Surah Qaf - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi
قٓۚ وَٱلۡقُرۡءَانِ ٱلۡمَجِيدِ
Kaf. Pasha Kur’anin e madherueshem
Surah Qaf, Verse 1
بَلۡ عَجِبُوٓاْ أَن جَآءَهُم مُّنذِرٞ مِّنۡهُمۡ فَقَالَ ٱلۡكَٰفِرُونَ هَٰذَا شَيۡءٌ عَجِيبٌ
Po, ata jane cuditur qe nga mesi i tyre u ka ardhur nje paralajmerues, e mohuesit thone: “Kjo gje eshte e cuditshme”
Surah Qaf, Verse 2
أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗاۖ ذَٰلِكَ رَجۡعُۢ بَعِيدٞ
Valle, a pasi te vdesin e te behemi dhe (do te ringjallemi)? Ai kthim eshte i larget!”
Surah Qaf, Verse 3
قَدۡ عَلِمۡنَا مَا تَنقُصُ ٱلۡأَرۡضُ مِنۡهُمۡۖ وَعِندَنَا كِتَٰبٌ حَفِيظُۢ
Na dime cka do t’ua mungoje toka atyre (pasi te vdesin), te Ne eshte Libri qe i ruan te gjitha
Surah Qaf, Verse 4
بَلۡ كَذَّبُواْ بِٱلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمۡ فَهُمۡ فِيٓ أَمۡرٖ مَّرِيجٍ
Aq me teper, ta e mohuan te Verteten kur u erdhi dhe ata jane ne gjendje te luhatshme (ne ceshtjen e profetnise)
Surah Qaf, Verse 5
أَفَلَمۡ يَنظُرُوٓاْ إِلَى ٱلسَّمَآءِ فَوۡقَهُمۡ كَيۡفَ بَنَيۡنَٰهَا وَزَيَّنَّـٰهَا وَمَا لَهَا مِن فُرُوجٖ
A, nuk e kane shikuar ata qiellin qe qendron mbi ta, si e kemi ndertuar dhe zbukuruar, e i cili nuk ka kurrfare te mete (crregullimi)
Surah Qaf, Verse 6
وَٱلۡأَرۡضَ مَدَدۡنَٰهَا وَأَلۡقَيۡنَا فِيهَا رَوَٰسِيَ وَأَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوۡجِۭ بَهِيجٖ
E, Token e kemi shtruar dhe ne te kemi shperndare male te palevizshme dhe kemi bere qe nga ajo te mbijne gjithfare lloj bimesh te bukur
Surah Qaf, Verse 7
تَبۡصِرَةٗ وَذِكۡرَىٰ لِكُلِّ عَبۡدٖ مُّنِيبٖ
per t’u menduar dhe keshilluar cdo rob qe i drjtohet Zotit te vet
Surah Qaf, Verse 8
وَنَزَّلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ مُّبَٰرَكٗا فَأَنۢبَتۡنَا بِهِۦ جَنَّـٰتٖ وَحَبَّ ٱلۡحَصِيدِ
Ne nga qielli leshojme ujin (shiun) e bekuar dhe bejme qe me te, te ujiten kopshtijet dhe dritherat qe korren
Surah Qaf, Verse 9
وَٱلنَّخۡلَ بَاسِقَٰتٖ لَّهَا طَلۡعٞ نَّضِيدٞ
Dhe palmet e hurmes se larte me kalavesh njeri mbi tjetrin
Surah Qaf, Verse 10
رِّزۡقٗا لِّلۡعِبَادِۖ وَأَحۡيَيۡنَا بِهِۦ بَلۡدَةٗ مَّيۡتٗاۚ كَذَٰلِكَ ٱلۡخُرُوجُ
ushqim per roberit (njerezit), dhe Ne me shi e ringjallim token (visin) e vdekur; e keshtu do te jete edhe dalja (prej tokes – ringjallja)
Surah Qaf, Verse 11
كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَأَصۡحَٰبُ ٱلرَّسِّ وَثَمُودُ
Pas tyre, kane mohuar populli i Nuhut, edhe banoret e Ressit dhe Themudi
Surah Qaf, Verse 12
وَعَادٞ وَفِرۡعَوۡنُ وَإِخۡوَٰنُ لُوطٖ
dhe Adi dhe Faraoni, dhe vellezerit (populli) e Lutit
Surah Qaf, Verse 13
وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡأَيۡكَةِ وَقَوۡمُ تُبَّعٖۚ كُلّٞ كَذَّبَ ٱلرُّسُلَ فَحَقَّ وَعِيدِ
edhe banoret e Ejkes dhe populli i Tubbas; te gjithe ata i kane pergenjeshtruar pejgamberet dhe ndaj tyre u sendertua denimi Im
Surah Qaf, Verse 14
أَفَعَيِينَا بِٱلۡخَلۡقِ ٱلۡأَوَّلِۚ بَلۡ هُمۡ فِي لَبۡسٖ مِّنۡ خَلۡقٖ جَدِيدٖ
E, valle, mos jemi lodhur Ne gjate krijimit te pare? Jo, por ata dyshojne ne krijimin e serishem
Surah Qaf, Verse 15
وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ وَنَعۡلَمُ مَا تُوَسۡوِسُ بِهِۦ نَفۡسُهُۥۖ وَنَحۡنُ أَقۡرَبُ إِلَيۡهِ مِنۡ حَبۡلِ ٱلۡوَرِيدِ
Na e kemi krijuar njeriun dhe Na dime cka i peshperit shpirti atij, se Ne (me dijenine Tone) jemi me afer se damari i tij i qafes
Surah Qaf, Verse 16
إِذۡ يَتَلَقَّى ٱلۡمُتَلَقِّيَانِ عَنِ ٱلۡيَمِينِ وَعَنِ ٱلشِّمَالِ قَعِيدٞ
(dhe nga te dy engjejt) te cilet i rrine atij nga ana e djathte dhe e majte
Surah Qaf, Verse 17
مَّا يَلۡفِظُ مِن قَوۡلٍ إِلَّا لَدَيۡهِ رَقِيبٌ عَتِيدٞ
dhe ai nuk e thote asnje fjale e qe prane tij te mos jete ai qe mbikeqyre
Surah Qaf, Verse 18
وَجَآءَتۡ سَكۡرَةُ ٱلۡمَوۡتِ بِٱلۡحَقِّۖ ذَٰلِكَ مَا كُنتَ مِنۡهُ تَحِيدُ
Mundimet e vdekjes do te arrijne me siguri – kesaj nuk mund t’i ikesh
Surah Qaf, Verse 19
وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِۚ ذَٰلِكَ يَوۡمُ ٱلۡوَعِيدِ
dhe do te fryhet ne Sur – kjo eshte Dita e premtimit –
Surah Qaf, Verse 20
وَجَآءَتۡ كُلُّ نَفۡسٖ مَّعَهَا سَآئِقٞ وَشَهِيدٞ
dhe cdonjeri do te vije, e me te ka grahes dhe deshmitar
Surah Qaf, Verse 21
لَّقَدۡ كُنتَ فِي غَفۡلَةٖ مِّنۡ هَٰذَا فَكَشَفۡنَا عَنكَ غِطَآءَكَ فَبَصَرُكَ ٱلۡيَوۡمَ حَدِيدٞ
Ti, me te vertete, ke qene i pakujdesshem per kete (momentin e vdekjes), andaj ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot eshte i prehte
Surah Qaf, Verse 22
وَقَالَ قَرِينُهُۥ هَٰذَا مَا لَدَيَّ عَتِيدٌ
E, shoku i tij do te thote: “Ky prane meje, eshte i gatshem”
Surah Qaf, Verse 23
أَلۡقِيَا فِي جَهَنَّمَ كُلَّ كَفَّارٍ عَنِيدٖ
(u thuhet): “Hidheni ne zjarr cdo mohues inatci
Surah Qaf, Verse 24
مَّنَّاعٖ لِّلۡخَيۡرِ مُعۡتَدٖ مُّرِيبٍ
pengues i te mirave, qe kalon (kufirin) dhe i cili dyshon (ne fe)
Surah Qaf, Verse 25
ٱلَّذِي جَعَلَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَأَلۡقِيَاهُ فِي ٱلۡعَذَابِ ٱلشَّدِيدِ
i cili, pos Perendise, beson ne zot tjeter – andaj hidhe ate ne denimin me te rende!”
Surah Qaf, Verse 26
۞قَالَ قَرِينُهُۥ رَبَّنَا مَآ أَطۡغَيۡتُهُۥ وَلَٰكِن كَانَ فِي ضَلَٰلِۭ بَعِيدٖ
E, shoku i tij do te thote: “O Zoti yne, une nuk e kam mashtruar ate, por ai vet ka qene ne humbje te madhe”
Surah Qaf, Verse 27
قَالَ لَا تَخۡتَصِمُواْ لَدَيَّ وَقَدۡ قَدَّمۡتُ إِلَيۡكُم بِٱلۡوَعِيدِ
Atyre (Perendia) do t’ju thote: “Mos u grindni para Meje, Une ju kam lajmeruar premtimin (denimin)
Surah Qaf, Verse 28
مَا يُبَدَّلُ ٱلۡقَوۡلُ لَدَيَّ وَمَآ أَنَا۠ بِظَلَّـٰمٖ لِّلۡعَبِيدِ
Fjala Ime nuk ndryshohet dhe Une nuk jam zullumqar i roberve te Mi”
Surah Qaf, Verse 29
يَوۡمَ نَقُولُ لِجَهَنَّمَ هَلِ ٱمۡتَلَأۡتِ وَتَقُولُ هَلۡ مِن مَّزِيدٖ
Ne Diten kur do ta pyesin xhehennemin: “A u mbushe?” e ai, pergjigjet: “A ka edhe me?”
Surah Qaf, Verse 30
وَأُزۡلِفَتِ ٱلۡجَنَّةُ لِلۡمُتَّقِينَ غَيۡرَ بَعِيدٍ
E, xhenneti do t’u afrohet besimtareve, jo larg
Surah Qaf, Verse 31
هَٰذَا مَا تُوعَدُونَ لِكُلِّ أَوَّابٍ حَفِيظٖ
Kjo ju eshte premtuar, cdokujt qe eshte penduar dhe ruajtur (nga kalimi i kufirit)
Surah Qaf, Verse 32
مَّنۡ خَشِيَ ٱلرَّحۡمَٰنَ بِٱلۡغَيۡبِ وَجَآءَ بِقَلۡبٖ مُّنِيبٍ
i cili frikohet prej Perendise edhe atehre kur nuk e sheh kush dhe i cili vie me zemer te kthyer kah Perendia”
Surah Qaf, Verse 33
ٱدۡخُلُوهَا بِسَلَٰمٖۖ ذَٰلِكَ يَوۡمُ ٱلۡخُلُودِ
(U thuhet atyre): “Hyni ne te (ne xhennet), ne qetesi (e miresi), kjo eshte Dita e perhershme!”
Surah Qaf, Verse 34
لَهُم مَّا يَشَآءُونَ فِيهَا وَلَدَيۡنَا مَزِيدٞ
Ne te do te kene cka te duan – e prej Nesh edhe me shume
Surah Qaf, Verse 35
وَكَمۡ أَهۡلَكۡنَا قَبۡلَهُم مِّن قَرۡنٍ هُمۡ أَشَدُّ مِنۡهُم بَطۡشٗا فَنَقَّبُواْ فِي ٱلۡبِلَٰدِ هَلۡ مِن مَّحِيصٍ
E, sa gjenerata i kemi shkaterruar par tyre, duke qene ata me te forte (se Kurejshit) dhe ata bredhnin neper Toke. – E, a kane mund te gjejne strehim
Surah Qaf, Verse 36
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَذِكۡرَىٰ لِمَن كَانَ لَهُۥ قَلۡبٌ أَوۡ أَلۡقَى ٱلسَّمۡعَ وَهُوَ شَهِيدٞ
Me te vertete, per te gjitha keto ka keshille per ate qe ka mend ose qe degjon, e qe eshte i perqendruar
Surah Qaf, Verse 37
وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ وَمَا مَسَّنَا مِن لُّغُوبٖ
Ne, kemi krijuar qiejt dhe Token dhe cdo gje qe gjendet mes tyre per gjashte dite (periudha kohore), dhe nuk na pershkoi kurrefare lodhje
Surah Qaf, Verse 38
فَٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ قَبۡلَ طُلُوعِ ٱلشَّمۡسِ وَقَبۡلَ ٱلۡغُرُوبِ
Andaj, duroje ate qe e thone ata dhe madheroje Zotin tend, dhe falenderoje Ate para lindjes se diellit dhe para muzgut
Surah Qaf, Verse 39
وَمِنَ ٱلَّيۡلِ فَسَبِّحۡهُ وَأَدۡبَٰرَ ٱلسُّجُودِ
dhe madheroje Ate ne nje pjese te nates dhe pas kryerjes se namazit
Surah Qaf, Verse 40
وَٱسۡتَمِعۡ يَوۡمَ يُنَادِ ٱلۡمُنَادِ مِن مَّكَانٖ قَرِيبٖ
Dhe pergjoje ti! Diten kur therritesi (engjelli) therret prej vendit te afert
Surah Qaf, Verse 41
يَوۡمَ يَسۡمَعُونَ ٱلصَّيۡحَةَ بِٱلۡحَقِّۚ ذَٰلِكَ يَوۡمُ ٱلۡخُرُوجِ
Diten kur ata do ta degjojne zerin e vertete, ajo do te jete Dita e daljes (ringjalljes)
Surah Qaf, Verse 42
إِنَّا نَحۡنُ نُحۡيِۦ وَنُمِيتُ وَإِلَيۡنَا ٱلۡمَصِيرُ
Na, me te vertete, japim gjalleri dhe japim vdekje dhe te Ne eshte kthimi
Surah Qaf, Verse 43
يَوۡمَ تَشَقَّقُ ٱلۡأَرۡضُ عَنۡهُمۡ سِرَاعٗاۚ ذَٰلِكَ حَشۡرٌ عَلَيۡنَا يَسِيرٞ
E, ne Diten kur toka do te cahet e te dalin ata me nxitim; kjo eshte ringjallja, per Ne (kjo) eshte lehte
Surah Qaf, Verse 44
نَّحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَقُولُونَۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيۡهِم بِجَبَّارٖۖ فَذَكِّرۡ بِٱلۡقُرۡءَانِ مَن يَخَافُ وَعِيدِ
Na dime mire cka thone ata; e ti nuk je ai qe i shtrengon ata (te besojne), por keshilloje me Kur’an ate qe i druan premtimit (denimit) Tim
Surah Qaf, Verse 45