Surah Al-Fath - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi
إِنَّا فَتَحۡنَا لَكَ فَتۡحٗا مُّبِينٗا
Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë
Surah Al-Fath, Verse 1
لِّيَغۡفِرَ لَكَ ٱللَّهُ مَا تَقَدَّمَ مِن ذَنۢبِكَ وَمَا تَأَخَّرَ وَيُتِمَّ نِعۡمَتَهُۥ عَلَيۡكَ وَيَهۡدِيَكَ صِرَٰطٗا مُّسۡتَقِيمٗا
për t’i falur ty Perëndia gabimet e mëparshme dhe të ardhshme, për ta plotësuar dhuntinë e Vet ndaj teje dhe për të udhëzuar ty në rrugën e drejtë
Surah Al-Fath, Verse 2
وَيَنصُرَكَ ٱللَّهُ نَصۡرًا عَزِيزًا
dhe që Perëndia të ndihmojë ty me ndihmë të madhe
Surah Al-Fath, Verse 3
هُوَ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ ٱلسَّكِينَةَ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ لِيَزۡدَادُوٓاْ إِيمَٰنٗا مَّعَ إِيمَٰنِهِمۡۗ وَلِلَّهِ جُنُودُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمٗا
Ai është që sjell qetësi në zemrat e besimtarëve për t’ua forcuar (edhe më tepër) besimin, krahas besimit që kanë – e, të Perëndisë janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Perëndia është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm
Surah Al-Fath, Verse 4
لِّيُدۡخِلَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا وَيُكَفِّرَ عَنۡهُمۡ سَيِّـَٔاتِهِمۡۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عِندَ ٱللَّهِ فَوۡزًا عَظِيمٗا
për t’i shpie besimtarët dhe besimtaret në kopshtije nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë, ku do të qëndrojnë përherë, dhe që t’ju falë mëkatet e tyre – e kjo te Perëndia është fitore e madhe –
Surah Al-Fath, Verse 5
وَيُعَذِّبَ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتِ وَٱلۡمُشۡرِكِينَ وَٱلۡمُشۡرِكَٰتِ ٱلظَّآنِّينَ بِٱللَّهِ ظَنَّ ٱلسَّوۡءِۚ عَلَيۡهِمۡ دَآئِرَةُ ٱلسَّوۡءِۖ وَغَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمۡ وَلَعَنَهُمۡ وَأَعَدَّ لَهُمۡ جَهَنَّمَۖ وَسَآءَتۡ مَصِيرٗا
dhe që t’i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, dhe idhujtarët e idhujtaret, që mendojnë keq për Perëndinë, - e vallja e fatkeqësisë le t’i godet ata! Perëndia është pezmatuar në ta dhe i ka mallkuar ata dhe u ka përgatitur atyre, xhehennemin, e sa vend i shëmtuar që është ai
Surah Al-Fath, Verse 6
وَلِلَّهِ جُنُودُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا
Të perëndisë janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Perëndia është i Plotëfuqishëm (për t’i dënuar) dhe i Gjithëdijshëm
Surah Al-Fath, Verse 7
إِنَّآ أَرۡسَلۡنَٰكَ شَٰهِدٗا وَمُبَشِّرٗا وَنَذِيرٗا
Ne, me të vërtetë, të kemi dërguar ty dëshmitar dhe sihariques e paralajmërues
Surah Al-Fath, Verse 8
لِّتُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَتُعَزِّرُوهُ وَتُوَقِّرُوهُۚ وَتُسَبِّحُوهُ بُكۡرَةٗ وَأَصِيلًا
për të besuar Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, dhe që të ndihmoni (dispozitat) e Tij, dhe ta madhëroni Ate dhe falenderoni Ate me namaz në mëngjes dhe mbrëmje
Surah Al-Fath, Verse 9
إِنَّ ٱلَّذِينَ يُبَايِعُونَكَ إِنَّمَا يُبَايِعُونَ ٱللَّهَ يَدُ ٱللَّهِ فَوۡقَ أَيۡدِيهِمۡۚ فَمَن نَّكَثَ فَإِنَّمَا يَنكُثُ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦۖ وَمَنۡ أَوۡفَىٰ بِمَا عَٰهَدَ عَلَيۡهُ ٱللَّهَ فَسَيُؤۡتِيهِ أَجۡرًا عَظِيمٗا
Ata që të janë betuar ty në besim (pë të ndjekë rrugën tënde) – në të vërtetë, janë betuar në besim të Perëndisë – Dora (dhuntia) e Perëndisë është mbi duart e tyre! Ai që e prishë betimin, e prishë në dëm të vetin, e nëse e plotëson betimin ndaj Perëndisë, Ai do t’i jep atij shpërblim të madh
Surah Al-Fath, Verse 10
سَيَقُولُ لَكَ ٱلۡمُخَلَّفُونَ مِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ شَغَلَتۡنَآ أَمۡوَٰلُنَا وَأَهۡلُونَا فَٱسۡتَغۡفِرۡ لَنَاۚ يَقُولُونَ بِأَلۡسِنَتِهِم مَّا لَيۡسَ فِي قُلُوبِهِمۡۚ قُلۡ فَمَن يَمۡلِكُ لَكُم مِّنَ ٱللَّهِ شَيۡـًٔا إِنۡ أَرَادَ بِكُمۡ ضَرًّا أَوۡ أَرَادَ بِكُمۡ نَفۡعَۢاۚ بَلۡ كَانَ ٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرَۢا
Do të të thonë ty arabët e shkretëtirës (beduinët), të cilët ngelën pas jush dhe nuk erdhën me ju: “Na angazhuan (preokupuan) neve pasuria jonë dhe familjet tona, e lutju (Perëndisë) të na falë neve!” Ata flasin me gjuhën e tyre, atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaju (atyre): “Kush mund ta pengojë Perëndinë ndaj jush, nëse Ai don t’ju godet juve me ndonjë dëm, ose nëse don t’ju bëjë ndonjë të mirë?!” Jo, Perëndia di atë që punoni ju
Surah Al-Fath, Verse 11
بَلۡ ظَنَنتُمۡ أَن لَّن يَنقَلِبَ ٱلرَّسُولُ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ إِلَىٰٓ أَهۡلِيهِمۡ أَبَدٗا وَزُيِّنَ ذَٰلِكَ فِي قُلُوبِكُمۡ وَظَنَنتُمۡ ظَنَّ ٱلسَّوۡءِ وَكُنتُمۡ قَوۡمَۢا بُورٗا
Jo, por ju keni menduar se Pejgamberi dhe besimtarët nuk do të kthehen kurrë te familjet e tyre, kjo ju ka zbukuruar juve në zemrat tuaja dhe ju keni menduar në mënyrën më të shëmtuar, dhe jeni bërë popull që do të zhdukeni
Surah Al-Fath, Verse 12
وَمَن لَّمۡ يُؤۡمِنۢ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ فَإِنَّآ أَعۡتَدۡنَا لِلۡكَٰفِرِينَ سَعِيرٗا
Kush nuk beson në Perëndinë dhe në Pejgambeirn e Tij, - Na kemi përgatitur për mohuesit zjarrin flakërues
Surah Al-Fath, Verse 13
وَلِلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ يَغۡفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا
Të Perëndisë janë pushteti i qiejve dhe i Tokës. Ai falë kë të dojë; e dënon kë të dojë – Perëndia falë shumë dhe është mëshirues
Surah Al-Fath, Verse 14
سَيَقُولُ ٱلۡمُخَلَّفُونَ إِذَا ٱنطَلَقۡتُمۡ إِلَىٰ مَغَانِمَ لِتَأۡخُذُوهَا ذَرُونَا نَتَّبِعۡكُمۡۖ يُرِيدُونَ أَن يُبَدِّلُواْ كَلَٰمَ ٱللَّهِۚ قُل لَّن تَتَّبِعُونَا كَذَٰلِكُمۡ قَالَ ٱللَّهُ مِن قَبۡلُۖ فَسَيَقُولُونَ بَلۡ تَحۡسُدُونَنَاۚ بَلۡ كَانُواْ لَا يَفۡقَهُونَ إِلَّا قَلِيلٗا
Do t’u thonë juve ata që ngelën pas jush (në luftë), kur të shkoni me marrë plaçkat e luftës: “Lejona edhe neve që t’ju pasojmë juve!” Ata do të donin ta ndërrojnë fjalën e Perëndisë (premtimin). Thuaju: “Ju, kurrsesi nuk do të na pasoni, këtë e ka thënë Perëndia qysh më parë!” E ata do të thonë: “Nuk është ashtu, por, ju na keni zili neve”. Jo, nuk është as kjo, por ata pak kuptojnë
Surah Al-Fath, Verse 15
قُل لِّلۡمُخَلَّفِينَ مِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ سَتُدۡعَوۡنَ إِلَىٰ قَوۡمٍ أُوْلِي بَأۡسٖ شَدِيدٖ تُقَٰتِلُونَهُمۡ أَوۡ يُسۡلِمُونَۖ فَإِن تُطِيعُواْ يُؤۡتِكُمُ ٱللَّهُ أَجۡرًا حَسَنٗاۖ وَإِن تَتَوَلَّوۡاْ كَمَا تَوَلَّيۡتُم مِّن قَبۡلُ يُعَذِّبۡكُمۡ عَذَابًا أَلِيمٗا
Thuaju atyre beduinëve që ngelën pas jush (e nuk erdhën): “Do të thirreni ju në luftë kundër një populli luftarak, përderisa të mos përulet (ose të bëhet musliman). E, nëse dëgjoni (thirrjen), Perëndia do t’u japë shpërblim të mirë, e nse shmangeni (refuzoni) ashtu siç jeni shmangur më parë, (Ai) do t’ju ndëshkojë me dënim të dhembshëm
Surah Al-Fath, Verse 16
لَّيۡسَ عَلَى ٱلۡأَعۡمَىٰ حَرَجٞ وَلَا عَلَى ٱلۡأَعۡرَجِ حَرَجٞ وَلَا عَلَى ٱلۡمَرِيضِ حَرَجٞۗ وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ يُدۡخِلۡهُ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَمَن يَتَوَلَّ يُعَذِّبۡهُ عَذَابًا أَلِيمٗا
Nuk është mëkat për të verbëtin, as për të çalin as të sëmurin (që të mugnojë nga ekspedita luftarake), e kush i përulet Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, Ai e shpie në xhenete, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë, e atë që shmanget, do ta ndëshkojë me dënim të dhembshëm
Surah Al-Fath, Verse 17
۞لَّقَدۡ رَضِيَ ٱللَّهُ عَنِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ إِذۡ يُبَايِعُونَكَ تَحۡتَ ٱلشَّجَرَةِ فَعَلِمَ مَا فِي قُلُوبِهِمۡ فَأَنزَلَ ٱلسَّكِينَةَ عَلَيۡهِمۡ وَأَثَٰبَهُمۡ فَتۡحٗا قَرِيبٗا
Perëndia është i kënaqur me ata besimtar kur t’u betuan ty nën hijen e drurit. Ai (Perëndia), e ka ditur se ç’ka në zemrat e tyre, e u ka dhënë atyre qetësi (siguri), dhe i shpërbleu ata me fitoren e afërt
Surah Al-Fath, Verse 18
وَمَغَانِمَ كَثِيرَةٗ يَأۡخُذُونَهَاۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمٗا
dhe me plaçkën (pasurinë e zënë në luftë) e madhe që do ta fitojnë. Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm
Surah Al-Fath, Verse 19
وَعَدَكُمُ ٱللَّهُ مَغَانِمَ كَثِيرَةٗ تَأۡخُذُونَهَا فَعَجَّلَ لَكُمۡ هَٰذِهِۦ وَكَفَّ أَيۡدِيَ ٱلنَّاسِ عَنكُمۡ وَلِتَكُونَ ءَايَةٗ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ وَيَهۡدِيَكُمۡ صِرَٰطٗا مُّسۡتَقِيمٗا
Perëndia u ka premtuar juve plaçkë të pasur që do ta fitoni, e ua shpejtoi këtë juve (Ai) dhe i pengoi duart e njerëzve (nga të dëmtuarit juve) – për të qenë ky argument për besimtarët (që premtimi i Perëndisë është i realizueshëm) dhe për t’u udhëzuar juve në rrugën e drejtë
Surah Al-Fath, Verse 20
وَأُخۡرَىٰ لَمۡ تَقۡدِرُواْ عَلَيۡهَا قَدۡ أَحَاطَ ٱللَّهُ بِهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٗا
dhe (ju ka premtuar) tjetrën (fitore), të cilën nuk keni qenë në gjendje ta fitoni, - por Perëndia, me dispozitën e Vet, e ka përmbledhë atë për ju, sepse, Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë
Surah Al-Fath, Verse 21
وَلَوۡ قَٰتَلَكُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوَلَّوُاْ ٱلۡأَدۡبَٰرَ ثُمَّ لَا يَجِدُونَ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا
E, nëse mohuesit lëshohen në luftë kundër jush, ata, me siguri, do të iknin dhe pastaj nuk do të gjenin as mbrojtës as ndihmës –
Surah Al-Fath, Verse 22
سُنَّةَ ٱللَّهِ ٱلَّتِي قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلُۖ وَلَن تَجِدَ لِسُنَّةِ ٱللَّهِ تَبۡدِيلٗا
(Kjo është) dispozita e Perëndisë që ka qenë edhe më parë, e ti, kurrsesi, nuk mund të gjesh ndryshime në dispozitën e Perëndisë
Surah Al-Fath, Verse 23
وَهُوَ ٱلَّذِي كَفَّ أَيۡدِيَهُمۡ عَنكُمۡ وَأَيۡدِيَكُمۡ عَنۡهُم بِبَطۡنِ مَكَّةَ مِنۢ بَعۡدِ أَنۡ أَظۡفَرَكُمۡ عَلَيۡهِمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرًا
Ai ka penguar duart e tyre ndaj jush dhe duart tuaja ndaj tyre – brenda në Mekke, pasi u ka dhënë juve fitoren mbi ta. Perëndia i sheh të gjitha çka punoni ju
Surah Al-Fath, Verse 24
هُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّوكُمۡ عَنِ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ وَٱلۡهَدۡيَ مَعۡكُوفًا أَن يَبۡلُغَ مَحِلَّهُۥۚ وَلَوۡلَا رِجَالٞ مُّؤۡمِنُونَ وَنِسَآءٞ مُّؤۡمِنَٰتٞ لَّمۡ تَعۡلَمُوهُمۡ أَن تَطَـُٔوهُمۡ فَتُصِيبَكُم مِّنۡهُم مَّعَرَّةُۢ بِغَيۡرِ عِلۡمٖۖ لِّيُدۡخِلَ ٱللَّهُ فِي رَحۡمَتِهِۦ مَن يَشَآءُۚ لَوۡ تَزَيَّلُواْ لَعَذَّبۡنَا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡهُمۡ عَذَابًا أَلِيمًا
Ata, të cilët nuk kanë besuar dhe ju pengojnë nga Mesxhidil-Harami (Qabja) dhe (pengojnë) të përgjëruarin – kurbanin e caktuar që të arrijë në vend. E, sikur të mos kishte besimtarë dhe besimtare, që ju nuk i dini e do t’i merrnit nëpër këmbë ata, e juve do t’ju godiste një hidhërim, duke mos ditur (do t’ju kisha lejuar të pushtoni Mekken). Kjo është, ngase Perëndia e shpie në mëshirën e Vet kë të dojë. Sikur të ishin të veçuar ata, Ne do t’i ndëshkonim ata në mes tyre, të cilët nuk kanë besuar – me dënim të dhembshëm
Surah Al-Fath, Verse 25
إِذۡ جَعَلَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي قُلُوبِهِمُ ٱلۡحَمِيَّةَ حَمِيَّةَ ٱلۡجَٰهِلِيَّةِ فَأَنزَلَ ٱللَّهُ سَكِينَتَهُۥ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ وَعَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَأَلۡزَمَهُمۡ كَلِمَةَ ٱلتَّقۡوَىٰ وَكَانُوٓاْ أَحَقَّ بِهَا وَأَهۡلَهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٗا
(Kujtoje ti) kur në zemrat e mohuesve u shfaq krenaria, krenaria pagane, e Perëndia zbriti qetësinë e Tij në zemrën e Pejgamberit dhe të besimtarëve dhe i obligoi ata me fjalën e takvasë (shehadetit) e ata gjithsesi – kanë pasur më shumë të drejtë dhe kanë qenë të denjë për të, - e Perëndia është i Gjithëdijshëm për çdo gjë
Surah Al-Fath, Verse 26
لَّقَدۡ صَدَقَ ٱللَّهُ رَسُولَهُ ٱلرُّءۡيَا بِٱلۡحَقِّۖ لَتَدۡخُلُنَّ ٱلۡمَسۡجِدَ ٱلۡحَرَامَ إِن شَآءَ ٱللَّهُ ءَامِنِينَ مُحَلِّقِينَ رُءُوسَكُمۡ وَمُقَصِّرِينَ لَا تَخَافُونَۖ فَعَلِمَ مَا لَمۡ تَعۡلَمُواْ فَجَعَلَ مِن دُونِ ذَٰلِكَ فَتۡحٗا قَرِيبًا
Perëndia e realizoi (sendërtoi) ëndërrën e Pejgamberit të vet me të vërtetën: “Me siguri, ju do të hyni në Mesxhidil-Haram, nëse jep Perëndia, (dhe këtë) të sigurt, kokë-rruar dhe flokë-shkurtuar, pa kurrfarë frike. Ai e ka ditur atë që nuk e keni ditur ju. Dhe, para kësaj (hyrjes në Mekke), ju ka dhuruar një fitore të afërt
Surah Al-Fath, Verse 27
هُوَ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ رَسُولَهُۥ بِٱلۡهُدَىٰ وَدِينِ ٱلۡحَقِّ لِيُظۡهِرَهُۥ عَلَى ٱلدِّينِ كُلِّهِۦۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدٗا
Ai e ka dërguar Pejgamberin e Vet me Udhëzim (në rrugë të drejtë) he fenë e vërtetë, për ta ngritur mbi të gjitha fetë. E, Perëndia është dëshmitar i mjaftueshëm
Surah Al-Fath, Verse 28
مُّحَمَّدٞ رَّسُولُ ٱللَّهِۚ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥٓ أَشِدَّآءُ عَلَى ٱلۡكُفَّارِ رُحَمَآءُ بَيۡنَهُمۡۖ تَرَىٰهُمۡ رُكَّعٗا سُجَّدٗا يَبۡتَغُونَ فَضۡلٗا مِّنَ ٱللَّهِ وَرِضۡوَٰنٗاۖ سِيمَاهُمۡ فِي وُجُوهِهِم مِّنۡ أَثَرِ ٱلسُّجُودِۚ ذَٰلِكَ مَثَلُهُمۡ فِي ٱلتَّوۡرَىٰةِۚ وَمَثَلُهُمۡ فِي ٱلۡإِنجِيلِ كَزَرۡعٍ أَخۡرَجَ شَطۡـَٔهُۥ فَـَٔازَرَهُۥ فَٱسۡتَغۡلَظَ فَٱسۡتَوَىٰ عَلَىٰ سُوقِهِۦ يُعۡجِبُ ٱلزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ ٱلۡكُفَّارَۗ وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ مِنۡهُم مَّغۡفِرَةٗ وَأَجۡرًا عَظِيمَۢا
Muhammedi është Pejgamber i Perëndisë. E, ata që janë me të (shokët e tij) janë të ashpër ndaj mohuesve, e të mëshirshëm në mes tyre. I sheh ata si bëjnë ruqu dhe sexhde duke kërkuar dhuntinë dhe kënaqësinë e Perëndisë. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Tevrat. E, përshkrimi i tyre në Ungjill, është: (ata janë) si fara (e mbjellur) që lëshon filizat (e vogla) të cilat e forcojnë atë, e bëhet e trashë, e pastaj drejtohet (vertikalisht) në trungun e vet; (kështu që), e entusiazmon atë që e ka mbjellë, - që për (këtë gjë) t’i zemrojë mohuesit. Perëndia u ka premtuar atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira (të gjithë atyre) – falje (të mëkateve) dhe shpërblim të madh
Surah Al-Fath, Verse 29