UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Al-Ahqaf - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi


حمٓ

Hâ, Mîm
Surah Al-Ahqaf, Verse 1


تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَكِيمِ

(Kjo është) Shpallja e Librit prej Perëndisë, të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm
Surah Al-Ahqaf, Verse 2


مَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَآ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَأَجَلٖ مُّسَمّٗىۚ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ عَمَّآ أُنذِرُواْ مُعۡرِضُونَ

Ne, kemi krijuar qiejt dhe Tokën dhe çka gjendet në mes tyre – me qëllim të plotë dhe me afat të caktuar, por mohuesit shmagen nga ajo që u është paralajmëruar
Surah Al-Ahqaf, Verse 3


قُلۡ أَرَءَيۡتُم مَّا تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَرُونِي مَاذَا خَلَقُواْ مِنَ ٱلۡأَرۡضِ أَمۡ لَهُمۡ شِرۡكٞ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِۖ ٱئۡتُونِي بِكِتَٰبٖ مِّن قَبۡلِ هَٰذَآ أَوۡ أَثَٰرَةٖ مِّنۡ عِلۡمٍ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Thuaju (atyre): “Më tregoni ju për ata që i adhuroni, pos Perëndisë? Më dëftoni ju se çka kanë krijuar ata në Tokë, apo a kanë ndonjë pjesëmarrje ata në (krijimin) e qiejve? Ma sillni Librin e shpallur para këtij (Kur’anit) apo vetëm ndonjë gjurmë nga dijenia, nëse jeni të vërtetë”
Surah Al-Ahqaf, Verse 4


وَمَنۡ أَضَلُّ مِمَّن يَدۡعُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَن لَّا يَسۡتَجِيبُ لَهُۥٓ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَهُمۡ عَن دُعَآئِهِمۡ غَٰفِلُونَ

Kush është më i humbur se ata, të cilët, pos Perëndisë, u luten atyre të cilët nuk mund t’u përgjigjen deri në Ditën e Kijametit, e ata janë të pakujdesshëm ndaj lutjes së tyre
Surah Al-Ahqaf, Verse 5


وَإِذَا حُشِرَ ٱلنَّاسُ كَانُواْ لَهُمۡ أَعۡدَآءٗ وَكَانُواْ بِعِبَادَتِهِمۡ كَٰفِرِينَ

E, kur të ringjallen njerëzit, ata (të adhuruarit, pos Perëndisë), do të jenë armiq të tyre (adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre
Surah Al-Ahqaf, Verse 6


وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٖ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمۡ هَٰذَا سِحۡرٞ مُّبِينٌ

E, kur t’u lexohen ajetet Tona të qarta, mohuesit thonë për të Vërtetën – posa të dëgjojnë: “Kjo është magji e qartë!”
Surah Al-Ahqaf, Verse 7


أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰهُۖ قُلۡ إِنِ ٱفۡتَرَيۡتُهُۥ فَلَا تَمۡلِكُونَ لِي مِنَ ٱللَّهِ شَيۡـًٔاۖ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَا تُفِيضُونَ فِيهِۚ كَفَىٰ بِهِۦ شَهِيدَۢا بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡۖ وَهُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ

Ose ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur’anin)”. Thuaju (atyre): “Por, nëse unë e trilloj atë, ju nuk do të mund të më ndihmoni asgjë nga dënimi i Perëndisë. Ai di më së miri përse zhyteni në trillime për të (Kur’anin). Mjafton Ai dëshmitar mes meje dhe jush. Ai është Falës dhe Mëshirues”
Surah Al-Ahqaf, Verse 8


قُلۡ مَا كُنتُ بِدۡعٗا مِّنَ ٱلرُّسُلِ وَمَآ أَدۡرِي مَا يُفۡعَلُ بِي وَلَا بِكُمۡۖ إِنۡ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰٓ إِلَيَّ وَمَآ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٞ مُّبِينٞ

Thuaju (atyre): “Unë nuk jam i pari profet (i ardhur në këtë Botë) dhe unë nuk di çka do të ndodhë me mua ose me ju. Unë ndjek vetëm atë që më është shpallë dhe unë jam vetëm paralajmërues i qartë”
Surah Al-Ahqaf, Verse 9


قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن كَانَ مِنۡ عِندِ ٱللَّهِ وَكَفَرۡتُم بِهِۦ وَشَهِدَ شَاهِدٞ مِّنۢ بَنِيٓ إِسۡرَـٰٓءِيلَ عَلَىٰ مِثۡلِهِۦ فَـَٔامَنَ وَٱسۡتَكۡبَرۡتُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّـٰلِمِينَ

Thuaju (atyre): “Më thuani ju mua se çka do të bëhet me ju nëse Kur’ani është prej Perëndisë, e ju e mohoni, e ka dëshmuar (për të) dikush prej bijve të Israelit në shembullin e tij e besoi, kurse ju u bëtë mendjemëdhenj (nuk besuat)!” Me të vërtetë, Perëndia, nuk e udhëzon (në rrugë të drejtë) popullin zullumqarë
Surah Al-Ahqaf, Verse 10


وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَوۡ كَانَ خَيۡرٗا مَّا سَبَقُونَآ إِلَيۡهِۚ وَإِذۡ لَمۡ يَهۡتَدُواْ بِهِۦ فَسَيَقُولُونَ هَٰذَآ إِفۡكٞ قَدِيمٞ

Dhe, mohuesit thonë për besimtarët: “Sikur të ishte ndonjë e mirë (besimi në Kur’an), ata nuk do të na kishin tejkaluar në këtë”. E, ngase ata nuk u udhëzuan me te në rrugën e drejtë, me siguri do të thonë: “Ky është trillim i lashtë”
Surah Al-Ahqaf, Verse 11


وَمِن قَبۡلِهِۦ كِتَٰبُ مُوسَىٰٓ إِمَامٗا وَرَحۡمَةٗۚ وَهَٰذَا كِتَٰبٞ مُّصَدِّقٞ لِّسَانًا عَرَبِيّٗا لِّيُنذِرَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُحۡسِنِينَ

E, para Kur’anit ka ekzistuar Libri i Musait – udhërrëfyes dhe mëshirë. E, ky (Kur’ani), Libër vërtetues (i librave të shpallur) në gjuhën arabe për t’i paralajmëruar ata që bëjnë zullum dhe për t’i sihariquar bamirësit
Surah Al-Ahqaf, Verse 12


إِنَّ ٱلَّذِينَ قَالُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُ ثُمَّ ٱسۡتَقَٰمُواْ فَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ

Me siguri, ata që thonë: “Zoti ynë është Perëndia! – dhe pastaj qëndrojnë në rrugën e drejtë, për ta nuk ka kurrfarë droje dhe as që do të pikëllohen
Surah Al-Ahqaf, Verse 13


أُوْلَـٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ خَٰلِدِينَ فِيهَا جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Ata janë banorë të xhennetit, në të do të qëndrojnë përherë, dhe ky do të t’u jetë shpërblim për atë që kanë punuar
Surah Al-Ahqaf, Verse 14


وَوَصَّيۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ بِوَٰلِدَيۡهِ إِحۡسَٰنًاۖ حَمَلَتۡهُ أُمُّهُۥ كُرۡهٗا وَوَضَعَتۡهُ كُرۡهٗاۖ وَحَمۡلُهُۥ وَفِصَٰلُهُۥ ثَلَٰثُونَ شَهۡرًاۚ حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ أَشُدَّهُۥ وَبَلَغَ أَرۡبَعِينَ سَنَةٗ قَالَ رَبِّ أَوۡزِعۡنِيٓ أَنۡ أَشۡكُرَ نِعۡمَتَكَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَٰلِدَيَّ وَأَنۡ أَعۡمَلَ صَٰلِحٗا تَرۡضَىٰهُ وَأَصۡلِحۡ لِي فِي ذُرِّيَّتِيٓۖ إِنِّي تُبۡتُ إِلَيۡكَ وَإِنِّي مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ

Njeriut i kemi rekomanduar mirësi (sjellje të mira) ndaj prindërve të vet. Nëna e ka mbajtur me mund dhe lindur me mund atë, e mbajtja dhe të dhënit gji është tridhjetë muaj, e kur të arrijë në moshën e pjekurisë dhe t’i mbushë dyzet vjet, ai thotë: “O Zoti im, më nxit që të falenderohem me dhuntinë Tënd me të cilën më ke dhuruar mua dhe prindërit e mi, dhe, që të bëj vepra të mira, me të cilët Ti do të jesh i kënaqur, dhe bëni të mirë pasardhësit e mi; unë me të vërtetë, pendohem (kthehem) te Ti dhe unë jam musliman”
Surah Al-Ahqaf, Verse 15


أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ نَتَقَبَّلُ عَنۡهُمۡ أَحۡسَنَ مَا عَمِلُواْ وَنَتَجَاوَزُ عَن سَيِّـَٔاتِهِمۡ فِيٓ أَصۡحَٰبِ ٱلۡجَنَّةِۖ وَعۡدَ ٱلصِّدۡقِ ٱلَّذِي كَانُواْ يُوعَدُونَ

Ata janë të atillë, prej të cilëve Ne i pranojmë veprat e mira të tyre, e i kapërcejmë veprat e tyre të këqia (nuk i dënojmë për to); ata do të jenë banorë të xhennetit; ky është premtimi i vërtetë, që u është premtuar
Surah Al-Ahqaf, Verse 16


وَٱلَّذِي قَالَ لِوَٰلِدَيۡهِ أُفّٖ لَّكُمَآ أَتَعِدَانِنِيٓ أَنۡ أُخۡرَجَ وَقَدۡ خَلَتِ ٱلۡقُرُونُ مِن قَبۡلِي وَهُمَا يَسۡتَغِيثَانِ ٱللَّهَ وَيۡلَكَ ءَامِنۡ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ فَيَقُولُ مَا هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

E, ai që u ka thënë prindërve të vet: “Uf ju! A po më premtoni se do të ringjallem kur para meje kanë kaluar shumë gjenerata (e nuk janë ringjallë)!” – e ata (prindërit) i drejtohen Perëndisë, për ndihmë (duke i thënë pasardhësit): “Kuku për ty (nëse nuk pendohesh)! Beso, me të vërtetë, premtimi i Perëndisë është i sigurt! Ai (pasardhësi) përgjigjet: “Këto janë vetëm përralla të lashta!”
Surah Al-Ahqaf, Verse 17


أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ حَقَّ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقَوۡلُ فِيٓ أُمَمٖ قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلِهِم مِّنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ خَٰسِرِينَ

Ata janë prej atyre, ndaj të cilëve është plotësuar Fjala (e dënimit) mbi popujt: xhindët dhe njerëzit që kanë qenë para tyre, sepse ata, me të vërtetë, janë shkatërruar
Surah Al-Ahqaf, Verse 18


وَلِكُلّٖ دَرَجَٰتٞ مِّمَّا عَمِلُواْۖ وَلِيُوَفِّيَهُمۡ أَعۡمَٰلَهُمۡ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ

Për të gjithë do të ketë shkallë të caktuara, për atë që kanë punuar, për t’i shpërblyer (dhe dënuar) sipas veprave të tyre, - e nuk do t’ju bëhet atyre padrejtësi
Surah Al-Ahqaf, Verse 19


وَيَوۡمَ يُعۡرَضُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ عَلَى ٱلنَّارِ أَذۡهَبۡتُمۡ طَيِّبَٰتِكُمۡ فِي حَيَاتِكُمُ ٱلدُّنۡيَا وَٱسۡتَمۡتَعۡتُم بِهَا فَٱلۡيَوۡمَ تُجۡزَوۡنَ عَذَابَ ٱلۡهُونِ بِمَا كُنتُمۡ تَسۡتَكۡبِرُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَبِمَا كُنتُمۡ تَفۡسُقُونَ

(Kujtoju) Ditën, kur ata që kanë mohuar i ekspozohen zjarrit (e u thuhet atyre): “Ju keni shfrytëzuar kënaqësitë tuaja në jetën tuaj në tokë dhe jeni kënaqur me to, e sot do të ndëshkoheni me dënim të poshtëruar, ngase jeni madhështuar në Tokë pa kurrfarë të drejte dhe ngase keni bërë ngatërresa”
Surah Al-Ahqaf, Verse 20


۞وَٱذۡكُرۡ أَخَا عَادٍ إِذۡ أَنذَرَ قَوۡمَهُۥ بِٱلۡأَحۡقَافِ وَقَدۡ خَلَتِ ٱلنُّذُرُ مِنۢ بَيۡنِ يَدَيۡهِ وَمِنۡ خَلۡفِهِۦٓ أَلَّا تَعۡبُدُوٓاْ إِلَّا ٱللَّهَ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ

Kujtoje vëllain e Adit (Hudin), kur e paralajmëroi popullin e vet në Ahkaf, e ka pasur paralajmërues edhe para tij edhe pas tij (kur u tha atyre): “Adhuronie vetëm Perëndinë! Unë, me të vërtetë, druaj se do t’ju godet dënimi i Ditës së Madhe! –
Surah Al-Ahqaf, Verse 21


قَالُوٓاْ أَجِئۡتَنَا لِتَأۡفِكَنَا عَنۡ ءَالِهَتِنَا فَأۡتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّـٰدِقِينَ

ata u përgjegjën: “Vallë, a ke ardhur të na shmangësh neve prej hyjnive tona. Sillna atë (dënim) që po na premton, nëse thua të vërtetën!”
Surah Al-Ahqaf, Verse 22


قَالَ إِنَّمَا ٱلۡعِلۡمُ عِندَ ٱللَّهِ وَأُبَلِّغُكُم مَّآ أُرۡسِلۡتُ بِهِۦ وَلَٰكِنِّيٓ أَرَىٰكُمۡ قَوۡمٗا تَجۡهَلُونَ

Ai u tha (atyre): “Vetëm te Perëndia është dijenia e (dënimit), e unë vetëm u lajmëroj juve me atë që jam dërguar, por unë po shoh se jeni popull i zhytur në injorancë”
Surah Al-Ahqaf, Verse 23


فَلَمَّا رَأَوۡهُ عَارِضٗا مُّسۡتَقۡبِلَ أَوۡدِيَتِهِمۡ قَالُواْ هَٰذَا عَارِضٞ مُّمۡطِرُنَاۚ بَلۡ هُوَ مَا ٱسۡتَعۡجَلۡتُم بِهِۦۖ رِيحٞ فِيهَا عَذَابٌ أَلِيمٞ

E, kur e panë atë (rénë – dënimin) që u duk dhe që vinte në drejtim të luginave të tyre, thanë: “Kjo ré na sjell shiun neve!” – (E, Hudi tha): “Jo, kjo është ajo që ju e keni shpejtuar: frymë në të cilën ka dënim të dhembshëm
Surah Al-Ahqaf, Verse 24


تُدَمِّرُ كُلَّ شَيۡءِۭ بِأَمۡرِ رَبِّهَا فَأَصۡبَحُواْ لَا يُرَىٰٓ إِلَّا مَسَٰكِنُهُمۡۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

e cila, me urdhërin e Perëndisë, shkatërron çdo gjë”. E, në mëngjes u panë vetëm shtëpiat e tyre të zbrazëta; kështu Ne e ndëshkojmë popullin mëkatar
Surah Al-Ahqaf, Verse 25


وَلَقَدۡ مَكَّنَّـٰهُمۡ فِيمَآ إِن مَّكَّنَّـٰكُمۡ فِيهِ وَجَعَلۡنَا لَهُمۡ سَمۡعٗا وَأَبۡصَٰرٗا وَأَفۡـِٔدَةٗ فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُمۡ سَمۡعُهُمۡ وَلَآ أَبۡصَٰرُهُمۡ وَلَآ أَفۡـِٔدَتُهُم مِّن شَيۡءٍ إِذۡ كَانُواْ يَجۡحَدُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

Ne, i kemi vendosur ata në aso gjendje (të volitshme), në çfarë nuk u kemi vendosur juve (o Mekkas) dhe u kemi dhënë atyre të dëgjuarit, të pamurit dhe zemrën (mendjen), por as të dëgjuarit e tyre, as të pamurit e tyre, as mendja e tyre, nuk u kanë sjellë kurrfarë dobie, ngase mohuan argumentet e Perëndisë, e ata i goditi ajo me të cilën talleshin
Surah Al-Ahqaf, Verse 26


وَلَقَدۡ أَهۡلَكۡنَا مَا حَوۡلَكُم مِّنَ ٱلۡقُرَىٰ وَصَرَّفۡنَا ٱلۡأٓيَٰتِ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ

Me të vërtetë, Ne i kemi shkatërruar vendbanimet për rreth jush, e madje edhe u kemi shpjeguar atyre, (në mënyra ta ndryshme) argumentet Tona, për t’u kthyer ata (prej mohimit)
Surah Al-Ahqaf, Verse 27


فَلَوۡلَا نَصَرَهُمُ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ قُرۡبَانًا ءَالِهَةَۢۖ بَلۡ ضَلُّواْ عَنۡهُمۡۚ وَذَٰلِكَ إِفۡكُهُمۡ وَمَا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ

E, përse ata (idhujt) nuk u ndihmuan atyre, të cilët i kanë marrë, pos Perëndisë, për afrues (ndërmjetësues) te Perëndia? Por, ata nuk ekzistuan. Këto ishin vetëm gënjeshtrat e tyre dhe ato që shpifnin
Surah Al-Ahqaf, Verse 28


وَإِذۡ صَرَفۡنَآ إِلَيۡكَ نَفَرٗا مِّنَ ٱلۡجِنِّ يَسۡتَمِعُونَ ٱلۡقُرۡءَانَ فَلَمَّا حَضَرُوهُ قَالُوٓاْ أَنصِتُواْۖ فَلَمَّا قُضِيَ وَلَّوۡاْ إِلَىٰ قَوۡمِهِم مُّنذِرِينَ

Dhe, (kujtoju atyre kohën) kur t’i dërguam ty disa xhindë për të dëgjuar Kur’anin. Kur morën pjesë (në të dëgjuarit e Kur’anit), ata i thanë (njëri-tjetrit): “Heshtni!” E, kur përfundoi (të lexuarit), u kthyen te populli i tyre si paralajmërues
Surah Al-Ahqaf, Verse 29


قَالُواْ يَٰقَوۡمَنَآ إِنَّا سَمِعۡنَا كِتَٰبًا أُنزِلَ مِنۢ بَعۡدِ مُوسَىٰ مُصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهِ يَهۡدِيٓ إِلَى ٱلۡحَقِّ وَإِلَىٰ طَرِيقٖ مُّسۡتَقِيمٖ

Ata thanë: “O populli ynë! Na dëgjuam Librin, të shpallur mas Musait, i cili vërteton se janë të vërteta edhe ato para tij, i cili udhëzon kah e vërteta dhe në rrugën e drejtë
Surah Al-Ahqaf, Verse 30


يَٰقَوۡمَنَآ أَجِيبُواْ دَاعِيَ ٱللَّهِ وَءَامِنُواْ بِهِۦ يَغۡفِرۡ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمۡ وَيُجِرۡكُم مِّنۡ عَذَابٍ أَلِيمٖ

O populli ynë, përgjigjuni ju grishtarit të Perëndisë dhe besoni Atij! Ai do t’ua falë disa mëkate tuaja dhe do t’ju shpëtojë prej dënimit të dhembshëm
Surah Al-Ahqaf, Verse 31


وَمَن لَّا يُجِبۡ دَاعِيَ ٱللَّهِ فَلَيۡسَ بِمُعۡجِزٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَيۡسَ لَهُۥ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءُۚ أُوْلَـٰٓئِكَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ

E, ai që nuk i përgjigjet grishtarit të Perëndisë, të atillë nuk do të mund t’i ikin Atij në Tokë dhe për ta s’ka mbrojtës, pos Perëndisë. Ata janë në humbje të madhe
Surah Al-Ahqaf, Verse 32


أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّ ٱللَّهَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَلَمۡ يَعۡيَ بِخَلۡقِهِنَّ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يُحۡـِۧيَ ٱلۡمَوۡتَىٰۚ بَلَىٰٓۚ إِنَّهُۥ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

A nuk shohin ata që Perëndia – i cili krijoi qiejt dhe Tokën, i cili nuk është lodhur në krijimin e tyre – është i pushtetshëm t’i ngjallë të vdekurit? Po, me të vërtetë, Ai është i pushtetshëm për çdo gjë
Surah Al-Ahqaf, Verse 33


وَيَوۡمَ يُعۡرَضُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ عَلَى ٱلنَّارِ أَلَيۡسَ هَٰذَا بِٱلۡحَقِّۖ قَالُواْ بَلَىٰ وَرَبِّنَاۚ قَالَ فَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَ بِمَا كُنتُمۡ تَكۡفُرُونَ

(Kujtoju) Ditën kur ata që kanë mohuar do t’i ekspozohen zjarrit (e u thuhet atyre): “Vallë, a nuk është kjo e vërtetë?” Ata, thonë: “Po, pasha Zotin tonë!” Ai do t’ju thotë (atyre): “E, pra, shijoni dënimin për mohimin që keni bërë!”
Surah Al-Ahqaf, Verse 34


فَٱصۡبِرۡ كَمَا صَبَرَ أُوْلُواْ ٱلۡعَزۡمِ مِنَ ٱلرُّسُلِ وَلَا تَسۡتَعۡجِل لَّهُمۡۚ كَأَنَّهُمۡ يَوۡمَ يَرَوۡنَ مَا يُوعَدُونَ لَمۡ يَلۡبَثُوٓاْ إِلَّا سَاعَةٗ مِّن نَّهَارِۭۚ بَلَٰغٞۚ فَهَلۡ يُهۡلَكُ إِلَّا ٱلۡقَوۡمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ

E, ti bëhu i durueshëm (o Muhammed) ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje pejgamberët e tjerë dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ta! E, atë Ditë kur të përjetojnë atë që u është premtuar atyre (dënimi), do t’u duket atyre, se (në këtë botë), kanë qëndruar vetëm një çast të ditës. (Kjo është) shpallje! E, kush do të shkatërrohet tjetër, pos popullit ngatërrestar
Surah Al-Ahqaf, Verse 35


Author: Hasan Efendi Nahi


<< Surah 45
>> Surah 47

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai