UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Muhammad - Albanian Translation by Feti Mehdiu


ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ أَضَلَّ أَعۡمَٰلَهُمۡ

Atyre të cilët nuk besuan dhe iu larguan rrugës së All-llahut, ua zhdukë veprat e tyre
Surah Muhammad, Verse 1


وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ وَءَامَنُواْ بِمَا نُزِّلَ عَلَىٰ مُحَمَّدٖ وَهُوَ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّهِمۡ كَفَّرَ عَنۡهُمۡ سَيِّـَٔاتِهِمۡ وَأَصۡلَحَ بَالَهُمۡ

Kurse atyre të cilët besuan dhe punuan punë të mira, dhe në atë që iu shpall Muhammedit besuan e ajo është e vërtetë nga Zoti i tyre, Ai ua mbulon punët e këqia të tyre dhe i përmirëson kushtet e tyre
Surah Muhammad, Verse 2


ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱتَّبَعُواْ ٱلۡبَٰطِلَ وَأَنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّبَعُواْ ٱلۡحَقَّ مِن رَّبِّهِمۡۚ كَذَٰلِكَ يَضۡرِبُ ٱللَّهُ لِلنَّاسِ أَمۡثَٰلَهُمۡ

Nga se mosbesimtarët ndoqën rrugën e të pavërtetës, kurse besimtarët pasuan të vërtetën nga Zoti i tyre. Ashtu All-llahu u sjell njerëzve shembujt e tyre
Surah Muhammad, Verse 3


فَإِذَا لَقِيتُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَضَرۡبَ ٱلرِّقَابِ حَتَّىٰٓ إِذَآ أَثۡخَنتُمُوهُمۡ فَشُدُّواْ ٱلۡوَثَاقَ فَإِمَّا مَنَّۢا بَعۡدُ وَإِمَّا فِدَآءً حَتَّىٰ تَضَعَ ٱلۡحَرۡبُ أَوۡزَارَهَاۚ ذَٰلِكَۖ وَلَوۡ يَشَآءُ ٱللَّهُ لَٱنتَصَرَ مِنۡهُمۡ وَلَٰكِن لِّيَبۡلُوَاْ بَعۡضَكُم بِبَعۡضٖۗ وَٱلَّذِينَ قُتِلُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ فَلَن يُضِلَّ أَعۡمَٰلَهُمۡ

Kur të ballafaqoheni në luftë me pabesimtarët, sulmoni deri sa t’i dobësoni, pastaj lidhni, e mandej, ose lironi me zemërgjerësi nga të lidhurit ose kërkoni dëmshpërblim. Ashtu veproni derisa të mos ndalet lufta! Sikur të donte All-llahu do t’u hakmerrej atyre, por Ai dëshiron t’u sprovojë njërin me tjetrin. Ai nuk do t’i prishë veprat e atyre të cilët flijohen në rrugë të All-llahut
Surah Muhammad, Verse 4


سَيَهۡدِيهِمۡ وَيُصۡلِحُ بَالَهُمۡ

Ai do t’i udhëzojë dhe përmirësojë gjendjen e tyre
Surah Muhammad, Verse 5


وَيُدۡخِلُهُمُ ٱلۡجَنَّةَ عَرَّفَهَا لَهُمۡ

Edhe do t’i shpier në xhennetin që ua ka bërë me dije atyre
Surah Muhammad, Verse 6


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِن تَنصُرُواْ ٱللَّهَ يَنصُرۡكُمۡ وَيُثَبِّتۡ أَقۡدَامَكُمۡ

O abesimtarë, nëse ndihmoni All-llahun, (Ai) do tu ndihmojë juve dhe do t’ua forcojë këmbët tuaja
Surah Muhammad, Verse 7


وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَتَعۡسٗا لَّهُمۡ وَأَضَلَّ أَعۡمَٰلَهُمۡ

Ndërsa ata që nuk besojnë – qofshin shkatërruar – Ai do t’i tretë veprat e tyre
Surah Muhammad, Verse 8


ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ كَرِهُواْ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ فَأَحۡبَطَ أَعۡمَٰلَهُمۡ

Për shkak se nuk e pëlqyen atë që All-llahu e shpalli, prandaj do t’i zhdukë veprat e tyre
Surah Muhammad, Verse 9


۞أَفَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۖ دَمَّرَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمۡۖ وَلِلۡكَٰفِرِينَ أَمۡثَٰلُهَا

Pse ata nuk shkojnë nëpër botë të shohin si përfunduan të parët e tyre? Ata All-llahu i shfarosi, edhe mosbesimtarët i pret shembulli i tyre
Surah Muhammad, Verse 10


ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ مَوۡلَى ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَأَنَّ ٱلۡكَٰفِرِينَ لَا مَوۡلَىٰ لَهُمۡ

Për shkak se All-llahu është mbrojtës i atyre që besojnë, ndërsa mosbesimtarët, ata nuk kanë mbrojtës
Surah Muhammad, Verse 11


إِنَّ ٱللَّهَ يُدۡخِلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يَتَمَتَّعُونَ وَيَأۡكُلُونَ كَمَا تَأۡكُلُ ٱلۡأَنۡعَٰمُ وَٱلنَّارُ مَثۡوٗى لَّهُمۡ

All-llahu ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do ti shtijë në xhennet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e ata të cilët nuk besojnë, zbaviten dhe ngopen sikur kafshët, vendi i tyre është në zjarr
Surah Muhammad, Verse 12


وَكَأَيِّن مِّن قَرۡيَةٍ هِيَ أَشَدُّ قُوَّةٗ مِّن قَرۡيَتِكَ ٱلَّتِيٓ أَخۡرَجَتۡكَ أَهۡلَكۡنَٰهُمۡ فَلَا نَاصِرَ لَهُمۡ

Sa e sa qytete kemi shkatërruar, shumë më të fortë se qyteti yt prej nga të përzunë, dhe s’pati kush t’u ndihmojë
Surah Muhammad, Verse 13


أَفَمَن كَانَ عَلَىٰ بَيِّنَةٖ مِّن رَّبِّهِۦ كَمَن زُيِّنَ لَهُۥ سُوٓءُ عَمَلِهِۦ وَٱتَّبَعُوٓاْ أَهۡوَآءَهُم

Vallë, a është ai i cili ka pasqyrë të qartë për Zotin e vet si ai, të cilit, i duken të mira veprat e veta të këqia, dhe të cilët jepen pas epsheve të veta
Surah Muhammad, Verse 14


مَّثَلُ ٱلۡجَنَّةِ ٱلَّتِي وُعِدَ ٱلۡمُتَّقُونَۖ فِيهَآ أَنۡهَٰرٞ مِّن مَّآءٍ غَيۡرِ ءَاسِنٖ وَأَنۡهَٰرٞ مِّن لَّبَنٖ لَّمۡ يَتَغَيَّرۡ طَعۡمُهُۥ وَأَنۡهَٰرٞ مِّنۡ خَمۡرٖ لَّذَّةٖ لِّلشَّـٰرِبِينَ وَأَنۡهَٰرٞ مِّنۡ عَسَلٖ مُّصَفّٗىۖ وَلَهُمۡ فِيهَا مِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِ وَمَغۡفِرَةٞ مِّن رَّبِّهِمۡۖ كَمَنۡ هُوَ خَٰلِدٞ فِي ٱلنَّارِ وَسُقُواْ مَآءً حَمِيمٗا فَقَطَّعَ أَمۡعَآءَهُمۡ

Vallë, a thua xhenneti që u është premtuar atyre që janë të devotshëm, ku ka lumenj me ujë të pashtershëm dhe ka lumenj të ëbël e me shije të pandryshueshme; lumenj me lëngë rrushi të shijshme për ata që e pinë, edhe lumenj me mjaltë të shtrydhur, kanë pemë të llojllojshme dhe i fal Zoti i tyre, është njëlloj sikur vuajtja që i pret ata të cilët do të jenë gjithmonë në zjarr e do të shuajnë etjen me ujë që vlon, i cili do t’ua grisë zorrët
Surah Muhammad, Verse 15


