UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Ghafir - Albanian Translation by Sherif Ahmeti


حمٓ

Ha, Mime
Surah Ghafir, Verse 1


تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡعَلِيمِ

Shpallja e librit eshte prej All-llahut, Fuqiplotit, Gjithdijshmit
Surah Ghafir, Verse 2


غَافِرِ ٱلذَّنۢبِ وَقَابِلِ ٱلتَّوۡبِ شَدِيدِ ٱلۡعِقَابِ ذِي ٱلطَّوۡلِۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ إِلَيۡهِ ٱلۡمَصِيرُ

I cili fal mekatin dhe pranon pendimin, dhe qe eshte ndeshkues i ashper, por edhe bamires. Nuk ka zot tjeter pervec Atij. Te Ai eshte e ardhmja e cdokujt
Surah Ghafir, Verse 3


مَا يُجَٰدِلُ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَلَا يَغۡرُرۡكَ تَقَلُّبُهُمۡ فِي ٱلۡبِلَٰدِ

Rreth argumenteve te All-llahut nuk kundershton kush, pos atyre qe nuk besuan; pra ty te mos te mashtroje levizja e tyre neper qytete
Surah Ghafir, Verse 4


كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَٱلۡأَحۡزَابُ مِنۢ بَعۡدِهِمۡۖ وَهَمَّتۡ كُلُّ أُمَّةِۭ بِرَسُولِهِمۡ لِيَأۡخُذُوهُۖ وَجَٰدَلُواْ بِٱلۡبَٰطِلِ لِيُدۡحِضُواْ بِهِ ٱلۡحَقَّ فَأَخَذۡتُهُمۡۖ فَكَيۡفَ كَانَ عِقَابِ

Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre paten pergenjeshtruar perpara ketyre (idhujtareve), dhe secili popull (qe pergenjeshtroi), u perpoq ta asgjesoje te derguarin e vet dhe luftoi me ceshtje te kota, ashtu me ato deshi ta likuidoje te verteten, e Une i ndeshkova ata, e cfare ishte ndeshkimi Im ndaj tyre
Surah Ghafir, Verse 5


وَكَذَٰلِكَ حَقَّتۡ كَلِمَتُ رَبِّكَ عَلَى ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَنَّهُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ

Po ashtu, ka marre fund vendimi i Zotit tend (per denim) kunder atyre qe nuk besuan, se ata jane banues te zjarrit
Surah Ghafir, Verse 6


ٱلَّذِينَ يَحۡمِلُونَ ٱلۡعَرۡشَ وَمَنۡ حَوۡلَهُۥ يُسَبِّحُونَ بِحَمۡدِ رَبِّهِمۡ وَيُؤۡمِنُونَ بِهِۦ وَيَسۡتَغۡفِرُونَ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْۖ رَبَّنَا وَسِعۡتَ كُلَّ شَيۡءٖ رَّحۡمَةٗ وَعِلۡمٗا فَٱغۡفِرۡ لِلَّذِينَ تَابُواْ وَٱتَّبَعُواْ سَبِيلَكَ وَقِهِمۡ عَذَابَ ٱلۡجَحِيمِ

Ndersa ata (engjejt) qe e bartin Arshin dhe ata qe jane perreth tij, lartesojne me falenderim Zotin e tyre, i besojne Atij dhe i luten Atij t’i fale ata qe besuan (duke thene): “Zoti yna, Ti me meshiren dhe me diturine Tende ke perfshire cdo send, andaj falu atyre qe u penduan dhe ndoqen rrugen tende, e edhe ruaj ata nga denimi i Xhehennemit
Surah Ghafir, Verse 7


رَبَّنَا وَأَدۡخِلۡهُمۡ جَنَّـٰتِ عَدۡنٍ ٱلَّتِي وَعَدتَّهُمۡ وَمَن صَلَحَ مِنۡ ءَابَآئِهِمۡ وَأَزۡوَٰجِهِمۡ وَذُرِّيَّـٰتِهِمۡۚ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

Zoti yne, shtiji ne Xhennete te Adnit, te cilet ua ke premtuar, ata edhe kush ishte i mire, prej eterve te tyre, grave te tyre dhe pasardhesve te tyre. Vertet, Ti je ngadhnjesi, i urti
Surah Ghafir, Verse 8


وَقِهِمُ ٱلسَّيِّـَٔاتِۚ وَمَن تَقِ ٱلسَّيِّـَٔاتِ يَوۡمَئِذٖ فَقَدۡ رَحِمۡتَهُۥۚ وَذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ

dhe i mbron ata prej te keqiave, pse ate qe Ti e mbron ate dite prej te keqiave, Ti e ke meshiruar ate, e ai eshte shpetimi i madh”
Surah Ghafir, Verse 9


إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يُنَادَوۡنَ لَمَقۡتُ ٱللَّهِ أَكۡبَرُ مِن مَّقۡتِكُمۡ أَنفُسَكُمۡ إِذۡ تُدۡعَوۡنَ إِلَى ٱلۡإِيمَٰنِ فَتَكۡفُرُونَ

S’ka dyshim e ata qe nuk besuan do te thirren (do t’u thuhet); “Hidherimit i All-llahut pse u ftuat te besoni e ju nuk besuat (ne dynja), eshte me i madh se urrejtja juaj ndaj vetes”
Surah Ghafir, Verse 10


قَالُواْ رَبَّنَآ أَمَتَّنَا ٱثۡنَتَيۡنِ وَأَحۡيَيۡتَنَا ٱثۡنَتَيۡنِ فَٱعۡتَرَفۡنَا بِذُنُوبِنَا فَهَلۡ إِلَىٰ خُرُوجٖ مِّن سَبِيلٖ

Ata (jobesimtaret) thone: “Zoti yne, na bere te vdesim dy here dhe na ngjalle dy here, e ne pranuam per mekatet tona, pra a ka ndonje rrugedalje?”
Surah Ghafir, Verse 11


ذَٰلِكُم بِأَنَّهُۥٓ إِذَا دُعِيَ ٱللَّهُ وَحۡدَهُۥ كَفَرۡتُمۡ وَإِن يُشۡرَكۡ بِهِۦ تُؤۡمِنُواْۚ فَٱلۡحُكۡمُ لِلَّهِ ٱلۡعَلِيِّ ٱلۡكَبِيرِ

ky (denimi) eshte, pse kur behet thirrja per te besuar All-llahun Nje, ju e mohuat, e nese i pershkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tere sundimi eshte ne duart e All-llahut, te lartit, te madheruarit
Surah Ghafir, Verse 12


هُوَ ٱلَّذِي يُرِيكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ وَيُنَزِّلُ لَكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ رِزۡقٗاۚ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلَّا مَن يُنِيبُ

Ai (All-llahu) eshte qe po ua defton juve argumentet e veta, qe ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por pervec atyre qe jane te kthyer te Zoti, te tjeret nuk marrin mesim
Surah Ghafir, Verse 13


فَٱدۡعُواْ ٱللَّهَ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡكَٰفِرُونَ

Pra, adhuronie All-llahun me nje adhurim te sinqerte ndaj Tij, edhe pse jobesimtaret e urrejne ate (adhurimin)
Surah Ghafir, Verse 14


رَفِيعُ ٱلدَّرَجَٰتِ ذُو ٱلۡعَرۡشِ يُلۡقِي ٱلرُّوحَ مِنۡ أَمۡرِهِۦ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦ لِيُنذِرَ يَوۡمَ ٱلتَّلَاقِ

Ai (All-llahu) eshte i pozites me te larte, zoti i Arshit; Ai me urdherin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij qe do nga roberit e vet, per t’ua terhequr verejtjen ndaj dites se takimit (te kijametit)
Surah Ghafir, Verse 15


يَوۡمَ هُم بَٰرِزُونَۖ لَا يَخۡفَىٰ عَلَى ٱللَّهِ مِنۡهُمۡ شَيۡءٞۚ لِّمَنِ ٱلۡمُلۡكُ ٱلۡيَوۡمَۖ لِلَّهِ ٱلۡوَٰحِدِ ٱلۡقَهَّارِ

Dites kur ata do te dalin (prej varrezave) ne shesh, e All-llahut nuk mund t’i fshiheet asnje gje e tyrre. I kujt eshte pushteti sot? (behet pyetja). I All-llahut, i Atij qe eshte nje, i fuqiplotit (eshte pergjigjja)
Surah Ghafir, Verse 16


ٱلۡيَوۡمَ تُجۡزَىٰ كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡۚ لَا ظُلۡمَ ٱلۡيَوۡمَۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ

Sot shperblehet secili njeri me ate qe ka vepruar. Sot nuk ka padrejtesi, All-llahu llogarit shpejt
Surah Ghafir, Verse 17


وَأَنذِرۡهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡأٓزِفَةِ إِذِ ٱلۡقُلُوبُ لَدَى ٱلۡحَنَاجِرِ كَٰظِمِينَۚ مَا لِلظَّـٰلِمِينَ مِنۡ حَمِيمٖ وَلَا شَفِيعٖ يُطَاعُ

ti terhiqu atyre verejtjen per diten e kijametit, kur zemrat, te mllefosura arrijne ne fyt. Per zullumqaret nuk ka as mik e as ndermjetsues qe i shkon fjala
Surah Ghafir, Verse 18


يَعۡلَمُ خَآئِنَةَ ٱلۡأَعۡيُنِ وَمَا تُخۡفِي ٱلصُّدُورُ

Ai di per shikimin me cep te syve, e edhe per ate qe e fshehin ne zemra
Surah Ghafir, Verse 19


وَٱللَّهُ يَقۡضِي بِٱلۡحَقِّۖ وَٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَقۡضُونَ بِشَيۡءٍۗ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ

All-llahu gjykon me drejtesi, ndersa ata qe adhuronin tjeter po Atij, ata nuk kane ne dore te gjykojne asgje. All-llahu eshte Ai qe degjon dhe sheh
Surah Ghafir, Verse 20


۞أَوَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ كَانُواْ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَانُواْ هُمۡ أَشَدَّ مِنۡهُمۡ قُوَّةٗ وَءَاثَارٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ بِذُنُوبِهِمۡ وَمَا كَانَ لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن وَاقٖ

