Surah Al-Ahqaf - Albanian Translation by Feti Mehdiu
حمٓ
Ha Mim
Surah Al-Ahqaf, Verse 1
تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَكِيمِ
Shpallja e Librit është nga All-llahu, i forti, i urti
Surah Al-Ahqaf, Verse 2
مَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَآ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَأَجَلٖ مُّسَمّٗىۚ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ عَمَّآ أُنذِرُواْ مُعۡرِضُونَ
Ne i krijuam qiejt dhe tokën edhe çka ka ndërmjet tyre me qëllim dhe afat të caktuar, kurse mosbesimtarët i kthejnë shpinë asaj me çka u tërhiqet vërejtja
Surah Al-Ahqaf, Verse 3
قُلۡ أَرَءَيۡتُم مَّا تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَرُونِي مَاذَا خَلَقُواْ مِنَ ٱلۡأَرۡضِ أَمۡ لَهُمۡ شِرۡكٞ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِۖ ٱئۡتُونِي بِكِتَٰبٖ مِّن قَبۡلِ هَٰذَآ أَوۡ أَثَٰرَةٖ مِّنۡ عِلۡمٍ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Thuaj: “Më tregoni mua çka kanë krijuar në tokë dhe çfarë pjesëmarrje kanë ata në qiej, të cilëve ju në vend të All-llahut u luteni? Ma sillni një libër më të hershëm se këtë, ose ndonjë gjurmë të dijes, nëse flisni të vërtetën”
Surah Al-Ahqaf, Verse 4
وَمَنۡ أَضَلُّ مِمَّن يَدۡعُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَن لَّا يَسۡتَجِيبُ لَهُۥٓ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَهُمۡ عَن دُعَآئِهِمۡ غَٰفِلُونَ
Kush është më i humbur se ai i cili, në vend të All-llahut, e lutë atë që nuk do t’i përgjigjet deri në Ditën e kijametit dhe ata janë indiferentë ndaj lutjeve të tyre
Surah Al-Ahqaf, Verse 5
وَإِذَا حُشِرَ ٱلنَّاسُ كَانُواْ لَهُمۡ أَعۡدَآءٗ وَكَانُواْ بِعِبَادَتِهِمۡ كَٰفِرِينَ
Kur të tubohen njerëzit ata (idhujt) do të jenë armiq të këtyre dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre
Surah Al-Ahqaf, Verse 6
وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٖ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمۡ هَٰذَا سِحۡرٞ مُّبِينٌ
Por kur t’u lexohen ajetet Tona të qarta, atëherë ata që nuk besojnë, thonë për të vërtetën, sapo u vjen, “Kjo është magji flagrante”
Surah Al-Ahqaf, Verse 7
أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰهُۖ قُلۡ إِنِ ٱفۡتَرَيۡتُهُۥ فَلَا تَمۡلِكُونَ لِي مِنَ ٱللَّهِ شَيۡـًٔاۖ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَا تُفِيضُونَ فِيهِۚ كَفَىٰ بِهِۦ شَهِيدَۢا بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡۖ وَهُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ
E ata të thonë: “Ai e trillon”? Thuaj: “Po nëse e kam trilluar, ju nuk do të mund të më mbroni aspak prej All-llahut. Ai e di mirë se ç’flisni ju për të. Ai mjafton për dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Ai fal dhe është i gjithmëshirshëm”
Surah Al-Ahqaf, Verse 8
قُلۡ مَا كُنتُ بِدۡعٗا مِّنَ ٱلرُّسُلِ وَمَآ أَدۡرِي مَا يُفۡعَلُ بِي وَلَا بِكُمۡۖ إِنۡ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰٓ إِلَيَّ وَمَآ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٞ مُّبِينٞ
Thuaj: “Unë nuk jam profet i parë dhe nuk e di se çdo të bëhet me mua dhe me ju. Unë pasoj vetëm atë që më shpallet dhe jam vetëm një qortues i hapët”
Surah Al-Ahqaf, Verse 9
قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن كَانَ مِنۡ عِندِ ٱللَّهِ وَكَفَرۡتُم بِهِۦ وَشَهِدَ شَاهِدٞ مِّنۢ بَنِيٓ إِسۡرَـٰٓءِيلَ عَلَىٰ مِثۡلِهِۦ فَـَٔامَنَ وَٱسۡتَكۡبَرۡتُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّـٰلِمِينَ
Thuaj: “Më tregoni ç’\mendoni ju nëse është (Kur’ani) prej All-llahut, kurse ju e keni mohuar, edhe pse një nga izraelitët e ka dëshmuar se është nga All-llahu. Ai i pat besuar, kurse ju u bëtë arrogantë”. All-llahu, me të vërtetë, nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin mizor
Surah Al-Ahqaf, Verse 10
وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَوۡ كَانَ خَيۡرٗا مَّا سَبَقُونَآ إِلَيۡهِۚ وَإِذۡ لَمۡ يَهۡتَدُواْ بِهِۦ فَسَيَقُولُونَ هَٰذَآ إِفۡكٞ قَدِيمٞ
Dhe mosbesimtarët u thonë besimtarëve: “Të ish diçka e mirë këtë nuk do të na e kalonin ata”, por meqë nuk drejtohen në rrugë të drejtë do të thonë: “Ky është trillim i vjetër”
Surah Al-Ahqaf, Verse 11
وَمِن قَبۡلِهِۦ كِتَٰبُ مُوسَىٰٓ إِمَامٗا وَرَحۡمَةٗۚ وَهَٰذَا كِتَٰبٞ مُّصَدِّقٞ لِّسَانًا عَرَبِيّٗا لِّيُنذِرَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُحۡسِنِينَ
Përpara tij ishte Libri i Musaut prijatar dhe mëshirë, kurse ky është Libër në gjuhën arabe që e vërteton atë për t’i qortuar ata të cilët bëjnë keq dhe për t’i gëzuar ata që bëjnë mirë
Surah Al-Ahqaf, Verse 12
إِنَّ ٱلَّذِينَ قَالُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُ ثُمَّ ٱسۡتَقَٰمُواْ فَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ
Ata që thonë: “Zoti ynë është All-llahu”, dhe qëndrojnë në këtë, le të mos frikësohen as të mos pikëllohen
Surah Al-Ahqaf, Verse 13
أُوْلَـٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ خَٰلِدِينَ فِيهَا جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Ata janë banorë të xhenetit. Aty do të mbesin përgjithmonë si shpërblim për atë çka kanë punuar
Surah Al-Ahqaf, Verse 14
وَوَصَّيۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ بِوَٰلِدَيۡهِ إِحۡسَٰنًاۖ حَمَلَتۡهُ أُمُّهُۥ كُرۡهٗا وَوَضَعَتۡهُ كُرۡهٗاۖ وَحَمۡلُهُۥ وَفِصَٰلُهُۥ ثَلَٰثُونَ شَهۡرًاۚ حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ أَشُدَّهُۥ وَبَلَغَ أَرۡبَعِينَ سَنَةٗ قَالَ رَبِّ أَوۡزِعۡنِيٓ أَنۡ أَشۡكُرَ نِعۡمَتَكَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَٰلِدَيَّ وَأَنۡ أَعۡمَلَ صَٰلِحٗا تَرۡضَىٰهُ وَأَصۡلِحۡ لِي فِي ذُرِّيَّتِيٓۖ إِنِّي تُبۡتُ إِلَيۡكَ وَإِنِّي مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ
Njerijn e kemi porositur t’u bëjë mirë prindërve të vet. Nëna e tij e barti me mundime dhe me mundime e lindi. E bart dhe e ushqen tridhjetë muaj, dhe kur arrin moshën e burrërisë dhe bëhet dyzet vjeçar, thotë: “Zoti im, më lejo të të falënderoj për dhuntitë që m’i ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe më ndihmo të bëj vepra të mira me të cilat ti do të jesh i kënaqur, dhe bëri të mirë pasardhësit e mi. ynë me të vërtetë pendohem dhe jam musliman”
Surah Al-Ahqaf, Verse 15
أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ نَتَقَبَّلُ عَنۡهُمۡ أَحۡسَنَ مَا عَمِلُواْ وَنَتَجَاوَزُ عَن سَيِّـَٔاتِهِمۡ فِيٓ أَصۡحَٰبِ ٱلۡجَنَّةِۖ وَعۡدَ ٱلصِّدۡقِ ٱلَّذِي كَانُواْ يُوعَدُونَ
Atyre ua pranojmë veprat e mira që i kanë bërë, kurse të këqiat e tyre do t’i kapërcejmë. Ata do të jenë nga banorët e xhennetit. Premtim i sinqertë që u është premtuar
Surah Al-Ahqaf, Verse 16
وَٱلَّذِي قَالَ لِوَٰلِدَيۡهِ أُفّٖ لَّكُمَآ أَتَعِدَانِنِيٓ أَنۡ أُخۡرَجَ وَقَدۡ خَلَتِ ٱلۡقُرُونُ مِن قَبۡلِي وَهُمَا يَسۡتَغِيثَانِ ٱللَّهَ وَيۡلَكَ ءَامِنۡ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ فَيَقُولُ مَا هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Ndërsa ai cili u thotë prindërve të vet: “Ih, dhe ju! Më kërcënoheni se do të ringjallem kur përpara meje aq popuj janë zhdukur!” Kurse ata dy lusin All-llahun: “I mjeri ti, beso, premtimi i All-llahut është i vërtetë”. E ai thotë: “Këto janë vetëm legjenda të popujve të lashtë!”
Surah Al-Ahqaf, Verse 17
أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ حَقَّ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقَوۡلُ فِيٓ أُمَمٖ قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلِهِم مِّنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ خَٰسِرِينَ
Ndaj të atillëve është zbatuar fjala (dënimi), për exhinët dhe njerëzit që kanë qenë para atyre dhe janë zhdukur. Ata, me të vërtetë, e kanë pësuar
Surah Al-Ahqaf, Verse 18
وَلِكُلّٖ دَرَجَٰتٞ مِّمَّا عَمِلُواْۖ وَلِيُوَفِّيَهُمۡ أَعۡمَٰلَهُمۡ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ
Për secilin ka shkallë të posaçme sipas asaj që kanë punuar. Veprat e tyre do t’i shpërblejë dhe ata nuk do të dëmtohen
Surah Al-Ahqaf, Verse 19
وَيَوۡمَ يُعۡرَضُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ عَلَى ٱلنَّارِ أَذۡهَبۡتُمۡ طَيِّبَٰتِكُمۡ فِي حَيَاتِكُمُ ٱلدُّنۡيَا وَٱسۡتَمۡتَعۡتُم بِهَا فَٱلۡيَوۡمَ تُجۡزَوۡنَ عَذَابَ ٱلۡهُونِ بِمَا كُنتُمۡ تَسۡتَكۡبِرُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَبِمَا كُنتُمۡ تَفۡسُقُونَ
Kurse atë ditë, kur ata të cilët nuk kanë besuar, do t’i ekspozohen zjarrit: “Ju në jetën tuaj në tokë i keni shfrytëzuar të gjitha të mirat dhe i keni përjetuar me kënaqësi, ndaj sot do të shpërbleheni me dënim të turpshëm, për atë se në tokë, pa arsye, keni bërë mendjemadhësi dhe keni qenë mbrapshtanë”
Surah Al-Ahqaf, Verse 20
۞وَٱذۡكُرۡ أَخَا عَادٍ إِذۡ أَنذَرَ قَوۡمَهُۥ بِٱلۡأَحۡقَافِ وَقَدۡ خَلَتِ ٱلنُّذُرُ مِنۢ بَيۡنِ يَدَيۡهِ وَمِنۡ خَلۡفِهِۦٓ أَلَّا تَعۡبُدُوٓاْ إِلَّا ٱللَّهَ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ
Dhe përkujtoje vëllaun e Adit (Hudin) kur popullit të vet ia tërhoqi vërejtjen në Ahkaf, por ka pasur edeh para tij edhe pas tij profetë. “Mos adhuroni tjetër veçse All-llahun, unë i frikësohem dënimit tuaj në Ditën e madhe!”
Surah Al-Ahqaf, Verse 21
قَالُوٓاْ أَجِئۡتَنَا لِتَأۡفِكَنَا عَنۡ ءَالِهَتِنَا فَأۡتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّـٰدِقِينَ
Ata i thanë: “A ke ardhur të na shmangësh prej zotërave tanë? Na e sjell atë që na premton, nëse je i sinqertë”
Surah Al-Ahqaf, Verse 22
قَالَ إِنَّمَا ٱلۡعِلۡمُ عِندَ ٱللَّهِ وَأُبَلِّغُكُم مَّآ أُرۡسِلۡتُ بِهِۦ وَلَٰكِنِّيٓ أَرَىٰكُمۡ قَوۡمٗا تَجۡهَلُونَ
“Vetëm All-llahu e di atë, u tha ai, kurse unë kumtoj atë me çka jam dërguar, por unë e shoh se ju jeni popull i zhytur në injorancë”
Surah Al-Ahqaf, Verse 23
فَلَمَّا رَأَوۡهُ عَارِضٗا مُّسۡتَقۡبِلَ أَوۡدِيَتِهِمۡ قَالُواْ هَٰذَا عَارِضٞ مُّمۡطِرُنَاۚ بَلۡ هُوَ مَا ٱسۡتَعۡجَلۡتُم بِهِۦۖ رِيحٞ فِيهَا عَذَابٌ أَلِيمٞ
Dhe kur e panë atë (mjegullën) në horizont që lëvizte kah lugina e tyre, thirrën: “Kjo re na sjell shi”! Jo, kjo është ajo që e kërkonit shpejt: Një erë me vuajtje të dhimbshme
Surah Al-Ahqaf, Verse 24
تُدَمِّرُ كُلَّ شَيۡءِۭ بِأَمۡرِ رَبِّهَا فَأَصۡبَحُواْ لَا يُرَىٰٓ إِلَّا مَسَٰكِنُهُمۡۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡمُجۡرِمِينَ
Që zhduk çdo send, me vullnetin e Zotit të vet. Dhe kur i gdhini drita nuk kishte mbetur gjë, veçse banesat e tyre. Ashtu Ne e shpërblejmë popullin mizor
Surah Al-Ahqaf, Verse 25
وَلَقَدۡ مَكَّنَّـٰهُمۡ فِيمَآ إِن مَّكَّنَّـٰكُمۡ فِيهِ وَجَعَلۡنَا لَهُمۡ سَمۡعٗا وَأَبۡصَٰرٗا وَأَفۡـِٔدَةٗ فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُمۡ سَمۡعُهُمۡ وَلَآ أَبۡصَٰرُهُمۡ وَلَآ أَفۡـِٔدَتُهُم مِّن شَيۡءٍ إِذۡ كَانُواْ يَجۡحَدُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ
Ata i patëm vendosur në asi vendi ku nuk u vendosëm juve. U dhamë të dëgjuarit, të pamurit dhe mendjen, por as të dëgjuarit e tyre, as të pamurit e tyre e as të kuptuarit nuk u bëri asnjëfarë dobie, sepse i mohuan argumentet e All-llahut dhe i përmblodhi ajo së cilës i janë tallur
Surah Al-Ahqaf, Verse 26
وَلَقَدۡ أَهۡلَكۡنَا مَا حَوۡلَكُم مِّنَ ٱلۡقُرَىٰ وَصَرَّفۡنَا ٱلۡأٓيَٰتِ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ
Disa qytete përreth jush i patëm shfarosur dhe ua kemi sqaruar argumentet, mos po kthehenn
Surah Al-Ahqaf, Verse 27
فَلَوۡلَا نَصَرَهُمُ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ قُرۡبَانًا ءَالِهَةَۢۖ بَلۡ ضَلُّواْ عَنۡهُمۡۚ وَذَٰلِكَ إِفۡكُهُمۡ وَمَا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ
Përse nuk ndihmojnë ata të cilët në vend të All-llahut i marrin si zotër të afërt, por u humben. Këto janë shpifjet dhe trillimet e tyre
Surah Al-Ahqaf, Verse 28
وَإِذۡ صَرَفۡنَآ إِلَيۡكَ نَفَرٗا مِّنَ ٱلۡجِنِّ يَسۡتَمِعُونَ ٱلۡقُرۡءَانَ فَلَمَّا حَضَرُوهُ قَالُوٓاْ أَنصِتُواْۖ فَلَمَّا قُضِيَ وَلَّوۡاْ إِلَىٰ قَوۡمِهِم مُّنذِرِينَ
Kur t’i dërguam disa exhin të dëgjojnë Kur’an, kur erdhën ta dëgjojnë, ata thanë: “Heshtni!” Dhe kur mbaroi, u kthyen te populli i tyre t’u tërheqin vërejtjen
Surah Al-Ahqaf, Verse 29
قَالُواْ يَٰقَوۡمَنَآ إِنَّا سَمِعۡنَا كِتَٰبًا أُنزِلَ مِنۢ بَعۡدِ مُوسَىٰ مُصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهِ يَهۡدِيٓ إِلَى ٱلۡحَقِّ وَإِلَىٰ طَرِيقٖ مُّسۡتَقِيمٖ
“O populli ynë, - thanë, - ne kemi dëgjuar një Libër, i cili shpallet pas Musaut, që i vërteton ata përpara tij dhe i cili udhëzon drejt të vërtetës dhe në rrugë të drejtë
Surah Al-Ahqaf, Verse 30
يَٰقَوۡمَنَآ أَجِيبُواْ دَاعِيَ ٱللَّهِ وَءَامِنُواْ بِهِۦ يَغۡفِرۡ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمۡ وَيُجِرۡكُم مِّنۡ عَذَابٍ أَلِيمٖ
O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të All-llahut dhe besoni atij, t’iu falë mëkatet dhe mbrojë nga dënimi i dhembshëm!”
Surah Al-Ahqaf, Verse 31
وَمَن لَّا يُجِبۡ دَاعِيَ ٱللَّهِ فَلَيۡسَ بِمُعۡجِزٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَيۡسَ لَهُۥ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءُۚ أُوْلَـٰٓئِكَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ
Kush nuk i përgjigjet thirrësit të All-llahut, ai nuk do t’i shpëtojë dënimit në tokë, dhe përveç atij nuk ka për atë mbrojtës. Ata janë në humbje flagrante
Surah Al-Ahqaf, Verse 32
أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّ ٱللَّهَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَلَمۡ يَعۡيَ بِخَلۡقِهِنَّ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يُحۡـِۧيَ ٱلۡمَوۡتَىٰۚ بَلَىٰٓۚ إِنَّهُۥ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ
A nuk e shohin se All-llahu, i cili krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk është lodhur me krijimin e tyre, është i fuqishëm të ngjallë të vdekurit? Po, Ai, sigurisht, është i fortë për çdo send
Surah Al-Ahqaf, Verse 33
وَيَوۡمَ يُعۡرَضُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ عَلَى ٱلنَّارِ أَلَيۡسَ هَٰذَا بِٱلۡحَقِّۖ قَالُواْ بَلَىٰ وَرَبِّنَاۚ قَالَ فَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَ بِمَا كُنتُمۡ تَكۡفُرُونَ
Kurse atë ditë kur ata të cilët kanë mohuar do t’i ekspozohen zjarrit: “A nuk është kjo e vërtetë”? Do të thonë, “Po, pasha Zotin tonë!” “Pra, shijoni vuajtjen – do të thotë Ai – ashtu siç e keni mohuar”
Surah Al-Ahqaf, Verse 34
فَٱصۡبِرۡ كَمَا صَبَرَ أُوْلُواْ ٱلۡعَزۡمِ مِنَ ٱلرُّسُلِ وَلَا تَسۡتَعۡجِل لَّهُمۡۚ كَأَنَّهُمۡ يَوۡمَ يَرَوۡنَ مَا يُوعَدُونَ لَمۡ يَلۡبَثُوٓاْ إِلَّا سَاعَةٗ مِّن نَّهَارِۭۚ بَلَٰغٞۚ فَهَلۡ يُهۡلَكُ إِلَّا ٱلۡقَوۡمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ
Ti kij durim siç kanë duruar profetët më të vendosur, dhe mos insisto në dënimin e tyre. Dhe atë ditë kur të përjetojnë atë që u premtohet, do t’u duket se kanë jetuar vetëm një orë (pjesë) të ditës. Këshillë e mjaftueshme! A mos po zhduket tjetër përveçse popullit të mbrapsht
Surah Al-Ahqaf, Verse 35