroj tjeter, ne vend te All-llahut?”
Surah Az-Zumar, Verse 64
وَلَقَدۡ أُوحِيَ إِلَيۡكَ وَإِلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكَ لَئِنۡ أَشۡرَكۡتَ لَيَحۡبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ
Pasha Alahun, ty te eshte shpallur, e edhe atyre para teje: “Nese i ben shok (All-llahut), veprat tua jane te asgjesuara dhe ti do te jeshe prej te humburve
Surah Az-Zumar, Verse 65
بَلِ ٱللَّهَ فَٱعۡبُدۡ وَكُن مِّنَ ٱلشَّـٰكِرِينَ
Prandaj, vetem All-llahun adhroje dhe behu mirenjohes!”
Surah Az-Zumar, Verse 66
وَمَا قَدَرُواْ ٱللَّهَ حَقَّ قَدۡرِهِۦ وَٱلۡأَرۡضُ جَمِيعٗا قَبۡضَتُهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَٱلسَّمَٰوَٰتُ مَطۡوِيَّـٰتُۢ بِيَمِينِهِۦۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ
Ata nuk e cmuan All-llahun me ate madheshtine qe i takon, ndersa, ne diten e kijametit e tere toka eshte ne grushtin e Tij, e qiejt te mbeshtjelle ne te djathten e Tij. Ai eshte i paster nga te metat dhe Ai eshte i larte nga cka ata i shoqerojne
Surah Az-Zumar, Verse 67
وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَصَعِقَ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ إِلَّا مَن شَآءَ ٱللَّهُۖ ثُمَّ نُفِخَ فِيهِ أُخۡرَىٰ فَإِذَا هُمۡ قِيَامٞ يَنظُرُونَ
Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur cka ka ne qiej dhe ne toke, pervec atyre qe do All-llahu (te mos vdesin), pastaj i fryhet atij heren tjeter, kur qe, te gjithe aa te ngritur e presin (urdherin e Zotit)
Surah Az-Zumar, Verse 68
وَأَشۡرَقَتِ ٱلۡأَرۡضُ بِنُورِ رَبِّهَا وَوُضِعَ ٱلۡكِتَٰبُ وَجِاْيٓءَ بِٱلنَّبِيِّـۧنَ وَٱلشُّهَدَآءِ وَقُضِيَ بَيۡنَهُم بِٱلۡحَقِّ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ
Toka eshte ndricuar me driten e Zotit te vet, libri (shenimet mbi veprat) eshte vene prane dhe sillen pejgamberet e deshmitaret, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtesi, e atyre nuk u behet padrejte
Surah Az-Zumar, Verse 69
وَوُفِّيَتۡ كُلُّ نَفۡسٖ مَّا عَمِلَتۡ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِمَا يَفۡعَلُونَ
Dhe, secili njeri shperblehet me ate qe ka vepruar, e Ai me se miri e di se c’punuan
Surah Az-Zumar, Verse 70
وَسِيقَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِلَىٰ جَهَنَّمَ زُمَرًاۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوهَا فُتِحَتۡ أَبۡوَٰبُهَا وَقَالَ لَهُمۡ خَزَنَتُهَآ أَلَمۡ يَأۡتِكُمۡ رُسُلٞ مِّنكُمۡ يَتۡلُونَ عَلَيۡكُمۡ ءَايَٰتِ رَبِّكُمۡ وَيُنذِرُونَكُمۡ لِقَآءَ يَوۡمِكُمۡ هَٰذَاۚ قَالُواْ بَلَىٰ وَلَٰكِنۡ حَقَّتۡ كَلِمَةُ ٱلۡعَذَابِ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ
E ata qe nuk besuan sillen ne grupe te Xhehennemi, e kur arrijne te ai, dyert e tij hapen e roja e tij u thote atyre: “A nuk u paten ardhur juve te derguar nga mesi juaj t’ju lexojne shpalljet e Zotit tuaj, t’ju terheqin verejtjen per ballafaqimin tuaj ne kete dite?” Po, (na kane ardhur...) thone ata, por fjala (vendimi) e denimit domosdo eshte bere realitet kunder jobesimtareve
Surah Az-Zumar, Verse 71
قِيلَ ٱدۡخُلُوٓاْ أَبۡوَٰبَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَاۖ فَبِئۡسَ مَثۡوَى ٱلۡمُتَكَبِّرِينَ
U thuhet: “Hyni neper dyer te Xhehennemit, aty do te jeni pergjithmone, sa vend i keq eshte per kryelartet!”
Surah Az-Zumar, Verse 72
وَسِيقَ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ رَبَّهُمۡ إِلَى ٱلۡجَنَّةِ زُمَرًاۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوهَا وَفُتِحَتۡ أَبۡوَٰبُهَا وَقَالَ لَهُمۡ خَزَنَتُهَا سَلَٰمٌ عَلَيۡكُمۡ طِبۡتُمۡ فَٱدۡخُلُوهَا خَٰلِدِينَ
E ata qe ishin te devotshem ndaj Zotit te tyre, sillen ne grupe te Xhenneti, e kur arrijne aty, dyert e tij i gjejne te hapura dhe roja e tij u thote atyre: “Selamun alejkum” - qofshi te shpetuar, ishit te paster, andaj hyni ne te, aty do te jeni pergjithmone
Surah Az-Zumar, Verse 73
وَقَالُواْ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي صَدَقَنَا وَعۡدَهُۥ وَأَوۡرَثَنَا ٱلۡأَرۡضَ نَتَبَوَّأُ مِنَ ٱلۡجَنَّةِ حَيۡثُ نَشَآءُۖ فَنِعۡمَ أَجۡرُ ٱلۡعَٰمِلِينَ
E ata (te Xhennetit) thane: “Falenderuar qofte All-llahu, i cili premtimin e Vet e beri realitet ndaj nesh dhe na e la ne disponim token e Xhennetit qe te vendosemi aty ku te duam! Sa shperblim i mire eshte i atyre qe vepruan drejte”
Surah Az-Zumar, Verse 74
وَتَرَى ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةَ حَآفِّينَ مِنۡ حَوۡلِ ٱلۡعَرۡشِ يُسَبِّحُونَ بِحَمۡدِ رَبِّهِمۡۚ وَقُضِيَ بَيۡنَهُم بِٱلۡحَقِّۚ وَقِيلَ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
E do t’i shohesh engjejt te rreshtuar perreth Arshit, e madherojne me falenderim Zotin e vet. E ne mes tyre (njerezve) kryhet gjykimi me drejtesi dhe thuhet: “(prej te gjitheve) Falenderuar qofte vetem All-llahu, Zoti i boteve!”
Surah Az-Zumar, Verse 75