A nuk udhetuan ata neper toke te shohin se si ishte perfundimi i atyre qe paten qene para tyre? Ata ishin edhe me fuqishem se keta e edhe lane me shume gjurme me toke, po All-llahu i denoi per shkak te mekateve te tyre dhe nuk pate ndonje qe t’i mbroje prej denimit te All-llahut
Surah Ghafir, Verse 21


ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ كَانَت تَّأۡتِيهِمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَكَفَرُواْ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُۚ إِنَّهُۥ قَوِيّٞ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ

E ai (denimi ishte) per arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, te cilat ua sillnin te derguarit e tyre, andaj All-llahu i shkaterroi. AI vertete eshte i fuqishem, ndeshkues i ashper
Surah Ghafir, Verse 22


وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَا وَسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٍ

Ne e kemi pas derguar Musain me argumente e fakte te qarta
Surah Ghafir, Verse 23


إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَهَٰمَٰنَ وَقَٰرُونَ فَقَالُواْ سَٰحِرٞ كَذَّابٞ

te faraoni dhe te Hamanit e Karuni, e ata i thane: “Magjistar e genjshtar!”
Surah Ghafir, Verse 24


فَلَمَّا جَآءَهُم بِٱلۡحَقِّ مِنۡ عِندِنَا قَالُواْ ٱقۡتُلُوٓاْ أَبۡنَآءَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ وَٱسۡتَحۡيُواْ نِسَآءَهُمۡۚ وَمَا كَيۡدُ ٱلۡكَٰفِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَٰلٖ

Kur ua solli ia te verteten nga ana Jone, ata thane: “Mbytni djemte e atyre qe i besuan atij, e lini te jetojne grate e tyre, por dredhite e tyre nuk qene tjeter pos deshtim”
Surah Ghafir, Verse 25


وَقَالَ فِرۡعَوۡنُ ذَرُونِيٓ أَقۡتُلۡ مُوسَىٰ وَلۡيَدۡعُ رَبَّهُۥٓۖ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يُبَدِّلَ دِينَكُمۡ أَوۡ أَن يُظۡهِرَ فِي ٱلۡأَرۡضِ ٱلۡفَسَادَ

Faraoni tha: “me lini mua ta mbys Musain, e ia le te therrase Zotin e vet, pse une kam frike se po ua ndryshon fene tuaj, ose po nxit trazira ne vend!”
Surah Ghafir, Verse 26


وَقَالَ مُوسَىٰٓ إِنِّي عُذۡتُ بِرَبِّي وَرَبِّكُم مِّن كُلِّ مُتَكَبِّرٖ لَّا يُؤۡمِنُ بِيَوۡمِ ٱلۡحِسَابِ

Musai tha: “Une iu kam mbeshtetur Zotit tim dhe Zotit tuaj qe te me mbroje prej cdo kryeneci, qe nuk i beson dites se pergjrgjesise!”
Surah Ghafir, Verse 27


وَقَالَ رَجُلٞ مُّؤۡمِنٞ مِّنۡ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ يَكۡتُمُ إِيمَٰنَهُۥٓ أَتَقۡتُلُونَ رَجُلًا أَن يَقُولَ رَبِّيَ ٱللَّهُ وَقَدۡ جَآءَكُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ مِن رَّبِّكُمۡۖ وَإِن يَكُ كَٰذِبٗا فَعَلَيۡهِ كَذِبُهُۥۖ وَإِن يَكُ صَادِقٗا يُصِبۡكُم بَعۡضُ ٱلَّذِي يَعِدُكُمۡۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَنۡ هُوَ مُسۡرِفٞ كَذَّابٞ

Nje njeri besimtar nga familja e faraonit qe e fshehte besimin e vet, tha: “A doni ta mbytni nje njeri vetem pse thote Zoti im eshte All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjelle argmente? Nese ai eshte rrenes, per vete e ka rrenen, e nese eshte i drejte, juve do t’ju godit dicka nga ajo qe ai ju premton. S’ka dyshim se All-llahu nuk udhezon ne rruge ate qe e tejkalon dhe eshte rrenes
Surah Ghafir, Verse 28


يَٰقَوۡمِ لَكُمُ ٱلۡمُلۡكُ ٱلۡيَوۡمَ ظَٰهِرِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَمَن يَنصُرُنَا مِنۢ بَأۡسِ ٱللَّهِ إِن جَآءَنَاۚ قَالَ فِرۡعَوۡنُ مَآ أُرِيكُمۡ إِلَّا مَآ أَرَىٰ وَمَآ أَهۡدِيكُمۡ إِلَّا سَبِيلَ ٱلرَّشَادِ

O populli im, sot pushteti eshte juaji ne vend, po kush do te na mbroje prej denimit te All-llahut nese ia na perfshin? “Faraoni tha: “Une nuk kam mendim tjeter t’ju jape pos atij qe ju thashe dhe nuk jam duke ju udhezuar tjeter pos ne rrugen e drejte!”
Surah Ghafir, Verse 29


وَقَالَ ٱلَّذِيٓ ءَامَنَ يَٰقَوۡمِ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُم مِّثۡلَ يَوۡمِ ٱلۡأَحۡزَابِ

Nderkaq, ai qe kishte besuar tha: “O populli im, une kam frike per ju se po u gjen si i gjeti popujt e meparshem (grupet e meparshme)!”
Surah Ghafir, Verse 30


مِثۡلَ دَأۡبِ قَوۡمِ نُوحٖ وَعَادٖ وَثَمُودَ وَٱلَّذِينَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡۚ وَمَا ٱللَّهُ يُرِيدُ ظُلۡمٗا لِّلۡعِبَادِ

Si rasti i popullit te Nuhut, te Adit, te Themudit dhe te atyre qe ishin pas. All-llahu nuk ben pdrejte ndaj rberve
Surah Ghafir, Verse 31


وَيَٰقَوۡمِ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ يَوۡمَ ٱلتَّنَادِ

O populli im, une kam frike per ju diten e britmes (te mjerimit)
Surah Ghafir, Verse 32


يَوۡمَ تُوَلُّونَ مُدۡبِرِينَ مَا لَكُم مِّنَ ٱللَّهِ مِنۡ عَاصِمٖۗ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنۡ هَادٖ

Diten, kur nga frika ktheheni te ikni, e nuk ka kush qe te prapesoje prej jush denimin e All-llahut, Ate qe All-llahu e le te humbur, per te nuk ka ndonje qe e drejton
Surah Ghafir, Verse 33


وَلَقَدۡ جَآءَكُمۡ يُوسُفُ مِن قَبۡلُ بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَمَا زِلۡتُمۡ فِي شَكّٖ مِّمَّا جَآءَكُم بِهِۦۖ حَتَّىٰٓ إِذَا هَلَكَ قُلۡتُمۡ لَن يَبۡعَثَ ٱللَّهُ مِنۢ بَعۡدِهِۦ رَسُولٗاۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ مَنۡ هُوَ مُسۡرِفٞ مُّرۡتَابٌ

Edhe Jusufi, qush heret ju pat ardhur me argumente te qarta e ju gjithnje ishit ne dyshim ndaj asaj qe ju pat sjelle, derisa edhe kur vdiq ai, ju patet thene: “All-llahu nuk do te dergoje pas tij pejgamber!” Ashtu All-llahu e ben te humbur ate qe eshte i shfrennuar, i dyshimte
Surah Ghafir, Verse 34


ٱلَّذِينَ يُجَٰدِلُونَ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ بِغَيۡرِ سُلۡطَٰنٍ أَتَىٰهُمۡۖ كَبُرَ مَقۡتًا عِندَ ٱللَّهِ وَعِندَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۚ كَذَٰلِكَ يَطۡبَعُ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ قَلۡبِ مُتَكَبِّرٖ جَبَّارٖ

Ata qe duke mos pasur kurrfare fakti prane vetes, polemizojme rreth argumenteve te All-llahut. Kjo (polemike) shton urrejtje te madhe te All-llahu dhe te ata qe kane besuar. Po keshtu All-llahu vulos cdo zemer te arrogantit, te zullumqarit
Surah Ghafir, Verse 35


وَقَالَ فِرۡعَوۡنُ يَٰهَٰمَٰنُ ٱبۡنِ لِي صَرۡحٗا لَّعَلِّيٓ أَبۡلُغُ ٱلۡأَسۡبَٰبَ

E faraoni tha: “O Haman, ndertoma nje pyrg, e ndoshta do t’i gjeje rruget
Surah Ghafir, Verse 36


أَسۡبَٰبَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ فَأَطَّلِعَ إِلَىٰٓ إِلَٰهِ مُوسَىٰ وَإِنِّي لَأَظُنُّهُۥ كَٰذِبٗاۚ وَكَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِفِرۡعَوۡنَ سُوٓءُ عَمَلِهِۦ وَصُدَّ عَنِ ٱلسَّبِيلِۚ وَمَا كَيۡدُ فِرۡعَوۡنَ إِلَّا فِي تَبَابٖ

Rruget e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse une mendoj se ai eshte rrenes”. Dhe ashtu, faraonit iu duke e mire vepra etij e keqe dhe u shmang prej rruges se drejte, keshtu qe parashikimet e faraonit ishin te asgjesuara
Surah Ghafir, Verse 37


وَقَالَ ٱلَّذِيٓ ءَامَنَ يَٰقَوۡمِ ٱتَّبِعُونِ أَهۡدِكُمۡ سَبِيلَ ٱلرَّشَادِ

Ai qe kishte besuar tha: “O populli im, ejani pas meje, e une t’ju udhezoj ne rruge te drejte
Surah Ghafir, Verse 38


يَٰقَوۡمِ إِنَّمَا هَٰذِهِ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا مَتَٰعٞ وَإِنَّ ٱلۡأٓخِرَةَ هِيَ دَارُ ٱلۡقَرَارِ

O populli im, kjo jete e kesaj bote nuk eshte tjeter vetem se nje perjetim i perkohshem, ndersa bota tjeter eshte ajo e perhershmja
Surah Ghafir, Verse 39


مَنۡ عَمِلَ سَيِّئَةٗ فَلَا يُجۡزَىٰٓ إِلَّا مِثۡلَهَاۖ وَمَنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا مِّن ذَكَرٍ أَوۡ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَأُوْلَـٰٓئِكَ يَدۡخُلُونَ ٱلۡجَنَّةَ يُرۡزَقُونَ فِيهَا بِغَيۡرِ حِسَابٖ

Kush ben ndonje veper te keqe, ndeshkohet vetem per aq sa eshte ajo, e kush ben ndonje veper te mire, qofte mashkull a femer, por duke qene besimtar, te tillet hyjne ne Xhennet dhe aty shperblehen pa mase
Surah Ghafir, Verse 40


۞وَيَٰقَوۡمِ مَا لِيٓ أَدۡعُوكُمۡ إِلَى ٱلنَّجَوٰةِ وَتَدۡعُونَنِيٓ إِلَى ٱلنَّارِ

Dhe, o populli im, c’eshte qe une ju therras ne shpetim, e ju me thirrni per ne zjarm
Surah Ghafir, Verse 41


تَدۡعُونَنِي لِأَكۡفُرَ بِٱللَّهِ وَأُشۡرِكَ بِهِۦ مَا لَيۡسَ لِي بِهِۦ عِلۡمٞ وَأَنَا۠ أَدۡعُوكُمۡ إِلَى ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡغَفَّـٰرِ

Me thirrni ta mohoj All-llahun dh adhuroj ate qe nuk di asgje per te i gjithfuqishmi, me katfalesi
Surah Ghafir, Verse 42


لَا جَرَمَ أَنَّمَا تَدۡعُونَنِيٓ إِلَيۡهِ لَيۡسَ لَهُۥ دَعۡوَةٞ فِي ٱلدُّنۡيَا وَلَا فِي ٱلۡأٓخِرَةِ وَأَنَّ مَرَدَّنَآ إِلَى ٱللَّهِ وَأَنَّ ٱلۡمُسۡرِفِينَ هُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ

Eshte e vertete se atij te icili me thirrni ju mua, nuk i takon adhurimi as ne dynja as ne boten tjeter dhe se e ardhmja jone eshte te All-llahu, s’ka dyshim se te larguarit prej rruges se drejte, ata jane banus te zjarrit
Surah Ghafir, Verse 43


فَسَتَذۡكُرُونَ مَآ أَقُولُ لَكُمۡۚ وَأُفَوِّضُ أَمۡرِيٓ إِلَى ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ بَصِيرُۢ بِٱلۡعِبَادِ

Juve do t’ju bjere ndermend cka po u them, e ceshtjen tme ia besoj All-llahut; vertet, All-llahu mbikeqyr roberit!”
Surah Ghafir, Verse 44


فَوَقَىٰهُ ٱللَّهُ سَيِّـَٔاتِ مَا مَكَرُواْۖ وَحَاقَ بِـَٔالِ فِرۡعَوۡنَ سُوٓءُ ٱلۡعَذَابِ

Dhe All-llahu e shpetoi ate (besimtarin) prej te keqijave qe i kurdisen, ndersa ithtaret e faraonit i perfshiu denimi me i keq
Surah Ghafir, Verse 45


ٱلنَّارُ يُعۡرَضُونَ عَلَيۡهَا غُدُوّٗا وَعَشِيّٗاۚ وَيَوۡمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ أَدۡخِلُوٓاْ ءَالَ فِرۡعَوۡنَ أَشَدَّ ٱلۡعَذَابِ

Ata i nenshtroi zjarrit mengjes e mbremje, diten e kijametit (u thuhet engjejve): “Ithtaret e faraonit futni ne denimin me te rende!”
Surah Ghafir, Verse 46


وَإِذۡ يَتَحَآجُّونَ فِي ٱلنَّارِ فَيَقُولُ ٱلضُّعَفَـٰٓؤُاْ لِلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُوٓاْ إِنَّا كُنَّا لَكُمۡ تَبَعٗا فَهَلۡ أَنتُم مُّغۡنُونَ عَنَّا نَصِيبٗا مِّنَ ٱلنَّارِ

Dhe (perkujto) ur duke qene ne zjarr, ata grinden ne mes vete, e te dobetit u thone atyre te medhenjve: “Ne kemi qene ithtare tuaj (ne dynja), a mund te na largoni ndonje pjese te denimit me zjarr?”
Surah Ghafir, Verse 47


قَالَ ٱلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُوٓاْ إِنَّا كُلّٞ فِيهَآ إِنَّ ٱللَّهَ قَدۡ حَكَمَ بَيۡنَ ٱلۡعِبَادِ

Ata qe kishin qene pari thone: “Ne te gjithe jemi ne te!” All-llahu ka vendosr ne menyre te prere ne mes njerezve”
Surah Ghafir, Verse 48


وَقَالَ ٱلَّذِينَ فِي ٱلنَّارِ لِخَزَنَةِ جَهَنَّمَ ٱدۡعُواْ رَبَّكُمۡ يُخَفِّفۡ عَنَّا يَوۡمٗا مِّنَ ٱلۡعَذَابِ

Dhe ata, qe jane ne ne zjarr, rojes se Xhehennemit i thone: “Lutnie Zotin tuaj te na e lehtesoj denimin, bile nje dite!”
Surah Ghafir, Verse 49


قَالُوٓاْ أَوَلَمۡ تَكُ تَأۡتِيكُمۡ رُسُلُكُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِۖ قَالُواْ بَلَىٰۚ قَالُواْ فَٱدۡعُواْۗ وَمَا دُعَـٰٓؤُاْ ٱلۡكَٰفِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَٰلٍ

Ata u thone: “A nuk u paten arritur juve te derguar tuaj me argumente te qarta? Ata pergjigjen: “Po (na kane ardhur)!” E pra, (u thote roja) lutnu ju vete, po lutja e jobesimtareve eshte asgje!”
Surah Ghafir, Verse 50


إِنَّا لَنَنصُرُ رُسُلَنَا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَيَوۡمَ يَقُومُ ٱلۡأَشۡهَٰدُ

Ne patjeter do te ndihmojme te derguarit tane ne jeten e kesaj bote, edhe ata qe besuan, e edhe ne diten e prezentimit te deshmive
Surah Ghafir, Verse 51


يَوۡمَ لَا يَنفَعُ ٱلظَّـٰلِمِينَ مَعۡذِرَتُهُمۡۖ وَلَهُمُ ٱللَّعۡنَةُ وَلَهُمۡ سُوٓءُ ٱلدَّارِ

Ne diten kur zullumqareve nuk u ben dobi arsyetimi i tyre, ata jane te mallkuar dhe ata e kane vendin e keq
Surah Ghafir, Verse 52


وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡهُدَىٰ وَأَوۡرَثۡنَا بَنِيٓ إِسۡرَـٰٓءِيلَ ٱلۡكِتَٰبَ

Per Zotin, Ne Musait i dhame udhezimin, e beni israileve u lame ne trashegim librin
Surah Ghafir, Verse 53


هُدٗى وَذِكۡرَىٰ لِأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ

Ua lame (librin) udherrefyes e perkujtues per te zotet e mendjes
Surah Ghafir, Verse 54


فَٱصۡبِرۡ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ وَٱسۡتَغۡفِرۡ لِذَنۢبِكَ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ بِٱلۡعَشِيِّ وَٱلۡإِبۡكَٰرِ

Ti ben durim, se premtimi i All-llahut eshte vertete, kerko falje per mekatin tend, larteso me falenderim Zotin tend mbremje e mengjes
Surah Ghafir, Verse 55


إِنَّ ٱلَّذِينَ يُجَٰدِلُونَ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ بِغَيۡرِ سُلۡطَٰنٍ أَتَىٰهُمۡ إِن فِي صُدُورِهِمۡ إِلَّا كِبۡرٞ مَّا هُم بِبَٰلِغِيهِۚ فَٱسۡتَعِذۡ بِٱللَّهِۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ

Ata qe kundershtojne shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kane tjeter ne zemrat e tyre vetem se nje mendjemadhesi, me te cilen nuk do t’ia arrijne qellimit, e ti kerko mbrojtje te All-llahu, se Ai te gjitha i degjon dhe isheh
Surah Ghafir, Verse 56


لَخَلۡقُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ أَكۡبَرُ مِنۡ خَلۡقِ ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe tokes eshte me i madh se krijimi i njerezve, por shumica e njerezve nuk e dine
Surah Ghafir, Verse 57


وَمَا يَسۡتَوِي ٱلۡأَعۡمَىٰ وَٱلۡبَصِيرُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ وَلَا ٱلۡمُسِيٓءُۚ قَلِيلٗا مَّا تَتَذَكَّرُونَ

Nuk eshte e barabarte i verberi dhe ai qe sheh, e as ata qe besuan dhe bene vepra te mira, nuk jane te barabarte me te keqijte, por pak jeni duke marre mesim
Surah Ghafir, Verse 58


إِنَّ ٱلسَّاعَةَ لَأٓتِيَةٞ لَّا رَيۡبَ فِيهَا وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يُؤۡمِنُونَ

Kijameti gjithsesi do te vije, aty nuk ka dyshim, por shumca e njerezve nuk besojne
Surah Ghafir, Verse 59


وَقَالَ رَبُّكُمُ ٱدۡعُونِيٓ أَسۡتَجِبۡ لَكُمۡۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَسۡتَكۡبِرُونَ عَنۡ عِبَادَتِي سَيَدۡخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ

Zoti juaj ka thene: “Me thirrni Mua, Une ju pergjigjem, e ata qe nga mendjemadhesia i shmangen adhurimit i shmangeb adhurimit ndaj Meje, do te hyjne te nencmuar ne Xhehennem”
Surah Ghafir, Verse 60


ٱللَّهُ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ لِتَسۡكُنُواْ فِيهِ وَٱلنَّهَارَ مُبۡصِرًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَشۡكُرُونَ

All-llahu eshte Ai, qe juve ua beri naten te pushoni ne te, e diten te ndriteshme. All-llahu ehte dhurues ndaj njerezve, por shumica e njerezve nuk falenderojne
Surah Ghafir, Verse 61


ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖ لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ فَأَنَّىٰ تُؤۡفَكُونَ

Ky eshte All-llahu, Zoti, Krijuesi i cdo sendi, nuk ka zot pos Tij, e si prapesoheni
Surah Ghafir, Verse 62


كَذَٰلِكَ يُؤۡفَكُ ٱلَّذِينَ كَانُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ يَجۡحَدُونَ

Keshtu prapesohen ata qe argumentet e All-llahut i mohojne
Surah Ghafir, Verse 63


ٱللَّهُ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ قَرَارٗا وَٱلسَّمَآءَ بِنَآءٗ وَصَوَّرَكُمۡ فَأَحۡسَنَ صُوَرَكُمۡ وَرَزَقَكُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡۖ فَتَبَارَكَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

All-llahu eshte Ai qe ua beri token vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formesoi, e formen tuaj e beri me te mire dhe ju pajisi me te mira. Ky eshte All-llahu, Zoti juaj, i larte, pra eshte All-llahu, Zot i boteve
Surah Ghafir, Verse 64


هُوَ ٱلۡحَيُّ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَٱدۡعُوهُ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَۗ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Ai eshte i perjetshmi, s’ka zot, vetem Ai, pra adhuronie Ate me adhurim te sinqerte ndaj Tij, falenderimi i qofte vetem All-llahut, Zotit te gjithesise
Surah Ghafir, Verse 65


۞قُلۡ إِنِّي نُهِيتُ أَنۡ أَعۡبُدَ ٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَمَّا جَآءَنِيَ ٱلۡبَيِّنَٰتُ مِن رَّبِّي وَأُمِرۡتُ أَنۡ أُسۡلِمَ لِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Thuaj: “Une jam ndaluar te adhuroj ata qe ju i adhuroni pos All-llahut, pasi mua me kane ardhur argumente te qarta nga Zoti im, dhe jam urdheruar t’i dorezohem Zotit te cdo krijese”
Surah Ghafir, Verse 66


هُوَ ٱلَّذِي خَلَقَكُم مِّن تُرَابٖ ثُمَّ مِن نُّطۡفَةٖ ثُمَّ مِنۡ عَلَقَةٖ ثُمَّ يُخۡرِجُكُمۡ طِفۡلٗا ثُمَّ لِتَبۡلُغُوٓاْ أَشُدَّكُمۡ ثُمَّ لِتَكُونُواْ شُيُوخٗاۚ وَمِنكُم مَّن يُتَوَفَّىٰ مِن قَبۡلُۖ وَلِتَبۡلُغُوٓاْ أَجَلٗا مُّسَمّٗى وَلَعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ

Ai (All-llahu) eshte qe ju krijoi juve (te parin tuaj) prej dheu, pastaj prej nje pike uji, pastaj prej gjakut te ngjizur, mandej ju ben te lindeni si foshnje e me vone te arrini pjekurine, e pastaj te plakeni, e ka prej jush qe vdes me heret, e qe te gjithe te arrini afatin e caktuar dhe ashtu te kuptoni realitetin
Surah Ghafir, Verse 67


هُوَ ٱلَّذِي يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۖ فَإِذَا قَضَىٰٓ أَمۡرٗا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ

Ai eshte qe jep jete dhe sjelle vdekje, e kur deshiron nje gje, Ai vetem thote: “behu”, e ajo menjehere behet
Surah Ghafir, Verse 68


أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ يُجَٰدِلُونَ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ أَنَّىٰ يُصۡرَفُونَ

A nuk i sheh ata qe kundershtojen argumentet e All-llahut se si largohen nga e verteta
Surah Ghafir, Verse 69


ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِٱلۡكِتَٰبِ وَبِمَآ أَرۡسَلۡنَا بِهِۦ رُسُلَنَاۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ

Ata jane qe pergenjeshtruan librin (Kur’anin) dhe ate me cka Ne i derguam te derguarit tane, e me vone ata do te kuptojne
Surah Ghafir, Verse 70


إِذِ ٱلۡأَغۡلَٰلُ فِيٓ أَعۡنَٰقِهِمۡ وَٱلسَّلَٰسِلُ يُسۡحَبُونَ

Ata jane qe pergenjeshtruan librin (Kur’anin) dhe ate me cka Ne i derguam te derguarit tane, e me vone ata do te kuptojne
Surah Ghafir, Verse 71


فِي ٱلۡحَمِيمِ ثُمَّ فِي ٱلنَّارِ يُسۡجَرُونَ

Atyre do t’u vihen prangat dhe zingjiret ne qafat e tyre e do te zhyten
Surah Ghafir, Verse 72


ثُمَّ قِيلَ لَهُمۡ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡ تُشۡرِكُونَ

Mandej atyre u thuhet: “Ku jane ata qe i adhuronit
Surah Ghafir, Verse 73


مِن دُونِ ٱللَّهِۖ قَالُواْ ضَلُّواْ عَنَّا بَل لَّمۡ نَكُن نَّدۡعُواْ مِن قَبۡلُ شَيۡـٔٗاۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ ٱلۡكَٰفِرِينَ

pos All-llahut?” Ata thone: “Na kane humbur sysh, por jo ne nuk kemi qene qe kemi adhuruar me pare ndonje send!” Ja, keshtu All-llahu i humb jobesimtaret
Surah Ghafir, Verse 74


ذَٰلِكُم بِمَا كُنتُمۡ تَفۡرَحُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَبِمَا كُنتُمۡ تَمۡرَحُونَ

Kete (denim) e keni per shkak se gezoheshit padrejt ne dynja (duke bere mekate etj.) edhe per shkakse krenoheshit (me mendjemadhesi)
Surah Ghafir, Verse 75


ٱدۡخُلُوٓاْ أَبۡوَٰبَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَاۖ فَبِئۡسَ مَثۡوَى ٱلۡمُتَكَبِّرِينَ

Hyni ne dyert e Xhehennemit (neper shtate dyer); aty do te jeni pergjithmone. E, sa vend i shemtuar eshte ai i kryeneceve
Surah Ghafir, Verse 76


فَٱصۡبِرۡ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞۚ فَإِمَّا نُرِيَنَّكَ بَعۡضَ ٱلَّذِي نَعِدُهُمۡ أَوۡ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِلَيۡنَا يُرۡجَعُونَ

Ti pra, behu i durueshem; premtimi i All-llahut eshte i vertete. E Neose do te bejme te shohishdicka nga ajo qe u premtojme atyre, ose do ta marrim jeten (pa pare asgje), e ata vetem te Ne do te kthehen
Surah Ghafir, Verse 77


وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا رُسُلٗا مِّن قَبۡلِكَ مِنۡهُم مَّن قَصَصۡنَا عَلَيۡكَ وَمِنۡهُم مَّن لَّمۡ نَقۡصُصۡ عَلَيۡكَۗ وَمَا كَانَ لِرَسُولٍ أَن يَأۡتِيَ بِـَٔايَةٍ إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ فَإِذَا جَآءَ أَمۡرُ ٱللَّهِ قُضِيَ بِٱلۡحَقِّ وَخَسِرَ هُنَالِكَ ٱلۡمُبۡطِلُونَ

Ne kemi derguar pejgambere para teje, per disa tyre te kemi njohtuar me rrefimet e tyre, e per disa sish nuk te kemi njoftuar, e asnje pejgamberi nuk i takoi te sjelle ndonje argument, vetem se me urdherin e All-llahut. E kru te vije koha e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtesi dhe aty atehere deshtojne ata te kotit
Surah Ghafir, Verse 78


ٱللَّهُ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَنۡعَٰمَ لِتَرۡكَبُواْ مِنۡهَا وَمِنۡهَا تَأۡكُلُونَ

All-llahu eshte Ai qe per ju i krijoi kafsheet qe disave t’u hipni prej disave te ushqeheni
Surah Ghafir, Verse 79


وَلَكُمۡ فِيهَا مَنَٰفِعُ وَلِتَبۡلُغُواْ عَلَيۡهَا حَاجَةٗ فِي صُدُورِكُمۡ وَعَلَيۡهَا وَعَلَى ٱلۡفُلۡكِ تُحۡمَلُونَ

Ju prej tyre keni edhe dobi te tjera, dhe permes tyre t’i plotesoni nevojat tuaja, duke hipur ne to me ane te anijeve barteni (udhetoni)
Surah Ghafir, Verse 80


وَيُرِيكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ فَأَيَّ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ تُنكِرُونَ

Dhe Ai eshte qe ju mundesoi t’i shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej argmenteve te All-llahut e mohoni
Surah Ghafir, Verse 81


أَفَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَانُوٓاْ أَكۡثَرَ مِنۡهُمۡ وَأَشَدَّ قُوَّةٗ وَءَاثَارٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ

A nuk udhetuan ata neper toke e te shikojne se si prfunduan ata qe ishin me pare, te cilet ishin edhe me te forte per nga forca e ndikimi ne toke. por ajo qe fituan, nuk u ndihmoi asgje
Surah Ghafir, Verse 82


فَلَمَّا جَآءَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَرِحُواْ بِمَا عِندَهُم مِّنَ ٱلۡعِلۡمِ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

Kur u erdhen atyre te dergiarit me argumente te qarta, ata iu gezuan dijenise se vet dhe atehere i perfshiu ajo qe e tallnin
Surah Ghafir, Verse 83


فَلَمَّا رَأَوۡاْ بَأۡسَنَا قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَحۡدَهُۥ وَكَفَرۡنَا بِمَا كُنَّا بِهِۦ مُشۡرِكِينَ

E kur e pane denimin tone, thane: “Ne i kemi besuar vetem All-llahut dhe i kemi mohuar ata qe i ia shoqeronim”
Surah Ghafir, Verse 84


فَلَمۡ يَكُ يَنفَعُهُمۡ إِيمَٰنُهُمۡ لَمَّا رَأَوۡاْ بَأۡسَنَاۖ سُنَّتَ ٱللَّهِ ٱلَّتِي قَدۡ خَلَتۡ فِي عِبَادِهِۦۖ وَخَسِرَ هُنَالِكَ ٱلۡكَٰفِرُونَ

Por besimi i tyre, kur e verejten denimin tone, nuk u beri dobi. Ky eshte ligj i All-llahut (i kheshem) ndaj roberve te Tij dhe aty, ne ate cast pesuan disfate jobesimtaret
Surah Ghafir, Verse 85


Author: Sherif Ahmeti


<< Surah 39
>> Surah 41

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai