Surah An-Nisa Verse 92 - Albanian Translation by Feti Mehdiu
Surah An-Nisaوَمَا كَانَ لِمُؤۡمِنٍ أَن يَقۡتُلَ مُؤۡمِنًا إِلَّا خَطَـٔٗاۚ وَمَن قَتَلَ مُؤۡمِنًا خَطَـٔٗا فَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مُّؤۡمِنَةٖ وَدِيَةٞ مُّسَلَّمَةٌ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦٓ إِلَّآ أَن يَصَّدَّقُواْۚ فَإِن كَانَ مِن قَوۡمٍ عَدُوّٖ لَّكُمۡ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مُّؤۡمِنَةٖۖ وَإِن كَانَ مِن قَوۡمِۭ بَيۡنَكُمۡ وَبَيۡنَهُم مِّيثَٰقٞ فَدِيَةٞ مُّسَلَّمَةٌ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ وَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مُّؤۡمِنَةٖۖ فَمَن لَّمۡ يَجِدۡ فَصِيَامُ شَهۡرَيۡنِ مُتَتَابِعَيۡنِ تَوۡبَةٗ مِّنَ ٱللَّهِۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمٗا
Nuk bënë që besimtari të vrasë besimtarin, vetëm me pahirë. Ai që vret besimtarin me pahirë, duhet ta lirojë nga robëria një rob-besimtar, kurse familjes së tij t’ia paguajë gjakun; vetëm në qoftë se ata e falin. Në qoftë se ai është nga pala armike, por vetë është besimtar, duhet ta lirojë një rob-besimtar nga robëria; e nëse i takon palës me të cilën ju keni marrëveshje, duhet t’i paguajë gjakun familjes së tij dhe ta lirojë nga robëria një rob-besimtar. Po nëse nuk gjen rob, atëherë duhet të agjërojë dy muaj njëri pas tjetrit, për t’u penduar te All-llahu. Ndërkaq All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë