Surah Al-Fath - Albanian Translation by Hassan Nahi
إِنَّا فَتَحۡنَا لَكَ فَتۡحٗا مُّبِينٗا
Ne te dhame ty nje fitore te qarte
Surah Al-Fath, Verse 1
لِّيَغۡفِرَ لَكَ ٱللَّهُ مَا تَقَدَّمَ مِن ذَنۢبِكَ وَمَا تَأَخَّرَ وَيُتِمَّ نِعۡمَتَهُۥ عَلَيۡكَ وَيَهۡدِيَكَ صِرَٰطٗا مُّسۡتَقِيمٗا
per te t’i falur ty Allahu gabimet e meparshme dhe te ardhshme, per ta plotesuar dhuntine e Vet ndaj teje dhe per te te udhezuar ne rrugen e drejte
Surah Al-Fath, Verse 2
وَيَنصُرَكَ ٱللَّهُ نَصۡرًا عَزِيزًا
dhe qe Allahu te te jape ndihme te madhe
Surah Al-Fath, Verse 3
هُوَ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ ٱلسَّكِينَةَ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ لِيَزۡدَادُوٓاْ إِيمَٰنٗا مَّعَ إِيمَٰنِهِمۡۗ وَلِلَّهِ جُنُودُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمٗا
Eshte Ai, qe zbriti qetesi[319] ne zemrat e besimtareve, per t’ua forcuar besimin, krahas besimit qe paten. Te Allahut jane ushtrite e qiejve dhe te Tokes; Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte
Surah Al-Fath, Verse 4
لِّيُدۡخِلَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا وَيُكَفِّرَ عَنۡهُمۡ سَيِّـَٔاتِهِمۡۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عِندَ ٱللَّهِ فَوۡزًا عَظِيمٗا
(Ai e beri kete) per t’i cuar besimtaret dhe besimtaret ne kopshte neper te cilat rrjedhin lumenj e ku do te qendrojne perhere, si dhe qe t’ua fale gjynahet atyre. Kjo, ne syte e Allahut, eshte fitorja me e madhe
Surah Al-Fath, Verse 5
وَيُعَذِّبَ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتِ وَٱلۡمُشۡرِكِينَ وَٱلۡمُشۡرِكَٰتِ ٱلظَّآنِّينَ بِٱللَّهِ ظَنَّ ٱلسَّوۡءِۚ عَلَيۡهِمۡ دَآئِرَةُ ٱلسَّوۡءِۖ وَغَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمۡ وَلَعَنَهُمۡ وَأَعَدَّ لَهُمۡ جَهَنَّمَۖ وَسَآءَتۡ مَصِيرٗا
Gjithashtu, (Ai e beri kete) per t’i ndeshkuar hipokritet dhe hipokritet, idhujtaret e idhujtaret, qe mendojne keq per Allahun. Radha e fatkeqesise le t’i godase ata! Allahu eshte zemeruar me ata, i ka mallkuar dhe u ka pergatitur Xhehenemin; eh, sa vend i shemtuar qe eshte ai
Surah Al-Fath, Verse 6
وَلِلَّهِ جُنُودُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا
Te Allahut jane ushtrite e qiejve dhe te Tokes; Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Urte
Surah Al-Fath, Verse 7
إِنَّآ أَرۡسَلۡنَٰكَ شَٰهِدٗا وَمُبَشِّرٗا وَنَذِيرٗا
Me te vertete, Ne te kemi derguar ty (Muhamed) deshmitar, sjelles te lajmeve te mira dhe paralajmerues
Surah Al-Fath, Verse 8
لِّتُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَتُعَزِّرُوهُ وَتُوَقِّرُوهُۚ وَتُسَبِّحُوهُ بُكۡرَةٗ وَأَصِيلًا
qe t’i besoni Allahut dhe te Derguarit te Tij, qe ta ndihmoni e ta nderoni ate (Muhamedin a.s.) dhe qe ta lavderoni Ate (Allahun xh.sh.) me namaz ne mengjes dhe mbremje
Surah Al-Fath, Verse 9
إِنَّ ٱلَّذِينَ يُبَايِعُونَكَ إِنَّمَا يُبَايِعُونَ ٱللَّهَ يَدُ ٱللَّهِ فَوۡقَ أَيۡدِيهِمۡۚ فَمَن نَّكَثَ فَإِنَّمَا يَنكُثُ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦۖ وَمَنۡ أَوۡفَىٰ بِمَا عَٰهَدَ عَلَيۡهُ ٱللَّهَ فَسَيُؤۡتِيهِ أَجۡرًا عَظِيمٗا
Ata qe te jane betuar per besnikeri, ne te vertete, i jane betuar per besnikeri Allahut. Dora e Allahut eshte mbi duart e tyre! Ai qe e prish betimin, e prish ne dem te vetes, por, nese e mban besen ndaj Allahut, Ai do t’i jape atij shperblim te madh
Surah Al-Fath, Verse 10
سَيَقُولُ لَكَ ٱلۡمُخَلَّفُونَ مِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ شَغَلَتۡنَآ أَمۡوَٰلُنَا وَأَهۡلُونَا فَٱسۡتَغۡفِرۡ لَنَاۚ يَقُولُونَ بِأَلۡسِنَتِهِم مَّا لَيۡسَ فِي قُلُوبِهِمۡۚ قُلۡ فَمَن يَمۡلِكُ لَكُم مِّنَ ٱللَّهِ شَيۡـًٔا إِنۡ أَرَادَ بِكُمۡ ضَرًّا أَوۡ أَرَادَ بِكُمۡ نَفۡعَۢاۚ بَلۡ كَانَ ٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرَۢا
Do te te thone ty arabet e shkretetires, te cilet ngelen pas jush[320]: “Ne ishim te zene me bagetite dhe familjet tona, prandaj lutju Allahut qe te na fale ne!” Ata thone me gjuhen e tyre ate qe nuk e kane ne zemrat e tyre. Thuaju: “Kush mund ta pengoje Allahun ndaj jush, nese Ai kerkon t’ju godase ose, nese synon t’ju beje ndonje te mire?” Allahu e di ate qe ju beni
Surah Al-Fath, Verse 11
بَلۡ ظَنَنتُمۡ أَن لَّن يَنقَلِبَ ٱلرَّسُولُ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ إِلَىٰٓ أَهۡلِيهِمۡ أَبَدٗا وَزُيِّنَ ذَٰلِكَ فِي قُلُوبِكُمۡ وَظَنَنتُمۡ ظَنَّ ٱلسَّوۡءِ وَكُنتُمۡ قَوۡمَۢا بُورٗا
Jo! Ju[321] menduat se i Derguari dhe besimtaret nuk do te kthehen kurre te familjet e tyre dhe zemrat tuaja ishin te kenaqura me kete trill. Ju ushqyet mendime shume te keqija dhe keshtu u bete popull i pavlefshem i nisur drejt shkaterrimit
Surah Al-Fath, Verse 12
وَمَن لَّمۡ يُؤۡمِنۢ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ فَإِنَّآ أَعۡتَدۡنَا لِلۡكَٰفِرِينَ سَعِيرٗا
Kush nuk beson ne Allahun dhe ne te Derguarin e Tij, ta dije se Ne kemi pergatitur per mohuesit nje Zjarr flakerues
Surah Al-Fath, Verse 13
وَلِلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ يَغۡفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا
I Allahut eshte pushteti i qiejve dhe i Tokes. Ai fal ke te doje e denon ke te doje. Allahu eshte Fales i madh dhe Meshireplote
Surah Al-Fath, Verse 14
سَيَقُولُ ٱلۡمُخَلَّفُونَ إِذَا ٱنطَلَقۡتُمۡ إِلَىٰ مَغَانِمَ لِتَأۡخُذُوهَا ذَرُونَا نَتَّبِعۡكُمۡۖ يُرِيدُونَ أَن يُبَدِّلُواْ كَلَٰمَ ٱللَّهِۚ قُل لَّن تَتَّبِعُونَا كَذَٰلِكُمۡ قَالَ ٱللَّهُ مِن قَبۡلُۖ فَسَيَقُولُونَ بَلۡ تَحۡسُدُونَنَاۚ بَلۡ كَانُواْ لَا يَفۡقَهُونَ إِلَّا قَلِيلٗا
Ata qe ngelen pas jush, do t’ju thone, kur te niseni per te marre placken e luftes: “Na lejoni edhe ne qe te vijme pas jush!” Ata do te donin t’i nderronin fjalet e Allahut. Thuaju: “Ju kurrsesi nuk do te vini pas nesh, kete e ka thene Allahu qysh me pare!” E ata do te thone: “Nuk eshte ashtu, por ju na keni zili”. Ah, sa pak qe kuptojne
Surah Al-Fath, Verse 15
قُل لِّلۡمُخَلَّفِينَ مِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ سَتُدۡعَوۡنَ إِلَىٰ قَوۡمٍ أُوْلِي بَأۡسٖ شَدِيدٖ تُقَٰتِلُونَهُمۡ أَوۡ يُسۡلِمُونَۖ فَإِن تُطِيعُواْ يُؤۡتِكُمُ ٱللَّهُ أَجۡرًا حَسَنٗاۖ وَإِن تَتَوَلَّوۡاْ كَمَا تَوَلَّيۡتُم مِّن قَبۡلُ يُعَذِّبۡكُمۡ عَذَابًا أَلِيمٗا
Thuaju atyre arabeve te shkretetires, qe ngelen pas jush: “Ju do te thirreni per te luftuar kunder nje populli shume luftarak, nese ata nuk dorezohen. Nese bindeni, Allahu do t’ju jape shperblim te mire, por, nese shmangeni, ashtu sic keni bere edhe me pare, Ai do t’ju ndeshkoje me denim te dhembshem
Surah Al-Fath, Verse 16
لَّيۡسَ عَلَى ٱلۡأَعۡمَىٰ حَرَجٞ وَلَا عَلَى ٱلۡأَعۡرَجِ حَرَجٞ وَلَا عَلَى ٱلۡمَرِيضِ حَرَجٞۗ وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ يُدۡخِلۡهُ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَمَن يَتَوَلَّ يُعَذِّبۡهُ عَذَابًا أَلِيمٗا
Nuk eshte gjynah per te verbrin, as per te calin, as te semurin (qe te mos marrin pjese ne lufte). Kush i bindet Allahut dhe te Derguarit te Tij, do te shkoje ne Xhenete, neper te cilat rrjedhin lumenj, kurse ai qe shmanget, do te ndeshkohet me denim te dhembshem
Surah Al-Fath, Verse 17
۞لَّقَدۡ رَضِيَ ٱللَّهُ عَنِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ إِذۡ يُبَايِعُونَكَ تَحۡتَ ٱلشَّجَرَةِ فَعَلِمَ مَا فِي قُلُوبِهِمۡ فَأَنزَلَ ٱلسَّكِينَةَ عَلَيۡهِمۡ وَأَثَٰبَهُمۡ فَتۡحٗا قَرِيبٗا
Allahu eshte i kenaqur me ata besimtare, kur t’u betuan per besnikeri nen hijen e pemes. Ai e dinte se c’kishte ne zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetesi[322] dhe i shperbleu me nje fitore te afert
Surah Al-Fath, Verse 18
وَمَغَانِمَ كَثِيرَةٗ يَأۡخُذُونَهَاۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمٗا
e me nje placke te madhe qe do ta fitojne. Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Urte
Surah Al-Fath, Verse 19
وَعَدَكُمُ ٱللَّهُ مَغَانِمَ كَثِيرَةٗ تَأۡخُذُونَهَا فَعَجَّلَ لَكُمۡ هَٰذِهِۦ وَكَفَّ أَيۡدِيَ ٱلنَّاسِ عَنكُمۡ وَلِتَكُونَ ءَايَةٗ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ وَيَهۡدِيَكُمۡ صِرَٰطٗا مُّسۡتَقِيمٗا
Allahu ju premtoi placke te pasur, te cilen do ta fitoni e jua shpejtoi kete juve. Ai i largoi duart e njerezve prej jush, me qellim qe (fitorja juaj) te jete nje shenje per besimtaret e vertete dhe qe t’ju udhezoje ne rrugen e drejte
Surah Al-Fath, Verse 20
وَأُخۡرَىٰ لَمۡ تَقۡدِرُواْ عَلَيۡهَا قَدۡ أَحَاطَ ٱللَّهُ بِهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٗا
Allahu e di edhe per te tjera (fitore e placka lufte), te cilat ju ende nuk i keni fituar. Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje
Surah Al-Fath, Verse 21
وَلَوۡ قَٰتَلَكُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوَلَّوُاْ ٱلۡأَدۡبَٰرَ ثُمَّ لَا يَجِدُونَ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا
Nese mohuesit nisen ne lufte kunder jush, me siguri qe ata do te ikin dhe pastaj nuk do te gjejne as mbrojtes, as ndihmes
Surah Al-Fath, Verse 22
سُنَّةَ ٱللَّهِ ٱلَّتِي قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلُۖ وَلَن تَجِدَ لِسُنَّةِ ٱللَّهِ تَبۡدِيلٗا
I tille ka qene ligji i Allahut edhe me pare, e ti kurre nuk do te gjesh ndryshime ne ligjin e Allahut
Surah Al-Fath, Verse 23
وَهُوَ ٱلَّذِي كَفَّ أَيۡدِيَهُمۡ عَنكُمۡ وَأَيۡدِيَكُمۡ عَنۡهُم بِبَطۡنِ مَكَّةَ مِنۢ بَعۡدِ أَنۡ أَظۡفَرَكُمۡ عَلَيۡهِمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرًا
Eshte Ai qe i ka penguar duart e tyre ndaj jush dhe duart tuaja ndaj tyre brenda ne Meke, pasi ju dha fitoren mbi ata. Allahu i sheh te gjitha cfare beni ju
Surah Al-Fath, Verse 24
هُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّوكُمۡ عَنِ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ وَٱلۡهَدۡيَ مَعۡكُوفًا أَن يَبۡلُغَ مَحِلَّهُۥۚ وَلَوۡلَا رِجَالٞ مُّؤۡمِنُونَ وَنِسَآءٞ مُّؤۡمِنَٰتٞ لَّمۡ تَعۡلَمُوهُمۡ أَن تَطَـُٔوهُمۡ فَتُصِيبَكُم مِّنۡهُم مَّعَرَّةُۢ بِغَيۡرِ عِلۡمٖۖ لِّيُدۡخِلَ ٱللَّهُ فِي رَحۡمَتِهِۦ مَن يَشَآءُۚ لَوۡ تَزَيَّلُواْ لَعَذَّبۡنَا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡهُمۡ عَذَابًا أَلِيمًا
Jobesimtaret ju penguan t’i afroheni Xhamise se Shenjte dhe (penguan) kafshet per kurban, qe te arrinin ne vend. Po te mos kishte qene per disa besimtare e besimtare (ne Meke) qe ju nuk i njihnit e keshtu mund t’i merrnit neper kembe, duke bere gjynah kundrejt tyre pa e ditur, Allahu do t’ju kishte urdheruar t’i luftonit ata. Sikur ata te ishin vec, Ne do t’i ndeshkonim me denim te dhembshem ata (banore te Mekes), qe nuk besuan
Surah Al-Fath, Verse 25
إِذۡ جَعَلَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي قُلُوبِهِمُ ٱلۡحَمِيَّةَ حَمِيَّةَ ٱلۡجَٰهِلِيَّةِ فَأَنزَلَ ٱللَّهُ سَكِينَتَهُۥ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ وَعَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَأَلۡزَمَهُمۡ كَلِمَةَ ٱلتَّقۡوَىٰ وَكَانُوٓاْ أَحَقَّ بِهَا وَأَهۡلَهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٗا
Dhe, kur ne zemrat e mohuesve u shfaq zelltaria pagane, Allahu zbriti qetesine e Tij ne zemren e te Derguarit te Tij dhe te besimtareve e i beri ata te mbeshteten fort ne fjalen e perkushtimit (ndaj Allahut)[324]. Ata kishin me shume te drejte e qene me te denje per te. Allahu eshte i Gjithedijshem per cdo gje
Surah Al-Fath, Verse 26
لَّقَدۡ صَدَقَ ٱللَّهُ رَسُولَهُ ٱلرُّءۡيَا بِٱلۡحَقِّۖ لَتَدۡخُلُنَّ ٱلۡمَسۡجِدَ ٱلۡحَرَامَ إِن شَآءَ ٱللَّهُ ءَامِنِينَ مُحَلِّقِينَ رُءُوسَكُمۡ وَمُقَصِّرِينَ لَا تَخَافُونَۖ فَعَلِمَ مَا لَمۡ تَعۡلَمُواْ فَجَعَلَ مِن دُونِ ذَٰلِكَ فَتۡحٗا قَرِيبًا
Allahu e permbushi me te vertete vizionin e te Derguarit te Tij, i cili kishte thene: “Me siguri, ju do te hyni ne Xhamine e Shenjte, dashte Allahu, te sigurt, kokerruar dhe flokeshkurtuar, pa kurrfare frike.” Ai e dinte ate qe nuk e dinit ju dhe, vec kesaj, ju dhuroi nje fitore te afert
Surah Al-Fath, Verse 27
هُوَ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ رَسُولَهُۥ بِٱلۡهُدَىٰ وَدِينِ ٱلۡحَقِّ لِيُظۡهِرَهُۥ عَلَى ٱلدِّينِ كُلِّهِۦۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدٗا
Eshte Ai qe e ka cuar te Derguarin e Vet me Udhezimin dhe fene e vertete, per ta ngritur ate mbi te gjitha fete. Allahu mjafton si deshmitar
Surah Al-Fath, Verse 28
مُّحَمَّدٞ رَّسُولُ ٱللَّهِۚ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥٓ أَشِدَّآءُ عَلَى ٱلۡكُفَّارِ رُحَمَآءُ بَيۡنَهُمۡۖ تَرَىٰهُمۡ رُكَّعٗا سُجَّدٗا يَبۡتَغُونَ فَضۡلٗا مِّنَ ٱللَّهِ وَرِضۡوَٰنٗاۖ سِيمَاهُمۡ فِي وُجُوهِهِم مِّنۡ أَثَرِ ٱلسُّجُودِۚ ذَٰلِكَ مَثَلُهُمۡ فِي ٱلتَّوۡرَىٰةِۚ وَمَثَلُهُمۡ فِي ٱلۡإِنجِيلِ كَزَرۡعٍ أَخۡرَجَ شَطۡـَٔهُۥ فَـَٔازَرَهُۥ فَٱسۡتَغۡلَظَ فَٱسۡتَوَىٰ عَلَىٰ سُوقِهِۦ يُعۡجِبُ ٱلزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ ٱلۡكُفَّارَۗ وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ مِنۡهُم مَّغۡفِرَةٗ وَأَجۡرًا عَظِيمَۢا
Muhamedi eshte i Derguar i Allahut. Ata qe jane me te, jane te ashper ndaj jobesimtareve e te meshirshem midis tyre. I sheh ata si perkulen dhe bien ne sexhde, duke kerkuar dhuntine dhe kenaqesine e Allahut. Ne fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky eshte pershkrimi i tyre ne Teurat. Ndersa ne Ungjill, shembulli i tyre pershkruhet si nje fare e mbjelle qe leshon filiza e forcohet e pastaj ngrihet e forte me kercellin e vet, duke i gezuar mbjellesit.[325] (Keshtu pershkruhen ata) me qellim qe, nepermjet tyre, Ai t’i zemeroje mohuesit. Per ata midis tyre qe besojne dhe kryejne vepra te mira, Allahu ka premtuar falje dhe shperblim te madh
Surah Al-Fath, Verse 29