UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Qaf - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi


قٓۚ وَٱلۡقُرۡءَانِ ٱلۡمَجِيدِ

Kâf. Pasha Kur’anin e madhërueshëm
Surah Qaf, Verse 1


بَلۡ عَجِبُوٓاْ أَن جَآءَهُم مُّنذِرٞ مِّنۡهُمۡ فَقَالَ ٱلۡكَٰفِرُونَ هَٰذَا شَيۡءٌ عَجِيبٌ

Po, ata janë çuditur që nga mesi i tyre u ka ardhur një paralajmërues, e mohuesit thonë: “Kjo gjë është e çuditshme”
Surah Qaf, Verse 2


أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗاۖ ذَٰلِكَ رَجۡعُۢ بَعِيدٞ

Vallë, a pasi të vdesin e të bëhemi dhé (do të ringjallemi)? Ai kthim është i largët!”
Surah Qaf, Verse 3


قَدۡ عَلِمۡنَا مَا تَنقُصُ ٱلۡأَرۡضُ مِنۡهُمۡۖ وَعِندَنَا كِتَٰبٌ حَفِيظُۢ

Na dimë çka do t’ua mungojë toka atyre (pasi të vdesin), te Ne është Libri që i ruan të gjitha
Surah Qaf, Verse 4


بَلۡ كَذَّبُواْ بِٱلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمۡ فَهُمۡ فِيٓ أَمۡرٖ مَّرِيجٍ

Aq më tepër, ta e mohuan të Vërtetën kur u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme (në çështjen e profetnisë)
Surah Qaf, Verse 5


أَفَلَمۡ يَنظُرُوٓاْ إِلَى ٱلسَّمَآءِ فَوۡقَهُمۡ كَيۡفَ بَنَيۡنَٰهَا وَزَيَّنَّـٰهَا وَمَا لَهَا مِن فُرُوجٖ

A, nuk e kanë shikuar ata qiellin që qëndron mbi ta, si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, e i cili nuk ka kurrfarë të mete (çrregullimi)
Surah Qaf, Verse 6


وَٱلۡأَرۡضَ مَدَدۡنَٰهَا وَأَلۡقَيۡنَا فِيهَا رَوَٰسِيَ وَأَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوۡجِۭ بَهِيجٖ

E, Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë që nga ajo të mbijnë gjithfarë lloj bimësh të bukur
Surah Qaf, Verse 7


تَبۡصِرَةٗ وَذِكۡرَىٰ لِكُلِّ عَبۡدٖ مُّنِيبٖ

për t’u menduar dhe këshilluar çdo rob që i drjtohet Zotit të vet
Surah Qaf, Verse 8


وَنَزَّلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ مُّبَٰرَكٗا فَأَنۢبَتۡنَا بِهِۦ جَنَّـٰتٖ وَحَبَّ ٱلۡحَصِيدِ

Ne nga qielli lëshojmë ujin (shiun) e bekuar dhe bëjmë që me të, të ujiten kopshtijet dhe drithërat që korren
Surah Qaf, Verse 9


وَٱلنَّخۡلَ بَاسِقَٰتٖ لَّهَا طَلۡعٞ نَّضِيدٞ

Dhe palmet e hurmës së lartë me kalavesh njëri mbi tjetrin
Surah Qaf, Verse 10


رِّزۡقٗا لِّلۡعِبَادِۖ وَأَحۡيَيۡنَا بِهِۦ بَلۡدَةٗ مَّيۡتٗاۚ كَذَٰلِكَ ٱلۡخُرُوجُ

ushqim për robërit (njerëzit), dhe Ne me shi e ringjallim tokën (visin) e vdekur; e kështu do të jetë edhe dalja (prej tokës – ringjallja)
Surah Qaf, Verse 11


كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَأَصۡحَٰبُ ٱلرَّسِّ وَثَمُودُ

Pas tyre, kanë mohuar populli i Nuhut, edhe banorët e Ressit dhe Themudi
Surah Qaf, Verse 12


وَعَادٞ وَفِرۡعَوۡنُ وَإِخۡوَٰنُ لُوطٖ

dhe Adi dhe Faraoni, dhe vëllezërit (populli) e Lutit
Surah Qaf, Verse 13


وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡأَيۡكَةِ وَقَوۡمُ تُبَّعٖۚ كُلّٞ كَذَّبَ ٱلرُّسُلَ فَحَقَّ وَعِيدِ

edhe banorët e Ejkës dhe populli i Tubbas; të gjithë ata i kanë përgënjeshtruar pejgamberët dhe ndaj tyre u sendërtua dënimi Im
Surah Qaf, Verse 14


أَفَعَيِينَا بِٱلۡخَلۡقِ ٱلۡأَوَّلِۚ بَلۡ هُمۡ فِي لَبۡسٖ مِّنۡ خَلۡقٖ جَدِيدٖ

E, vallë, mos jemi lodhur Ne gjatë krijimit të parë? Jo, por ata dyshojnë në krijimin e sërishëm
Surah Qaf, Verse 15


وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ وَنَعۡلَمُ مَا تُوَسۡوِسُ بِهِۦ نَفۡسُهُۥۖ وَنَحۡنُ أَقۡرَبُ إِلَيۡهِ مِنۡ حَبۡلِ ٱلۡوَرِيدِ

Na e kemi krijuar njeriun dhe Na dimë çka i pëshpërit shpirti atij, se Ne (me dijeninë Tonë) jemi më afër se damari i tij i qafës
Surah Qaf, Verse 16


إِذۡ يَتَلَقَّى ٱلۡمُتَلَقِّيَانِ عَنِ ٱلۡيَمِينِ وَعَنِ ٱلشِّمَالِ قَعِيدٞ

(dhe nga të dy engjëjt) të cilët i rrinë atij nga ana e djathtë dhe e majtë
Surah Qaf, Verse 17


مَّا يَلۡفِظُ مِن قَوۡلٍ إِلَّا لَدَيۡهِ رَقِيبٌ عَتِيدٞ

dhe ai nuk e thotë asnjë fjalë e që pranë tij të mos jetë ai që mbikëqyrë
Surah Qaf, Verse 18


وَجَآءَتۡ سَكۡرَةُ ٱلۡمَوۡتِ بِٱلۡحَقِّۖ ذَٰلِكَ مَا كُنتَ مِنۡهُ تَحِيدُ

Mundimet e vdekjes do të arrijnë me siguri – kësaj nuk mund t’i ikësh
Surah Qaf, Verse 19


وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِۚ ذَٰلِكَ يَوۡمُ ٱلۡوَعِيدِ

dhe do të fryhet në Sur – kjo është Dita e premtimit –
Surah Qaf, Verse 20


وَجَآءَتۡ كُلُّ نَفۡسٖ مَّعَهَا سَآئِقٞ وَشَهِيدٞ

dhe çdonjëri do të vijë, e me të ka grahës dhe dëshmitar
Surah Qaf, Verse 21


لَّقَدۡ كُنتَ فِي غَفۡلَةٖ مِّنۡ هَٰذَا فَكَشَفۡنَا عَنكَ غِطَآءَكَ فَبَصَرُكَ ٱلۡيَوۡمَ حَدِيدٞ

Ti, me të vërtetë, ke qenë i pakujdesshëm për këtë (momentin e vdekjes), andaj ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot është i prehtë
Surah Qaf, Verse 22


وَقَالَ قَرِينُهُۥ هَٰذَا مَا لَدَيَّ عَتِيدٌ

E, shoku i tij do të thotë: “Ky pranë meje, është i gatshëm”
Surah Qaf, Verse 23


أَلۡقِيَا فِي جَهَنَّمَ كُلَّ كَفَّارٍ عَنِيدٖ

(u thuhet): “Hidheni në zjarr çdo mohues inatçi
Surah Qaf, Verse 24


مَّنَّاعٖ لِّلۡخَيۡرِ مُعۡتَدٖ مُّرِيبٍ

pengues i të mirave, që kalon (kufirin) dhe i cili dyshon (në fé)
Surah Qaf, Verse 25


ٱلَّذِي جَعَلَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَأَلۡقِيَاهُ فِي ٱلۡعَذَابِ ٱلشَّدِيدِ

i cili, pos Perëndisë, beson në zot tjetër – andaj hidhe atë në dënimin më të rëndë!”
Surah Qaf, Verse 26


۞قَالَ قَرِينُهُۥ رَبَّنَا مَآ أَطۡغَيۡتُهُۥ وَلَٰكِن كَانَ فِي ضَلَٰلِۭ بَعِيدٖ

E, shoku i tij do të thotë: “O Zoti ynë, unë nuk e kam mashtruar atë, por ai vet ka qenë në humbje të madhe”
Surah Qaf, Verse 27


قَالَ لَا تَخۡتَصِمُواْ لَدَيَّ وَقَدۡ قَدَّمۡتُ إِلَيۡكُم بِٱلۡوَعِيدِ

Atyre (Perëndia) do t’ju thotë: “Mos u grindni para Meje, Unë ju kam lajmëruar premtimin (dënimin)
Surah Qaf, Verse 28


مَا يُبَدَّلُ ٱلۡقَوۡلُ لَدَيَّ وَمَآ أَنَا۠ بِظَلَّـٰمٖ لِّلۡعَبِيدِ

Fjala Ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam zullumqar i robërve të Mi”
Surah Qaf, Verse 29


يَوۡمَ نَقُولُ لِجَهَنَّمَ هَلِ ٱمۡتَلَأۡتِ وَتَقُولُ هَلۡ مِن مَّزِيدٖ

Në Ditën kur do ta pyesin xhehennemin: “A u mbushe?” e ai, përgjigjet: “A ka edhe më?”
Surah Qaf, Verse 30


وَأُزۡلِفَتِ ٱلۡجَنَّةُ لِلۡمُتَّقِينَ غَيۡرَ بَعِيدٍ

E, xhenneti do t’u afrohet besimtarëve, jo larg
Surah Qaf, Verse 31


هَٰذَا مَا تُوعَدُونَ لِكُلِّ أَوَّابٍ حَفِيظٖ

Kjo ju është premtuar, çdokujt që është penduar dhe ruajtur (nga kalimi i kufirit)
Surah Qaf, Verse 32


مَّنۡ خَشِيَ ٱلرَّحۡمَٰنَ بِٱلۡغَيۡبِ وَجَآءَ بِقَلۡبٖ مُّنِيبٍ

i cili frikohet prej Perëndisë edhe atëhrë kur nuk e sheh kush dhe i cili vie me zemër të kthyer kah Perëndia”
Surah Qaf, Verse 33


ٱدۡخُلُوهَا بِسَلَٰمٖۖ ذَٰلِكَ يَوۡمُ ٱلۡخُلُودِ

(U thuhet atyre): “Hyni në të (në xhennet), në qetësi (e mirësi), kjo është Dita e përhershme!”
Surah Qaf, Verse 34


لَهُم مَّا يَشَآءُونَ فِيهَا وَلَدَيۡنَا مَزِيدٞ

Në të do të kenë çka të duan – e prej Nesh edhe më shumë
Surah Qaf, Verse 35


وَكَمۡ أَهۡلَكۡنَا قَبۡلَهُم مِّن قَرۡنٍ هُمۡ أَشَدُّ مِنۡهُم بَطۡشٗا فَنَقَّبُواْ فِي ٱلۡبِلَٰدِ هَلۡ مِن مَّحِيصٍ

E, sa gjenerata i kemi shkatërruar par tyre, duke qenë ata më të fortë (se Kurejshit) dhe ata bredhnin nëpër Tokë. – E, a kanë mund të gjejnë strehim
Surah Qaf, Verse 36


إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَذِكۡرَىٰ لِمَن كَانَ لَهُۥ قَلۡبٌ أَوۡ أَلۡقَى ٱلسَّمۡعَ وَهُوَ شَهِيدٞ

Me të vërtetë, për të gjitha këto ka këshillë për atë që ka mend ose që dëgjon, e që është i përqëndruar
Surah Qaf, Verse 37


وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ وَمَا مَسَّنَا مِن لُّغُوبٖ

Ne, kemi krijuar qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet mes tyre për gjashtë ditë (periudha kohore), dhe nuk na përshkoi kurrëfarë lodhje
Surah Qaf, Verse 38


فَٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ قَبۡلَ طُلُوعِ ٱلشَّمۡسِ وَقَبۡلَ ٱلۡغُرُوبِ

Andaj, duroje atë që e thonë ata dhe madhëroje Zotin tënd, dhe falenderoje Atë para lindjes së diellit dhe para muzgut
Surah Qaf, Verse 39


وَمِنَ ٱلَّيۡلِ فَسَبِّحۡهُ وَأَدۡبَٰرَ ٱلسُّجُودِ

dhe madhëroje Atë në një pjesë të natës dhe pas kryerjes së namazit
Surah Qaf, Verse 40


وَٱسۡتَمِعۡ يَوۡمَ يُنَادِ ٱلۡمُنَادِ مِن مَّكَانٖ قَرِيبٖ

Dhe përgjoje ti! Ditën kur thërritësi (engjëlli) thërret prej vendit të afërt
Surah Qaf, Verse 41


يَوۡمَ يَسۡمَعُونَ ٱلصَّيۡحَةَ بِٱلۡحَقِّۚ ذَٰلِكَ يَوۡمُ ٱلۡخُرُوجِ

Ditën kur ata do ta dëgjojnë zërin e vërtetë, ajo do të jetë Dita e daljes (ringjalljes)
Surah Qaf, Verse 42


إِنَّا نَحۡنُ نُحۡيِۦ وَنُمِيتُ وَإِلَيۡنَا ٱلۡمَصِيرُ

Na, me të vërtetë, japim gjallëri dhe japim vdekje dhe te Ne është kthimi
Surah Qaf, Verse 43


يَوۡمَ تَشَقَّقُ ٱلۡأَرۡضُ عَنۡهُمۡ سِرَاعٗاۚ ذَٰلِكَ حَشۡرٌ عَلَيۡنَا يَسِيرٞ

E, në Ditën kur toka do të çahet e të dalin ata me nxitim; kjo është ringjallja, për Ne (kjo) është lehtë
Surah Qaf, Verse 44


نَّحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَقُولُونَۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيۡهِم بِجَبَّارٖۖ فَذَكِّرۡ بِٱلۡقُرۡءَانِ مَن يَخَافُ وَعِيدِ

Na dimë mirë çka thonë ata; e ti nuk je ai që i shtrëngon ata (të besojnë), por këshilloje me Kur’an atë që i druan premtimit (dënimit) Tim
Surah Qaf, Verse 45


Author: Hasan Efendi Nahi


<< Surah 49
>> Surah 51

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai