Surah As-Saff - Albanian Translation by Hassan Nahi
سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ
Allahun e perlevdon gjithcka, qe gjendet ne qiej dhe ne Toke. Ai eshte i Plotfuqishmi dhe i Urti
Surah As-Saff, Verse 1
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لِمَ تَقُولُونَ مَا لَا تَفۡعَلُونَ
O besimtare, perse thoni ate qe nuk e beni
Surah As-Saff, Verse 2
كَبُرَ مَقۡتًا عِندَ ٱللَّهِ أَن تَقُولُواْ مَا لَا تَفۡعَلُونَ
Eshte shume e urryer per Allahun te thoni ate qe nuk e beni
Surah As-Saff, Verse 3
إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلَّذِينَ يُقَٰتِلُونَ فِي سَبِيلِهِۦ صَفّٗا كَأَنَّهُم بُنۡيَٰنٞ مَّرۡصُوصٞ
Vertet, Allahu i do ata qe luftojne ne rrugen e Tij, te radhitur si te ishin nje ndertese solide
Surah As-Saff, Verse 4
وَإِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوۡمِهِۦ يَٰقَوۡمِ لِمَ تُؤۡذُونَنِي وَقَد تَّعۡلَمُونَ أَنِّي رَسُولُ ٱللَّهِ إِلَيۡكُمۡۖ فَلَمَّا زَاغُوٓاْ أَزَاغَ ٱللَّهُ قُلُوبَهُمۡۚ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡفَٰسِقِينَ
Kujto kur Musai i tha popullit te vet: “O populli im, perse po me mundoni, kur e dini mire se une jam i derguari i Allahut te ju?!” Kur ata u larguan (nga e verteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejte); Allahu nuk e shpie ne rruge te drejte popullin jobesimtar
Surah As-Saff, Verse 5
وَإِذۡ قَالَ عِيسَى ٱبۡنُ مَرۡيَمَ يَٰبَنِيٓ إِسۡرَـٰٓءِيلَ إِنِّي رَسُولُ ٱللَّهِ إِلَيۡكُم مُّصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيَّ مِنَ ٱلتَّوۡرَىٰةِ وَمُبَشِّرَۢا بِرَسُولٖ يَأۡتِي مِنۢ بَعۡدِي ٱسۡمُهُۥٓ أَحۡمَدُۖ فَلَمَّا جَآءَهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ قَالُواْ هَٰذَا سِحۡرٞ مُّبِينٞ
Kujto kur Isai, i biri i Merjemes, tha: “O bijte e Israilit, une jam i derguari i Allahut tek ju, per t’ju vertetuar Teuratin e shpallur para meje dhe per t’ju sjelle lajmin e gezueshem per nje te derguar, emri i te cilit eshte Ahmed[365], qe do te vije pas meje”. Por, kur ai u solli atyre shenja te qarta, ata thane: “Kjo eshte magji e hapur!”
Surah As-Saff, Verse 6
وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَ وَهُوَ يُدۡعَىٰٓ إِلَى ٱلۡإِسۡلَٰمِۚ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّـٰلِمِينَ
Kush eshte me keqberes se ai qe shpif genjeshtra kunder Allahut, nderkohe qe i behet thirrje per t’iu nenshtruar Atij?! Allahu nuk i udhezon keqberesit
Surah As-Saff, Verse 7
يُرِيدُونَ لِيُطۡفِـُٔواْ نُورَ ٱللَّهِ بِأَفۡوَٰهِهِمۡ وَٱللَّهُ مُتِمُّ نُورِهِۦ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡكَٰفِرُونَ
Ata deshirojne te fikin driten e Allahut me gojen e tyre, por Allahu e persos driten e Vet, edhe nese (kete gje) e urrejne jobesimtaret
Surah As-Saff, Verse 8
هُوَ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ رَسُولَهُۥ بِٱلۡهُدَىٰ وَدِينِ ٱلۡحَقِّ لِيُظۡهِرَهُۥ عَلَى ٱلدِّينِ كُلِّهِۦ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡمُشۡرِكُونَ
Allahu eshte Ai qe e ka cuar te Derguarin e Vet me udherrefimin dhe fene e se Vertetes, per ta ngritur ate me lart se te gjitha fete, edhe nese nuk e pelqejne idhujtaret
Surah As-Saff, Verse 9
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ هَلۡ أَدُلُّكُمۡ عَلَىٰ تِجَٰرَةٖ تُنجِيكُم مِّنۡ عَذَابٍ أَلِيمٖ
O besimtare, a doni t’ju drejtoj ne nje tregti, e cila ju shpeton nga nje denim i dhembshem
Surah As-Saff, Verse 10
تُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَتُجَٰهِدُونَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ بِأَمۡوَٰلِكُمۡ وَأَنفُسِكُمۡۚ ذَٰلِكُمۡ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ
Besoni ne Allahun dhe ne te Derguarin e Tij dhe luftoni ne rrugen e Allahut me pasurine dhe trupin tuaj. Kjo, nese do ta dini, eshte me mire per ju
Surah As-Saff, Verse 11
يَغۡفِرۡ لَكُمۡ ذُنُوبَكُمۡ وَيُدۡخِلۡكُمۡ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ وَمَسَٰكِنَ طَيِّبَةٗ فِي جَنَّـٰتِ عَدۡنٖۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ
Ai do t’jua fale gabimet tuaja dhe do t’ju shpjere ne kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenj dhe ne banesa te mrekullueshme ne Xhenetin e Adnit. Kjo eshte fitorja me e madhe
Surah As-Saff, Verse 12
وَأُخۡرَىٰ تُحِبُّونَهَاۖ نَصۡرٞ مِّنَ ٱللَّهِ وَفَتۡحٞ قَرِيبٞۗ وَبَشِّرِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Ai do t’ju fale edhe dhunti te tjera qe, i deshironi: ndihmen e Tij dhe nje fitore te afert! Andaj, gezoji besimtaret
Surah As-Saff, Verse 13
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُونُوٓاْ أَنصَارَ ٱللَّهِ كَمَا قَالَ عِيسَى ٱبۡنُ مَرۡيَمَ لِلۡحَوَارِيِّـۧنَ مَنۡ أَنصَارِيٓ إِلَى ٱللَّهِۖ قَالَ ٱلۡحَوَارِيُّونَ نَحۡنُ أَنصَارُ ٱللَّهِۖ فَـَٔامَنَت طَّآئِفَةٞ مِّنۢ بَنِيٓ إِسۡرَـٰٓءِيلَ وَكَفَرَت طَّآئِفَةٞۖ فَأَيَّدۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ عَلَىٰ عَدُوِّهِمۡ فَأَصۡبَحُواْ ظَٰهِرِينَ
O besimtare, behuni ndihmesit e Allahut, ashtu sic u tha dishepujve Isai, i biri i Merjemes: “Kush jane ndihmesit e mi per ceshtjen e Allahut?” Dishepujt u pergjigjen: “Ne jemi ndihmesit e Allahut!” Keshtu, nje pjese nga bijte e Israilit e besoi, kurse pjesa tjeter e mohoi. Prandaj Ne i forcuam besimtaret kunder armikut te tyre dhe ata dolen ngadhenjimtare
Surah As-Saff, Verse 14