Surah As-Saff - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi
سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ
Perëndinë e falenderon çka gjendet në qiej dhe çka gjendet në Tokë. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm
Surah As-Saff, Verse 1
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لِمَ تَقُولُونَ مَا لَا تَفۡعَلُونَ
O besimtarë, përse flisni atë që nuk e punoni
Surah As-Saff, Verse 2
كَبُرَ مَقۡتًا عِندَ ٱللَّهِ أَن تَقُولُواْ مَا لَا تَفۡعَلُونَ
Është neveri e madhe te Perëndia të thoni atë që nuk e punoni
Surah As-Saff, Verse 3
إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلَّذِينَ يُقَٰتِلُونَ فِي سَبِيلِهِۦ صَفّٗا كَأَنَّهُم بُنۡيَٰنٞ مَّرۡصُوصٞ
Me të vërtetë, Perëndia i don ata që luftojnë në rrugën e Tij, të radhitur si një godinë e lidhur fortë
Surah As-Saff, Verse 4
وَإِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوۡمِهِۦ يَٰقَوۡمِ لِمَ تُؤۡذُونَنِي وَقَد تَّعۡلَمُونَ أَنِّي رَسُولُ ٱللَّهِ إِلَيۡكُمۡۖ فَلَمَّا زَاغُوٓاْ أَزَاغَ ٱللَّهُ قُلُوبَهُمۡۚ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡفَٰسِقِينَ
Kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im, përse po më mundoni, kur mirë e dini se unë jam profeti i Perëndisë te ju!” E, pasi ata u shmangën – Perëndia u shmangu zemrat e tyre; - e Perëndia, nuk e shpie në rrugë të drejtë atë popull që është zhytur në mëkate
Surah As-Saff, Verse 5
وَإِذۡ قَالَ عِيسَى ٱبۡنُ مَرۡيَمَ يَٰبَنِيٓ إِسۡرَـٰٓءِيلَ إِنِّي رَسُولُ ٱللَّهِ إِلَيۡكُم مُّصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيَّ مِنَ ٱلتَّوۡرَىٰةِ وَمُبَشِّرَۢا بِرَسُولٖ يَأۡتِي مِنۢ بَعۡدِي ٱسۡمُهُۥٓ أَحۡمَدُۖ فَلَمَّا جَآءَهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ قَالُواْ هَٰذَا سِحۡرٞ مُّبِينٞ
E kur Isai, i biri i Merjemës, ka thënë: “O bijtë e Israelit, unë u jam profet i Perëndisë te ju, për t’ju vërtetuar Teuratin e shpallur para meje dhe për t’ju sjellë lajmin e gëzueshëm për profetin, emrin e të cilit është Ahmed, që do të vijë pas meje; dhe kur ai u solli atyre argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e qartë!”
Surah As-Saff, Verse 6
وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَ وَهُوَ يُدۡعَىٰٓ إِلَى ٱلۡإِسۡلَٰمِۚ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّـٰلِمِينَ
E, kush është më zullumqarë se ai që shpif gënjeshtra kundër Zotit, duke u thirrur në fé të vërtetë? – E Perëndia nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin zullumqarë (që bën padrejtësi)
Surah As-Saff, Verse 7
يُرِيدُونَ لِيُطۡفِـُٔواْ نُورَ ٱللَّهِ بِأَفۡوَٰهِهِمۡ وَٱللَّهُ مُتِمُّ نُورِهِۦ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡكَٰفِرُونَ
Ata dëshirojnë të fikin dritën e Perëndisë, me gojën e tyre, e Perëndia – e përsos dritën e Vet, edhe, nëse e urrejnë mohuesit
Surah As-Saff, Verse 8
هُوَ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ رَسُولَهُۥ بِٱلۡهُدَىٰ وَدِينِ ٱلۡحَقِّ لِيُظۡهِرَهُۥ عَلَى ٱلدِّينِ كُلِّهِۦ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡمُشۡرِكُونَ
Perëndia është Ai, që ka dërguar Profetin e Vet me udhëzim për rrugën e drejtë dhe fenë e vërtetë, për ta ngritur më lartë se të gjitha fetë, edhe nëse e urrejnë paganët
Surah As-Saff, Verse 9
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ هَلۡ أَدُلُّكُمۡ عَلَىٰ تِجَٰرَةٖ تُنجِيكُم مِّنۡ عَذَابٍ أَلِيمٖ
O besimtarë, a doni t’ju orientojë në një tregti, e cila ju shpëton nga vuajtja e dhembshme
Surah As-Saff, Verse 10
تُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَتُجَٰهِدُونَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ بِأَمۡوَٰلِكُمۡ وَأَنفُسِكُمۡۚ ذَٰلِكُمۡ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ
Besoni në Perëndinë dhe në Profetin e Tij, dhe luftoni në rrugën e Perëndisë me pasurinë dhe trupin tuaj. – Kjo është më mirë për ju, - nëse e dini
Surah As-Saff, Verse 11
يَغۡفِرۡ لَكُمۡ ذُنُوبَكُمۡ وَيُدۡخِلۡكُمۡ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ وَمَسَٰكِنَ طَيِّبَةٗ فِي جَنَّـٰتِ عَدۡنٖۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ
Ai do t’ju falë gabimet tuaja dhe do t’ju shpie në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenjt, dhe në pallate – të mrekullueshme – në xhennetin e Adnit, - e ky është sukses i madh
Surah As-Saff, Verse 12
وَأُخۡرَىٰ تُحِبُّونَهَاۖ نَصۡرٞ مِّنَ ٱللَّهِ وَفَتۡحٞ قَرِيبٞۗ وَبَشِّرِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
E tjetrën (dhunti) që e doni ju: Ndihma e Perëndisë dhe fitorja e afërt! Andaj, sihariqoji besimtarët
Surah As-Saff, Verse 13
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُونُوٓاْ أَنصَارَ ٱللَّهِ كَمَا قَالَ عِيسَى ٱبۡنُ مَرۡيَمَ لِلۡحَوَارِيِّـۧنَ مَنۡ أَنصَارِيٓ إِلَى ٱللَّهِۖ قَالَ ٱلۡحَوَارِيُّونَ نَحۡنُ أَنصَارُ ٱللَّهِۖ فَـَٔامَنَت طَّآئِفَةٞ مِّنۢ بَنِيٓ إِسۡرَـٰٓءِيلَ وَكَفَرَت طَّآئِفَةٞۖ فَأَيَّدۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ عَلَىٰ عَدُوِّهِمۡ فَأَصۡبَحُواْ ظَٰهِرِينَ
O besimtarë, bëhuni ndihmësit e besimit të Perëndisë, ashtu siç u ka thënë Isai, i biri i Merjemës, nxënësve (apostujve të tij): “Kush janë ndihmësit e mi te Perëndia? Apostujt, u përgjegjën: “Ne jemi ndihmësit e Perëndisë!” – Dhe, kanë besuar një grup nga bijtë e Israelit, e një grup tjetër kanë mohuar; - andaj Ne i kemi forcuar (ndihmuar) besimtarët kundër armikut të tyre dhe ata u bënë fitues
Surah As-Saff, Verse 14