وَمِنۡهُم مَّن يَسۡتَمِعُ إِلَيۡكَ حَتَّىٰٓ إِذَا خَرَجُواْ مِنۡ عِندِكَ قَالُواْ لِلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ مَاذَا قَالَ ءَانِفًاۚ أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ طَبَعَ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ وَٱتَّبَعُوٓاْ أَهۡوَآءَهُمۡ

Ka të atillë që vijnë të dëgjojnë, por sapo largohen prej teje i pyesin ata ë cilët kanë dijeni: “Çka tha ai pak më parë”? Ata janë, zemrat e të cilëve All-llahu i ka mbyllur dhe të cilët jepen pas epsheve të veta
Surah Muhammad, Verse 16


وَٱلَّذِينَ ٱهۡتَدَوۡاْ زَادَهُمۡ هُدٗى وَءَاتَىٰهُمۡ تَقۡوَىٰهُمۡ

Ata që janë në rrugë të drejtë edhe më tej do t’i udhëzojë dhe do t’i pajisë me devotshmëri
Surah Muhammad, Verse 17


فَهَلۡ يَنظُرُونَ إِلَّا ٱلسَّاعَةَ أَن تَأۡتِيَهُم بَغۡتَةٗۖ فَقَدۡ جَآءَ أَشۡرَاطُهَاۚ فَأَنَّىٰ لَهُمۡ إِذَا جَآءَتۡهُمۡ ذِكۡرَىٰهُمۡ

Ç’presin tjetër veçse kijametin t’i befasojë, parashenjat e tij kanë ardhur. Ç’u duhet atyre (vërejtja) kur të vijë kijameti
Surah Muhammad, Verse 18


فَٱعۡلَمۡ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ وَٱسۡتَغۡفِرۡ لِذَنۢبِكَ وَلِلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِۗ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مُتَقَلَّبَكُمۡ وَمَثۡوَىٰكُمۡ

Dije se nuk ka tjetër Zot përveç All-llahut! Kërko falje për mëkatet tua dhe për besimtarët e besimtaret! All-llahu e di luhatshmërinë tuaj dhe vendqëndrimin tuaj
Surah Muhammad, Verse 19


وَيَقُولُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَوۡلَا نُزِّلَتۡ سُورَةٞۖ فَإِذَآ أُنزِلَتۡ سُورَةٞ مُّحۡكَمَةٞ وَذُكِرَ فِيهَا ٱلۡقِتَالُ رَأَيۡتَ ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ يَنظُرُونَ إِلَيۡكَ نَظَرَ ٱلۡمَغۡشِيِّ عَلَيۡهِ مِنَ ٱلۡمَوۡتِۖ فَأَوۡلَىٰ لَهُمۡ

Ata që besojnë thonë: “Sikur të shpallet një sure. Kur iu shpallë sureja, ku qartë përmendej lufta, ke mund t’i shohësh ata, zemrat e të cilëve janë të sëmura, se si të shikojnë me shikim si në agoni. Pra, për ata më mirë do të ishte
Surah Muhammad, Verse 20


طَاعَةٞ وَقَوۡلٞ مَّعۡرُوفٞۚ فَإِذَا عَزَمَ ٱلۡأَمۡرُ فَلَوۡ صَدَقُواْ ٱللَّهَ لَكَانَ خَيۡرٗا لَّهُمۡ

Dëgjueshmëria dhe një fjalë e arsyeshme! Me që çështja është e vendosur, do të ishte më mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut
Surah Muhammad, Verse 21


فَهَلۡ عَسَيۡتُمۡ إِن تَوَلَّيۡتُمۡ أَن تُفۡسِدُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَتُقَطِّعُوٓاْ أَرۡحَامَكُمۡ

A mos edhe ju, po të kishit marrë pushtet, do të bënit shqetësime në tokë dhe do të shthurnit lidhjet tuaja familjare
Surah Muhammad, Verse 22


أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ لَعَنَهُمُ ٱللَّهُ فَأَصَمَّهُمۡ وَأَعۡمَىٰٓ أَبۡصَٰرَهُمۡ

Ata janë të cilët All-llahu i mallkoi dhe i bëri të shurdhër edhe të verbër
Surah Muhammad, Verse 23


أَفَلَا يَتَدَبَّرُونَ ٱلۡقُرۡءَانَ أَمۡ عَلَىٰ قُلُوبٍ أَقۡفَالُهَآ

A nuk e mendojnë ata Kur’anin fare, apo në zemra kanë drynj
Surah Muhammad, Verse 24


إِنَّ ٱلَّذِينَ ٱرۡتَدُّواْ عَلَىٰٓ أَدۡبَٰرِهِم مِّنۢ بَعۡدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ ٱلۡهُدَى ٱلشَّيۡطَٰنُ سَوَّلَ لَهُمۡ وَأَمۡلَىٰ لَهُمۡ

Ata që i akën kthyer shpinën fesë së tyre, pas që u është sqaruar rruga e drejtë, djalli i shtyri në mëkat dhe u shtiu shpresë të rrejshme
Surah Muhammad, Verse 25


ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَالُواْ لِلَّذِينَ كَرِهُواْ مَا نَزَّلَ ٱللَّهُ سَنُطِيعُكُمۡ فِي بَعۡضِ ٱلۡأَمۡرِۖ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ إِسۡرَارَهُمۡ

Atë e bëri nga se ata u thanë atyre të cilët nuk e pëlqejnë shpalljen e All-llahut: “Ne do t’iu përulemi në disa gjëra”, por All-llahu i di fshehtësitë e tyre
Surah Muhammad, Verse 26


فَكَيۡفَ إِذَا تَوَفَّتۡهُمُ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ يَضۡرِبُونَ وُجُوهَهُمۡ وَأَدۡبَٰرَهُمۡ

E si do të jetë atëherë kur engjujt tua marrin shpirtërat duke i rrahur fytyrës dhe shpinës së tyre
Surah Muhammad, Verse 27


ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمُ ٱتَّبَعُواْ مَآ أَسۡخَطَ ٱللَّهَ وَكَرِهُواْ رِضۡوَٰنَهُۥ فَأَحۡبَطَ أَعۡمَٰلَهُمۡ

Ajo do të bëhet për shkak se ata kanë pasur atë që nxit zemërimin e All-llahut, e kanë nënçmuar pëlqimin e Tij; Ai i zhduku veprat e tyre
Surah Muhammad, Verse 28


أَمۡ حَسِبَ ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ أَن لَّن يُخۡرِجَ ٱللَّهُ أَضۡغَٰنَهُمۡ

Mos po llogarisin zemërsëmurët se All-llahu nuk do t’i qese në shesh krimet e tyre
Surah Muhammad, Verse 29


وَلَوۡ نَشَآءُ لَأَرَيۡنَٰكَهُمۡ فَلَعَرَفۡتَهُم بِسِيمَٰهُمۡۚ وَلَتَعۡرِفَنَّهُمۡ فِي لَحۡنِ ٱلۡقَوۡلِۚ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ أَعۡمَٰلَكُمۡ

Të kishim dashur Ne, vërtetë, do t’i kishim treguar ty ata, dhe me siguri do t’i njihshe sipas shenjave. Ti do t’i njohësh edhe sipas mënyrës së të folurit të tyre, ndërkaq, All-llahu i di veprat tuaja
Surah Muhammad, Verse 30


وَلَنَبۡلُوَنَّكُمۡ حَتَّىٰ نَعۡلَمَ ٱلۡمُجَٰهِدِينَ مِنكُمۡ وَٱلصَّـٰبِرِينَ وَنَبۡلُوَاْ أَخۡبَارَكُمۡ

Ne do t’iu sprovojmë derisa të mos e dimë t’i dallojmë luftëtarët nga mesi juaj dhe durimtarët, madje do t’i vejmë në sprovë edhe lajmet e juaja
Surah Muhammad, Verse 31


إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَشَآقُّواْ ٱلرَّسُولَ مِنۢ بَعۡدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ ٱلۡهُدَىٰ لَن يَضُرُّواْ ٱللَّهَ شَيۡـٔٗا وَسَيُحۡبِطُ أَعۡمَٰلَهُمۡ

Ata që mohojnë dhe largohen nga rruga e All-llahut e që janë kundërshtarë të Profetit, pasi që u është sqaruar rruga e drejtë, me të vërtetë All-llahut nuk do t’i bëhet aspak dëm; Ai do t’i shporë veprat e tyre
Surah Muhammad, Verse 32


۞يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُواْ ٱلرَّسُولَ وَلَا تُبۡطِلُوٓاْ أَعۡمَٰلَكُمۡ

Ju të cilët besoni, përuluni All-llahut, nderone edhe Profetin edhe mos i shkatërroni veprat tuaja
Surah Muhammad, Verse 33


إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ ثُمَّ مَاتُواْ وَهُمۡ كُفَّارٞ فَلَن يَغۡفِرَ ٱللَّهُ لَهُمۡ

Ata që mohojnë dhe largohen nga rruga e All-llahut, e pastaj vdesin jobsimtarë, All-llahu ata nuk do t’i falë
Surah Muhammad, Verse 34


فَلَا تَهِنُواْ وَتَدۡعُوٓاْ إِلَى ٱلسَّلۡمِ وَأَنتُمُ ٱلۡأَعۡلَوۡنَ وَٱللَّهُ مَعَكُمۡ وَلَن يَتِرَكُمۡ أَعۡمَٰلَكُمۡ

prandaj mos u bëni qyqarë e të kërkoni paqe kur ju jeni më lart, nga se All-llahu është me ju, Ai s’do t’i lë pa shpërblim veprat tuaja
Surah Muhammad, Verse 35


إِنَّمَا ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا لَعِبٞ وَلَهۡوٞۚ وَإِن تُؤۡمِنُواْ وَتَتَّقُواْ يُؤۡتِكُمۡ أُجُورَكُمۡ وَلَا يَسۡـَٔلۡكُمۡ أَمۡوَٰلَكُمۡ

Me të vërtetë jeta e kësaj bote është vetëm lojë dhe zbavitje. Në qoftë se besoni dhe ruheni prej mëkateve, Ai do t’ju shpërblejë dhe nuk ju merr në pyetje për pasurinë tuaj
Surah Muhammad, Verse 36


إِن يَسۡـَٔلۡكُمُوهَا فَيُحۡفِكُمۡ تَبۡخَلُواْ وَيُخۡرِجۡ أَضۡغَٰنَكُمۡ

Nëse e kërkon atë prej jush dhe insiston, ju do të bënit koprraci, kurse Ai do të nxirrte në shesh zilin tuaj
Surah Muhammad, Verse 37


هَـٰٓأَنتُمۡ هَـٰٓؤُلَآءِ تُدۡعَوۡنَ لِتُنفِقُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ فَمِنكُم مَّن يَبۡخَلُۖ وَمَن يَبۡخَلۡ فَإِنَّمَا يَبۡخَلُ عَن نَّفۡسِهِۦۚ وَٱللَّهُ ٱلۡغَنِيُّ وَأَنتُمُ ٱلۡفُقَرَآءُۚ وَإِن تَتَوَلَّوۡاْ يَسۡتَبۡدِلۡ قَوۡمًا غَيۡرَكُمۡ ثُمَّ لَا يَكُونُوٓاْ أَمۡثَٰلَكُم

Ju jeni ata të cilët ftoheni të shpenzoni në rrugë të All-llahut, por disa prej jush janë koprracë, e kush bën koprraci, bën koprraci për vete, sepse All-llahu është i pasur, kurse ju jeni të varfër. Dhe nëse ia ktheni shpinën, Ai do t’iu zëvendësojë me një popull tjetër, ata pastaj nuk do të jenë si jeni ju
Surah Muhammad, Verse 38


Author: Feti Mehdiu


<< Surah 46
>> Surah 48

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai